Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all 364 articles
Browse latest View live

KOSOVA KULTIVON ME SHUMË RESPEKT TRADITËN E TOLERANCËS NDËRFETARE DHE NDËRKULTURORE

$
0
0

-Festohet Bajrami, mesazhe kundër çdo ekstremizmi dhe terrorizmi në emër të fesë/
Nga: Behlul Jashari/ PRISHTINË, 17 Korrik 2015/- Në Kosovë festohet Bajrami i Madh, drejtuesit institucionalë e politikë të shtetit më të ri evropian në mesazhet e tyre kanë uruar paqe, solidaritet dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin, duke theksuar vlerat e tolerancës ndërfetare dhe ndërkulturore.
“Të punojmë çdo ditë, me shumë përkushtim, për ndërtimin e të ardhmes më të mirë për vendin tonë, si pjesë e familjes së madhe evropiane, duke kultivuar me shumë respekt traditën e tolerancës ndërfetare dhe ndërkulturore si vlerat me të çmuara të shoqërisë sonë”, theksohet në Kosovë, në mesazhet e urimit në festën e Bajramit të Madh.

BASHKË PËR VLERAT NË INTERES TË NJERËZIMIT DHE PAQES
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Fitër – Bajramit, vizitoi sot Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
Duke uruar myftiun Tërnava dhe të gjithë besimtarët myslimanë të Kosovës, kryeministri Mustafa, theksoi se Festa e Bajramit është një ditë e cila i bashkon të gjithë besimtarët dhe përkujton se duhet të zhvillohet solidariteti, toleranca e të punohet bashkërisht për të mirën e njerëzimit.
“Ne erdhëm sot të vizitojmë Bashkësinë Islame, t’i urojmë myftiut dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij, por edhe të gjithë besimtarëve islamë Ditën e Bajramit. Një ditë që është shumë e rëndësishme për ne të gjithë, sepse është një ditë e cila na bashkon edhe në familje, na bashkon edhe me miqtë, na bashkon edhe me të gjithë të tjerët që nuk kemi mundësi që t’i shohim dhe t’i vizitojmë shpesh, por edhe na përkujton me faktin se ne duhet të zhvillojmë solidaritetin, duhet të zhvillojmë tolerancën, duhet të punojmë bashkërisht për të mirën e njerëzimit”, tha kryeministri Mustafa.
Duke vlerësuar punën që Bashkësia Islame po bën në edukimin e popullatës dhe në aktivitetin e përditshëm për të zhvilluar paqen e mirëkuptimin, jo vetëm në Kosovë por në tërë botën, kryeministri kosovar Mustafa theksoi përkushtimin që të punohet bashkërisht për thellimin e këtyre vlera dhe që të punohet në interes të njerëzimit dhe në interes të paqes.
Gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, bashkë me kryeministrin Isa Mustafa, ishin edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe ministri i Financave, Avdullah Hoti.

OBLIGIM I SHENJTË TA RUAJMË VATANIN TONË SI SYTË E BALLIT, E KEMI AMANET ATDHETAR E FETAR

Mesazhi i Bashkësisë Islame të Kosovës kundër çdo ekstremizmi dhe terrorizmi në emër të fesë është shprehur edhe sot në festën e Fitër Bajramit, për të cilën u janë drejtuar urime të gjithë shqiptarëve kudo që janë, besimtarëve myslimanë.
Në faljen në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava u shpreh se, “nuk ka asgjë më me rëndësi në një shoqëri sesa përkushtimi i të gjithëve për siguri, paqe, harmoni, mirëbesim, respekt e nderim ndaj njëri-tjetrit”.
“Duhet të tregohemi shumë syçelë ndaj asaj që po ndodhë sot nëpër disa shtete nëpër botë, si luftë, terror e vrasje, në mënyrë që kjo të mos reflektohet edhe në vendin tonë”, vijoi ai.
“E kemi obligim të shenjtë ta ruajmë vatanin tonë si sytë e ballit, ngase këte e kemi amanet atdhetar e fetar. Nuk guxojmë me asnjë çmim të lejojmë që dikush t’i bëj keq vendit tonë, duke futur pasiguri, mosbesim e vëllavrasje mes nesh”, theksoi myftiu i Kosovës.
“Nga ky vend i bekuar, me tërë fuqinë e zemrës, shpirtit dhe të fjalëve tona, rikonfirmojmë edhe një herë përkushtimin e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe të besimtarëve myslimanë se jemi kundër çdo ekstremizmi të çfarëdo ngjyrimi fetar qoftë dhe kundër terrorizmit në emër të fesë”, tha kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Tërnava.
“Vetëm të bashkuar e unikë në qëllimet tona për mbrojtjen e atdheut tonë do të pengojmë me kohë çdo përpjekje për destabilizimin e shoqërisë sonë nga kushdoqoftë. Siguria, mirëqenja dhe interesi i vatanit do të jetë mbi interesat tona, se përndryshe nuk e kemi kryer amanetin e marrë nga i madhi Zot”, tha myftiu i Kosovës, Tërnava.
Ai u lut “për një Kosovë të sigurt, që Zoti ta ruajë prej kriminelëve, terroristëve dhe prej të gjithë atyre që dëshirojnë t’u bëjnë keq trojeve etnike shqiptare”.
Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës filloi herët në mëngjes me faljen e namazit të sabahut.
Faljes së namazit të Fitër Bajramit i priu kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora.
Hytben e Fitrër Bajramit e mbajti myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili edhe iu drejtua opinionit me mesazhin e festës.
Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, sot gjatë paraditësa organizohet edhe pritja tradicionale e përurimit në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, në Prishtinë.


Shqiperi-Besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fitër Bajramit

$
0
0

Nga Gjergji Mima/ -Besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fitër Bajramit. Pas ditëve të agjërimit, lutjeve, adhurimeve dhe leximit të Kur’anit, mijëra besimtarë të Tiranës e mbarë Shqipërisë ishin pjesë e festimeve dhe faljes së namazit të Bajramit të organizuar si çdo vit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Festimet e Fitër Bajramit kanë filluar që në orët e para të mëngjesit me namazin e sabahut. Para faljes së namazit të Fitër Bajramit, besimtarët ndoqën një program të shkurtër, pjesë e të cilit ishin tekbire, salavate dhe ilahi.
Programi ka filluar me fjalën më të bukur, me këndimin e një pjese nga Kur’ani Famëlartë, të cilën e përcolli imami i xhamisë së “Et’hem Beut”, Elton Karaj.
Ceremonia ka vazhduar me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, i cili uroi besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, për shëndet dhe mirësi, për sukses në çdo sferë të jetës; me shpresën e madhe, që Zoti të na ketë falur mëkatet tona dhe të ketë pranuar adhurimet dhe sakrificën tonë.
“Bajrami është simbol i paqes, i gëzimit, i harmonisë, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Allahut dhe koha e shpresës së arritjes së kënaqësisë së Krijuesit, që është edhe qëllimi final për çdo besimtar. Duke përfituar nga përkujdesja e veçantë hyjnore, që Zoti i madh ka ndaj nesh në ditët e Bajramit, unë i lutem Atij dhe ju ftoj edhe ju t’i lutemi së bashku për më shumë paqe, begati gëzim e harmoni, për shuarjen e luftërave dhe konflikteve anë e mbanë globit”, tha ndër të tjera Bruçaj.
Ndërsa nënkryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, në ligjëratën e tij tha se ne vijmë në këtë festë të madhe pas një Muaji të Bekuar.
“Ky Bajram na ka mbledhur këtu për të përjetuar dhe ndarë mirësitë e kësaj feste të madhe. Vijmë në këtë festë pas një Muaji të Bekuar. Një muaj ku brenda tij ndodhet Nata e Kadrit, nata ku zbriti Kur’ani Famëlartë. Me anë të këtij libri njerëzit udhëzohen në rrugën e drejtë. Në këtë muaj që kaluam Zoti na bërë të kujtohemi për të varfrit, të zgjasim dorën ndaj njerëzve në nevojë e të jemi më të drejtë”, theksoi Spahiu
Falja e Namazit të Fitër Bajramit u drejtua nga Kryetari Komunitetit Mysliman Skender Bruçaj, më pas besimtarët dëgjuan hytben e mbajtur nga Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.
Besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fitër Bajramit“Në këtë sofër bujare të Bajramit gjithsecili ka ardhur për të plotësuar këshillën e profetit. Të gjithë të vrapojmë për të gëzuar një zemër, për të gëzuar një shpirt, qoftë një të afërmi apo një njeriu tjetër. Besimtarët janë besnikë të vendit të tyre. Ata i shërbejnë vendit si në rrafshin fetar ashtu edhe në rrafshin shoqëror e kulturor. Këto festa madhështore na rikujtojnë edhe njëherë virtytet dhe vlerat e larta të dinjitetit njerëzor”, tha myftiu Gurra.
Ndërsa moderatori i programit Oltion Kola, u shpreh se sot ka festë brenda nesh, ne shtëpitë tona, në ketë shesh e më gjerë sot festojmë Fitër Bajrami këtë Bajram të madh që i bën të gjithë të gëzuar, për vetë faktin se Krijuesi i botëve i ka caktuar të tilla këto ditë.
Të rrethuar nga një atmosferë e ngrohtë besimi e vëllazërie, pjesëmarrësit e shumtë janë përshëndetur dhe kanë ndarë me njëri-tjetrin gëzimin dhe emocionet e kësaj dite të madhe paqeje, mirësie e shpërblimi.

E SHTUNA E BETIMIT

$
0
0

Shënime dhe mbresa nga nderimi i kujtimit të poetit, prozatori, përkthyesit dhe shkencëtarit të talentuar Betim Muço në Filadelfia/
Shkruan: LAVER NIKU/
Më 11 Korrik 2015, Shoqata “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia organizoi një veprimtari përkujtimore në 6-mujorin e largimit nga ne të të paharruarit Betim Muço. Nën përkujdesjen e përkorë të Iliriana Sulkuqit dhe të palodhurit Llazar Vero, për një çast mendova se qiejt ku banon tani Betimi ynë, u përthyen, u ulën dhe e sollen mes nesh, ashtu të qeshur, siç na e la dhe amanet. Ishin të shumtë ata që kishin ardhur ta takonin, jo vetëm të familjes, por dhe shumë e shumë të tjerë që kishin me vete fjalët e mirësinë qe ai na la. Të gjithë e njihnin dhe e kishin në kujtesë buzagaz, duke mbajtur atë amanet që u kishte lënë: “Me mbani mend duke qeshur”. Dhe donin të flisnin të gjithë, ashtu spontanisht. Por sa shpejt “hapa” sytë: Kish ardhur apo jo Betimi? Se po të ishte vërtetë aty s’do të lejonte njëri të fliste për të. Se ai punoi, shkroi e skaliti fjalën vetëm për të tjerë, me heshtje e modesti të pashoqe. Erdhi duke qeshur Betimi, por s’di pse u kujtova tek mora rrugen e kthimit ne New York per “mosmirenjohjen” shpërblyese te tij: më la mua dhe shume të tjerë me një boshllëk malli dhe dhimbje.”
Kështu shkruante të djelën në facebook, më 12 Korrik 2015, shoku i tij i më se 40 viteve, poeti dhe kritiku i letërsisë Vaid Hyzoti. Në këto pak rreshta duket sikur përmblidhet gjithçka ndodhi dhe u ndje të shtunën në sallën e veprimtarive të Shoqatës “Bijtë e Shqipes”.
Për atë takim të së shtunës, kishim kohë që përgatiteshim. Shkëndijën e parë e dha mikja e Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes”, poetja e mirënjohur, gazetarja dhe veprimtarja e palodhur Iliriana Sulkuqi. “Të organizojmë një mbasdite me shokë dhe miq të Betimit, me dashamirës të poezisë dhe punës së tij krijuese….-tha ajo- Në korrik ai bën gjashtë muaj që është ndarë nga ne.” Mendimi i saj gjeti përkrahjen e plotë të kryesisë së shoqatës. U përgatitën stilolapsat me emrin e Betim Muços. Iliriana la “si padashje” edhe paret për koston e tyre. Me ndihmëm e bashkëshortes së Betimit u përgatitën broshurat për biografinë dhe veprimtarinë letrare dhe shkencore të Betimit. Pastaj një fotografi e madhe në kanavacë, që tani ka zënë vend midis fotove të njërëzve më të shquar të fjalës shqipe, në sallën e veprimtarive të shoqatës. Betimi është një figurë e tillë me kuptimin më të plotë të fjalës.
Salla e këtij takimi u mbush shpejt. Ndër të parët, si zonja që priste miqt dhe shokët e Betimit dhe bashkatdhetarët e tij, ishte bashkëshortja e Betim Muços, Prof. Dr. Martha Muço, e shoqëruar nga i biri, Zinart Muço me të fejuarën. Nga Washingtoni, Merilendi, Nju Jorku, Nju Jersi, erdhën shokë dhe miq të Betimit dhe Martës, krijues dhe gazetarë të “Zërit të Amerikës”, etj. Rrallë ka parë ajo godinë kaq shumë bashkatdhetarë të ardhur nga shtete të tjera të Amerikës. Pastaj erdhën “vëndalinjtë”, që sipas zakonit shqiptar sillnin edhe diçka të gatuar apo pirë. Dikush një kuti me birrë, dikush një byrekë apo gatim tjetër të traditës sonë, etj.
Ndërkohë në ekranin e madh filloi te shfaqej një montazh nga intervistat e Betim Muços në kanalet televizive shqiptare dhe këngë të kënduara nga Vaçe Zela dhe Bashkim Alibali me tekste të Betimit, përgatitur nga i pasionuari i kameras Flori Bezhani: ” Desha të dilte me në pah jeta e tij, Betimi si njeri, në të gjithë gjërësinë e tij.”- tregonte Flori më vonë, kur merrte përgëzimet pë punën e bërë.
Fjalën pastaj e mori zoti Tajar Domi, kryetar i Shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, që pasi u uroj mirëseardhjen të pranishmëve ndër të tjera tha se: “Duke respektuar në këtë mënyrë, thjesht, por me shpirt dhe zemër Prof. Dr. Betim Muço, ne respektojmë veten, respektojmë vlerat tona intelektuale kombëtare, dhe mburremi denjësisht para botës, për këto kapacitete, që në çdo vend të jenë, konkurojnë me kokën lart dhe fitojnë. Por ne nuk duhet t’i lëmë që fjalët e tyre të dëgjohen me vonesë, pasi ata ndahen nga ne. Detyra jonë si qytetarë është t’i përçojmë këto vlera tek të gjithë bashkatdhetarët e sidomos tek të rinjtë, tek ky brez që po arrin të shkollohet edhe këtu në shkollat dhe universitetet më me emër në Amerikë. Emra të tillë si i Prof. Dr. Betim Muço, duhet ta bëjnë këtë brez të ndjehet krenar…
Kombit tonë i duhen vlera, që ai të njihet dhe të zhvillohet përkrah kombeve të tjerë. Betimi ishte një vlerë e tillë e madhe dhe i tillë do të mbetet përherë. Ai la pas një trashëgimi të pasur të jetës së tij, mbi 25 vepra në poezi dhe në prozë, me nivel të lakmueshëm artistik, libra dhe studime shkencore në fushë të sizmiologjisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, përkthime nobelistësh botëror, e mbi të gjitha atdhedashurinë e tij që e përçoi kudo që ai punoi dhe jetoi, edhe këtu në Amerikë, gjatë 13 viteve të fundit.”
Kështu nisi të ravijëzohet dhe dalëngadalë të trupëzohet, dhe të vij i gjallë midis nesh Betimi ynë i dashur. Ngrihet poetesha zëmërmadhe Iliriana Sulkuqi që pasi foli për Betimin dhe poezinë e tij tha se e falenderonte atë sepse na mësoi si të heshtim më shumë se të flasim. Falenderoj bashkëshorten e Betimit zonjën Marta Muço për gjithçka ka bërë dhe bën për Betimin. Më tej ajo lexoi poezinë e tij “Më mbani mend duke qeshur”, ku ndër të tjera shkroi:
“Nuk bëra kurrë ç’desha të bëj, /Nuk qeshë kurrë siç desha të jem,/:Ëndërrova titanët dhe me mizat jam ndeshur/ Miqtë e mij, ju lë amanet : /Më mbani mend duke qeshur.”
Llazar Vero, që ishte ngarkuar me mbarëvajtjen e këtij takimi, lexoi një mesazh të dërguar nga Nju Jorku, prej mikut të Betim Muços, poeti dhe prozatori i mirënjohur Roland Gjoza, i cili pasi kërkonte ndjesë se për arësye shëndetsore nuk mund të merrte pjesë në këtë takim ndërmjet të tjerash shkruante : “Ju lutem transmetojani familjes Muço nderimin gjer në shënjtëri të kësaj dite, aq të rëndesishme, jo vetëm për ta, po dhe për miqtë, letrat, shkencën. Betimi është ringjallur, që ditën kur u kujtua dhe s’harrohet më… Jo, nuk e lodhi shkenca, ajo përpikëri e rëndë prej ekzaktësisë, jo, nuk e lodhën udhëtimet e pafundme kozmopolitin fisnik, që donte t’i shijonte të 1000 bukuritë divine kësaj bote përpara se të shkonte andej nga 100 vjetët, jo nuk e lodhën fizike dhe e çon në tejjetë..Pikërisht, në tejjetë e kishte kërthizën… Na e mori Dante. As Ajnshtajni, as Kolombi, as Marta, s’patën fuqi ta mbanin. Kështu e kanë poetët. Po nuk ikin ç’lidhej me njerëzit, po me të fshehtën e frymëzimit spontan që e rrëmben njeriun prej sferës vërtet, vetëm sa bëjnë nje sfidë, këta anarshistë të statukuosë dhe vijnë kur i zemë me gojë. Si sot, në këtë takim miqsh e familjarësh, që kanë atë fuqi sa ta lënë Danten vetëm. Po, po, e ka këtë fuqi, “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, e kanë këtë fuqi Marta, miqtë. U shfaq. Syri është më i varfër se ndjenja, ndonëse shquhet. Të mos harrojmë se sot kemi ngapak Zot midis nesh. Dhe ndodh mrekullia, jo përmes fjalëve të Ungjillit, po përmes fjalëve të shpirtit. Kemi humbur format, s’kemi veshje e tipare që të na dallojnë, po jemi bërë lëndë efemere, vetëm e vetëm që Betim Muço të ngallet! Dhe ja ku e ngjallëm…”. Kështu shkroi poeti për poetin.
Në këto çaste më kujtohet një thënie e Betimit për poetët dhe poezinë : ” Poezia është një përpjekje për të rithënë vetveten. Ajo lind nga shpirtëra që shohin atje ku jo të gjithë shohin dot.”
Ndërkaq u krijua një atmosferë e mbushur me emocione të fuqishme, që shoqëroheshin me përlotje dhe buzëqeshje, të përzier me dhimbje, dashuri dhe kujtime pa fund.
Ngrihet shoku i afërt i Betimit, Vaid Hyzoti, që megjithëse me probleme jo të vogla shëndetësore, ishte atje atë ditë janari me mot të hidhur, për tu ndarë “për pak” nga Betimi, dhe për ta pasur pranë në kujtimet e tij gjithë jetën. Solli midis të pranishmëve në sallë mjaft të gjalla takimet e të shtunave me Betimin dhe shokë të tjerë, që kur ishte nxënës në gjimnaz e pastaj student dhe gazetar. Ishte poezia dhe mirësia e veçantë e Betimit që e mbante lidhur të shtunave. Por kur mungonte Betimi në takime, bisedat kërcisnin, pësonin çarje. Mungonte njeriu që mbushte ëmbël dhe mënçurisht këto takime, me mirësinë dhe kulturën e tij të gjërë. ” Më mirë ishte të të dilte ndonjë punë shtëpie se sa të shkoje në këto të shtuna pa Betimin.” – tha Vaidi.- Ja edhe sot që kemi Betimin midis nesh është e shtunë.
Në xhep mbante nje vjershë që e kishte shkruar pikërisht për këto të shtuna të bukura. Ndërsa fliste e futi dorën disa herë në xhep, por nuk mund ta lexonte. Nuk mund ta lexonte megjithëse i kishte premtuar dhe Marta Muços. Ajo ishte gjithë sy e vesh për të mos humbur asnjë çast nga ky takim por pa iu shpëtuar lotëve që dukej se dilnin nga thellësia e shpirtit, një oqean i tërë dashurie dhe jete bashkëshortore nga më të bukurat.
Mes emocioneve ajo ngrihet dhe falenderon të gjithë të pranishmit dhe Shoqatën “Bijtë e Shqipes” për organizimin e kësaj dite të shënuar. Foli për Betimin si shok, si bashkëshort, si prind, për punën e tij si shkrimtar, për studimet e tij shkencore, për punën e madhe, deri në stërmundim me përkthimet. Donte që lexuesi shqiptar të ishte më afër me autorët më të mirë të botës. Dhe e bëri. Kështu edhe me studimet e tij shkencore. I dha emër Shqipërisë në të gjithë botën, ku shkoi si shkencëtar, një emër i respektuar. Fjalën e tij me peshë të një studiuesi shqiptar, e çoi në të katër anët e botës, në të gjithë kontinentet. Shqipëria nuk mund të kishte ambasador më të mirë, më dinjitoz, më të kulturuar se Prof. Dr. Betim Muço. Ai njihte gjashtë gjuhë të huaja, nga të cilat edhe përkthente. Ka 25 botime të krijimtarisë së tij letrare që nga poezia, tregimi, romani deri tek letërsia për fëmijë që ua kushtoi fëmijëve të tij. Shtoju këtyre edhe 12 botime me përkthime nga gjuhë të ndryshme, të autorëve më në zë si Graham Green, James Joyce, Alice Munro, etj. Pa përmendur këtu botimet shkencore që zënë një volum të konsiderueshëm faqesh.
Krijimtaria e Betimit është përkthyer në disa gjuhë të huaja. Ka marrë disa çmime për krijimtarinë e tij poetike duke përfshirë këtu edhe çmimin ndërkombëtar të konkursit të poezisë “Les Muses d’Or”, më 1995.
Ndërsa veprimtaria shkencore e Betimit, është pothuaj krejt e panjohur për ne, edhe për shokët dhe miqtë e tij më të afërt. Ai nuk fliste kurrë për veten. Jo vetem kaq por nuk linte as të tjerët të flisnin për të. Ai ishte nje shkencëtar i nderuar dhe i respektuar kudo. Ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të IUGG për Shqipërinë, Përfaqësues i Shqipërisë në Shoqatën Ndërkombëtare të Sizmologjisë dhe Fizikës së Brëndësisë së Tokës (IASPEI), anëtar i Kryesisë së Shoqatës Shqiptare të Gjeologjisë Inxhinierike dhe Gjeomjedisit, Tiranë, Shqipëri, Përfaqësues Kombëtar në Komisionin Sizmologjik Evropian, Anëtar i jashtëm për Shqipërinë në Bordin e Drejtorëve të Instituteve Kerkimore të Bashkuara për Sizmologjinë (IRIS), SHBA, etj.
Për të gjitha këto merita në prill të vitit 2004 Betimi fiton qëndrimin e përhershëm në SHBA në dy kategori: Për interesa kombëtare të SHBA dhe si individ me aftësi të shquara.
Nuk mund të përmbledhësh në faqet e një artikulli gjithë jetën, krijimtarinë dhe punën shkencore të Betimit. As të gjithë bashkë në një mbrëmje përkujtimore, nuk mund ta realizojmë këtë. Është një figurë e veçantë se tek ai, si rrallë tek të tjerët, janë së bashku shkrimtari, shkencëtari, dhe njeriu i mrekullueshëm. Janë mijëra faqe të shkruara përgjatë 52 viteve krijimtari dhe punë shkencore.
-Kur e njoha Betimin- thotë Marta- ishte poet. Më vonë e njoha atë në të gjitha dimensionet e tij. Kudo që ndodhej do të bënte diçka, do të shkruante diçka qoftë letrare
qoftë shkencore. Nuk ka ndodhur ndonjeherë ta shikoje Betimin pa një libër në duar, pa lexuar dhe shkruar. Gjithmonë punën e bënte me pasion dhe kjo ësht karakteristika kryesore e punës dhe jetës së tij.. Vepra e tij letrare dhe shkencore është me të vërtetë e madhe për letërsinë dhe shkencën shqiptare. Ai do të mbetet shëmbull për përkushtimin e tij në punë.
Betimi ishte i dashur me shokët dhe mundohej të ndihmonte të gjithë, pa dallim. Kjo buronte nga shpirti i tij, nga brendia e qënies së tij, nga familja e tij e mrekullueshme dhe me kulturë. Betimi kishte prindër të veçantë për nga mirësia dhe kultura, prindër për të cilët unë kam një respekt të thellë..
Ishte një bashkëbisedim i sinqertë i njeriut më të afërt të Betimit, bashkëshortes së tij, Marta Muços, me shokët dhe miqtë e tij, me bashatdhetarë që donin të dinin shumë dhe më shumë për poetin, prozatorin, shkencëtarin dhe njeriun e madh, Betim Muço. Ndërkohë në dorë mbante një stilolaps kuq e zi me emrin e Betimit.
– Ky stilolaps i përgatitur nga Shoqata “Bijtë e Shqipes” për Betimin, është diçka e veçantë dhe e shtrenjtë për mua. – tha Marta e mbushur gjithë emocione dhe mirënjohje për të gjithë të pranishmit dhe Shoqatën Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia.- Ndërsa dhurata ime dhe e Betimit për Shoqatën dhe shkollën e saj, janë librat që solla nga botimet e viteve të fundit të tij. Ju keni bibliotekën tuaj të bukur, ju keni librarinë për shitjen e librave të autorëve shqiptarë. Të gjitha të ardhurat që do të sigurohen nga to le t’i shërbejnë shkollës shqipe.
Llazar Vero, në emër të shoqatës falenderoi Martën për dhuratën që i bëri shkollës shqipe dhe komunitetit shqiptar në Filadelfia.
Pranë foltores afrohet Iliriana që do të lexonte një mesazh nga poetja e mirënjohur Natasha Lako:
“I rendë si gurët e dheut mbeti Betim Muço, por ndoshta edhe njeriu më delikat dhe i ndjeshëm i kësaj bote dhe i asaj Lidhjeje Shkrimtaresh, aq të perfolur prej të gjithëve në korr. Betimi i lë shqiptarëve talentin dhe ndershmërinë, përmbajtjen fisnike, busullën e anijes letrare që nuk pranon kurrëfarë patetike dhe profka të mëdha, si dhe modestisë në të jetuar thellë. Ja përse edhe një godinë do të bëhet e shënjtë kur të ruajë edhe emrin e tij të rrallë, pavarësisht se ai shkeli gjithë anët e botës. -shkruan ajo midis të tjerash-Jam krenare që kam shkruar për veprën tënde letrare, mik qe ke dashur të afrosh popullin tim me të gjithë shkrimtarët dhe poetët, si me një jetë hoshënari, larg zhurmave të mëdha. E dija qe të pëlqenin udhetimet, por nuk e dija që me ngut do të nisje udhëtimin tënd të fundit.
E di që fjala e Betim Muços do të bekojë popullin tim në jetë të jetëve me një zë prej burri të vërtetë.”
Vazhdon kështu bashkëbisedimi për Betimin dhe me Betimin i atyre që janë në sallë dhe atyre që janë larg, në Shqipëri, në Kanada, Amerikë etj. Është një bashkëbisedim që është shumë e vështirë t’i shpëtosh forcës goditëse të emocioneve.
Poeti Sami Gjoka e ka të vështirë të flasë pa emocione për shokun e tij të çmuar. : E kam lexuar Betimin para se ta njihja dhe e kam vlerësuar. Sot ndjehem i privelegjuar që e kam njohur Betimin nga afër. E kam çmuar përherë shoqërinë e tij, por më mirë se me fjalë Sami Gjoka i ka shprehur me shkrim:
“Betim i shtrenjtë e i dashur, për mua ka qënë gjithmonë, për nga mirësia që kishte, si një imazh Perëndie. E si të ishte ndryshe një njëri me zemër të madhe e të ndjeshme si Betimi, njëriu i mënçur, i urtë si ai, që kurrë nuk dinte të nxirrte veç fjalë dashurie nga shpirti i tij i madh e i thellë, për mua një këshillues dashamirës, që të bënte nder ta kishe mik e shok, një njëri që të ngjan si një vëlla i madh të cilit ke dëshirë t’i përngjash, e që kur ikin të lënë me një gropë të madhe e të thellë që s’paska gjë ta mbush më…”.
Vlashi Fili , sekretar i Shoqatës ” Bijtë e Shqipes” sjell për të nderuar jetën dhe veprën e Betim Muços një përshendetje që vjen nga Kanadaja. Është poeti dhe prozatori Faruk Myrtaj, mik dhe shok i familjes dhe Betimit, që shkruan plot mall dhe dhimbje për atë ditë që ai u nda nga ne.
” Kisha vetëm emailin dhe numrin e telefonit e tij, të Betim Muços, por ngurova cilin të përdorja. Si për të provuar atë që sapo kisha dëgjuar, mu duk më e lehtë t’i shkroja pikërisht atij, Betimit. Përgjigja erdhi shpejt. Adresa e dërguesit ishte po ajo, e Betim Muços. Edhe pse në fund të rreshtave ishte emri i Marta Muços: ” E di që me shpirt ke qënë këtu me mua, ndërsa përcillja Betimin e shtrënjtë në banesën e fundit. E mbarova detyrën e parë. Tani kam Tiranën, që është më e vështira për mua, por që unë do ta bëj edhe atë për Betimin tim të dashur…”
Zogjtë, duke imituar poetët, kthehen hera herës tek foleja e tyre, që ne njërëzit e quajmë Atdhe… Shkrimtarët nuk ikin kurrë prej atdheut, as kur detyrohen, janë atje edhe kur fizikisht shfaqen tjetërkund.
Këto solla ndërmënd teksa po besoja se Betimi më ishte përgjigjur prej andej,nëpërmjet të po asaj Marte, që dukej sikur sapo kishte marrë përsipër të përgjigjej për dy persona njëherësh…
Padyshim ishte e vetmja mënyrë: t’i ikje dhimbjes duke bërë jetën e të dyve.”
Dalëngadalë mozaiku i dashurisë për shokun, bashkëshortin, poetin, shkencëtarin po plotësohej me të gjitha ngjyrat. Nga fundi i sallës ngrihet Sadik Elshani që për pesë vite mbajti gjallë së bashku me shokët e shoqatës,veprimtarinë ” Fjala e gjuhës së zjarrtë” dhe thotë: “Betimi nuk vjen për herë të parë në Filadelfia, në këtë sallë. Ai ka qënë këtu kur folëm për jetën dhe veprimtarinë e tij letrare me rastin e 60 vjetorit të ditëlindjes së tij më 2007. Betimi shkëlqeu jo vetëm si shkencëtar por edhe si poet, prozator dhe përkthyes. Ndaj e meriton të përulemi me respekt para veprës së tij.” Më tej zoti Sadik Elshani lexoi poezinë e Betimit “NEWBORN” kushtuar shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Kishte edhe të tjerë që donin të flisnin. Atë që nuk e thanë me fjalë e thanë me shpirt. Ndaj edhe kishin ardhur në këtë ditë përjetimi me Betimin. Ai do të mbetet përherë pjesë e bisedave tona dhe respektit tonë për të.
Ja, akoma dikush ka diçka për të thënë. Është Eqerem Murataj që propozon që edhe shteti shqiptar duhet ta nderoj më shumë këtë intelektual të madh që dha kaq shumë për kulturën shqiptare, që i dha emër të mirë Shqipërisë në të gjithë Botën.
Pas pak ngrihet Llazar Vero dhe u paraqet pjesëmarrësve në sallë mendimin e kryesisë së Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia që t’i propozoj Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z. Bujar Nishani, që poetit, prozatorit, përkthyesit dhe shkencëtarit të talentuar, me përmasa ndërkombëtare, Betim Muço, t’i jepet dekorata e lartë “Nderi i Kombit”. Pjesëmarrësit e miratuan me një duartrokitje që më vonë u pasua më nënshkrimin e këtij propozimi.
Në të njëjtën kohë Shoqata “Bijtë e Shqipes”, i kërkon familjes së Betim Muços nderin që romanin e fundit në dorëshkrim të këtij autori ta botoj kjo shoqatë…
Duket, sikur nuk duan të ndahen shokët dhe shoqet e Betimit nga kjo e shtunë e takimit me të. Iliriana Sulkuqi ngrihet dhe merr një bredh të vogël që ishte vendosur pranë fotos së madhe të Betimit dhe ja dhuron bashkëshortes së tij për ta mbjell, atje, pranë Betimit tonë të shtrenjtë, si shënjë dashurie dhe respekti të përhershëm për të. Përsëri emocione dhe falenderim. Përsëri ndjehemi borxlinjë ndaj Betimit tonë. I thamë aq pak se sa e deshëm, sa e respektonim. Kjo, edhe pse ai nuk të lejonte. Bile edhe sot nuk do të na lejonte të flisnim kaq shumë për të. Biseda vazhdoi edhe gjatë drekës që shtroi shoqata me këtë rast, me gatime të zonjave shqiptare të shoqatës.

NË VEND TË NJË MBYLLJE
Në minutat e fundit vjen edhe një mesazh tjetër nga miku i Betim Muços, poeti, njeriu i kulturës së gjërë dhe kërkuesi i palodhur, Moikom Zeqo: ” Betimi- shkruan ai- qe një nga mëndjet e ndritura shqiptare dhe një personalitet i spikatur i kulturës, shkencës dhe artit, shkrimtar dhe përkthyes i shkëlqyer si pakkush. Një njëri i mrekullueshëm që e jetoi jetën me dinjitet-njëkohësisht miku im i vçantë. Midis jetës dhe vdekjes së tij ai jeton si një monument i kujtesës dhe intimitetit njërëyor. Ai ishte njeriu metafor dhe një krijues modern. Midis jetës dhe vdekjes ai krijoi veten si një realitet i terte. I paharruar mbetet kujtimi i tij që shumëfishohet në nderimin e merituar plotësisht.”
Duket ky mesazh i ardhur pak me vonesë si këmbëngulje për vazhdimësinë e të shtunave me Betimin. Kemi akoma nevojë të takohemi dhe të bisedojmë me të dhe të bëhemi më të mirë. Ndaj ngula këmbë dhe iu luta Vaid Hyzotit të më dërgontë poeznë që nuk e lexoi në takim:

DO TAKOHEMI NESER
-kujtimit te mikut tim Betim Muco-

Eshtë e shtunë neser. Do të takohemi patjetër.
S’do të shkojmë në Krujë,
As tek Pirro, tek Behari, në Dajt a në Mullet.
Ti lëviz gjithnjë dhe ne të ndjekim.
Nesër në Filadelfia na pret.

Do të pijmë një gotë bashkë nesër, se është e shtunë,
E di që do habitesh për rrengjet që të kemi ngritur.
S’do flasim për letërsi, për shkencë e politikë,
Por për tërmetin që ne na ka shkundur…
E ruaje të fshehtë, na e solle papritur.

Do takohemi nesër se është e shtunë, ndonëse u bënë muaj,
Që të shtuna në javë tani kam më shpesh…
Veçse vendtakimet tërësisht janë ndryshuar,
S’shihemi në Krujë, Tiranë as në Merrilend…
S’po mësoj kalendarët që përdoren në qiell…
Është e shtunë nesër. Do të takohemi patjetër…
LAVER NIKU
Filadelfia, Korrik 2015

Reportazhi i “Financial Times”: Arti i shtet-ndërtimit në Shqipëri

$
0
0

Nga Gjergji Mima/ -Gazeta prestigjoze “Financial Times” i ka kushtuar një artikull të gjatë pamjes së re të Kryeministrisë së Shqipërisë, me drita LED, kërpudha në oborr dhe vepra të ndryshme arti në holl.
Në reportazhin e gjatë nga Tirana, gazetari Peter Aspden, përshkruan me detaje ndryshimin e ardhur përmes dorës së kryeministrit artist në godinën e epokës komuniste, ndërsa Rama i tregon histori edhe për gjyshen e tij dhe marrëdhënien e saj me artin, si dhe i ofron pijen aq të dashur për shqiptarët, rakinë.Gjithçka nis sigurisht me vizitën në Tiranë të kancelares gjermane Angela Merkel, e cila mirëpritet në kryeqytetin shqiptar përveç se me pompozitetet e nevojshme të një vizite shtetërore, edhe me një sërë veprash arti, mes tyre edhe një shtrëngim duarsh i papërfunduar, vepër e realizuar nga bashkëkombësi i saj Tomas Demand.
Sipas “Financial Times”, kjo ishte një gjetje që befasoi këndshëm kancelaren. Në oborrin e kryeministrisë, skulptura e kërpudhës gjigante trellojshe, vepër e artistit suedez, Karsten Hëler kap vëmendjen e reporterit britanik.Sipas Ramës, kolazhi i tre kërpudhave, një e ngrënshme, një helmuese dhe një haluçinante, përkufizon më së miri politikën shqiptare.
Nuk mund të shpëtojë pa një koment edhe modifikimi i hyrjes së kryeministrisë, me kolazhin e dritave LED, dizajnuar nga francezi Filip Pareno, vepër që sipas gazetës britanike, është sinjali i një jete të re që ka nisur në një godinë, e cila prej vitesh kishte mbetur në errësirën e diktatit komunist.
Këtë shkrim e ka komentuar edhe Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”, ku nënvizon se kjo hapësirë që prestigjozja Financial Times i ka kushtuar artit në Kryeministrinë shqiptare është një arsye për t’u ndierë mirë që flitet kaq mirë për Shqiërinë.“Hapësira krejt e veçantë e prestigjiozes Financial Times dhe pena e një gazetari ndër më të shquarit e faqeve të kulturës e të artit në botë, janë një arsye për t’u ndjerë mirë që bejmë të flitet kaq mirë për Shqipërinë. Kjo jehonë e posaçme e operacionit tonë më të fundit, për ta kthyer katin e parë të kryeministrisë në një hapësirë publike të dialogut e komunikimit përmes artit, kulturës, librit, muzikës, filmit e debatit, si dhe vlerësimi i lartë që i bëhet veprave artistike, të cilat tanimë janë pjesë e qënies së godinës së kryeministrisë, me siguri do t’i pëlqejë edhe kujt nuk i kurseu dot të sharat sapo u çelën dyert e COD-it (Center for Openess and Dialogue).
Ne Foto:Kerpudhat ne oborrin e Kryeministrise

SINICA-MODEL I BASHKËJETESËS FETARE

$
0
0

-Mbresa nga kremtimi i ditës së Shën Kollit dhe 165 vjetorit të kishës së këtij fshati-/
Nga Fuat Memelli/
Qysh në fillimet e demokraciasë , fshatarët e Sinicës në rrethin e Devollit, çdo vit më 20 Maj, festojnë së bashku ditën e Shën Kollit.( Këtë emër e mban edhe kisha e fshatit.) Kështu ndodhi edhe sivjet por festa ishte më e madhe dhe më e bukur .Dhe kjo kishte arsyen e vet.Tok me ditën e Shën Kollit, u festua edhe 165 vjetori i kishës së fshatit.Veç sinicarëve të krishterë, ashtu si çdo vit, pjesëmarrës ishin edhe bashkëfshatarët e tyre muslimanë. Sinicarët kishin ardhur në vendlindje nga Korça, Elbasani, Tirana, Durrësi, etj, por edhe përtej Atdheut. Josif Kotemelua, vinte nga Çikagua, Kajsjani e Koço Tahiri, Stavri Panua e Albert Hysolli nga Greqia, etj.Për të festuar tok me sinicarët, kishin ardhur edhe nga fshatrat fqinjë si Dardha, Arza e Qyteza. Mysafirë në këtë festë ishin edhe nën prefekti i Devollit, Artan Keco, kryetari i Shoqatës “Devolli” Guri Seferi, drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik të Devollit, Valter Nallbati, etj.Atmosferën festive e zbukuronte flamuri shqiptar si dhe parulla “1850-2015, 165 vjetori i kishës së Sinicës”. Një flamur shqiptar si dhe parulla: “Ta shpëtojmë këtë vatër të dijeve tona dhe ta kthejmë atë në muze”, ishte vendosur në oborin e shkollës. Me rastin e kësaj dite të shënuar, ishte përgatitur edhe një fletëpalosje me ngjyra, titulluar: “Sinica- e bukura e Devollit”, e cila ishte financuar nga sinicarët, Jovan e Jorgo Themeli. Çdo pjesëmarrësi që shkonte në kishë, i vendosej një stemë nga vajzat sinicare, Dajana Hysolli e Megi Memelli. Stema e përgatitur me rastin e 165 vjetorit të kishës, ishte dhuratë nga Jorgo Braholli, me origjinë nga Arëza, fshat fqinj me Sinicën. Gjatë meshës së drejtuar nga priftërinjtë Viktor Konomi e Pabvli Dimashi, besimtarët u lutën për paqe, mbarësi e harmoni.
* * *
Pas meshës, festa “zbriti” në qilimin e blertë të ish shkollës 8 vjeçare. Sinicari F. Sinica, i ardhur nga Bostoni, pasi i uroi mirëseardhjen të pranishmëve, theksoi se në këto ditë të ngarkuara me politikë, ne sinicarët duam të japim një mesazh bashkëjetese dhe harmonie fetare, tè cilat kanë spikatur ndër shekuj nè fshatin tonè. At Viktor Konomi , i cili shërben në kishën e Sinicës dhe disa kisha të tjera të Devollit, uroi pjesëmarrësit për këtë ditë të shënuar, në emër të Mitropolitit të Korçës, Imzot Johanit. Kryetari i Shoqatës “Devolli” Guri Seferi, i kudondodhur në vepriaritë e devollinjve, nuk mungoi edhe në këtë festë të sinicarëve. Në fjalën e tij, ndër të tjera ai theksoi: “Sinica është një model i bashkëjetesës fetare, jo vetëm në zonën e Devollit por edhe në qarkun e Korçës e në gjithë Shqipërinë. Harmonia fetare e sinicarëve, është shfaqur edhe në martesat që janë bërë mes të krishterëve e muslimanëve. Një nga këto martesa është edhe ajo e një vajze nga fshati im, Arëza, me një djalë të krishter nga Sinica. Harmonia e çiftit si dhe e famileve të tyre, është një tregues tjetër i bashkëjetesës fetare të këtij fshati”.
Fjalët pëshëndetëse, gërshetohen me këngë e valle.Orkestra e ardhur nga Bilishti, e ndez atmosferën. Ajo bëhet edhe më e bukur, kur në qilimin e blertë të oborit të shkollës , dalin vallëtarët e Asamblit të Fëmijëve të Shoqatës “Devolli”, drejtuar nga koreografi, Agron Kordalli. Vallja “Devolliçe” mer zjarr nga kërcimi i tyre. Me vallëtarët e vegjël, bashkohen edhe shumë pjesëmarrës dhe lozin së bashku vallet ”Pogonishte” “Isuf Arapi”, etj.
Mikrofonit i afrohet mësuesi veteran, Pëllumb Agolli, i ardhur për këtë festë nga Bilishti.-Kjo është një ditë e veçantë, jo vetëm për sinicarët por për gjithë pjesëmarrësit. Këtu takova dhe u shmalla me shumë kolegë dhe ish nxënës të mi. Për herë të parë në këtë festë, merte pjesë edhe një përfaqësuesi i pushtetit vendor në rrethin e Devollit. Ishte nën prefekti, Artan Keco. –Sinica, ky fshat i bukur i Devollit të Sipërm, meriton më shumë vëmendje. Bashkia e re e Bilishtit, ku Sinica do të jetë pjesë, besoj se do t’i hedhë sytë më shumë te ky fshat i lashtë, me histori e traditë të pasur.
Nga Amerika e largët, u lexuan dy përshëndetje , drejtuar sinicarëve me rastin e ditës së Shën Kollit dhe 165 vjetorit të kishës së këtij fshati. Njërën e dërgonte Peshkop Ilia Ketri, me origjinë nga Sinica ndërsa tjetrën, miqtë e Sinicës: dardharët Sotir Pani e Kiço Çeku si dhe korçari, Jani Plasa. Edhe një risi tjetër pati në festën e këtij viti .Në emër të komisionit oganizator të festës, i riu Marijon Pano, shpërndau dëshmi “Mirënjohje” për priftërinj që kanë shërbyer ndër vite në këtë kishë si dhe për besimtarë të përkushtuar.
Por, në këtë ditë të shënuar, sinicarët nuk harruan të ngrenë edhe disa shqetësime. Engjëll Memelli si dhe disa sinicarë të tjerë, si problem të parë ngritën shtrimin e rrrugës Miras –Sinicë –Dardhë( sidomos pjesën Shkallzë-Sinicë –Dardhë) e cila është lënë në harresë dhe nuk dihet kur do t’i vijë rradha, ndërkohë që janë shtruar me asfalt pothuajse gjithë rrugët e Devollit. Emigracioni si dhe kjo rrugë e shkatëruar, ka bërë që Sinica të tkuret.Vitin e kaluar, komuna e Mirasit ku përfshihej deri tani Sinica, ka bërë një projekt vetëm për segmentin Miras-Arzë, duke anashkaluar Sinicën. Projekti në fjalë, është dërguar në Fondin e Zhvillimit të Zonave Malore. Është e dyta herë që anashkalohet rruga e Sinicës. ( Theksoj se kjo është rruga e vjetër e ndërtuar para afro 85 vjetësh dhe që mbyll unazën: Miras-Sinicë-Dardhë-Korçë.) Sinicarët thonë: -le të bëhet edhe segmenti i Arzës, pasi edhe aty jetojne njerez, por jo të shmanget rruga e Sinicës.
Frenimi i prerjes së pyjeve si dhe i pemëve të Sinicës nga disa fshatra të Devollit, ishte një shqetësim tjetër që ngritën atë ditë sinicarët. Shpëtimi nga rrënimi i ish shkollës 8 vjeçare të fshatit dhe kthimi saj në muze,ishte problemi që ngriti sinicari Albert Hysolli, tok me disa sinicare të tjerë. ( Është vendi të theksojmë se Alberti si individ ka financuar ndërtimin e ujësjellësit të Sinicës, duke bërë atë që nuk bëri shteti për këtë fshat.) Sinicarët kanë filluar të mbledhin vetë lëkë për rikostruksionin e kësaj shkolle, por kërkojnë edhe mbështetjen e shtetit, për të arritur këtë qëllim. Për problemin e shkollës,ku kanë mësuar nxënës nga Sinica, Dardha, Qyteza, Arza e Mirasi, foli me shqetësim edhe mësuesi veteran nga Dardha, Koli Skënde. Studjuesi Ibrahim Memelli, informoi të pranishmit se është në përfundim të librit për Sinicën dhe do ta promovojë brënda këtij viti, ndërsa Niko Balli, kryetar i Shoqërisë Dardhare “Shpresa”, solli përshëndetjet e bashkëfshatarëve të tij për sinicarët dhe gjithë të pranishmit.
* * *
Përsëri këngë e valle, takime shokësh e miqsh, fotografi e filmime. Sinica përjetoi një ditë nga më të bukurat e saj. Mesazhet që u përcollën në këtë ditë të shënuar, le të shërbejnë si një apel për gjithë sinicarët, në Shqipëri dhe emigracion, për të kontribuar më shumë për vendlindjen e tyre. Le të jenë këto mesazhe, edhe një thirrje për pushtetin e ri vendor në Bilisht,për qarkun e Korçës e deri lart në strukturat shtetërore, për të hedhur më shumë sytë nga ky vendbaim i lashtë, që i përket shekullit të 7-6 të Para Erës së Re, te ky fshat me bukuri të rralla për zhvillimin e turizmit.
Maj, 2015

NJË DITË SHLODHËSE NË FSHATIN TURISTIK SKURAJ

$
0
0

Nga Ahmet ZANI/
Të udhëtosh nga kilometri zero në drejtim të fshatit Skuraj, për një orë je në destinacion. Provojeni, keni për të kaluar një ditë relaksuese. Në vetëm pak metra pasi të shkëputesh nga aksi nacional i superstradës Durrës- Prishtinë menjëherë të shfaqen në të dyja anët e rrugës disa pemë të larta ndërsa nga e majta e saj gjarpëron lumi Mat me ujin e pastër dhe të freskët. Rrjedha e lumit më parë ka kryer fundksionin e saj në mbushjen e dy hidrocentraleve të Ulzës dhe Shkopetit dhe ngadalë zbret tek fshati Skuraj. Në të nxehtit përvëlues të këtyre ditëve të fundkorrikut me qindra njerëz nën hijet natyrale të pemëve rrëzë lumit kalojnë një ditë pushimi mjaft këndshëm. Këtu gjejmë pushues nga zonat verilindore si dhe nga kryeqyteti e gjetkë. Në ditët e fundjavës numri i pushuesve ditorë rritet dhe natyrshëm fshati ndjen atmosferën e këndshme të miqve dhe mikeshave,- kështu do të shptrehej Tom Lala, një banor i fshatit Gallatë, fqinjë me fshatin turistik të Skurajt. Më tej Toma tregon dhe oazin e trupave diplomatike diku para viteve 90, ku syri ynë shihte autovetura me targa ” CD” që natyrisht i përkasin të huajve që do të kalonin ditët e pushimit , ndërsa ne banorët vendas nuk shijonim dot turizmin e fshatit tonë përgjatë fundjavës pasi tërë vandi rrethohej nga rojet e ambasadorëve. Ndërsa Tom Lala ky mik iu përhershem i mediave sikundër ai sjell shqetësimet e komunitetiti në vemendje të institucioneve në këtë rast ai na tregon për vlerat turistike të zonës dhe konkretisht të Skurajt të këtij pejzazhi mahnitës ku dhe zogjtë e malit janë të shumtë duke të harmonizuar freskinë e natyrës, të krahasuar njëkohësisht me simfoninë e gjikallave mbi drurët që mbulojnë tërë pjesën përgjatë një sipërfaqeje të konsiderueshme aty ku dhe njerëzit qëndrojnë në natyrë të shijojnë bukurinë e natyrës dhënë nga Zoti. Një pejzash jetësor të preferuar nga pushuesit të cilët nuk mund të largohen në orët e mbërmjes duke marrë me vehte shijen e një ditë ndryshe.
Ndërsa udhërrëfyesi ynë Tom Lala na shoqëron tek një lokal i thjeshtë dike ngjitur me rrjedhën e lumit, teksa mbretëronin melodia e gjatë e gjinkallave. Në këto temperatura shumë të larta nuk do të mungonte flladi perendimor nga pjesa e lumit që shpërndahej këndhsmë. Ky është lokali i një banori vendas që servir tërë gatimet me prodhimet e malit siç janë keci më i preferuari, dhe më pas qëngjat, mishi i gicit sigurisht dhe prodhimet e lumit që janë disa lloje peshqish të liqenit dhe lumit . Si për koiçidencë kjo ditë shënonte festën fetare të kësaj krahine, Shën Mëhilli, ndaj dhe Toma ishte përgatitur të shijonte me familjen e tij, ndërsa ishte drejt pjekjes keci në hell që do të servirte për familjarët e tij. Lokalet janë ngritur harmonikisht me natyrënpërgjatë bregut të lumit, dhe të gjithë servirin ushqimet bio të shëndetshme, madje tufat e bagëtive gjenden pranë lokaleve në pritje të theren sipas preferenmcave dhe porosive të pushuesve. Lokali ku në jemi stacionuar është i Valentin Jakaj nga Miloti dhe Toma do të tregojë më tej për gatimin tradicional të zonës duke ju shërbyer klientëve pushues sipas dëshirës së tyre dhe menjëherë një person me bluzë të bardhe afrihet poranë tavolinës ku qnëdruam bashkë me Tomën. Ai quhej Kosatandin Gjoka shërbente si kuzhinier ndërsa keci i porosisë së Tomës ishte mbështjellë më një letër natriban për të rujatur shijen.
Kosta siç e thërrasin të njohurit do të përgatitë tavolinën duke na sjellë rakinë e zonës me pak ngjyrë dhe menjëherë do të na mbushte gotat. Sipas dëshirës kemi dhe pije të tjera si verëray apo dhe birrën, por ne habitemi përse do të shtrohej tavolina, ndërsa Tom Lala kishte lajmëruar që herët për ardhjen tonë.
Kosta përpos një pjese të kecit që ende ishte në furrë kishte përgatitur qofte me mish dhe kungull, kukurec si dhe bukë misri të thekur me pak salcë dhe perme. Jemi befasuar nga kjo pritje ndërsa misioni ynë ishte të sillnim në vemendje këtë fshat si historik ashtu dhe mjat të preferuar për turizëm. Tom Lala largohet duke na lënë nën shoqërinë e kryeplakut të fshatit dhe pronarot të lokalit Valentin Jakaj ndërsa ne duhej të kryenim misionin tonë në shërbim të lexuesve të të njohin zonat turistike të vendit duke sjellë rastin e Skurajt ku dhe kostoja e një dreke nuk është e lartë.
Diku tutje një pasarelë mjaft e bukur dhe pranë saj të tjerë lokale që dhe nga reklamat anës të shoqëronin në tërë zonën ku shtrihet fshati Skuraj. Pushuesit të shpërndarë në hijet e pemëve të gjata dhe tavolinat e shpërndara sipas preferencave të klientëve, një pjesë e tyre laheshin në rrjedhën e lumit nga uji i pastër, ndërsa ne nuk ndaleshim duke shkrepur foto përreth perlës së bukur dhe mahnitëse në Skuraj.

Fundi i një “iriqi” deti në afërsi të Sazanit

$
0
0

Shkruan:Shefqet Kërcelli/
Hapësira ujore detare në vendin tonë historikisht ka qenë një teatër lufte midis fuqive të ndryshme. Rezultat i këtyre betejave, përplasjeve dhe lundrimeve të shumta janë dhe minat detare, silurat apo lloje të tjera të municioneve luftarake të gjetura ndër vite nga anije të Forcës Detare, të peshkimit dhe nonjë rast dhe tregëtare. Sidoqë janë bërë mjaft operacione për pastrimin e këtyre “iriqëve” të detit, është e pamundur që ti pastrosh atë përfundimisht. Rrymat e detit, relievi i thyer i fundit të tij, gjallesat dhe bimësia nënujore, krijojnë kushte për strehimin e tyre dhe vështirësi në zbulimin dhe asgjësimin e municioneve detare. Rasti më i fundit ishte zbulimi dhe asgjësimi i një koke silure disa metra larg bregut në perëndim të ishullit tonë historiko-ushtarak, që tashmë po e kthejmë dhe në turistik. Ishte një mbetje e Luftës së II-të Botërore. Në grykën e Otrantos dhe hapësirat përreth nëndetset kanë vepruar që në Luftën e I-rë Botërore. Zhytësit tanë të QZH, Pashaliman kryen disa zhytje për përcaktimin e saktë të vendndodhjes të këtij “iriqi” dhe mënyrën e asgjësimit të tij. Ishte një operacion me vlera të shumëanshme civilo-ushtarake që kërkontë ndërthurjen e disa masave por dhe pjesmarrjen e specialistëve nga disa reparte të FA. Mbi këtë bazë Shefi i Shtabi të Përgjithshëm të FA nxori një urdhër të vecantë për asgjësimin e këtij “iriqi” të rrezikshëm, me rrezik potencial, që ishte ngurosur në thellësi të vogla afër bregut. Natyrisht këto lloj operacionesh kërkojnë njerëz të specializuar, mjete dhe masa të forta sigurie. Me një proces të përshpejtuar nën drejtimin e Zv/komandantit, Kapiten i Rangut të II-të Engjëll Sinanaj dhe stafit të Flotiljes u morën masat e nevojshme për crrënjosjen nga fundi i detit të këtij “iriqi”. Në një kohë rekord u lajmëruan të gjitha institucionet shtetërore dhe private të Vlorës për zhvillimin e këtij operacioni dhe ndërprerjen e lëvizjeve të mjeteve detare në këtë rajon, gjatë zhvillimit të operacionit. Një operacion në dukje i thjeshtë kërkoi bashkërendimin ndërinstitucional civil por dhe midis disa reparteve të FA, Forcës Detare, Policisë Ushtarake, KML dhe grupit mësimor të EOD në Qëndrën e parë Stërvitore të ngritur për këtë qëllim në rang FA me ndihmën e ODS.
“Butrinti” në krye të operacionit
Më ka qëlluar shpesh të jem pranë ekuipazhit të mrekullueshëm të anijes më të re të Forcës Detare, aq sa tashmë e ndjej veten si pjesëtar i saj. Madje dhe kushtet ku jetojnë këta detarë janë më komode se godinat e garnizonit. Ekuipazhi i anijes sapo përfundoi një stërvitje në det dhe shkoi të pushojë. Me shërbim atë natë ishte një nga detarët më të vjetër, Kapter Mehmet Xhelilaj. Mehmeti e ka në gjak disiplinën dhe profesionin e ushtarakut. Ai e ka filluar karrierën në ishullin e Sazanit, ku për disa vite ka jetuar dhe me familjen. Pamvarësisht vështirësive familjare dhe kujdesit të vazhdueshëm ndaj njerës vajzë me probleme shëndetsore, Mehmeti i ka qëndruar në kokë detyrës së kryemotoristit në anije, bashkë me kolegët e tij Artan Kojani, Lulëzim Delaj, Gëzim Abazaj, Eduard Cela, Aldion Asamataj, Preng Gjergji, Sokol Hametaj, Patriot Salihila, Artan Kojanaj, Shkëlqim Devollaj, etj. Anija ka ditë që lundron dhe kryen patrullime për të siguruar pushuesit e shumtë dhe anijet turistike, kryesisht në hapësirat joniane. Vetëm tre ditë kam qenë në shtëpi këtë muaj më thotë, Kapiteni i anijes, Kap.Lt. Ermal Hila. Sezoni veror na kërkon sa në Palermo, Sazan dhe Vlorë. Këtë detyrë “Butrinti” e realizon duke kombinuar grafikun e lundrimin me anijen “Oriku”. Ato ja dorëzojnë shërbimin njëra-tjetrës në ujërat e Jonit, herë në traversë të shpellës së Haxhi Aliut, Gjirit të Gramës, të Bristanit, të Dafinës apo në Mezokanal. Oficerët janë gjithnjë në zbatim të urdhërave të Komandant Ermalit dhe Ilirit, në krye të detyrës. Fillimisht efektivi pjesmarrës në operacion u rreshtua në molin ku ishte bregëzuar anija “Butrinti”. Këtu drejtuesit e operacionit, Kapiten i Rangut të II-të Engjëll Sinanaj, Major Shkëlqim Cela i EOD dhe Kapiten Krist Katundi i Policisë Ushtarake, dhanë udhëzimet të vecanta për masat e sigurisë në zbatimin e këtij operacioni specifik. Ndërsa Komandant Ermali i kërkoi zbatimin rigoroz të masave të sigurisë në anije, pasi dhe shumica e pjesmarrësve në operacion imbarkoheshin për herë të parë në bordin e saj. Plus kësaj në anije kishte materiale që do ta shkulnin nga rrënjët iriqin e detit. Mbasi u siguruan se gjithëshka ishte në rregull, komandant Ermali urdhëroi nisjen e anijes. Menjëherë ekuipazhi zbatoi detyrat funksionale dhe “Butrinti” u c’bregëzua qetësisht nga baza e Pashalimanit. Ishte një ditë e qetë dhe anija, mbasi la fenerin hyrës të bazës cau me shpejtësi drejt rajonit të caktuar. Ndërkohë miqtë e shumtë ushtarakë në anije sodisnin pamjen që të afronte në të majtë gadishulli i Karaburunit dhe bukuritë e gjirit të Raguzës, Shën Vasilit, Shënjanit dhe përballë ishulli ynë i Sazanit. N/oficerët e Policisë Ushtarake Arjan Allmuca dhe Primo Gjuraj, pjesë e operacionit, sodisnin me kërshëri këtë kombinim magjepës det-tokë të natyrës. Kemi kryer me qindra detyra në tokë, herë e parë që i bashkohemi një operacionin në det, ndaj e quajmë veten me fat që jemi këtu sot, thonë ata. Po ndërsa “Butrinti” po i afrohej ishullit, komandat dhe thirjet në Urën e Komandimit shtoheshin nga minuta në minutë. Meraku ishte i madh, sepse lajmërimi i subjekteve ishte bërë një ditë më parë, ndërsa në gjirin e Japrakut po lëvizte një skaf, me sa duket s’dintë gjë. Por në ndjekje të tij u vu skafi i “Butrintit”. Tashmë thuajse gjithë ekuipazhi i anijes di ta drejtojë këtë skaf, dhe me sa pashë këtë punë ata e bënin me qef. Kështu skafi i “Butrintit” dhe skafi i zhytësave tanë, mbasi bënë verifikimin, kontrollin dhe pastrimin e rajonit nga këto mjete filluan transportin e personave dhe materialeve në vendin ku “iriqi” i detit kishte bërë fole.
Nga praktika mësimore në operacion real
Kështu i qëlloi 16 djemve të kursit të I-rë për asgjësimin e municioneve me eksplozivë. Por ndërsa ata në tokë kishin bërë dhjetra shpërthime, këtu në det situata është më komplekse, me plot të papritura e vështirësi. Natyrisht për këtë ata u instruktuan nga specialisti ynë Kap.Lt.Lace Hila, por dhe grupi ynë i zhytësave pjesmarrës në kurs, Kapter H. Velaj, N/tetar L.Beqaraj, N/tetar F. Sina, L.Jaupi e A.Bani. Duhesh kombinuar aftësia e zhytjes me kujdesin e vendosjes së ekspolizëve. Të parët që shkuan në vendin e caktuar ishin N/kolonel Arif Curaj, major Shkëlqim Cela dhe instruktorët e kursit, kapiten Klodiani, Vladimiri, Artani dhe kapter Xhovalini. Ata ngritën një Vendkomandë provizore në breg për asgjesimin e “iriqit”, afër një kabël larg. Më pas veterani i zhytësave kapter Sazan Pashollari dhe lejtnant Geisi Ago me skafin e tij transportoi djemtë e tjerë që u zhytën në thellësi dhe me kujdes vendosën materialin shpërthyes. Të gjithë vepronin me kujdes e maturi duke zbatuar instruksionet përkatëse. Vërtet “iriqi” ishte në thellësi disa djujm, por vendosja e materialit shpërthyes, identifikimi i kokës së silurës në fundit e detit, i hëngri kohë mjeshtrave tanë. “Iriqi” kishte mbi 70 vjet atje dhe ishte bërë një trup me shkëmbinjtë, llumin dhe bimësinë nënujore. Meraku ishte i madh, të gjithë i kishim drejtuar sytë tek vendi i “iriqit”. Pultin e shpërthimit e mbante Komandanti i kursit EOD, major Shkëqim Cela. Vetëm mbasi u siguruan 100% se rajoni ishte i pastër, gjërat ishin në vendin e duhur, njerzit kishin zenë distancën e caktuar dhe skafi i “Butrintit” kishte siguruar rajonin nga Kepi i Jugut në Gjirin e Shënkollit, atëherë “Butrinti” me kujdes doli në vendin e drejtimit të operacionit. Sekondat në këto raste janë makth. Do shpërthejë?! do asgjesohet “iriqi”, apo jo?! Por, në sytë e major Shkëlqimit shihja siguri. E pashë që qetësisht shtypi pultin dhe afër një milje para nesh u dëgjua shpërthimi dhe më pas shtëllynga e tymit në formë kërpudhe që ju mbivendos shpatit të kepit të Kalamit. Një britmë gëzimi shoqëroi shpërthimin nga djemtë me uniforma të ndryshme që qarkonin kuvertën e anijes “Butrinti”. Ju bashkova dhe unë gëzimit të ligjshëm të këtyre djemve. Njëherësh u ndjeva krenar si ishushtarak. Kemi dhe djem që ja bëjnë bam?- thashë me vete. Krijova besim në vetvete për këta djem që i ndoqa hap pas hap në gjithë dinamikën e këtij operacioni të vështirë. Ndjeva keqardhje për zërat keqdashës e dyshues të disa njerzve për aftësitë e djemve tanë, por nga ana tjetër duhen parë mundësitë e trajtimit rigoroz të tyre. Ndërsa uniformat tre llojëshe po gëzonin përfundimin me sukses të operacionit, trageti “Europianseaways” na përshëndeti me sirenë nga Mezokanali, pak më tutje një velierë përshkoi qetësisht gjirin e Japrakut duke shprehur mirënjohje për këtë veprim tonin. Ajo e sigurt mori drejtimin për në portin e Vlorës. Mbas këtij operacioni të sukseshëm, ushtarakët pjesmarrës me shpejtësi mblodhën materialet dhe u bënë gati për t’u rikthyer në bazën e Pashalimanit. Tashmë në anije kishin lindur miqësi të reja, sepse në mëngjes ata nuk e njihnin njëri-tjetrin, por në kthim degjoje biseda me zë të lartë, foto të përbashkëta, urime, shkëmbim telefonash. Kishte shumë sinqeritet e thjeshtësi midis këtyre djemve. Nuk kishte kuptim tjetër, ishte një miqësi e pagëzuar në një operacion real, në një beteje të vërtetë me “iriqët” e detit. Kemi djem të përgatitur, mjaft kapitenë e togerë, thotë një nënoficer i vjetër i EOD. Epo duhen tu hapet rruga, ja pret tjetri. Koha iku shpejt gjatë kthimit dhe në cerekun e orës anija “Butrinti” u bregëzua qetësisht në molin e Pashalimanit. Ushtarakët u kujdesën që baza materiale përsëri të cohej me masa sigurie në vendin e caktuar. Ata u përshëndetën përzëmërsisht me njëri-tjetrin dhe morën drejtimin e vendndodhjes së tyre. Kishin shënuar një ditë të vecantë në kalendarin e tyre dhe dukeshin të freskët, pa asnjë shënjë lodhje. Por “Butrintin” e priste lundrimi i radhës. Ajo po atë ditë do zvëndësonte “Orikun” në kordinatat e caktuara për të siguruar pushuesit e këtij sezoni.
Shtatë ditë më pas…
Operacioni i zhvilluar nga uniformat tona trengjyrëshe i shërbeu direkt forcimit të sigurisë në ujërat tona territoriale. I shërbeu gjithashtu komunitetit dhe turizmit në rajonin Vlorë-Sazan. Tani mjetet turistike të cdo lloji s’do keni frikë nga këta “iriqë” të rrezikshëm, sepse atyre ja tregojnë vendin djemtë tanë me uniformë. Këto veprime janë në përputhje me detyrën e misionin që kanë Forcat tona të Armatosura, por njëherësh dhe në të njëjtën valë me vendimet e qeverisë për zhvillimin e turizmit në këtë rajon. Tashmë opinioni duhet të dijë se nuk ka më as luftë frontale, as luftë partizane në det, por ka operacione që i shërbejnë paqes e sigurisë së vendit dhe rajonit…Shtatë ditë më pas “Butrinti” coi në Sazan 119 turistë të huaj e shqiptarë, duke celur dhe sezonin turistik në këtë ishull. Lundrimi për në ishull mbas shkuljes së “iriqëve” ishte i sigurt dhe normal. Dhe këtë siguri për hapjen e siparit turistik dhe promovimin e turizmit në Sazan e krijuan këta djem që ditë e natë patrullojnë ujërat tona. Jo vetëm këtu por në cdo cep të bregdetit ata janë të pranishëm me moton, prezencë, gatishmëri dhe kontroll të hapësirës sonë detare. Detyra të tilla detarët tanë kryejnë vazhdimisht, ata dinë cfarë bëjnë, duke marrë në sy rrezikun. Ata janë prologu dhe epilogu i turizmit në vendin tonë. Dhe në Ligjin për “Rojen Bregdetare”, Neni 5, pika g, thuhet se Roja Bregdetare ushtron kontroll në zbatimin e legjislacionit për lundrimin turistik, ndërkohë që ka ndihmuar e shpëtuar dhjetra veliera e jahte turistike. Mjaft njerëz fshihen e lavdërohen nga puna e djemve tanë të Rojes Bregdetare. Nuk e di, a është shkruar nonjë rresht për rolin e Rojes Bregdetare në “Ligjin e ri të Turizmit”, të miratuar këto ditë nga Kuvendi Popullor. Gjithsesi nga ai pozicioni im në kuvertën e urës së Komandimit të anijes “Butrinti” i uroj djemve të detit fat e mbarësi në përmbushjen e misionit të tyre fisnik.

Sazan, korrik 2015

VILËZA, FSHATI ME SHUMË BUKURI, POR…ME PAK BANORË….

$
0
0

Nga Ahmet ZANI*/
Fshati Vilëz ndodhet vetëm disa kilometra larg nga qyteti i mimozave të Mamurrasit, ndërsa shija e natyrës së merkulluar të shoqëron nëse do të përshkosh këtë rrugë në këmbë. Përse duhet të lëvizësh në këmbë?-, kjo thjesht të shëtisësh duke shijuar kënaqësinë e natyrës e cila do të na shqoërojë nga Mamurrasit deri në fshat. Banorët e këtueshëm janë në numër të pakët pasi zhvendosjet demokrafike kanë ndikur dhe tek fshati i vogël Vilëz, por me mjaft bukuri që, do të mbetet në kujesën tonë. Për ne nuk është hera e parë që e bëjmë këtë pjesë të rrugës në këmbë e cila përshkohet nga dy drejtime. Nga njëri krah për të mbërritur në fshat dhe të shijonim këto bukuri të rralla natyrore duhet të ngjisësh kodrat mbi qytetin duke shijuar dhe prodhimin e e Mamurrasit të veshura nga plantacionet e vreshtarisë që janë kujdesur më së shumti mamurrzakët. Tashmë janë zëvëndësuar në pjesën e madhe të sipërfaqes me mbjellje të reja ngaqë shkatërrimi pas viteve 1990 nuk ndaloi ndërë qindra ha. vreshtari. Përgjithësisht mamurrzakët kultivonin kulturën e rrushit duke nxjerrë dhe përfitime në disa varitete dhe të cilësisë së lartë. E përballja jonë e parë ishte pikërisht vreshtaria në kodrat e Mamurrasit rushrat që tregojnë se janë në fazën e pjekjes.
Pasi u ngjitëm në majën e kodrës befas na shfaqet një luginë dhe tej mali i fshatit Vilëz, ndërsa një çoban na thërret për të na ftuar të pushonim paksa nga lodhja, ndërsa si duket ai ishte i interesuar përsa kishim ndërmarrrë rrugën në këmbë dhe ku ishte qëllimi ynë. Ejani të freskoheni me pak ujë nga burimi, pasi është shumë vapë – shton më tej bariu i dhenve të këtyre anëve. Aty pranë ndodhej burimi dhe shijuam fresiknë e ujit mjaft të lehtë dhe të ftohtë. Ndërsa sërish çobani thotë se këtë uj, as e keni provuar ndonjëherë, ore miq, dhe befas na pyet: për ku jeni nisur?
-Në Vilëz, kemi disa miq, i përgjigjemi.Duam të ecim në këmbë që të shijojmë bukuritë e natyrës, ndaj një e tillë qenka dhe ky burimi dhe ky është qëllimi.
Më pas kemi vijuar rrugën në një rrugë që gjarpëronte deri pranë rezervuarit të Zhejës që shërben për vaditjen e tokave bujqësore të zonës së Mamurrasit por që infrastrukutra e vaditjes ka mbetur e varfër. Diku në faqen e malit përballë shohim disa shtëpi të shpërndara aty ishte dhe Vilza që kishim vendosur të shijonim. Afro 30 vite më parë kujtoja një rrugë shumë të ngushtë dhe të pyllëzuar dhe kërkoja që sërish po në atë rrugë të vijonim shtegtimin tonë. Por seç u ngatërruam nga kjo minidigë e rezervuarit por në ndihmë do të na vinte një banor nga ky fshat. Por na duhej dhe një tjetër pushim pasi tempedraturat e larta ndikuan në lodhje dhe etje për ujë, ndërsa unë isha shumë i vendosur se një burim uji ishte pranë rezervuarit në pjesën e sipërme të saj, dhe pikërisht në rrugën që do ndiqnim tek një kodrinë e vogël dhe pastaj do të mëbrrinim në arat e banorëve të Vilzës. Disa lloje shkurre, apo dhe pyje ku nga kënga e zhrmshme e gjinkallave lodhja nuk ishte më prezente. Kolegu im Gjoka ka humbur në një merkulli të pyjeve të ruajtura nga vetë banorët si dhe nga gjelbërimi përreth sikur do gjendeshe ne zonat e thella të vendit.
Disa copëza arash të mbjella me kultura të ndryshme perimesh dhe shumëllojshmëria e drufrutoreve, që banorët ishin kujdesur mjaft mirë pasi ishin të shëndetshme, a thua se ishte muaj maj nga hijeshija pasi banorët kujdeseshin për vaditje. Të rrethuara mirë për t’u mosdëmtuar nga bagëtitë dhe aty pranë do të takonim Hysenin rreth 75 vjeçar të shoqëruar nga dy gra që kujdeseshin për të mbjellat. Hyseni dhe dy gratë ndërpresin punë dhe do të na ftojnë në shtëpinë e tyre, ndërsa ne i kundërshtuam, por këmbëngulja na detyron të marrim rrugën në shtëpinë e tyre, dhe Hyseni nis në tregon për gjendjen e fshatit mungësen e infrastrukutrës dhe shërbimeve të tjera. Për të bërë një inxheksion duhet të shkojmë në fshatin fqinjë Shëmri, por këtu nuk jemi keq, ndonëse shumë banorë janë larguar këtu dhe 20 apo dhe më shumë vitë nga insfrastrukutra shumë e rëndë. Pak investime në mirmbajtjen e rrugës në stinën e verës e kryejmë me parat tona, sa për drejtuesit vendorë i shohim në këto anë vetëm të ” gllabërojnë ” ndonjë votë dhe nuk kujtohen më. Gjatë bisedës me Hysenin ai tregon për banesat e fiqnjëve kushurinjtë e tij që ndodhen në afërsi të qytetit të Laçit ndërsa një tjetër kryente investime për t’ju rikthyer vendlindjes. Hyseni na fton në shtëpi dhe menjëherë kafeja dhe raki thane shumë e shijshme. Kjo është rakia më e preferuar ndërsa ne e quajmë ” ilaç” shton Hyseni duke trokitur gotat me rakinë e thanës, ndërsa ne përdorim dhe rakinë e kumbullës apo dhe nga rrushi. Më së shumti ne konsumojmë prodhimet bujqësore dhe blegtorale tërësisht bio shumë të preferuar të zonës falë dhe klimës. Këtu ndodhen rreth pesë fise ku ndajmë harmoninë më të tërë si në gëzime apo dhe hidhërime, kjo ruhet brez pas brezi. Respetojmë dy objektet e kultit si të kishës së fshati si dhe të Xhamisë. Të ardhurat janë vetëm nga ato që prodhojmë dhe nga emigracioni, ndërsa të punësuar as nuk pretendohet, quhemi fshat i humbur- ka thënë Hyseni, por duhet të shohin dhe këtë pjesë të këtij fshati me resurse që e ka falur natyra po të investohet në turizëm sigurisht që ky fshat do të quhej turistik dhe me të ardhura.
Pas kafesë gratë e shtëpisë kishin përgatitur dhe drekën të servirur me prodhimet e bagëtive si ajo e mishit të kecit e rezervuar për miqtë e preferuar që në këtë rast ishim ne dy gazetarët. Ne do të kundërshtonin këtë mikpritje, por Hyseni tregon se çdokushi që do të shkelë në këtë fshat nuk largohet pa konsumuar bukën tonë, ndaj ju jeni të parët gazetarë që vizitoni Vilzën.
Do të largohemi nga fshati Vilëz me atë kënaqësinë e njereve të urtë dhe punëtor por dhe shumë mikpritës, duke marë me vete atë që mbase pushtetarët e kanë vizituar fshatin por nuk kanë zbuluar mrekullinë e natyrës që mund të shërbente për të bërë pak investime sidomos në infrastrukturën e rrugës për t’i shërbyer fshatit që më pas kjo zonë mund të shëndërrohet dhe në turizëm që t’ja shohin hajrin dhe pushtetarët.
* Autori, fotografi ne Luren e mrekullueshme, nder perlat e harruara te magjishme te natyres shqiptare


Një ditë e nxehtë vere me aromë dhe shije biznesi shqiptar në Nju Jork

$
0
0

Reportazh Beqir SINA – New York/
“Arthur Avenue” në Bornks, Nju Jork: Italianët dhe shqiptarët “mbretërit” e biznesit!/
BRONX NY: Megjithëse, është piku i verës i vapës dhe i pushimeve verore – ku pothuajse të gjitha familjet shqiptare nga kjo lagje – kan shkuar të kalojnë me familjet e tyre pushimet në Kosovë, Shqipëri, dhe vendbanimet shqiptare në Mal të Zi, Luginën e Preshevës, përsëri rruga e njohur Artur Avenue, Bronks, Nju Jork, gumëzhin pasditeve nga shqiptarët. Dyqanet e tregtarëve janë hapur, dhe klientët vijnë që të frekuentojnë çdo ditë pak aromë vendlindje , prej nga ushqimet por dhe shërbimi shqiptarë në këtë rrugë, ku tani Italianët dhe shqiptarët janë bërë “mbretërit” e biznesit në rrugën Arthur Avenue.
Sapo, hynë në ballë të kësaj rruge, ku në një dalje të saj nga lart, nga Fordham Avenue, sheh një tabel e cila shkruan “Welcome Arthur Avenue” , dhe një banderol e madhe në mes të rrugës e cila njofton se “rruga” e famshme, Arthur Avenue, po përgatitet të festojë 75 vjetorin e emërimit të saj.
Dhe, ajo që të tërheq vëmendjen në Arthur Avenue, është se në asnjë rrugë apo shesh në Amerikë nuk gjen kaq shumë biznese shqiptare, lokale, të vogla dhe të mesme, që tregtojnë dhe shërbejnë me të gjitha specialietet prej atyre nga vendlindja – deri tek ato italiane, spanjole, franceze dhe amerikane. Axhensi të biletave të udhetimeve, zyra avokatësh e noteresh, management, e të tjera shërbime, me shqiptarë pronarë e biznesmen.
Revista më e madhe amerikane, njoftoi më të madhe, para disa viteve , se ajo kishte bërë një “zbulim”, në mesë të Amerikës. Prestigjozja amerikane, e njohur në të gjithë botën revista “Times”, dukej se “mburrej”, kur e mori përsipër të informonte se shumë restorante, të cilat njihen si Italiane, në rrugën e famshme Arthur Avenue, në qytetin Bronks, Nju Jork, tani janë pronë e imigratëve Shqiptarë. “E vërteta, shkruante gazetari si më të qeshur, është siç thotë një proverbë e vjetër amerikane ” Se vërteta – po del nga dollapi”.
Por, unë, zgjodha t’ju tregojë lexuesve dhe atyre të cilëve nuk e kan vizituar ndonjëher këtë rrugë, e cila është e përfshirë edhe në guidën Turistike, të Nju Jorkut, se cila është kjo rrugë për shqiptarët, e kësaj zone, por edhe për ata që e frekuentojnë – çdo ditë, sidomos në mbrëmje, me shoqëri dhe familje.
Në rrugën Arthur Avenue, vetëm emrat e lokaleve, për të “thithur” sa më shumë klientelë – për çështje biznesi të duken ndryshe. Përndryshe, gjithçka është shqiptare. Në asnjë rrugë apo shesh në Amerikë – nuk dëgjon të flitet kaq shumë shqip – nga që ne shqiptarët e kemi edhe për zakon flasim dhe bisedojmë me zë të lart……
Në, Arthur Avenue(Rruga Artur), prej nga gjuha shqip – ushqimet e vendlindjes, dhe shërbimet, gjenë atmosferën e gjall të rrugve të Prishtinës, Tiranës, Tetovës, Preshevës, Ulqinit, aty gjënë shumëllojshmërinë e bukur shqipëtare, në Amerikë. BRONX NY: Megjithëse, është piku i verës i vapës dhe i pushimeve verore – ku pothuajse të gjitha familjet shqiptare nga kjo lagje – kan shkuar të kalojnë me familjet e tyre pushimet në Kosovë, Shqipëri, dhe vendbanimet shqiptare në Mal të Zi, Luginën e Preshevës, përsëri rruga e njohur Artur Avenue, Bronks, Nju Jork, gumëzhin pasditeve nga shqiptarët. Dyqanet e tregtarëve janë hapur, dhe klientët vijnë që të frekuentojnë çdo ditë pak aromë vendlindje , prej nga ushqimet por dhe shërbimi shqiptarë në këtë rrugë, ku tani Italianët dhe shqiptarët janë bërë “mbretërit” e biznesit në rrugën Arthur Avenue.
Sapo, hyn në ballë të kësaj rruge, ku në një dalje të saj nga lart, nga Fordham Avenue, sheh një tabel e cila shkruan “Welcome Arthur Avenue” , dhe një banderol e madhe në mes të rrugës e cila njofton se “rruga” e famshme, Arthur Avenue, po përgatitet të festojë 75 vjetorin e emërimit të saj.
Dhe, ajo që të tërheq vëmendjen në Arthur Avenue, është se në asnjë rrugë apo shesh në Amerikë nuk gjen kaq shumë biznese shqiptare, lokale, të vogla dhe të mesme, që tregtojnë dhe shërbejnë me të gjitha specialietet prej atyre nga vendlindja – deri tek ato italiane, spanjole, franceze dhe amerikane. Axhensi të biletave të udhetimeve, zyra avokatësh e noteresh, management, e të tjera shërbime, me shqiptarë pronarë e biznesmen.
Revista më e madhe amerikane, njoftoi më të madhe, para disa viteve , se ajo kishte bërë një “zbulim”, në mesë të Amerikës. Prestigjozja amerikane, e njohur në të gjithë botën revista “Times”, dukej se “mburrej”, kur e mori përsipër të informonte se shumë restorante, të cilat njihen si Italiane, në rrugën e famshme Arthur Avenue, në qytetin Bronks, Nju Jork, tani janë pronë e imigratëve Shqiptarë. “E vërteta, shkruante gazetari si më të qeshur, është siç thotë një proverbë e vjetër amerikane ” Se vërteta – po del nga dollapi”.
Por, unë, zgjodha t’ju tregojë lexuesve dhe atyre të cilëve nuk e kan vizituar ndonjëher këtë rrugë, e cila është e përfshirë edhe në guidën Turistike, të Nju Jorkut, se cila është kjo rrugë për shqiptarët, e kësaj zone, por edhe për ata që e frekuentojnë – çdo ditë, sidomos në mbrëmje, me shoqëri dhe familje.
Në rrugën Arthur Avenue, vetëm emrat e lokaleve, për të “thithur” sa më shumë klientelë – për çështje biznesi të duken ndryshe. Përndryshe, gjithçka është shqiptare. Në asnjë rrugë apo shesh në Amerikë – nuk dëgjon të flitet kaq shumë shqip – nga që ne shqiptarët e kemi edhe për zakon flasim dhe bisedojmë me zë të lart……
Në, Arthur Avenue(Rruga Artur), prej nga gjuha shqip – ushqimet e vendlindjes, dhe shërbimet, gjenë atmosferën e gjall të rrugve të Prishtinës, Tiranës, Tetovës, Preshevës, Ulqinit, aty gjënë shumëllojshmërinë e bukur shqipëtare, në Amerikë.
Këtë, realitet, e tregojnë emrat e vërtetë të ”banoreve”, të rrugës Arthur Avenue, pronareve dhe frekuentuesve, flamujtë, stikeret, emblemat, CD-it, kasetat, video-kaseatat, librat, revistat, gazetat, veshjet popullore, dhe mbi të gjitha, ushqimet e shijëshme dhe të këndëshme, tradicionale shqiptare.
Aqsa të thonë se do vijë një ditë që edhe ngjyrat e tri kolorit Italianë, janë duke u zvëndësuar shumë shpejtë me Flamurin kuq e zi, dhe Shqiponjën e zezë dy kokëshe( gjë që me punën dhe sponosirizimin e asamblesitit shqiptarë, është aritur këto vitet e fundit me rastin e festës së pavarësisë, kur rruga Arthur Avenue ,vishet e gjitha kuq e zi mbulur me flamurin Shqiptarë.
Mbi të gjitha, simbas statistikave popullimin të madh, nga emigrantët shqiptarët, Arthur Avenue(Rruga Artur” e ka pasur mbas pas 90′, ndryshimve të mëdha politke e sociale në Shqipëri, pasë rrëzimit të kobit të zi, komunistë, dhe rënjen e sitemeve diktatoriale në trojet tona. Shqiptarët nisën të lëvizin të lirë, dhe kjo rrugë, ashtu si shumë vende të tjera, tashmë është mbi populluar me shqiptarët e imigruar nga të gjitha viset, e sidomos ata të ardhur nga Shqipëria, Kosovës, Malit të Zi, Luginës së Preshevës, e të tjerë.
Këta, kanë filluar të servisin edhe me të gjitha ushqimet e vendit tyre, ëmbëlsira, djath, ullinj, buk, suxhuk, qebap, grosh, lakra, turshi, ujë vendlindje, pije, raki, birra dhe verëra, konserva, recel dhe komposte, nga Kosova, dhe Shqipëria e viset shqiptare.
Restorantet janë pothuajse të gjitha me manaxher dhe kamarjer shqiptare, që ja u kanë marrë klientelen thuajse të gjithave restoranteve italiane e biznesve italiane, të cilat konsideroheshin deri due si”mbretërit” e biznesit, në këtë rrugë.
Këtu,pronarët, dhe biznesmenët, të cilët ndjehen të suksesëshem, kanë imituar duke ju krijuar ambjetin tradicional shqiptar të tregëtis së shërbimit social frekuentusve të tyre. Në disa lokale tavolinat e vendosur në trotuar, dhe ato brënda nëpër lokale të kësaj rruge, të tërheqin vëmëndjen nga bisedat me humor shqiptarë, shoqëruar me shakat “alla shqiptarçe” me të gjitha llojet e debateve miqësore(familjare-politike,kulturore-artistike-historike-shkencore). Çfarë nuk diskutojmë ne shqiptarët! kur bëhmi bashkë, gjithë ”botën, e lidhim dhe e zgjidhim”.
Në Arthur Avenue, shehë shqiptarë duke pirë puro, cigare të cilat punohen me dorë simbas traditës kubaneze, në supermarketin aty në “zemër” të rrugës, sheh dendur shqiptar duke pirë kafe “turke ose ekspreso” si e quajn , disa të tjerë gjejnë vend duke luajtur letra dhe dukë pirë birra e raki, argëtuar me tingujt e muzikës popullore shqiptare, bëjnë edhe “pak” politikë. Aty janë tre a katër barë – kafe, që të “çajnë” hundët, me erën e mishit të pjekur, të qofteve, qebapëve, mishit të thatë, e peshkut të zgarës.
Nga që menuja, shqiptare nuk është shumë e komplikuar, ndër ushqimet më të frekuentuara janë byrekët, groshët, makaronat, që kanë më shumë lloje gatimi dhe kanë imituar pastat italiane, dhe pulat janë të gatuara si ato Italiane. Në të gjitha lokalet shërbehet “chicken shoemaker”, është gjoks pule me krem kërpurdhash. Ndërsa, po t’u thoshë se je shqiptarë, në ç’do lokal, të shërbehet me ushqime origjinale shqiptare, sup, sallat, peshk dhe mish viçi, qingji, sallat turshie, e cila përgatitet me tranguj dhe speca të kuqë, e me djath të bardh, dhe speca djegës. Këto të serviren, për hapjen e oreksit dhe duken si një fillim i mirë. Një specialitet, që ka joshur më shumë klientë, nga ushqimet e tjere, është Peshk zgare, peshk i pjekur deri sa bëhet i verdh dhe shoqërohet me aromën e limonit dhe hudhrat. Por, edhe një ushqim më i tregtuar janë edhe qoftet e qebapët, në Amerikë, vetëm guzhinjerët e amviset shqiptare mundet t’i gatuajn ato. Këto përgatiten nga mishi i viçit i grirë duke nxjerr krem, kur gatuhet. Ushqimi më i frekuentushëm nga të gjith shqiptarët është qingji i pjekur, një qingj i pjekur elegantisht dhe sperkatur me lengje dhe ereza te ndryshme.
Në nga hyrja në anën veriore të rrugës Arthur Avenue, është i pari një nga lokalet më të vjetra shqiptare në këtë rrugë dhe më origjinale shqiptare, Gurra Café. Thuajse, në qoshe të kësaj rruge, ajo të pret me bujarin e sofrës shqiptare. Me një tabelë të madhe, ku proklamohet edhe në shqip e anglisht “Guzhina Shqiptare – Albanian Cuisine”, aty çdo ditë dhjetra familja shqiptare shishojnë ushqimin e traditës. Këtë lokal mjaft tërheqës, dhe nga më të frekuetuarit, e kanë vizituar edhe shumë personalitete të njohura nga vendlindja. Të gjithë polikanët, që kanë pasur rastin të vizitojnë Arthur Avenue-n, e të gjithë mysafirët familjar, ndjenë kënaqësin e shqiptarëve të Bronxit, që kërkojnë t’u bëjnë një suprizë në këtë lokal. Lokali, ka një ambjet karekeristik shqiptarë, aty, të shoqëron gjatë ushqimi i larëmishëm, muzika popullore shqiptare, si dhe filimi artistik e humori shqiptarë nëpërmjet ekranit të televizorit. Në një sfond të dukshëm në mes të lokalit është vendosur portreti i madh i ish Presidentit të Kosovës, dr Ibrahim Rugovës. Pronari i tij, është Jahë Dedushaj i vëllai i njërit prej ish aktivistëve më të njohur të komunitetit, tonë Dr. Naim Dedushaj.
Megjithse, lokali është në vulgun e punës, pronari i saj Jahë Dedushaj, gjenë kohë të bisedojë pak me ne. “Jamë duke u pergatitur per te shkuar ne Kosovë, edhe unë me familje – por më se i kënaqur me këtë biznes edhe në këtë koh pushimish sesionale”, na tha Jah Dedushaj. Për këtë Dedushaj, ju faleminderohet gjithmon klientëve shqiptarë, me të cilët ai bënë edhe biznesin. Ai, thotë, gjithashtu se “gjithmon jamë i angazhuar me aktivitetet e shqiptarëve, japë, sado pakë atë kontributin tim modest si antarë i vjetër i këtij komuniteti.
Në anën tjetër të rrugës, Artur Avenue ndodhet edhe një ndërtes ku janë duke punuar disa biznese shqiptare, Aty janë disa zyra avokatësh të njohur në komunitet, është edhe Shoqata Rugova, është edhe biznesi i suksesshëm Albanian Yellow Page ( pronar Ismer Mjeku).Ismer Mjeku dhe Enti Botues “Albanian Yellow Pages, Inc”, Bronx, New York, është një adresar i pari dhe i vetmi shqiptar – dokument dhe dëshmi e vijimsisë së traditës së hershme, që ka pasur ky biznes me Ismer Mjekun.
Mbi 150 kanale televizive nga të gjitha trojet shqiptare, vetëm për 20 dollarë në muaj – TV ALB, i ka afruar edhe më shumë Shqiptarët e Amerikës dhe Kanadasë, me Shqipërinë , Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, dhe Luginën e Preshevës. Me një paket trasmetimesh televizive , plot prfesionalizëm, bashkohore, me kultur shërbimi, TV-ALB i ka bërë shqiptarët të ndihen çdo ditë si në Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Ulqin, Preshevë e kudo ku ka shqiptarë.
Le Parisien – quhet lokali i biznesmenit nga Gjakova – Dervish Jahjaga – kryeredaktorit dhe botuesit te gazetës Bota Sot, në New York, i cili u sjell të gjithë klientëve me shërbimin e tij, një atmosferë të këndshme me aromë Europe, një “Parisë të vogël” në rrugën Arthur Avenue.
Restoranti i Gjergj Dedvukaj që ndodhet në Arthure Avenue të Bronxit (Nju Jork) njëkohësisht është edhe seli e aktiviteteve të shumta kombëtare. Seli dhe qendër e takimeve të shumta të grupeve, jo vetëm kulturore, por edhe të atyre politike. Atë e kanë vizituar personalitete të shquara të jetës politike dhe kulturore të Amerikës. Në mesin e atyre që kanë qenë në “Giovani’s” të Gjergj Dedvukajt në “Arthure Avenue” të Bronxit është edhe ish presidenti i SHBA, Gjorgj W. Bush (Juniori). Po ashtu, në këtë restorant, ka qenë edhe ish sekretarja e shtetit, zonja Hilari Klinton, ish prefekti i Nju Jorkut, Rudoloph Giuliani, e shumë e shumë personalitete të tjera. Të jetës politike amerikane, si senatorë e kongresmenë. Aty kanë qenë dhe vazhdojnë të frekue-entojnë vazhdimisht personalitete të jetës shoqërore dhe politike nga Shqipëria, Kosova dhe viset e tjera të banuara me shqiptarë. Po ashtu, gjatë kohës së luftës së UÇK-së në Kosovë, në restorantin e Gjergj Dedvukajt janë bërë shumë takime dhe janë marrë vendime të rëndësishme për financimin e luftës së Kosovës. Këtu, është edhe qendra e Ansamblit Bashkimi Kombëtar.
Lokali më i njohur dhe më i frekuentuari i shqiptarëve – kafe – ëmbeltore “Palombo”, në Arthure Avenue, Bronx – New York, e arbëreshit Paolo Palombo, ish profesor në Fordham University dhe mik i madh i shqiptarëve, ndodhet në mes të kësaj rruge.
Kafe “Malësia” është pak më tej – një klub i vogël shqiptarësh edhe ai me shërbim dhe shije shqiptare. Pastaj vjen axhensia e biletave të udhetarëve nga më të vjetrat në komunitetet, pronë e veprimtarit dhe bisnesmenit shqiptar Ded (Danny) Dedvukaj – “Malesia Tour & Travel Service”.
Një biznes tjetër i fuqishëm dhe mjaft i suksesshëm shqiptarë në rrugën Arthur Avenue, është edhe ai Arbeni Management, Inc. me pronar Avni Gecaj – i biri i veprimtarit të njohur Rrustem Gecaj biznesmenit të kantinës së verës në Rahovec -Stone Castel.
Kush ka qenë në Bronx dhe nuk ka ndaluar ndonjëher në lokalin më të njohur dhe më të frekuentuar për Byrek dhe Pica – lokalin shqiptar Toni & Tina, e cila e shërben picën dhe byrekun ma të mirë të Ballkanit, thonë klientët. Ky vend është veçanërisht drejtuar me pronar shqiptarë i cili ka dy shitore në rrugën Arthur Avenue.
Rradhë, njëri pasë tjetërit tregëtojn shqiptarët në Arthur Avenue, ku dallohen edhe bukëpjkësit dhe ëmbëltoret e njohura . Restornatet e famshme italiane domionjonë në këtë rrugë, të cilat sjellin çdo ditë mijëra turistë vendas dhe të huaj. Arthur Avenue, ka edhe një nga supermarketet më të mëdha me disa shitore të fruta perimeve, frutave të detit, mishit, dhe sallamit, veshëmbathjes, axhensitë e udhëtimve, zyrat e shitë -blerejes së shtëpive, elektronikës, qeramikës, bojarave dhe materialve të ndërtimit, paisjve shtëpijake, purove, e tjer.
Tani mund të thuhet se këtë zonë të qytetit përfudimishtë, e kanë zbuluar shqiptarët dhe se shqiptarët dhe italianët, janë “mbretërit” e kësaj rrugë të famëshme, njujorkeze e quajtur, Arthur Avenue” ose shqip Rruga Artur”.
Arthur Avenue, rruga njujorkeze në njërën prej lagjeve më të mëdha të emigrantve, Bronks Nju Jork e populluar me të gjitha racat e ngjyrat e njërëzve, nga të gjitha vendet e botës, është konsideruar gjithmon si një zbulim i emigrantve italian. Por, Arthur Avenue”Rruga Artur” sot flet dhe gumëzhin edhe shqip, ajo, gjallërohet e lëviz më së shumti nga shqiptarët. Italianët më 1964 ishin të parët që filluan të ngrënë tregëtinë e vogël dhe të mesme në këtë pjesë të qytetit. Por, shumë shpejtë atyre u hynë si më thënë në pjesë edhe shqiptarët, të cilët me zotësinë dhe suksesin e tyre kanë “pushtuar” tregëtin në këtë rrugë dhe anët e saj. Simbloet kombëtare shqiptare dhe flamurin shqiptarë e gjenë në të gjitha lokalet e kësaj rruge . Muzika shqiptare, ushqimi dhe gatimi me specialitete nga vendlindja i ka tërhequr mërgimtarët tanë, që ç’do ditë si lumë vërrshojnë rrugës që gumëzhin nga shqiptarët

Bregdeti i Himarës, fluks në rritje i turistëve të huaj

$
0
0

Nga Harilla Koçi/.- Andrei Pjestçinski, është një 27 vjeçar nga Polonia, me profesion arkeolog. Së bashku me një grup shokësh, bashkëkombas, të pasionuar pas motorrave, kanë ardhur në bregdetin e Himarës për të kaluar disa ditë nga qëndrimi i tyre në Shqipëri. Ata i përkasin asaj kategorie turistësh, të cilëve u pëlqen t’i kalojnë pushimet në një lëvizje të vazhdueshme, duke zgjedhur për këtë, vende të veçanta dhe të këndshme.
Andrei thotë se, udhëtimi i tyre do të vazhdojë më pas drejt Malit të Zi dhe në vende të tjera si, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia, Austria. Është një intensitet lëvizjeje, që kushtëzohet nga pasioni i tyre për motoçikletat.
HimareNë Shqipëri kanë parë vende mjaft të bukura, por në mënyrë të veçantë, bregdeti i Himarës u ka pëlqyer mjaft. “Është një zonë e veçantë, e virgjër dhe mjaft interesante”, thotë Andrei. Ai veçon plazhet e këndshme, apo resortet e komplekset turistike moderne të cilat mund t’i tërheqin mjaft turistët nga të gjitha vendet. Për Andrein, bregdeti jugor i Shqipërisë është një peizazh befasues, ku mund të kalohet mirë. Madje, në këtë drejtim i riu polak të cilit i pëlqen të eksplorojë vende ku mund të gjejë gjurmë të dukshme të të kaluarës, e vlerëson maksimalisht këtë pjesë të bregdetit të Himarës (Porto Palermon), ku ngrihet kalaja e Ali Pashës, një kishë e vogël, e vjetër, disa dhjetra metra më tej, si dhe objekte të tjera me mjaft interes. Prandaj dhe me grupin e shokëve kanë zgjedhur që të bëjnë një ditë plazh. Kanë “parkuar” motoçikletat diku në breg dhe po shijojnë ujin e kristaltë dhe bregdetin shkëmbor të Porto Palermos.
Kalaja e Himarës 3Në fakt, Andrei Pjestçinski dhe grupi i motoçiklistëve polakë përfaqësojnë atë tendencë mjaft të spikatur dhe pozitive, që po konsolidohet, veçanërisht në vitet e fundit në bregdetin e Himarës, ashtu si edhe në pjesë të tjera të bregdetit shqiptar ku, numri i turistëve të huaj ka ardhur në një rritje befasuese. Gjatë muajve të verës, në këtë pjesë të bregdetit të Shqipërisë pushojnë turistë nga mjaft vende të Evropës, por edhe më gjerë. Anglezë, italianë, zviceranë, francezë, suedezë, malazezë, gjermanë, grekë, maqedonas, këtu i ndesh shpesh. Struktura turistike e këtij bregdeti vlerësohet prej tyre e kënaqshme dhe në standarde të pranueshme.
Punonjës në kështjellën e Ali Pashës, në Porto Palermo, thonë se, gjatë këtij viti numri i turistëve të huaj, vizitorë në kështjellë, ka qenë shumë i madh. “Është një shtim që duket”, thonë ata. Në plazhet e vogla, por mjaft tërheqëse të Porto Palermos, gjen çdo ditë qindra pushues nga rrethe e vende të ndryshme. Klearko, një banor i zonës, thotë se bregdeti i Himarës ka patur gjatë këtij viti një rritje të madhe të pushuesve dhe veçanërisht të turistëve të huaj. “Nga të gjitha vende e Evropës shikon këtu, çdo ditë. Ja, ti i pe vetë polakët. Por, si ata janë të shumtë francezët, zviceranët, anglezët, gjermanët. Ka shumë nga ata që vijnë këtu me rulota dhe i parkojnë, ja, atje, në atë shesh. Por, ka edhe nga ata të rinj të huaj, që kanë ngritur kampingje për të kaluar disa ditë pranë detit”, thotë 58 vjecari.
Keshtjella e Porto Palermos, Himare, Vlore (3)Foto HNë fakt, “boom”-i turistik, është i dukshëm dhe konstatohet fare lehtë në bregdetin e Himarës. Jo vetëm nga frekuentimi maksimal i plazheve të bukura përgjatë tij, por edhe nga tregues të tjerë, sikundër është fluksi i lartë i lëvizjes së automjeteve në rrugën e bregdetit. Përgjatë saj, ndesh autovetura me targa të të gjitha rretheve të vendit dhe të të shumë vendeve të tjera.
Plazhet e vogla dhe shkëmbore të Porto Palermos, plazhet e virgjëra të Llagamit, të Livadhit, të Gjipesë, ato të Potamit, të vetë qytetit etj, kanë qenë një zbulim i vërtetë, për ata që kanë ardhur këtu për herë të parë, ndërkohë që të tjerë që pushojnë këtu prej vitesh, kanë vendosur t’i qëndrojnë besnikë përzgjedhjes. /a.ke/

Një Dasëm Shqiptare në Kumanovë në familjen mërgimtarit të 100 vjetorit të Pavarësisë!

$
0
0

Nga Ahmet ZANI/
Zejdi Halimi është personazh i veçantë i rrugëtarëve të 100 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë, 11 burrave që përshkuan në këmbë 517 km rrugë për të dërguar flamurin në Vlorë. Një eveniment që do të ruhet gjatë në kujtesë, për aktin sublim në nderim të atyre burrave që shpallsn shtetin e pavarur shqiptar më 1912 në Vlorë. Zejdiu ndodhej në emigrim prej shumë vitesh në Zvicër më familjen, dhe sapo është informuar se katër nismtarë nga Gjilani ishin nisur për në Vlorë në kambë ai nuk mund të qëndronte pa iu bashkuar këtij grupi të vogël historik, ndaj menjëherë u nis nga shteti zviceran me qëllim të bashkohej grupit. Zejdiu me një tjetër bashkombas të tij por dhe mik i familjës Qenam Hamdiu do të takoheshin me grupin e flamurit në Prishtinë. Ky rrugëtim shumë i lodhshëm me sakrifica, por këta ishin të vendosur të përshkonin rrugëtimin e tyre deri në Vlorë ndonëse muaji nëntor me kushte atmosferike të papërshtatshme në një udhëtim të tillë, por burrat e kombit nuk do të tërhiqeshin nga vendimi i tyre.
Grupi i rrugëtarëve pas disa ditësh udhëtimi ishte fati i mirë për mua të behesha protagonist të intervitoja, ndërsa Zejdi Halimi dukej tërësisht entuziast por dhe dashamirës ndaj mediave si dhe qytetarëve të cilët përshëndetnin sakrificën e tyre, dhe ndërsa Zejdi Halimi ndodhej në fundin e grupit të 11 personave histoik dhe gjithnjë kërkonte të dhuronte flamuj të cilët i kishte siguruar në një mënyrë të tijën në ditët e festës së 100 vjetorit.
Zejdi Halimi më pas…
Ndërsa grupi i shqiptarëve nga Kosova përfunduan me sukses udhëtimin duke i dorëzuar flamurin në Vlorë pikërisht në të njëjtën datë dhe orë presidentit të Repubilkës Bujar Nishani, pas dy muajve një pjesë e tyre do të takonin dhe ish- kryeministrin Sali Berisha pikërisht në zyrën e tij dhe më pas me iniciativën e Zejdiut do të ndalonin në hyrje të rrugës së Kombit në kujtim të udhëtimit. Takimi në qytetinj e Milotit ishte spontan por Zejdiu do të kërkonte pjesë nga interniari i udhëtimit si dhe do të sillte në vemendje pritjen e rezervuar në disa qytete në respektin të tyre.
Zejdiu do të niste një këngë patriotike kurbinase nga historia e Albulenës, ndërsa këtë mundësi i afrohet këtij patrioti që në arkivën e tij ruante këngë shqiptare.
Dhe ndërsa jeta e tij ishte e lidhur me emigrimin në shtetin zviceran Zejdiu do të ruante llidhje të forta me shumë familje që rastësisht ishte njohur gjatë muajt nënëtor gjatë udhëtimit në këmbë nga Gjilani në Vlorë. Përgjatë stinës së pushimeve familja e Zejdiut do të ndalonte në bregdetin e bukur shqiptar dhe padyshim nuk largohej pa takuar miqtë dhe më e veçantë është ftesa në dasmën e vajzës së tij me datën pesë gusht në Kumanovë.
54 vjeçari Zejdi Halimi të na bënte ftesën kohë më parë për të marrë pjesë në ceremoninë e dasmës së vajzës Arbenita madje ftesa e tij ishte dhe më e gjërë për shumë miq nga Shqipëria.
Udhëtimi në Kumanovë
E mërkurë katër gushti në mbrëmje do të udhëtonim për në ceremoninë e dasmës së vajzës tashmë të një miku shumë të veçantë, ndonëse nga qyteti verilindor maqedonas disa kohë më parë situata me shqiptarët ishte e trazuar. Kjo nuk do të na prishte imazhin e dasëmës që prisnim të kalonim më familjen e Zejdi Halimit këtij shqiptari në trojet etnike shqiptare ne shtetin maqedonase. Mjetit tonë në shenjë simbolike në raste gezimi të dasmave ishte zbukuruar ashtu si është dhe zakoni ynë me dy fjango nga të dy krahët. Në pikën kufitare ku ndahen dy shtete si i Kosovës me atë të Maqedonisë dhe konkretisht në atë të doganës së shteti maqedonas një grup dasmorësh hidhnin valle dhe kjo dukej qartë se ishin dasmorë ndaj dhe ne do të ndalonin të bashkoheshim me katë shqiptarë , që nuk e dinim se nga cili qytet ndodheshin, por ajo që na bashkoj ishte gezimi i përbashkët ndaj përcollëm urimet ë ndërsjellta pasi ne i prezantuam se ishin të ftuar në dasëm e mikut tonë në Kumanovë. Akrepat e orës kishin kaluar mesnatën dhe pak kohë nga udhëtimi do të mbërrinim në Kumanovë, një rrugë e gjatë në një vend të panjohur për ne. Ora tre e mëngjesit do të mbërrinim në destinacionin e duhur pranë një pike karburanti aty gjetëm dy punonjës një shqiptar dhe tjetri maqedonas. Shijuam kafen e servirur ambjentet e jashte të barit ku ndodheshin disa djem të rinj duke e shqoëruar dhe me biseda të ndërmjetme me djemtë e rinj të cilët na tregonin manyrën e bashkjetesës ndërmjet dy kombësive dhe njëri nga djemtë do të shfrynte ndaj sllavëve maqedonas.
Do të kalonim plot tre orë pranë lokalit deri sa të njoftonim Zejdiun për mbërritjen tonë, i shoqëruar me bashkëshorten e tij Saxhiden kanë mbërritur brenda pak minutash. Ajo që do në binte në sy pisëpari ishte flamuri kombëtar në ndërtesën e tij. Dikur denoheshim 20 vite burg nëse gjendej ky flamur dhe në çdo dhomë ishin të vendosur flamujt shqiptar. Brenda në shtëpi dhe pse në orët e para të mëngjesit gjetëm të afërmit e familjes ndërsa Arbenita ndodhej në kozmetikë për t’u bërë nuse ishte vajza që na bëri sebep për këtë vizitë në familjen e Zejdi Halimit i cili tregon historinë e të parëve të tij. Më pas një shëttitje në qytetin e Kumanovës duke na prezantuar thuajse në çdo detaj, si për bashkjetesën ndërmjet komuniteteve, politikat qeveritare, si dhe traditat e tyre. Njëra pjesë Kumanovës ishte tërësisht me shqiptarë dhe tjetra me maqedonas thuajse të ndara. Investime në ndërtimin e Xhamive ishte shërbesë kryesore e banorëve vendas. Investimet në shkallë minimale në infastrukturë dhe zhvillim në një pjesë të komunitetit shqiptar, madje zona në varfëri, pas mbylljes të disa aktiviteteve shtetërore. Në administratë ndodhen dhe shtetas shqiptarë, paksa të kufizuar, një ojesë e mirë janë në emigrim, në shtetet europiane dhe gjendja e tyre duke më e përmirsuar. Sakaq Zejdiu prezanton fqinjët e tij dhe shumë banorë të njohur për vizitën tonë në dasmën e vajzës së tij.
Dasma e Arbenitës do të bëhej e përbashkët me miqësinë e re, dhe mbrëmja e ceremonisë së dasmës ishte me pjesmarrjen të vetme nga femrat ndërsa një ditë më pas burrat.
Për ne miqtë ishte e pamundur të festonim dy ditë radhazi, ndërsa tërë familjarët këmbëngulnin për të qëndruar gjatë dy ditëve për të shijuar dasëm e vajzës shqiptare të këtij miku të mirë.
Emrush Haziri 76 vjeçari nga Gjilani babaj i Lutfiut kreut të komunës ishte i ftuari mik i kësaj familje por që do të shijonim me të vërtetë kënaqësinë e dasmës së Arbenitës, vajzës së këij miku të veçantë që na ka dhënë emocione tërësisht të paharruara që do të ruhen në kujtesën tonë. Një ditë e shënuar për ne duke marrë me vete emocionet dhe respektin e kësaj familje patriotike shumë atdhetare që në bisedat me këta njerëz do të lutinin Zotin për bashkimin e madhe të kufinjëve.
Kemi lënë pas Kumanovën por më së shumti një familje të miqve të përhershëm, në ndarje me emocione, lotëtë e gëzimit, duke shpresuar për t’u bashkuar në të tilla gëzime familjare si kjo në Kumanovë me Zejdi Halimin me këtë njeri që tregoj vullnetin e tij në rrugëtimin historik në 100 e Pavarsisë

Kosovë-Prizren/ Evropa fillon këtu, lançohet fushata në kuadër të DokuFest

$
0
0

Nga Behlul Jashari / PRIZREN, 15 Gusht 2015/ “Evropa fillon këtu” është fushata e nisur të premtën mbrëma në Prizren, derisa në këtë qytet më të madhin jugor të Kosovës, afër kufirit me Shqipërinë, po zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest.
Ministria kosovare e Integrimit Evropian me këtë fushatë ka për qëllim të sensibilizojë qytetarët e Kosovës për procesin e integrimit evropian.
Gjatë lançimit në kuadër të DokuFest, në qytetin e Prizrenit, zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi bëri të ditur se fushata do të përqendrohet në dy prioritete kryesore të axhendës evropiane, në procesin e liberalizimit të vizave si dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
“Përmes fushatës do të shpjegojmë se çfarë është Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, pse është e rëndësishme për Kosovën dhe çfarë përfitime do t’i sjell vendit. Krahas kësaj, do të përpiqemi të sqarojmë për qytetarët se çfarë në të vërtet nënkupton procesi i liberalizimit të vizave, apo më mirë të themi çka nuk nënkupton liberalizimi i vizave. Pra, të adresojmë keqkuptimet e shpeshta rreth këtij procesi, si çështja e studimeve, e drejta e punës e çështje të tjera”, është shprehur zëvendësministri Ilazi.
Ai ka vlerësuar se janë vetë qytetarët e Kosovës ata që kanë një rol të rëndësishëm për ta bërë realitet integrimin e vendit në BE.
Përafrimi i Kosovës me BE-në nuk është një koncept gjeografik, ka thënë Ilazi, duke shtuar se, përmes integrimit evropian vendi po kalon nëpër një proces të transformimit demokratik dhe reformimit, gjë që qon drejt përforcimit të demokracisë, përmirësimit të standardeve të jetesës dhe përafrimit të shoqërisë me atë të BE-së në çdo sferë të jetës.
“Para së gjithash, është përafrim në mëndje dhe në zemër. Procesi i integrimit të Republikës së Kosovës në BE, nuk vjen nga jashtë. Ai fillon këtu”, ka theksuar zëvendësministri Ilazi.
Nga 8 deri 16 gusht, në qytetin e Prizrenit në Kosovë po mbahet DokuFest, festivali tradicional ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër. Tema qendrore e Festivalit në këtë vit është migrimi.

Shoqata “Trojet e Arbrit” mblodhi shqiptarët nga trojet etnike në sesionin e XIII-të

$
0
0

Shkroi: Leonora Laçi*/
Me date 14 gusht në Hotel “Panorama” në Krujen e Gjergj Kastriot Skenderbeut u tubuan shqiptarë nga të gjitha trojet etnike ku u zhvillua sesioni i XIII-të shkencorë i Shoqatës Mbarëkombëtare Trojet e Arbrit. Këtë here ishte menduar që të zgjerohej në kohë dhe hapësirë, tema bosht për vetë rendësinë e vendit ku po mbahej, u titullua “ Populli shqiptar në rrjedhat e historisë, dhe roli i personaliteteve nga Epoka e madhe e Gjergj Kastriotit Skenderbeut e deri në fund të shek. XX”.
Duke filluar me himnin kombëtar, për ti lënë rradhën kujtesës së veprimtarëve të cilët janë ndarë nga jeta së fundmi, e për të vazhduar me këngën e Profesorit të nderuar Ernest Koliqit të interpretuar nga Entela Binjaku, kushtuar Kapidan Dr.Mark Gjon Markut , ku hapja u shoqerua dhe nga kënga e famshme “Therret Prizreni mori Shkodër” që është kthyer në pjesë e përhershme e aktiviteteve disa vjeçare të kësaj Shoqate.
Nuk munguan të ftuarit e nderit siç ishin: Dom Nikë Ukgjini Famulltar i Kishës së Dom Ndre Mjedës në Kukël, At Nikolla Marku prift ortodoks, Gjenerali Anton Quni, Sulejman Gjana Kryetar i Partisë Levizja e Legalitetit, Naxhi Bakalli Mjeshtër i Madh piktor, Sabri Maxhuni, Bianca Gjomarku vajza e Kapidan Ndue Gjon Markut, Aziz Salihu, e të tjerë të ftuar nderi. Në këtë simpozium pati mjaft referues për tema të ndryshme, po ashtu u mbajt dhe ekspozita fotografike e luftëtarëve të Levizjes për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar 1941-1945, nën udhëheqjen e Heroit Kombëtar Shaban Polluzha, ku ishte i pranishëm nipi i tij që ishte dhe iniciator për këtë nisëm Zahir Kastrati.
Në fjalën e hapjes e mbajtur nga krutani nipi i Mustafa Merlika Kruja, studiuesi i palodhur Eugjen Merlika u bë një pasqyrim i gjëndjes aktuale të shqiptarëve të ndarë në shtete të ndryshme, me këto fjalë:- “Ka më se njëqind vjet që populli shqiptar është i ndarë në pesë shtete, duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Problemet, me të cilët përballohemi, janë të shumta e të larmishme, por besoj se mund të kanalizohen në dy rrjedha kryesore : n’atë të zhvillimit, që përfshin ekonominë, pushtetet, jetën politike e administrative, marredhëniet me rajonin e botën, dhe n’atë kombëtar që njëjtësohet me pritmërinë e bashkimit të trojeve në entitete administrative të mirëfillta.
Po t’i shtojmë këtyre faktorëve krizën morale të klasës politike, me korrupsione në nivele shumë të larta në të gjithë përbërësit e superstrukturës shtetërore, kemi një tabllo tepër të zymtë dhe aspak premtues për t’ardhmen. Pjesëmarrja në NATO, apo marrëveshjet e shoqërizimit me BE, megjithë ndryshimin në ligjet, në përputhje me ata t’Evropës që, për ne shqiptarët, mbeten kurdoherë në zbatim funksion i ndryshueshëm i interesave të kastave të pushtetit, nuk kanë arritur të bëjnë tek ne hopin cilësor të domosdoshëm, për të hyrë seriozisht në rrugën e zhvillimit të vërtetë, si Vendet e tjera të Lindjes ish komuniste”. Studiuesi Merlika me largëpamësinë e tij përçon mesazhin e bashkimit mes njëri-tjetrit në një të ardhme jo të largët, duke vlerësuar dhe punën e kësaj shoqate ndër vite, dukë thënë:-“ Ne, si Shoqatë, duhet të punojmë për strategjinë e tij, duhet të ballafaqohemi me pjesë të tjera të shoqërisë sonë, por edhe me klasën politike e cila nuk duhet të mendojë se zotëron të vërtetën absolute.
Edhe se është shumë e vështirë, edhe se i kemi paguar shtrenjtë në të shkuarën pasojat e mosmarrëveshjeve me njëri tjetrin, edhe se sot nuk jemi ende të shëruar nga ajo sëmundje e rëndë, duhet të bëjmë një mundim të madh për të gjetur gjuhën e përbashkët. Është një detyrë e jona kundrejt së shkuarës e brezave të saj, që i vunë themelet shtetit tonë, por është më tepër një detyrë kundrejt s’ardhmes e brezave që do të vijnë, sepse jeta e tyre do të jetë më e bukur në një atdhe të bashkuar e të mirëqeverisur”.
Mes referuesve ishin emra të njohur si: Prof. Jahja Drançolli, Prof. Muhamet Shatri, Prof. Riza Sadiku, Xhemal Meçi, Prof. Bajram Xhafa, Rukije Rama, Fatbardha Saraçi Mulleti, Leonora Laçi, Frank Shkreli, Klajd Kapinova, Tomë Mrijaj, Kastriot Vesalaj, Mërgim Korça, Lekë Tasi, Dr.Qazim Shehu, Kastriot Veselaj, Sabri Maxhuni Novosella, Mehmet Gjoshaj, Valon Bytyçi, Rezehana Hysa, Selman Etemi, Nue Oroshi, Prof. Ermelinda Kashah, Ervis Reçi, etj. Përveç referimeve për tema të ndryshme u bë dhe promovimi i veprës së fundit “Gjeneza e familjes Mrijaj ndër shekuj “të studiuesit nga SHBA Tomë Mrijaj sekretar i përgjithshëm i Lidhjes së III të Prizrenit ndërkohë dhe pjesë e kryesisë së Shoqatës Trojet e Arbrit, për këtë vepër u mbajtën dhe disa recensione kjo vepër është ndërtuar me argumente historike, përmes një mjeshtërie artistike dhe stili të këndshëm tërheqës, ç’ka e bën lexuesin të futet dhe përjetoi thellë ngjarjet e tij, për të mos u shkëputur deri në përfundim të plotë. Kujtimet, nuk janë veç një rrefim apo monografi familjare, që i intereson vetëm familjes Mrijaj (për të cilën flitet), por ka shumë faktime historike, që i interesojnë historianëve dhe studiuesve. Këtu njeri pas tjetrit, përmenden figura të shquara të kombit dhe nacionalizmit shqiptarë, emra të mëdhenj, si: Kapidanët e Mirditës, Preng Bibë Doda, Marka Gjoni, Gjoni i Marka Gjonit, Ndue Gjon Marku; klerikët, laikët dhe politikanët e kohës, si: Pader Engjëll Palaj O.F.M., Pader Pashk Prelaj O.F.M., Pader Marjan Prelaj O.F.M., Pader Tomë Xhaja O.F.M., Dom Pjetër Berisha, Dr. Mons Zef Oroshi, Dom Anton Kçira, Prof. Ernest Koliqi, Kolë Bibë Mirakaj, Prof. Rexhep Krasniqi, Kolonel Xhemal Laçi, Prof. Zef Nekaj, Ismet Ukë Sadik Berisha, e të tjerë, që kanë kontribuar në çaste vendimtare të historisë, duke mbetur pjesë e pandashme e saj.
Në sesion u shpërnda mes studiuesve dhe libri i XII-të E djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike, ku janë të renditura kumtesat e sesionit të XII-të të mbajtur në Gjakovë një vitë më parë.
Shoqata Trojet e Arbrit si promotore e shkrimit të së vërtetës historike dhe zbardhjen e figurave për të cilat ka qënë e ndaluar të flitet, për disa vite me rradhë ka fituar besimin e studiuesve për seriozitetin që e karakterizon duke nxjerr në botim kumtesat që referohen, ku librat e saj arrijnë deri në 700 ose 800 faqe. Dhe këtë sesion pati tema interesante duke qenë gjithëpërfshirëse nga Figura e Lekë Dukagjinit dhe kanuni i tij, Skenderbeu heroi ynë kombëtar, për të vazhduar me figura si; Preng Bibë Doda, Imzot Nikollë Kaçorri, Don Shtjefen Kurti, Bedri Pejani, Hasan Prishtina, Mustafa Kruja, Fan Noli, Zef V.Nekaj Abaz Kupi, Shaban Polluzha, Dr. Ibrahim Rugova, Arshi Pipa, për tu ndalur dhe në ngjarje historike siq ishte Beteja e Kosovës 1448, Luftrat Botërore dhe Shqiptarët, Kolaboracionizmi e të tjera çështje që akoma kanë nevojë për zbardhje nga studiues të zhveshur nga ideologjia komuniste, dhe për tu parë nga një pikëpamje tjetër.
Këto çasje të reja të historisë janë qëllimi i kësaj shoqate, pasi siç shihet shqiptarët megjithëse jetojnë në demokraci nuk kanë ndryshuar botëkuptim dhe duhet ende shumë kohë për të ndryshuar mendimet e rrënjosura në venat e këtij populli. Dhe më vend është shprehja” Kush harron të kaluarën është i destinuar ta përseris atë”. Dhe studiuesja Fatbardha Mulleti Saraçi me kumtesat e saj dhe veprat disa vëllimore është përpjekur të shkruaj të zezën mbi të bardhë, për të mos harruar të kaluarën ky popull, studiuesja Saraçi ka shkruar dhe vazhdon të shkruaj për luftën e klasave, për femrën e përvuajtur, për ato gra që preferuan vetëflijimin para torturave çnjerëzore të regjimit komunist në vend të dorëzimit, , ku ky regjim nuk kurseu as elitat intelektuale, ajo shkruan për dhimbjen njerëzore, për gjenocidin që bëri Shqiptari ndaj Shqiptarit.
Të gjitha këto tema bashkojnë copëzat e historisë së kombit Shqiptarë dhe janë historia ndryshe, që shumë Historianë të historisë zyrtare, nuk guxojnë të thonë të vërtetën por vazhdojnë akoma të shkruajnë atë që kanë shkruar dje, vazhdojnë akoma të gënjejnë gjoja se po bëjnë shkencë, por me një ndryshim, dje ishin të detyruar të gënjejnë ndërsa sot gënjejnë sepse nuk duan të besojnë ndryshe.
17 gusht, 2015 Shkodër
*Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës Trojet e Arbrit.

ÇIKAGUA, NË ZEMRËN TIME

$
0
0

Përshkrime udhëtimi nga Luan Çipi/
Në Çikagon e pafundme, kam lëvizur me makinë në tregtore për psonisje, në klinike mjekësore për vizitë, në shkollë për të shoqëruar nipin, në kafenetë dhe çajtoret e qoshkave për kafe, në dreka e në darka te shokë e miq. Po kështu kam shëtitur më këmbë, disa kilometra në ditë në rrugët e afërta Rozvelt, Miçigan, Indjana, deri te Milja Magjike, apo te Kullat e Ujit, në Zonën Muzeore dhe për rreth bukurive mahnitëse të “Parkut të Madh” buzë liqenit Miçigan, si dhe me makinë e tren në veri, në jugë e në perëndim, drejt Oak Parkut, Universiteteve, Spitaleve, Aeroporteve dhe në qendrat rajonale për rreth.
Duke qëndruar për disa kohë në Çikago nuk mund të rija indiferent për të mësuar dhe aspekte interesante të pozicionit gjeografik, ekonomisë, demografisë dhe të historikut të këtij qyteti gjigant, ndaj pyeta dhe u konsultova edhe me literaturën përkatëse, nga ku nxora disa njohuri e tregues të veçantë për këtë qytet të rëndësishëm të Amerikës, me të cilin duket kanë lidhur pazgjidhshmërisht fatin edhe djali, nusja dhe nipat e mi.
Çikago është qyteti më i madh në shtetin e Illinois të Sh.B.A. Me rreth 2.7 milion banorë, është qyteti me dendësi më të lart në botë dhe pas New Yorkut dhe Los Angeles është qyteti i tretë më i populluar në SHBA.
Çikago u vendos në tokën mes Liqeneve të Mëdha dhe pellgut të lumit Misisipi. Sot, qyteti mban statusin si një qendër e madhe për telekomunikacionet, industrinë dhe infrastrukturën. Mjafton të themi se Aeroporti Ndërkombëtar i Çikagos, O’Hare, për volumin e transporteve të pasagjerëve dhe të mallrave, është i dyti në botë.
Në vitin 2008, qyteti i madh turistik priti 45.6 milion vizitorë vendas dhe të huaj.
Në vitin 2010, zona metropolitane e Çikagos siguroi kreun, për produktit e brendshëm bruto (PBB), midis të gjitha qyteteve më të mëdha të botës.
Qyteti është një qendër për biznes dhe financat dhe është klasifikuar në këto drejtime gjithashtu, si një qytet që mban nivelet më të lart në botë. Gjatë mesit të shekullit të 18, zona që u quajt Çikago, ishte e banuar nga një fis amtar amerikan, i njohur si Potawatomi.
Qyteti i Çikagos u themelua më 12 gusht 1883 me një popullsi prej vetëm rreth 200 banorësh. Brenda shtatë vitesh kjo u bë 4.000, për të arritur rekordin e tanishëm. Emrin “Chicago” është nxjerrë nga një pasqyrim francez i shikaakwa amtare amerikane, e përkthyer si “qepë egër”, ose “hudhër e egër”, nga gjuha Miami.
Çikago qytet, u shfaq shpejt si një qendër e rëndësishme e transportit midis shteteve lindore dhe perëndimore të Amerikës. Hekurudha e parë në Çikago u ndërtua në vitin në 1848, kur u hap edhe kanali Illinois dhe Miçigan, që mundësoi lëvizjen e anijeve me vela të Liqenit të Madh për ta lidhur me lumin Misisipi.
Çikago ka përjetuar rritjen e popullsisë më të shpejtë në botë, që kërkoi investime në infrastrukturë. Në shkurt 1856, plani Chesbrough, për ndërtimin e Çikago-së dhe sistemi i parë i Shteteve të Bashkuara për kanalizim, është miratuar njëkohësisht nga Këshilli i Përbashkët. Projekti shërbeu për ta nxjerrë Çikagon nga balta e saj dhe prej ujërave të zeza dhe për përmirësimin e shëndetit të qytetit. Mbeturinat industriale, pas kësaj, rrjedhin në lumin Çikago dhe prej andej në liqenin Miçigan, duke mos ndotur më burimin kryesor të ujit të freskët për qytetin. Qyteti ndryshoi kështu drejtimin e lumit Çikago në mënyrë që uji të rrjedh nga Liqeni Miçigan në lumë.
Në shekullin e 19, Çikago u bë një qendër e rëndësishme hekurudhore dhe hallka më e rëndësishme e sistemit të standardizuar hekurudhor të Zonave të Amerikës së Veriut .
Në 1893, Çikago priti Ekspozitën Kolumbiane Botërore pikërisht , për sfidën dhe çudinë e të gjithëve, në ish-kënetë. Ekspozita tërhoqi 27.5 milion vizitorë, dhe është konsideruar si ngjarje e madhe dhe më me ndikim në historinë ekonomike të botës.
Universiteti i Çikagos u themelua në vitin 1892 në të njëjtin vend ku gjendet dhe sot, në krahun Jugor.
Çikago njihet në histori si qendra iniciatore e lëvizjes punëtore për të drejtat e punës, qysh nga 1 Maji i viti 1886.
Në vitin 1920 në Çikago u shfaqën mbi 1000 banda me gangsterë, duke përfshirë edhe Al Kaponen famëkeq.
Ndërmjet 1910 dhe 1930, popullsia e zezë e Çikagos u rrit nga 44 mijë në 234 mijë. Kjo solli një ndikim të madh kulturor. Ishte gjatë kësaj vale që Çikago u bë një qendër për muzikë të xhazit, me King Oliverin e dëgjuar.
Më 2 dhjetor, 1942, fizikani Enriko Fermi realizoi këtu, ne Universitetin e Çikagos prodhimin e kontrolluar të bombës bërthamore, si pjesë e Projektit Manhattan top-sekret dhe që shpejtoi përfundimin e kasaphanës së luftës së dytë botërore.
Ndryshimet strukturore në industrinë, në vazhdimin e viteve, shkaktuan humbje të mëdha të vendeve të punës për punëtorët më të pakualifikuar. Në 1966, qyteti priti trazira, që nën udhëheqjen e Martin Lyter Kingut, siguruan më shumë liri dhe të drejta demokratike.
Çikago është një bastion i Partisë Demokratike dhe ka qenë shtëpia e shumë politikanëve me ndikim, duke përfshirë edhe Presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Çikago gjendet në verilindje të Illinois, në kufirin jugperëndimor të liqenit Miçigan. Qyteti shtrihet pranë ujërave të ëmbla të Liqeni i Miçiganit, dhe dy të lumenjve, lumit Çikago në qendër të qytetit dhe lumit Llullë.
Kur qyteti u themelua në vitin 1833, shumica e ndërtimit të hershëm filloi rreth lumit Çikago.
Çikago ka një sistem të përsosur rrugësh: Lake Shore Drive shkon ngjitur me një pjesë të madhe të tokës buzë liqenit. Paralel me këtë arter të rëndësishëm, shtrihen qendra pushimi dhe argëtimi të rëndësishme. Disa prej parqeve ujore përgjatë rrugës dhe afër saj, përfshijnë Lincoln Park, Grant Park, Burnham Park dhe Jackson Park. Njëzetë e nëntë plazhet publike janë shtrirë gjithashtu edhe përgjatë bregut. Deponia, shtrihet në një pjesë të liqenit, duke siguruar hapësirë për Navy Pier, veriu Island, Muzeu Campus, dhe pjesës të madhe të Konventës Mc Cormick Center. Shumica e godinave të qytetit të rrjetit komercial dhe banesor, gjenden po në afërsitë e vijës ujore.
Qyteti shtrihet brenda zonës së lagësht, me klimë kontinentale, dhe përballet me përvojat e katër stinëve të dallueshme. Verërat janë të ngrohtë dhe të lagështa, me një temperature mesatare ditore prej 24.2 ° C. Temperatura normale në verë nuk arin të tejkalojë 32 ° C në 21 ditë. [42], Dimrat janë të ftohtë, me dëborë dhe me erë, me disa ditë me diell, dhe me një mesatare prej -4,7 ° C . Temperaturat shpesh (43 ditë) qëndrojnë nën zero për gjatë gjithë ditës, ndërsa pranvera dhe vjeshta janë sezonet e butë me lagështi të ulët.
Sipas Shërbimi Kombëtar të Çikagos, temperatura zyrtare prej 42 ° C është regjistruar më 1 qershor 1934 dhe më 11 korrik 1936. Temperatura më e ulët e -33 ° C është regjistruar më 20 janar 1985, [43] . Qytetarët normalisht mund të përjetojnë temperatura ekstreme të dimrit të ftohtë që mund të zgjasë për disa ditë rresht
Rezultati i zjarrit të madh që ra në Çikago ishte njëkohësisht shkak i bumit t ë madh të ndërtimit. Ndoshta ngjarja më e veçantë e asj kohe ishte zhvendosjen e shumë prej arkitektëve më të shquar të kombit nga New England në Çikago.
Në 1885 nisi ndërtimi i qiellçarëses së parë prej çeliku. Sot Çikago ka qendrën më të lart në botë dhe me dendësi më të madhe banoresh. Aktualisht, katër ndërtesat më të larta në qytet janë Willis Tower, Trump International Hotel, Kulla te Qendra Aon (më parë kulla e naftës Standard Building), dhe kulla John Hancock Center.
Më shumë se një vend fantastik për fansat e sportit, qyteti i erës, konsiderohet gjithashtu dhe vendlindja e arkitekturës moderne amerikane. Pas Zjarrit të Madh në vitin 1871, në Çikago u krijua mjaft vend i lirë.
Arkitektë nga më të mirët e botës që u vendosën në Çikago krijuan disa prej ndërtesave më të paharrueshme në botë. Për të pasur idenë se si duket qyteti, mbani parasysh se fjala “qiellgërvishtës” u krijua pikërisht në këtë qytet.
Gjatë periudhës së rindërtimit, në Çikago u ndërtuar rrokaqiell i parë në botë në 1885, duke u përdorur çeliku si skelet ndërtimi .
Projekte të mëdha të ndërtimit, duke përfshirë Sears Tower (tani e njohur si Kulla Willis, e cili në vitin 1974 u bë ndërtesë më e lart, në botë), Universiteti i Illinois në Çikago, McCormick Vendi, dhe O’Hare Internacional Airport, u ndërmorën gjatë qëndrimit Richard J. Daley ‘s si Kryetar Bashkie, familja e të cilit formoi në këtë qytet, një dinasti drejtimi e ndikimi shumë vjeçar, deri në Shkurt të vitit 2011, në ditët e qëndrimit tonë këtu.
Çikago është gjithashtu një qendër e shquar në stilet e zgjedhura të ndërtimit. Kështu dallohen, veç të tjerave, katedrale e kisha të stilit anglikan, roman, polak, grek etj. Një nga rrethinat e Çikagos, Oak Park, është shtëpia e arkitektit kryesor, të famshmit Frank Lloyd Wright.
Çikago dallohet edhe për sistemin e kryqëzuar bukur të rrugëve që e përshkojnë atë tej e tej.
Western Avenue, është një nga rrugët më të gjatë urbane në botë. Rrugët e tjera kryesore janë: Belmont Avenue, Anija Road, dhe Divizioni Street.
Mbi një e treta e popullsisë së qytetit është e përqendruar buzë liqenit (nga Rogers Park në veri te South Shore në jug). Këtu shtrihet dhe zona e parqeve të pushimit, plazhet, qendrat verore sportive, qendra muzeore, etj.
Çikagoja është qendër e rëndësishme e arsimit, kulturës, artit, sportit, kinematografisë dhe gazetarisë si dhe, pse mos ta themi, e kulinarisë dhe e jetës se gjallë e aktive të banorëve të saj, të mbledhur këtu në shekuj, nga mbarë bota.
Është për t’u cilësuar aktiviteti teatror, me dy trupa shumë të njohur: Komedi doli-Second City dhe IO, (i njohur më parë si Improv Olympic). Kompanitë teatrore Chicago përfshijnë Teatri Steppenwolf Company (në anën veriore të qytetit), Teatri Goodman, dhe Xhennete Fitorja Theater. Çikago ofron argëtim Broadway-stil, në teatro të tilla si Ford, Qendra e Arteve, Teatri Oriental, Cadillac Palace , Universitetit Roosevelt, Kulla e Ujit, Teatri Harris, Opera House, Opera Lyric.
Qyteti ka qenë një epiqendër për furi kulturë që nga vitet 1980, si dhe për rima të tjera moderne.
Qyteti është përmendur për ekipe sportive të famshëm e deri
kampion Amerike e Bote, si në basketboll, futbollin amerikan dhe boks.
Në mbyllje dua të ndalem e të them më gjatë dy fjalë për kulinarin e Çikagos. Diku lexova në internet se Çikagos i thonë edhe “qyteti i biftekut”. Edhe këtu në Amerikën e punës, mesa duket, njerëzit e kanë mendjen edhe te pjata, si një nga dy kënaqësitë kryesore të jetës. Dhe unë për këto kënaqësi të veçanta, megjithëse burrë në moshë të thyer, bëra gjithë atë aventurë turistike, aq sa desh humba rrugëve të Londrës.
Në Çikago provuam pjata gjelle në disa restorante për drekë dhe për darkë. Dreka është e ç’është, se diku të jep kënaqësi për cilësinë dhe shërbimin, por darka me gati dyfishin e madhësisë së pjatës së drekës, të lë pa mënd e të “deh” pa pirë. Kjo, si në lokalet e qendrës së Çikagos, po dhe sidomos në restorantet e famshme masive “ÇizKejk Fabrikë”. Të tilla ka kudo. Ato janë vendosur në godina të zakonshme, atje ku ka më shumë dendësi banorësh. Natyrisht në Çikago ka restorante tepër luksoze për të pasurit. Lokalet që pash unë janë jo me shumë zbukurime e arkitekturë të posaçme dekorative, apo me kthina të veçanta intime, (siç kam parë në Roterdam, Bruksel, Toronto, Stamboll e gjetiu}, po salla të mëdha praktike për qindra bujtës. Kudo shërbimi, qysh në pritje e shoqërim dhe sidomos buzëqeshja dhe sjellja e kamarjerëve të shërbimit, (si dhe në qytetet e tjera), është e
jashtëzakonshme. Kjo shpjegohet se këtu kamarjerët paguhen fare pak nga pronari i tyre dhe mbahen e plotësohen nga shpërblimet e klientëve, pra direkt se si të shërbejnë më së miri e të buzëqeshin deri në lajkatim. Po çmimet, mund të pyes kush. Ato ishin më të të ulta se në shtetet e tjera dhe të krahasuara me Shqipërinë, (po të gjykojmë nga gramatura), ishin të barabarta, ose më të lira.
Unë një herë te një lokal i “ÇizKejk Fabrik” afër Aeroportit O’Heri porosita, veç të tjerave, një pjatë makaronash me karkaleca deti. Jam vlonjat, lindur e rritur në bregdet dhe lokalet e Jonufrës së sotme të bregdetit të Vlorës p.sh janë të vlerësuara edhe nga turistët e huaj, por befasinë që më solli në shije dhe “ngopje” kjo pjatë, në këtë lloj restoranti dhe kënaqësinë që më krijoi, jo vetëm që nuk e kisha hasur kund, po besoj se do ta mbaj mend për shumë kohë. Një herë tjetër porosita biftek viçi dhe veç kënaqësisë që ndjeva, nuk munda të përtyp as gjysmën e tij. Çudia ishte në fund, kur vet kamarjeri të sjell ambalazh të posaçëm dhe ti, merr pjesën që nuk e ke ngrënë dhe që domosdo ngaherë ngelet, për ta shijuar të nesërmen në shtëpi, me po të njëjtën kënaqësi. Tjetër ndjesi e mirë ishte buka me ingridentë ngjyrëkafe e errët,me shije krejt të veçantë,
e ngrohtë sikur sapo të ketë dalë nga furi, si dhe gotat me ujë të ftohtë me akull, që ngelen gjithnjë plotë, se një kamarjer i posaçëm “i ushqen” në vazhdimësi.
Një ditë tjetër, kur festuam datëlindjen e Adelës, nuses së djalit tonë, shkuam në restorantin e famshëm të kullës “ Xhon Hankok”, që është një nga kullat më të larta të Çikagos, që arin në kulmin e saj 344 metro lartësi dhe ka 100 kate. Ajo, kur u ndërtua në vitin 1968 ishte ndërtesa më e lart në botë.
Te porta kryesore e kullës, pasi na kontrollohet bagazhi i makinës dhe pritet bileta e parkimit, na hapet trari dhe na lejohet kalimi. Lëvizim me makinë në formë spirale brenda ndërtesës, si të ngjiteshim në Llogora, deri sa parkojmë në katin e nëntë. Nëpërmjet ashensorit super të shpejtë, aqsa në ato pak minuta ndiem dhembje koke e zhurmë në vesh, kalojmë para dhe të shoqëruar zëmë vendet në katin e nëntëdhjetë e pestë, në tavolinat e rezervuara buzë dritareve të stërmëdha. Një pamje madhështore u hap para nesh dhe ndërsa aty afër poshtë shihen qiellçarëse të tjera, më tej shfaqet deri në rrethinat, qytetit i madh dhe liqeni i pafund. Makinat që lëvizin kudo në rrugët aty poshtë duken si bubuzhina dhe njerëzit si miza dheu.
Sapo ulemi dy kamarjerë të veshur me uniformë të zezë shtrojnë pjata, lugë, pirun e thika dhe mbushin gotat me kafe, ujë me akull dhe me përzierje lëngjesh të freskëta frutash. Na duhet të ngriheshim vet secili, për të shkuar disa herë te vitrinat ekspoze të ushqimeve të parapërgatitura. Ato i gjetëm të renditura njëra pas tjetrës bukur e që të ndillnin oreks, q ë nxirrnin avull dhe aromë beharnash, shumica duke zier ende në kusitë e posaçme të mbyllura me kapak. Kishte aty supa, sallata, gjellë me mish, dhe mishra gjithfarësh, qofte, dhjetëra lloje sallamesh, peshk e karkaleca, djathëra shumëllojtë dhe fruta të freskëta të të gjitha klimave , në dhjetëra lloje e në cilësi shumë të pëlqyera. Të prishej mëndja nga shumëllojshmëria e asortimenteve, saqë nuk dije kë të zgjidhje. Me një kuotë të caktuar dollarësh, natyrisht shtrenjtë, mund të haje aty për gjithë ditën ç’të doje dhe sa të
doje.
Do kthehem në Shqipëri, në Vlorën time të dashur, po këtu lë, jo vetëm djalin tim të vetëm, nusen, dy nipa dhe mbesën time, të lidhur fort me Amerikën. Këtu lë dhe shokë e miq të dashur, po, mbi të gjitha, si pjesë të zemrës sime, bashkë me ta, lë dhe dashurinë e madhe për Amerikën, ku kaloi rininë e tij, si Vatran i hershëm babai im. E lë Çikagon dhe shokët e miqtë, të shumtë e të mirë që kam, po lë njëkohësisht, një pjesë të zemrës dhe të mendjes sime, që nuk guxon kush ta shkul dot prej këndej.
Çikago, Mars.24.2011
Pjesë e Librit të Luan Çipit “NGA LLOGORAJA NË NIAGARË”

Ambasadori Delawie: SHBA kanë qenë miq të palëkundur të Kosovës që prej hapjes së Zyrës Informative në vitin 1996

$
0
0

-Jahjaga: Së bashku do të thellojmë partneritetin dhe miqësinë permanente mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës/
-Ambasadori i ri i SHBA-ve, Greg Delawie dorëzon letrat kredenciale dhe shëtiti më këmbë shesheve të Prishtinës/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 21 Gusht 2015/ Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, sot pasdite dorëzoi letrat kredenciale në pritjen me ceremoni solemne shtetërore te presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, bashkë me të cilën edhe shëtitën më këmbë shesheve të Prishtinës, pasi dhanë edhe deklarata për mediat.
Brenda takimit, pas ceremonisë zyrtare të dorëzim-pranimit të letrave kredenciale, Presidentja Jahjaga i dëshiroi mirëseardhje dhe punë të mbarë ambasadorit Delawie, dhe më pastaj biseduan për çështje të aktualitetit në Kosovë, sundimin e rendit dhe të ligjit, forcimin e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ekstremizmit, rrugën evropiane të Kosovës dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Presidentja Jahjaga dhe ambasadori Delawie theksuan rëndësinë e partneritetit dhe të miqësisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe SHBA-së dhe nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit. Ata thanë se përparimi në fushën e sundimit të ligjit do të ndihmojë vendin edhe në hapjen e perspektivës ekonomike dhe krijimin e një klime të mirëbesimit për investime të huaja.
Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, e falënderoi Presidenten për mikpritjen e ngrohtë dhe theksoi rëndësinë e thëllimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Ambasadori Delawie fillimisht me mirëdita të gjithëve, duke folur edhe shqip.
“Faleminderit Presidente Jahjaga për mikpritjen e veçantë që ju dhe stafi juaj na ofruat sot. Kam nderin që përfaqësoj presidentin Obama dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtu në Kosovë. Jam krenar që po i bashkohem listës së gjatë të zyrtarëve amerikanë që mund t’ju quajnë juve – dhe Kosovën – miq”, u shpreh ai.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës , vijoi ambasadori Delawie, kanë qenë miq të palëkundur të Kosovës që prej hapjes së Zyrës Informative në vitin 1996.
“Tash, përderisa po bëhemi gati që me zell ta shikojmë ndërtimin e ambasadës së re gjatë mandatit tim, bashkëshortja ime Vonda, fëmijët tanë, Torrence dhe Fred dhe unë jemi shumë të lumtur që jo vetëm do ta kemi rastin t’i shohim vendet historike dhe kulturore në Kosovë, por edhe t’i shijojmë bukuritë e saj natyrore. E kam në plan që të zhytem në këtë menjëherë gjatë kësaj fundjave”, tha ai.
Po ashtu, vijoi ambasadori Delawie, i pres me padurim bisedat me prijësit qeveritarë, grupet afariste dhe me shoqërinë civile. E di se do të dëgjoj shumë për sfidat e shumta me të cilat përballeni, por edhe idetë tuaja të mira për vazhdimin e partneritetit tonë të fuqishëm përmes së cilit mund të arrijmë edhe më shumë suksese dhe të arritura.
“Jam i bindur se, duke punuar së bashku, udhëheqësit kosovarë mund ta vazhdojnë ta çojnë përpara sundimin e ligjit ta forcojnë sigurinë rajonale, të ndërtojnë institucione të fuqishme demokratike dhe ta vazhdojnë punën e rëndësishme për të ofruar mundësi ekonomike për të gjithë”, theksoi ai.
Po ashtu, tha ambasadori amerikan, pres me padurim t’i takoj të rinjtë e Kosovës, për të mësuar nga brezi i prijësve të ardhshëm rreth sfidave me të cilat përballet vendi.
“Ishte kënaqësi dhe nder që mora pjesë në këtë ceremoni sot, e cila shënon fillimin zyrtar të punës sime me Qeverinë e Kosovës. Mezi po pres që t’ia filloj punës. Ju faleminderit shumë”, përmbylli deklaratën ambasadori Delawie.
Presidentja Jahjaga tha se, kishte nder të jashtëzakonshëm që t’i uroj mirëseardhje në Kosovë, ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie dhe familjes së tij, dhe t’i uroj punë të mbarë në detyrën e re në Kosovë.
“Së bashku, z. Ambasador, ne do të thellojmë partneritetin dhe miqësinë permanente mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ajo.
Presidentja e Republikës theksoi se, kemi kaluar një rrugë të gjatë për ta bërë Kosovën shtet dhe se, sot shteti ynë është promovues i paqes, sigurisë dhe stabilitetit, një demokraci e re dhe dinamike, në përpjekje të vazhdueshme për t’u përmirësuar, për t’u shndërruar në vend ku sundon rendi dhe ligji.
“Ambasador, në këtë rrugëtim populli i Kosovës ka gëzuar besimin e shtetit tuaj dhe mbështetjen e tij të pakursyer për t’i realizuar idealet dhe vlerat tona të përbashkëta. Kosova mbetet e palëkundur në këtë përkushtim. Përparimi i Kosovës është i jashtëzakonshëm. Natyrisht, neve na presin shumë punë për ta bërë këtë përparim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm”, u shpreh Jahjaga.
Ajo theksoi se, përpjekjet tona të përbashkëta kam besim se do ta mundësojnë ndërtimin e shtetit gjithëpërfshirës, dhe shtetit të së drejtës, që hap perspektivën për secilin qytetar, pa dallim dhe që e afron shtetin e Kosovës drejt qëllimit për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
“Kosova ka dëshmuar se është shtet që i kupton seriozisht obligimet e veta ndërkombëtare dhe që jemi partnerë të rëndësishëm në konfrontimin e sfidave globale që kërcënojnë sigurinë tonë të përgjithshme. Mbetet synim i ynë që të bëhemi pjesë e pandashme e organizatave dhe mekanizmave ndërkombëtarë për ta dhënë kontributin tonë në axhendën e përbashkët”, tha Jahjaga.
Ne, vijoi Presidentja kosovare, kemi treguar përkushtimin për ndërtimin e marrëdhënieve të mira në rajon dhe i kemi hapur rrugën bashkëpunimit përmes dialogut dhe përmes arritjes së marrëveshjeve për ta bërë paqen të qëndrueshme dhe për t’i hapur perspektivën tërë rajonit.
“Ambasador Delawie, më lejoni që edhe njëherë t’ju shpreh mirëseardhjen time, në emër të popullit të Kosovës dhe të institucioneve të saj, duke u përkushtuar gjithnjë në partneritetin dhe miqësinë, vlerat dhe idealet që dy vendet tona i ndajnë së bashku”, tha në deklaratë Jahjaga.
Presidentja Jahjaga dhe ambasadori i SHBA-së, Delawie, bën një shëtitje në qendrën e qytetit të Prishtinës ku vizituan edhe panairin “Java e Mjedrave” që promovon prodhimin vendor dhe që mbështetet nga USAID-i.
Ambasadori amerian derisa ecte në sheshet Ibrahim Rugova, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e Nëna Terezë, ku vizitoi edhe panairin e mjedrave që promovon prodhimin vendor dhe që mbështetet nga USAID-i, u mirëprit e përshëndet përzemërsisht nga shumë qytetarë, edhe duke u takuar me shtrëngime duarsh.
Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pret sot në takim ambasdorin e ri të SHBA-ve, Greg Delawie, i cili ka mbërritur dje në Prishtinë.
Ambasada Amerikane në Prishtinë në 30 mars njoftonte se, Presidenti Obama ka nominuar Greg Delawie-n që të shërbejë si ambasadori i ardhshëm i SHBA-ve në Kosovë.
Në fjalën në ceremoninë e betimit si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, në 24 korrik 2015, Delawie mes tjerash është shprehur: “Besoj që qytetarët e Kosovës e ndajnë vizionin tonë. Aspiratat e tyre e përfshijnë Kosovën si shtet demokratik, shumetnik, të njohur dhe në paqe me fqinjët e vet, me një qeveri që funksionon mirë dhe që e zbaton sundimin e ligjit dhe që është e lirë nga korrupsioni. Edhe ata e dëshirojnë një Kosovë që është në rrugë të qëndrueshme drejt anëtarësimit në institucionet kryesore evropiane. Dhe ata dëshirojnë një Kosovë ku me arsye mund të presin të gjejnë vende pune që do t’u ofrojë familjeve të tyre të ardhme pozitive”.
Në 6 korrik, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në takimin e lamtumires e dekoroi ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Ibrahim Rugova”, për kontribut të veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit në Republikën e Kosovës.
SHBA-të janë vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Kosovë. Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë, para mëse 19 viteve, në 6 qershor 1996, që u bë nga Nënsekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum, shënonte vendosjen e pranisë amerikane në Kosovë në rrethana të veçanta.
“Hapja e përfaqësisë amerikane në kryeqytetin e Kosovës është festë për kosovarët dhe përjetohet si një moment shumë i rëndësishëm dhe historik për të ardhmen”, raportoja nga korrespondentura e ATSH në Prishtinë atë ditë të lume gëzimi para 19 viteve..
Në 6 prill 2008 Zyra e SHBA-së në Prishtinë u bë Ambasadë, ndërsa më 18 korrik, po atë vit historik të shpalljes së pavarësisë, Tina Kaidanow është betuar si ambasadore e parë amerikane për Republikën e Kosovës.
Në 5 maj 2015, në Prishtinë u zhvillua ceremonia e përurimit të fillimit të ndërtimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e institucioneve më të larta kosovare, si dhe të ambasadave në Kosovë.
“Ky moment shënon fillimin e ndërtimit të shtëpisë tuaj të përhershme në Kosovë, në shtetin tonë të ri qytetarët e të cilit u janë përjetësisht falënderues dhe mirënjohës për rolin e guximshëm dhe historik që keni në bërjen e Kosovës shtet”, theksonte presidentja e Republikës duke iu drejtuar ambasadores së SHBA-ve.


Me arbereshet ne Falconara Albanese

$
0
0

Reportazh/
Në Kalabrinë e brigjeve të Tirrenit qyteza më e njohur dhe më e rëndësishme e “gjegëve” të zonës është Falconara Albanese.
Në autostradën Salerno-Rexho Kalabria, menjëherë sapo kalon Paola-n (qytezë kalabreze), tabelat rrugore të japin drejtimin për në Falconara e në udhëkryqin e parë drejt saj gjen të shkruar në shqip Fallkunarë.
Mali përballë është guida drejt “gjegëve” të Tirrenit. Kthesat janë aq të shumta, rruga e ngushtë e shtruar mirë, tek-tuk ndonjë makinë, e sy brenda tyre që të shikojnë kuriozisht deri sa humbet pas anës së malit. Herë majtas, herë djathtas, gjithnjë e në ngjitje duke shpresuar që përballë të shfaqet Fallkonara.
Asnjë shtëpi nuk ndesh buzë rrugës, veç nga një anë pyje e nga ana tjetër një masë e pafundme deti e qielli, lidhur në një ngjyrë unike që të lë pa frymë nga bukuria.
Gjendesh gjithnjë e më lart duke iu larguar detit e duke përshkruar malin rreth e qark. Kur mbërrin pothuajse në majë të tij, 700 metra mbi nivelin e detit e krejtësisht në anën e kundërt të asaj pjese që më parë shihte në horizont Tirrenin, shfaqet Fallkunara.
Banorët e parë të Fallkunarës ishin shtatë familje shqiptare të ardhur nga Kruja e Shkodra. Quheshin: Musacchio, (pa dyshin Muzaka në shqip), Candreva, Manes, Staffa, Fionda, Scuragreco e Ioschi. Familjet Musacchio, Scuragreco e Ioschi janë zhdukur e veç nga kjo e fundit ka mbetur toponimi i një përroi në rrethinat e Fallkonarës i quajtur “Përroi Josh”.
Legjenda popullore që arbëreshët kanë ruajtur e që i tregojnë çdokujt që i pyet se s’dinë mbi historinë e vendndodhjes së banorëve të parë në këtë tokë, thotë se brigjet e deti Jon qenë destinacioni i këtyre shtatë familjeve të larguara nga Shqipëria për t’i shpëtuar pushtuesve turk. Bregdeti jonik për afërsinë territoriale e lidhjet miqësore midis dy popujve duhej të ishte vendqëndrimi i kërkuar nga ata. Të gjendur në det, stuhia e fortë e një nate i shtyn në ngushticën e Messinës duke i detyruar të ndërrojnë drejtim. Vazhduan udhëtimin duke mos iu larguar bregdetit në kërkim të një toke të sigurt për ti mirëpritur. Ndaluan në afërsitë e Fiumefreddo Bruzzio-s, pronë e princit Girolamo Sanseverino, i cili i priti mjaft mirë duke i caktuar një territor banimi të quajtur “Campo”.
Në këtë pikë legjenda merr disa versione: ai më popullori thotë se një ditë prej ditësh shtatë familjet shikojnë së largmi në det anije turke që i afroheshin brigjeve. Braktisin gjithçka duke iu ngjitur malit gjithnjë e më larg detit. Versioni tjetër thotë se shtatë familjet u përzunë nga banorët e Fiumefreddo-s, të frikësuar nga sulmet e piratëve turk, e nga diferencat gjuhësore, fetare e zakonore. Një tjetër akoma tregon se qenë vetë arbëreshët e ardhur që u larguan nga mikpritja e princit Sanseverino, në kërkim të tokave më pjellore për t’u kultivuar.
“Gjeg” e ujqër takon lehtësisht në atë pjesë të Kalabrisë ku horizonti të ofron çdo ditë panoramën e detit me qiellin në një ngjyrë të vetme, që veçse shikimi i vendaliut arrin t’i japë kufirin ujit e ajrit.
“Gjeg” e ujqër janë banorët shekullorë të maleve në këtë pjesë të Kalabrisë që shtrihet mbi brigjet e detit Tirren. Pyjet e shkurret mesdhetare mbulojnë çdo pëllëmbë toke duke krijuar vendbanimin normal për një kafshë të egër e të shpejtë si ujku, por dhe territorin jetësor dikur perfekt për “gjegët” e zonës. Ky reliev malor, shumë kohë më parë krijoi për ta banesën e domosdoshme e të sigurt nga sulmet e turqve, në një terren që aq shumë i kujtonte vendlindjen.
“Gjegët” janë arbëreshët e Kalabrisë Tirrenike, prej shekujsh popullojnë territore në këtë zonë, duke shënuar fatkeqësisht humbjen e rëndësisë së tyre si minorancë etnike. Disa prej qytezave janë asimiluar me popullsinë autoktone, disa të tjera kanë pasur fatin e shumë fshatrave kalabrezë me një popullsi gjithnjë në pakësim, për shkak të emigrimit të kushtëzuara nga një ekonomi e orientuar veç në blegtori. Po të gjendesh në anën tjetër të Kalabrisë, në atë që laget nga brigjet e detit Jon, realiteti është krejt ndryshe, qytezat arbëreshë janë të shumta, të lidhura mes tyre e më një rol të respektueshëm në jetën sociale-ekonomike të territorit.
Fallkunara ka shumë rrugica të ngushta, që lidhin mes tyre shtëpi e ndërtesa publike. Duke i përshkruar ato habitesh kur ndeshesh me makina që xhirojnë lirshëm në këto hapësira e që më shumë qetësi presin sa ti të spostohesh në ndonjë kthinë porte për t’i lejuar kalimin. Nga rrugët e qytezës, më kryesoret janë: rruga “Jeronim De Rada”, rruga “Felice Staffa”, shkrimtar e poet falkonar, rruga “Nënë Tereza” e sheshi “Skanderbeg”.
I ndodhur në sheshin “Skanderbeg” me kokën e ngritur lart mund të admirosh në distancë një nga pamjet më të bukura të Fallkunarës. Quhet “Castellucio”, vendi piktoresk që çdo banor në shesh të fton ta vizitosh. Është një masë gjigande shkëmbi i lartë 50 metra, pak i përkulur para, që i ngjan një kulle shkëmbi të mbirë nga toka. Nuk është një ndërtim i epokës mesjetare, siç mund të mendosh në vështrim të parë, nuk ka as urë e as kullë brenda tij, është një krijim i natyrës veshur nga të gjitha anët me gjelbërimin e bimëve të zonës. Për t’u ngjitur deri aty mjaftojnë 127 shkallë guri e në pikën e tij më të lartë është vendosur një kryq i madh çimentoje. Pak shkallë poshtë kryqit ndodhet një kishë e vogël “Madona dell’ Assunta” e ndërtuar më 1544, e pranë saj një hark me formën e një kulle ofron përballë dy kambana, që në një anë të tyre shënojnë datën 1757.
Zona ku ngrihet “Castellucio”, quhet nga banorët “Kurtina” emër që i ka nominativ të tillë gjithë lagjes përreth. Çdo vit në ditën e Pashkëve, mblidheshin aty gjithkush që ka marrë pjesë në ceremoninë e quajtur “Motrat” duke konsumuar drekën me bazë vezë të gatuara në furrë, salsiçe e pije vendase. “Motrëmat” është një ceremoni e rizbuluar pak kohë më parë në Fallkonarë, e rinovuar në thjeshtësinë e saj e në respekt të kuptimit të saj autentik. Ashtu siç ndodhte në kohët antike një grup vajzash e djemsh, pasi kanë marrë pjesë në meshën e Pashkës, kanë rrethuar altarin më të lartë të kishës ku është vendosur një kryq.
Mbi të vendosin dorën e tyre të djathtë duke krijuar një grumbullim duarsh. Ceremonia kërkon që lartësia e duarve të arrij atë të kryqit e veç atëherë një djalosh e puthte atë e më pas të gjitha vajzat, që quheshin mes tyre motrëmat, e djaloshi i ri thërritej vëlla. Ky rit që veç një betim ku çdo i ri i premtonte tjetrit e bashkërisht impenjoheshin dikur për ta mbrojtur Shqipërinë përherë nga pushtimi turk. Sot është një thirrje e arbëreshëve ndaj atdheut të tyre, për të vazhduar e për te jetuar në traditat, zakonet, gjuhën e historinë e tyre.
Fallkonara është përbërë si çdo qendër urbane nga lagje, secila e quajtur me emra që kujton shtatë familjet e para që e themeluan si qytezë, por dhe njerëz të rëndësishëm të jetës sociale, fetare e politike të saj, si dhe kushtëzuar nga prezenca e një çezme apo të një kishe.
Por gjitonia është një prezencë e fortë e ende e pranishme jetën e arbëreshëve, një përbërje më intime e më thjeshtë e jetesës urbane të qytezës. Çdo gjitoni ka sheshin e saj ne formë rrethi, me shtëpitë përreth me shkallë jashtë e plot lulemëllage, karafila e lulebore që i zbukurojnë. Mbajnë emra të ndryshëm si “Dera e Baut”, “Mbrunkunxhilli”, “Kasteli”, “Kurtina”, “Kroi i vjetër” etj. Rregulli kryesor i gjitonisë kërkonte e impononte që në raste vdekjesh, fatkeqësisht natyrore, apo nevojëshmëri të rëndësishme të liheshin mënjanë mëritë e grindjet e të jepnin secili kontributin e tyre duke shprehur një solidaritet të sinqertë.
Në sheshin e gjitonisë kujton Mikele ka dëgjuar për herë të parë historinë e princit Skanderbeg, përralla e legjenda të treguara me zërin e pleqve.
Udhëza e bukur, Mbikatundi, Kaprikatundi, Kroj i Bardhë, Shoshi i Djallit, Kaiëndulla, Prroi Markes, Hjimaza, Kori Moll, Fikthi, Shola Belës etj janë disa toponime vendesh rreth e qark Fallkunarës, lidhur secila me një histori antike./ TV Ora news

Në kulmak për 5 ditë, në kryeqytetin e Sektit Bektashjane

$
0
0

Pranë Tyrbes të Shënjëtorit “Abas Aliu”, në malin e bekuar të Tomorrit/
Nga Sulo GOZHINA/
TOMORR 2015 – Duket se sot janë bërë bashk me malin e bekuar të Tomorrit edhe retë ato kanë zbritur ndodhta për t’u puqur, me të, në të tilla raste dhe me freskin e tyre duket se kanë zbritur edhe perndit të cilat për pes ditë rresht presin mbi 200 mijë besimtarë të cilit ngjiten deri laret ne Tyrben e “Abaz Aliut”, për të takuar perënditë e tyre , mbi 7 mijë kurban dhe mbi 80 mijë besimtarë gdhihen pranë tyrbes të shënjëtorit, pikerishte aty ku si në pllëmbën e dorës shikon gjith Myzeqen nga qyteti i Vlorës deri tek kepi i Duresit dhe nga aty larte në majën e Tomorrit tej në horizont vren ujirat e kaltra të jonit dhe Adriatikut të gërshetuar këto me flladin që të rreh fytyrën dhe vërtet të duket vetja sikur je në bregun e detit edhe pse për momentin je rreth 100 km larg dhe 2417 metra lartësi nga niveli i detit. Këtë fest për 5 – ditë e gushtit e festojnë mbi 320 milion Bektashjan në të
gjithë botën , pjesëtarët e së cilës u bëmë edhe ne gazetarët në këto ditë gushti 2015.
Përshkrimi : Një herë në vite nga Poshnja e Beratit, aty ku bashkohen dy rrugët, ajo e Jugut të Shqipërisë me atë të ShqipërisëMesme e asaj të Veriut dhe deri lart në malin Tomorr në një gjatësi rruge prej rreth 108 km, këmbehen dy lumenj nga njëra anë nga lart gurdullisin ujrat e rrëmmbyshëm të lumi Osum rrënjët e të cilit një pjesë e tij dalin nga mali i bekuar i Shënjëtorit dhe nga ana tjetër nga posht lumi i besimtarëve bektashjan që nuk ka të sosur për të mbërritur lart tek tyrbejai në malin e bekuar.
Por ndryshe nga më parë që kishte vetëm një rrugë, pas vitit 2006 filluan ndërtimet e një rrugë letësimi si dhe vetë sekti bektashjanë që letëson dhimbjet e vuajtjet e besimtarve për të shkurtuar km për në Tyrbene e shënjtorit Ali. Ndërsa ne gazetarët duke i qëndruar nostalgjisë së përvitshme pasi kemi lënë pas qytetin e Çorovodës jemi ngjitur në të majtë të tij, në rrugën e kalldrëmtë dhe me gropa që gjarpëronte duke u ngjitur lart në qafën e Dëvris . I pari fshat që u prezantuam ishte Radëshi , që aty dukej se kishte fest , veç vargut të pa mbaruar të makinave në të dy anët e rrugës fëmijët kishin dalë ndoshta për të plotësuar ato pak nevoja që mundet të kishin udhëtarët .
Diku në një kthesë në hije të pemës Entela dhe Arditi motre-vëlla 12 e 14 vjeç tregtojn pagure të mbushur me dhallë të ftot dhe më tej fëmijët e tjerë shisnin frutat e kohës dhe të zonës si thana, bajame e misra të pjekur etj. Ky femomen na u bë shoqërues në të gjithë rrugën që përshkruam deri lart në malin Tomor . Qafa e Dëvrisë si dhe vetë feja bektashjane gjelbëronte në të dy anët e rrugës me një pyll të dëndur me lajthi. Vërtet ?!…. ishte bukur shumë bukur , veç lajthive e shpatit gjigand në të dy anët e luginës së ngushtë kishte dhe një livadh të vogël, kur dikur vite më parë zbriste helikopteri i udhëheqjes. Kështu pohoj bashkshoqëruesi që nuk na u nda gjatë udhëtimit, ashtu si edhe shtyllat e linjës elektrike që i ishin qepur luginës e që i japin dritë e jetë zonës të tomorricës prej më shumë se 40 fshatra. Në anën tjetër të malit ishin tunelet e udhëheqjes komuniste
në rast lufte, këtu ishte planifikuar strehimi i udhëheqes të partisë nëse një ditë Shqipëria e vogël si “fener ndricues”, do të sulmohej nga armiqët imangjinar. E sa kalojmë qafën teje e gjelbëruar, tejjjj në horizont shohim një tjetër pamje, sa të çuditëshme po aq edhe mahnitëse . Në faqen e malit janë me qindra makina dhe me ngjyrat e tyre të ndryshme mes gjelbërimit duket sikur krijojnë një ylber shumëngjyrësh , në këtë rast bukurinë e rrallë nuk e japin vetëm vetëm lëvizjet të qeshurat e të bërtiturat e njerëzve, por edhe vijat e tymit të qindra zjarreve të ndezura në ç’do pesë e gjashtë a dhjet metra. Lart në qiellin blu dy re tymi duket se po i afroheshin malit të shënjët që para tij dukeshin të fije fare të vogla. Duket se atje, Në Tomorr ku puqen retë” , zërat e fëmijëve dhe cicërimat e zogjve kishin bashkuar për një moment meloditë e tyre të ëmbëla , … a thua se
vetë perënditë kishin zbritur dhe festonin në atë gjelbërim madhështor, festën e Bektashinjve së bashku me Besimtarët.
Në këto momente nuk të rrinë pa ardhur ndërmend edhe poezitë e të madhit Naimit, për Abaz Aliun :

1
Ëngjëll që m’u qase pran O moj fushë e Qerbelasë
Nga i madhi Zot Që më rri ndër sy
Pse më rrëfen Qerbelan Plot me gjak t’Ali Abazë,
A do të derdh lot ? Vall ç’është ay ?

3 4

Ç’është ai që shkon kaluar Ç’ikën ky kal’ i shkretë,
Ikën si veriu Mi dhe nuk shkel !
Me dy tre foshnja ndër duar ? Nga patkonjët që ikën shpejtë ,
Është Abaz Aliu. Zjarr dhe flak i del .

5 6

Hyjnia desh njerzinë Abaz – Aliu z’u Tomorë
Dhe për të u vra Erdhi afër nesh
Për të shpëtuar njerinë Shqipëria s’mbeti e gjorë
Ra ndër Qerbela . Se Zoti e desh .

ÇUDIA : Edhe vetë njerëzit dukeshin të bekuar, askush nuk guxonte të prishte apo priste një gjë qoftë edhe një degë të hollë pishe të njomë. Një pastërti e zilishme, një rregull i përsosur, një pastërti shëmbullore si të një familje madhështore. E të gjitha këtyre punëve kaq të kujdesshme duket se po i printe Dede Baba Ibrahimi, ndërsa kryente pritjen në vargun e besimtarve që kërkonin të takoni, përshëndesnin dhe marjen e bekimit nga kryegjyshi botror i kësaj feje.ritual ky si dikur Dede Baba Reshat Bardhi. Vargu i gjatë i njerëzve për të takuar baban , vargu i gjatë për të prekur shenjtorin në tyrben tek Mekami, vargu i gjatë i njerëzve në vendin afër tyrbes ku behej kurbani, vargu i gjatë i njerëzve që falnin ato pak të ardhura në shenjtore dhe për të puthur në Mekame shenjtorin, nuk kishte të sosur, sa i shikoje të krijohej mendimi ! A do më vij radha , a do të mbarojnë ky lum
besimtarësh!!!
Këta njerëz punët e tyre dhe vërtet duke parë me sytë e tu këtë mori njerëzish në ajrin e freskët të krijohej mendimi vërtet …. !!!!!….. ?????…. Vërtet këta besimtarë të ardhur nga shtatë shtetet e ballkanit dhe nga e gjithë bota po takonin perënditë e tyre . Kedo që kishe mundësi të vreje në ato caste dukej sikur futen në një hulumtim përpara Shënjëtorit, e dikush edhe murmuriste me vete a thuaj se kjo ka qënë moment që në mendjen e tyre kishte trokitur përndija dhe komunikonte për hallet e problemet e tyre për ti përshëndetur, dhënë shpresë dhe bekuar. Ndoshta në këto pak sekonda, një i tillë isha edhe unë apo edhe dy bashkëurdhtarët e mi, Arifi e Leli, këtu dukej qartë se edhe fëmijët edhe pse janë vetë engjëj kryenin të njëtin rit, a thuja se përndija apo dora e shënjëtorit i predikonte n ëkëtë rrugë të bekimit. E ndrësa turma e njerzve në heshtje priste radhën për tu future
në tyrbene e shënjëtorit mbi kokat tona retë hidhnin valle e gati sa nuk na prekni floket, e ndërsa ora temperature shënonte 6 apo 7 gc, aty nuk djeje ftohët pasi shumë , shumë e shumë prej besimtarve me veshje verore, a thuaj se vetë perndija mbronte delet e saja besimtare që këta të fundit të kuvendonin me të.

Sevapi ; Sevapi e kërkon që disa nga babat duhet të jenë të parnishëm në ç’do prekje të mishit të kurbanit . Kjo bëhet në emër të mirësisë e të bollëkut por edhe sevapi për të vobektët, një tjetër anë mirësie .Sevapet nuk kanë të sosur duhen takuar të sëmurët që kanë ardhur nga të gjitha anët nga të gjitha fetë, për të marrë bekimin e shërimit . Edhe gërshëra e kuntërllëkut nuk ka munguar e nuk mungon në këto ditë gushti, por edhe parja, fejesa , pajtimi i mërive , etj . janë në përbërjen e punës të Baba Edmondi gjithmon i prirur nga mësimet që kanë lënë të parët, shënjtori e vetë pernditë, por edhe Dede baba Reshat Bardhi që në fasadat e Teqes nuk kanë munguar fotot dhe në një kend ndëri edhe busti i tij. Megjithatë nuk ka munguar takimi në grupe ku me mijra besimtarë të vegjël e të mëdhenj nuk kanë munguar në puthjen e dorës të Dede Baba Edmondit Ibrahimit që
është në të njëjtën kohë në krye të të gjith këtij pelingrazhi. Këtë vitë ndryshe nga më parë kemi bërë mbi 100 krer bagti kurbane për të vobektit, kemi ngritur guzhinen e menxën ku punojn 3 guzhinier e tre shërbyes që shtrojn ushqim, kemi siguruar mbi 80 çadra prej kohësh dhurat nga forcat e “Natos”, të cilat i kemi vënë në dizpozicion të pelingazheve të spjegon sekretari i teqesë Zalo Qamo, një besimtar i devollëshëm, njeri i qeshur dhe i rrspektuar për të gjithë besimtarët. Gjysh i kryegjyshatës botërore të Bektashizmit është shpërngulur nga Tirana e gjate këtyre ditëve është vendosur me qëndër në Tomorr, aty ku besimtart nga e gjith bota kanë kthyer sytë, e ju thrret….!!!.. ejani festoni me ne, pasi këtu nuk ka të ndar, ndër peligrint e besimeve të tyre rëndësi ka që besimtarët nga të kater fet dhe nga të katër anët e botës këto ditë u falen perndive të tyre në malin e
bekuar tek shënjëtori Ali.
“ Rixhaja” një tjetër temë prekëse, janë me qindra besimtarë që në njërën mënyrë apo tjetrën kërkojnë të lajnë mëkatet e tyre . E kjo “ rixha” bëhet në heshtje në vetmi pa e dëgjuar njeri. Të tillë njerëz i luten perëndive në heshtje e me kokën ulur – perënditë falin thotë Dede Baba Edmon Ibrahimi, por kur vërtet je i penduar dhe nuk e përsërit më mëkatin, ndryshe nuk ka më kuptim falja. Por rixhaja nuk është vetëm për falje mëkatesh me mijra besimtarë luten për pasuri, shëndet jetë e mirëqënie, për shërim, fejesë e martesë. Më ndihmoi shenjetori “Abaz Aliu” thotë 70-vjëçari nga Dushari i Korçës Asllan Çoro shita 18 krerë bagëti por ajo që më gëzon veç lekëve është se këto bagëti i shita për kurbanë. Thuaj se të njëjtën gjë thotë edhe 18 vjecarja Entela Çerja nga fshati Zaloshnje që ka ardhur deri lartë në tomor për të ndimuar baban e saj për të shitur
bagtit por me dhjetra banor të kësaj zonë kanë siellë deri lartë në mal mijra kokë bagti të destinuara për kurban. Edhe kjo “Rixha”, predikon edhe bekimin e perëndive ndaj njeriut.
Qeveritarët munguan : megjithëse mungesa e pa përfillshme nga besimtarët, përsëri qeveritarët munguan, pavarësisht se festa e mbushur me ritet e saja në pelegrinazhin e ditëve të tomorrit ishte e kompletuar. I vetmi “ pushtetar “ që ishte i pranishëm ishte vetë kreu i kësaj feste Bektashiane ishte kryegjushi i bektashjanve dede baba Edmond Ibrahimi, si dhe Kryerari i bashkisë të Skraparit Nesim Spahiu. E si gjithmonë i qeshur , i dashur e respektuar qëndroj mes besimtarëve e festoj bashkë me ta ditët e gushtit të shenjtorit “Abaz Aliut” në malin e shenjtë që Baba Meleq Shtermbërdhenji tha :

Po m’u hap mëngjezi mirë Mejtova “Abaz Alinë”
Hodha sytë nga tomori Qysh iku nga Qerbelaja
Dhe më dogji një dëshirë Erdh e gjeti Shqipërinë
E po qasem unë i gjori Në Tomor në ato maja .

Por festa nuk kalon pa halle, kështu tha baba Edmondi për gazetën kemi shumë për të bërë për këtë festë– e pra duhet siguruar ujë, rruga ka ende probleme, energjin elektrike nuk mungoj por duhet qëndruar korekt, vendet ku punohet e festohet, megjithse kemi hyre në bisetime me pushtetin vendor dhe disa probleme janë vënë në rrugën e zgjidhjes . Jemi ende në gjyqe për pronat e teqeve etj. Ndërsa kemi zgjidhur problemet mjeksore në raste urgente kemi në dizpozicion një ambulancë dhe dy mjeke e infiermer, në ndimë kemi dhe forcat e rendit.
Një lumë investimesh priten të hidhen nga kryegjyshate Botrore të Bektashinjve për tre vjet dhe këto kryesisht në malin Tomorr në vendin e të madhit Abaz Aliut këtu ku perndit bekuan malin e bukur thot baba Edmondi. Do të investohen dhe mes investimeve prioritet do të kenë 7 km rrugë nga fshati Gjerpës – deri në teqen e faljes në majën e malit tek shenjtoti “Abas Aliu”, që edhe pse rruga është zgjeruar ende ka punë për tu bërë. Ndërsa kemi në prespektiv ngritjen e një fshati turistik, mbielljen e një siperfaqe prej 5 ha me pisha etj, për realizimin e këtyre projekteve nga vet teqeja dhe nga kryegjyshata botrore e bektashinjve me qëmdër me Shqipëri do të investoj për përmirësimin e terenit rugëve dhe krijimin emabjetit më t ëmirë për besimtarët në këto 5 ditë qëndrimi. Ndërsa kemi bërë miljona lek investime thot Zalo Qato sekretati i kryegjyshatës gjyshatës bektashjane në prishtë dhe në
dhjetra teqe të Skraparit. Vetëm për tre muaj kemi investuar në vite mbi 200 miljon lek 5 km rrugë, në riparimin e teqeve të Therepelit, Gjurma e Dhores. Backës, Prishtës etj. Por ka pasur edhe besimtar të cilit kanë investuar deri në 10 miljon lek për ndërtimin e 2 km rrugë dhe nëse vazhdojn me këto ritme për vitin tjetër do të jenë zgjidhur shumë probleme të cilat deri tani kanë ecur ngadal në ritmin e tyre.
Preçedente – Kane vizituar teqen e Abaz Aliut — Me 1923 Fanoli dhe Luigj Gurakuqi ku kanë fjetur në fshati Dobrenjë, poeti kosovar Ali Bodrem, poeti Dritro Agolli, ish presidenti Rexhep Mejdani, Kryeministra, Kryetari kuvendit Ilir Meta, Ministrat mes tyre Nasip Naço, Deputet e tje. I përhershëm në këtë fest ka qënë ish kreu i kryegjyshates Botrore të Bektashinjve Dede Baba Reshat Bardhi, rrugën e të cilit ndjek edhe dede baba Edmond Ibrahimi. Dhe së fundi Malit të poetve i ka kënduar edhe vete Omeri i famshëm thot poeti nga Skrapari që ka vizituar malin e bekuar dhe tyrben e shënjtorit edhe poeti Xhevair Spaiu i cili ka cituar në vargje —

Në Tomorr që një moti
Thon se ka zbritur edhe vet zoti …….

Nga Tyrbeja e shënjtori Abaz Ali Tomorr

GJITHË KOMBI SHQIPTAR NDEROI AKADEMIK MARK KRASNIQIN

$
0
0

-Mesazhi i fundit në librin që doli nga shtypi vetëm një ditë para vdekjes ishte – bashkimi kombëtar/
-Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe familjes i kanë arritur shumë telegrame ngushëllimi, nga të gjitha anët e trungut gjeoetnik shqiptar dhe nga diaspora jonë e gjerë. Mbledhje komemorative kushtuar akademik Mark Krasniqit dhe homazhe/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 30 Gusht 2015/ Gjithë kombi shqiptar nderon akademik Mark Krasniqin. Në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës u mbajt sot mbledhje komemorative kushtuar akademik Mark Krasniqit, i cili u shua në 28 gusht në moshën 95 vjeçare në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa e përfaqësues të tjerë institucionalë e politikë morën pjesë në mbledhjen komemorative, ku të pranishmëve i janë drejtuar kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Hivzi Islami dhe sekretari i Jusuf Bajraktari.
“Akademik Mark Krasniqi e jetoi një jetë me plot peripeci, duke përjetuar rrugëtimin e rëndë dhe kompleks të Kosovës edhe si dëshmitar edhe si pjesëmarrës i tij, me të gjitha ngritjet dhe rëniet; rrethanat ishin të tilla që asnjë ditë shkolle nuk e bëri në gjuhën shqipe. Por gjithmonë duke qenë optimist – deri në minutin e fundit të jetës nuk pushoi të kontribuojë në fushën e shkencës dhe të çështjes kombëtare dhe në këtë front pa dyshim doli fitues. Të gjitha energjitë intelektuale, fizike dhe emocionale për kaq këto dekada të jetës i la në dispozicion të shkencës, të krijimtarisë dhe të çështjes kombëtare shqiptare. Gjithë veprimtaria e tij shkencore, letrare, publicistike dhe publike përshkohet me mesazhe të qarta optimizmi dhe qëndrese. Mesazhi i fundit në librin që doli nga shtypi vetëm një ditë para vdekjes ishte – bashkimi kombëtar”, theksoi akademik Islami.
Presidentja Jahjaga e kryeministri Mustafa poashtu bënë homazhe në nderim të figurës markante të Akademik Mark Krasniqit, dhe i shprehën ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe kolegëve, për këtë humbje të madhe për të gjithë qytetarët dhe Republikën e Kosovës.
Drejtuesit institucionalë e politikë të Kosovës kanë dërguar telegrame ngushëllimi me rastin e ndarjes sot nga jeta të akademik Mark Krasniqit, duke shprehur vlerësimet më të larta.
“Njërin prej njerëzve më të mëdhenj të Kosovës që ka punuar për lirinë dhe pavarësinë” e ka vlerësuar presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga akademik Mark Krasniqin, ndërsa kryeministri Isa Mustafa personalitet të “kontributit të jashtëzakonshëm për Kosovën”.
Për akademik Krasniqin, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shprehet se “ka lënë gjurmë të pashlyera”, ndërsa zv/kryeministri i parë Hashim Thaçi e vlerëson “një nga figurat e shquara të botës intelektuale dhe politike shqiptare përgjatë dy shekujve”. “E harxhoi një jetë në shërbim të atdheut”, thekson kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe familjes i kanë arritur shumë telegrame ngushëllimi, nga të gjitha anët e trungut gjeoetnik shqiptar dhe nga diaspora jonë e gjerë.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka njoftuar se ditën e diel, më 30 gusht 2015, në orën 13:00, do të mbahet mbledhja komemorative me rastin e vdekjes së akademik Mark Krasniqit, ndërsa homazhet nga ora 13:30-15:00, në mjediset e Akademisë.
Arkivoli me trupin e pajetë të akademik Mark Krasniqit niset për në varrezat e Prishtinës nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në orën 15:00, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 17:00.

FJALA E KRYETARIT AKAD. HIVZI ISLAMI, NË MBLEDHJEN KOMEMORATIVE TË AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE TË ARTEVE TË KOSOVËS ME RASTIN E VDEKJES SË AKADEMIK MARK KRASNIQIT, 30.08.2015
E nderuar familje Krasniqi,
Miq të nderuar,
Zonja dhe zotërinj
Të premten, në ora 00:35 minuta të mëngjesit, në Qendrën intensive të QKUK-së të Prishtinës, vdiq njëri nga personalitetet më të shquara në fushën e shkencës dhe të kulturës shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX dhe fillimit të shek. XXI, anëtari i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe njëri nga doktorët e parë të shkencave në Kosovë, akademik Mark Krasniqi. U shua dijetari, intelektuali, profesori, organizatori i punës shkencore-hulumtuese dhe i institucioneve arsimore e shkencore të Kosovës dhe veprimtari i spikatur i çështjes sonë kombëtare, që la gjurmë të thella në jetën e gjithmbarshme të Kosovës dhe të botës shqiptare.
Ju thërras që me një minut heshtje ta nderojmë prindin, gjyshin, kolegun dhe mikun tonë të dashur, Akademik Mark Krasniqin.
Lavdi!
Duke qenë pjesë përbërëse e lagjes së vogël, por të fortë intelektualësh, dijetarësh dhe patriotësh të Kosovës, sikurse Esad Mekuli, Idriz Ajeti, Ali Hadri, Anton Çetta, Gazmend Zajmi, Dervish Rozhaja, Hilmi dhe Fehmi Agani e të tjerë, me punë, mund dhe guxim të pashoq, akademik Mark Krasniqi dallohej në ngritjen, organizimin dhe zhvillimin e arsimit të lartë, të institucioneve shkencore dhe të veprimtarive kulturore e shoqërore të Kosovës. Këto angazhime ishin pashmangshmërisht të lidhura me luftën e tij për barazi, çlirim dhe afirmim kombëtar. Këtij brezi i takon pa dyshim dhe merita për ngritjen e institucioneve dhe të kuadrove për Universitetin e Prishtinës, i cili luajti një rol të madh në përmbushjen jo vetëm të funksionit arsimor, shkencor dhe edukativ, por u bë dhe faktor i fuqishëm integrativ i shqiptarëve në gjithë ish-Jugosllavinë. Prof. Mark Krasniqi drejtoi me sukses për shumë vjet disa institucione të rëndësishme shkencore e kulturore të Kosovës, nga ato universitare deri te Shoqata e Shkrimtarëve dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.
Me rezultatet e pakontestueshme në fushën e shkencës, para së gjithash të asaj gjeoetnografike, të mbështetura në fuqinë e argumenteve dhe të dhënave shkencore, prof. Marku arriti ta gjurmojë thellë kulturën materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve dhe ta pasqyrojë objektivisht realitetin e ndërlikuar dhe kompleks hapësinor dhe shoqëror të Kosovës, duke u bërë emër dhe jashtë suazave kombëtare. Deri në paraqitjen e tij në fillimet e viteve të 50-ta të shekullit XX, epërsinë e studimit shoqëror-gjeografik dhe etnografik të Kosovës e kishin antropogjeografët, historianët dhe etnografët serbë, trajtimet e të cilëve përshkoheshin thellë nga të pavërteta, gjysëm të vërteta, shtrëmbërime dhe paragjykime deri te ato shoviniste dhe raciste.
Në rrethana tepër të rënda të kohës nuk ishte aspak lehtë për studiuesin shqiptar që të merrej me këto çështje, e lere më t’i kundërshtonte pikëpamjet e bollshme antishqiptare, të thyente klishetë e metodologjisë klasike të shkollës tashmë me traditë të gjatë, të drejtimit antropogjeografik, të Cvijiqit dhe ithtarëve të tij, madje duke qenë brenda Akademisë Serbe të Shkencave dhe punonjës shkencor i saj. Në fillim të viteve të 60-ta kaloi të punojë profesor në fakultetet e para të Prishtinës, në kohën kur hegjemonizmi serbomadh ishte tërbuar dhe me ngulm kërkonte që Kosova të kundrohej vetëm si çështje serbe. Pas ndjekjes së disa studiuesve dhe veprimtarëve shqiptarë, në adresë të prof. Markut pasuan shantazhet dhe kërcënimet më brutale, duke u hapur një fushatë e gjerë, e paparë deri atëherë në gjithë botën objektive shkencore. Kulminacioni arriti në mars të vitit 1966, kur u sulmua rëndë libri i tij shkencor, i botuar tre vjet më parë, që në fakt ishte doktorata e tij e mbrojtur në Universitetin e Lublanës në vitin 1960 nën drejtimin e shkencëtarit dhe akademikut të njohur Anton Melik. Ky botim i kishte vënë bazat për studime të mëtejme në disa fusha të shkencave sociale-hapësinore dhe kulturore-historike. Profesori ishte ndër shqiptarët e rrallë në Kosovë që i përgjohej telefoni nga organet policore në kohën e Rankoviqit.
Akademik Mark Krasniqi e jetoi një jetë me plot peripeci, duke përjetuar rrugëtimin e rëndë dhe kompleks të Kosovës edhe si dëshmitar edhe si pjesëmarrës i tij, me të gjitha ngritjet dhe rëniet; rrethanat ishin të tilla që asnjë ditë shkolle nuk e bëri në gjuhën shqipe. Por gjithmonë duke qenë optimist – deri në minutin e fundit të jetës nuk pushoi të kontribuojë në fushën e shkencës dhe të çështjes kombëtare dhe në këtë front pa dyshim doli fitues. Të gjitha energjitë intelektuale, fizike dhe emocionale për kaq këto dekada të jetës i la në dispozicion të shkencës, të krijimtarisë dhe të çështjes kombëtare shqiptare. Gjithë veprimtaria e tij shkencore, letrare, publicistike dhe publike përshkohet me mesazhe të qarta optimizmi dhe qëndrese. Mesazhi i fundit në librin që doli nga shtypi vetëm një ditë para vdekjes ishte – bashkimi kombëtar.
Edhe pse në moshë të shtyrë, në dobi të kauzës sonë, në vitet e 90-ta të shekullit XX u vu në krye të një partie politike shqiptare, duke u bërë pjesë e “Alternativës” së atëhershme shqiptare me dr. Rugovën si prijës. Për punën dhe kontributin e tij, në vitin 2003 nga Presidenti I. Rugova u dekorua me “Medaljen e Artë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, ndërsa në vitin 2014 presidenti i Shqipërisë B. Nishani ia dha çmimin “Nderi i Kombit”.
Duke marrë pjesë aktive në studimin e shumë çështjeve shoqërore-kulturore dhe në zhvillimin e mendimit ashkencor, prof. Marku merrte pjesë aktive në afirmimin dhe emancipimin e shqiptarëve në hapësirat ballkanike e më gjërë. Jo vetëm në krijimtarinë shkencore, letrare dhe publicistike, por edhe në procesin e emancipimit social, kulturor, politik dhe nacional të shqiptarëve, me ndjenjën e përgjegjësisë shoqërore-kombëtare, gjithnjë u prononcua dhe pati guximin ta thoshte atë që e mendonte. Si intelektual i orëve të para, me ndjenjë të fortë individualizmi, mbeti brenda synimit kolektiv për emancipim dhe përparim të kombit shqiptar dhe pjesë e kujtesës së tij kolektive. Me kurajon dhe thellësinë shkencore, intelektuale e krijuese që kishte, ishte reagues i pavonuar ndaj shumë dukurive dhe proceseve të ndjeshme dhe të dëmshme për shkencën, shoqërinë dhe interesin kombëtar. Njihej si polemist i mprehtë me bartësit e pikapamjeve antishkencore dhe antishqiptare. Vepra e tij shkencore në përgjithësi mbetet për shumë çështje burim reference.
Me rrugën e bujshme dhe komplekse shkencore, intelektuale e publike dhe trashëgiminë e begatshme, profesor Mark Krasniqi la gjurmë të pashlyeshme në jetën shkencore, kulturore, kombëtare dhe shoqërore të shqiptarëve në gjysmën e dytë të shekullit XX dhe në fillim të këtij që po e jetojmë. Si i tillë do të mbetej i pavdekshëm.
Me këtë rast Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së akademik Mark Krasniqit, si dhe të gjithë miqve dhe shokëve të tij të shumtë anë e mbanë botës shqiptare.
Akademisë dhe familjes i kanë arritur shumë telegrame ngushëllimi, nga të gjitha anët e trungut gjeoetnik shqiptar dhe nga diaspora jonë e gjerë.
Për jetën dhe veprën e akademik Mark Krasniqit do të flasë anëtari i Akademisë dhe sekretari i Seksionit të Shkencave Shoqërore, dr. Jusuf Bajraktari.

Në Katedralen “Nëna Tereza” Janë Ngritur Flamujt E Festës

$
0
0

REPORTAZH I VITIT 2010 – NE 100 VJETORIN E NENES TEREZE/
PRISHTINË, 1 Korrik/ATSH-Behlul Jashari/.- Flamujt janë ngritur këtë verë lart mbi kulmin e katedrales në ndërtim, me emrin e Nënës Terezës, në qendër të kryeqytetit të Kosovës, përballë Universitetit të Prishtinës.
Janë flamujt e ngritur në 100 vjetorin e lindjes së nobelistes shqiptare, në këtë vit jubilar, të cilin Kosova e shënon si “Viti i Nënës Terezës”, i shpallur e tillë nga presidenti i shtetit më të ri evropian.
I pyetur për këtë imazh flamujsh në Katedrale, Don Shan Zefi, thotë se “është flamuri kombëtar shqiptar, flamuri i shtetit të Kosovës, dhe Flamuri i Vatikanit Janë tre flamujt, që paraqesin Kishën Katolike edhe në Kosovë”.
Ipeshkvia e Kosovës, e cila kishte selinë në qytetin e Prizrenit, tani ka selinë në Prishtinë, në një ndërtesë të sapondërtuar, shumë pranë, në një oborr, me Katedralen “Nëna Tereza”, e cila është në ndërtim.
Don Shan Zefi, i cili udhëheq punën për ndërtimin e Katedrales, thotë se projekti ecën përpara, sipas afatit të parashikuar. “Deri më 26 gusht 2010, kur kremtohet 100-vjetori i lindjes së Nënës Terezës, mendojmë se ndërtesa e Katedrales do hyjë nën kulm, do përfundojnë punimet e mëdha, do të ketë dyert e hyrjes dhe dritaret”, thotë ai.
“Dita e 100-vjetorit të Nënës Terezë është një jubile jashtëzakonisht madhor, do të kremtohet me një pjesëmarrje të madhe e shumë veprimtari. Do të ketë edhe një meshë solmene”, tregon Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefi.
Ndërsa, shton ai, shenjtërimi – shugurimi i Katedralës “Nëna Terezë”, do të jetë më vonë, pas një kohe që do zgjasë sa dhe përfundimi i të gjitha punimeve, përfshirë edhe ato të brendshme në objektin e Katedrales, që do jetë edhe një mrekulli arkitekturore.
“Është një projekt që do kohë të realizohet. Do të ketë piktura, skulptura, simbole.Do të ketë dekorim me mermere të çmueshëm, me ngjyrat e Nënës Terezës.Edhe arkitektura do të ‘flasë’ shqip”, thotë Zefi.
Katedralja në Prishtinë do të jetë ngjarja më e rëndësishme në kalendarin e aktiviteteve të “Vitit të Nënës Terezës” në Kosovë.
Më 11 nëntor 2009 në Prishtinë u mbajt takimi i parë i Këshillit Organizativ të Kosovës për 100-vjetorin e lindjes së të Lumes Nënës Tereze, ndërsa viti jubilar u hap në 10 dhjetor, me Akademinë kremtore me rastin e 30-vjetorit të laurimit të Nënës Terezës me Çmimin Nobel për Paqe.
Në këtë Akademi, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kujtoi se “30 vjet më parë, Nëna Tereza, teksa po dilte nga manifestimi solemn i pranimit të Çmimit Nobel, pasi i nënshkroi Dom Lush Gjergjit një foto-portret të sajin, shkruajti ‘Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tim shqiptar”.
Presidenti Sejdiu më atë rast shpalli dhe vendimin për “Vitin e Nënës Terezës”.
Don Shan Zefin tregon dhe për kalendarin e aktiviteteve kushtuar 100 vjetorit të lindjes së bamirëses shqiptare me famë botërore, të cilat janë paralajmëruar deri në fund të këtij viti nga Këshilli Organizativ i Kosovës.
Ai ka folur dhe rreth temës “Kush ishte e Lumja Nënë Tereza?”, në një nga aktivitetet e zhvilluara deri tani, gjatë Panairit të Librit në Prishtinë, në qershor.
“Kjo datë historike e 100 vjetorit të Nënes Terezës do të jetë dhurata më e madhe për të krishterët, por edhe për mbarë botën për të cilën u flijua, e sidomos për popullin shqiptar, nga e mori gjakun, gjuhën dhe fenë”, pat theksuar më atë rast Zefi.
Gjatë kesaj vere, gushtit, pritet që “Figura e Nënës Terezës në letërsi” të jetë tema e një sesioni në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë.
Po gjatë gushtit, mendohet që të bëhet përurimi dhe emërtimi i Urës së Mitrovicës, mbi lumin Ibër, “Ura e Paqes – Nëna Tereza”.
Për ditën e lindjes së Nënës Terezës, krahas veprimtarive për Katedralen, do të jetë edhe një koncert i Filarmonisë së Kosovës, dhe pritet akordimi i Medaljes Humanitare “Nëna Terezë” nga presidenti i vendit.
Më 5-10 shtator është paraparë Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Jeta dhe vepra e Nënës Terezës”.
Ndër aktivitetet që priten deri në fund të vitit është dhe botimi i pullës postare me portretin e Nënës Terezës dhe përurimi i shtëpisë muze “Nëna Tereza” në qytetin e Prizrenit.
“Unë jam prej Prizreni, prindërit e mi kanë lindur në Prizren”, kujton fjalët e Nënë Terezes, Don Shan Zefi, nga takimi i parë me të në vitin 1975.
“Isha në gjimnazin klasik në Suboticë (qytet në Krahinën e Vojvodinës në federatën e atëhershme jugosllave), ku ishim rreth 40 seminaristë kosovarë. Kur i thamë se jemi nga Kosova, Nëna Tereza menjëherë u shpreh shqip. Tregoi se është nga Prizreni. Me një emocion të jashtëzakonshëm filloi të flasë shqip me ne shqiptarët.”, kujton Zefi.
Zefi tregon se me Nënën Terezën u ritakua dhe në Shkup, në vitin 1986. “Thoshte edhe atje se ishte e lindur në Shkup, se kishte prindërit nga Kosova”.
Po ashtu, Zefi tregon se me Nënën Terezën ka pasur 3-4 takime edhe në Romë.
“Edhe recitonte, lutej në shqip. ‘Punën e pendimit’ e thoshte shqip gjithmonë.E ka dashur shumë Prizrenin. Shkupin. Është një figurë padyshim që lidh botën shqiptare”, thotë Zefi, ndërsa bisedojmë në Selinë e re të Ipeshkvisë së Kosovës dhe në Katedralen në ndërtim në Prishtinë. Fryma, emri dhe shembulli i Nënës Terezës në Kosovë është kudo. Emrin e saj e mban dhe shoqata e bamirësisë, që ka vepruar e ndihmuar që nga kohët më të vështira për Kosovën. E mban dhe sheshi kryesor i kryeqytetit, Prishtinës.Do ta mbajë dhe ura e Mitrovicës mbi Ibër, me mesazhin për t’u shndërruar nga një simbol konfliktesh e ndarjesh në një simbol paqeje e bashkimi.
Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, në Akademinë solemne me rastin e 30-vjetorit të dhënies së çmimit Nobel për Paqe Nënës Terezë, theksoi se “Nënë Tereza ishte dhe mbetet simbol i përkryer i ushtrimit të dashurisë ndaj të afërmit, dashuri kjo që tejkalon kufijtë njerëzorë e mund të shpjegohet dhe të kuptohet vetëm me dimensionin hyjnor”./s.s./
NE FOTO:Sot ne Katedralen Nene Tereza ne Prishtine. Foto:Behlul Jashari

Kosovë- Himni i Nënës Terezë nga Inva Mula përmbyllë festën

$
0
0

-Kuvendi i Kosovës do ta shpallë 5 Shtatorin e Nënës Terezë ditë të humanizmit dhe bamirësisë/Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 6 Shtator 2015/ Festa e Nënë Terezës në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, është përmbyllur mbrëmë me koncert në Katedralen me emrin e shenjtëreshës shqiptare, ku në mesditë u zhvillua mesha solemne. Himni i Nënës Terezë performuar nga solistja e njohur shqiptare me famë botërore, Inva Mula, përmbylli festimet.

Në Koncertin e  Himnit të Nënë Terezës me vepra muzikore të kompozitorëve të njohur shqiptarë dhe botërorë dhe recitime të aktorëve të shquar ishin edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë Musa Xhaferi, veprimtari dhe simboli i rezistencës kosovare Adem Demaçi, deputetë dhe shumë personalitete tjera të jetës politike, kulturore e fetare.

 Fillimisht, të pranishmit i përshëndeti Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ndërsa kryetari i Kuvendit, Veseli, në një fjalë rasti vlerësoi kontributin dhe shërbimin që Nënë Tereza i bëri atdheut, nëpërmjet misionit të saj fisnik të bamirësisë e të përkujdesjes njerëzore, duke u bërë kështu vlerë krenarie për shqiptarët në të gjitha anët e globit.  
Kreu i Kuvendit kosovar tha se tre vite më parë, kur OKB-ja vendosi që duhej të kishte një datë dhe një emër që do të simbolizonte përkushtimin global për bamirësi dhe humanizëm, askush nuk kishte dilema se cila do të ishte kjo datë dhe se cili do të ishte ky emër.
“E lindur dhe e rritur në një kohë të trazuar, vasha e ndrojtur e bojaxhinjve të Prizrenit, në një ditë gushti të vitit 1928, shumë afër nga këtu, në Letnicën e Vitisë, mori vendimin jetësor për t’u nisur në rrugën e madhe të bamirësisë dhe humanizmit…Shpirtin e kësaj toke e mori me vete, për ta kthyer në një lëvizje botërore të bamirësisë, solidaritetit, paqes dhe dashurisë njerëzore”, tha kryetari Veseli, duke theksuar se Nënë Tereza, me veprën e saj jetësore i tregoi gjithë botës se vinte nga një popull i vogël, por me zemër të madhe, duke i bërë kështu një dhuratë të çmuar atdheut të saj.
“Sonte jemi mbledhur këtu në këtë tempull të respektuar të zotit, që së bashku të dëgjojmë tingujt e himnit të saj. Nga këtu, nga toka e saj, nga Prishtina, këta tinguj do të dëgjohen në të gjithë botën, për të dhënë përsëri mesazhin për të cilin veproi gjithë jetën e saj, bija jonë e madhe, Nënë Tereza. Mesazhin e paqes që triumfon mbi urrejtjen dhe shkatërrimin, mesazhin e solidaritetit që triumfon mbi indiferencën dhe mospërfilljen, mesazhin e dashurisë njerëzore që triumfon mbi dhunën, mesazhin se jeta jonë merr kuptim vetëm duke punuar me besimin se gjithmonë është e mundur një botë më e mirë, më e drejtë dhe më paqësore. Urime e gëzuar të gjithë Himni i të Shenjtës Nënë Tereza”, u shpreh Veseli.
Kryeparlamentari kosovar tha se Kuvendi i Kosovës e konsideron Nënën Terezë të shenjtë, sepse ajo e tillë ka qenë gjatë gjithë jetës së saj. Ai shprehu besimin se Kuvendi shumë shpejt do ta shpallë 5 Shtatorin e Nënës Terezë ditë të humanizmit dhe bamirësisë.
Në  Katedrale, në meshën e Festës të së Lumes Nënë Tereza, Imzot Dodë Gjergji, Ipeshëv i Kosovës, gjatë predikimit/homelisë  u shpreh se, “gjithë jeta e saj ka qenë një Himn dashurie për Zotin dhe një  altar sakrifice për vëllain e motrën njeri”. 
“Ja se çfarë bëri Zoti për ne: Gjithë dashurinë që njerëzit tanë e kanë mohuar në histori, Zoti e ka vu në zemrën e Gonxhes. Dhe kjo dashuri e derdhur në një zemër bujare, të një vajze Shqiptare, e ka mahnitë gjithë njerëzimin. Fryti i kësaj dashurie ka shëruar plagë, të trupit e të shpirtit, të shumë njerëzve mbi tokë. Kësaj bije të popullit tonë, kësaj Nëne të njerëzimit dhe këtij engjëlli të qiellit, ne i kemi ngritë këtë Katedrale”, theksoi Ipeshkëvi i Kosovës, Imzot Gjergji.
Në Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë, gjatë manifestimit treditësh Ditët e Nënës Tereze këtë vit  është hapur ekspozita e fotografive dëshmi kohe gjatë çerek shekulli – 25 vjetëve të Shoqatës Humanitare Bëmirëse të Kosovës Nëna Terezë, e cila u themelua edhe si pjesë e rezistencës përballë pushtimit e dhunës dhe e lëvizjes gjithëpopullore për liri e pavarësi.
Katedralja Nëna Terezë, si në meshë ashtu edhe në koncert, ishte e mbushur përplot qytetarë të komuniteteve e besimeve të ndryshme, si dhe pjesëtarë të misioneve diplomatike, pranisë ndërkombëtare në Kosovë.
 Në qytetin jugor kosovar të Kaçanikut është mbajtur pardje Manifestimi Nënë Tereza – Simbol i Dashurisë dhe Bamirësisë, ku morën pjesë krerë të Kishës Katolike të Kosovës, të Bashkësisë Islame të Kosovës, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, të ftuar të tjerë dhe qytetarë të shumtë.
Viewing all 364 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>