Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all 364 articles
Browse latest View live

Papa: Nga Shqipëria mund të lindë një profeci e re paqeje

$
0
0

Tirana për tre ditë kryeqytet i botës besimtare/

TIRANE, 6 Shtator/- Për rreth tre ditë, Tirana do jetë kryeqyteti i gjithë botës besimtare, si vendi i paqes dhe harmonisë fetare për tre ditë rresht.Paqja, toleranca fetare dhe dialogu janë kryefjala e takimit të 28-të Ndërkombëtar për Paqen, që nisi pasditen e së dielës në Tiranë (6 shtator) dhe do vijojë edhe në datat 7 dhe 8 shtator, në përkujtim të 20-vjetorit të përfundimit të luftës së fundit në Ballkan dhe që organizohet nga Komuniteti Sant’Egidio, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare.IMG_8969

Në ceremoninë e hapjes së këtij takimi në Pallatin e Kongreseve, Kryeministri Edi Rama u uroi mirëseardhjen në vendin e bashkëjetesës fetare rreth 4000 persona, mes të cilëve krerë të besimeve fetare botërore (katolikë, ortodoksë, protestantë, myslimanë, hebrenj, zoroastrianë, sikh, budistë dhe shintistë), nga Italia, Gjermania, Franca, Belgjika, Iraku, Izraeli, India, Rusia, Indonezia, Qipro, Japonia, Kina, Australia, e shumë vende të tjera nga Europa, Afrika, Azia e Amerika Latine.

“Mirësekeni ardhur në Shqipëri, në vendin që Papa Françesku e quajti vendin e vllazërisë fetare. Ndonëse po ju drejtohem thjeshtë dhe pa emërtesat ceremoniale, të jeni të sigurtë se keni vlerësimin tim më të lartë, jo vetëm për atë që përfaqësoni, por edhe për atë përmasë të paçmuar shpirtërore që përçoni në kohët e vështira që jetojmë, si melhem për qindra mijëra milion besimtarë, por edhe njerëzve vullnetmirë”, iu drejtua kryeministri Rama të ftuarve në nisje të takimit.

Por Rama veçoi një prej të ftuarve. “Askush nuk do të më mbajë mëri, nëse përshëndes në mënyrë të veçantë, një bari shpirtrash i cili vjen për herë të parë në Shqipëri duke na e bërë të gjallë me praninë e tij, rezistencën përballë martirizimit të popullit iraken dhe të krishterëve atje, në mënyrë të veçantë. Prandaj, për forcën e paepur morale dhe për kujtesën që na përcjell që lindja e ardhme e bashkëjetesës fetare dhe e krishtërimit shpirtbardhë irakian nuk ka vdekur. Qofshi i mirëseardhur në Tiranë” i tha Rama imzot Sakos, Patriarku i Babilonisë së Kaledjve.

“Ja ku jemi këtu sot në të njëtin vend, në këtë pallat i cili u çel për ti bërë jehon progandës më të shfrenuar të një regimi atesit. Pikërisht ky pallat, ka mbledhur këtu së bashku të gjthë ju si shprehja më kuptim plotë se paqja jo vetëm është e mundëshme por edhe e vetmja mundësi që e ardhmja na afron. Kjo nismë është edhe një ekologji e shpirtit të arsyes”, tha Rama.

IMG_8880Në këtë takim u lexua edhe një letër e shkruar nga Papa Françesku, ku shpjegon edhe një herë se arsyeja e vizitës së tij vitin e kaluar në Shqipëri ishte për shkak të bashkëjetesës në vendin tonë.

Më tej në letrën e Papa Françeskut, i bëhet thirrje të gjithëve për të mos qëndruar indiferent ndaj krizës së emigrantëve, që janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës.

 

Në vijim, mesazhi i plotë i Atit të Shenjtë:

“Ju përshëndes të gjithëve me respekt dhe shpresë se takimi ndërkombëtar për paqen mbahet në Tiranë. Këto takime janë në vazhdën e rrugëtimit të nisur nga Shën Gjoni Pali i II, i cili realizoi takimin e parë historik në Asizi në tetor 1986. Qysh atëherë u çel një shtegtim në të cilin marrin pjesë burra dhe gra që iu përkasin besimeve të ndryshme që vit pas viti ndalet në qytete të ndryshme të botës.Nis takimi 28-te Nderkombetar per paqen ne Tirane Foto Agim Dobi (14)

Ndërsa ndryshojnë skenarët e historisë, popujt janë të thirrur të ballafaqohen me shndërrime të thella, ndonjëherë dramatike.

Ndihet gjithnjë e më shumë nevoja që ndjekësit e besimeve të ndryshme të takohen, të dialogojnë, të ecin së bashku e të bashkëpunojnë për paqen, sipas shpirtit të Asizit që përmenden në dëshminë e shndërritshme të Shën Françeskut.

Këtë vit ju keni zgjedhur të ndaleni në Tiranë, kryeqyteti i një vendi që u bë simbol i bashkëjetëses paqësore mes besimeve të ndryshme fetare pas një historie të gjatë vuajtjesh. Është në zgjedhje që unë e bashkëndaj, siç e tregova me vizitën time që kreva në atë qytet në shtatorine vitit të shkuar. Unë zgjodha Shqipërinë, si vendin e parë evropian që doja të vizitoja pikërisht për ti dhënë zemër bashkëjetesës paqësore, pas përndjekjeve tragjike që pësuan besimtarët shqiptarë gjatë shekullit të kaluar. Lista e gjatë e martirëve na flet ende sot për atë kohë të errët, por na flet edhe për forcën e besimit që nuk dorëzohet, nuk thyhet nga prepotenca e së keqes.

Nis takimi 28-te Nderkombetar per paqen ne Tirane Foto Agim Dobi (12)Në asnjë vend tjetër në botë nuk ka qënë kaq i fortë vendimi për të përjashtuar Hyjn nga jeta e një populli. Mjaftonte qoftë edhe një shenjë e vetme fetare për të dënuar me burg, madje edhe me vdekje. Kjo ndodhi shumë e zezë e ka prekur thellë popullin shqiptar deri në çastin e lirisë së rigjetur, kur anëtarët e bashkësive fetare, të goditur nga vuajtjet e përbashkëta kanë filluar sërish të jetojnë në paqe së bashku. Për këtë miq të dashur, unë ju jam vërtet mirënjohës veçanërisht ju që keni zgjedhur Shqipërinë. Do të doja të theksoja së bashku me ju atë ç’ka thashë vjet në Tiranë, bashkëjetesa paqësore dhe e frytshme mes personave dhe bashkësive që iu përkasin besimeve të ndryshme fetare është vetëm ajo ç’ka dëshirojmë dhe krejtësisht e mundur e zbatueshme.
Ky është shpirti i Asizit, të jetojmë së bashku në paqe, duke kujtuar se paqja dhe bashkëjetesa kanë një themel fetar. Lutja është gjithnjë në rrënjët e paqes dhe pikërisht sepse e ka themelin e vet paqja është gjithnjë e mundshme ështu siç është emërtimi i takimit tuaj i këtij viti.

Është e nevojshme që të forcohet sidomos sot kur në disa pjesë të botës duket sikur po fiton dhuna, përndjekja dhe shkelja e lirisë fetare, bashkë me nënshtrimin e njerëzve përballë konflikteve e luftrave të cilat vazhdojnë. Nuk duhet t’i dorëzohemi kurrë luftës dhe nuk mund të qëndrojmë indiferent përpara atyre që vuajnë për shkak të luftës dhe dhunës.Nis takimi 28-te Nderkombetar per paqen ne Tirane Foto Agim Dobi (10)

Për këtë arsye unë zgjodha për ditën e ardhshme botërore të paqes fjalinë “mposhte indiferencën dhe fitoje paqen”. Por dhunë nuk është vetëm të ngresh mure e pengesa për të bllokuar atë që kërkon paqe, dhunë është të zmbrapsësh atë që largohet nga kushtet çnjerëzore duke shpresuar në një të ardhme më të mirë. Është dhunë të përjashtosh fëmijë e të moshuar nga shoqëria dhe vetë jeta.

Është dhunë ta zgjerosh hendekun mes atij që harxhon tepricën dhe atij që ka nevojë për gjerat më thelbësore. Në këtë botën tonë besimi tek Hyj na bën të besojmë dhe të themi me zë të lartë se paqja është e mundshme. Si besimtarë ne jemi detyruar ta rizbulojmë përsëri këtë thirje universale për paqen, e cila ndodhet në zemrën e traditat tona fetare dhe t’ia ripropozojmë me guxim burrave dhe grave të kohës sonë.

Nis takimi 28-te Nderkombetar per paqen ne Tirane Foto Agim Dobi (13)Dhe e theksoj atë që thashë gjithmonë në Tiranë, besimi i mirëfilltë është burim paqeje dhe jo dhune. Askush nuk mund të përdorë emrin e Hyjit për të ushtruar dhunë. Të vrasësh në emër të Hyjit është një sakrilegj i madh. Të diskriminosh në emër të Hyjit nuk është njjerëzore. Të dashur miq të thuash që paqja është gjithmonë e mundshme nuk është një fjalë e lehtë, por shpreh besimin tonë se asgjë nuk është e pamundur për Hyjin.

Sigurisht na kërkohet një përfshirje personale ashtu edhe e bashkësive tona për punën e madhe për paqen. Nga toka shqiptare, nga toka e martirëve të mund të nisë të lindë një profeci e re paqeje. Unë bashkohem me të gjithë ju që në shumëllojshmërinë e traditave fetare ne të mund të vazhdojmë të jetojmë pasionin e përbashkët për rritjen e bashkëjetesës paqësore në të gjithë popujt e tokës”.

Klosi: Shqipëria, vendi i harmonisë fetareIMG_8825

Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi deklaroi se takimi i 28-të organizohet në kryeqytetin e harmonisë fetare.

“Vetëm në 2 vjet mbështetëm ndërtimin e Xhamisë së Madhe përuruam katedralen e Ortodokseve, pritëm të gjithë sëbashku Papa Franceskun dhe në këto ditë të paqes do përurojmë odeonin e bektashinjve. I nderuar që ju drejtohem në këto ditë, për të thënë se paqja është gjithnjë e mundur”, tha Klosi.

Si përfaqësues të shtetit , vijoi ai, ne kemi detyrimin të garantojmë të drejtën e besimit për të gjithë qytetarët. Shqipëria, sipas tij, është e shndërruar në pikë referimi të bashkëjetesës fetare

IMG_8833Në këtë takim tre ditor marrin pjesë edhe personalitete të shquara të politikës, personalitete të larta të të gjitha besimeve fetare, historian, filozofë, ekspertë të zhvillimeve ndërkombëtare, përfaqësues të botës akademike, gazetarë, teologë, shkrimtarë të njohur.

Në Lutjen për Paqe 2015 janë të ftuar rreth 400 personalitete politike dhe jo vetëm, mes tyre: zv.presidenti i Parlamentit Europian, ministri i Jashtëm italian, ministri italian i Drejtësisë, Sekretari i Përgjithshëm “Besime për Paqen” Japoni, Zv.ministri i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit nga Gjermania, ministri i Punëve të Jashtme nga Salvadori, si dhe ish-president i Komisionit Europian, Romano Prodi.

Edhe dita e dytë vijon me panele të ndryshme rreth zhvillimeve ndërkombëtare. Përmes dialogut dhe promovimit të paqes i kundërvihemi dhunës me propozime konkrete dhe të realizueshme, tematika e të cilave do të diskutohet në panelet e organizuara me rastin e këtij eventi.IMG_8805

Propozimet konkrete do të jenë për t’u thënë “Ndal!” konflikteve në botë. Propozimet konkrete do të vijnë nga vendet në konflikt si Siria, Iraku, Nigeria, Mindnao (Filipinet) dhe Libia.

Aktivitete me të rinjtë do të pasurojnë këtë event me tematikë “Nuk ka të ardhme pa Paqe!”. Dita e tretë do të shpallë Apelin për Paqen në të gjithë botën, ku secili nga pjesëmarrësit është i ftuar ta nënshkruajë. Mbjellja e pemës së parë të Paqes nga të gjithë krerët e besimeve fetare do të mbyllë eventin.(Kortezi:ATSH)


Presidenti Nishani vlerëson klerikë të shquar udhëheqës të besimit bektashian

$
0
0

 nga  -ATSH/

presidenti-nishani-dekorimi-udheheqes-bektashianeTIRANE, 7 Shtator/ATSH/- Presidenti Bujar Nishani vlerësoi sot me Dekoratën “Flamuri Kombëtar” ish-Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi (pas vdekjes) për sakrificën e lartë në ruajtjen dhe kultivimin e besimit bektashian gjatë regjimit komunist; kontributin në forcimin e lidhjeve dhe harmonisë ndërfetare në Shqipëri si dhe për rolin udhëheqës në ringjalljen e këtij besimi në vitet ’90-të të shekullit XX.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në mjediset e Presidencës, Kreu i Shtetit nderoi gjithashtu ish-Kryegjyshin Botëror Kamber Ali Dede (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit” për qëndrimin stoik dhe besnikërinë e palëkundur ndaj besimit bektashian si dhe për sakrificën sublime nën kushtet e egra të terrorit komunist, si dhe Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” në vlerësim të kontributit të shquar dhënë për ruajtjen dhe vazhdimin me besnikëri të traditave më të vyera bektashiane si dhe konsolidimin e Selisë së Shenjtë Botërore me qendër në Tiranë.presidenti-nishani-dekorimi-udheheqes-bektashiane-2

Presidenti Nishani si përfaqësuesi më i lartë i institucioneve të shtetit shqiptar shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen personale dhe institucionale ndaj besimit fetar, mirësisë që sjell ai në jetën tonë të përditshme.

“Jo më larg se dje, – u shpreh Presidenti, – në prani të qindra miqve të ardhur nga shumë vende të rruzullit në kuadër të Takimit Ndërkombëtar “Paqja është gjithmonë e mundshme” me rastin e përvjetorit të njëzetë të rivendosjes së paqes në Ballkan pata mundësinë dhe kënaqësinë t’u drejtohem atyre duke nënvizuar me krenari atë që tashmë është pjesë e identitetit tonë kombëtar: Tolerancën dhe harmoninë fetare që ekziston midis besimeve fetare në Shqipëri! Them me krenari, sepse toleranca dhe harmonia përbëjnë një vlerë dhe një e vërtetë më se e padiskutueshme e të kulluar shqiptare!”

presidenti-nishani-dekorimi-udheheqes-bektashiane-3Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit kujtoi me respekt fjalët e ish-Kryegjyshit Botëror Bektashi, Ahmed Myftar Dedes, i cili në fillim të viteve ’40-të të shekullit të kaluar thoshte se: “Si mund të kujdesem për besimtarë me vatan të shkelur. Vatani njëherë, ai të jetë i lirë, pastaj vjen besimi”.

Gjatë fjalës, Presidenti theksoi gjithashtu se Bektashizmi, si një doktrinë islame përcillet tek ne si një rrugë që e udhëheq besimtarin dhe e shpie atë afër Zotit, e mëson të jetë tolerant ndaj çdo lloj besimi tjetër, duke shtuar se “Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka dhënë dhe vijon të japë kontributin e saj të çmuar në krijimin dhe pasurimin e tolerancës, bashkëjetesës, paqes sociale, qetësisë shpirtërore, urtësisë, dialogut dhe respektit njerëzor, elemente kaq të rëndësishme për shoqërinë tonë, por dhe padyshim, për mbarë rajonin dhe realitetin ku jetojmë”.

presidenti-nishani-dekorimi-udheheqes-bektashiane-4
Në përfundim të fjalës, Kreu i Shtetit shqiptar uroi me rastin e ditës së veçantë të përurimit të Odeonit, Faltores Qendrore Bektashiane, ku shprehja “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut” trupëzohet më së miri duke gjetur vendin që meriton”./a.g/

Me anijen “Lissus” drejt Portit “Wilson”

$
0
0

Lundrim drejt portit Woodrow Wilson. Pse?  Pak shqiptarë e dinë se dikur në vitet 30’, porti i Shëngjinit mbante emrin e Presidentit Woodrow Wilson./

Nga Shefqet Kërcelli*/

Këtë e saktëson një kronikë e gazetës “Dielli”e shtatorit 1930. Sic shkruan editori i kësaj gazete, zoti Dalip Greca, kjo ka ndodhur në kohën e Mbretërisë shqiptare. Është e natyrshme që emri i presidentit amerikan Wilson ishte bërë shumë i dashur për Kombin shqiptar. Shqiptarët e kanë cilësuar presidentin amerikan Woodrow Wilson si shpëtuesin e pavarësisë së Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris. Merita për këtë i takon Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”. Vendimtar për ndërhyrjen e Vatrës ishte Komiteti i Miqve të Shqipërisë, në mënyrë të vecantë kontributi i drejtëpërdrejtë i Fan S. Nolit. Imzot Noli e takoi presidentin amerikan gjatë kremtimeve të festës së 4 korrikut 1918. Me kredencialet e Vatrës, Noli ishte pjesë e peligrinazhit historik që presidenti Wilson organizoi me 4 korrik 1918 në Mount Vernon, vendvarrimi i Presidentit të Parë të Amerikës, George Washington. Në peligrinazh merrnin pjesë përfaqësues të kombeve të ndryshme në SHBA. Këtu “Vatra” dërgoi Nolin, kryetarin e saj, për të përfaqësuar Shqipërinë. Duket se Noli ja doli që t’i përcillte presidentit Wilson mesazhin lutës për shpëtimin e Shqipërisë. Raporti i tij menjëherë pas takimit ju dha shpresë vatranëve dhe të gjithë shqiptarëve. Noli kumtoi menjëherë pas takimit, “Udhëtimi im këtu triumfoi. Fola dy herë me Presidentin Wilson, i cili më dha shpresa të mëdha për pavarësinë e Shqipërisë. Dua të sqaroj për lexuesit, se shqiptaro-amerikanët për këtë event të rëndësishëm nëpërmjet “Vatrës” dhuruan plot 150 mijë $, që me kursin e sotëm bëjnë plot 2 milion e 700 mijë $. E pra, deri këtu arrinte atdhedashuria e këtyre njerzve?!  Në respekt të kësaj mbreti Zog dhe parlamenti i kohës, në shtator 1930 e emërtoi portin e Shëngjinit me emrin kuptimplotë, Porti “Woodrow Wilson”. Nuk di me cilin dekret qeveria komuniste e hoqi këtë emër, ndërkohë që historiografia e saj nuk e mohonte kontributin e Presidentit Wilson në Konferenëcën e Paqes në Paris në vitin 1920 dhe 14 pikat e famëshme të tij për popujt e robëruar. Një cështje thelbësore që duhet rishikuar sot nën dritën e së vërtetës për të vendosur pikat mbi “I”. Për anologji, theksojmë se ky është një koridor i rëndësishëm që mbas 70 vjetësh ndikoi në pavarësinë e Kosovës. Por dhe për ata analistë, menaxherë, pushtetarë, politikuej, patriotë e stërpatriotë që gjatë këtyre viteve e kanë emërtuar këtë port me gjithfarë emrash e interesash, duke anashkaluar këtë fakt të rëndësishëm…Ndaj mos shtriqemi thjesht në rërën e plazheve të kësaj zone e të rrekemi të gjejmë emra të tjerë, kur atë e kanë vendosur shqiptaro-amerikanët e viteve 30’, ajka e kombit shqiptar, një brez i papërsëritshëm i shqiptarëve.

Me “Lissusin” drejt Wilsonit shqiptar

Anija “Lissus” e mori këtë emër kuptimplotë pak ditë mbas 100 vjetorit të pavarësisë, pikërisht më 3 dhjetor 2012, kur u lëshua në thellësitë e Pashalimanit  për të vazhduar qetësisht lundrimin drejt Adriatikut verior. Nga ajo ditë dhjetori “Lissusi” ka bërë me mijëra milje lundrim e patrullim në ujërat tona territoriale, duke kryer disa operacione kërkim-shpëtimi, ku mund të vecojmë atë për shëptimin e ekuipazhit të peshkatores “Katherina” në mars të vitit 2014, po ashtu dhe atë për shpëtimin e tragetit “Norman Atlantic” në dhjetor 2014. Detarët e shpëtuar nga këto fatkeqësi e kanë fiksuar në memorjen e tyre anijen “Lissus” si gjënë më të shtrenjtë. Për mbi dy dekada më ka qëlluar të lundroj me shumicën e anijeve të Forcës Detare. Natyrisht cdo anije vec karakteristikave të ndryshme teknike të dhuron profile të ndryshme detarësh, kurse dhe itinerare të tjera lundrimi, kordinata të panjohura, pamje, bukuri dhe relieve që të duken sikur i shikon për herë të parë. Kështu atë mëngjes të qetë gushti, mbasi përshkoj qetësisht hyrjen e portit të Durrësit, përshëndes policët e sigurisë të APD, vincierët, dokerët që mblidhen rreth Spiros, më të vjetrit dhe pjesëtarë të ekuipazheve të anijeve të bregëzuara nga moli “5” deri tek moli “0”, ku anije të Rojes Bregdetare qëndrojnë të gatshme për cdo emergjencë detare. Me kënaqësi i bëj nga një foto. Me ecën dita mbarë sa herë me “Cannonin” tim fokusoj këta njerëz. Hej! them me vete, janë këta njerëz që gdhijnë natën për të mbajtur gjallë transportin detar të vendit. Po sa të vlerësuar janë ata?! Gjithsesi unë kënaqem me faktin që shkruaj dy rreshta për këta njerëz të thjeshtë e punëtorë, që hapin trajstat e bukës dhe me plot gojë të thonë,-bujrum! Ec ta ndajmë një kafshatë bashkë! Këta njerëz me bujarinë dhe sinqeritetin e tyre, të japin zemër për të shkruar. Mbasi përshkoj molet e anijeve të pastrimit detar, antikontrabandës dhe policisë kufitare më shfaqet hijerëndë silueta e anijes “Lissus”. Bri tyre zhytësat e Sigurisë Portuale kishin bërë gati pajisjet dhe presin detyrën e ditës. Pamvarësisht qendrave të tyre të banimit, gjetjeve të rastësishme sa në Durrës, Tiranë apo rrethina, ekuipazhi i anijes “Lissus” kishte mbrritur thuajse që në muzg. Janë të përgjegjshëm për detyrën dhe zanatin këta marinarë. Kapiteni i anijes, Silvan Boni ka fjetur në anije. Ai e ka shtëpinë në Tiranë, kështu që udhëtoi një nate më parë. Pamvarësisht me origjinën e tyre beratase, familja Boni e do detin, duke i dhënë madje dy detarë. Më parë Aristoteli, vëllai i madh, drejtoi disa anije të Flotës Luftarake dhe më pas si kapiten në Flotën tregëtare lundroi dhe në oqeane. Silvani është një kapiten i zoti, modest në detyrën e tij, i apasionuar pas librave,vecanërisht atyre historiko-gjeografikë. Ai renditet në kapitenët e kompletuar për drejtimin e anijeve të klasit “Iliria”. Ndërsa në horizont shfaqen tragetet e parë që zgjojnë portin e Durrësit, komandant Silvani, jep Komandën:-ekuipazhi, nëpër vende për lundrim! Thuajse me sy mbyllur, pjesëtarët e anijes zunë vendet dhe zbatonin komandën e radhës. Brenda pak minutash Sokoli me Eltonin ngritën flamurin e anijes dhe hoqën cimat, ndërsa  motoristët Fred Mara dhe Artan Kojtari që më parë i kishin ndezur motorët e fuqishëm “Caterpillar”. Anija u shkëput lehtësisht nga moli dhe rrëshqiti drejt kanalit hyrës të portit të Durrësit. Tashmë pamja e portit të Durrësit meriton vëmendje nga cdo fotograf me ndryshimet e bëra, pasi është përmirësuar infrastruktura dhe porti i peshkimit e ka zgjeruar sipërfaqen e tij. Në kursin e caktuar lemë kanalin, fenerët jeshil e të kuq, dhe marrim kursin për veri. Të përqëndruar në detyrat e tyre funksionale, djemve të “Lissusit” më tepër i tërheqin vemëndjen anijet e ndryshme që lundrojnë në ujërat tona, sepse relievin tonë bregdetar ata e dinë me sy mbyllur. Ata janë një ekuipazh me moshë mesatare relativisht të re, por me plot vite pune e dallgë deti në shpinë. Ndërsa në horizont shfaqeshin tragetet e linjës Durrës-Bari, në kanal filluan të hyjnë peshkatoret e para. Në radë ishin tre anije tregtare që me sa dukej prisnin radhën për tu përpunuar në port. Oficerët e rinj Myfiti dhe Fationi janë përqëndruar në harta dhe radarë, ndërsa inxhinjer Brikel Topi kontrollon në kompjuter punën e motorave. Me këtë ekuipazh nga Ura e Komandimit, Kapiten Silvani është i sigurt se lundrimi do shkojë i qetë, që e favorizojnë dhe kushtet atmosferike të kësaj dite. Të lundrosh nga gjiri i Durrësit deri në gjirin e Drinit në një gjatësi të vijës bregdtare 55.3 milje do hasësh më tepër dy trajta relievi, kryesisht kodra dhe ultësira. Nga Durrësi deri në rajonin e Porto-Romanos, vargu i kodrave të Durrësit është i valëzuar, me qafa të thella dhe maja konike, me lartësi max.186 m. Fundi i detit në largësinë 1 milje nga vija bregdetare është lym, kurse në afërsi të bregut shtrihen shkëmbinj të nënujshëm gurorëe në cekinat 1-2 kab. gjë që bën të rrezikshëm afrimin e anijeve në këtë rajon. Kalojmë tarversë portin e ri të Romanos, kepin e Palit, Gjirin e Lalzit dhe kepin e Rodonit.. Nga anija shquhen lehtësisht dhe pushuesit e shumtë që kanë pushtuar plazhet e kësaj vije bregdetare. Sapo futemi në gjirin e Drinit, një nga gjiret më të mëdha të Adriatikut Juglindor hasim të parën anije, të cilën djemtë e “Lissusit” e verifikuan, nga vinte, porti i regjistrimit, leja, e procedurat përkatëse ligjore. Ishte një jaht slloven i cili mbas qëndrimit në portin e Durrësit po i drejtohej brigjeve dalmate. Ndërkohë që Komandant Silvani merr detyrën për të dalë në derdhje të Bunës na duhen dhe 16 milje për të shkuar atje. Por detarët e anijes janë të qetë ashtu si valët e detit. Motorët “Caterpillar”punojnë sipas parametrave dhe aparaturat e drejtimit të anijes gjithashtu. Ata kanë erdhur nga shtëpia dhe janë të freskët në kryerjen e cdo detyre. Madje mbas cdo raportimi apo situate bëjnë dhe shaka. Motoristët Fredi dhe Tan kanë vite që shërbejnë në anije të ndryshme të Flotës duke krijuar një përvojë dhe eksperiencë brilante si motoristë. Madje Fredi, më i vjetri i ekuipazhit, e ka filluar karierën e ushtarakut si teknik aviacioni dhe në vitin 1997 ju bashkua radhëve të Forcës Detare. Në këto18 vite ka shërbyer si motorist e k/motorist në anije të ndryshme që nga Minaheqësja e Madhe e deri  tek motovedetat e prodhimit italian e amerikan. Është e vështirë që këta njerëz të detit të flasin për hallet e tyre, por me sa pashë një merak e kishin, kohëqëndrimin në gradë, sepse ata janë thjesht specialistë të motorave, këtu mund të tregojnë aftësitë e gjenialitetin e tyre. Ata janë modestë në kërkesat e tyre, duan thjesht përmirësim e kushteve në anije. Ndërsa era filloi të ngrihej, nga kuverta e anijes sodismin brigjet e Gjirit të Drinit, të cilat janë përthyer në vite nga grykderdhja e lumenjve Mat dhe Drin, duke krijuar dhe këneta detare të cekta në lindje të gjirit. Zanati i detarit, mosha, patrullimet e vazhdueshme në këtë sezon veror, hallet familjare ishin copëza bisedash që shoqëronin lundrimin tonë. Kështu nuk e ndjemë kohën dhe në horizont u shfaq mali i Rencit, shpatet jugore të së cilit zbresin pjerët në det në perëndim të Shëngjinit. Tutje vargmalit të Rencit për në thellësi të bregdetit fillon ultësira e grykës së lumit Buna, e cila vjen në trajtë të një trekëndëshi me bazë shumë të gjerë dhe me kulm në rrjedhjen e Bunës, ku ndërpritet vargu i kodrave nga ky lumë. Kjo ultësirë vazhdon dhe në krahun e djathtë të bregdetit malazez, 5.1 milje në VP të grykës së Bunës, Kepi Gjeran. Kapiteni e drejtoi anijen “Lissus” për në kordinatat e caktuara të grykëderdhjes së këtij lumi, brenda ujërave tona territoriale. Përsëri nuk hasëm asnjë anije, si me radar e vrojtim optiko-pamor. Anija ndroi kurs dhe mori drejtimin e Shëngjinit. Vetëm pak milje më tutje shfaqen dy objekte të bardha, të cilave i afrohemi ngadalë dhe shohim emrat në bordet e tyre. Ishin dy anije peshkimi me emrin “Rozafa”, të bukura, të mbajtura mirë që gjuanin qetësisht në ujërat e lejuara. Kapiten Silvani e afron anijen dhe informohet nga kapitenët e “Rozafës” për kordinatat, portin e regjistrimit, numurin e identifikimit, sinjalin e thirjes, autorizimin për aktivitetin, numurin e ekuipazhit dhe gjendjen e anijes. Pasi u sigurua se cdo gjë në anije ishte korrekt me ligjin, “Lissusi” vazhdoi kursin e caktuar. Nga Buna deri në Shëngjin bregdeti shtrihet me një gjatësi 10.8 milje në drejtimin VP-P. Prej kepit të Shëngjinit deri në largësinë 3.2 milje në VP të tij, bregdeti është malor, me pjerrësi shumë të madhe. Lartësia e kësaj pjese të bregdetit këtu arrin deri në 510 m, pikërisht atje ku vargmali fillon ti largohet vijës bregdetare me drejtim për në VP. Thellësitë e rajonit Bunë-Shëngjin janë të mëdha, sidomos atje ku bregdeti është i lartë. Në rajonin malor barasthellësia 5 m e kalon 1 kabel larg vijës bregdetare. Dhe barasthellësitë 10 e 20 m këtu puqen me atë 5 m. Atje ku bregdeti është ultësirë barasthellësitë i largohen vijës bregdetare dhe arrijnë largësinë 2-4 kab. Rreziqe të nënujëshme nuk ka. Trualli i detit është lym, ndërsa rrëzës së bregut është rërë. Natyrisht cdokush që kalon atje do shohë me kureshtje “Rërën e hedhur”, pasi duket si një plazh i krijuar nga dora e dikujt, që ka hedhur rërë, por atë në fakt e ka krijuar nëna natyrë me kapriciot e saj. Më tepër këtë zonë e njihnin detarët me uniformë pasi cdo vit sipas programit zhvillonin qitje bregdetare me artilerinë e anijeve. Është një poligon i përsosur për këto lloj qitje. Por tashmë ishpoligoni natyror ja ka lënë vendin plazheve private dhe hoteleve lluksoze. Nga larg pamë vargun e makinave që rrëze kodrave nuk rreshtnin në dy krahët, që fliste për një frekuentim të mirë të këtyre plazheve të virgjëra. Ndërkohë të ndihmuar dhe nga era VP e përshkuam lehtësisht distancën prej afro 10 milje dhe u futëm në gjirin e Shëngjinit. Ky gji ndodhet ndërmjet grykës së lumit Drin dhe kepit të Shëngjinit, 3.2 milje në veri të derdhjes së këtij lumi. Bregu lindor i gjirit të Shëngjinit, është i ulët dhe më tepër kënetor. Në verë era mbizotëruese është ajo me drejtim Veriperëndim, që fillon nga ora 9-10 dhe zgjat deri në orën 22.00, kur fillon të fryjë era e Lindje–Verilindjes. Porti i Shëngjinit me kordinata, gjerësi 41o49’V, gjatësi 19o35’4 L, ndodhet brenda këtij gjiri të vogël, që futet në pjesën VL të Gjirit të Drinit, ndërmjet kepit të Shëngjinit nga Perëndimi dhe bregdetit në Verilindje. Hyrja për në port ngushtohet nga cekina që vazhdon nga Kepi i Shëngjinit për në lindje. Për hyrjen dhe daljen e anijeve në portin e Shëngjinit vite më parë është hapur kanali detar i këtij porti me përmasa 600 m-gjatësi, 60-80 m gjërësi dhe thellësi nga 7.0 m deri në 8.5 m, i cili tashmë mbrohet nga dy valëpritës, ai perëndimor dhe lindor, të ndërtuar pesë vitet e fundit. Kështu duke soditur natyrën e gjirit e plazhet e pushtura nga pushuesit i drejtohemi kanalit hyrës të rrethuar nga dallgëthyesit. Sinjalistika detare këtu është në rregull pasi djemtë tanë të hidrografisë i qëndrojnë gati këtyre pajisjeve. Ishte mesditë. Pamja që të afrohet është mbresëlënëse. Nga moli kryesor i portit, ngjitur është bregëzuar flotilja e peshkatoreve dhe pak metra më tutje baza detare e Shëngjini dhe kapiteneria e portit. Është një nga portet e vecanta në Adriatik e Mesdhe, ku në basenin e tij vendosen kaq afër anijet tregëtare, peshkatore dhe luftarake, një trekëndësh harmonik detar, me brinjë e madhësi të disa jardëve, ku detarët komunikojnë lehtësisht nga bordet e anijeve, madje mund të ndrrojnë cigare. Por ndërkohë djemtë e “Lissusit” me kujdes po e bregëzojnë anijen në një nga molet-tunele të bazës dhe unë po shihja veprimet e tyre tepër korrekte në kësi rastesh. Distancat ishin të vogla dhe cdo gabim të kushtonte përplasje me Minaheqësen ose betonin. Dy nënoficerë të bazës, Sokol Pjetrushi dhe Edmond Hysa shtrënguan me shpejtësi cimat e anijes me kapjunat e Minaheqëses. Mbasi siguruan anijen djemtë e “Lissusit”, ju drejtuan guzhinës për të ngrënë drekën dhe mëngjesin bashkë. U bashkova dhe unë me ta, bukë, djathë, krypë, domate e zemër të hapur. Një vakt i varfër për këta marinarë mbas atij lundrimi të gjatë. U përpoqëm të pushonim pak, na prisnin mjaft punë e detyra. Së pari mu desh të shtoja dicka për Historinë e Limanit dhe qytetit të Shëngjinit, krijimi i të cilëve ka kushtëzuar njëri-tjetrin. një studim me titull, “Roli i Shëngjinit në transportin detar të trevës Lezhë, Shkodër dhe Ulqin e më gjerë”, frut i kërkimeve të mia disavjecare.

Limani dhe porti i Shëngjinit është qytet port në bregdetin e Adriatikut, me një pozitë të favorëshme gjeografike e shumëllojshmëri të relievit, natyrës dhe klimës. Në një distancë të afërt me qytetin antik të Lezhës, {5 milje} dhe  rreth 10 milje në juglindje të grykëderdhjes së Bunës, ky liman ka luajtur rol të rëndësishëm në trafikun detar të Adriatikut Verior, por dhe ngjarjet historike të Lezhës, Shkodrës, Ulqinit deri në bregdetin dalmat. Duke pasur formën e një gjysmë rrethi kontinental, limani u siguron mbrojtje perfekte anijeve nga kushtet e motit dhe një përpunim të sigurtë këtyre. Në këtë vend dhe në afërsi të vijës bregdetare gjatë mijëvjecarit të I-rë p.e.s jetonte fisi ilir i Ardianëve, të cilët merreshin kryesisht me peshkim, lundrim dhe blegtori. Gjiri i limanit i shërbente anijeve ilire si strehë e sigurtë nga stuhitë dhe piratët, njëkohësisht u siguronte pozicion të mirë për sulm nga cdo rrezik. Në vitin 385 p.e.s. dhe këtu si në disa pjesë të bregdetit u themelua koloni helene nën sundimin e Dionisit, tiranit të Sirakuzës. Kolonistët helenë e emërtuan Shëngjinin Nimfeion, dhe për herë të parë në burimet e shkruara del si Nymphaeum, që do të thotë, nimfë-nuse, ose vendi i zanave. Ky emërtim vazhdoi deri në periudhën e pushtimit romak. Emri i Shëngjinit në cdo etapë është një cilësim i huaj, fillimisht Helen dhe më pas i riti katolik. Në veprën e tij “Lufta civile”, perandori i famshëm Jul Cezari thotë se “disa nga anijet tona të kryesuara nga Mark Antoni, vazhduan lundrimin deri në limanin Nymphaem, 300 hapa larg Lissit”. Vendbanimi i lashtë me emrin Nimfeum është ngritur afërsisht në në të njëjtën kohë me Lissusin, Lezhën e sotme. Në Historinë e Popullit Shqiptar, {HPSH},Vëll. I-rë, f.76, thuhet,..Qendrat e para urbane në këto anë, Lisi, Skodra, Meteoni, Ulqini, Rizoni, etj. lindën vetëm në fundin e shek. IV-të-fillimi I shek.III-të p.e.s. Ndërkohë në periudhën e luftrave iliro-romake, limani mori një rol të vecantë, sepse kufiri jugor i lundrimit të anijeve ilire të Gentit dhe Teutës ishte rajoni i Shëngjinit. Po tek HPSH, Vëll. I-rë, f.117 thuhet, “Kushtet e paqes midis Romës e Teutës në vitin 228 p.e.s. sipas Polibit ishin, 1-Teuta detyrohej tu paguante romakëve një tribut. 2-të hiqte dorë nga pjesa më e madhe e Ilirisë duke mbajtur për vete vetëm pak vende dhe 3-të mos lundronte në jug të Lisit me më shumë se dy anije, por këto të paarmatosura”. Gjithashtu roli i Shëngjinit në trafikun detar dhe ekonominë e këtyre trevave lidhet me faktin se këta të huaj që u vendosën në këtë zonë shtuan shkëmbimin me fiset ilire e krahinat e tjera si Shkodër, Ulqin e së bashku me Lezhën u bë stacion i rrugëve tregtare dhe lidhjeve me zonat e brendshme. Kjo duket dhe në prerjen e monedhave nga Lissi në shek. III-të p.e.s. Ky rol vazhdoi dhe gjatë periudhës së pushtimit romak. Më pas kjo trevë ka rol dhe në përqafimin e fesë së krishterë, psh në f.201, të HPSH-1, thuhet,“Hershmërine e krishterimit shqiptar e provojne gjithashtu një sërë emras vendesh që u referohen martirëve të lindjes, kulti i të cilëve ka qenë i përhapur në shek.IV-VI. Në këtë kohë në toponamistikën e vendit futen mjaft emra të krishterë dhe emri Shengjin”. Nga shek. VII-XII-të, në veprimtarinë ekonomike e tregtare të Lissit, pati një ngadalësim, pasojë e ngjarjeve historike që u reflektua më shumë në shek. IX-X-të. Në shpatin e malit të Rencit, 250 m në perëndim të Balldrenit janë gjetur 12 copë monedha të prera në Liss, që i përkasin kësaj periudhe. Më pas në Shëngjin u rrit ndikimi i Venedikut, psh. në një dokument të vitit 1213 thuhet se, tregëtarë venecianë përshkonin me karvanë rrugët që lidhnin portet e Durrësit, Vlorës, Shëngjinit, etj. në viset e brendshme duke cuar e duke tërhequr mallra prej andej. Në mesjetë,{shekulli i XV-të} limani u emërtua Medua {Portus Medue}  dhe administrativisht lidhej me Lezhën, ku bashkë me zonën bregdetare kishte 9 fshatra me 70 deri 100 familje. Në vitin 1318 Pjetër Viskonti, e përmend Shëngjinin me emrin Medua dhe thekson se ky liman njihej nga tregtarët e pellgut të Adriatikut. Në një dokument të vitit 1336 rekomandohej një anije raguziane, të mos futej në grykën e Drinit për në Lezhë, nqs kishte det të forte, por të vazhdonte lundrimin deri në gjirin e Medës, pasi ky ishte i mbrojtur nga stuhitë. Në vitin 1392 dhe Lissi ju dorëzua Republikës së Venedikut nga Progon Dukagjini. Në vitin 1367, Balshajt ishin në gjendje të kontrollonin lëvizjet tregëtare për në Adriatik. Në duart e tyre ndodheshin rrugët tregtare që zgjateshin prej bregdetit drejt viseve të brendshme. Më e rëndësishmja prej tyre ishte rruga që fillonte në pikën doganore të Dejës, ku bashkoheshin rrugët që vinin nga portet e Shëngjinit, të Ulqinit e të Tivarit, dhe vazhdonte  nëpër luginën e Drinit për të arritur në rrafshin e Dukagjinit, nga ku degëzohej në qendër banimet kryesore të Kosovës…Në shek.XV-të, krahas përdorimit të emrit Medua, filloi të përdorej një emër i ri, San Giovani Di Medua, {Shën Gjini, Gjoni} i Medës. Kjo shtesë ka kuptim fetar, pasojë e ndikimit të botës kristiane. Ndërkohë Shëngjini nuk ngeli larg interesimit të Kastriotëve, të cilat, ishin shtrirë dhe në rajonin verior të bregdetit shqiptar. Që në fillim të shek.XV-të, krahas qendrës tregtare e doganore të Shufadasë, Gjon Kastrioti zotëroi bregdetin në Shëngjin, si dhe shtëpi në Ulqin. Në vitin 1410, Gjon Kastrioti arriti të siguronte banesë në Ulqin, por nuk u pranuan prej Venedikut kërkesat e tij të vitit 1417 për ti dhënë fshatit Barbullush dhe malin Medua{Shëngjinin}, ku dëshëronte të ngrinte një kështjellë. Më pas arriti ta merrte Shëngjinin. Në vitin 1478 Shëngjini ra në duart e osmanëve. Pamvarësisht se Shëngjini ju nënshtrua pushtimeve, flukseve e kulturave të ndryshme, ai vazhdoi të jetë sfidues në realizimin e lidhjeve ndërmjet Shkodrës, Ulqinit dhe Lezhës. Gradualisht u rrit më tej përpunimi i anijeve në Shëngjin dhe ndikimi i këtij limani në zhvillimet e Shkodrës, Ulqinit dhe Lezhës. Në etapën e fundit të mesjetës konsiderohej si “Porta kryesore e Dalmacisë dhe realizohej një eksport i madh i produkteve bujqësore”. Në vitin 1591, një udhëtar i huaj shkruan se “gjeti në këtë liman vetëm një barkë malazeze dhe dy zotërinj, Dede Surbin dhe Nikolla Grasan”. Me përmbytjen e Lezhës nga lumi Drin, dolën një sërë pengesa në zhvillimin e tregëtisë, po ashtu zhvillimi i ngadaltë i ngjarjeve mbas pushtimit osman, e bënë Shëngjinin një liman të përshtatshëm për anije të mëdha, shkruan hartografi Italian, Perest Coronelli. Kjo dhe për shkak të përdorimit të limanit të Kënallës, {tashmë lagunë}, sepse është shkëputur nga deti nga mbushjet me rërë. Në vitin 1688, emri Shëngjin vendoset dhe në hartat detare. Pamvarësisht nga pushtimi osman, përsëri shohim ndikimin venedikas në këtë liman, kështu në vitin 1720, Konsulli venecian Anton Duoda njoftonte, “askush nuk guxon të shkojë më në Berberi, {Tripoli}, se u shpall urdhëri që në brigjet e Tivarit, Valdanosit e Shëngjinit të Medues si dhe në grykën e Bunës, askush të mos guxojë të trazojë shtetasit venedikas, sepse i shkon koka…Ndërkaq tregu i brendshëm vazhdonte të ishte i ndarë në disa pjesë ndërkrahinore, si tregu i Shkodrës, Ulqinit, Tivarit, Lezhës, Obotit, ky asnjëri nuk gëzonte peshën specifike në raport me të tjerët. Rol parësor kishte Shkodra e lidhur ngushtë me Ulqinin, me një popullsi respektive, 40 mijë e 8 mijë banorë. Të dyja plotësonin njëra-tjetrën, pamvarësisht avantazheve dhe mangësive respektive. Gjithsesi përballë konkurrencës së tregëtisë evropiane fillojnë organizimet e ndërmarrjeve dhe shoqërive tregëtare. Kështu Lezha në gjysmën e dytë të shek.XIX, {viti 1830-1840}, kishte 110 dyqane. Kjo dhe për shkak të lidhjeve natyrore, lumi Buna me detin Adriatik e më gjere Shëngjin, Lezhë, Shkodër, me lidhje të dyfishta, tokësore e detaro-lumore, ku më e rëndësishme ishte Shkodra. Kjo qëndër e rëndësishme ekonomike e vendosur në mesin e një fushe, kishte në vartësi dhe tre skela të tjera të vogla si, Tivarin, Ulqinin dhe Shëngjinin. Mallrat ishin të ndryshme, psh. kripa, blihej në sasira të mëdha në kriporet e Kavajës, Vlorës e Santa Maura, dhe më pas transportohej me barka ulqinake në molet e Ulqinit, Tivarit e Shëngjinit, nga këtej me mjete të ndryshme e karvane në viset e tjera të Vilajetit të Shkodrës. Ndërkohë malësitë e rrethit të Lezhës e Mirditës, të mbuluara me pyje të dendura kishin sasi të mëdha druri ngjyrosës,{Skotane}, i cili eksportohej me anije franceze për në Marsejë e Ryan, nga moli i Shëngjinit, shkruan udhëtari Hecquard. Të tre molet, Ulqin, Tivar dhe Shëngjin kishin lidhje me portet mesdhetare gjatë shek.XIX-të. Natyrisht rol kryesor kishte limani i Ulqinit. Kështu në vitin 1818, Ulqini kishte 300 barka dhe 400 mjete lundruese, Shëngjini kishte shumë pak. Qendra kryesore ku strehohej kjo flotë ishte Valdanozi,{gjiri në veri të Ulqinit}, Porto Milena, Oboti, Shëngjini, etj. Shëngjini mori rëndësi kur në vitin 1858, pas përmbytjeve të mëdha, dega e lumit Drin u kthye në drejtim të Shkodrës. Në Shëngjin bregëzoheshin anije të mëdha ulqinake, austriake, greke, italiane, të cilat ngarkonin për në Tripoli, Tunizi, Aleksandri, portet italiane, etj. Kështu më 19 korrik 1855, në portin e Shëngjinit kishte 4 anije franceze që ngarkonin për në Marsejë. Deri para vitit 1878, porti i Shëngjinit kishte rol dytësor, por pas vendimeve famëkeqe të Kongresit të Berlinit më 1878, kur Tivari dhe Ulqini ju dhanë Malit të Zi, qendra e gravitetit kalon në Shëngjin dhe Durrës. Tregëtarët shkodranë u detyruan që krahas Obotit të përdornin dhe Shëngjinin, me 8-9 shtëpi. Ata ndërtuan pranë kësaj skele magazina dhe shtëpi të vogla përdhese, pra, një infrastrukturë minimale që mungonte. Gjithashtu në vitin 1879 skelën e Shëngjinit filluan ta preknin anijet e shoqërisë “Llojd” dhe të shoqërisë italiane “Pulja”. Roli i kësaj skele filloi të rritej. Ambasadori Francez Hekart thotë se 6 milje larg Lezhës arrihet në Shëngjin, një port i vogël që shërben si vendstrehim për anijet e Republikës së Venedikut. Praqitja e tij ishte e mirë, mund të merrte 30-40 anije për përpunim radhazi dhe mbrojtje nga erërat.  Kjo skelë është kryeqendra e Lezhës dhe Mirditës dhe luan një rol të posacëm për eksport-importet e tyre. Në fillimet e shek. XX-të deri në fillimin e Luftës së I-rë Botërore u zvogëlua vëllimi i përpunimit të mallrave, pasi pësoi dëmë nga lufta. Porti i Shëngjinit e rimorri rolin e tij në vitet 1922 deri në vitin 1939. Në vitet 20’ në Shëngjin e ushtroi veprimtarinë e vet dhe shoqëria e peshkimit “Peshkaalba”, e cila veproi deri në vitin 1946. Në shtator të vitit 1930, nga mbreti Zog dhe parlamenti i kohës, porti i Shëngjinit u emerëtua “Porti Wilson”, në respekt të kontributit të vecantë të tij për mbrojtjen e Shqipërisë në Konferencën e Paqes, Paris 1920. Më 7 prill 1939 dhe këtu u organizua një rezistencë kundër trupave fashiste, të cilat më pas e përdoren si port ushtarak për nevojat e tyre. Në korrik të vitit 1944, pushtuesit nazistë e hodhën në erë portin. Porti i Shëngjinit në pjesën më të madhe të kohës ka shërbyer në transportin detar ndërkrahinor e me portet e huaja, herë pas here dhe për flotat ushtarake. Densiteti i zhvillimeve luftarake ka qenë relativisht i ulët në raport me qytetet e mëdha dhe për faktin se resurset ekonomike kanë qenë në brendësi të vendit. Kështu roli i tij ka qenë më pak tërheqës për pushtuesit e ndryshëm, për të përqëndruar forca e mjete për një kohë më të gjatë. Në më të shumtën e rasteve pothuajse nuk e ka ndërprerë asnjëherë aktivitetin duke ndikuar në zhvillimin e ngjarjeve të trevës Lezhë-Shkodër. Roli i limanit të Shëngjinit në këtë trevë lidhet me pozitën gjeografike dhe afërsinë me Ulqinin, Tivarin, Shkodrën dhe Lezhën. Në periudhat e sundimeve të huaja apo zhvillimeve luftarake dhe ky port ka pasur dëmtime dhe stanjacion, por gjithnjë ka mbijetuar. Zhvillimet më të mëdha i ka pasur mbas Kongresit të Berlinit dhe në ditët e sotme. Gjatë perudhës së diktaturës komuniste u kthye në një port të brendshëm dhe ndërpreu lidhjet me jashtë. Pra, porti i Shëngjinit shërbeu vetëm për anijet e transportit të brendshëm të mallrave. Ndërsa ndërmarja e peshkimit kishte një numur të madh anijesh peshkimi. Mbas vitit 1990 ky port mori funksionet e mëparëshme, duke u përmirësuar përpunimin e anijeve, infrastrukturëne pajisjet shkarkuese. Kështu në vitet e para porti i Shëngjinit realizoi 7% të eksport-importit të zonës Veriore, Verilindore dhe partnerët e huaj. Gjatë këtyre viteve janë bërë debate pa fund dhe janë shpalosur projekte të shumta zhvillimore për këtë port. I kam ndjekur me vëmendje këto debate herë politike, herë klienteliste, pa vizionin e së ardhmes, në më të shumtën e rasteve jo profesionale. Personalisht zhvillimin e Portit të Shëngjinit e shoh të integruar me tre portet e tjera të vendit, ku përparësi të ketë turizmi, peshkimi dhe transporti i pasagjerëve. Pamvarësisht pozicionit gjeografik më pëlqen një masterplan dhe pamje si Porti i Sarandës. Në përfundim theksoj se e gjithë kjo veprimtari e gjithanshme e transportit detar në portin e Shëngjinit ka formësuar një traditë të spikatur detarie në këtë trevë, duke krijuar breza të tërë detarësh që janë një nga pasuritë më të mëdha të Shëngjinit. Ndërkohë këtu janë frymëzuar  shkrimëtarë dhe poetë duke na dhënë krijime të spikatura për detin. Psh. shkrimëtari i madh Dritëro Agolli në vitin 1961, në një festë me ekuipazhin e barkës “Bajram Curri” na ka dhënë poezinë më të bukur të titulluar “Varka në det”. {Antologji e Detarisë Shqiptare, vëll. I-rë, fq.417}.

Por në historinë moderne, Shëngjini trashëgoi dhe një pasuri tjetër, Bazën Ushtarako-Detare me një histori të lavdishme 46 vjecare…

Fillesat e bazës janë në mars të vitit 1962, kur disa metra në Veri të ishportit të vjetër, u vendos një bateri topash 85 m/m, me komandant Nebi Çelën, si e para mundësi për mbrojtjen e bregdetit shqiptar. Krahas baterisë ABD u vendos dhe një PSV, që bënte vëzhgimin e hapësirës detare, kujton veterani Fadil Dushku, (një detar i vjetër, mbi 40 vjet në det, banor i kësaj zone). Fadili me anijen “Erzeni”, krahas detyrës si anijeshenjë për baterinë Bregdetare, bënte patrullimin e rajonit detar nga Kepi i Rodonit në Bunë. Më pas i pari që bregëzoi KS në bankinën e thjeshtë të bazës Veriore, në prillin e 1969, ishte oficeri i ri tepelenas Astrit Muhaj, pastaj me rradhë Kastriot Bejko, Bilal Koçi, Met Karashabani, Ismet Bilali. Mbas ndërtimit të 2 moleve të rinj në v.1973 erdhën dhe 6 KS, duke formuar kështu 3 skuadrilje KS, me komandant Llesh Kiku, Skënder Dule dhe Hasan Onuzi. Detyra kryesore e ishbazës Shëngjin ishte ruajtja dhe mbrojtja e Gjirit të Drinit, në bashkëveprim me forcat e tjera gjitharmëshe, pa harruar zbatimin e detyrave të kohës së paqes, operacionet humanitare, etj. Në mars të vitit 1974, filloi aktivitetin BUD-i i Shëngjinit, i cili në krijimin e tij kishte këtë strukturë organizative:-RKS, GrAML, Grupin minavues, repartet speciale dhe ato logjistike. Bazë ishte Skuadrilja e dytë e KS me 6 KS tip kinez, me krah të nënujshëm të dislokuar në portin e Shëngjinit më datë 06.08.1969. Komandant i Bazës, u caktua Robert Bali, komisar Lutfi Gjika dhe Shef Shtabi Kristaq Çito. Komandant RKS, Aleko Dede dhe Komisar Bardhyl Shehu. Në grupin AML, u caktua Komandant Zisi Anastasi dhe komisar Skënder Dule, më parë Flamur Ganai. Duhet theksuar se në këtë bazë erdhën disa oficerë nga Durrësi e Vlora, të cilët kompletuan anijet dhe shtabet. RKS kishte tre KS të ardhura nga Durresi. Në v.1975 Gr.AML, u kompletua me 3 GJDV tip kinez dhe një katër kufiri. Grupi minavues kishte 6 anije peshkimi të modifikuara për marje minash. Komandant grupi ishte Hasan Onuzi. Baza është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit popullor me “Urdhërin e Shërbimit Ushtarak të Klasit të Parë”. Pjestar i bazës ishte dhe Fran Ivanaj “Hero i Popullit”, komandant i MP “Islam Mustafa” i cili nuk lejoi rrëmbimin e kësaj anije nga shovinistët Serbo-Malazez. Shokët e armës nuk e lanë vetëm. Dy KS i shkuan në ndihmë MP, por nuk arritën ta shpëtonin Franin, dhe nuk lejuan rrëmbimin e anijes. Gatishmëria e bazës ishte në atë nivel, aq sa sinjalisti roje i PSV-Shëngjinit që kryente detyrën dhe të kimistit roje, diktoi me aparaturat e zbulimit kimik renë radioaktive të shpërthimit të çentralit bërthamor të Çernobilit. Pra, ishte ky që diktoi e lajmëroi rrezikun e këtij rrezatimi, i pari në FA. Po ashtu radisti i një KS, kapi sinjalin e ndihmës që kërkonin alpinistët shqiptarë në malin e Korabit. Ata kërkonin ndihmë mbasi u rrezikohej jeta, anija komunikoi me MM, e cila dërgoi helikopterë, duke i shpëtuar jetën alpinistëve. Bashkë me Forcat e Xhenjos, efektivi detar i bazës me punë vetmohuese, nga viti 1972-1988, ndërtoi tunelet e bazës Shëngjin. Ai ka tre hyrje që komunikojnë me detin, të kompletuara me rrjetin elektrik. Në të mund të futej pothuajse gjithë formacioni i luftimit i bazës, konkretisht KS, silurat, minat, ofiçinat, etj. madje dhe drejtimi i operacioneve mund të bëhej nga tuneli. Polumbari i vjetër Shkëlqim Driza që ka punuar disa vite rresht në këto tunele, flet me respekt për punën e qindra xhenjerëve që në kushte të vështira, duke rrezikuar dhe jetën, punuan për hapjen e tyre. U realizuan shpime me sondë, shpërthime nën ujore, ndërtime bankine, godina, që kur i kujtoj tani më ngjethen mishtë si kemi shpëtuar, thotë ai. Shkëlqimi kujton me respekt Komandantin e batalionit Xhenjer Maks Milaqi, komisar Pajtimin, Ing.Vangjel Lena, si dhe Anijethelluesen “Rodoni”. Në vitet 1982-88, me punë e sakrifica vetmohuese u bë hapja e tre tuneleve dhe infrastrukturës tjetër të bazës. Kapiteni i paharruar dursak, i ndjeri Zija Biduli, ishte shembulli, frymëzimi dhe modeli i të gjithë efektivit që punoi në këtë bazë. Kapiten autoritar, fisnik, i respektuar nga të gjithë. Shembullin e tij e ndiqnin dhe më të rinjtë, si kapiten Lulëzim Hate, etj..Në fund të aksit Lezhë-Shëngjin, në krahun e djathtë fillon kurora e pishave të mbjella me kontributin e detarëve të kësaj baze, në fillim të viteve ‘80. Bazën nga viti 1974 deri në v.1978, e ka drejtuar Robert Bali, deri më 1979, Ndue Jaku, pastaj Pirro Kuçi, A.Mezini, Tom Kola, Astrit Bocaj, Adriatik Avllazagaj, Selim Allajbeu, Dalip Beja, Lekë Pashuku, Paulin Marku, Gjon Dedgjoni, Fran Lleshaj, Artan Pulaj, etj. Në këtë bazë kanë shërbyer kuadot e specialistët S.Dule, M.Qorduka, K.Dhima, S.Nako, A.Shalari, K.Çito, T.Kola B.Shehu, Sadulla Elezi, Ziso Anastasi, Naim Brozha, Asqeri Daja, Fatmir Deda, Adem Zyberi, Ibrahim Juba, M.Trebicka, T.Gerveni, Kujtim Bregu, Selim Allajbeu, Ligor Papaligori. Shkëlqim Celami, S.Çelmeta, Y.Pashollari, Kastriot Dosti, Skënder Haruni, Agim Molla, Jak Boçi, Avni Ponari, Adriatik Avllazagai, Kujtim Caka, Nuri Koçia, A.Shtjefni, Shyqyri Murra, Petrit Kola, Binak Cenaj, Kapllan Xhihani, Pandeli Cala, Akil Meta, Vlash Doda, Salvator Toma, etj. Mbas v.‘90, baza u reformua dhe u përshtat në përputhje me misionin e ri të FD, fillimisht si Distrikt Detar, pastaj vendbazim dhe aktualisht vendqendrim i FD. Dhe repartet Bregdetare të Tales, Kalasë e Rërës së Hedhur u bënë pjesë e këtij vendbazimi, ku kanë shërbyer me devotshmëri kuadrot:-Enver Kafeja, Ali Omeri, Tish Tuku, Lutfi Hasani, Pjetër Ndoci, Gjon Leci, Gjon Dedgjoni, etj.  

Po cmund të jetë kjo bazë tani? Një kompleks Ushtarak-Historiko-Turistik. Pse JO?

Gjatë viteve të fundit efektivi i reduktuar i bazës është përpjekur për të ruajtur territorin e bazës por dhe zbatimin e detyrave në det. Me punë ata e kanë mirëmbajtur atë duke shpresuar në të ardhmen e saj. Krahas kësaj kapter Tonin Pepa bashkë me operatorët e Qëndrës së Vëzhgimit Detar, jep pandërprerje informacion mbi situatën detare në zonën veriore. Por s’mjafton me kaq sepse ky vendbazim ka dhe anije të gatshme të Rojes Bregdetare, të cilat në mëse 5 raste kanë ndihmuar anijet e peshkimit të rrezikuara në bashkëpunim me policinë kufitare. Në këto operacione kanë marrë pjesë disa kuadro si Kapiten i Rangut të III-të Rezart Bajollari, Kap.Lt. Ilirjan Asllani, Ervin Mucka, Aranit Demce, major Gjon Dedgjoni, n/oficerët Fran Lleshaj, Hilë Marku Sabri Idrizi, Skënder Elezi, Florian Tafaj, Shkëlzen Hoxha, Akustin Dragaqi, Selman Hamza, Hysen Peposhi, Agim Tahiri, Ilirjan Pali, etj. Komanda e Forcës Detare e ka parë domosdoshmëri mbajtjen e anijeve të gatshme në këtë bazë, pasi kontrollohet gjitha trafiku nga derdhja e Bunës deri në Rodon. Ndërkohë që nga viti në vit shtohet transporti, peshkimi, turizmi, gjë që kërkon rritjen e sigurisë detare. Ndaj anija “Lissus” e ka strehën e vet në këtë bazë. AP “Lissus” ka zhvilluar stërvitje bordimi, manovrim, furnizim në zonën e saj të përgjegjsisë. Ajo tashmë molet e bazës i ka si shtëpinë e vet. Cdo vizitë të saj qytetarët shëngjinas e shohin si forcim të pranisë së shtetit, ndaj shohin nga afër cdo hyrje dalje të saj dhe kanë dëshirë ta vizitojnë, ta prekin. “Lissusin” ata e shohin si qytetarin më të ri, një vlerë të shtuar të bazës dhe qytetit. Njëkohësisht ata mirëpresin dhe djemtë e kësaj anije simbol për zonën. Forca Detare zhvilloi vitin e kaluar një aktivitet mbresëlënës me detarët e Sarandës për të promovuar anijen “Butrinti”. Gjykoj se një aktivitet i tillë duhet zhvilluar dhe me anijen “Lissus” në Shëngjin. Banorët e saj e presin me padurim. Mjaft qytetarë kishin dëshirë të vizitonin “Lissusin”, e quanin si pjesë të tyre jo thjesht nga emri, por për faktin se Shëngjini për numur popullsie ka më shumë detarë. Por ndërsa shoh gatishmërinë e këtyre njerzve për gjithëshka që lidhet me detin, pamja që të afron infrastruktura e bazës le për të dëshëruar. Të them të drejtën e kam vizituar bazën për mbi dy dekada, por këtë rallë ndjeva trishtim. Ka disa vite që sipërfaqja e bazës është tkurur, duke i rrëmbyer nga një copë kush të mundet. Trajtimi i pronave ushtarake gjatë këtyre 25 viteve ka qenë një turbullirë ligjore dhe administrative. I vetmi ligj i mirë dhe VKM, ka qenë ai i vitit 1992, për të mundësuar strehimin e ushtarakëve në disa objekte ushtarake gjysëm të rënuar, zgjidhje emergjente. Por dhe kjo ishte gjysmake, pasi ata mund të privatizonin vetëm truallin e shtëpisë dhe për të dalë në rrugë duhet të fluturonin. Nga kjo kanë përfituar shumë pseudopronarë, që në kohën e sistemit monist kur kërkonin punë në adminstratë ose pranoheshin në parti, deklaronin se s’kemi një cm2 tokë. Tash me dëshmimtarë të blerë kanë përfituar vend e pa vend. Në trajtimin e pronave ushtarake nuk ka pasur vizion, projekte dhe masterplane transformuese për to nga lidershipi ynë politiko-ushtarak, gjë që i le vend spekulimeve. Janë hequr nga puna specialistë inxhinjerë e topografë që mund ti jepnin drejtim këtyre punëve. Nga mosshrytëzimi i tyre shteti shqiptar ka humbur dhe humbet miliona. Mjaft prej tyre mbas viteve ’90 mund të ishin bërë dhe baza të NATO-s, por politikuejtë tanë vazhduam avazin, hidhnin vickëla. Disa ushtarakë që i parashikuan këto zhvillime nuk i dëgjoi kush. Tani NATO ka avancuar për shkak të situatave, kushteve e strategjive të reja, ka shtete të tjera në lindje që i falin baza të tëra, ku e ku me tonat. Ndaj tani ne duhet të përpiqemi vetë për ti transformuar e për ti bërë ato atraktive, jemi të vonuar. Në rastin konkret Baza e Shëngjinit mund të kthehet në një Kompleks Ushtarak-Historik-Turistik. Ka pozicionin dhe kushtet më të përshtashme për këtë. Në fakt pata hedhur një ide 15 vite më parë për të bërë një muzeum të luftës së ftohtë në Vlorë, por këtu mund te realizohet më lehtë. Me nje grup pune të përbërë nga topografë, ekonomistë dhe historianë ushtarakë mund të realizohet një projekt tepër dobiprurës për shtetin shqiptar, duke përshtatur infrastrukturën e tij për këtë qëllim. Rifreskimi i infrastrukturës nuk mund të bëhet në mënyrë empirike, por mbi masterplane të rregullta gjeohartografike, ku të shpaloset e gjithë hapësira e marrë në studim, dokumente që shpalosin zhvillimin e saj në të ardhmen. Një masterplan i kësaj baze duhet të shtjellojë në pamje dhe shtrirje, planin afatgjatë të mjediseve, planin e vendosjes e përshtatjen e ambienteve për një kompleks të tillë. Ai është një studim i gjithanshëm që ka dorën e modelimit nga specialistët topografë, hartografë, urbanistë e historianë ushtarakë. Theksoj ushtarakë, se ne kemi pasur një elitë ushtarake që qëndronte e qëndron shumë më lart intelektualisht se zboristët e Mamurrasit. Nga një vëzhgim dhe përllogaritje e thjeshtë, duke pasur eksperiencën e muzeve të këtij lloji në vendet e NATO-s, unë i them opinionit se vetëm tre muajt e verës shteti shqiptar mund të futë në arkën e tij nga 40 milion lekë të reja në muaj, ndërsa muajt e tjerë 5 deri në 10. Përfitimet janë të shumta. Ne, në një mol mbajmë anijet e gatshme, “Lissusin”, “Archangelat”, etj. dhe hapësirat e tjera i shfrytëzojmë për muzeun dhe ambiente për turistët. Atje ke cfarë të tregosh. Dhe në ato kushte mjerane kishte interes. Pashë që nëpërmjet repartit, tokë shtetërore, kalonin mijëra makina në ditë për tek “Rëra e hedhur”. O zotëri, të kalosh traun e e repartit duhet të paguash një taksë, e jo të bësh karshillëk! Këta persona që tek hotelet lenë dhjetëra mijëra lekë, se kanë problem ti paguajnë shtetit 2-3 mijë lekë të vjetra. Pra, kjo është C-ja e famshme, kapitali fillestar, që ne e lëshojmë kot! Duke zbatuar politika të tilla ekonomike mund të riparohet krejt infrastruktura e bazës dhe të kompesohen dhe disa pronarë të ligjshëm atje. Me një Kompleks Ushtarak-Historik-Turistik mund të thithen mijëra turistë të huaj, njëherësh punësohen dhe dhjetra qytetarë të Shëngjinit. Nqs bëhet kjo, bashkë me përmirësimet në infrastrukturën e qytetit dhe masa të tjera në nivel lokal e rajonal, Shëngjini mund të konkurojë Ulqinin.

Mes detarëve të vjetër e të rinj

Vërtet ky qytet historik ka shumë pasuri natyrore, detare, ekonomike, por në të vërtetë pasuria më e cmuar e tij janë detarët e tij, që janë bërë të tillë mbasi kanë shërbyer në bazën ushtarake detare të Shëngjinit. Këta bij të detit i gjenje kudo në Shëngjin, në anijet luftarake, të peshkimit, tregtare, në forcat e sigurisë së portit, në sigurinë e hoteleve, menaxherë e pronarë lokalesh. Nqs para viteve ’90, baza i jepte frymëmarje qytetit, tani janë detarët shëngjinas që i japin frymëmarje këtij qyteti në të gjithë arteriet kryesore të këtij sezoni turistik. Ata përbëjnë shtresën më punëtore, profesionale dhe mikpritëse të këtij qyteti të vogël, duket se baza i ka shërbyer si shkolla më e mirë e jetës. Atë buzëmbrëmje gushti mbasi përshëndes rojen e postbllokut Pr-2 Ilirjan Pali, nën shoqërinë e kapiten Silvanit, shëtisim në rrugën kryesore të Shëngjinit, të mbushur me lokale të shumta. Në fakt unë desha të bashkoja një kapiten të vjetër dhe të ri. Në lokalin e Prel Stakaj, marinar i vjetër, na pristë kapiteni i vjetër Selim Allajbeu, ish komandant i bazës dhe poet. Bashkë me kapitenin e vjetër ishte dhe Kapllan Zhejani,{xhaxhi, si i thërasin të gjithë} një nga dashamirësit më të mirë të detarëve. Kapllani një qyetar i nderuar në Shëngjin e Flotë, ishte shoqëruar nga djali i tij i madh Melsi, tashmë emigrant në Angli me fëmijën e tij shqiptaro-angles, Majells. Biseda rrjedh natyrshëm për punën, shëndetin, detarinë, bazën, pushimet, etj. Ka një vecori tash në verë më thotë xhaxhi, lezhjanët shkojnë në Shirokë, shkodranët vijnë këtu. Ne hajm karas për krap, ata hajnë kancelat për peshkdeti. Duke dëgjuar këto biseda, me atë shqipen e thjeshtë Majëllsi i vogël i thotë Kapllanit, -o gjysh, unë do bëhëm kapiten shqiptar! Po! ja kthyem njëzëri. Madje që nesër do jesh mik tek anija “Lissus”. Me  ndjesinë dhe ëmbëlsinë e këtyre fjalëve të djaloshit anglo-shqiptar Majells, vazhdojmë shëtitjen atë buzëmbrëmje. Pushues të shumtë shijonin jodin dhe kënaqësinë që të jep një natë shëngjinase. Me fjalët, sjelljen, veshjen dhe ecjen e tyre përpiqeshin të ishin vetvetja. Në fakt Shëngjini më tepër të afron rërën e vecantë dhe gatimen e prodhimeve të detit, sepse mundësitë e tjera për argëtim janë të kufizuara. Pamvarësisht kësaj në fytyrat e tyre shprehej kënaqësia që për pak ditë ishin në Shëngjin. Por koha e miqve të mi ishte e kufizuar dhe ndërsa Silvani shkoi në anije, Selimi me Kapllanin kishin miq në shtëpi. Kështu i uruam natën e mirë, njëri-tjetrit. Në shëtitoren “Wilson” po më prisnin përsëri miq të vjetër. U gëzova që emrin e portit “Wilson” tani e mbante shëtitorja kryesore. Detarë të tjerë do ishin pjesë e kësaj shëtitje në këtë mbrëmje të bukur. Qyteti ruan bukurinë e tij karakteristike në cdo stinë të vitit. Erërat e forta në dimër kombinohen me mikroklimat e natyrën e qytetit bregdetar verior. Kështu bashkë me kapitenët Skënder Haruni, Nazmi Shahini, Idriz Byku dhe Festim Zotaj, vazhduam ta shijonim atë mbrëmje gushti plot vapë. Skënderi ka shërbyer shumë vite si oficer në bazën e Shëngjinit, madje dhe familjen e ka pasur në këtë qytet deri vonë. Ai bashkë me këta detarë tani shërbejnë si oficerë lundrues në anijet tregtare “Koravi” dhe “Bergfjord” me pronar Mark Gjinin, {Pukjani}, të cilat po përpunoheshin në port. Atje me shërbim ishin dy marinarë me përvojë Mikail Suku dhe Agron Curri. Kapiteni kujton marinarët e bazës, kurorën me pisha në sistemin kodrinor të qytetit, e cila u mboll nga efektivi i bazës në vitin 1980. Por gjurmët e marinarëve të bazës së Shëngjinit ndjehen kudo, thotë ai. Para 40 viteve gjetëm një qytet me baraka të vogla ku strehoheshin peshkatarë të vjetër dhe barinj, por tepër mikpritës e miqësorë. Në disa dekada ngritën një qytet të bukur me detarë e banorë të arsimuar nga gjithë vendi. Ata kanë marë dhe kanë dhënë në këtë qytet ashtu si enët komunikuese. Ndërsa morën erën dhe valët e detit, dashurinë dhe miqësinë e malsorëve të Shëngjinit e rrethinave, i dhanë qytetit-port rininë e tyre, vlerat më të mira profesionale e qytetare, ndanë me komunitetin hallet, dijen dhe kulturën e fituar në vite, duke e formësuar në bërthamën e tij këtë qytet të vjetër. Mjaft detarë të bazës pamvarësisht se nga rrethe të tjera kanë zgjedhur të jetojnë në Shëngjin, ku janë integruar me aktivitetin e këtij qyteti. Mos haro të përmendësh një njeri human, peshkatarin e vjetër Ndrecë, thotë Skënderi, për më shumë gruaja e tij infermjere i ka shërbyer ditë e natë familjeve të detarëve. Me këto tregime të Skënderit, koha kaloi dhe akrepat po shënonin 24.00, kështu që u përshëndetëm bashkë dhe unë ju drejtova “Lissusit”, ndërsa ata  anijes “Koravi”. Takime dhe vizita të tjera na prisnin të nesërmen. Kështu mbas disa orëve gjumë dhe kafes së mëngjesit me djemtë e “Lissusit” nën shoqërinë e një kuadri të vjetër të bazës rreshter Akostin Dragaci, bëhem përsëri pjesë e qytetit. Marinarë të tjerë na përshëndesin. E shoh që mbajnë gjallë shumë nga tradita e detarit dhe zakonet e shqiptarit. Sapo hymë në portin e vogël të qytetit, pamë që herët në mëngjes kishte filluar puna dhe ndihej zhurma e punonjësve të tij, shumica ish marinarë të bazës. Ata shërbejnë tashmë në kapitenerinë e portit, ekuipazhet e anijeve tregtare, peshkatore, rimorkiatorëve, policinë portuale, antikontrabandën detare, etj. Zanati i fituar në vite i ka ndihmuar të integrohen në vendet e punës që afron porti i Shëngjinit, por dhe institucionet detare të tij. Porti i Shëngjinit ka përmirësuar kapacitetet e tij përpunuese në sajë të disa projekteve të realizuara vitet e fundit. Atë mëngjes një anije po shkarkonte cimento rifuxho, disa peshkatore po kalonin skalierën e portit për gjuetinë e radhës, dhe njerzit mbas kafes së mëngjesit po i drejtoheshin punës së ditës. Kapitenët e portit Ilir Shahini, Gjin Nikolli e kolegë të tjera ishin në krye të detyrës. Por miq të detit dhe detarëve  në Shëngjin tashmë janë dhe dashamirës të hershëm të detit që kanë krijuar dhe biznese të lidhur me të. Një nga këta është dhe zoti Gjergj Luca. E kam ndjekur Gjergjin shpesh herë në debatet televizive të zhvilluara për ceshtjet e peshkimit dhe më ka pëlqyer qetësia, mëncuria dhe profesionalizmi me të cilën ai ka diskutuar këto  probleme të rëndësishme për pasurinë detare të vendit. Në fakt kontaktin e parë e bëmë me dy anije të kompanisë së tij që gjuanin në  rajonin e lejuar për peshkim. Anije të reja, të bukura, delfinë të flotës sonë të peshkimit. Dëshira për të takuar këtë njeri na u shtua rastësisht, kur djemtë e anijes “Lissus” në mëngjes po ndiqnin një film të kaluar, ku baba i Gjergjit, Ndreka luante në një nga rolet e pakta si personazh pozitiv. Pa dyshim që ky artist i madh me nivelin artistik e origjinalitetin e interpretimeve të tij ka krijuar një galeri rolesh që do ruhen gjatë në memorien e shqiptarëve. Me përshtypjen e disa roleve të tij ju drejtova lokalit “Rozafa”, rreth 100 m nga postblloku i bazës, ku Gjergji, djali i Ndrekës  menaxhonte punët e shumta të biznesit të tij. Është e vështirë që këtyre njerëzve ti marësh sadopak kohë të lirë. Dhe sikur një anije të kesh në det ke probleme, e jo më të drejtosh disa të tilla bashkë me aktivitete të tjera komplementare. Mu duk shumë i qetë psikologjikisht në raport me punën e tij si menaxher i një kompanie të fuqishme peshkatore, që se has tek bisnesmenët e tjerë. Detarë dhe pushues shijonin kafen e paradites në lokalin e tij. E shkëputa për disa minuta nga punët e tij të shumta për ti tërhequr disa mendime si qytetar që e ka lidhur jetën me Shëngjinin, detin dhe peshkimin. Me Shëngjinin më lidh jo vetëm aktiviteti por dhe dëshira ime e kahershme për detin, më thotë Gjergji. Vë re një përmirësim të situatës peshkimore këto vite, por prapë ka shumë për tu bërë. Është i domosdoshëm forcimi i ligjit në det, ashtu si po forcohet me pyjet, drogën, etj. Moszbatimi i ligjit, gjuetia e paligjshme me trata fundore, dinamit, e kanë varfëruar e masakruar peshkun në ujërat tona. Ndaj ka ardhur momenti që ne duhet të bëjmë një ndarje të plotë nga kjo situatë, duhet të përfshihen dënime me burg për shkelësit e ligjit. Po ashtu duhet përmirësuar kuadri ligjor i regjistrimit të anijeve, marja e matrikullit të detarit, mbas një ekperience në det, p.sh. 3 muaj, jo thjesht mbas kurseve të caktuara. Ngritja e një komisioni të vecantë testimi për të gjitha nivelet e detarëve deri tek kapiteni, ku mund të merret dhe mendimi i pronarëve të anijeve. Nuk e di cfarë po bëhet për ringritjen e shkollës së peshkimit, se ajo do jetë bazë për ekuipazhet e anijeve tona. Më mirë se ci njohin problemet e peshkimit këta njerëz që merren direkt me këtë aktivitet s’ka person tjetër. Peshkimi ka shumë halle e probleme, më shpjegon Gjergji, që nga legjislacioni, administrimi, riparimi i anijeve, ndaj është domosdoshmëri zhvillimi i një programi kombëtar për ruajtjen dhe administrimin e resurseve të peshkimit. Këto masa duhet të parandalojnë peshkimin e paligjshëm, krijimin e rezervave peshkimore, duke siguruar ruajtjen e zhvillimin e resurseve kombëtare të pasurisë ihtiologjike. Natyrisht për realizimin e këtij programi lypset një bashkëpunim efikas i gjithë institucioneve shtetërore me bisneset e subjektet private që ushtrojnë këtë veprimtari. Shëngjini me rrethinat e veta përbën dhe një zonë të rëndësishme turistike, ndaj para se të ndahesha i kërkova një mendim për këtë ceshtje zotit Luca. Ka nevojë për një mentalitet bashkëkohor, përmirësim të shërbimit, specialistë që të sjellin dicka të re në këtë sektor, thekson Gjergji. Ka cmime të larta në hotele e artikuj, në mjaft shërbime, gjë që i largon turistët. Në mjaft raste investimi i kryer nuk i përgjigjet me shërbimin profesional e cilësor. Është e njëjta situatë që përjetoi zona e Jugut, Saranda, para 4 vitesh. Sivjet atje po shkojnë më shumë njerëz, pra, kanë korigjuar shumë në cmime e cilësinë e shërbimit, se natyra është e ngjashme. Për turizmin në Shëngjin është domosdoshmëri përgatitja profesionale dhe kontrolli i shtetit për shërbimin dhe cmimet, se kjo situatë i le vend abuzitetit. Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë ata që meren me këtë biznes. Në të gjitha këto zhvillime rol të vecantë ka dhe porti i Shëngjinit, i cili duhet ti paraprijë perspektivës së kësaj zone dhe të shndrrohet në një port jahtesh, peshkimi dhe tragetesh, që të bëjnë linjën më të afërt me Italinë. Për këtë ka studime dhe masterplane efikase. Dhe politika duhet të jetë më largpamëse, të mos verë kushte për biznesmenët, se këta njerëz janë pasuri e vendit, dhe ju intereson më tepër puna e tyre se politika. Këto më tha ato ditë të nxehta Gushti, qytetari dhe presidenti i kompanisë “Rozafa”, zoti Gjergj Luca. Me këto mendime vazhdova rrugën tek shëtitorja “Wilson” ku takova përsëri marinarë, shokë dhe miq që gjallërojnë në cdo stinë të vitit këtë  shëtitore me emër domethënës. Më priste Kapiten Selimi, i cili e filloi karrierën në këtë bazë dhe e mbylli komandant i saj Ai shpesh  bëhet pjesë e detarëve tanë në bazë dhe anijeve të Flotës. Kapiteni gjendet shpesh mes tyre, i këshëllon, tregon kujtime, por prezanton dhe poezitë e tij më të reja. Zoti Allajbeu ka botuar 4 vëllime me poezi dhe së afërmi do botojmë së bashku një buqetë letraro-artistike për detin. Këtë buqetë do ja dhurojmë detarëve shqiptarë më 25 dhjetor, në kuadrin e 90 vjetorit të krijimit të Flotës sonë Luftarake. U rikthyem përsëri në bazë dhe mbasi vizituam ambientet e saj u ulëm në zyrën e dikurshme të komandant Selimit ku muza e tij poetike na dhuroi këto vargje të bukura:

Lidhur fort me detin

Jeta zhurmë dallgësh dhe kaltërsi na u mbush,

Sytë me ujë të kripur i kemi larë,

Dhe, kur deti është sjellë ashpër me ne,

Prapë kemi thënë, deti s’ka të sharë.

Përkundrazi, jemi lidhur fort me të,

Lëndinave të kaltëra rrëshqasim pa gjumë,

Ballin stolisur me dritë yjesh,

Zemrën me buzëqeshjen e bardhë shkumë.

Ndodh që kthehemi “të vrarë” nga deti,

Sërish guxojmë për ditë të reja.

S’na shkon ndërmend ta braktisim kurrë,

Aty mbushemi me farë betejash.

Mbase kjo mund të ndodhte,

Me cdo njeri, ka të ngjarë,

Fola me zemrën e detarit plak,

Detin e kujton si dashurinë e parë….

Shpirti poetik i kapiten Selimit është i lidhur përjetsisht me detin, ndaj ai kalon një pjesë të kohës mes detarëve të bazës ku kaloi gjysmën e jetës. Kur u nisa për në shkollën e marinës në Vlorë, gjyshi im Shaqiri më tha, të qoftë udhë e mbarë o bir! deti është një gjë që e pastron veten, s’ka më mirë, ndaj bëhu pjesë e tij, kujton kapiteni. Por dhe ambienti që e rrethon kapitenin është i mbushur me tregime për detin. Vërtet ka plazh të bukur Shëngjini, por mbi të gjitha ka marinarë të zotë e bujarë. Madje në raport me numurin e popullsisë, numuri i marinarëve këtu është më i lartë se në cdo qytet tjetër bregdetar të vendit. Ata i gjen kudo dhe në kuptimin e mirë të fjalës krahas natyrës, relievit e klimës, marinarët janë një tjetër pasuri e zonës së Shëngjinit. Kuadrot dhe detarët që kanë shërbyer në bazë e jetojnë në këtë qytet, kanë dëshirën dhe merakun të shohin anije të mirmbajtura e marinarë me uniformë të bukur, një bazë të vogël që do e monitorojë hapësirën detare në bregdetin verior. Ata shpresojnë dhe besojnë në të ardhmen e vendbazimit Shëngjin, të portit e qytetit, me një histori të ndritur të kombit shqiptar. U ndava me miqte e mi detarë të Shëngjinit me premtimin se do shkruaj përsëri për ata.

Literatura

Qytetet mesjetare gjatë Rilindjes, Prof. Zija Shkodra.

Historia e Popullit Shqiptar, vëll. I-rë, Tiranë 2002.

Historia e Popullit Shqiptar, vëll. II-të, Tiranë 2002.

Antologjia e Detarisë Shqiptare, vëll. I-rë, Tiranë 2012.

Antologjia e Detarisë Shqiptare, Vëll. II-III-të, Tiranë , 2013.

Hecquard Hyacinthe,-Histoire et description de la Haute Albanie ou Gueguerie, Paris,1858.

Shënim: ky reportazh i zgjeruar do jetë pjesë e Vëllimit të IV-të të Antologjisë së Detarisë Shqiptare, e cila është në proces.

Shefqet Kërcelli, ishushtarak, studjues, historian, gazetar, operator. Bashkëpunëtor i “Dielli”-it në Shqipëri.

 

Berati, Onufri vlerë e jashtëzakonshme, testament i një qyteterimi të përparuar të këtyre trojeve

$
0
0

Nga Berati Sulo Gozhina/
BERAT – Në vizitën e saj në Shqipëri presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka zgjedhur të vizitojë dhe një qytet nën mbrojtjen e UNESCO-s, siç është Berati, ndërkohë që Kosova është duke aplikuar për antarësimin në UNESCO. E shoqëruar nga stafi i saj, presidentja e Kosovës mbërriti mesditë në Muzeun Kombëtar Onufri, ku është pritur nga kryetari i bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj dhe specialist e drejtor i këtij muzeu Agron Polovina. Pasi ka vizituar nga afër muzuen dhe ka nënshkruar në librin e përshtypjeve, presidentja Jahjaga u shprej se ndonëse, UNESCO merr nën mbrojtjen e saj monumnetet e trashëgimisë përfshirja është edhe përgjegjësi sepse vlerat duhet të ruhen në bazë të standarteve” . Nga Berati Presidentja Jahjaga  tha se “Përfshirja e Kosovës në “UNESCO” ,do të jetë privilegj, por dhe përgjegjësi”, për ne për komunitetin që duhet të ruaj këto vlera për t’ua trasmetuar berazave të ardhëshmë. Presidentja e shtetit të Kosovës është Pritur nga kryetari i bashkisë të Beratit Petrit Sinaj ku dhe ka marë falnderimet e tij, për vizitën në qytetin antik të Beratit që ruanë në vetvete vlera unikale, kulturore e muzeale shekullore, vlera që sipas tij i kalojn mbrekullin njerzore, ndërsa sot angazhimi jonë është ti ruajmë dhe ti trashgojm brezave. Më tej kryebashkiaku Beratit Sinaj ka njohur shkurtimisht Presidenten e Kosovës me historin e hershme të këtij qyteti si dhe me prespektivës në vijim të jetës së tij, kalaja ka cituar Sinaj është një nga kalat e vacant pasi këtu për më shumë s e24 shekuj ka vijuar pa ndërpreje jeta e banorve, ndaj dhe kjo kështjell që u ka bër ëbarjer e sfida kohrave në shekuj edhe sot vijon jetën e saj me banor autokton, ndërsa ka përmendur edhe lagjet muzeale që janë një provë e gjallë e kësaj jetese të pa ndërpre, këtu vijën në vit mbi 20 deri në 25 mij vizitor nga Ballkani, Europa dhe nga kontinete të tjera, Sinaj ka folur edhe për shtyllat e zhvillimit që ka qytetit dhe bashkia e madhe që mes të cilave dhe kryesore është Turizimi, pasi e veçanta e tij është se ai është vjetor.  Kreu i bashkisë Sinaj ka shoqëruar Presidenten edhe në një drek pune në “Kaster Park”, ku jahjaga ka takuar dhe pronarin e sja Zamo Spathara. Më herët presidentja Jahjaga ka vizituar në hyrje të qytetit të Urës Vajgurore Kantinën e prodhimit të verës “Çobo”, që tashëm njihet në tregun vendas dhe atë europian.

Atifete Jahjaga – Në një prononcim për mediat e shkruara dhe atë vizive presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga citoj “ Unë gjithmonë jam mrekulluar me bukuritë e jashtëzakonshme që ka Shqipëria, por që të vijë këtu tek muzeu ishte një përvojë jashtëzakonishtë e veçantë për mua dhe për delegacionin tim. Veçanërisht ky muze që na kthen të gjithëve në kohën mbrapa dhe unë dua që ti përgëzoj që të gjithë qytetarët e Beratit që kanë mundur që ta ruajnë këtë trashëgimi kulturore dhe ta përciellin nga gjenerata në gjeneratë. Këta ende nuk e kanë përfunduar punën sepse ende vazhdon të përcillet kjo punë e jashtëzakonshme për brezat e ardhshëm. Dua përgëzojë kryetarin dhe të gjitha institucionet e tjera. Unë e di që Berati, është në listën e trashëgimisë kulturore, UNESCO,    po kështu je keni parë që dhe Kosova është në proçes të aplikimit të saj për antarësim në UNESCO, e cila merr nën mbrojtje, nën obrellë monumentet e trashëgimisë së kulturës, por me këtë privilegj ka edhe përgjegjësi, pasi vlerat duhet të ruhen në bazë të standarteve .

ANIJET E NATO-s , NE PORTIN E VLORES

$
0
0

Anije të Grupit SNMCMG2, vizitojnë portin e Vlorës/

Në zbatim të programit të bashkëpunimit me NATO-n, aktiviteteve kryesore të Forcave të Armatosura dhe Forcës Detare për vitin 2015 nga data 11 deri më 13 shtator 2015, po zhvillon një vizitë portuale në portin e Vlorës grupi i gatshëm i Anijeve Minaheqëse të NATO-s, SNMCMG2,{Standing NATO Mine Countermeasures Group 2}. SNMCMG2 vepron si një njësi integrale e NATO-s dhe merr pjesë në stërvitje te perbashkëta ose kryen  misione dhe  operacione në gjithë botën . Ajo është kryesisht e angazhuar në rajonin e Mesdheut , por kjo njësi është në dispozicion kudo ku NATO e kërkon atë për tu dislokuar ose per te kryer operacione . SNMCMG2 normalisht përbëhet nga tetë Dragamina (Minaheqëse, Minakërkuese) dhe një anije mbështetese (Ndihmuese), nga vendet anëtare të NATO-s si,  Belgjika, Gjermania, Greqia, Italia, Spanja, Turqia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara . Në këtë rast grupi që vizitoi portin e Vlorës përbëhej nga anijet, TCG Sokullu Mehmet Paşa (A-577), Anije Flamurtare,  TCG Akcakoca, M 268, pjesë e flotës turke, M 63 Kallisto, pjesë e Flotës Greke dhe SGGS Wielhelm, M-1059, pjesë e flotës Gjermane. Vizita në portin e Vlorës i parapriu një vizite që ky grup zhvilloi në portin e Barit, Mali i Zi, më datën 5 shtator 2015.

Qëllimi i kësaj vizite tre ditore në vendin tonë është trajnimi dhe bashkëveprimi midis Forcave tona Detare dhe atyre të NATO-s. Fillimisht Anijet e NATO-s u pritën dhe shoqëruan në ujërat tona territorale nga Anija Patrulluese e Forcës Detare, P-132, “Oriku”, me komandant, Kapiten i Rangut të III-të, Ilirjan Cobo.  Ndërsa për pritjen e anijeve në portin e Vlorës kishin dalë kuadro të Flotiljes Detare  dhe shtabit të Flotës kryesuar nga Kapiteni i Rangut të I-rë Subi Zenelaj, përfaqësues të Autoritetit Portual dhe Kapitanerisë Vlorë, Policisë Ushtarake, Sigurisë  Portuale, etj. Mbas kësaj pritje komandanti i Grupit SNMCMG2, Kapiten Ramazan  Kesgin, Shefi Operacional I grupi Engin Ozmen dhe drejtuesit e anijeve përbërëse, LCDR Murat Erdogan, Gorgios Maraslis, Feliks Uhlemann dhe Kap.Lt. Yasin Tekin zhvilluan një vizitë në Komandën e Flotiljes Detare Pashaliman, ku u pritën nga Komandanti i kësaj Flotilje Kap.Rangut të I-rë Subi Zenelaj, Zv.Komandanti, Kapiten i Rangut të II-të Engjëll Sinanaj dhe kuadro të shtabit dhe grupeve patrulluese. Zoti Zenelaj i uroi mirëseaardhjen në vendin tonë Kapiten Kesgin dhe ditë të mbara bashkë me efektivin e grupit. Më pas ai i njohu kolegët e NATO-s me punën që bën personeli i Flotiljes për të realizuar misionin  e tij në det, stërvitjet e përbashkëta , përgatitjen dhe arësimimin e personelit dhe disa nga fushat kryesore të bashkëpunimit me partnerët. Kapiten Kesgin falenderoi për mikpritjen dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit  e partneritetit ushtarak midis Forcës Detare dhe Strukturave të NATO-s, ku vend të vecantë zë bashkëpunimi me Grupin SNMCMG2, një bashkëpunim që do vazhdojë në trajnimin e përbashkët, operacionet ndihmuese në luftën kundër terrorizmit detar dhe aktivitete të tjera. Në vijim të vizitave të tyre paraditen e datës 11 shtator,  drejtuesit e grupit SNMCMG2 zhvilluan një vizitë në Bashkinë e qytetit të Vlorës ku u pritën nga Zv/kryetari i saj, zoti Arben Beqiraj. Zoti Beqiraj i uroi qëndrim të qetë në Vlorë ushtarakëve  miq  dhe i njohu ata me disa ndryshime  gjeografike{sipërfaqja} dhe demografike që kanë ndodhur në bashkinë e Vlorës mbas zgjedhjeve lokale të këtij viti. Gjithashtu ai ftoi personelin e grupit që të shijojë bukuritë natyrore-turistike të qytetit, pasuritë kulturoro-historike dhe traditën e zones duke i prezantuar element të saj. Jam me fat që kam pritur dhe vitin e kaluar këtë grup,  por  në një muaj tjetër, ndërsa tani ju vini pa u mbyllur sezoni turistik, tha nënkryetari i bashkisë. Ndërkohë ai i përcolli ushtarakëvë të huaj dhe urimin e kryetarit të bashkisë, i cili për arësye pune nuk ndodhej në takim. Kapiten Kesgin falenderoi zotin Beqiraj për pritjen e bërë dhe nënvizoi qëllimin e kësaj vizite në portin e Vlorës, si pjesë e programeve  të përbashkëta me ushtrinë dhe flotën shqiptare. Po atë ditë Drejtuesit e këtij Komponenti Detar të NATO-s zhvilluan një vizitë në prefekturën e Vlorës ku u pritën nga prefektja, zonja Etjona Hoxha. Gjatë takimit znj.Hoxha theksoi rëndësinë e partneritetit të vendit tonë me NATO-n dhe vendosmërinë e shtetit shqiptar për të përmbushur gjithë detyrimet që rrjedhin si pjesë e aleancës. Duke i uruar një qëndrim sa më atraktiv në Vlorë personelit të anijeve, znj. Hoxha evidentoi para ushtarakëve të NATO-s disa nga projektet kryesore infrastrukturore për zhvillimin e qytetit të Vlorës, sidomos ai për zgjerimin e portit. Dhe në këtë takim Kapiten Kesgin, falenderoi për mikpritjen dhe theksoi misionin e SNMCMG2, si strukturë e NATO-s që zgjidh një shumëllojshmëri të gjerë detyrash dhe operacionesh. Grupi është i aftë për të mbështetur operacionet anti-terroriste, është i gatshëm për të ndihmuar në parandalimin e situatave të krizës dhe konflikteve në dete. Njësitë brenda grupit janë gjithashtu në gjendje për të kryer operacione të heqjes se minave detare, kërkim-shpëtimit (SAR), operacione të evakuimit  për popullatën civile, gjatë së cilës civilët janë evakuar nga zonat e rrezikuara. Këto detyra tregojnë qartë se NATO-ja me strukturën e SNMCMG2 dhe të gjitha shtetet e tij, janë të vendosur për të ruajtur paqen dhe sigurinë në mbarë botën sidomos në det, ku përfshihet dhe vendi ynë. Në përfundim Kapiten Kesgin vlerësoi forcimin e bashkëpunimit me Forcat tona të Armatosura në të ardhmen. Në fund të takimeve u shpërndanë dhe dhurata simbolike midis palëve. Gjatë ditëve të qëndrimit në Vlorë efektivat e anijeve të këtij grupi po zhvillojnë vizita njohëse në qytetin e Vlorës, vizita në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë, Kalanë e Kaninës dhe objekte të tjera muzeale e kulturore. Kuptohet që në këto ditë të bukura shtatori marinarët e shumtë të NATO-s po shijojnë bukuritë e plazheve të Vlorës dhe shummëllojshmërinë e ushqimeve tradicionale të kësaj treve. Ndërkohë përfaqësues të pushtetit qëndror e vendor, të subjekteve e institucioneve detare të Vlorës kanë zhvilluar dhe vizita në anijet e Grupit. Krahas këtyre aktiviteteve me përfaqësuesit dhe komunitetin civil, efektivat e anijeve aleate do zhvillojnë stërvitje të përbashkët me anijet e Flotiljes sonë Detare, ku bazë do jenë ato me tematikë “PASSEX”, patrullim, lundrim i përbashkët, shkëmbim sinjalesh, bordim anijesh, veprime antiterroriste në det, etj. Më datën 13 shtator Grupi SNMCMG2, do largohet nga porti i Vlorës.

Të dhëna shkurt për anijet që vizituan portin e Vlorës.

TCG Sokullu Mehmet Paşa (A-577), Anije Flamurtare, pjesë e flotës Turke, përmasa 18.8×11.8×4.4 mt, tonazh-2940, shpejtësi-20 nyje.

TCG Akcakoca, M 268, pjesë e flotës Turke, përmasa 54.4×9.2×2.6 mt, tonazh-650 t, shpejtësia-18 nyje.

M 63 Kallisto, pjesë e Flotës Greke, përmasa 60×9.8×2.2 mt, tonazh-750 t, shpejtësia{v}-17 nyje.

dhe SGGS Wielhelm, M-1059, pjesë e flotës Gjermane, përmasa 54.4×9.2×2.6, tonazh-650 t, v-18 nyje.

Theksojmë se është viti i shtatë që ky grup zhvillon vizitë në vendin tonë, vizitën e parë e ka zhvilluar në portin e Durrësit më datat 3 deri më 7 mars 2008.

Shefqet Kërcelli

Vlorë, 11, 12 shtator 2015

NE FESTEN E VJELJES SE RRUSHIT NE BERAT

$
0
0

Ministri i Bujqësisë Parariti – Jemi përqëndruar në prodhimin e verërave elitare/
Nga Berati Sulo Gozhina/
BERAT- Tashëm festa e vieljes së rrushit në Berat, në kantina “Çobo”, edhe në të tjera si kjo, i kalon përmasat e festës Kombëtare, nga viti në vit në këtë festë marin pjesë shumë të huaj të ardhur nga shtete të ballkanit, Maqedonija, Mali Zi, Kosova, Kroacija, Turqija etj, pjesmarës në këtë festë janë dhe të huaj të tjerë nga shtetet e Europës e më gjerë.  Ndryshe nga një vit më parë pjesëmarrja ka qënë më e madhe, madje pronari saj Petrit Çobo në fjalën e mirëseardhjes pohon i kënaqur mbushjen e sheshit para kantinës, çka do të thot për të interesi që kanë biznesi, tregtarët, por dhe kolegët prodhues për t ëshkëmbyer eksperiencën jo vetëm të organizimit të përsosur të kësaj feste. Këtë vit, festa ka mbledhur mbrëmjen e djeshme pranë kantinës, ministra, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë, artist, gazetar dhe prodhues verash nga Shqipëria, Kosova, etj.
Thuajse në të gjithë vendin tonë mesi i muajit Shtator shënon pikërish dhe pjekjen e frutit të rrushit, gjë e cila i hap rrugën prodhimit të verës.
Edmond Panariti – Pjesëmarrës në këtë festë Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrit të Ujërave, Edmond Panariti, u shpreh se tashmë vendi ynë ka filluar të prodhojë verëra elitare dhe padyshim një prej tyre është vera Çobo.   “Ne kemi filluar të konsolidojmë këtë prodhim, madje elitarr sepse traditën e prodhimit të verës e kemi pasur me kohë, por tashmë po konsolidojmë prodhimet tona, jo vetëm cilësore. Kantina Çobo është e njohur për prodhimet e saj dhe ne tashmë kemi filluar të prodhojmë vera elitare.”, të cilat kanë filluar të çajn vetë, madje pa shumë marketing, tregun e huaj atë të ballkanit dhe të europës e më gjerë. Prodhimi i rrushit dhe  i nënprodukteve të tij ka bërë që të rriten kërkesat për ekspert gjë të cilën këtë vit por dhe më parë rruga drejt tij ka marë një zhvillim masiv, duke dominuar në radhë të parë me prodhimet elitare. Ndaj mbështetja jonë
dhe e qeverisë do të jetë vendimtarë në stimbulimin e fermerve në shtimin e prodhimeve të tilla që i sjellin veçse të ardhura dhe mirqënie. Puna jonë dhe e specialistve në Bashkitë e reja do të jetë  epërqëndruar edhe tek prodhuesit e rrushit dhe tek prodhimet e verërave eletare pasi vetëm kështu mundet të cajm në tregjet botrore.

Konsulli i Vlorës  – Organizimin e të tilla aktiviteteve e shikon si një mundësi mjaft të mirë për zhvillimin e trurizimit Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë Stefano Bergesio, i cili shprehet se kjo traditë është një mundësi për tërheqjen e vizitorëve. Në vijim të fjalës së tij, Bergesio citon:   “Është hera e parë për mua që vijnë këtu në këtë festë dhe jam shumë i kënaqur që jam këtu. Më bëhet qejfi sepse kultura e verës është e pranishme dhe këtu në Shqipëri. Mendojë se kjo traditë përbën një urë lidhëse mes Italisë dhe Shqipërisë. Pak më parë bëra një takim me kryetarin e bashkisë së Beratit Petrit Sinaj dhe ai më konfirmoi një shtim të numrit të vizitorëve dhe siç dhe shihet ka një shtim të numrit të vizitorëve në të gjithë Shqipërinë. Shumë turistë italian kanë qënë këtë vit në Shqipëri dhe një traditë e tillë si tradita e verës për mua është
një mundësi për tërheqjen e turistëve.”

Petrit Çobo – Me një traditë të trashëguar brez pas brezi familja Çobo në Berat deklaron se këtë vit prodhimet janë shumë të mbara dhe se festa e verës po bëhet çdo vit e më e madhe. Petrit Çobo, pronar i kantinës, thotë se  kjo traditë të bëhet edhe në kantina të tjera për të shtuar vlerat e verës së zonës. Ajo që na bënë të bashkpunojm është rritja e cilësisë së verës, kryesisht të përqëndruar  jemi tek vera elitare, që zë një vend të konsiderueshm në tregun vendas dhe të huaj.

Pjesmarës në këtë festë ka qënë dhe  Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Pranvera Fagu, e cila ka vlersuar kantinën e Verës “Çobo”,në Urë-Vajgorore, si një nga bizneset prodhuese e treguese të pijeve akoloke në vend që përdor rregullisht pullën fiskale,duke mbrojtur, jo vetëm veten para ligjit, por edhe konsumatorin. Më herët Fagu ka inspektuar punën e Doganës së Beratit dhe grupeve të ngritura në terren për luftën kundër informalitetit. Sipas saj, qëllimi i këtyre inspektomeve nuk ka qënë vetëm e përqëndruar tek bizneset por edhe tek kryerja e detyrës funskionale të vetë punonjësve të Doganës së Beratit. Pas inspektimeve,Fagu është shprehur se,në luftën kundër informaliteti,ne si qytetarë jemi aktorët kryesor veç bizneseve sepse jemi ne ata që detyrojmë bizneset të jenë formal ose joinformal. Përsa i përket grupeve të punës në terren, ka thënë Fagu,administrata shtetërore,në
mënyrë të veçantë administrata tatimore dhe ajo doganore,janë prej ditësh në terren dhe për të gjitha rastet kur janë vërejtur shkelje,janë bërë proçesverbalet e nevojshme, janë vendosur “sekuestro” dhe janë ndëshkuar me masa administrative

Në festën e rrushit,në evenimentin që organizohet çdo vit në këtë kantinë,kanë qënë të pranishëm edhe Ministrja Ermonela Felaj, kreyetare e bashkisë të Urës Vajgurore Juljana Memaj, deputeti Eduart Shalësi si dhe ambasador të shumtë të akredituar në vendin tonë, princi Leka si dhe drejtues të pushtetit vendor i cili ka cituar se kam ardhur dhe herë të tjera në Berat ndërsa në një fetë të tillë vij për herë të parë dhe po shoh se me punën ton të përqëndruar në prodhimet bio dhe elitare do të shumfishojm prodhimet, dominojm tregjet e vendit dhe të huaj. Festa ka vijuar më pjesmarjen e grupit të këngrve e valleve të bashkisë të Urës Vajgurore, e ftuar e vaëant në festë ka qënë këngëtarja Marisa Ikonomi .
E veçanta e festës ka qënë se për shtypsit e rrushit në menyrë primitive të traditës është ndarë dhe një kupë e cila për fituesen ka qënë e shoqëruar me një shishe vere  tre litroshe e prodhimit te 5 viteve më pare.

Viti i Ri Shkollor- 120 klasave inteligjente në 60 shkolla

$
0
0

nga / 

Digitalizimi ne shkolla (3)Tiranë, 14 Shtator/ATSH/-Me fillimin e vitit të ri shkollor, nis edhe për herë të parë aplikimi i projektit për klasat inteligjente.

Sikurse u bë me dije që në muajin prill të këtij viti, në muajin shtator do të niste edhe aplikimi i projektit për klasat inteligjente, ku mësuesit dhe nxënësit do të mund të operojnë gjatë një ore mësimi nëpërmjet tabletave dhe stilolapsave elekronikë.

Ky ishte projekti i lançuar për herë të parë nga Ministria e Arsimit, në muajin  prill, projekti cili do të aplikohet në 60 gjimnaze ku do të mund të trajnohen 8000 mësues në 120 klasa inteligjente.

Nëpërmjet këtyre klasave inteligjente që sot do të ndërveprojmë në 5 kurrikula mësimore. Shkollat e përzgjedhura janë 60 , ku 43 prej tyre janë në qytete të mëdha ndërsa 17 janë në zona dhe komunitete të vogla.

Klasat dixhitale konsistojnë në modernizimin e 4 sistemeve teknologjike si : regjistër elektronik, laboratorë shkencor mësimdhënie dhe mësim në klasë. Nëpërmjet sistemit dixhital do të mund aplikohen teste onile dhe mjaft programacione të nevojshme për një mësimdhënie cilësore, por jo më si një orë tradicionale mësimi por bashkohore.12003334_10153213307926523_211736890779771804_n

Përveç të tjerave, klasat dixhitale do të mund të krijojnë një raport të rip rind-mësues-nxënës, pasi transparenca do të jetë më e lartë për shkak të aplikacioneve online që do të jenë, ku do të kenë akses, nxënës, mësues dhe prindër.
Implementimi dhe përzgjedhja e 60 shkollave të sistemit dixhital është bërë në bazë të kritereve që lidhen me profesionalizmin e mësuesve, nivelin e nxënësve, të trajnimit të mësuesve por edhe në gjithpërfshirje duke e implementuar thuajse në tërë Shqipërinë.

Klasat Inteligjente do të jepen nga Ministria Arsimit 4800 tableta, 200 laptopë, 120 laboratorë që do krijohen në 60 shkolla. Në secilin tablet dhe laptop do të jetë programi i manaxhimit të mësimdhënies si dhe në çdo klasë do të këtë wirless , për të ndërvepruar klasat me njëra-tjetrën dhe nxënësit midis tyre.

12009670_10153213309186523_2657029275804186736_nProgramet: Autoring tool, E-portal (SITOS), E-diary-regjistër, E-përmbajtje dixhitale, janë në funksion të mësimdhënies dhe nxënies në këto klasa.

Një nga elementët më të rëndësishëm të këtij projekti, është krijimi i regjistrit elekronik. Nëpërmjet tij, prindërit, nxënesit dhe mësuesit do të jenë në dijeni të plotë të ecurisë së nxënësve dhe fëmijëve të tyre.
Në tabletat dhe laptopët do të jetë edhe një sistem i quajtur “sokrates” i cili do të japë informacione për çdo nënës dhe mësues.

Si do të zhvillojë një mësues në orë mësimi në klasat inteligjente?

Sikurse ndodh në çdo orë mësimi, çdo mësues organizon orën e mësimit mbi bazën e kontrollit të dijës, më pas një testim dhe në përfndim më shpjegimin e orës së re të mësimit. Nëpërmjet tabletave, do të mund të kontrollohen dijet përmes disa pyetjeve të cilat do ti përgatisë mësuesi për të gjithë nxënesit dhe do të kontrollen përgjjigjet në mënyrë të shpejtë. Në këtë moment do të hyjë në funksion dhe elementi i anketimit, i cili nëpërmjet 2 apo 3 pyetjeve në kohë të shpejtë do të klikohet mbi përgjigjen dhe mësuesi do të marrë në kohë reale përgjigjen, pa ngritur duart fare nxënësi.Sami Frasheri 14 Shtator

Një tjetër element i cili do të mund të ndihmojë mësuesit është edhe mënyra e zhvillimit të provimeve. Pas letrave të pafund të provimeve që mësuesit përgatisin për nxënësit dhe korigjimit në shumë kohë, tanimë falë provimit elektronik do të shpërndahet testi i provimit për të gjithë nxënsit. Mësuesi ka avantazh sepse mund të shohë nëse ka lënë ndonjë nxënës pa i dërguar testin e provimit dhe bashkë me të do të jetë e vendosur edhe kohëzgjatja e provimit.

Korrigjimi i testit do të bëhet automatikisht pas përfundimit të provimit, pasi vetë mësuesi do ti ketë shënuar edhe përgjigjet e pyetjeve më parë në sistem. Ndërkaq, këto rezultate do ti dergohen edhe nxënësve në tablet edhe prindërve njëkohësisht.

12003299_10153213309051523_1395474302787245312_nKlasat inteligjente do të mund të krijojë dhe profilin apo ecurinë e çdo nxënësi dhe mësuesi, nëpërmjet statistikave që do të krijohen ne sisteme, në këtë menyrë do të mund të evindentohen mangësitë.

Mësues të pranishëm në aktivitet, pas përfundimit të takimit dhe njohjen e mënyrës sesi këto klasa do të funksionojnë, u shprehën se kjo është një sfidë për arsimin shqiptar sepse ambjentet dhe kushtet nëpër shkolla lënë për të dëshiruar.

Krahas saj, mësuesit vlersuan implementin e këtij projekti si dhe avantazhet për mësuesit dhe nxënësit që kjo mund të sjellë. Ky projekt që nis të zbatohet sot praktikisht, do të zgjasë 3 vjet.

AROMË LIRIE NË PREKAZIN E PËRFLAKUR

$
0
0

Shkruan; Avdi Ibrahimi/

Në, Prekazin e përflakur, në Prekazin e heroizmave të mëdha, në Prekazin e Skënderajt, ngrihej Kompleksi memorial “Adem Jashari” këtu të shumtën e rastëve është ndalesa ime. Kushdo që viziton këtë fshat nderon dhe respekton këtë vend të shenjtë, që ne kujtojmë dhe nderojmë Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmin e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari. Në fakt është ky heroizmi i familjes Jasharaj, me në krye komandantin legjendar Adem Jashari, që historisë më të re i kishte lënë këtë emër. Kjo gjë ia shtonte madhështinë që mbulonte Prekazin heroik.

Më duket se të gjithë vizitorët heshtin kur i afrohen shtëpive të Jasharëve nga ku duken të bëra shoshë muret dhe pullazet e shtëpive, nga predhat dhe plumbat e ushtrive pushtuese serbo-malazeze… dhe sejcili nga vizitorët do të ndiente një druajtje kur i shikon? Në faktë populli shqiptar ndihet krenar me legjendarin dhe familjen e tij, sepse ata u bënë emra të shquar në historin e lavdishme të popullit shqiptar.

Një ndjenjë e çuditshme prekte zemrën time, sa here që vizitoja këtë tempull të shenjtë të shqiptarisë, mrekullohesha nga kjo natyrë e bukur e tokës shqiptare. Lulishtarët përkujdesëshin aty për lulet e trandafilat shumëngjyrësh, rrezet e Diellit shndrrisnin mbi mermerët e bardhë e të kaftë të heronjëve dhe heroinave të atmëmëdheut ShqipëriKosovë, era e mire e gjithë atyre luleve e drunjëve të natyrës, të përziera sëbashku, krijonte një aromë lirie në Prekazin e lavdishëm.

Ecja nëpër rrugët e gjëra të shtruara në pllaka betoni që të çonte të varri i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Shaban Jashari, dhe familja Jashari, ngjan në një tempull të bukur e të shenjtë, aty bëhen nderime në shenjë respekti dhe adhurimi nga pelegrin të ndryshëm, për komandantin legjendar… komandantin legjendar të madhë… njerëzit nga mbarë bota e quajnë i Madhi komandanti legjendar… që këtë titull ia ka vënë ai me vepra konkrete vetës së tij!

Pastaj mendova se ç’do mendje mund të davaritet, të ngatërrohet, të përmbyset, ashtu siç mund të ketë ndodhur në anijën e shpëtimit të Nuhit.

Kështu zgjohet mendja e njeriut. – Legjendari ynë sëbashku me heronjtë dhe heroinat shqiptare do të na ruajnë TROJET SHQIPTARE, ngase kjo është lavdia e tyre e pavdekshme… ata janë mbrojtësit tanë…ata na  tregojnë si duhet rrugtuar të bashkur gjithë shqiptaria në të ardhmën e afërt… natyrisht se do ndeshemi edhe me stuhitë… që për fatin e atmëmëdheut tone ShqipëriKosove e viset tjera shqiptare, të vendosë vetë populli shqiptarë… assesi të mos lejojmë të bluhemi nga nofullat e të huajve!


Homazhe në nder të Dëshmorit të Atdheut, Simon Gjeta

$
0
0

Homazhe në nder të Dëshmorit të Atdheut, Simon Gjeta/

Homazhe per Simon Gjeken.TIRANË, 5 Tetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Në Akademinë e Sigurisë, u zhvilluan sot homazhet në nder të Dëshmorit të Atdheut, Simon Gjeta, i cili ra në krye të detyrës gjatë një operacioni policor të zhvilluar mbrëmjen e të shtunës në Shkodër.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, ambasadori amerikan në Tiranë,  Donald Lu, lideri i opozitës Lulzim Basha, kolege, miq e të afërm u përulen para veprës së tij.

Ndërsa Komisioni i Sigurisë e nisi mbledhjen me një minutë heshtje në nder të efektivit të rënë në krye të detyrës.

Kryeministri Rama: Simon Gjeta dha jetën e tij për të mbrojtur jetën e të tjerëveHomazhe per Simon Gjeka (4).

Simon Gjeta dha jetën e tij për të mbrojtur jetën e të tjerëve, u shpreh Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë homazheve për nënkomisarin Simon Gjeta.

Kryeministri Rama vlerësoi punën e nënkomisarit Gjeta, që sipas tij, iu bashkua forcave të Policisë së Shtetit në vitin 1997, pikërisht atëherë kur jo pak shqiptarë, mbase gjithë shqiptarët e kishin humbur shpresën e besimin e shtetit dhe kur shumë ndër ta braktisën detyrën .

Ai, tha Rama, dëshmoi qysh në krye të herës se ishte i vendosur me mish dhe me shpirt në rrugën që ju ndërpre përgjithmonë të shtunën e kaluar.

Kryeministri Rama ne homazhe (3) Foto Agim Dobi.“Largimi nga jeta i Simonit është një humbje e madhe për familjen, për miqtë dhe të afërmit e tij, por pa dyshim edhe për Policinë e Shtetit shqiptar që ka kaq shumë nevojë për modelin e njeriut siç ishte Simon Gjeta. Pa asnjë dyshim, gjaku i tij nuk do të bëhet ujë por do të shërbejë për të plazmuar më tutje shpirtin, zemrën e mundin e një policie shteti të rilindur, e cila me mbështetjen e palëkundër të Policisë së Shtetit do ta thyejë plotësisht fuqinë që krimi akumuloi në dekadat e tranzicionit dhe që po e shohim të dobësohet dita-ditës”, u shpreh Kryeministri Rama.
Ai shprehu bindjen se Policia e Shtetit po rritet përditë jo vetëm falë mbështetjes së vendosur që po merr, por edhe falë sakrificave si ajo e Simonit e Ibrahim Bashës.Kryeministri Rama ne homazhe (2) Foto Agim Dobi.

Rama tha se rivendosja përfundimtare e pozicioneve natyrale mes shtetit dhe krimit është sa e vështirë aq e sigurtë dhe sot ka edhe një arsye më shumë që është po aq e thjeshtë sa ç’ishte e thjeshtë jeta e Simon Gjetës, sepse Policia e Shtetit nuk është e tradhëtuar siç ishte deri dy vite më parë dhe në këtë luftë janë njerëzit e thjeshtë të këtij vendi, si Simoni e Ibrahimi e kolegët e tyre, të cilët aq sa janë të zakonshëm aq janë edhe të jashtëzakonshëm.

Për këtë tha kryeministri Rama, fitorja anon gjithnjë e më shumë nga Policia e Shtetit.

ceremnia simon gjeta (21)Meta: Reforma në drejtësi do bëhet dhe kriminelët do të shkojnë aty  ku  meritojnë

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, në fjalën e tij, duke ngushëlluar të afërmit e miqtë e të ndjerit Gjeta, garantoi më shumë vëmendje ndaj rendit e sigurisë, teksa theksoi rëndësinë e reformës në drejtësi.

“Jemi këtu për të përcjellur heroin më të ri në radhën e Dëshmorit të Atdheut, ku dora kriminale ja ndërpreu jetën në mes. Jemi këtu për të shprehur solidaritetin njerëzor për familjarët e Simonit, por dhe kolegët, që sakrifikojnë çdo ditë, duke u përballur çdo ditë me të keqen, delikuentët dhe shkelësit e ligjit. Sot, nënvizoi Meta, duhet të jemi së bashku, dhe akoma më shumë duhet të shtrëngohim përreth njëri tjetrit në luftën ndaj së keqës. Asaj të keqe që kërcënon jetët tona dhe fëmijëve tanë”, vijoi Meta.

Kryetari i Kuvendit garantoi forcimin e rendit dhe sigurisë.

“Garantojmë se jeta e ndërprerë e Simonit është një këmbanë alarmi, që na thërret për të rritur vëmendjen ndaj rendit dhe sigurisë publike. Prandaj, garantojmë që reforma në drejtësi do bëhet dhe kriminelët do të shkojnë aty  ku  meritojnë. Përulemi përpara veprës së nënkomisar Simon Gjetës, Dëshmor i Atdhetu, i përjetshëm qoftë kujtimi i tij” përfundoi Meta.Homazhe per Simon Gjeken. Foto Agim Dobi jpg (15)

Tahiri: Kriminelët marrin ndëshkim të dakordësuar nga gjykata

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri u shpreh se Simon Gjeta na la barrën e rëndë të përuljes dhe respektit, ndërsa shkroi vetë me punën e tij, fjalën e mirë që meriton ti thuret sot. Ministri Tahiri gjithashtu u shpreh se “një nga njollat e zeza të vendi tonë, më shumë se sa krimi rrugës është drejtësia dhe reforma e këtij sistemi do ti jap ndëshkimin e duhur, krimit të rrugës dhe gjykatësve, që me çekiçin e tyre motivojnë krimin e rrugës.

ceremnia simon gjeta (14).“Nëna e Simonit, vëllezërit motrat e të afërm, koleg të tij në policinë e Shtetit, nuk ka moment më të vështirë se sa ky, ku duhet të thuash disa fjalë për një punonjës policie që humb jetën në krye të detyrës. Punonjës Policie, që bëhen heronjë e dëshmor atëherë, kur nuk jetojnë më. Këta punonjës, që përzgjalli kalojnë shumë sakrifica, plot prej tyre të pamerituara në përballje me krimin, por dhe me gjuhën e urrejtjes, që fluturon në ajër më shumë se sa plumbat. Zakoni e do, që të jetë e lehtë të thuash fjalë të mira për një person që ikën nga kjo botë. Por, Simoni e na e lehtësoi këtë punë, pasi e kishte shkruar vetë me punën e tij fajëln e mirë që po i thuret sot. Ai shkruajti fatin e tij, ashtu siç edhe bëri dhe në ditëne  fundit të jetës së tij, duke rënë në krye të detyrës. Ne tashmë, vijoi Tahiri, na mbetet barra e rëndë e respektit dhe përuljes”, deklaroi Tahiri.

“Forcat e Repartit RENEA bënë drejtësi, duke i dhënë fatin e merituar atij që i mori jetën Simonit. Ndëshkimi i merituar, por çfarë ndëshkkimit të merituar merr krimi, kur punonjësit e policisë, gjejnë përballë e luftojnë në rrugë persona që edhe pse janë arrestuar disa herë, drejtësia ka mbyllur sytë e i ka lënë të lirë. E pra, drejtësia shqiptare që jep shumë rrallë ndëshkimin e merituar, por jep gjithnjë, apo gati gjithnjë atë të dakordësuar”, theksoi Tahiri

Lidhur me këtë, Ministri i Brendshëm, kujtoi dhe ngjarjen e ndodhur në Tiranë, ku personat përgjegjësi ishin arrestuar nga Policia, por më pas u lanë të lirë nga drejtësia.

Homazhe per Simon Gjeken. Foto Agim Dobi jpg (17)Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në mes të Tiranës. Autorët e kësaj ngjarje ishin arrestuar nga policia, por ishin lënë të lirë nga çekiçi Drejtësisë pak muaj më parë dhe tashmë ata morën jetën e dy personave, plagosën një të tretë dhe vetëm fati shpëtoi një të katërt. Pra drejtësia e korruptuar është thelbi i mos ndëshkimit. Ata, gjyqtarët janë vrasësit e drejtësisë dhe përmes ekzekutimit të drejtësisë, ata motivojnë krimin, që gjenë gjuhën e përbashkët me çekiçin”, vijoi Tahiri.

Ai garantoi se, “kur të përfundoi reforma në drejtësi gjyqtarët kriminel, më shumë se ata të rrugës, do të marrin ndëshkimin e merituar. Prandaj dhe ftoi të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë e të denoncojnë të gjitha dyshimet e tyre”.

Homazhe per Simon Gjeta- Basha Foto Agim Dobi.

Basha: Siguroj punonjësit e Policisë së Shtetit se do të jemi gjithmonë krah tyre 

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, duke i shprehur ngushëllimet familjes Gjeta për humbjen e Simonit, kryefamiljarit, birit, tha se “tronditja e thellë që ndjejmë me humbjen e nënkomisar Simon Gjetës, rënia e tij në krye të detyrës na kujton edhe një herë për rrezikun e përditshëm dhe përorëshëm me të cilin përballen forcat e rendit, efektivët e Policisë së Shtetit për të siguruar rend, ligj dhe siguri për çdo qytetar”.

Ai shtoi se “sakrifica e tyre e cila jo rrallë herë i kërkon të përballen edhe me rrezikun për jetën siç ishte rasti i operacionit të fundit që mori jetën e nënkomisar Simon Gjetës, është një burim reflektimi dhe mbështetje të madhe qytetare dhe politike për punonjësit e policisë dhe në radhë të parë një kushtrim për pastërtinë totale të duarve dhe mendjeve politike që drejtojnë Policinë e Shtetit”.

“Unë dua ti siguroj punonjësit e Policisë së Shtetit që unë personalisht dhe Partia Demokarike, kemi qenë, jemi dhe do të jemi gjithmonë krah tyre në përballjen dhëmb për dhëmb me krimin ordiner dhe me krimin e organizuar”, deklaroi Basha në një prononcim për mediat pas homazheve të zhvilluara në Akademinë e Sigurisë, në Sauk.Homazhe per Simon Gjeken. Foto Agim Dobi jpg (8)

Nënkomisari Simon Gjeta do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve, pranë varrit ku pushon, dëshmori tjetër, Ibrahim Basha.

Autori i vrasjes së Simon Gjetës, komandantit të reparti të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, u vra gjatë mëngjesit të së dielës nga policia, e cila kishte rrethuar prej mesnatës banesën e tij.

Ruzhdi Arishta, i cili qëlloi me 3 plumba oficerin e policisë nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë për t’u dorëzuar, ndërkohë që aksioni zgjati rreth 12 orë..

OHRI, QYTETI I NJË KUJTESE TË HARRUAR

$
0
0

NGA PËLLUMB GORICA/

Duke prekur hapsirat që shtrihen përtej kufirit të Qafë Thanës, çdokush prej nesh, që edhe pse ka udhëtuar në këtë vend provon mbresa. Në mes një grupi vizitorësh jemi nisur për në Ohër, në këtë qytet intersant, ndaj udhëtimi drejt tij është kënaqësi. Bashkëshoqëruesi ynë, Zamiri i cili sa herë që udhëton drejt Ohrit e ndjek një ndjesi e madhe kënaqësie dhe padurimi, për të shkuar sa më shpejt atje. Kështu duke shkelur vende me histori, orët kaluam me shëtitje në peizazhet e tij, në biseda, zbavitje, që e bën udhëtimin të gëzueshëm e të paharrueshëm. Ne do të rrëfejmë ca nga ca më poshtë, ku syri e shpirti e ndjen të bukurën, hijeshinë, kulturën, vlerat,dhe dhimbjen e harresës historike, si dhe ato që e ndryshuan atë kohë,por pesha e tyre bie mbi të gjithë ne, mbi brezat që vijnë. Natyra, historia janë thelbi i artit, të cilën e duam dhe ripërtrinë gjuhën që fle në shpirt. Banorët shqiptarë të Ohrit, edhe pse pakicë, krenohen me trashëgiminë shekullore,e cila është lënë në harresë si një këngë e pa shkruar në pentagramin e historisë. Jetojnë këtu në këtë bukuri që e ka falë natyra, por të trishtuar, kur reliket e historisë së lashtë të qytetit, që flasin shqip po fshihen nga kujtesa. I ngjeshur mes  kësaj heshtje harrimi të kohëve të lavdishme, të pështjelluara pas perdeve të errëta të tyre, dallgët janë përplasur pamëshirshëm në bregun e tij, sa as një rreze dielli nuk po i bën dritë.

     Në Ohër peizazhet janë kartolina e këndëshme e qytetit, ndjesia e parë dhe e drejtpërdrejtë e tij. Ato të vijnë pranë plot magji e mrekulli, ashtu siç është ky qytet. Për këtë ai është preferuar nga një lëvizje turistike përherë në rritje. Liqeni shtrihet me madhështinë e tij që nga prehistoria. Të eturit për tokë e ujëra e copëzuan atë në të tyren dhe në tonën. Ofshan i gjori liqen në shekuj, s’duron dot, kur në dy a më shumë gjuhë, ia lexojnë emrin e tij të ndryshëm. Kë emër më thonë!? Belbëzimet kthyer në valë nanuriten me bukurinë që ka. Ohri është në vetvete një mrekulli me ndërthurjen magjike të liqenit, qytetit, malit e këto të pushtojnë emocionalisht. Ohri është në mbrojtje të Trashëgimise Botërore të UNESCOS. Tej në lindje, gardhi madhështor i malit të Galiçicës, që ngrihet në një lartësi prej 2255 metra, duket sikur takohet me qiellin. Ai shndërit në diell me nuancat e natyrës e harlisjen e thellë të gjelbërimit dhe kjo është një tjetër shenjë e cila u thotë mysafirëve: Mirseardhët!

                                         Histori që meriton të shfletohet

 Kur ndodhesh në Ohër, nxitesh natyrshëm për të mësuar më shumë për historinë e tij. Por sado bëhesh kureshtar, pezmatohesh nga historia e lashtë e zbehur shqiptare. Heshtja dhe pluhuri i harresës së detyruar, duket sikur i ka mbuluar vlerat. Të dhënat historike janë baza e gjenezës dhe kur historia hesht për të vërtetat, i deformon ato, e kur shkruhet e pabazuar e me interesa nacionaliste, ajo e fsheh qëllimisht shkëlqimin e saj të shndëritshëm, të këtij vendbanimi të lashtë. Ohri, si gjithë qytetet, e ka një histori të tijën, të madhe, të shkruar e të pashkruar. Një histori të larmishme e të paqëndrueshme me ngjarje të shumta, dhe dëshmi të pakundërshtueshme, që vërtetojnë mjaft fakte, për të cilat, studiuesit duhet ta thonë me forcën e fjalës, edhe pse ajo nuk ka munguar. Albanologë dhe qartësia e tyre, kanë mundësuar të përcjellin tek mentaliteti njerëzor historinë e Ohrit, duke ndriçuar thesaret e gjenezës sonë, të mbetur në hije. Ata kanë zbuluar gjurmë ekzistence të kulturës ilire, që hedhin dritë me evoluimin e saj në shekuj,si një çertifikatë e moçme e këtyre trojeve.Ato të bëjnë me dije, të venë në mendime dhe punë kërkuese studimore të mëtejshme, për të depërtuar në tërë dimensionin e së shkuarës me argumente, duke zbutur ashpërsinë e urrejtjes me përmasat e tmerrshme, të gllabërimit të trashëgimisë sonë. Dihet se të gjitha i kanë përvehtësuar të tjerët, duke krijuar kështu shtete artificiale nga Iliria e lashtë. Ohri ka një mbijetesë mijëravjeçarësh. Ai është vendbanim ilir i fisit të Enkelejëve, të lashtësisë, tashmë të njohur me emrin Lyhnidos. Nuk është rasti më shumë të shkruajmë për këto thesare me plot të panjohura, por,që hulumtimi i mëtejshën duhet të marrë përmasat pa i humbur ato. Në Ohër, koha ka ruajtur një pjesë të gjurmëve të hershme me pasuri historike të fshehura thellë në gji të natyrës, edhe pse njeriu e natyra janë një binom i pandalshëm në fenomenet shkatrrimtare. Gjurmët më të hershme,të zbuluara këtu, i përkasin periudhave të shoqërisë njerëzore, të neolitit, e që përfaqësohen sot në muzeun e Ujit, në preferi të Ohrit, në brigjet e Liqenit, ose siç njihet ndryshe: Gjiri i kockave. Këto dëshmi me rëndësi për lashtësinë e këtyre trojeve tregojnë se këtu jeta ka qenë e zhvilluar. Ndërkaq, ndihesh po kaq i interesuar të mësosh më shumë për vazhdimësinë e jetës këtu, dhe për morinë e ngjarjeve përshtyplënëse në kohëra. Shekujt do të rendnin dhe evoluan në hapa gjigande me ndryshimet rrënjësore të kufijëve nga furtunat e stepave, lukunitë e ardhacakëve,që gëlltisnin kësisoj troje, artin, kulturën, historinë, të zhduknin thesaret dhe të çrrënjosnin gjithçka nga lashtësia e tij, e të krijonin një perandori të re dhe botkuptim e tyre. Qiellin e kaltër, si një korb i zi, retë e zezonin në fushata të shenjta dhe mjegulla që herë tkurreshin e herë zgjeroheshin. Me pozicionin e përshtatshëm, Ohri ishte përherë në lakmi të pushtuesve romakë, bullgarë, normadë, turq, të cilët tinëzisht dhe mizorisht i fshihnin gjurmët e lashtësisë me shkatërrime. Një popull vdes kur nuk ka histori, dhe i zhduken rrënjët e thella në shekuj. Por një gjë është më se e vërtetë që, banorëve shqiptarë të Ohrit, historikisht, prej padrejtësive të kohës, pushtuesve, shtypjes, diskriminimit u është mohuar besnikëria e historisë. Mëson më tej, se në shekullin e X, i pushtuar nga bullgarët mori emrin Ohrid, që shpjegohet si vend mbi kodër. Ohri është quajtur edhe Ahras, e këtë e vërtetojnë drunjtë e shumtë të ahut. Ai ka qenë në shekuj vatër e atdhetarizmit me ngjarje të spikatura. Aty kanë lindur, jetuar e luftuar burra, që e vërteta e tyre sado ndryshe të ketë qënë duhet paraqitur sot. Ohri ishte qendër e principatës arbërore të Gropajve, e shtrirë nga Dibra, Struga, Ohri deri në Pogradec. Historianët  sllavo -maqedonas të Ohrit me kryeneçësinë e tyre të palëkundur, nuk duhet të ngrenë supet përpjetë e të mos harrojnë figurat e tij në kohëra, të kësaj familje si: Andrea Gropa, Pal Gropa, Zaharija Gropa, që në shekujt e XIII-XIV ishin sundimtare të tij. Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, e ripushtimit turk, një pjesë e tyre u largua në krahina të tjera. Është interesante të përmendim gjithashtu, se Ohri u bë simbol i qendresës kundër osmanëve turq, e ku janë zhvilluar luftime të ashpra në kohën e Gjergj Kastriotit. Ohri është i njohur në Rilindjen Kombëtare Shqiptare dhe vendlindja e figurave të pavarësisë: Dervish Himës, Hamdi bej Ohrit, Zuhdi bej Ohrit, protagonistë në kohën ku roli i tyre ishte aktiv, por fatkeqësisht si mjaft territore ai mbeti jashtë kufijve të tokës shqiptare më 1912. Në Ohër, historikisht dominonin shqiptarët; sot ata janë në pakicë si shkak i rrjedhojave, që ofroi shekulli XX, dhe luftërave grabitqare ndaj territoreve shqiptare, sidomos pas vitit 1945 me politikën e famkeqit Rankoviç për spastrimin etnik. Për të i u shmangur pasojave të tjera të mëtejshme, u larguan në Turqi, por edhe në Amerikë e vendet e Europës Perëndimore, plot brengë për braktisjen. Pushtuesit, maestro të padiskutueshëm të udhës ideologjike, buzëqeshnin me dhëmbë skërmitur, duke iu kënaqur largimit të shqiptarëve, mes asaj tymnaje të errët, e të përgojuar, si një e shkuar e zymtë, nga e cila e shohim në sy hapsirën e rralluar prej tyre, edhe në asimilimin klasik të atyre që jetojnë aty. Marrveshja e Ohrit midis liderëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe përfaqësuesve të qeverisë maqedonase, në gusht të vitit 2001, ishte një tjetër ngjarje në historinë e këtij qyteti. Pamë lëvizje protagonistësh, të mbërthyer në ngërçin e pazgjithshëm të situatave, e ku roli i mëvonëshm i kësaj marrveshje me albitër ndërkombëtarët e humbi vlerën, duke lënë pas shijen e hidhur të mosrealizimit. Historia e Ohrit ka aq shumë për të treguar.

Një perlë për bukurinë e syve

 Para syve shtrihej panorama piktoreske e Ohrit. Sa shumë tregon ajo, ndaj, të pushton një kënaqësi, dhe ndoshta pse është e tillë e ndjen thellë. Shpirti gdhend në emocione magjinë e bukurive të tilla, që janë vërtet kënaqësi dhe më tepër. Një raport emocional me të panjohurën e peizazhit të mrekullueshëm, të liqenit, që të shfaqet më befasues para syve, teksa e sodit me një vëmendje ngulmuese. Ai përhap pasqyrime të shkëlqyeshme drite mbi gjithçka, rrugët, pemët, ndërtimet, njerëzit. Përshpëritjet e valëve, si ajo e të dashuruarëve, me hijezimin e ngjyrës çlodhëse të tij, bashkë me retë që kalërojnë qiellit blu, atë përplasjen gjithë finesë të krahëve pulëbardha me aromën e vjeshtës, të mbushin deri në plotësi. Patjetër ndjehesh vërtet i gëzuar, ashtu si qindra e mijëra vizitorë, të cilët duan të fusin brenda vetes sa më shumë lumturi me këto peizazhe. Ngjyra blu e ujit, koloritet e purpurt dhe të shton dëshirën të përjetosh çaste vozitje me katamaran, nën lëkundjen e valëve, që era e lehtë i llokoçit bregut.

    Të përhumbur në bukuritë që shfaqen nuk e ndjejmë orët që kalojnë, dhe emocionet të shtohen vazhdimisht. Endur me dëshirën për ta soditur qytetin, syri të rrok rrëke turistësh, aty ku gjenden me shumicë botikë, restorante, kafene. Në faqet e dy kodrave të Ohrit, rrugicat janë me dhjetëra e vargu i shtëpive po i tillë, të ndërtuara në brinjë, të njëra – tjetrës, si një krah i hedhur sup mbi sup. Dielli përplasej në shtëpitë e bardha plot dritë, duke shpërndarë ngrohtësi. Qyteti i shtrirë më poshtë me ndërtime moderne, e rreshta ndërtesash të restauruara, ndërthuret me dekorin e gjelbëruar. Kishat, që janë të shumta, të ndërtuara dhe të gdhendura nga mjeshtërit voskopojarë, të lënë përshtypje me përsosmërinë arkitekturore. Si një admirues i artit, arkitekturës, natyrës dhe së bukurës humbet mes tyre. Nëpër komplekse ndërtesash interesante, të përqëndruara me një densitet të madh, në të dyja anët e tyre gëlojnë lloj-lloj dyqanesh me suvenire dhe ormanente të ndryshme, të cilat ravijëzojnë bukurinë dhe arkitekturën e qytetit. Fryte të mendjes dhe punës njerëzore janë edhe restorantet e gatimeve tradicionale, që ndër shqiptarët ishte më e theksuar. Gjëja e parë që të bie në sy është rregulli, pastërtia, kultura. Në një nga lagjet e vjetra, Çinari, ku banojnë shqiptarët, të tërheq vëmëndjen një rrap shumëvjeçar me trung të trashë e kurorë të madhe gjelbërimi. Jo shumë larg tij një pazar tradicional i një zejtarie autentike, gumzhinte nga turistët. Më tutje statujat e shenjtorëve mbushin sheshet dhe parqet e qytetit me dimesione të ndryshme e mbishkrime cirilike. Një tendecë e qëllimshme kjo,që të zmadhojnë historinë e tyre sllavo-maqedonase. Në majë të njërës nga kodrat dominon kalaja e Samoilit, e cila është pjesa tjetër, që i shton pamjen mahnitëse qytetit. Një rrugicë dredha – dredha, e shtruar me kalldrëm, dhe që gjarpëronte kodrës të shpinte atje. I josh vizitorët ajo, me muret e larta dhe kur i prek ato, padashur futesh në labirinthet e ngjarjeve antike aq të padeshifruara. Koha, kjo shkatrrimtare e madhe ka mbuluar me pluhurin e harresës lashtësinë e saj dhe histori të largëta, e aq më shumë të pathënat, e të vërtetat. Ajo i përket shekullit të IV (prk), por restaurimi, tashmë me ndjesinë e krijimit të madhështisë pushtuese, të shfaqet sikur është ndërtuar edhe njëherë nga e para me një veshje të papërshtatshme. Historia shumë herë ndodh nga shndërrimi i një vendi nga situata e dëshmi të kësaj qenësie, nga gurët, mënyra e ndërtimit të tyre. Ecim territorit të saj, aty ku koha, ngjarjet, luftërat, jeta kanë lënë gjurmë dhe që evokojnë histori. Kujtesa e ngjarjeve të ngacmon mendimet, dhe përfytyrimet gjejnë ca udhë të largëta. Vijnë ato nga thellësia e shekujve me zëra që tingëllojnë në vringëllimat e shpatave, rëndesat e parzmoreve e shkëlqimin e stemave. Furia e erërave të ftohta trazonin valët e bregu të kaltër, por heshtja e gjatë e shkrinte dëborën e pastër. Të duket se këtu takon Aleksandrin e Madh, të birin e princeshës epiriote, Olimbinë, Mbretin ilir, Bardhylin me vështrimin krenar, diku tutje, mbi liqen,dhe luftëtarët ilirë, që me flakëdrite ndriçonin fortesën e enkelejëve. E tretim shikimin në liqen dhe malet rrotull tij, prej frëngjive dhe kullave katrore. Malit të lartë të Galiçicës i dallon qartë jo vetëm konturet, por edhe gjelbërimin e thellë. Re të bardha si copëza çarçafësh shpoheshin nga rrezet depërtuese të diellit, që shkëlqenin në liqen.Nën këtë prarim, kjo pamje mangjepse të bënte më romantik se ç’duhet.

  *      *    *

Një udhëtim i bukur lë mbresa kur përballesh me natyrën e gjallë. Një nga bukuritë e këtij udhëtimi është Shën Nauni. Sigurisht,nuk mund të largohemi pa marrë me vehte edhe përshtypjet e vizitës atje. Në shpirt e ndjejmë gëzimin e këtij udhëtimi, drejt tij, tek ndjekim gjarpërimet e rrugës me sytë e ngulur peizazheve pas çdo kthese. Rrugëtojmë nëpër pyje të dendura, me peizazhe të thyera, por të bukura, të cilat fshehin mrekullisht ndërtimet rrëzë shpateve, që varen ashpërsisht buzë liqenit. I sodit pamjet me dëshirën të fiksojmë të veçantat mikpritëse. Era luante me majat e larta të pemëve. Të freskon magjia e saj që fryn lehtë, magji vjeshte, e këndëshme. Pas kilometrash të pyllëzuara, nën shkëlqimin e rrezeve të diellit në perëndim, Shën Nauni, buzë liqenit në një kodrinë, i rrethuar nga uji e gjelbërimi dhe objekte adhurimi e peligrinazhi për mijëra vizitorë, të shfaqet si mpleksje midis ëndrrës dhe reales. Shën Nauni është një manastir i pagëzuar me emrin e teologut të ditur,Naunit,i cili kishte shërbyer këtu. Me godina të ç’ngjyrosura nga koha, muret e pikturuara  me zbukurime të ndryshme kishtare, të zverdhura, shenjtorët e kupolat e dekoruara me motive ëngjëllore kanë një pamje tërheqëse, ku shpirti të humbet në mistikën e tyre. Ndaj, kushdo që vjen këtu e nderon këtë vend të shenjte, një perlë që dora arkitekte e Zotit e ka krijuar kaq mjeshtërisht dhe kaq hyjnore. E kaluara edhe këtu ka lënë gjurmë. Ai dikur ishte territori ynë, i dhuruar fatkeqësisht nga mbreti Zog, Jugosllavisë si kompesim nderesh kur erdhi në pushtet. Ecim dhe bisedojmë, duke u bërë shijues të një mrekullie të veçantë, me vështrim të kthjellët në horizontin e përflakur nga retë e ndezura, dhe diellin që lëshon reflekse mbi valët. Një fllad i lehtë valët i përplaste në breg të liqenit e të shpupuriste flokët. Uji i ftohtë dhe gjarpërues, që gurgullonte nga thellësitë e lartësive të vargmalit kishte intersante një dukuri, që të jepte të tjera emocione. Pranë një ure druri, adhuruesit praktikonin ritin e hedhjes së monellave në ujë, të cilat qëndronin aty e shkëlqenin nga rrjedha e pastër e tij. Sipas një legjende, një bari i vogël nga Shën Nauni punonte në liqenet e Prespës tek një prift. Liqenet e Prespës kanë lidhje nëntoksore ujërash, të cilat ushqejnë liqenin e Ohrit. Bariu, ndërmjet këtyre ujërave u dërgonte familjes së tij të varfër çdo javë nga një qengj, të cilin e fuste në një thes, dhe ata e prisnin aty në Shën Naun. Një ditë prifti dyshon dhe e pyet pse po pakësohet bagëtia? Bariu i përgjigjet, ndoshta i sulmojnë kafshët e egra në mal. Prifti e ruan dhe e sheh veprimin e dërgimit të qengjit në ujrat nëntokësorë të Prespës. Kur vjen java tjetër, ai e vret bariun dhe e fut në thes trupin e tij në vënd të qengjit, duke e hedhur në ujrat nëntokësor. Të afërmit e djalit në vend të prisnin qengjn gjetën trupin e djalit. Që nga ajo kohë ky vend ka mbetur i shenjtë e njerëzia hedhin monella në kujtim të bariut. Heshtim për pak çaste për të kërkuar fjalët që ndjejmë pas rrëfimit të kësaj legjende nga bashkudhëtari ynë, Zamiri. Pemët e larta, uji i gjelbër, që reflektohet në sfondin plot dritë të dhurojnë një ndenjë qetesie, dhe kjo të bën të mendoje se po jeton një përrallë. Është kaq bukur sa mbetesh pa fjalë. Por, kënaqësisë i shtohehen edhe spektaklet e mrekullushme të fazanëve dhe mjelmave, aty ku uji formonte disa liqene të vegjël, që gurgullimën e kristalartë, e vijonin qetësisht në liqen.

*    *   *

 Përsëri në udhë, po tani atë të kthimit. Vështrimin herë pas here e rikthejmë mbi tokën që lamë pas. Dielli, në mes reve të bardha, perëndon i zhytur në horizont pas maleve. Valëzat e liqenit nëpër pllaquritjet sikur kërcejnë një vals në muzg. Zhurma e motorrit të makinës që mbushte zbraztësinë e pamatë të natës mbytej nga tinguj kënge.

Marinarë dhe shqiptaro-amerikanë mes ekipit tonë Kombëtar të futbollit

$
0
0

Ekskluzive per Diellin- nga Shefqet Kërcelli/

Jo të gjithë shqiptarët  luajnë futboll, por të gjithë janë dashamirës futbolli/

Nga dritarja e katit të 3-të të Komandës së Forcës Detare, Plepa,  mund të sodis një pjesë të Gjirit të Durrësit, por po të hedh sytë në veri të godinës, rreth 30 -50 m,  mund të ndjek lehtësisht aktivitetin e djemve tonë të kombëtares  së futbollit. Aty kombëtarja jonë vjen rregullisht para cdo ndeshje, gjë që nuk i ka shpëtuar syrit të kolegëve të mi detarë. Kam qënë dhe ngelem tifoz i motociklizmit, atletikës dhe notit, pamvarësisht se kam luajtur dhe futboll, por  nuk mund ta mohoj, se ka 6 vite që unë po ndjek me vëmendje kombëtaren tonë të futbollit, cdo stërvitje që ajo zhvillon tek fusha sportive e “Tropikalit”. Pse? Këtë pyetje mund ta bëjë cdo shqiptar kudo që është. Por në llogjikën time them se këta djem që përbëjnë këtë kombëtare na e kanë bërë të magjishëm këtë sport, ashtu sic e perceptojnë shumica e ndjeksve të këtij sporti.

Loriku dhe familja Cana

Në fakt për hatër të studimve të mia në fushën e historisë kam një lidhje të vjetër më të ndjerin Prof. Zekeria Cana, xhajën e Lorikut. Kam vizituar profesorin në shtëpinë e tij sa ishte gjallë. Një shtëpi qytetare prishtinase,  që nuk dallonte shumë nga shtëpitë qytetare shkodrane, tiranase, durrsake, korcare, etj. Isha mik në këtë shtëpi disa here, sa ishte profesori gjallë, jo thjesht prej punës sime studimore, të cilën e kam theksuar tek vëllimi i parë i “Antologjisë së Detarisë  Shqiptare”, por dhe për një shkak tjetër, pasi kjo familje krahas kontributit në qytetarinë e spikatur dhe  studimeve historike, ka nxjerë dhe pinjollin e kulturës dhe profesionistit të futbollit, kapitenin e lavdishëm Lorik Cana. Kam pasur fat që në intervistën e realizuar me prof. Zekerinë, midis të tjerave më ka thënë se, unë ja kam vënë emrin Lorikut. E shoh shpesh këtë djalë në ndeshje futbolli në shumë TV Evro-shqiptare, ndërkohë e kam takuar disa herë tek “Tropikali”. Një njeri i thjeshtë, që të bën për vete, modest për atë cka përfaqëson në të vërtetë, atdhedashës, futbollist profesionist, qytetar i spikatur shqiptaro-evropian, familjar, vlera që hasim rrallë tek brezi i tij, ky është kapiten Loriku.  Loriku shquhet jo vetëm si kapiten i fushës së blertë por dhe si dashamirës i detit, pasi vitin e kaluar bregëzoi lehtësisht jahtin e tij në portin e Sarandës,  ndaj ai  vec shkrimeve të shumta për sportin, është pjesë e 3 vëllimeve të “Antologjisë së Detarisë”. Kapiteni i skuadrës sonë kombëtare  ka dy vite që është pronar dhe kapidan i një mjeti detar, pra është kapidan në stere dhe në det, njëkohësisht  ai është dhe student i Historisë së Popullit Shqiptar në Universitetin e Tiranës. Mbase një ditë të bukur do shkruaj shumë  për këtë familje të ndritur të kombit shqiptar, por sot po them vetëm kaq,  për mua dhe mjaft qytetarë shqiptarë, Loriku është “Nder i kombit shqiptar”.

Loriku dhe marinarët

Mbasi mbylla punët e mija të përditëshme në komandën e FD, i dërgova një email të shkurtër kapiten Lorikut, nëse kishte kohë për një takim të shkurtër. Midis qindra emaileve që i vinin nga gjithë bota, Loriku vecoi emailin e detarëve, ndaj dhe gjeti kohën të priste. Me miqtë e mi, Adin, Naimin e Bardhin u drejtuam tek rezidenca “Tropical”. Ne fakt ne si ushtarakë të pavlerësuar nga të tjerët u ngazëllyem nga ftesa e kapitenit për takim. Një ditë para ndeshjes na u duk si befasi e këndshme. Shkuam 10 minuta para. Shiu i rrëmbyer i datës 7 tetor nuk i pengoi djemtë tanë të kombëtares të zhvillonin stërvitjen e radhës. Shpresojmë që nesër “Elbasan Arena” do jetë e thatë nga moti. Mbasi kaluam postbllokun e “Tropikalit” ju drejtuam hotelit ku pushonin futbollistët tanë. Ishim 10 minuta para, kur nga dritarja e barit kryesor të këtij resorsi po trokiste dikush. Ishte Loriku që sapo na pa, trokiste tek xhami. Hej! Deri ku shkon thjeshtësia e këtij njëriu, thamë së bashku. Në këtë afrimitet biseda rodhi natyrshëm. Fillimisht e uruam për djalin, Boikenin.  Si detarë i propozuam  se dëshira jonë është që Boiken të bëhet kapidan anije. Dhe unë kam shumë dëshirë, le të bëhet! Një kapidan deti më shumë për kombin shqiptar! Na gëzoi fakti që kapiteni ishte mirë me shëndet, pamvarësisht problemit të javës së kaluar. Por Kapiteni, mbasi na siguroi për shëndetin e vet, i përqëndruar ke shokët,  na shpjegoi se gjendja shëndetsore e skuadrës është shumë e mirë. Nuk deshëm të jepnim këshilla, se ekipi ynë kombëtar përbëhet nga profesionistë të mirë, por dhe trajnierë e psikologë të spikatur. Pamë se djemtë e kombëtares ishin gjakftohtë, të qetë dhe bisedonin lirshëm me personelin e restorantit, por dhe me vizitorët e shumtë. Natyrisht që në kësi rastesh cdo njeri përpiqet të dhurojë dicka,  ndaj i dhuruam kapitenit “Antologjinë e Detarisë Shqiptare”, vëllimi i dytë, me nënshkrimin, Kapiten Lorik Canës, si qytetar, atdhedashës,  futbollist profesionist dhe dashamirës i detit”, të cilin ai e pranoi me kënaqësi.

Shqiptaro-amerikanë dhe futbollistë

Ndërkohë që po dilnim në pjesën e jashtme të restorantit, një grup njerzish po bisedonin dhe bënin foto me futbollistët tanë. Janë shqiptaro-amerikanë e diaspora, na sqaron Loriku.  Kanë erdhur nga New Yorku, New Jersey, Suedia, Zvicra, etj, për të ndjekur ndeshjen, por paraprakisht me plot dashuri takojnë me lojtarët tanë. Trajnieri ynë De Biazi ka një mënyrë të veten origjinale, futbollistët i le të takojnë dashamirësit e futbollit kudo që janë, duke lënë një orë të caktuar, thotë kapiten Loriku. Kështu dhe grupi ynë bëhet pjesë e këtij gëzimi. Shaka, lotë gëzimi, shtrëngime duarsh, urime pa fund, kjo ishte atmosfera që të dhuronin ambientet e “Tropicalit”, sot 7 tetor. Kujtimi, Murati, Lulzimi, Aliti, Xhevati, Burani, Syrjaj, Elvisi,  Luftari, Kreshniku, amerikani Charlie Asken,  bashkë me lojtarët  Ansi Agolli, Ervin Bulku, Cikalleshi, Lila, Berisha, etj. ishin pjesë e kësaj feste të përbashkët.  Në këtë ambient tepër miqësor kapiten Loriku thekson, “Le të fitojë futbolli, kultura, toleranca nesër më 8 tetor. Futbolli është i magjishëm se ka brenda emocionet, por djemtë tanë dinë ti menaxhojnë ato si duhet, gjë që do tregojnë dhe nesër”. Por kjo ditë e bukur, me plot emocione dhe takime nuk mbaron këtu.  I ndodhur disa metra larg, trajnieri De Biazi po shihte këtë ambient miqësor dhe na u afrua menjëherë. Jam me ju, na thotë, ky njeri i thjeshtë dhe me zemër të madhe. Të them të vërtetën e kisha parë në TV trajnierin, por duke shtrënguar duart, mu duk shqiptar e kaluar shqiptarit! Kam parë dhe trajniere të tjerë të huaj para tij që nuk afronin kollaj shqiptarë. Mes këtij gëzimi ku përfshihen shqiptarë nga cdo cep i globit, erdhi dhe presidenti Duka, që u bë pjesë e grupit tonë. Emocione pa fund! Më mirë që  këto emocione po i kalojmë mbas shiut dhe para ndeshjes, u shpreh dikush. Ndërkohë që një TV shqiptaro-amerikan po përgatiste një dokumentar për kombëtaren tonë të futbollit të cilin do e japë në SHBA për gjithë shqiptaro-amerikanët javën e ardhëshme. Mu ka shtu jeta 30 vite sot, o miq, na flet Murati, president i klubit sportiv, “Harvardmaint”, ne New Yourk.

Skënderbeu dhe ekipi ynë i futbollit

I ndodhur në këtë grup miqsh, ku ciltërsia, zemërgjerësia  dhe krenaria shpreheshin natyrshëm, mendja më shkonte dhe më larg për këta djem. Dikur Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, për luftëtarët e shquar në beteja afronte pushime në kalatë e ngritura përgjatë bregdetit. Midis tyre kalaja e Rodonit ishte më e preferuara. Mund të duket paksa naive, por që djemve tanë tu sigurohet nga një lundrim i përshtatshmë kohor përgjatë bregdetit shqiptar me anijet e Flotës Luftarake, “Butrinti”, “Lissus”, etj, nuk është nonjë gjë e madhe. Sigurisht që tashmë ata kanë parë aeroportet e rivierat e botës, por  shteti shqiptar le tu afrojë dhe mundësi të tilla. Besoj se djemtë tanë e mirëpresin. Gjatë takimit me futbollistët  kishte biseda të ndryshme. Njëri thoshte harxhova kaq për biletën me ardh nga New Yorku, tjetri kaq nga Suedia, tjetri  thoshte bleva enkas ekranin plazma  x, euro, etj. Kur dëgjoja këto më kujtoheshin mundësitë e Federatës sonë të futbollit për pagesat e këtyre djemve që lartësojnë emrin e shqiptarit. Unë dhe mjaft kolegë të mi, nuk e kalojmë 300 $ në muaj, dhe prapë kur vjen puna për këta djem jemi gati të japim dicka. Po këta bashkëatdhetarë që harxhojnë kaq këtu e aq atje, le të rezervojnë një sasi të hodhash në numurin e llogarisë të kombëtares sonë. Se dhe këta kanë shpenzime pa fund. Mendoj se ka ardhur momenti që gëzimin, spektaklin  dhe emocionet që po na dhurojnë këta djem ta shoqërojmë jo vetëm me brohoritje, por kush ka mundësi dhe me dicka konkrete. Këta njerëz na e bëjnë zemrën mal e na shtojnë krenarinë si shqiptarë, kudo që të jemi. Por dhe institucionet shtetërore shqiptare që japin medalje duhet të mendojnë dicka për kapiten Lorik Canën e këtë Kombëtare Historike. E pra, këtyre djemve i takon “Medalja e Artë e Shqiponjës”, se bënë histori në futbollin shqiptar, ndaj duhet të hyjnë në historinë e kombit tonë.

Ndeshje futbolli si gjithë të tjerat

Këtë po më thoshte Adi, një miku im që e ka mbushur lokalin me foto të kombëtares sonë në vite, por dhe me foto të  Erion Bogdanit, Alban Bushit, Lorik Canës, etj. Më pëlqeu qetësia dhe gjendja e ekipit sqaron Adi. Mos i japim kësaj ndeshje asnjë ngjyrë ekstremizmi nacionalist, politik e gjithfarësh, sic ndodh rëndom. S’ka asnjë arësye. Luajmë me një shtet fqinj si gjithë të tjerët.  Ne kemi luajtur dhe me Greqinë disa here. Po ti hyjmë gjërave, është i njëjti mentalitet e relacion politik, thonë disa qytetarë.  Këtë mendim ma forcoi dhe kushuriri im Pëllumbi në Elbasan, i cili ka shtëpinë ngjitur me stadiumin, ku dikur nga ballkoni i katit të IV-të,  së bashku shihnim ndeshjet. Qytetarët elbasanas e shohin si një ndeshje të radhës, pamvarësisht nga emri i ekipit. Mjaft qytetarë durrsakë që takova kur po shkoja në shtëpi, më shprehën të njëjtin mendim. Man Tonuzi, Suel Strazimiri, Endri Shquti, Elio Kokomani, etj, më thanë se i urojmë shqiponjave kuq e zi fitore, ashtu si dhe në ndeshjet e tjera. Ne presim që të na dhurojnë një finale të bukur. Një fitore do ja lehtësonte kalimin në Euro 2016. Përndryshe do s’forcohen me Armeninë. Kështu e shihnin këtë ndeshje qytetarët durrsakë. Nuk shihja asnjë shenjë ekstremizmi. Nuk jam marrë me parashikime futbolli, as me lloto, por po i bësoj parashikimit të djalit tim, një fitore të Shqipërisë me rezultatin një më zero. Dhe njëherë, urime Shqiponjave Kuq e Zi në Elbasan-Arena!

Shefqet Kërcelli

Tropikal Resors

Durres

7 tetor 2015

 

 

KTHEHET NE FESTE DITELINDJA E DRITERO AGOLLIT

$
0
0

DITËLINDJA E DRITËROIT: FESTË E BUKUR, ME KËNGË E VALLE…/
Nga Murat Gecaj/
Nuk është hera e parë, që Shoqata Atdhetare-Kulturore “Devolli”, me kryetar Guri Seferin, organizon e feston ditëlindjen e poetit e shkrimtarit dhe personalitetit të shquar të kulturës mbarëkombëtare shqiptare, Dritëro Agolli-“Nderi i Kombit”. Një ngjarje e tillë e shënuar mblodhi në sallën “Unesco”, të Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet, anëtarë të kësaj Shoqate, familjarë të Dritëroit, krijues të fushave të ndryshme, mësues e pedagogë, studiues e publicistë, profesorë e akademikë dhe tjerë.
Në këtë mjedis festiv, veprimtarinë për nder të 84-vjetorit të ditëlindjes së Dritëro Agollit, (Menkulas-Devoll, 13 tetor 1931), e hapi Vasil Fundo. Pastaj, për jetën dhe veprimtarinë e gjithanshme krijuese të tij foli bashkëkrahinasi dhe kolegu i tij i pandarë, prof.Alfred Uçi-Akademik. Ai u ndal në pasurinë e gjerë dhe të bukur krijuese, në poezi e prozë, të këtij miku të dashur të njerëzve tanë të thjeshtë, jo vetëm të krahinës së Devollit, por dhe anembanë Shqipërisë.
Veprat e Dritëroit, prof.Uçi i vlerësoi “perla të mrekullueshme, në poezi e prozë”, ndërsa atë e quajti “poet dhe shkrimtar me zemër të zjarrtë”, me ndjeshmëri të lartë morale e qytetare, si ndaj të mirës e të keqes; me dashuri të pakufshme për vendlindjen dhe njerëzit e saj; krijues me shpirt atdhetari, për njerëzit e thjeshtë të punës, si të fshatit e qytetit.
Dritëroi, ka patur dhe ka gjithnjë në jetë, idealin për njeriun e lirë dhe me shpirt e ndjenja demokratike. Ai ishte dhe mbetet përherë, “devolli e shqiptar, kokë e këmbë”. Tashmë, janë bërë proverbiale vargjet e tij: “Dhe ky plis ngaherë ish i fortë,/shkoi në Evropë, brodhi në Azi,/ por kudo, nga flokët e gjer në thonjtë,/ mbeti devolli…”.
Prof. A.Uçi, në fjalën e tij, përmendi disa vepra të D.Agollit, por veçoi përmbajtjen e librave “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”(Tiranë, 1999) dhe “Zhurma e erërave të dikurshme”(tregime dhe novela), të cilin ia dërguan për karton, në vitet e shtetit monist dhe u botua vetëm në vitin 1999!? Janë me dhjetëra veprat e Dritëroit, në poezi e prozë, të cilat janë kaq të njohura për lexuesit tanë. Ndër to, po përmendim vetëm disa: “Baladë për tim atë dhe për vete”, “Devoll, Devoll: Baballarët”(poezi), “Nënë Shqipëri”(poemë), “Trëndafil në gotë” e “Njeriu me top”(romane), “Dhjetë sy” e “Udhëtoj i menduar” (poezi) etj.etj.
Gjithashtu, prof.Uçi solli kujtime vetjake, nga njohjet e lidhjet shumëvjeçare me Dritëroin, i cili i thoshte, që në rini, se “bukuria është perëndesha e jetës”. Në mbyllje, e uroi me zemër njeriun e mirë, Dritëroin tonë, për shëndet sa më të plotë dhe jetëgjatësi.
Mjaft emoconuese ishte fjala e bijës së Dritëroit, Elona Agollit, si dhe leximi i përshndetjes, që kishte dërguar vetë ai për të pranishmit, në pamundësi ardhjeje në këtë përvjetor të ditëlindjes së tij. Ndër të tjera, aty nënvizonte se dashuria për Atdheun fillon nga familja e vendlindja, të cilat i ka i patur dhe i ka gjithnjë në mendje e në zemër të tij. Kështu, në përshëndetje ai shprehte respektin e mirënjohjen për tërë Devollin e njerëzit e tij, por dhe për bashkëshorten, Sadijen dhe fëmijët e tyre, Elonën e Artanin.
Kjo festë e gëzuar e ditëlindjes së Dritëro Agollit u shoqërua me këngë e vallë të bukura të krahinës, luajtur me shkathtësi e bukuri, nga ansambli artistik i fëmijëve dhe të rinjëve të Devollit. Gjithashtu, u duartrokit nxehtësisht recitimi i disa poezive të Dritëroit, nga artisti i njohur, Dhimitër Orgocka.
Për të ftuarit në këtë veprimtari, u shpërnda edhe gazeta “Devolli”, nr.9(108), shtator 2015, me kryeredaktore Ervehe Barutin.
Të pranishmit e shumtë, në këtë prvjetor të shënuar të ditëlindjes së Dritëro Agollit, i uruan atij me zemër, gjitha të mirat në jetë, si vetjake dhe familjare.
Tiranë, 12 tetor 2015

VJESHTË NË BYSHEK

$
0
0

SHKRUAN:PËLLUMB GORICA/
Gjithmonë i pres me dëshirë udhëtimet eksploruese në gjirin e natyrës aq më shumë, në ato vende që lidhen me histori misteresh. Kur udhëton nëpër peizazhet piktoreske të trevës së Elbasanit, sikur heq nga supet rutinën e përditshmërisë dhe me gëzim lëshohesh në monumentet e natyrës piktoreske. Udhëtimi drej natyrës piktoreske të Byshekut është vërtet kënaqësi.
Bysheku ndodhet, 7 km nga qyteti i Elbasanit, në një zone disi të pyllëzuar, pjesë e krahinës së Shpatit. Vend i bukur me histori e legjenda mbresëlenëse, me njerëz të mençur, krenarë e shumë bujarë. 
Rruga për atje ndjek rrjedhën e kundërt të lumit Shkumbin, ku natyra ka krijuar një luginë piktoreske. Kushdo që vjen këtu ndihet i mrekulluar nga larmia e koloritit të natyrës, që harmonizohet me ndërtimet, të cilat shndrisin nën rrezet e diellit. Kjo larmi e peizazhit e bënë më interesant udhëtimin tonë e të shoqëron këndshëm. Fshatrat janë të sistemuara me shtëpi të reja, toka të mbjella me bimë bujqësore e pemë frutore. Përtej luginës, përfund një pylli me plepa, shelgje e rrepe si një shirit ngjyrash, rrjedh lumi Shkumbin, ndërsa tutje nga lindja mali Bukanik të shfaqet madhështor, dhe të afron pamje të tjera të mrekullueshme e të papërsëritshme. Ai këtu është i menjëhershëm në ngjitje dhe i rri si mburojë kësaj lugine. Ecim rrugës dredha – dredha, duke soditur peizazhet. Një flladi i lehtë me aromë frutash të përkëdhel fytyrën. Ndërsa qiell i kaltër dhe dielli të përshëndet, sikur natyra ka vendosur të na e bëj dhuratë këtë ditë. Përpara të shpaloset me tërë bukurinë e saj të rrallë panorama e Byshekut: një mrekulli e natyrës me një sharm mahnitës. Rrepet janë një tipar i veçantë dhe pasuri drusore monumentale, ashtu siç është një tjetër karakteristikë e këtij vendi freskia. Është ajo çka përbën mbresën e parë sapo shkel këtu.
– Është një kënd vërtet shumë i veçantë, – të thotë Ahmet Mehmeti, miku ynë poet, por edhe specialist i njohur i pylltarisë. Bysheku është një kontrast jetsor përballë ajrit të ndotur dhe betonizimit pa kriter. Ndaj, peizazhi i tij në çdo stinë të mrekullon me çlodhjen, qetësinë, argëtimin.
Dora e “piktores” së paarritshme, Vjeshtë në këtë peizazh të bën ta përjetosh të
bukurën emocionalisht. Pranë drurëve të moçëm, i sistemuar në vija e kanale gurgullon uji i pastër, e i ftohtë, që rrjedh nga shumë burime, ndërmjet të çarave
të shkëmbit të hirtë, duke shpërndarë currila të arta nëpër bimësinë ujore. Më tej, uji pasi merr me vete gjethet e zverdhura, si një telajo e pikturuar me ngjyra të djellta, të rëna aty, krijon turbulenca, e pastaj tretet ngadalë nëpër zall drejt lumit Shkumbin. Lumi Shkumbin, që rrjedh pak metra më poshtë, dhe që është ca i fryrë nga shirat e këtyre ditëve, rrjedh me mërmërimën e tij të këndshme në shtratin e stërlashtë drejt detit Adriatik. Bashkë me fëshfërimën e rrepeve ai të freskon akoma më shumë. I ngjan një simfonie kjo mërmërimë, duke të relaksuar skajshmërisht e të rrëmben befasishëm, dhe patjetër duke të bërë për vete.
Mundohem ato t’i fiksojmë në celuloid, që të mbeten në memorien dixhitale për brezat.
Të befason dhe të magjeps pamja e drurëve shekullorë, të zgavruar nga koha dhe zjarri, që mezi i pushtojnë 5 burra. I prek me sy tej e tej këto monumente të gjelbra të natyrës, që kanë vlera historike. Ato kanë histori interesante, që ende
tregohet edhe sot. Ajo zë fill tek e ashtuquajtura mbjellje e rrepeve si hunj. Këtu dikur në këtë vend mendohet se ka egzistuar një stacion udhëtarësh ku pushonin karvanet dhe këto drurë rrepesh janë hujtë e ngulur, për të lidhur kuajt. Madje tregohet se garnizonet turke e kishin vend pushimi për t’u çlodhur e përtërirë energjitë nga rruga e gjatë. Bysheku është një vendbanim i vjetër. Aty ka kaluar via Egnatia, fragmente të së cilës gjenden në afërsi të tij. Në shekujt e parë të pushtimit turk është njohur me emrin Bozursek. Me ndryshimet e mëvonshme
etimologjike ai mori emrin Byshek. Sipas hulumtimeve të historianëve të krahinës, Bysheku, në mesjetë ishte një vendbanim i madh me shtëpi afër njëra – tjetrës, ku macja hidhej aq lehtë nga njëra çati te tjetra në të gjithë territorin kushtrihej. Është vendi ku janë shpalosur ngjarje të rëndësishme historike të trevës së Elbasanit. Këtu janë zhvilluar dy beteja të përgjakshme në shekullin e XV.
Ndërsa në fillim të shekullit të kaluar ishte bazë e çetave patriotike që vepronin
në Shpat. Historia dhe lumi rrjedhin pranë njëri tjetrit. Bysheku është i pëlqyer jo vetëm nga banorët e rrethinave, por sidomos nga ata të qyteteve: Elbasan, Tiranë, Peqin,Cërrik. Mbase në vitet e periudhës komuniste nuk ishte dhe kaq i mirëmbajtur, por gjithsesi frekuentohej kryesisht nga banorë të Elbasanit. Në stinën e dasmave, ata, që lidhin kurorë, vijnë këtu e vazhdojnë të shpalosin mrekullisht traditën pagane të pagëzimit të çifteve me ujin e këtij burimi për t’i patur si kujtime të ditës më të bukur të jetës së tyre, e natyrisht edhe pamjet piktoreske të rrepeve madhështore të Byrshekut. Por më i gjallërueshëm, Bysheku shfaqet në Ditën e Verës, festës më tradicionale të trevës së Elbasanit, nga moshat të ndryshme. Vendasit sigurisht janë krenar me këto bukuri, që u ka falur natyra, me koloritin dhe ndërthurjen e objekteve, por u duhet ta mirëmbajnë këtë perlë. 
Fryn era e Krastës dhe uturima e rrjedhës të krijon në shpirt një ndjesi gati hyjnore me emocione të veçanta. Të frymëzon peizazhi mbresëlënës me çastet e mrekullueshme miqësore. Në këtë natyrë piktoreske orët kalojnë të mbushura me çaste mbresëlënëse dhe bisedat për poezinë, historinë, pasionet, udhëtimet, miqtë, por edhe me me gatimet tradicionale të krahinës. Gjen edhe humor të çiltër me dëshirën për të ardhur sërish këtu në këtë natyrë të paqtë vjeshte.
Bysheku është atje i mbuluar me një mjegull të përpurt enigmash historie dhe
kolorit vjeshte. Në horizont mali i Bukanikut këmben ende me qiellin këngë dhe
balada madhështore.Ç’mrekulli!

NJË “DREKË LETRARE”,NË BREGDETIN E DURRËSIT…

$
0
0

Nën kujdesin e mikut, Kadri Tarelli/
Nga Murat Gecaj/
1.Kishte disa ditë që, kolegu e miku ynë i përbashkët, Kadri Tarelli, arsimtar veteran e publicist i njohur, e kishte “projektuar” një takim të ngrohtë, ndërmjet disa krijuesve ose, siç po dëshiroj ta pagëzoj tani, një “drekë letrare”. Nuk ishte hera e parë, që ai e bënte një gjë të tillë. Megjithatë, kësaj radhe kishte një arsye tjetër të përligjur. Pra, jo shumë kohë më parë, ai bëri një operacion jo aq të vështirë, aty në qytetin bregdetar, por që pas tij iu desh të qendrojë afër tri javë në spital. Sigurisht, lidhjet me mikun tonë nuk i ndërpremë, në ato ditë të pakëndshme për të. Dikush i bëri vizitë në spital, ndërsa të tjerë i telefonuan, për ta mësuar gjendjen e tij shëndetësore, por edhe për t’ia larguar sadopak mërzinë njohur, që përjeton secili, kur ndodhet brenda mureve të një spitali.
Ndoshta, u zgjata paksa, në këto radhë hyrëse. Ndërsa, po e zbuloj këtu një “sekret”. Megjithëse dje ne u takuam me Kadriun dhe kaluam së bashku jo pak orë, me sa di unë, asnjëri nga ne nuk pyeti as nuk bisedoi, për sa tregova më lart. Pra, dashur pa dashur, sikur e lamë të gjithë pas krahëve ose në harresë, atë që kishte ndodhur. Kjo gjë erdhi se, për fat të mir, miku ynë Kadri tani është i shëruar e në gjendje të kënaqshme shëndetësore dhe urojmë që ai të jetë i tillë, përgjithnjë!
2.Pasi gjatë udhëtimit ishim lidhur 2-3 herë me celular, kur zbritëm nga autobusi i linjës Tiranë-Durrës, unë dhe miqtë e mi, Viron Kona e Bashkim Saliasi, e takuam Kadri Tarellin në stacionin e trenit. Sakaq, aty ia mbërriti me veturën e tij, ish-drejtori i një gjimnazi të atij rrethi bregdetar, Bajram Gashi. Kështu, të katër shkuam në afërsi të Detit Adriatik, përballë Universitetit të Durrësit. Me shaka, i thamë mikut tonë vlonjat, Vironit, se ai nuk shkëputet ose nuk qetësohet dot, pa dëgjuar shushurimën e valëve të Adriatikut…
Kur po ecnim drejt një lokali mikpritës, në bregdet, pamë që aty na prisnin kolegë e miq të tjerë, të cilët i kishin të njohur që më parë. Sigurisht, kjo ishte një suprizë tjetër e Kadriut dhe befasi e këndshme për ne. Ja, po ua tregoj emrat e atyre, që tashmë janë të njohur, në fushën e letrave dhe të botimeve: Vaso Papaj, Shpend Topallaj e Agim Bajrami.
Pasi kishim zënë vend rreth dy tavolinave, duke përshëndetur e kërkuar të falur për vonesën e saj të përligjur, aty mbërriti poetja Merita Kuçi-Thartori, drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare”14 Nëntori” të Durrësit. Me atë, ishim takuar e njohur edhe më parë, pra kur shkollën e saj e vizituam bashkë me arsimtarin e krijuesin e njohur shqiptar, me banim në Boras të Suedisë, Sokol Demaku.
Si për ta “ëmbëlsuar” tërë takimin tonë, Merita na vuri përpara disa pasta, që i shijuam të gjithë me kënaqësi. Ndërsa Bajrami na gostiti me produkte nga shtëpia e tij në fshat, si djathë dhe speca turshi me gjizë, aq të kërkuar, sidomos gjatë pijes. Nuk mund të lë pa përmendur këtu, se unë u “vetëpërjashtova” nga mezetë, me peshk e prodhime deti edhe pse jam rritur brigjeve të Valbonës kaltëroshe. Ka vite që nuk e ha peshkun, edhe pse në fëmijëri shpesh i kam ngrenë troftat pikaloshe, që i zija me koshin e thuprave të shelgjeve, i shoqëruar nga bashkamoshatarët e mi?!
Kur tavolinat u mbushën me gjitha të mirat dhe ngritëm dollitë e para, bisedat tona morën “zjarr”. Kadriu nuk harroi ta çonte shëndetin edhe për një të ftuar tjetër, në këtë takim, pra për arsimtarin e publicistin Sejdo Harka, i cili nuk mori dot pjesë, për arsye familjare. Siç mund ta nënkuptojë secili lexues i këtyre radhëve, pothuajse tërë kohën, bisedat tona u sollën rreth krijimeve e botimeve tona, për letërsinë e artin etj.
Ndërsa mjedisi u gjallërua më tepër, kur fjalën e morën poetët. Ata nuk mbajtën “fjalime”, por nisën të lexonin poezi të tyre, sigurisht, ndër më të zgjdhurat. Kështu, recituan bukur e me pasion: Vasoja, Shpendi e Agimi. Përkrah kishim edhe Meritën, e cila nxori nga çanta disa fletë të thjeshta, ku e kishte të derdhur frymëzimin e saj poetik. Kështu, ajo recitoi me pasion e frymëzim, dy-tre krijime të bukura të saj.
Ju kërkoj ndjesë këtyre kolegëve, që nuk arrita t’ua shënoj dot titujt e poezive të tyre, që recituan. Por nënvizoj se ato ishin me tamatikë të larmishme, që nga ajo atdhetare e shoqërore, për dashurinë etj. Pas çdo rectimi, nuk munguan as duartrokitjet tona, në shenjë pëlqimi e miratimi, si të poezive dhe recitimeve.
3.Nuk dua të zgjatem më shumë, në këto pak radhë, por tregoj se, pasi qendruam aty jo pak kohë, me pëlqimin e të gjithëve bëmë një shëtitje pranë brigjeve të Adriatikut.Me atë rast, së bashku, bëmë disa fotografi, për t’i patur kujtim nga ajo “drekë letrare”. Vërtetë ajo u organizua, ashtu si spontanisht, por na la mbresa të pashlyera në kujtesë. Prandaj, falënderimi ynë shkon, së pari, për “sebeçiun”, kolegun e mikun tonë të përbashkët, Kadri Tarelli. Gjithashtu, e falënderojmë mikun Sh.Topallaj, i cili na dhuroi, me nënshkrim, disa libra të tij, si: “Ironia e moshës”(poezi të zgjdhura), “Unë kam qenë në Mat’hauzen”(roman biografik, për tropojanin Ahmet Zenel Çekaj) etj. Mirënjohje shprehim edhe për arsimtarin veteran, B.Gashi, i cili na shoqëroi, me makinën e tij, deri në kryeqytet. Kënaqësi ishte për mua, kur sëbashku e sollëm në kujtesë këngëtarin e njohur popullor, Dervish Shaqja e ai më dha një kopje të shkrimit, shoqëruar me dy fotografi, që ka publikuar, “Dervish Shaqja: 30 vjet, në dorë sharki, zemrën në Kosovë dhe vetë në Shqipëri”.
…Urojmë e shpresojmë që, përsëri e përsëri, ne do të shihemi, të çmallemi e të bisedojmë përzemërisht me njëri-tjetrin dhe, pse jo, të recitojmë e të këndojmë, së bashku. Se kështu jeta jonë bëhet më e bukur, merr ngjyrat e kaltra të Adriatikut dhe të luleve plot aromë, që ndodhen pranë tij.
Tiranë, 20 tetor 2015

“Ditët e Naimit”- Perfundoi Edicioni i XIX

$
0
0

Poetët e mbi njëzet vendeve të botes prej 15-18 tetor nderuan Tetovën, Naimin, shqiptarët… Edicioni i XIX i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” ishte një festë e madhe poetike e kulturore. Ky festival tradicional dhe me karakter ndërkombëtar u zhvillua në kryeqendrën e shqiptarëve të poezisë -Tetovë. Në kuadër të programit të tij u mbajtën një sërë aktivitetesh poetike, artistike dhe kulturore. U mbajtën lexime letrare, u promovuan libra poetik u hap një ekspozitë me piktura dhe u bënë vizita të ndryshme në monumentet kulturore, historike dhe fetare. Në te morrën pjesë poetë me një shtrije të gjërë, si: Taro Aizu (Japoni), Anna Rostokina (Rusi), Annat Zecharia (Izrael), Fernando Carrera (Meksikë), Adriana Hoyos (Kolumbi), Daniel Leuwers (Belgjikë) Basri Çapriqi (Mali i Zi), Giuseppe Napolitano dhe Irene Vallone (Itali), Dustin Jessica dhe Dustin Despal (SHBA), Dalila Hiaoui (Marok), Agim Mato (Shqipëri), Niels Hav (Danimarke), Ricardo Rubio (Argjentinë), Eduard Harents (Armeni), Rodney Saint – Eloi (Kanada), Silke Liria Blumbach (Gjermani), Glorijana Veber (Slloveni) Violeta Zllateva dhe Slaxhana Stojçevska (Maqedoni), Ndue Ukaj (Kosovë, Manjola Brahaj (Shqipëri), Remzi Salihu (Maqedoni), Brikena Qama (Shqipëri / Greqi) dhe Lindita Dushku (Kosovë).
Hapja ceremonisë festive të Edicionit të XIX të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” u bë përmes një performance të shkëlqyer fishekzjaresh, para Qendrës së Kulturës “Naim Frashëri”, në Tetovë. Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, laureati shqiptar Basri Çapriqi, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, vendosën buqete lulesh para shtatores së poetit tonë kombëtar “Naim Frashëri”, i cili ndodhet në qendër të Tetovës. Më pas, në foajenë e Qendrës së Kulturës u hap ekspozita e pikturave të Uran Limanit dhe të pranishmëve ju ndanë katalogjet e pikturave, broshura të fotografit të ri tetovar Jetmir Sejdiu dhe Antologjia e Festivalit.
Edicionin e XIX të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” e hapi kryetarja e komunës së Tetovës zonj. Teuta Arifi, e cila në mes tjerash tha se, Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” është një aktivitet i rëndësishëm që mbahet në qytetin e Tetovës, ku mblidhen çdo vit poetë nga vende të ndryshme të botës. Ne e kemi mbështetë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen. Dëshiroj ta përgëzoj drejtorin e Festivalit, Shaip Emërllahu për këtë punë të mirë që bën.
Në vazhdim, drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, nënvizoi, se, ‘Në çdo hapje Festivali kam nënvizuar rolin dhe rëndësinë që ka ky projektshënjues letrar e kulturor në njohjen, afirmimin dhe në ngritjen e modeleve të ndërkomunikimit në rradhë të parë në mes poetëve dhe pastaj të atij me publikun. Kam azauruar fjalorin që ka të bëjë vlerën që bartë ky operator kulturor dhe letrar në ngritjen e urave ndërkomunikuese, prandaj meqë për afro dy vjet në këtë skenë nuk lexova kurrë poezinë timen, më lejoni ta bëj ate sot.”
Në hapje të Edicionit u ekzekutuan edhe dy pika muzikore; nga kitaristi Naser Dula (Kosovë), si dhe një nga violinisti, Shkëlzen Pajaziti.
Në orën e madhe letrare ‘Globi poetik’, poetët nga vendet e ndryshme lexuan poezitë e tyre, ndërkaq kryetari i Jurisë Salajdin Salihu lexoi motivacionin, kurse drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu ia dorëzoi çmimin e madh ‘Naim Frashëri’ që jepet për “Vlera të larta artistike”, si dhe ia ndau titullin Anëtar Nderi të Festivalit, laureatit nga Mali i Zi, Basri Çapriqi. Me këtët rast, laureati Çapriqi, falenderoi organizatorët dhe Jurinë për dhënien e këtij çmimi të lartë të Festivalit.
Të kujtojme se, titullin Anëtarë Nderi të Festivalit, deri tani, e kanë marrë shkrimtarët dhe intelektualët e njohur, si Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Abdellatif Laabi (Marok), Peter Poulsen (Danimarkë), Lionel Ray, (Francë), Eva Lipska (Poloni), Craig Czury (SHBA), Tua Forsstrom (Finlandë), Athanase Vantchev de Thracy (Francë), Sebastiano Grasso (Itali) etj .
Në ditën e dytë të Programit, poetët shkuan në Teqen Arabati Baba, ku u në një nga ambientet e saj mbajtën orën letrare “Poetë dhe vargje”.
Në ditën e tretë u përuruan tre libra të poetëve pjesëmarrës si: “Prapa hënës” të laureatit të Festivalit, poetit danez Peter Poulsen (në gjuhën shqipe), “Concerto” i poetit belg Daniel Leuwers në gjuhën italiane, si dhe librin “Duet of Rieds” të poetëve Shaip Emërllahu dhe Taro Aizu nga Japonia të botuar në gjuhën japoneze dhe angleze nga shtëpia botuese (Junpa Books-Kobe). Për librat folën kritikët dhe poetët Xhuzepe Napolitano, Ndue Ukaj dhe Taro Aizu.
Festivali u mbyll me orën e madhe letrare ‘Meridiane poetike’, e cila u mbajt në Sallën e Fakultetit të Arteve të USHT-së, ku poetët lexuan poezitë e tyre dhe u ndanë edhe çmimet e tjera letrare të Festivalit. Çmimi, që jepet për karierë letrare, ‘Ditët e Naimit’, iu nda poetit japonez Taro Aizu nga Japonia, çmimi për vlera të veçanta poetike ‘Menada’ iu dha poetit me belg Daniel Leuwers, çmimin letrar për ciklin më të mirë poetik ‘Oaeneumi’ e mori poeti danez, Niels Hav, çmimin letrar ‘Qiriu i Naimit’ iu dha poetëve Jessica Flyyn dhe Dustin Nispel nga SHBA, si dhe poetit tetovar Remzi Salihut dhe çmimin letrar për shprehjen poetike me emrin e poetes “Silke/Liria” e mori poetja ruse Anna Rostokina.
Drejtoria e Festivalit edhe në këtë edicion botoi antologjinë e poezive të poetëve pjesëmarrës ‘Zërat e ujit” të përgatitur nga Shaip Emërllahu.
Festivalin e udhëhoqi moderatorja Verjana Abazaj. Poezitë në gjuhën shqipe i lexoi aktori Arsim Kaleci, kurse me kitarë i shoqëroi Naser Dula. Skenën e ideoi piktori Nevzat Bejtuli-Kica.
Festivali u mbështet nga Ministria e Kulturës, Komuna e Tetovës, Komuna e Zhelinës. Sponzorë të këtij edicioni ishin “Hit Oil”, “Arbi”, “Sirena”, “Kurtishi, “Hajri Kom”, ”Jehona event” “Allprint” dhe “Nasir tours”.
A. Arsllani


KOSOVË, DITË MARSHI PAQËSOR

$
0
0

-Dhe seance në Kuvendin e bllokuar nga opozita/
-Derisa ka “veprime të dhunshme në institucione dhe jashtë tyre, të cilat janë të papranueshme dhe rrezikojnë të lëndojnë konsensusin demokratik”, për sot në Prishtinë paralajmërohet marsh paqësor organizuar nga shoqëria civile/
-“Pozita e opozita s’ndryshojnë qëndrimet, qytetarët kundër dhunës”, theksohet sot në një kryetitull të ballinave të shtypit të Kosovës/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 23 Tetor 2015/ Në Prishtinë sot është një ditë e gjatë ngjarjesh, deri në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës të ftuar nga Kryesia e shefat e grupeve parlamentare, pa përfaqësuesit e opozitës, për në orën 16:00, gjatë dhe pas saj. Derisa Kuvendi nuk ka arritur të përfundojë asnjë seancë plenare ka më shumë se një muaj nga fillimi i sesionit vjeshtor, ndërsa në bllokimet nga opozita të ndërprera edhe me hedhje gazi lotsjellës e të vezëve, me “rrethime” të foltores e kryesuesit, edhe mes fërshëllimash e fjalori të ashpër, Presidentja e Republikës i ka ftuar “për dialog politik partitë parlamentare në përpjekje për të tejkaluar gjendjen e krijuar në vend”, ka takuar ndaras liderët e pozitës dhe opozitës, dhe sot priten përpjekjet që t’i takojë “përfundimisht, në mirëbesim, në tryezë të përbashkët”, para seancës së Kuvendit.
Derisa ka “veprime të dhunshme në institucione dhe jashtë tyre, të cilat janë të papranueshme dhe rrezikojnë të lëndojnë konsensusin demokratik”, për sot në Prishtinë paralajmërohet marsh paqësor organizuar nga shoqëria civile.
“Duke e përcjellur me shqetësim rrjedhën e situatës politike të krijuar në vend, organizatat e shoqërisë civile, sot duke filluar nga ora 11:00 do të organizojnë një marsh paqësor simbolik për të adresuar mesazhet e tyre lidhur me zhvillimet e fundit”, është bërë e ditur në një konferencë për shtyp.
Marshi paqësor nis nga Sheshi Zahir Pajaziti dhe përfundon te Kuvendi kosovar, me thirrjen që “dhuna të mos jetë pjesë e veprimit politik si brenda ashtu jashtë institucioneve të Kosovës” dhe se mesazhin se “gjuha e dialogut politik është forma e vetme e zgjidhjes së problemeve politike”.
Organizatat e shoqërisë civile shprehen se, mbështesin iniciativën e Presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga për takim me liderët e subjekteve politike parlamentare, në funksion të tejkalimit të gjendjes së krijuar dhe inkurajojnë subjektet politike për gjetjen e zgjidhjeve konkrete për normalizimin e jetës parlamentare dhe institucionale në vend.
“Thirrja e seancave plenare pa ndryshim të qëndrimeve dhe rrethanave politike, nuk i shërben daljes nga situata e krijuar politike, përkundrazi ajo mund të ndikojë në përshkallëzimin e mëtutjeshëm të saj”, theksojnë në një deklaratë 20 organizata të shoqërisë civile kosovare.
Mbledhja plenare e Kuvendit, e ndërprerë më 15 tetor, të vazhdojë sot në orën 16:00, ka vendosur Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen ku ishin prezentë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, kurse munguan ata të partive opozitare.
“Thirrja e seancës së Kuvendit të Kosovës është provokim dhe papërgjegjëshmëri politike”, ka deklaruar opozita kosovare.
Opozita paralajmëron se, “nuk do të ketë vazhdim të seancës për sa kohë që nuk ka tërheqje nga marrëveshjet”.
“Protestën nuk do ta ndalim pavarësisht se në çfarë ore mbahet seanca dhe sa kërcënuese është policia e pushtetit. Qeveria e ka sjellur këtë situatë jashtëzakonshmërie në Kosovë. Ne si deputetë të opozitës as nuk do të zbrapsemi e as nuk do të pushojmë deri sa të tërhiqen marrëveshjet që e cungojnë Republikën dhe territorin e saj”, ka ritheksuar qëndrimin e paralajmërimin e saj opozita e bashkuar.
Pjesë ekundërshtimeve të opozitës janë edhe protestat në rrugë dhe grumbullimet e veprimtarëve e qytetarëve para Kuvendit në orët e seancave, që mund të ndodhin edhe sot, si dhe një peticion me mëse 200 mijë nënshkrime deri tani, të 4 marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
“Protesta jonë në Kuvend nuk do të ndalet dhe nuk do të lejojmë normalizimin e ‘Zajednicës’ dhe faljen e tokave të Kosovës Malit të Zi”, ka paralajmëruar opozita në deklaratën e përbashkët të tre partive, LVV, AAK e Nisma. Opozita shprehet me fjalën serbe “Zajednica” që do të thotë “Bashkësi” dhe nënkupton Bashkësinë/Asociacionin e komunave me shumicë sebe në Kosovë.
Në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile e Kosovës, ku merrnin pjesë edhe deputetë, është shprehur edhe opinioni se, “thirrja e seancës parlamentare për sot, pa përfunduar diskutimet te Presidentja, është një provokim për dhunë dhe mund të sjellë një fundjavë të tensionuar”.
“Pozita e opozita s’ndryshojnë qëndrimet, qytetarët kundër dhunës”, theksohet sot në një kryetitull të ballinave të shtypit të Kosovës.
Me qëndrime të betonuara dhe gjuhë të acaruar, që nuk arriti t’i zbusë as dialogu i presidentes Jahjaga, pozita dhe opozita do t’ia mësyjnë edhe seancës së radhës, e cila mbahet sot pasdite,shkruan gazeta Koha Ditore.
Partitë në pushtet nuk kanë treguar nëse ka ndryshim skenari përballë bllokadës së paralajmëruar të opozitës.
Por gazeta merr vesh se ekziston dakordim mes partnerëve të koalicionit PDK- LDK, me përkrahjen edhe të ndërkombëtarëve, që të zbatohet plotësisht Rregullorja e Kuvendit, e cila parasheh edhe futjen e masave shtesë të sigurisë.
Masa të forta kontrolli për deputetët dhe të tjerët që hyjnë në Kuvend do të ketë në hyrje-daljet e Kuvendit. Por, këto masa në seancën e kaluar nuk kishin ndaluar futjen e gazit lotsjellës prej opozitës, madje me dyfishim doze, përkujton gazeta.
“Paralajmërohet bllokim i séances”, është titulli në ballinë i gazetës Zëri.
Kjo gazetë shkruan se, Kuvendi i Kosovës pritet sërish që sot të përballet me “betejën” e radhës së opozitarëve, të cilët me çfarëdo forme do ta pamundësojnë zhvillimin e punimeve të legjislativit, ku nuk përjashtohet mundësia e përdorimit të gazit lotsjellës dhe përleshjes në mes ligjvënësve.
Spektri politik opozitar që tashmë është bashkuar në një front të përbashkët nuk lëkundet nga qëndrimet e veta, për të bllokuar punën e Kuvendit. Pavarësisht se janë dhënë sinjale se presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese përmbajtjen e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe, një nismë e tillë nuk pritet t’i zmbrapsë opozitën rreth zhbllokimit të punës së Kuvendit.
Opozita thonë se nuk u beson vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe sipas këtij blloku, vetëm nëse tërhiqen marrëveshjet e arritura atëherë mund të vazhdojë puna në Kuvend.
Zyrtarë të “Vetëvendosjes” deklarojnë se iniciativa eventuale e presidentes Jahjaga për ta dërguar në Kushtetuese përmbajtjen e marrëveshjes për “Zajednicën”, siç e quajnë nuk do t’i tërheqë nga bllokada e punës së Parlamentit.
“Gjykata Kushtetuese është institucion i kapur nga pushteti. Ne nuk besojmë në kredibilitetin dhe legjitimitetin e këtij institucioni. Pranueshmërinë e lëndëve dhe vendimet e saj, kjo gjykatë i merr në bazë të interesave partiake të partive në pushtet e jo në bazë të Kushtetutës së vendit”, kanë thënë zyrtarë të kësaj partie, cituar nga gazeta.

Kosovë, dita e nata e Kuvendit

$
0
0

-Paradita me marsh paqësor, pasdite dhe deri në mesnatë përsëri gaz lotsjellës në Kuvend dhe përplasje jashtë tij në shesh, seancë pas mesnate jashtë sallës plenare/
-Kronikë përmbledhëse e ngjarjeve të një dite e nate të gjatë/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 24 Tetor 2015/ As në mesnatë nuk ka përfunduar dita e gjatë e ngjarjeve në Kuvendin e Kosovës e rreth tij, një seancë në rrethana të jashtëzakonshme jo në sallën plenare, pa opozitën, po edhe pa median, u mbajt në orët e para të pas mesnatës.
Gazi lotsjellës u hodh përsëri në mesnatë nga opozita në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe e ndërpreu. “Pauzë të shkurtë”, dha kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ndërsa u dëgjuan “replika” me fjalor të ashpër. Pati edhe një “shprehje në mënyrë joadekuate” të kryeparlamentarit, për të cilën kërkoi falje.
Gjatë ditës së djeshme pati marsh paqësor paradite në rrugët e Prishtinës, organizuar nga shoqëria civile, me mesazhe drejt Kuvendit, ku u pamundësua nga gazi lotsjellës i opozitës seanca e ftuar për pasdite dhe e ndërprerë dhe paralajmëruar për orë të mbrëmjes, ndërkohë që në sheshin pranë vazhdonte protesta e aktivistëve opozitarë e qyetatarëve të mbledhur, nga të cilët kishte edhe gjuajtje bomolash tymi me ngjyra drejt Policisë që kishte shtuar masat e sigurisë edhe me kordone. Jashtë Kuvendit në sheshin përballë kishte edhe përplasje mes protestuesëve dhe Policisë së Kosovës.
Kuevendi i Kosovës nuk u rimblodh në orën 20:00 e as në 22:00 e 23 si kishte paralajmërime pas pamundësimit me hedhje gazi lotsjellës e bllokim nga opozita të fillimit të seancës plenare që ishte ftuar nga Kryesia e shefat e grupeve parlamentare vetëm të pozitës, përfshirë minoritetet, për në orën 16:00. Ishte seanca e tretë e sesionit vjeshtor, fillimi i së cilës u pamundësua nga gazi lotësjesës që gjatë ditës së djeshme u hodh disa herë nga opozita, e për herë të parë edhe jashtë sallës plenare, pranë zyrës së kryeparlamentarit, rreth gjysëm ore para kohës kur pritej nisja e seancës.
Kuvendi i Kosovës, kishte më shumë se një muaj nga fillimi i sesionit vjeshtor, nuk ka arritur të përfundojë asnjë nga seancat plenare të ndërprera nga opozita edhe me hedhje gazi lotsjellës e të vezëve, me “rrethime” të foltores e kryesuesit, mes fërshëllimash e fjalorit të ashpërsuar gjithnjë e më shumë.
Kryetari i partisë opozitare AAK, Ramush Haradinaj, në një deklaratë tha se para se të fillonte seanca i kishte kërkuar koalicionit qeverisës “të gjejnë një mënyrë për anulimin e marrëveshjeve” të 25 gushtit me Serbinë dhe të demarkacionit me Malin e Zi. “Pa anulim të marrëveshjeve, nuk ka kushte të mbahet seanca e Kuvendit”, u shpreh ai.
Pas hedhjes së parë të gazit lotsjellës të ditës së djeshme LVV deklaronte se, “protesta jonë brenda Kuvendit vazhdon, deri në tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi”.
Pas rindërprerjes së seancës me gaz lotsjellës në mesnatë, grupet parlamentare të partive të koalicionit qeverisës, përfshirë minoritetet, zhvilluan seancën në një sallë të improvizuar-byfe brenda ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, derisa në sallën e seancave po qëndronin deputetë të opozitës. Seanca e Kuvendit u mbajt në katin e pestë të Kuvendit të Kosovës, ku Policia-sigurimi kishte pamundësuar shkuarjen e deputetëve opozitarë, po edhe mediave.
Më parë, Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar, në të cilën ishin prezentë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, po jo të opozitës, vendosi që seanca e ndërprerë e rindërprerë dje të vazhdonte në orët e natës.
Pas diskutimeve të nënkryetarëve dhe kryetarëve të grupeve parlamentare lidhur me gjendjen aktuale dhe nevojën e tejkalimit të kësaj situate, Kryesia, me katër vota pro dhe një kundër, vendosi që “në pamundësi të mbajtjes së seancave plenare më 17 shtator, 8, 15 dhe 23 tetor 2015, ku është bllokuar puna, është cenuar siguria dhe shëndeti i deputetëve, të kërkohet veprim plotësues, duke përfshirë ndërhyrjen e zyrtarëve të policisë, për sigurinë, shëndetin e deputetëve dhe mbarëvajtjen e punimeve të seancës plenare”.
Ky vendim u është dërguar për zbatim kryeministrit, ministrit të Punëve të Brendshme dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Në vazhdimin e seancës jashtë sallës plenare pa opozitën në orët ë para të ditës së sotme, Kuvendi miratoi Projektligjin për shëndetin mendor, si dhe Projektligjin për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri.
Në vazhdim Kuvendi votoi pro emërimit të Elbasan Dervishajt, për anëtar të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës. Ndërksa, emërimi i anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas u shty për një seancë tjetër.
Kuvendi pastaj emëroi Abdullah Aliun,anëtar të Komisionit për Kërkesa Pronësore, si dhe formoi Komisionin ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të RTK-së nga komuniteti serb.
Në fund të seancës u përkrahën propozimimet e disa grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet e Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas menate shkrujti në “Facebook”: “Në Seancën plenare të mbajtur sonte, në një moment gjatë përpjekjeve për të qetësuar situatën e krijuar jam shprehur në mënyrë joadekuate, shprehje me të cilën mund të preken nënat dhe motrat tona.
Dëshiroj t’ju kërkoj falje atyre nga thellësia e zemrës, duke filluar nga nëna ime, bashkëshortja ime dhe të gjitha nënave dhe motrave të Kosovës sonë”.
Në sallën e Kuvendit të Kosovës në zhvillimet e mesnatës kishte edhe hedhje shishesh të ujit nga opozita në drejtim të kryeparlamentarit dhe kabinetit qeveritar, që u larguan.
Subjekti më i madh politik opozitar kosovar, LVV pas menate, derisa zhvllohej seanca e Kuvendit të Kosovës jashtë sallës plenare, shkruante në ‘Facebook’: “Aktualisht po mbahet një takim ilegal i strukturave partiake të LDK-PDK, të cilët e kanë uzurpuar një sallë të institucioneve publike për ta zhvilluar një takim ilegal të strukturave të tyre brenda Kuvendit. Kjo në asnjë mënyrë nuk është seancë, prej së cilës në mënyrë të papranueshme është përjashtuar opozita”.

CUNEO, NJË NGA EMBLEMAT E ARKITEKTURËS SË GJALLË TË NATYRES ITALIANE

$
0
0

NGA PËLLUMB GORICA/*
Në hapsirat e gjëra, si një qylym i qendisur me larmi peisazhesh, rrugë, lumenj, vendbanime, pyje, rrethuar nga malet Bizalta, Monvizo, të vendosur përbri njëri- tjetrit, madhështorë e të pamatë mes egërsisë shkëmbore, shtrihet provinca Cuneo. Ajo është rajon i Piemontes me qëndër Torinon, Italia Veriore, ku shtrihen disa qytete: Cuneo, Mondovi, Fasano, Saluzzo, Alba e dhjetra komuna të banuara prej shekujsh me histori interesante, bukuri natyrore, kulturë e arkitekturë të veçantë. Peisazhet të ngacmojnë të shijosh me kënaqësi të madhe magjinë e tyre. Me historinë shumë domethënëse, Cuneo daton që në shekullin e XII. I ndërtuar si fortifikim në mbrojtje të rrugëve, kjo prej pozicionit strategjik afër kufirit francez, Cuneo njihet për rëndësinë që ka patur në periudhën e shtetit të Savojës.
Si çdokush që shkel për herë të parë, kureshtja të shtyn të shëtisësh qytetin. Rrugët e tij të gjëra gëlojnë vrullshëm me dinamikë nga lumi vërshues i njerëzve dhe makinave. Vetëm duke kaluar përbri tyre, vështron arkitekturën e veçantë me vlera historike. Duke u futur thellë, për ta soditur endshëm, patjetër e prek historinë, kulturën, arkitekturën e ndërtimeve. Qytetin e bëjnë interesant pikërisht ndërtesat arkitekturore qindra vjeçare të larta, të mëdha e shumëkatëshe. Ballinat të hirnosura, të stilit të Rilindjes me arkada mesjetare. Si thesare trashëgimie janë restauruar, për të pasur çfarë t’u tregojnë brezave. Ato, të zbukuruara me elementët e dekoracioni, statuja, shenjtorë, skulptura të mbeten gjatë në kujtesë. Katedralja e Santa Croce e stilit barok e ndërtuar në shekullin e XVIII është kthyer në muze soditës. Në stacionin hekurudhor gjenden të ekspozuara në një muze relika të vjetra lokomotivash dhe vagonë. Ndër ndërtimet e familjeve fisnike, vila Oldofredi Tadini të rrëmben befasishëm shikimin e të bën për vete me pamjen. Madhështia e rrezatuar në shekuj është ndërthurur me ndërtimet e reja të atmosferës së qyteteve bashkohore italiane, peizazhe interesante, parqe të gjelbëruara, pishina, fusha tenisi, vila luksoze, qendrat e mëdha tregtare, urat e larta, nënkalimet, godinat publike funksionale edhe për të ardhmen e largët. Cuneo, si shumica e qyteteve italiane,që ndërtohen afër lumenjëve, edhe ky qytet është krijuar në afërsi të shtratit të rrjedhave Geso e Stura Di Demonte.
Duke shijuar kënaqësinë që ndodhesh këtu, impresione merr në sheshet dhe rrugët e qytetit nga bustet e emrave të famshëm të historisë dhe kulturës italiane. Në Piazza Galimberti lartësohet një statujë monumentale, duke përbërë simbolin e qytetit dhe një nga vendet më të rëndësishme të tij, si pikë referimi e qytetit Cuneo, ku çdo të martë një treg simpatik edhe në tezga të improvizuara reklamon gjithfarë mallrash. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, 1943-1945, Cuneo ishte një nga qendrat e rezistencës partizane kundër pushtimit gjerman të Italisë. Në kujtim të këtyre ngjarjeve është ngritur monumenti, që simbolizon rezistencën e partizanëve italianë. Të tilla monumente historike, në përkujtim të këtyre ngjarjeve, vështron edhe në Mondovi, Peveragno, Alba, Bove. Në një shesh të vogël, Garibaldi, kjo figurë e njohur historike, është përjetësuar në bust. Patjetër që kombi italian krenohet me këtë emër mitik në historinë e saj, si prijës i bashkimit të Italisë. Cuneo njihet edhe si qytet i festave, festivaleve dhe panaireve të shumta, si i gështenjave, djathit, çokollatës etj. Me një repertor të pasur, muzikë, valle, lojra, kostumet karakteristike, konkurset e bukurisë, çmimet e vlersimet interesante për gjithë pjesëmarrësit janë festa të gëzueshme popullore.
Në Cuneo, në qytetet dhe komunat e provincës së saj, banon një komunitet jo i pakët emigrantësh shqiptarë. Kryesisht nga trevat e Veriut të Shqipërisë, por edhe nga Berati, Fieri, Elbasani. Të integruar natyrshëm në jetën ekonomike e sociale, kanë ndryshuar edhe imazhin e krijuar kur erdhën, duke lënë pas vështirësitë e fillimit, të njohura e emigrimeve të tilla si mosnjohja e gjuhës, leja e qëndrimit, mungesat e natyrshme, por edhe e një opinioni negativ ndaj tyre. Tani janë pajisur me dokumenta qëndrimi. Bëjnë një jetë siç e dëshirojnë dhe me standarte. Punojnë, fitojnë, arsimohen, festojnë e gëzojnë njësoj si italianët. Ska dyshim që gjuhën shqipe, fëmijëve të lindur e rritur këtu ua mësojnë për të mos e harruar.
* * *
Arteriet e rrugëve pa mbarim. Të drejta e të gjera, rrethuar nga drurë dekorative trungjegjerë, të vjetër dhe krahasitur për bukuri e që ngjasojnë si truproja. Qytezat, kodrat, fushat e mbjella me bimë bujqësore, gërshetuar me plantacione drurësh frutorë të çlodhin sytë. Admiron bukurinë e ndërtimeve, gjelbërimin që i rrethon, peisazhet joshëse dhe qetësuese për shpirtin. Të impresionon Chiusa di Pesio, vendbanim i këndshëm me ndërtime komode e në harmoni. Mjaft të hedhësh sytë në kopshtet e gjelbëruara, verandat dhe dritaret mbuluar nga lule kacavjerrese zbukuruese ngjyra-ngjyra të kaplon kënaqësia. Panorama e Peveragnos pas një kodrine të gjelbëruar të rrëmben vështrimin. Ajo shtrihet në këmbët e malit Bisalta. Rrugët e kalldrëmta, të shtruara me simetri, që dredhojnë mes ndërtesave tepër të mirmbajtura, ngjeshur afër njëra – tjetrës, ruajnë një frymë arkaike shumë shekullore. Por në Peveragno, gjëja me e bukur dhe më e veçante është festa e luleshtrydhes, si një nga ditët më të gëzuara të banorëve të saj me emocione të pashlyeshme. Në Boves ndihet akoma më shumë freskia e pyllit. Jo vetëm kishat që dominojnë mbi gjithë ndërtesat e tjera, por edhe ndërtimet karakteristike pranë njëra-tjetrës, lyer me ngjyra të gjalla, të magjepsin me shkëlqimin e fasadave.
Një nga ato momente që nuk duhen humbur, nëse ke pak interes për këto, ndihesh i mrekulluar, kur viziton Certosa di Pesio. Një urdhër fetar që në terësi të jep pamjen e një parajse, të dhuron emocione të tjera me ndërtesat e vendosura rrëzë të një kodre, rrethuar nga një aureolë magjke gjelbërimi e qetësie të paqtë. Përshkon rrugicat përmes ndërtesave, muret, sallonet e stolisura me mbishkrime, piktura e zbukurime të tjera, dhe e ndjen veten sikur hyn në një arkivë të pambarimtë, historike e kulturore, prehje e pafund e shpirtit. Të mbetet vështimi mbi statujat, pllakatat, bustet në sheshet, që të nxisisin t’i lexosh mbishkrimet, por edhe t’’i fotografosh.
Mondovi është një qytet i bukur, mbresëlënës e miqësor, që të magjeps me shtrirjen, peizazhin, arkitekturën. Ndihesh i befasuar nga pamja tërheqëse aq edhe madhështore e tij, me shembuj të shumtë të artit arkitektonik, si një pikturë gjigande. Mondovi ka një popullsi prej 23 mijë banorësh. Një lum i vogël, Ellero, sistemuar dhe veshur me gjelbërim kalon mespërmes tij. Në kodrën paranomike janë skalitur pamje mrekulluese të ndërtimeve të vjetra, që ja shtojnë hijeshinë qytetit, e çdo njëra prej tyre ka në vetvete histori interesante. Piazza Maggiore e rrethuar nga portikë e ndërtesa të stilit gotik dhe barok, të mahnit me afresket dhe koleksionet qeramike, të krijuar dy shekujt e fundit. Pjesa e sipërme e Mondovisë lidhet me pjesën e poshtme edhe me teleferik. Në pjesën e poshtme ndodhen qendrat tregtare, kafene e restorante të shumta me ndërtime moderne e të dizenjuara kah bashkohores. Mondovi është e njohur për qeramikën prej argjili. Një traditë shekullore, e cila kohët e fundit me promocionet e shumta ka marrë të tjera vlera. Nëse kërkon të mësosh më shumë, Mondovi njihet edhe si qytet fushëbetejash në shekujt e ekzistencës së tij, midis pronarëve feudalë dhe klerikëve fetarë. Me këtë rast s’ka se si të lihet pa u përmendur edhe fakti që këtu është zhvilluar një nga betejat e Napoleon Bonapartit.
Si një nga veçoritë karakteristike të këtij qyteti, janë kishat e vjetra me afresket gotike, të veçantë, jo vetëm nga përmasat, por edhe nga arkitektura e ndërtimit. Ato të futin në botën mistike, si prehje e hapësirave shpirtërore. Në Vicoforte ndodhet një nga bazilikat e famshme, Santuario Di Vicoforte, e vlerësuar për madhësinë dhe format arkitektonike të saj. Kubeja e saj është eliptike, 74 metra e lartë dhe me një diametër mbi 30 metra. Ajo, më shumë se një objekt kulti, me vlerat artistike e përmasat e mëdha, është kthyer në një adhurim e peligrinazh për mijëra vizitorë nga e gjithë bota. Ndërsa kundron madhështinë e saj, emocionohesh me dekorin e brendshëm. Me një frymë të gjallë dhe harmonike të ndjesive, hapësira e kubesë, përmes një dritëhije rrumbullakosëse, shkrin harmonikisht ngjyra me një shkëlqim verbues. Figurat e pikturuara të engjëjve, ngarkuar me plot fantazi, të befasojnë si në një sfond të hapur qiellor.

* * *
Moria e ndërtesave zëvendësohet nga peisazhet frymëzuese. Dielli lëshon mbi to rreze dritë e ngrohtësi. Të tërheqin vëmendjen të tjera peisazhe interesante, rrezellitëse, qetësuese, argëtuese dhe e bëjnë të këndshëm udhëtimin. Udhërrëfyesi turistik të fton në parkun natyral Alta Valle Pesio e Tanaro shtrirë malit Bisalta. Pamja mbizotëruese e tij me lartësinë si piramidë, në shkëlqimin e ngjyrave të stinës e diellit vjeshtak, të jep të drejtën të meditosh. Si një privilegj të vlerave të veçanta, që shfaq parku Alta Valle Pesio e Tanaro me larminë e botës bimore dhe shtazore, i këndshëm e përrallor, si poezi më vete, me peisazhe ngjyra – ngjyra, që tjetërsohen pas çdo kilometri, të cilave nuk ia gjen shëmbëlltyrën, të le pa fjalë, kur e kundron dhe të shtyn kureshtjen e dëshirën për ta shkelur e për t’i shtuar vetes më shumë kënaqësi. Humbet thellësive të pyllit drejt lartësive të malit Bisalta, nëpër një mori rrugësh gjarpëruese. Heshtja thyhet butësisht nga zhurmat e lehta, bisedat e vizitorëve që në këtë stinë nuk janë të pakët, cicërimat e zogjëve, fëshfërijtja e lehtë e gjetheve të rëna në tokë nga drurë gjithfarësoj, të lartë e të dendur. Në luginat e ngushta, rrjedhin lumenj të vegjël, diku të rrëmbyeshëm e diku gurgullues si melodi e ëmbël. Pamjet nga ç’mund të shohësh në një kalim janë mbreslënëse. Sa të zë syri një pamje, ia le vendin një pamje tjetër po aq të bukur. Të përkundur thellësisht në këtë ndjesi të soditjes së peisazheve piktoreske, orët kalojnë pa u kuptuar dhe aspak nuk ndjen lodhje. Peizazhet piktoreske marrin më shumë vlera, kur ruhen, mirëmbahen dhe ndërthuren me të dobishmen. Parku Alta Valle Pesio e Tanaro njihet edhe për vlerat kurative. Resortet turistike buzë ujrave, në sheshe e brinja kodrash, pingul diellit në mesditë, teksa rrihen nga flladet e erërave, së largu shfaqen me ambiente elegante për t’u ç’lodhur endshëm. Në restorantet alpine shijon prodhimet vendase. Verën “Dolcetto”, djathin “Raschera”, që cilësohet më i miri midis djathrave të Alpeve perëndimore, çokollatën “Arione”, etj. Ecim në peisazhe të tjera mbreslënëse të parkut natyral Alta Valle Pesio e Tanaro, ku ndërthuren ujvara, burime, shkëmbinj, drurë të lartë e të shumëllojshëm, sa mbetesh përherë pa fjalë.
Cilido, që i ka rënë rasti të udhëtojë, kur i afrohet kufirit të Italisë me Francën, në lartësitë e Alpeve Detare, aty ku rruga merr për në tunelin Cole de Tende, 1321 m, përjeton një emocion të një natyre të veçantë. Në gjirin e një lugine të ngushtë, rrethuar nga malet, shtrihet Limone Piemonte, një vendbanim i lashtë dhe një ndër mjediset më piktoreske të Italisë. Rrugët e ngushta e me tipare të spikatura, të shtruara me kalldrëm që gjarpërojnë ndërtimeve arkitekturore impresionuese dhe karakteristike prej guri, janë shkrirje e trashëgimisë historike me modernitetin. Lule dhe flamuj të kombësive të ndryshme zbukurojnë mjediset e ndërtesave. Këtu janë përqëndruar edhe buste të figurave të njohura të këtij vendbanimi të lashtë, në fusha të ndryshme, si ajo e kardinalit Riberi Antonio, sociologut Antonio Marro etj. Në Limone Piemonte, adhuruesit në çdo stinë të vitit, gjejnë pikërisht vendin e duhur, me mundësi të shumta argëtimi. Të pushojnë, t’i ngjiten majave të larta, me shpatet shkëmbore dhe vështirësi të mëdha, përmes peisazheve joshëse me forma të shumëllojshme, të bëjnë ski. Limone Piemonte, në afërsi të Torinos, San Remos, Xhenovës, por edhe qyteteve franceze Menton, Nisë dhe principatës së Monakos, është një destinacion prej një shekulli i pasionantëve të sporteve dimërore, skive dhe patinazhit, ku janë organizuar edicionine të Kupës Botërore.
* * *
Me këtë mori përshtypjesh të pashlyeshme, sa të mungojnë fjalët për t’’i përshkruar më shumë, ditët e ardhshme të pandara nga dëshira për të soditur të tjera qytete e komuna të Piemontes, për të shijuar magjishëm arkitekturën dhe peisazhet mahnitëse.
*Ne Foto:Piazza Galimberti

Lushnja dy ditë kryeqytet i folklorit shqiptar

$
0
0

Edicioni i tetë i Festivalit Folklorik të Valles Burimore në Qendrën Kulturore “Vaçe Zela” Lushnje/
Nga Engjëll Zerdelia/
Për dy ditë me radhë në qytetin e Lushnjes, u organizua edicioni i VIII-të i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore, duke e kthyer këtë qytet në kryeqytetin e trevave shqipfolëse të folklorit të shprehur përmes valles popullore. Kjo ngjarje është një nga pesë Festivalet Tipologjike më të rëndësishme që organizon Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike. Nëpërmjet këtij aktiviteti bëhet afirmimi i kostumeve popullore, ansambleve folklorike, valles tradicionale shqiptare sipas krahinave në qarqet përkatëse, e këngës që shoqëron vallen, njëkohësisht edhe ruajtja dhe përcjellja e traditës në brezat e ardhshëm. Festimet dyditore kanë gëzuar dhe gjallëruar jetën artistike të qytetit duke e kthyer këtë aktivitet në një panair të vërtetë tradite, i cili ka filluar me paradën e ansambleve të çdo qarku në sheshin qendror të qytetit të Lushnjes, i cili sot është më i bukur se kurrë. Performanca e pjesëmarrjes ka qenë dhe vazhdon të jetë e shpërndarë në të gjitha trevat shqiptare. Duke qënë se ky Festival ka edhe një karakter konkurues, ansamblet dhe elementët më të spikatur janë përzgjedhur nga një juri profesioniste. Organizimi i festivalit bëhet në bazë qarqesh dhe nga çdo qark hyn në programin e konkurimit një grup valleje popullore. “Në bazë të kritereve shkencore të miratura bashkarisht nga ana e qëndrës sonë në bashkëpunim me Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit dhe Ministrinë e Kulturës, interpretimet duhet të jenë krejtësisht burimore dhe çdo interpretim i grupeve pjesëmarrëse do të jetë vetëm 20 min”. Edicionin e kaluar morën pjesë 6 qarqe, ndërsa sot do të përfaqësohen 6 qarqe të tjera me qëllim që të përfshihet në pjesëmarrje çdo trevë shqipfolëse dhe të shpalosen vlerat dhe kualiteti burimor i valleve popullore, -thotë drejtuesja e Qendrës Kombëtare e Veprimtarive Folklorike, Znj Meri Kumbe.
Në këtë konkurim ditën e parë morën pjesë grupet folklorike të valles që përfaqësonin qarqet: Elbasan me 24 valltarë, Dibër me 25 artistë popullorë dhe qarku Lezhë me 25 valltarë. E veçanta e këtij festivali tipologjik është se pranohen të interpretojnë jashtë konkurimit edhe shumë grupe valltarësh nga grupet foklorike, ansamblet dhe qendrat kulturore brenda vendit dhe nga trojet shqiptare jashtë vendit. Në natën e parë përshendetën festivalin grupi nga Tirana “Visaret e Krrabës” drejtuar nga fokloristi Ilir Selba, grupet e ftuara nga Maqedonia, grupi i valleve nga Çegran, grupi Shoqërisë Kulturore “Jahi Hasani” nga Gostivari. Në datën 24.10.2015 mbyllet nata e dytë e Festivalit Tipologjik të Valles Burimore. Në konkurim ishin : Gjirokastra e përfaqësuar nga grupet e valleve të bashkisë së Dropullit dhe ai i valles labe nga Antigonea, Kukësi përfaqësohej nga grupi i valleve të Hasit dhe grupi i valleve të qarkut të Durrësit. Gjithashtu, në këtë natë përshëndetën festivalin grupet e ftuara nga Kosova, Gjilan dhe AKV “Agim Ramadani.

Juria e përbërë nga: Mjeshtër i Madh, Rexhep Celiku, Mjeshtër i Madh, Liljana Cingu, Gerti Drogu, kompozitor, Nikoleta Allkanjari, violinist, mësuese-mjeshtre, Rovena Dhima, mësuese e talentuar e edukimit fizik me profesionizëm të lartë, si rrallë herë, shpallën:

Fitues i Edicionit të tetë të festivalit, Qarkun e Lezhës

Mirëseardhjen e festivalistëve e dha nënkryetari i Bashkisë, z. Gentian Nushi, i cili theksoi rëndësinë e këtij festivali të ideuar dhe realizuar nga i madhi i letrave shqipe dhe kinematografisë kombëtare, Vath Korreshi. Vlerësoi lart historinë e qytetit të kongreseve dhe vlerave artistike me mbretëreshën e shqiptarisë, zonjën Vaçe Zela. Edhe drejtorja e Qendrës Folklorike, znj. Meri Kumbe duke theksuar pasurinë e pashtershme të kombit shqiptar dhe në veçanti të valles burimore popullore, ku dhe Myzeqeja ka vendin e saj të rëndësishme vlerësoi dhe çmoi qytetin tonë për këtë bashkëpunim sa të frytshëm e dinjitoz për kombin. Po cilat ishin të rejat apo risitë e këtij festivali? Sipas mendimit të pjesëmarrësve të qendrës Tiranë dhe lokale të Lushnjes, të jurisë së festivalit tepër korrekte, profesioniste dhe e saktë, të grupeve të valltarëve dhe drejtuesve të qarqeve përkatese janë: – Edicioni u organizua në një atmosferë festive nga të gjithë pjesëmarrësit para fillimit të shfaqjes në sheshin qendror të qytetit.

– U krijua një klimë e ngrohtë komunikimi, falë përkujdesjes së grupit të përbashkët të organizimit që artistët konkurues dhe përshëndetës të ardhur nga të gjitha trevat e banuara nga shqiptarë brenda dhe jashtë vendit të komunikonin me banorët vendas dhe orët para të fillimit të shfaqeve u kthyen në festa të vërteta popullore.
– Mjeshtri i Madh Rexhep Celiku, përmes emocionit dhe gëzimit për suksesin e festivalit do te shprehej se ndjehej krenar dhe I vleresuar, por dhe teper I pergjegjshem per ndarjen e cmimeve, të cilat jo vetëm nuk u kundërshtuan, por u miratuan nga duartrokitjet e gjata të publikut e sidomos të artisëve konkurues të trevave shqiptare. – Mjeshtrja e Madhe Liljana Cingu, kyetarja e jurisë tha: “Ky festival tipologjik është një kontribut në ruajtjen dhe zhvillimin e valleve popullore burimore, i konceptuar dhe realizohet mbi disa kritere shkencore përcaktuese për ruajtjen dhe transmetimin e pastër të këtyre vlerave, dhe theksoi me patetizëm se jam mirënjohëse ndaj Lushnjes dhe kombit”. – Nënprefekti i Lushnjes,zoti Ilir Dervishi, me qytetari, në fjalën e tij përshendetëse për vendin e dytë Durrësit, do të shprehej krahas vlerësimit dhe arritjeve të padiskutueshme të artistëve, organizatorëve, komunitetit, duartrokitjeve të zjarrta të publikut lushnjar, nënvizoi se ishte krejtësisht e pafalshme dhe e dënueshme, që për të dytin vit rresht qarku më i madh i Shqipërisë, ai i Fierit, por dhe vetë Lushnja, me trofe të shumta në veprimtaritë e këtij lloji, si vend organizator, nuk merr pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm kombëtar. Quo vadis??!!(Per me shume fotografi shih ne Facebook)

Kosova, një çështja e rëndësishme për tërë Evropën

$
0
0

-Deklaron në Prishtinë Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer/
Ne, tha Fischer, sot qëndrojmë aty ku realitet është ekzistenca e një shteti të pavarur me emrin Kosovë, është me kufij të sigurt dhe është një realitet evropian/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 28 Tetor 2015/ Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, sot në Prishtinë, në takim me Presidenten e Republikës Atifete Jahjaga e ka vlerësuar progresin e Kosovës shtet realitet evropian të rëndësishëm edhe për Evropën.
“Kosova ishte një çështja e rëndësishme për tërë Evropën dhe një çështje parimore se a do t’ia dalim që problemet që janë krijuar këtu në Kosovë t’i zgjidhim në mënyrë paqësore. Kjo ishte e vështirë, ka qenë e dhimbshme, mirëpo është bërë progres i madh në këtë drejtim”, theksoi presidenti austriak.
Ne, vijoi Fischer, sot qëndrojmë aty ku realitet është ekzistenca e një shteti të pavarur me emrin Kosovë, është me kufij të sigurt dhe është një realitet evropian. “Janë 111 shtete nga tërë bota që e kanë njohur Kosovën, mirëpo rruga të cilën Kosova duhet ta kalojë ende nuk ka mbërritur në fund. Ka edhe shumë hapa të tjerë, disa prej të cilëve do të jenë më të vështirë”, u shpreh presidenti i Austrisë.
Natyrisht, tha ai, edhe për Serbinë ka diçka që është shumë e vështirë. “Mirëpo, rruga në parim është e drejtë. Ne dëshirojmë që së bashku të ecim në këtë rrugë dhe ne dëshirojmë që në këtë rrugë të shkojmë në mënyrë paqësore”, theksoi Fischer.
Sot, vijoi ai, këtu mund t’ju uroj përzemërsisht për nënshkrimin dje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE-në.
“Në këtë projekt është punuar shumë, kjo nuk i është dhënë Kosovës si dhuratë, por janë kryer shumë punë paraprake. Mirëpo, tani ia keni dalë. Është një hap i rëndësishëm. Unë i kam thënë Presidentes, të cilën e çmoj shumë, për neve është një fakt dhe unë po flas për Austrinë, por kështu është edhe për shtetet e tjera të BE-së, për neve është e natyrshme që procesi i integrimit evropian nuk ka përfunduar, përderisa këto gjashtë shtete, të cilat ne i quajmë si Ballkani Perëndimor, nuk bëhen anëtare me të drejta të barabarta të Bashkimi Evropian. Pra, që të jenë pjesë e projekteve ta paqes së Evropës”, theksoi presidenti i Austrisë .
Ai tha se, sa i përket liberalizimit të vizave, ky është hapi i radhës, që është në provë.
“Kosova edhe në këtë drejtim ka kryer shumë punë paraprake dhe mendoj se një shumicë e shteteve të BE-së po punojnë dhe janë të interesuara për përfundimin e kësaj çështjeje. Ne sot duhet të punojmë që ky hap, në një të ardhme të afërt, të bëhet realitet”, tha presidenti austriak Fischer.
Ai vlerësoi se, bashkëpunimi ekonomik midis Kosovës dhe shteteve të Bashkimit Evropian është shumë i rëndësishëm. “Austria po mundohet që t’i qaset Kosovës në mënyrë aktive, që t’i aktivizojë institucionet, ndërmarrjet, që t’i inkurajojë që të jenë aktive dhe të investojnë në Kosovë”, tha Fischer.
Ai theksoi se, në kuadër të vizitës, në Prishtinë do të ketë edhe një forum ekonomik, ku do të marrin pjesë rreth 25 firma austriake, të cilat mundohen që t’i zgjerojnë aktivitetet e tyre në Kosovë.
“Ky zgjerim do të ndodhë kur edhe Kosova të ndërmarrë hapa, si rritja e sigurisë, funksionimi i drejtësisë, kur korrupsioni në proceset ekonomike nuk luan më rol të rëndësishëm. Të gjitha këto janë elemente të rëndësishme për zgjerimin e mëtutjeshëm bashkëpunimit ekonomik. Prandaj, të gjitha palët duhet të përpiqen”, theksoi presidenti i Austrisë.
Ne, vijoi Fischer, po i vëzhgojmë me interes edhe ngritjen dhe forcimin e sistemit demokratik në Kosovë, bashkëpunimin midis qeverisë dhe opozitës, gjë që në të gjitha demokracitë është një problem, që mund të jetë problem i vështirë dhe në të cilin mund të ketë momente të vështira.
“Mirëpo, me vullnet të mirë, këto vështirësi mund të tejkalohen. Këtë e kanë kaluar edhe shtete të tjera demokratike. Edhe për Kosovën do të ketë një sistem të mirë dhe solid demokratik dhe një bazë të mirë ligjore, e cila shërben edhe për zgjidhjen e problemeve”, tha Fischer.
Presidenti i Austrisë theksoi se, aktivitetet e KFOR-it i mbështesim shumë. “Unë do të vizitoj edhe kontingjentin e KFOR-it austriak këtu dhe mund t’ju them që unë që sot jam i bindur se nesër pasdite do të kthehem me përshtypje të mira nga vizita dhe nga bisedat e zhvilluara këtu”, u shpreh presidenti Fischer.
Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer, sot pas mesditës, u prit me ceremoni shtetërore në vizitën dyditore në Kosovë, me ftesë të presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga. Më pas, sipas axhendës, nisi takimi i presidentes Jahjaga me presidentin Fischer.
“Kam nderin që t’i uroj mirëseardhje në Kosovë presidentit të Austrisë, Heinz Fischer, një përkrahës i fuqishëm i Republikës së Kosovës dhe përparimit të saj”, është shprehur Jahjaga.
Presidenti Fischer është presidenti i parë austriak që viziton Kosovën që nga shpallja e pavarësisë dhe ai erdhi sot bashkë me një delegacion të gjerë të përfaqësuesve të bizneseve austriake.
“Vizita e presidentit Fischer është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe mundësi për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar”, vlerësoi presidentja kosovare.
“Austria është pjesë e pandashme e bashkësisë ndërkombëtare, që ndan suksesin e Kosovës së re së bashku me popullin dhe institucionet e saj”, theksonte presidentja Jahjaga edhe në shënimin e 60 vjetorit të pavarësisë dhe të deklarimit të neutralitetit të përhershëm të Republikës së Austrisë, në mbrëmjen e 26 tetorit në Prishtinë.
Sipas axhendës zyrtare, në vazhdim të vizitës sot pasdite presidentin e Austrisë Fischer e pret në takim edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Të enjten, presidenti i Austrisë, Heinz Fischer takohet në mengjes me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.
Më pas, në axhendë është adresimi i presidentit të Austrisë, Heinz Fischer, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës në një seancë të veçantë parlamentare.
Po nesër, në vazhdim të axhendës, presidentja Jahjaga dhe presidenti Fischer marrin pjesë në Forumin Ekonomik Kosovar-Austriak në Prishtinë dhe vizitojnë Prizrenin, Kishën Katolike dhe Xhamia e Sinan Pashës në qytetin më të madh jugor të Kosovës.

***
DEKLARATAT E PLOTA
-Presidentja Atifete Jahjaga priti Presidentin e Austrisë, Heinz Fischer/
Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga sot në Kosovë për vizitë zyrtare dyditore po qëndron Presidenti i Austrisë, zotëri Heinz Fischer. Presidenti Fischer është presidenti i parë austriak që po viziton Republikën e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.
Në vazhdim po përcjellim deklaratat e bëra nga dy presidentët në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit bilateral:
Presidentja Jahjaga: Kam nderin që sot të mirëpres në vizitë zyrtare Presidentin Fischer të Austrisë, mikun e Kosovës, njeriun që ka mbështetur vendin tonë në proceset e tij demokratike dhe në rrugën e integrimeve euroatlantike.
President Fischer, vizita e juaj në Kosovë është dëshmia më e mirë e vazhdimit të miqësisë ndërmjet dy vendeve tona, e ndërtuar me aq besim e dashuri dhe me aq mirëkuptim.
Me Presidentin Fischer patëm një takim jashtëzakonisht të mirë dhe të frytshëm. Biseduam për çështje të interesit të përbashkët të të dyja vendeve tona, në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik, por gjithsesi theksuam edhe rëndësinë e mbështetjes së proceseve nëpër të cilat po kalon i gjithë rajoni i Evropës Juglindore.
President Fischer, shpreh mirënjohjen e popullit të Kosovës për ndihmën që Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e rëndësishme; në një kohë të vështirë duke i dhënë fund një lufte që ka lënë pasoja të rënda për shoqërinë tonë, pastaj në rindërtimin e vendit dhe kthimin e shpresës tek qytetarët, përmes pranisë në forcat paqeruajtëse të NATO-s dhe në misionet e tjera ndërkombëtare. Ju e keni mbështetur Kosovën në hapjen e një kapitulli të ri të shtendërtimit – të krijimit të një vendi gjithëpërfshirës, demokratik, të zhvilluar dhe me rend e ligj. Austria është vendi ku i janë vënë bazat e shtetësisë së Kosovës, mikpritëse e bisedimeve për statusin, nën drejtimin e të dërguarit të OKB-së.
Austria është ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke ndihmuar edhe në konsolidimin e shtetësisë sonë. President Fischer, e ritheksoj kontributin e jashtëzakonshëm të gjithë atyre burrave e grave të KFOR-it austriak në Kosovë, që për më shumë se 16 vjet kanë ndihmuar popullin e Kosovës jo vetëm në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë, por edhe në vendosjen e urave të bashkëpunimit. Dhe ju – President Fischer – jeni njeriu që e keni mbështetur këtë mision pa asnjë hezitim.
Kjo histori e marrëdhënieve mes dy vendeve tona është dëshmi e përkushtimit të popujve tanë për liri dhe paqe dhe për mirëkuptim. Ne shprehëm gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe të investimeve, dhe jemi thellësisht të nderuar që, si pjesë e delegacionit të Presidentit Fischer, janë edhe 25 investitorë të mëdhenj austriakë. Kosova ka resurse të mëdha edhe natyrore edhe njerëzore dhe ne po krijojmë një klimë të mirë të biznesit, duke ofruar siguri për të gjithë investitorët. Ne duam ta zgjerojmë bashkëpunimin tonë dhe ta orientojmë tregun nga Bashkimi Evropian.
Republika e Kosovës, sikurse edhe të gjitha vendet e tjera të rajonit, ka perspektivë të qartë evropiane, dhe ne po punojmë me ngulm për të përmbushur standardet e kriteret e përcaktuara, që na përafrojnë me familjen e madhe evropiane. Vizita e Presidentit Fischer vjen vetëm një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, një hap historik për Kosovën në marrëdhëniet me Bashkimi Evropian, që e përgatit vendin tonë në rrugën drejt anëtarësimit. Ne presim që ta përmbyllim edhe procesin e liberalizimit të vizave, që do t’ju mundësojë qytetarëve tanë lëvizjen e lirë në vendet e Bashkimi Evropian.
Si një shtet i ri në Evropë po dëshmojmë përkushtimin për fqinjësi të mirë dhe për ruajtjen e stabilitetit dhe të paqes në rajon si dhe të zgjidhjes së çështjeve me dialog dhe marrëveshje. Ne kemi dëshmuar përkushtimin për të qenë pjesë e pandashme dhe aktive e arkitekturës globale të sigurisë, kontribuues të rëndësishëm në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit dhe mbështetës të përpjekjeve ndërkombëtarë për t’u dalë në ndihmë refugjatëve të përndjekur me dhunë nga vendi tyre.
Republika e Kosovës sot po kalon nëpër një periudhë të rëndësishme, kur po e teston edhe demokracinë e brendshme edhe pjekurinë politike. Zgjidhjet janë brenda sistemit dhe brenda institucioneve si dhe përmes dialogut të ndërsjellë në respektim të parimeve kushtetuese dhe ligjore. Debati në institucione shmang përplasjet e dhunshme dhe ndërton kulturën demokratike dhe parlamentare, të domosdoshme për të vazhduar proceset integruese.
Unë besoj fuqishëm se Kosova do të vazhdojë të ketë përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare e rrjedhimisht edhe të shtetit mik të Austrisë, në rrugën e saj përpara.
Dhe në fund, me Presidentin Fischer jemi pajtuar që të dy vendet tona të zgjerojnë bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët, në ekonomi, tregti, kulturë, në fushën e rendit dhe të sigurisë dhe në qarkullimin e lirë të qytetarëve midis të dyja vendeve tona.
Zotëri President, ju faleminderit për vizitën tuaj dhe për miqësinë ndërmjet dy popujve tanë dhe vendeve tona.
Presidenti Fischer: Jam i kënaqur që jam këtu, si mysafir i Presidentes Jahjaga. E kam pranuar ftesën me dëshirë. Ne kemi një bazë të mirë të bisedimeve. Jemi takuar në ngjarje të ndryshme dhe kemi pasur një pajtueshmëri ta madhe mes vete.
Kosova ishte një çështja e rëndësishme për tërë Evropën dhe një çështje parimore se a do t’ia dalim që problemet që janë krijuar këtu në Kosovë t’i zgjidhim në mënyrë paqësore. Kjo ishte e vështirë, ka qenë e dhimbshme, mirëpo është bërë progres i madh në këtë drejtim.
Ne sot qëndrojmë aty ku realitet është ekzistenca e një shteti të pavarur me emrin Kosovë, është me kufij të sigurt dhe është një realitet evropian. Janë 111 shtete nga tërë bota që e kanë njohur Kosovën, mirëpo rruga të cilën Kosova duhet ta kalojë ende nuk ka mbërritur në fund. Ka edhe shumë hapa të tjerë, disa prej të cilëve do të jenë më të vështirë. Natyrisht edhe për Serbinë ka diçka që është shumë e vështirë. Mirëpo, rruga në parim është e drejtë. Ne dëshirojmë që së bashku të ecim në këtë rrugë dhe ne dëshirojmë që në këtë rrugë të shkojmë në mënyrë paqësore.
Sot këtu mund t’ju uroj përzemërsisht për nënshkrimin dje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE-në. Në këtë projekt është punuar shumë, kjo nuk i është dhënë Kosovës si dhuratë, por janë kryer shumë punë paraprake. Mirëpo, tani ia keni dalë. Është një hap i rëndësishëm. Unë i kam thënë zonjës Presidente, të cilën e çmoj shumë, për neve është një fakt dhe unë po flas për Austrinë, por kështu është edhe për shtetet e tjera të BE-së – për neve është e natyrshme që procesi i integrimit evropian nuk ka përfunduar, përderisa këto gjashtë shtete, të cilat ne i quajmë si Ballkani Perëndimor, nuk bëhen anëtare me të drejta të barabarta të Bashkimi Evropian. Pra, që të jenë pjesë e projekteve ta paqes së Evropës.
Sa i përket liberalizimit të vizave, ky është hapi i radhës, që është në provë. Kosova edhe në këtë drejtim ka kryer shumë punë paraprake dhe mendoj se një shumicë e shteteve të BE-së po punojnë dhe janë të interesuara për përfundimin e kësaj çështjeje. Ne sot duhet të punojmë që ky hap, në një të ardhme të afërt, të bëhet realitet.
Bashkëpunimi ekonomik midis Kosovës dhe shteteve të Bashkimit Evropian është shumë i rëndësishëm. Austria po mundohet që t’i qaset Kosovës në mënyrë aktive, që t’i aktivizojë institucionet, ndërmarrjet, që t’i inkurajojë që të jenë aktive dhe të investojnë në Kosovë.
Në kuadër të vizitës sonë do ta kemi edhe një forum ekonomik, ku do të marrin pjesë rreth 25 firma austriake, të cilat mundohen që t’i zgjerojnë aktivitetet e tyre në Kosovë. Ky zgjerim do të ndodhë kur edhe Kosova të ndërmarrë hapa, si rritja e sigurisë, funksionimi i drejtësisë, kur korrupsioni në proceset ekonomike nuk luan më rol të rëndësishëm. Të gjitha këto janë elemente të rëndësishme për zgjerimin e mëtutjeshëm bashkëpunimit ekonomik. Prandaj, të gjitha palët duhet të përpiqen.
Ne po i vëzhgojmë me interes edhe ngritjen dhe forcimin e sistemit demokratik në Kosovë, bashkëpunimin midis qeverisë dhe opozitës, gjë që në të gjitha demokracitë është një problem, që mund të jetë problem i vështirë dhe në të cilin mund të ketë momente të vështira. Mirëpo, me vullnet të mirë, këto vështirësi mund të tejkalohen. Këtë e kanë kaluar edhe shtete të tjera demokratike. Edhe për Kosovën do të ketë një sistem të mirë dhe solid demokratik dhe një bazë të mirë ligjore, e cila shërben edhe për zgjidhjen e problemeve.
Aktivitetet e KFOR-it i mbështesim shumë. Unë do të vizitoj edhe kontingjentin e KFOR-it austriak këtu dhe mund t’ju them që unë që sot jam i bindur se nesër pasdite do të kthehem me përshtypje të mira nga vizita dhe nga bisedat e zhvilluara këtu.
Pyetjet:
RTK: Pyetje për dy presidentët. Zonja Presidente, kriza politike në vend sa vjen e thellohet, duke pasur parasysh qëndrimet diametralisht të kundërta të pozitës dhe opozitës. Në kuadër të angazhimit tuaj kushtetues, keni pasur takime me liderët e partive politike, më pas është diskutuar mundësia që marrëveshjet e Brukselit të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese për interpretim dhe hapa të tjerë, por duket që këto angazhime ende nuk kanë sjellë rezultate. Edhe çfarë ju ka mbetur të bëni zonja Presidente dhe si e shihni rrugën për të tejkaluar këtë situatë të krijuar?
President Fischer, Kosova është duke e kaluar një moment i cili duket se nuk është aspak i lehtë dhe po përballet për herë të parë me të. Pozita dhe opozita vazhdojnë të ketë qëndrime të kundërta për marrëveshjet ndërkombëtare në Bruksel dhe për atë për demarkacionin. Si mendoni se mund të tejkalohet kjo situatë dhe si do të ndikojë kjo sipas jush kjo gjendje e krijuar në aspektin e integrimeve evropiane të Kosovës kur e kemi parasysh se është nënshkruar MSA-ja.
Presidentja Jahjaga: Siç e dini, javën e kaluar unë kam pasur takime të ndara me pozitën dhe opozitën, me përpjekjet për të tejkaluar gjendjen e krijuar në Kuvendin e Kosovës. Fatkeqësisht, ftesa ime për një takim të përbashkët me spektrin politik ende nuk është pranuar nga opozita, por natyrisht që ftesa ime mbetet e hapur dhe pres të shoh vullnet dhe mirëbesim nga subjektet politike në mënyrë që të tejkalojmë këtë situatë në të cilën gjendemi. Në takime të ndara, të cilat i kam pasur me kryeministrin e vendit dhe me zëvendëskryeministrin, edhe me liderët e opozitës, kam propozuar që në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar përputhshmërinë e parimeve të asociacionit me kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ky propozim i imi është përshëndetur dhe unë do t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese.
Presidenti Fischer: Unë po i vëzhgoj këto tema me kujdes. Unë natyrisht jam president i Federatës, i cili në Austri nuk ngurron që t’i përgjigjet pyetjeve aktuale. Mirëpo, në shtetet e tjera që të shprehem lidhur me problemet e një shteti mikpritës, atëherë duhet të jem më i kujdesshëm dhe më ngurrues. Mund t’ju them se marrëveshja e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është nënshkruar në Vjenë së bashku me një marrëveshje të dytë të demarkacionit me dy shtete të tjera.
Është mirë që problemet e deritanishme të pazgjidhura kufitare të zgjidhen në bazë të negociatave. Prandaj, pa u përzier në çështjet e brendshme të Kosovës, duhet të ketë një rezultat të synuar të negociatave pastaj edhe të zbatohen nga dy palët negociatore.
Ndërsa pika e dytë të cilën e përmendet ju, është natyrisht marrëveshja për asociacionin e komunave serbe. Mesa unë e kam studiuar këtë temë, atëherë këtu nuk bëhet fjalë që të ketë ndonjë rrafsh të ri kushtetues, mirëpo bëhet fjalë që ky asociacion, këto komuna ta kenë të drejtën të bashkohen dhe prandaj mendoj që kjo në praktikë do të funksionojë dhe mund të funksionojë mirë nëse të gjithë pjesëmarrësit e tregojnë vullnetin e mirë. Mirëpo, parlamenti në këtë shtet, institucionet e këtij shteti duhet ta marrin këtë vendim dhe unë kam besim të plotë në kapacitetet e zgjidhjes që i kanë institucionet e Kosovës.
Elisabeth Hilgarth, nga Agjencia Austriake e Lajmeve: Kosova po bën progres drejt Bashkimit Evropian. Është nënshkruar marrëveshja e MSA-së dhe ka pasur një tejkalim të gjendjes me Beogradin. Mirëpo, në Parlament ka ende gaz lotsjellës. A mendoni se në Kosovë procesi demokratik me sa po shihet është ashtu siç duhet të jetë ose a po i afrohet Bashkimit Evropian procesi demokratik i Kosovës?
Zotëri Fisher, unë po ju pyes për gazetarët ndërkombëtarë të cilët më pyetën për situatën në Austri tani, se ministri i Brendshëm ka thënë se dëshiron të vendos gardh për të parandaluar rrjedhën e refugjatëve. Një deklaratë për këtë?
Presidentja Jahjaga: Të gjitha obligimet ndërkombëtare të cilat Kosova i ka marrë jo vetëm në këtë rast, por edhe herëve të tjera i ka përmbushur me përgjegjësi dhe i ka përmbushur me përpikëri të plotë. Kjo ka të bëjë edhe me procesin, sepse ju iu referuat edhe hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Siç u tha edhe më herët, janë disa sfida nëpër të cilat Kosova po tejkalon. Edhe në mënyrë publike, edhe në takime të rregullta dhuna është dënuar, duke mos qenë formë e përçimit të mesazhit të duhur, por zgjidhjet janë brenda jetës institucionale, janë përbrenda institucioneve të Republikës së Kosovës.
Edhe veprimet e fundit edhe propozimet e mia të fundit që parimet e asociacionit të komunave serbe në Kosovë të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është veprim institucional dhe të gjitha zgjidhjet kanë qenë dhe do të jenë përbrenda institucioneve të Republikës së Kosovës.
Vet hapi i djeshëm i nënshkrimit të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në Strasburg nga kryeministri i Republikës së Kosovës, është mesazhi më i duhur që Kosova dhe populli i saj dhe të gjithë qytetarët e saj kanë marrë në momentin e duhur nga ana e BE-së për politikën e zgjerimit, jo vetëm për Kosovën por për të gjitha vendet e rajonit.
E ardhmja e Kosovës dhe e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është drejt proceseve të integrimeve euroatlantike dhe në asnjë moment do të rrëshqasim nga ky synim dhe nga kjo alternativë dhe nga ky vizion i vetëm i yni.
Presidenti Fischer: Austria është një shtet i cili ka shumë përvojë me refugjatë të cilët në dekadat e fundit vazhdimisht kanë ardhur pas revolucionit hungarez, pas pranverës së Pragës, pas luftës civile në Jugosllavi, posaçërisht pas luftës në Bosnje e kështu me radhë.
Aktualisht është një kuantitet i refugjatëve, të cilët kurrë nuk i kemi pasur më parë dhe prandaj këtë vit, në vitin 2015 parashihet që më shumë se 500 mijë njerëz kanë kaluar kufirin me Austrinë. Pjesa më e madhe e tyre po shkon më tutje për Gjermani, mirëpo edhe ata “vetëm po kalojnë nëpër Austri” po krijojnë natyrisht nevoja të mëdha të organizimit dhe probleme të mëdha të organizimit dhe të logjistikës të cilat duhet të zgjidhen. Prandaj, ne po llogarisim që këtë vit rreth 80 mijë kërkesa për azil do t’i kemi për të lejuar dhe për t’i mundësuar azil në Austri. E ne, këtë deri më tani jemi munduar që ta bëjmë me fuqitë më të mira, mirëpo po dëshmohet që ne kemi arritur në kufijtë e kapaciteteve tona, prandaj Qeveria Federale e Austrisë këtë mund ta them edhe me shtetet e tjera, po mendohemi dhe po bëjmë përgatitje se si mund të përgatitemi dhe t’i qasemi kësaj. Them që do të kemi shumë refugjatë, të cilët do të kalojnë nëpër Austri e disa të tjerë ndoshta do të qëndrojnë në Austri, se si mund ta përballojmë këtë problem në mënyrën më të mirë. Deri më tani askush nuk është përcaktuar për ndonjë detaj lidhur me këtë, lidhur me gardh ose mjete të tjera ndihmëse, mirëpo problemi i tillë ekziston dhe siç u tha më herët Qeveria Federale e Austrisë po përpiqet që t’i plotësojë kushtet teknike dhe organizative dhe t’i përmirësojë edhe më tutje për të mënjanuar problemet e mundshme. Mirëpo, vëmendje e veçantë ose vëmendje më e madhe do t’i kushtohet kufijve të jashtëm të BE-së që të kontrollohen në mënyrë më të mirë dhe që shpërndarja e refugjatëve të funksionojë më mirë brenda Evropës. Vetëm nëse këto ngarkesa do të shpërndahen në mënyrë të barabartë, atëherë edhe mund të barten nga të gjitha shtetet.

Viewing all 364 articles
Browse latest View live