Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all 364 articles
Browse latest View live

Një ditë e paharuar në atelienë e mjeshtrit të skulpturës Ferid Kola./

$
0
0

Për skulptorin Ferid Kola, për madhështinë e veprave të tij me frymëzim kombëtar… /
Nga Pjeter Logoreci-Wien/
Kush viziton atelienë e skulptorit shkodran Ferid Kola, befasohet nga bukuria dhe shumëllojshmeria e figurave të krijuara me teknika nga më të ndryshmet që njeh arti i skulpturës. Përshtypja e parë të përballon me një burrë energjik, mikpritës e shumë komunikues, i cili pret cdo vizitor me kenaqësinë e mikut. Nuk e pata të vështirë të ambientohem menjëherë me shoqërinë e skulptorit Ferid Kola, por edhe me ambientin artistik që më rrethonte. Më mjaftoj një vështrim për rreth studios, që nëpermes objekteve – krijime, të përjetoj historinë mijravjecare të qytetit tim, por sytë më mbetën mbi bocetin e mbretit të Ilirisë Gentit, të cilën skulptori po e punonte në baltë, madhështia e të cilit kishte “pushtuar” atelienë.
Ferid Kolën e njoha në vitin 1993, në ditën e shënuar të vendosjes në Shkoder të shtatores së patriotit të shquar Luigj Gurakuqi, një vepër madhore e tij. Atë ditë unë, me kameran time, fiksova në fotografi shumë qytetarë të Shkodrës që dëshëroni të kishin një kujtim me mjeshtrin Ferid Kola para Gurakuqit të tij, që lartësohej në mes të qytetit.
Duke shoqëruar bisedën tonë me një kafe, mjeshtri më tregoj që qysh në moshën 4 vjecare kishte fantazuar duke vizatuar figura të ndryshme që i kalonin nëpër kokë. Pastaj më tregoj disa vizatime të asaj kohe, të ruajtura mirë, të vendosura në “ekspozitën e tij të parë” që edukatorja e kopshtit kishte organizuar për të treguar gjeninë e një fëmije vec nga të tjerët….

Ferid Kola lindi me 17 prill 1947 në qytetin e Shkodres, në një familje të mesme qytetare. Si babai ashtu dhe nëna ishin artëdashës, por edhe të talentuar secili në artin e vet. Nëna edhe pse me shumë femijë, kishte bërë mëndyrë jetese punën e dorës duke punuar në tezgjah, sixhade, carcafe, qëndisi të ndryshme apo punime me grep. Qysh në moshën 14 vjecare, ajo të mrekullonte me larminë e figurave, të ngjyrave si dhe të modeleve që krijonte.
Babai Osmani, ishte i apasionuar mbas muzikës popullore dhe ishte instrumentist i njohur në formacionet orkestrale të qytetit si dhe në banden muzikore. Ai luante në violine, trombë dhe korn. Në ambiente festash familjare, por edhe me shokë, ishte kënaqësi ta dëgjoje tek këndonte dhe luante me pasion këngët popullore shkodrane. Por edhe vizatimet e dajë Hysenit (Alibali), frymëzonin fantazinë e “artistit të vogël” që përpiqej ti përngjasonte.
I mahnitur nga bota e artit, me deshirën për të mësuar të vizatonte, ai hyri në kursin e pikturës të shtëpisë së pionerit në Shkoder, e cila kishte një traditë të mirënjohur në këtë fushë, ku mori mësimet e para nga piktori Gaspër Zojzi. Aty u njoh me elementet e parë të historisë së rilindjes së artit dhe bie në kontakt me vepren e Leonardos, Mikelanxhelos, bukuria e veprave të cilëve e mahnisin dhe i forcojne deshirën për tu bërë skulptor. Shpesh ndodhte që mbas mbarimit të mësimit apo në ditë pushimesh, Feridi të kalonte orë të tëra duke kundruar shtatoret e varrezave të Rrmajit apo ato të kishës katedrale, ku spikasnin veprat e Idromenos.
…isha nxënës i klases së 5-të apo 6-te kur shkojsha në varrezat katolike të qytetit. Aty përjetoja momente të magjishme kur kundroja truporet apo figurat e skalitura mbi varret e gurtë. Imagjinoja sikur isha në Luvrë, u mrekullojshe….., kisha deshirë të madhe të shihja vende historike … Më kujtohet që u futa në sportin e alpinizmit që të kisha mundësinë të shkoja shpesh në kalanë e Rozafatit apo të shihja shpellen e famëshme të Jubanit.
Që atë kohë, me deshirën e vullnetin e fillestarit, fillon të punojë figura të vogla prej druri, të cilat ja dhuronte punonjësve të Katedrales për të sajuar “qytetin e Betlehemit”, që ndërtohej me rastin e krishtlindjes.
…njëherë pranë shkollës sime fillore, pashë që një shitës ambulant mbështillte ëmbëlsirat që na shiste me fletët e një libri me figura nga veprat e Mikelanxhelos… – kujton mjeshter Feridi, …me këmbenguljen e fëmijës që dëshiron dicka, arrita ta bind burrin të më fale librin i cili u ba burim i zhvillimit pa kufij të fantazisë time artistike.. Duke vlerësuar talentin dhe dëshirën e tij, Feridi dergohet në liceun artistik Jordan Misja në Tiranë, ku nën mësimdhenien e skulptorit Halim Beqiraj, diplomohet si “Skulptor i mesëm”. Për disa vite ai dërgohet me punë si mësues vizatimi në shkollën e mesme Asim Vokshi të qytetit Bajram Curri.
Më pas përfundon Institutin e lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve të bukura) duke u diplomuar si skulptor i lartë, në degen e skulpturës monumentale nën drejtimin e skulptorve të mirënjohur Thoma Dhamo dhe Kristaq Rama. Pas akademisë fillon të punojë në Shkoder si mësues vizatimi në Komunen e Postripës, në fshatrat Dragoc, Mes, Drisht.
Në vitin 1975 realizon veprën e tij të parë madhore, Lapidarin e heronjëve Cerciz Topulli e Muco Qulli, i cili është i vendosur në fshatin Shtoj. Lapidari është i punuar në gurë e bronz dhe ka lartësi 2,5m. Pas vlersimesh në arritjet e tij, fillon të punojë si skulptor restaurator për Institutin e Monumenteve të Kulturës të Tiranës në atelienë e Shkodres (ku asokohe përfshihej Lezha, Puka, Kukësi, Bajram Curri), ku merret me pasaportizimin, mbrojtjen dhe restaurimin e vlerave materiale të ornamentikës në dru, gur, hekur, stukoreliev, allci apo të pikturës murale.
Me nostalgji kujton Feridi, vitin 1978, kur pranoj ofertën e Skulptorit të Popullit Shaban Hadëri për të punuar si bashkëpunëtore në realizimin e monumentit të “5 Herojve të Vigut”. Në këtë vit ai punonte si mësues i jashtëm në shkollën e mesme artistike Prenk Jakova, ku jepte mesim në skulpture, vizatim, histori artit figurativ, anatomi artistike dhe perspective. “….Puna me Shabanin – tregon Feridi, ishte si të mbaroje një fakultet në vehte. Bashkia na krijoj mundësinë të punojmë në ambiete shumë të favorshme, në merkatën e qytetit ku kemi punuar nga viti 1978 deri 1982, kur vepra u inaugurua. “ Për këtë vepër, Ferid Kola, shprehet me vleresim të vecantë. Ai e quan atë, veprën më të mirë të realizmit socialist në skulpturë. Sic shprehet ai: vepra ….u projektua nga partia shtet që ti sherbente shtetit parti…, kështu ishte ideologjia e kohës…, por ajo është një arritje madhore në skulpturë. Vepra është realizuar në gurë e bronz me madhësinë 5m dhe u vendos në Shkoder. Në vitin 1980, mjeshtri Kola, realizon në beton dhe gurë, një lapidar i cili është i vendosur në zonën e Bahcallekut në Shkoder dhe që u bë simbol i solidaritetit të popullit të Shkodres në përpjekje për të zhdukur pasojat e termentit të 15 prillit 1979.
Krahas krijimtarisë së tij si skulptor me veprat që vijnë njera pas tjetrës në vitet në vazhdim, mjeshtri Ferid Kola së bashku me një staf të specializuar kolegësh, kryen punime restauruese në banesa muzeale dhe kulti në qytetin e Shkodres ku mund të vecojmë: Shtepinë e Pashko Vasës, atë të Luigj Gurakuqit (që fatkeqësisht nuk egziston më), shtëpinë e Mark Gjonit, atë të Dom Ndre Mjedës në fshatin Kukël, shtëpinë e Migjenit, të familjes Suma, Dabërdaku, Myfti Plakut, familjes Ceka, Xhevat Repishtit, Oso Kukës, në Xhaminë e Plumbit, Hamamin e qytetit, shtëpinë e Sali Zekës në qytetin e Lezhës, shtëpinë e Mic Sokolit në Tropojë etj. Në vitin 1986 realizon, në gurë e beton në madhesinë 2m, lapidarin e deshmorit të lirisë Zef Martini, i vendosur në Malsinë e Madhe.
Dëshëroj të ndalem pak në realizimin dhe vendosjen e shtatores së patriotit tonë të shquar, Heroit të Kombit – Luigj Gurakuqi që lartësohet në sheshin qëndror të Shkodres, në broz me lartesinë 3 metra. Ishte idea e skulptorit që vepra të vendosej aty, pasi sipas të dhënave historike e gojore, ishte ky vend që atdhetari Luigj Gurakuqi me 1925-sën, mbajti një nga fjalimet e tij më të përmendura që ka mbetur në mendjen dhe zemrat e popullit të Shkodres. Aso kohe, Gurakuqi po kthehej nga një udhëtim i suksesshem pune me varkë nëpërmes lumit Buna. Një grup i madh bashkëqytetarësh po e prisnin për ta përshendetur në molon e qytetit. Prej aty i shoqëruar nga turma, i hypur mbi një pajton u detyrua ti drejtohet qendrës së qytetit ku prisnin me mijra qytetarë. Në rrethanat e rastit, pajtoni u kthye në një foltore, ku Luigj Gurakuqi ju drejtua zemrave të ndezura nga patriotizmi të popullit të Shkodres.
Në vendin ku në vitin 1993 u vendos shtatorja e Gurakuqit, rregjimi komunist kishte vendosur bustin e diktatorit sovjetik – Stalinit. Me ardhjen e pluralizmit busti u hoq dhe Bashkia e qytetit e pau të arsyshme që deri me vendosjen e shtatores së Gurakuqit, ky vend të shndrrohej në lulishte dhe të zbukurohej me lule të ndryshme e flamuj kombëtare.
Dinosauri i humorit shkodran Nexho Shabani (donosauer: për nga madhsia e pesha trupore, por edhe nga humori) më tregoj një histori të atyre ditëve që ja vlen të shkruhet:”……po dilja nadje heret me shku deri në komitet (ishte koha kur kërkoja shpi), kur shoh tre puntorë që me një zorrë ujit e mjete tjera lagëse, po lagnin ose si i thoni ju …qi jeni me shkollë…., po ujitnin tokën aty ….
…..Mos – i bertas punëtorve me sa za qi kisha – …stop, ….cka bani mor të cmendur pse po e lagni tokën taman aty…..
Punëtorët të befasuar nga britma dhe mungesa e llogjikës, me pamje të trembur kërkuen me dijte arsyen e britmës!
…. Po si mor, ….a harruet qi aty ka kenë Stalini,…… e po e vaditët me ujë ka rrezik se na mbin prap…..
Ndërsa mjeshtri Ferid Kola kujton, ”…. që ditën kur u vendos shtatorja, nga mesi i kureshtarve të shumtë, afrohet Nexho Shabani dhe për humor me pyet:…… Profesor mor ???? Po e vendosni edhe nji herë Stalinin? – Jo mor Nexho, i them, Stalini i ka pasë mustakët të varur poshtë, e ky asht Gurakuqi qi i ka mustakët si burra shqiptar, përpjetë….
….A din cka, pse nuk ja bani kokën me vidë?…. e sa herë qi ndrron sistemi , po u desht me ndrru figurat, mos me u lodhë e me i ndrru vetëm kokën…..”
Në vitin 1997, mjeshtri Kola kryen në bronz në madhësinë 2,5m, monumentin e martirëve të demokracisë At Daniel Dajani dhe At Xhovani Fausti, të cilët me rastin e 50 vjetorit të martirizimit të tyre janë vendosur mbi një kullë të gurtë në fshatin Blinisht të Lezhës, në lartësinë 8m. Në vitin 1999, skulptori ynë realizon tre buste të disa figurave të njohura si: .. për fshatin Rranxa të Bushatit, ai kryen në allci bustin e martirit MARK CUNI, …bustin në allci 70cm të lartë të AT GJERGJ FISHTËS i cili është i vendosur në fshatin Fishtë në lokalin Mrizi i Zanave, ….si dhe bustin në allci të AT ZEF PLLUMBIT i cili gjindet akoma në studion e artistit.
Në 2001-shin me kërkesën e një porositësi privat, realizon në projekt në dy variante shtatoren e heroit kombëtar PRENK CALI, allci në masat 50 dhe 70 cm.
Në 2005-sën perfundon në allci në madhësinë 80cm shtatoren e NËNË TEREZËS.
Në 2007-tën me kërkesën e komunes së Postripës, punon në beton e granit lapidarin “LIVIZJA E POSTRIPES” që ka madhësinë 5m.
Në 2008-tën fiton cmimin e parë në konkursin kombëtar për monumentin e KARAMAHMUND PASHË BUSHATLLIUT, të cilin e ka punuar në allci në madhësinë 50cm, si dhe cmimin e dytë në konkursin kombëtar për realizimin e monumentit të AT GJERGJ FISHTËS të punuar në allci, 70cm të lartë.
Po në vitin 2008-të, merr pjesë në konkursin kombëtar të monumentit të PRESIDENTIT WILSON, punuar në allci në 60cm madhësi.
Mjeshtri Ferid Kola pervec punimeve tashma të vendosura në mbarë atdheun, ka shumë vepra të cilat gjinden në pronësi të personave privatë apo në galeri të ndryshme, si në Shqipëri, Greqi, Itali, Angli, Kosovë, Zvicër, Gjermani, Austri etj…..
Në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë:
Kompozim, SHOTE E AZEM GALICA, punim në bakër në masat 25 x 30cm, punuar në 1972
Portret, PAL MELYSHI, punim në gurë, 70cm, punuar në 1977-ten
Portret, PARTIZANI, punim në bronz, 60cm, viti 1978
Kompozim, GJERGJ ELEZ ALIA, në bakër dhe dru, 30 x 30cm, viti 1984
Kompozim, NËNA ZADRIMORE, në bakër dhe dru, 30 x 30cm, viti 1985
Për punën e tij shumë dimensionale ai është vlerësuar me dekorata, medalje, si dhe diploma, fletënderi, mirënjohje të ndryshme në fushën e arsimit, artit e kulturës apo për angazhime me karakte kombetar dhe lokal.
Në vitin 1979 dekorohet nga Kuvendi Popullor me MEDALJEN E PUNËS
Në vitin 1990 dekorohet me Medaljen NAIM FRASHËRI
Shpesh artisti shkodran në realizimin e figurave të tija e gjen frymëzimin ndër njerzit e afërt, sic i ka ndodhur me realizimin e bustit të Nënës Tereze, ku për të realizuar figurën saj është frymëzuar nga figura nënës së tij që pervecse vitit të njëjtë të lindjes, kishte një ngjashmëri të cuditëshme fizike dhe shpirtërore me shënjtoren.
Të shumta janë kujtimet e artistit, pozitive e ma pak të mira. Kujton kolegët me të cilët kaloj ditët e vështira por të bukura të punës: Danish Jukni, Franc Ashiku, Angjelin Dodmasej, Ismail Lulani e Pjerin Bedeni. Kujton ditët e tranzicionit politik, kur në atelienë e tij i hynin persona të panjohur e të frikshëm, të cilët pasi kishin plackitur dyqanet me radhë, hidhnin një sy për të kapur ndonjë send nga “djersa e artistit të pambrojtun”. Ai kujton me respekt dhe mall të madhin Pjeter Gaci, me të cilin i bashkonte hobby për peshkimin dhe natyrën. Nuk kishte breg lumi, liqeni apo deti shqiptarë që nuk e njihnin, ku kishin peshkuar së mbashku me Pjetrin dhe Danishin.
Kujton pasionet e tjera të tij, pervec skulpturës, daljet në skenë si aktor apo si tenor, kohën e bukur studentore kur ushtronte plot dëshirë sportin e gjimnastikës me klubin STUDENTI. Kujton me respekt të vecantë edhe nxënësit të shumtë të tij të cilët sot janë artistë të njohur e me vlera nderkombëtare si Naim Hoxha, Hajdar Danjolli, Ilir Gjoni, Genc Tavanxhi, Arben Lazri, Kujtim Murati, Petrit Bilali etj.
Sa shumë vlera mbresëlënëse dhe rezultate të larta pune në artin e tij, të shpërblyera me cmime të panumërta, por edhe me mirënjohjen e pakufi të njerzve, artdashësve që ndjekin me andje veprat e mrekullueshme me taban kombëtar të dala nga dora mjeshtrore e tij. Ferid Kola, një artist i madh, por mbi të gjitha një njeri i madh i cili edhe pse në pension nuk “gjen qetësi” duke dhënë një ndihmese të madhe si AMBASADOR I PAQES edhe në fushën sociale për të cilen shoqëria shqiptare ka kaq shumë nevojë.
Personalisht dëshëroj që nëpërmes këtij shkrimi të bëj një homazh nderimi për aktorin e burrin zemërmadh ESAT KOLA, vëllaun e skulptorit tonë, i cili nuk jeton, me të cilin pata rastin të punoj dhe të aktroj në skenën amatore dhe profesioniste në Shkoder. Burra si Feridi e Esati, me shpirtin, kulturen, edukatën dhe artin e tyre pasurojnë e zbukurojnë jetën e qytetit verior. Ato janë vlera të arta që stolisin shtatin e zonjës së madhe Shkoder. Skulptori Ferid Kola është NDERI I KËTIJ QYTETIT DHE I KOMBIT edhe pse nuk ka këtë titull zyrtarisht.
Wien, me 20.04.2015


Dy dite ne Washington DC

$
0
0

nga Illo Foto/
Kryeqyteti i nje vendi,quhet i tille,jo thjesht se aty punojne organizmat e larta te shtetit, por edhe sepse simbolizon karakteristikat kulturore,historike, ekonomike te shtetit.Nuk mund te kuptohet Roma, pa Koloseun,Athina pa Akropolin, Moska, pa Kremlinin etj.Sejcili kryeqytet te imonon autoritetin dhe kulturen e vet.
Une jam me origjine fshatar.Qyteti i pare,qe kam vizituar,ka qene Gjirokastra dhe qe ndodhet vetem 20 km larg fshatit tim te lindjes, kur isha vetem 8 vjec. Mbresat e asaj dite jane te pa shlyshme ne ndergjegjen time dhe sot,qe jam afer 80 vjet. Parafytyrimi im nuk ndahej nga grumbulli i shtepive, mureve, kinemaja, shkollat e medha me disa kate,rruget e shtruara me kardllem te ngjeshur.Ne jeten e gjate , kam pare shume qytete dhe disa kryeqytete. Pjesen dermuse te jetes e kam kaluar ne qytete. Dy dekada te jetes ne Atdhe , i kam kaluar familjarisht ne Tirane. Dy dekadat e fundit , banoj ne NY . Nga venbanimi yne i perhershem , leviz rralle. Ne datat 17- 19 Prill kreva nje vizite ne Washington DC , qe eshte , 5 ore me autobuz , larg nga NY . Ne kete vizite shoqerohesha , nga ime shoqe , Milika dhe vajza jone , Klara .
Keto te dhena i shkrova , per te krijuar idene se i kam te dyja ndjesite e vendbanimeve , me synimin , qe t’i vleresoj sa me objektivisht, venbanimet qe vizitoj . Te kritikosh ate , qe kane bere te tjert eshte me lehte se sa te besh ate qe kritikon . Sejcili vizitor , ne c’do vend qofte , pyejet e para te tij , jane per raportet e banorve me mjedisin , me ekonomine familjare dhe me punesimin . Natyrisht , une s’kam pse ndryshoj nga c’do vizitor , por instiktin e pyetjeve ma kalit pozicioni i studjusit dhe gazetarit . Raportet e banorve me mjedisin , punesimin nepermjet resurseve , polarizimin e shoqerise , jane tema kryesore te shkencetarve te sotem ekonomiste , per shoqerine globale, tashme te formuar .
Nje intelektual i c’do niveli , ne Washington do te perqendrohet ne vlerat historike , arkivore dhe politike , qe ruan kryeqyteti i shtetit superfuqi boterore . Njerzit , qe kane studjuar ne Biblioteken e Kongresit dhe qe u jane referuar arkivava te Amerikes, jane shkencetare dhe studjus te nderuar te vendeve te tyre . Kjo ndodh se te tera falangat e shtetit amerikan jane krijuar me kujdesin e jashzakonshem te Baballareve te kombit te ri amerikan , qe jane njerez te vecante dhe te pa perseritshem ne Bote . Shkurt dhe qarte , Washington DC e ka merituar statusin si qendra politike , kulturore , arkivore , me e rendesishme e botes . Une do te sqaroj ndjesite e mija , ne prekjen e pare te jetes viziule, ne kete qytet ekollogjik , me arkitekture imponuse , qe i pranon njerzit pa sqime , me te gjitha kulturat dhe edukatat mbare boterore . Madheshtia e ketij qyteti , buronn nga thjeshtesia e konceptimit ne projektim .
Wahingtoni eshte me shume universal se sa specifik . Ketu mund ta ndjesh veten suedez , kinez , korean , shqiptar dhe domosdoshmerisht , amerikan . Washingtoni e ka pershtatur pazgjithshmerisht formen , me permbajtjen e tij gjithperfshirese . Qofte dhe 2 ore te jeshe ne Washington , perkushtohesh per kete qytet mikprites dhe njerezor . Une qendrova dy dite , prandaj kam te drejte ta quaj veten amerikan i Washingtonit DC.
Te dhenat ekonomiko – mjedisore , lexusui i gjen vetem me nje klikim ne komjuter .
Rruga , per ne Washington DC nuk ka ndonje ndryshim nga magjistralet nderkontintese te Amerikes. Iindustria e ndertimit sot nuk identifikohet nga muret e larte , por nga komleksiteti i rrugeve dhe rrugicave , qe mundesojne shume kalime , per nje pike dhe dhe urat solide . Ne hyrje te qytetit, Washingtonin DC duket nje natyre krejt tjeter nga ajo , qe lashe ne NY. Ne DC kishte shperthyer gjelberimi dhe lulet e qershive kishin perfunduar . Atmosfera ishe mbuluar me qilimin shumngjyresh te luleve , qe ne NY duhen me shume se 7 dite te ndodhi . Sipas ndjesise time , pranvera ne DC eshte 10 dite me e hershme , se ne meridianin kontinental te Amerikes . Kjo saktesohet me raportet meteorollogjike , qe bota mbare i referohet buletinit amerikan . Freskine e perjeteshme rajonit ja jep lumi Patomak , qe nga permasat e pellgut , eshte gati sa 1.5 siperfaqja e Shqiperise . Mund te jene arsyet klimatike , qe Baballaret e kombit e emeruan kryeqytet Washingtonin ? Mund te mos jete vetem kjo arsyeja , por mund te jete njera prej tyre. Ne pamje te pare kjo mund te duket nje kaprico ekollogjike, por behet fakt i domosdoshem , kur Federata amerikane , permbledh Alesken e akujve dhe Floriden e prandveres se perjeteshme . Nje qender medjatore unifikimi eshte motiv , qofte dhe formal .
Gjeografikisht Washingtoni DC ndodhet ne qendren gjografike te Shtetit federal me te madh te botes , qe identifikohet me tre geramat , USA . Ky shtet nuk u formua se duhesh te ekspozonte nje fuqi me vlera universale . Kjo federate u krijua , per t’i treguar botes se fuqia vjen prej bashkimit . Kete bashkim nuk kane mundur ta krijojne as shtetet e Amerikes se jugut dhe as Bashkimi europjan , qe po ben perpjekje titanike, per nje Europe te tipit amerikan . Deri me sot ky Uion nuk eshte formuar edhe mund te mos formohet . Ndoshta shreh skepticizmin tim , kur shprehem se ne Europen e sortme mungojne Baballaret e kombit , por nuk do te thote se do te mungojne perjetesisht . Ata baballare , qe drejtuan Europen , perpara nje shekulli , bene gabimin fatal te coptimit etnik te kombit shqiptar , duke lene pas shume sherre nderkufitare , qe une as i di dhe as kam tagrin t’i permend .
Duke shetitur ne WDC, e ndien nje zgjerim provizor te mushkrive . Merr fryme me lirisht, sepse qyteti eshte i zhvilluar orizontalisht , nje fenomen i kundert me NY dhe te gjithe qytetet e sotme metropolitane te botes , qe vijojne te zhvillohen vertikalisht me gradacilet , qe te kufizojne frymarrien dhe shikimin . Kur njeriut i zvogelohet orizonti i shikimit , ndjehet ngushte fiziollogjikisht . Aparatet jetesore zvogelojne funksionin , per te mbijetuar . Washingtoni si qytet me zhvillim orizontal , e meriton statusin qytet aerobik. Te tille qytete sot ne bote jane te rralle dhe behen gjithnje me te rralle . Tendenca zhvillimore ka kohe , qe eshte ne gare me lartesite qiellore . Ne njesine e siperfaqes, ne qytetet horizontale , banojne dhe punojne me pak njerez , por kjo kompesohet, statistikisht , me jeten me te gjate te banoreve .
Zhvillimi horizontal i W DC -Se , perputhet me arkitekturen e sejciles nderteses dhe e grupit te ndertesave te e njejtit funksion . Te perqendrojme vemendjen ne ndertesat qeverritare . Ato perbejne nje grup ndertesash te evidentuar dukshem .Aty perpunohen plane , behen bilance dhe analiza , per Ameriken, duke ruajtur dhe baraspeshat e zhvillimit boteror . Kur gjendesh perballe korpusit qeverritar , te bie ne sy madheshtia e Pentagonit , Senatit , Kongresit dhe departemannteve . Keto jane ndertesa hijerenda dhe madheshtore . Shtepia e bardhe perballe tyre , duket shume e vogel . Ketu arkitektura ka mbeshtetur kuptimin demokratik te pushtetit . Pushteti i Presidentit , eshte jo vetem kalimtar , por me i kufizuar se Kongresi dhe organet ligjvenese .Kjo e vertete apsolute konfirmohet edhe nga ndertimi arkitekturor , qe na jep fenomeni optik , kur i shofim objktet te lidhura , sic jane realisht . Ne filmimet televizive , Shtepia e bardhe , duket me e madhe se sa duket , kur je perballe saj. Shtepija e Bardhe si institucion dhe objkt qeverritar , cvleresoi totalisht ish Pallatet mbreterore boterore , institucione parazite , konservatore me lluksin prallor te sjelle nga feudalizmi .
Pa qene arkitekt , urbanist ose fjorist ndjehesh i plotesuar , kur shetit midis rrugve , sepse e gjen cdo objkt ne vendin e vet , pa asnje teperim ose mangesi . Territori eshte i mbushur me ndertesa , rruge , sheshe , parkinge , por kudo gjen siperfaqe te gjelberta ne planin orizontal dhe vertikal . Nuk ka boshllek , por as mbingarkesa optike . Ne te 2400 Km. rruge me shume mbi dhe nen kalime , kombinime te hekurudhes dhe te metrose , ke pershtypjen se je duke bere nje rruge te vetme , qe te con shume shpejt, ne vendin , qe ti deshiron . Mjedisi te nxit te ecesh ne kembe , ose me bicilketat qytetese . Aty ku ndeshesh me nje boshllek te cdo figure gjometrike , plotesohet me lulishte te mbushur me lule te familjes te tulipanve . Luleria orizontale dhe ajo e drurve dekorative, qe quhen gjelberim qyteti , te ndjek pas ne cdo cep , qe mbetet brenda kurores se gjelber , qe ngjason me kurorat antike te dafines .
Washington DC-ja eshte venbanim dhe qender administrative qe ploteson kerkesat e te tera kohrave, deri sa pas me shume se dy shekuj , nuk ben dot as nje vrejtje , per ndertimin e territorit te tij . Imitim i ndertimit struktor arkitektonik dhe arobia mjedisore ,do te jene qytete bioindustriale te se ardhmes. Keshtu e shof une Wahingtonin aktual .
Ne radhe te pare Washington Dc eshte qytet me vlera te pa diskutushme politike . Studentja e Univesitetit “G.Washington ” , Emilja , na spjegoi te tera stajutajat , qe gjenden me karar, ne shume sheshe te qytetit. Ajo u ndal gjate , ndoshta dhe per hir te profesionit te saj te arthem ,te komleksi skulpturor i Martin Luter Kingut . Kjo statuje madheshtore eshte ndertuar brenda nje komleksi skupluror me motiv historik . Nje shkemb graniti i madh , pa forme te rregullt sterometrike ,eshte i care me furi nga nje shkemb i forte, me i vogel , por me kompakt , masiv dhe me i larte se shkembi pa forme . Ne shkembin , qe ka dale nga kjo carje eshte gdhendur ne granit, shtatoria e M. L Kingut , njeriut qe tronditi Ameriken , per barazine rracore . Kjo barazi u rrit brenda vendit dhe arriti maturine ne presidencen e sukseshme te presidentit me ngjyre , Barak Obama . Nuk besohet se per te gjitha pabarazite shoqerore do te duhet nga nje Martin Luterking . Shoqeria duhet te ndergjegjesohet , per diferencat extremiste te pasurise se sotme .
Washington DC. eshte nje liber enciklopedie , qe rri i hapur dite nate , per syte e banorve , te vizitorve, te studjusve dhe shkencetarve . Nje vizite sado e thjeshte dhe e shpejte , edukon . Njeriu del me shume improsine , behet me i bute , me i arsyshem me tolerant , sepse mendon qe ka DC , qe e kane konceptuar dhe ndertuar mendje te ndritura . Eshte qyteti i te arthmes , kur industria do te vishet me kostum biologjik dhe biollogjia do te industrializohet . Qyteti i pare ne bote , qe eshte i gatshem , per te pranuar kete transformim politiko -shoqeror , eshte W_DC- ja.
Njeriu me mendje te shendoshe dhe gjykim normal , le te beje pak aritmetike . U be kryeqytet ne 1790 dhe po qe se vendosej sot , do te behej po keshtu , me keto parametra funksionale , ndertimore ,artistike , ekollogjike dhe teknike . DC eshte qender e vogel banimi . Duke pasur me pak se 600 mije banore , ndersa me rrethinat bashkangjitur arrin nje milion . Ky mund te konsiderohet popullimi me optimal i kesaj siperfaqeje gjografike . Te tilla propocione keshillojne shkencetaret urbaniste dhe ekollogjistet , per vendbanimet e qyteteve te arthme globaliste me permbajtje bio-industriale . Mendimet e Baballarve te kombit amerikan i paraprijne mijvjecarve te zhvillimit njerezor .
Ne qender te qytetit shtrihet korpusi universitar “G. W” . Ndertesat mesimore dhe konviktet zene nje pjese te rendesishme te siperfaqes se qytetit . I vizituam keto segmente te ketij institucjoni te rendesishem te universiteve te Amerikes . Studentja shqiptare , Emilija , pret te dipllomohet ne muajin e ardhem . Ajo na futi ne dhomen e konviktit dhe ne sallat e leksioneve .
Me beri pershtypje korpusi i inxhinjerise , qe ka perfunduar se ndertuari vetem pak kohe me pare . Eshte nje mjedis ku bashkohen natyrshem , thjeshtesia , madheshtia dhe funksionaliteti . Ne auditoret , qe duken te pa fund flisnin edhe muret , paisjet , kafeneja , biblioteka, gjithcka . Te tera mjediset ishin te kalkuluar per akustike . Tek tuk , ne keto mjedise , shifje grupe studentesh , qe kryenin detyra ne diten e pushimit . Keto grupe dhe individe ngjanin si molekula te vecuara te trupit shkencor inxhinjerik amerikan . Salla qendrore e korpusit eshte madheshtore dhe e gjithe pushteteshme . Ajo pret turma , qe u jep forme, ne mendime , veprime te perbashketa dhe te fryteshme. Kete fakultet , si pjese te fakulteteve inxhinjerike , mund ta quajme palestra ku stervitet truri i arthem amerikan , per udhtimin drejt yjeve , krijimi i makines pa shofer, ckripezimi i ujit te oqeanit, urbanizimi aerobik etj. probleme te ketij kalibri . Vete mjedisi ndikon , qofte dhe mbi vizitorin e thjeshte dhe kalimtar , sic ishim ne.
Ne bujtem ne qendren rezidenciale ne Wirgjinia . Dukej lluksoze , me hyrjen e kycur me celes elektronik , me rrethimin me kangjella dhe zhytur ne nje mjedis pylli dekorativ . Klara tha se ky mjedis ngjan me rezidencen e pushimit te Floridas . U ndjeva mire , me kete vleresim te Klares , duke parafytyruar te arthmen njerezore te jeteses masive . Ne rezidencen , qe po flas, nuk banonin senatore dhe ministra , por njerez te shtreses se mesme , qe presupozohet te bejne shumicen e popullsise , ne shoqerine e arthme globaliste dhe pa kriza .
Ndertesat , qe perfaqesojne shumicen ne W -DC, ishin te mirrekalkuluara per frymarrje normale dhe teresisht me konstruksion druri . Nuk ka materjal ndertimi me higjenik se druri. Muri i drurit ka frymarrie . Shtepija me mure druri eshte objkt jetesor lluksi . Siguria e automatizuar kunder zjarrit, e ben kompleksin te garantuar . Donika , mbesa ime dhe bashkeshorti i saj Klajdi dhe te dy qente e tyre te lluksit , kane disa vite , qe banojne ne kete apartament , qe menazhohet nga nje kompani e profilizuar . Mjediset e brendshme dhe komunikimi me mjedisin rrethus eshte shume harmonik dhe komod , pa te shkaketuar zymti dhe lodhje mendore . Ne kemi pare me qindra apartamente komerciale ne N Y , qe nuk afrohen per t’u krahasuar, kryesisht nga hapesira volumetrike , per fryme te cdo banori . Vleresimi i nje apartamenti , finalizohet me gjumin. Ne kete apartament fjetem shume qete dhe u clodhem plotesisht, pa merak dhe pa parafytyrime te zgjatura .
Bashkejetesa me kafshet e lluksit eshte bere pjese e jetes njerezore boterore , qe vjen duke u thelluar. kete bashkejetese e perbuzi dhe e eliminoi komunizmi . Kam pasur mendime konservatore , per kete bashkejetese , por koha po e thyen gradualisht konservatorizmin , qe nuk eshte vetem shqiptar . Kafshet e lluksit do te vijojne te zene gjithnje e me shume hapesire jetesore nga njeriu , sepse jane ndihmese e njeriut . Njeriu teknollogjik , shkarkon, duke i lene prapa dites se punes, shume lodhje dhe emocione tek besniket e vet pa vese dhe trille njerezore . Loja dhe bashkbisedimi me kafshet e luksit eshte terapi , nga me efektivet , per semundjet me baze nervore .
Sado qe ne qytet nuk pame geto , syri me zuri pak lypsare dhe ndonje te pa strehe endacak . Mendoj se ne raport me popullsine banuse , jane ne shifra te pa perfillshme . Te tilla kategori shoqerore do te kete edhe shekujt e arthem . Keto jane protuberanca mendore te shoqerise , qe nuk mund t’u shmanget sistemi . Per t’u bindur juve , qe nuk jane protuberanca te sistemit , po ju paraqes disa shembuj te komunitetit shqiptar , qe banon ne Kryeqytetin amerikan .
Nuk kam statistike se sa shqiptare banojne dhe punojne ne kete qytet magjik , por po ju rendis disa familje , qe une i njof . Femijte e kolegeve dhe miqve te mi : A. Obdari , P. Papazisi , P. Pali , L. Chani , F. Shahinllari , F. Korreshi, P. Mihali , V. Cici, banojne dhe kryejne detyra te rendesishme shteterore ne Kryeqytetin amerikan . Keshtu ndodh edhe me mbesen time , Doniken dhe bashkeshortin e saj , Klajdin. Studentja , qe na shoqeroi ne UGW , Emilia , eshte vajza e djalit tim , Kristaqit .
Krenohem me bashkpatriotet , qe kontribojne ne ushtrimin e pushtetit amerikan ! Shqiptare te ingranuar ne menyre intelektuale gjenden an’e kend botes . Lipset te jene me te interesuar , per te ndihmuar ne Atdheun e origjines , qe ka prapambetje te theksuar ne te tera fushat e ekonomise , shkences dhe biznesit .
Shembulli i adoptimit te individeve te lartpermendur , me con te perfundimi se shqiptaret e persekutuar nga regjimi komunist , te varferuar dhe te pa shprese , gjeten mundesi te natyralizohen ne Wahington Dc, per nje kohe infra te shkurter . Ketu nuk e kane gjetur veten vetem shqiptare , por perfaqesus nga te gjitha kombet e botes . Te 170 familjet e ambasadave te huaja , qe jetojne dhe punojne ne W DC , ndjehen me fat , qe i solli detyra ne kete qytet te te gjitha kohrave . Eshte e pa justifikuar objektivisht ekzistenca e lypesve dhe endacakve , qe sigurisht kane nje kontakt me te hershem me kete qytet . Lypsaret dhe endacaket , sado qe jane bashkudhetare te kapitalizmit , mbeten te tille , per faje dhe pa aftesise se tyre patologjike .Per te plotesuar kerkesat e nje reportazhi me detyre ekonomike , vizitova nje treg fshatar , por nuk mund te kryej kahasimet e duhura , sepse tregu ishe me produkte ‘bio’”. Mbetet vetem shembulli i nje dreke ne restorant , diku afer U G W. Simbas kesaj dreke cmimei ishte 2% me i ulet se nje dreke e ngjashme ne restorantet greke te NY C.
Demokracia amerikane, e nisur si eksperiment boteror,mbetet metafora e te arthmes globaliste te njerezimit . Vendbanimi me i mundshem i te arthmes , do te jene venbanime te ngjashme me Washingtonin e sotem , qe megjithse i themeluar perpara me shume se dy shekuj,pervec vlerave urbanistko- mjedisore , perben parametrat me optimale te bashkejeteses midis shtresave shoqerore .
NY – Prill 2015

Gershman : “Shqipëria, ka një eksport të shkëlqyer. Nuk është frut, as zarzavate. Quhet Besa”

$
0
0

Presidenti Nishani përshëndet votimin e rezolutës nga Senati i Nju-Jorkut për rolin e kombit shqiptar – Heroizmin dhe altruizmi i shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore/
NGA BEQIR SINA/
Gershman : “Shqipëria, ka një eksport të shkëlqyer. Nuk është frut, as zarzavate. Quhet Besa”..
ALBANY NEW YORK : Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani në krye të delegacionit zyrtar vizitoi njërën nga institucionet më të rëndësishme të shtetit të Nju Jorkut, dy Dhomat e përfaqësueseve; Senatin si dhe Asamblenë e Nju-Jorkut, ku me rastin e 70 vjetorit të fitores mbi nazismin u paraqit rezoluta për rolin e kombit shqiptar në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga anëtari i Asamblesë që përfaqëson Distriktin 80, zoti Mark Gjonaj dhe Senatori i shtetit të Nju Jorkut Jeff Klain.
Në kuvendin e Nju Jorkut, Presidenti i Shqipërisë zyrtarisht është pritur në fillim nga Kryetari i Asamblesë së Nju Jorkut, Karl Heastie, Senatori Xhefri Klein, si dhe shumë anëtarë të tjerë të Asamblesë, me pjesëmarrjen e fotografit të njohur amerikan, zotit Norman Gershman, klerikëve shqiptarë dhe hebrenj, si dhe mjaft bashkatdhetarëve, Kreu i Shtetit me këtë rast vuri në dukje mbështetjen e tij dhe krenarinë për këtë rezolutë, e cila trajton 70-vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore si dhe vlerëson në veçanti rolin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve.
“Sot, kur roli i popullit shqiptar në mbrojtjen e hebrenjve nga regjimi nazist sintetizohet në një rezolutë të mbështetur nga përfaqësuesit e Nju-Jorkut, ndihem vërtet shumë krenar. Hapja e dyerve për hebrenjtë u bë e mundur falë trashëgimisë historike dhe harmonisë fetare, por edhe dy institucioneve të forta morale të shoqërisë shqiptare, siç janë: Kodi i BESË-s, fjalës së dhënë dhe e mbajtur; dhe Mikpritja e kodifikuar në shprehjen: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut.” – u shpreh Presidenti Nishani.
Presidenti Nishani, si folësi kryesor, e mirëpriti këtë nismë duke marrë fjalën në këtë veprimtari të rëndësishme për imazhin e shqiptarëve jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën, dhe ishte i pranishëm në sallën e Asamblesë gjatë kohës kur u paraqit dhe u votua rezoluta, duke u takuar me shumë përfaqësues të zgjedhur të Shtetit të Nju-Jorkut, duke lobuar pranë tyre si dhe duke i falënderuar personalisht
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani ishte i pranishëm edhe në votimin e rezolutës nga Senati i Shtetit të Nju-Jorkut për rolin e kombit shqiptar në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, nismë kjo e kërkuar nga anëtarët i Asamblesë së Nju Jork-ut, zoti Mark Gjonaj dhe Senatori Jeffrey Klein.
Një numër i madh i shqiptarëve nga zona e Tri- Shteshit, veprimtar të dalluar të çështjes kombëtare morën pjesë në këtë ceremoni madhështore

Kryetari i Shqipërisë, zoti Nishani, pasi zhvilloi takim të veçantë me Senatorin Jeffrey D. Klein dhe shumë ligjbërës të tjerë nju-jorkezë, në prani të të gjithë anëtarëve të Senatit, të cilët e votuan unamimisht rezolutën mbajti një fjalim, ku kreu i Shtetit shprehu në emrin tij dhe të popullit shqiptar, mirënjohje dhe falënderimet për mbështetjen që iu dha rezolutës dhe miratimit të saj.
“Rezoluta që ju sapo miratuat vlerëson jo vetëm jashtëzakonisht dhe me të drejtë mbarë kombin shqiptar, jo vetëm popullsinë e Shqipërisë, por edhe atë të Kosovës, si dhe kudo tjetër ku jetojnë shqiptarët, duke theksuar edhe njëherë, akoma edhe më shumë kësaj radhe, edhe pse kanë kaluar më se 70 vite, Besën.” – theksoi, mes të tjerash, Presidenti Nishani.
Duke prezantuar para ligjëvënseve njujorkez Presidentin e Shqipërisë, në dhomën e përfaqësuesve, asamblesititi i parë shqiptarënë Asamblenë e Nju Jorkut, Mark Gjonaj, tha se :” Unë jam i nderuar për të prezantuar para jush të nderuar kolegë, dhe për të ndarë me këtë rast një pjesë të historisë së popullit shqiptar, Presidentin e Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij, zotin Bujar Nishani”, tha në fjalën e hapjes së kësaj ceremonie asamblesiti Mark Gjonaj .
“Përmes, “thjerrëzave” të celuloidit të aparatit fotografik, të fotografit të njohur hebre Noraman Gershman, do të kemi rastin të shohim angazhimin e shqiptarëve për t’u kujdesur dhe mbrojtur, ata që kanë nevojë, duke treguar atë mikpritjen shqiptare, e cila është kodi i nderit i quajtur Besa, “tha Assemblyman Gjonaj. “Është shumë e rëndësishme për ne që të vazhdojmë të krenohemi për këtë akt të papërsëritshëm që bën shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, për mbrojtjen e hebrenjeëve, me këtë shfaqje të veçantë, sidomos në botën e sotme, ku ne duhet të punojmë së bashku për të luftuar trendin në rritje të radikalizmit islamik dhe terrorismit, për të vendosur paqe, drejtësi, dhe bashkëpunimit ndër-fetar. Këto tregime si ky akt i shqiptarëve, sot, janë duke na kujtuar se ne duhet të kujtojmë tragjeditë e Luftës së Dytë Botërore për të mos u përsëritur më ato ngjarje; megjithatë, ne duhet të kujtojmë dhe nderojmë heronjtë e heshtur e Luftës së Dytë Botërore mbi shtigjet e të cilit ne duhet të vazhdojmë të ndjekim rrugën tonë sot, për të ndërtuar një botë tolerante dhe në paqe, në shtetin e Nju Jorkut, dhe në të gjithë botën. ” tha asambleisti Mark Gjonaj.
“Si nipi i të mbijetuarve të Holokaustit, Unë jam shumë mirënjohës, dhe kam respekt për aktin e shqiptarëve, që rrezikuan jetën e tyre për strehim dhe mbrojtjen e mijëra hebrenjëve, të cilët shpëtuan gjatë njërës prej kapitujve më të errët në historinë njerëzore. Shqiptarët, morën rreziqe të mëdha për të shpëtuar hebrenjtë në vendin e tyre, si dhe vendet fqinje, dhe veprimet e tyre shpesh të panjohura, janë heroike dhe për t’u nderuar . Unë jam i nderuar për të pritur Presidentin Nishani dhe të përgëzoj popullin shqiptar për mbrojtjen e hebrenjve dhe trimërinë e tyre. Jam gjithashtu krenar për të nderuar fotografin Norman Gershman puna e të cilit na jep mundësinë të mësojmë në lidhje me këtë akt të jashtëzakonshm dhe lidhjeve mes popullit hebre shqiptar, “tha senatori i Shtetit Jeff Klein.
“Kjo nuk është gjithmonë e lehtë për të gjithë ne për atë të besuar këtë fatkeqësi që pësoi populli hebre. Edhe sot e kësaj dite, njerëzit të gjithë në të gjithë botën janë të kërcënuar për shkak të racës së tyre, gjinisë dhe fesë. Veprimet e popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë qenë jo vetëm heroike, por janë edhe një shembull i tolerancës dhe dhembshurisë që ne të gjithë duhet të përpiqemi të posedojmë këtë virtyt të lart njerëzor. Unë do të doja të falënderoj Assemblyman Gjonaj dhe senatorin Klein për sjelljen e Presidentit Nishani për një vizitë të till në Nju Jork “, tha Kryetari i Kuvendit të Nju Jorkut Karl Heastie (D-Bronx).
Kryetari Heastie me këtë rast nderoi Presidenti Nishani me një “Big Apple”, si një shenjë nderimi për personalitetet më të larta në vizitën e tyre shtetin e Nju Jorkut.

“Sot, 70 vjet më vonë, në shumë pjesë të globit, duke përfshirë pjesë të kontinentit evropian, vërejmë një ndjenjë në rritje e anti-semitizmit. Sulmi më i fundit anti-semitist terrorist ishte në Francë, por edhe në vende të tjera, na bëjnë të mendojmë se qëllimi i arritur 70 vjet më parë, duket se është vendosur në pyetje edhe një herë, “tha presidenti Nishani. “Ne nuk duhet të lejojmë asnjë lloj pikëpyetje dhe paragjykimeve të ndikojë brezat e rinj, por në vend të kësaj ne duhet të veprojmë së bashku dhe me vendosmëri në luftën kundër anti-semitizmit dhe në mbrojtjen e deklarimit të drejtave universale të njeriut nga Kombet Bashkuara. Mësimet e nxjerra nga historia nuk duhet të harrohet. ” u shpreh Nishani.
Fotgrafi i njohur i mbijetiari i holokausttit Greshman, tha se :”"Kam zbuluar këtë kod të pabesueshm të nderit, kodin e shqiptarëve Besa, i cili është diçka që shqip i thonë besa, kod ky që për mua është më shumë se vetëm një kod shqiptar. Ky është një kod që ne të gjithë duhet të përqafojmë. Kur unë them: “ne,” do të thotë se të gjithë ne – burra, gra, fëmijë – për të nderuar dallimet kulturore mes popujve të ndryshëm në vende të ndryshme, ” tha zoti Gershman duke shtuar se “Shqipëria, ka një eksport të shkëlqyer. Nuk është frut, as zarzavate. Quhet Besa”..
në vlersimet e tyre gjatë kësaj ceremonie u tha se Besa, është themeli i këtij akti të papërsëritshëm, i cili është një kod i nderit rrënjosur thellë në kulturën shqiptare dhe inkorporuar në besimin e shqiptarëve. Kjo thanë oratorët dikton sjelljen morale dhe kërkon nga çdo njeri që të marrë përgjegjësinë për jetën e të tjerëve në kohën më të vështirë të jetes së tyre pavarësisht rrezikut dhe pasojave që mund të ketët njeriu. Folësit treguan se në Shqipëri dhe Kosovë, shqiptarët kan strehuar jo vetëm hebrenjtë në qytetet dhe fshatrat e tyre, por ata kan ndihmuar ata si në kohën e Mbretit të shqiptarëve Zog i Parë, me dhënjen e pashaportës shqiptare dhe paisur me viza në atë kohë me mijëra refugjatë hebrenjë që të largoheshin nga rreziku për jetën nga vendet e tjera evropiane në Amerikë dhe Australi , me këtë rast shqiptarët, të krishter, mysliman, dhe ortodoks, e bën këtë akt historik duke vënë në rrezik të rëndë edhe veten dhe familjet e tyre.
Në këtë ceremoni të dy dhomat e përfaqësuseve Kuvendi dhe Senati i Shtetit të Nju Jorkut, kan kaluar rezolutat për njohjen e Shqipërisë të aktitit në mbrojtjen e hebrenjëve dhe rolin e shquar shqiptarëve luajtur shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më shumë se 2.000 hebrenjtë mbijetuan persekutimit nazist në Shqipëri, ku popullsia lokale shqiptare i fshehu duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre, dhe në disa raste, në koston përfundimtare të jetës së tyre, mbas ardhjes së komunizmit të regjimit të Enver Hoxhës.

FESTA KARAKTERISTIKE E MIDHJES, SARANDË 2015

$
0
0

Në organizimin e kësaj feste tradicionale ndihmoi dhe Ambasada e SHBA nëpërmjet USAID-it/
Nga Shefqet Kërcelli dhe Thoma Nika/
Ka hapur siparin më datën 8 maj në qytetin e Sarandës, festa më e re e qytetit, e quajtur festa e midhjes. Të pranishëm në këtë festë janë jo vetëm qytetarët sarandiotë, por dhe qytetarë nga
gjithë vendi, diaspora dhe turistë qe nuk ndërpresin së shijuari bukuritë e këtij qyteti jugor. Është viti i katërt që kjo festë grumbullon mijëra vetë në qytetin e dyzet shënjtorëve dhe ka fituar
zemrat dhe shijet kulinarike që të jep midhja për dashamirësit e saj. Tashmë festa e Midhjes përfaqëson një festë tipike të Sarandës.
Si erdhi kjo festë? Qytetarët sarandiotë e shihnin si boshllëk, që qytetit të tyre piktoresk, bregdetar, me port, turizëm e peshkim të zhvilluar ti mungonte një festë e vet, made in Saranda.
Për këtë u mor dhe shembull nga Festa e Birrës në Korçë dhe ajo e Verës në Pogradec. Me midhjen Saranda është rritur si qytet, ka 60 vjet që kultivohet e konsumohet ky frut deti, kur gjetkë as nuk njihej dhe as nuk hahej, edhe sikur t’ua falje. Argumentimin e zhvillimit të kësaj feste lokale e plotësoi dhe thënia e njohur në këto anë, që midhjen e etiketon si “Mbretëreshën e Liqenit” të Butrintit. Kjo feste i jep asaj dhe kurorën e Sarandës si mbretëreshë. Tashmë ka katër vjet, që Festa e Midhjes organizohet me këtë sllogan: “Midhja, mbretëresha e Liqenit, mbretëreshë e Sarandës”.Thelbi i kësaj Feste është që produkti i Midhjes të promovohet në qindra receta gatimi, të shijohet dhe të konsumohet në komunitet. Njëherësh kjo ka shërbyer që të promovojnë aktivitetin e tyre edhe biznesi vendas e ai i ftuar, nga brenda e jashtë vendit, si Korfuzi etj.
Kur themi midhja, ajo nuk konsumohet e vetme, por duhet të nënkuptojmë edhe promovimin e prodhimeve të verës apo të kompanive prodhuese të birrës, që janë vënë në mbështetje të Festës
së midhjes. Një bashkëshoqëruese shumë natyrale, është pjesmarja në këtë festë e Shoqatës së Prodhuesve të Vajit të Ullirit, me mbështetjen e USAID dhe Ambasadës së SHBA. Është i dyti vit që jepet kjo mbështetje, e cila i jep një tjetër dimension festës së Midhjes. Në këtë festë pjesmarrësit për herë të parë po shijojnë dhe akulloren me vaj ulliri të përgatitur nga një
kompanitë më në zë të prodhimit të vajit të ullirit në Sarandë. Sigurisht që festa e Midhjes ka mjaft partnerë nga bisnezi shqiptar, ku kompania e kulinarisë shqiptare “Neranxi”, zë vend
kryesor në panairin e Midhjes. Gjithashtu krahas biznesit në mbështetje të aktivitetit janë Shkolla e Hotelerisë dhe institucionet në varësi të Bashkisë, si: konvikti i shkollës së mesme profesionale, Qendra Polivalente. Shtëpia e Fëmijës etj, të cilët dalin në shëtitore me gatimet e tyre me shume fantazi. Edicioni i sivjetëm ka dhe disa risi që po organizohet me një cilësi të re dhe një performancë shumë më të mirë. Në festë merr pjesë dhe Master Chefi i Kulinarisë “Neranxi”, që po të gatuan direkt për pjesmarrësit. Është duke u zhvilluar një mikrokonkurs me nxënës, konceptuar si një garë se kush do të konsumojë më shpejt një sasi të caktuar midhjesh dhe për këtë juria përkatëse do shpallë fituesit. Fituesit do të marrin simbolikën e midhjes, sipas nivelit, të gdhendur në allçi apo të derdhur në bronz, me nënshkrimin e Bashkisë. Ndërkohë në këto dy ditë feste do japë shfaqje cirku “Fantastic Show”, shoqëruar me animacione të ndryshme në fytyrat e fëmijëve, ndërkohë këngëtarë të shquar shqiptarë dhe nga Greqia do japin koncert me repertorin e tyre. Festa do të zgjatë dy dytë e tri netë, me tryeza panairi në shëtitore dhe degustime të midhjes dhe pijeve më të përdorshme për të shoqëruar gatimet e saj. Pra, Saranda po përjeton tre ditë festimesh në komunitet, sipas njjë tradite tashmë 4-vjeçare. Organizatorët janë kujdesur që këtë festë ta kenë si një parathënie për Festën tjetër të çeljes zyrtare të sezonit veror dhe të gjithë bashkëqytetarëve, vizitorëve, turistëve e miqve të shumtë që janë pjesmarrës e priten të vijnë i jepet kënaqësi dhe argëtim më 8 e 9 maj 2015. Festa e Midhjes është nga eventet më të rëndësishme të këtij qyteti thotë kryetari aktual i bashkisë, zoti Stefan Çipa.“Është një nga kënaqësitë që i kam dhënë vetes në 4 vjet punë në drejtimin e Bashkisë së Sarandës, është një nga gjërat që më bën të ndjehem mirë sot, por edhe në të ardhmen, një gjetje dhe një vlerë që do të ketë vazhdimësi, pavarësisht kush do të jetë në krye të Bashkisë”- shprehet zoti Çipa.
Pas këtij eventi të rëndësishëm Festa e Midhjes do zhvendoset në kryeqytetin e Kosovës, me slloganin “Midhja-mbretëresha e Sarandës, Princesha e Prishtinës”.
Po kështu, ka plan bashkëpuni me Bashkinë e Opatisë, në Kroaci, që të cohet dhe atje kjo festë me simbolikë të veçantë. Edicioni i katërt i kësaj feste ka rëndësi të vecantë në fushën turistike, të kulinarisë por dhe atë ekonomike. Ky edicion ka impakt në hapjen e tregut europian për midhjen shqiptare, pasi eksporti qëndron i bllokuar që prej vitit 1994. Midhja shqiptare tërheq vëmendjen dhe interesimin e tregut të vendeve europiane, por rruga drejt tij ka mbetur e mbyllur për 21 vjet. Nga analizat, midhja e Butrintit del e pastër nga sëmundjet dhe nga ngarkesat mikrobike, apo nga mbetjet e tjera toksike, por pritet reagimi i strukturave të BE për zhbllokimin dhe rinisjen e eksportit. Specialistët thonë se në rajonin e Sarandës nuk ka ndonjë lloj industrie kimike, që të ketë derdhje në det apo në liqen a në lumenjtë tanë, që të shkaktojë ndotje të prodhimit dhe se ujërat tona janë të pastra, ndaj sipas tyre, kjo embargo kaq e zgjatur është kthyer në një absuditet. Edhe vendi ynë laget nga deti Adriatik e Jon, sikurse Italia e Greqia!?
Ato prodhojnë e eksportojnë midhje pa problem, nganjëherë duke mos e pasur prodhimin e midhjes kaq të shëndetshëm sa tonin, ndërkohë që ne vuajmë një lloj embargoje të heshtur. Llogaritet që, po të jepet OK nga BE, mund të jepen 40-50 mijë kv midhje drejt tregjeve europiane. Nga pamundësimi i eksportimit të midhjes, ekonomisë sonë i humbasin të paktën 40 mijë USD në vit. Kapaciteti prodhues është për 50 mijë kv, ndersa aktualisht nxirret vetëm 12-15 mijë kv. Konsumi në vend është në nivele minimalë. BE ka investuar 600 mijë euro për impiantin e përpunimit, duke ngritur impiantin e depurimit (pastrimit) të midhjes në vendin e quajtur Manastir, ndërkohë që nuk po bëhet asgjë për eksportin. Ndaj festa e midhjes merr përmasa më të mëdha se kaq, ky aset me vlere kërkon mbështetjen e institucioneve përkatëse shtetërore që prodhuesit tanë të jenë të barabartë me ata fqinj dhe ekonomia jonë të fitojë shanset e humbura.

Dom Pjeter Popaj, nga Nju Jorku, në vendlindje

$
0
0

…Kremtoi festën e Shën Kollit me shqiptarët në vendlindjen e tij/
Beqir SINA New York/
SHEN KOLL ULQIN : Nëpërmjet një seti fotografik Don Gabrieli, përmes fotografive, të postuara në rrjetin shoqëror facebook , thonë besmitarët katolik në Amerikë, se ai “po i mban gjallë në lidhje me ngjarjet në vendlindje”. Teksa, ai ka pastoaur një kremte të till e cila është pasqyruar këto ditë nga kremtimi i festës së Shën Kollit në rrethinat e Ulqinit.
Në këtë festë fetare të besimit katolik, simbas publikimit të fotografive, duket se ka marrë pjesë edhe famullitari i Kishës Katolike Shqiptare në Nju Jork, Dom Pjeter Popaj – i cili, ka kremtuar festën e Shën Kollit së bashku me besimtarët shqiptarë në vendlindjen e tij.
Kurse, në kujtimet e dom Pjetër Popaj – duke shfletuar arkivin e revistës Jeta Katolike,(Maj 2007) gjendet edhe një shkrim editorial i kësaj reviste me titull : “Ky është kujtimi më i bukur i jetës time” ku ndër të tjera Dom Pjetër Popaj, shkruan se: “Më 9 Maj 2007, u nisa në vendlindje të kremtoj festën e Shën Kollit, në fshatin Shënkoll pranë Ulqinit. Kjo festë tradicionale popullore, e cila dallohet për ceremoni solmne dhe numërin e madh të pjesmarrësve”, citohet të ketë thënë I Përndershmi Dom Pjetër Popaj, gjatë një kremte të kaluar në vendlindje.

Nata e festës së Shën Nikollit

Simbas Radio Vatikanit më çdo 9 Maj për çdo vjet, besimtarët katolikë kremtojnë natën e festës së Shën Nikollit, ipeshkëv. Pra, Kisha katolike kremton festës liturgjike të Shën Nikollit, ipeshkëv i Mirës në Azi të Vogël (Turqia e sotme), në shekullin e IV, një ndër shenjtorët e dëshmitarët e Krishtit më të nderuar nga besimtarët e krishterë si dhe ata shqiptarë, të të gjitha krahinave e madje edhe të besimit islam.
Shën Nikolla u dallua për fenë e gjallë në Mësuesin Hyjnor, Jezu Krishtin dhe posaçërisht për kujdesin e ndihmën për të varfrit, siç pohojnë shumë tregime e gojëdhëna që flasin për bamirësinë e dashamirësinë e tij ndaj nevojtarëve. Prandaj shën Nikolla është për të gjithë ne shembull i bamirësisë ndaj të varfërve, mbrojtës i të vërtetave të fesë së krishterë dhe i dinjitetit të çdo njeriu, dëshmitar i guximshëm i fesë në Zotin.
Edhe ndër shqiptarë, shumë njerëz thirren me emrin Nikollë, emër që duke iu përshtatur gjuhës shqipe, njihet me trajtat: Kolë, Koli, Kole dhe Lec.
Një tjetër Kishë e Shën Nikollit ka qenë ngritur që para pushtimit turk në Shkodër, në lagjen Rus, sot e rindërtuar shumë bukur, pas rrënimit të saj të plotë bërë nga komunistët.
Po sigurisht që Kisha më e njohur e shën Nikollit në trevat shqiptare është Kisha Katedrale në Lezhë, seli e Kuvendit të famshëm të Princave shqiptarë të shekullit XV, vendvarrosje e heroit të kombit shqiptar Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Kisha kushtuar nderimit të shën Nikollit kemi edhe në Kosovë, ajo e bashkësisë famullitare të fshatit Velezhë të Prizrenit, ndërtuar nga dom Nikollë Mini. Po kështu edhe në rrethinën e Ulqinit të Malit të Zi e shumë kapela tjera.
Tradita të bukura e prekëse lidhen me kremtimin e festës së Nikollit në treva shqiptare. Me këtë rast është traditë ndër katolikë të Shqipërisë të flijohet një gjel ( këndes ); ndër shqiptarë të Kosovës – një qengj. E sidomos është traditë që natën e së kremtes së Shën Nikollit, familjarët para se të darkojnë së bashku e me miq, të ndezin qirin e Shën Kollit, të këndojnë këngën e lashtë “Sa punë të mëdha e mrekulli, që ka ba Shejti Shën Kollë” dhe t’i lutën Zotit së bashku përmes ndërmjetësimit të Shenjtit të mrekullive.
Pra, të gjithë atyre që e lusin këtë festë, për shumë mot, me ndërmjetësimin e Shën Nikollit, Zoti Atë ua dhuroftë hire e bekime Hyjnore e ua të plotësoftë dëshirat e mira, shkruan Radio Vatikani shqip.

Unioni Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare mbajti takimin vjetor Prishtinë – Tiranë

$
0
0

Për të krijuar një ambient sa më të suksesshëm për Investime në trojet mbarëshqiptare/
Nga Beqir Sina-Prishtine/
Prishtinë – Unioni Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës së Republikës së Kosovës, në shënim të përvjetorit të parë të themelimit të saj – po mban këto ditë një nga veprimtarit më të mëdha, që prej themelimit të tij.
Veprimtaria, e biznesit dhe afarizmit shqiptarë në botë, nisi me mbajtjen, sot të forumit të quajtur “Ambienti për Investime në trojet mbarëshqiptare”, në Sëiss Diamond Hotel – Prishtinë, ku morën pjesë më shumë se 50 biznesmen të suksesshëm shqiptarë të mbledhur nga Europa, SHBA dhe Kanadaja.
Mori pjesë edhe zoti Naim Deduashaj, i cili në pozitën e Drejtorit të Investimeve të Diasporës, është ideator fillestar strategjik i konceptit të organizimit të këtij Rrjeti të Bizneseve Shqiptare në Diasporë.
Në këtë forum morën pjesë, kryetarët e rrjeteve të bizneseve të diasporës, dhe delegacione afaristësh shqiptarë nga 17 shtetet e botës, si Anglia, Australia, Austria, Finlanda, Francë, Gjermani, SHBA (Dallas, Illinois, Wisconsin,Michigan, New York, New Jersey, Connecticut, ) Kanada, Italy, Kroaci, Slloveni, Turqi, Luxenburgu, Hollanda, Çekia, Hungaria dhe Zvicra.
Takimi i Unionit Global të Biznesmenëve të Diasporës Shqiptare në botë, u hap një fjalim përshëndetës nga presidenti i këtij unioni mbarë shqiptarë, zoti Nazar Mehmeti, i cili foli edhe mbi mbarëvajtjen e punës së këtij forumi gjithë përfshirës.
Forumin e përshëndeti edhe Presidenti i Nderit i këtij Unioni, biznesmeni i madh shqiptarë nga Maqedonia Lazim Destani, ndërsa e moderuan atë Ylli Blakaj koordinator për Europë i Unionit, biznesmen nga Austria dhe Ismet Smajli biznesmen nga Dallasi – SHBA.
Më pas kryetarët e rrjeteve nga 17 shtetet e botës, paraqitën raportet e tyre, dhe diskutuan mbi modalitetet e të bërit biznes në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe sollën përvojën e tyre të suksesit në biznes simbas vendeve ku ata jetojnë e ushtrojnë bizneset e tyre.
Z. Elmi Berisha, nënkryetar i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës dhe kryetar për “zonën e Tri-Shtetshit” New York, New Jersey, dhe Connecticut, mbajti referatin “Përmirësimi i klimës investuese për investitorët e Diasporës”.
Më pas iu bë një përmbledhje e punës së vitit të kaluar dhe u kalua (pikë për pikë -nen për nen) në diskutim të hapur rreth asaj që thirrej Platforma Strategjike e Veprimit (secili shtet me të drejtë për të prezantuar 3 deri në pesë minuta), një platformë kjo e shkruar nga ekspertët e zgjedhur nga ky Union me 10 faqe dhe disa kapituj.
Gjatë punës së këtij takimi vjetor, mbas leximit të platformës u kalua në diskutimin e preambulës, historinë e këtij Unioni, dhe vizionin e saj, qëllimin, dhe vlerat bazike të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, ngritjen e selisë Qendrore dhe strukturave organizative e funksionale, shpërndarja dhe burimet e financimit, të RRBDSH-së, shpërndarja dhe alokimi i buxhetit, aktet e tjera normative dhe rregulluese të Unionit.
Në mënyrë unanime të 17 kryetarët, kanë miratuar mbasi u hodh në vota – votimin për Platformën Strategjike të Veprimit, e cila u lexua nëpërmjet një video-projeksioni nga Sekretari i Përgjithshëm i këtij Unioni – zoti Ismet Smajli.
Presidenti i Unionit Global të Biznesmenëve të Diasporës Shqiptare në botë, zoti Nazar Mehmeti, i njohur edhe si veprimtar i dalluar i komunitetit shqiptarë në SHBA, mbetet president edhe për një mandat tjetër ose deri në zgjedhjet e ardhshme. Ndërsa, u votua me këtë rast vendi dhe data e mbajtjes së takimit të dytë vjetor të Unionit Global të Biznesmenëve të Diasporës Shqiptare në botë, duke caktuar si mikpritëse, vitin tjetër qytetin botëror të biznesit, i njohur ndryshe edhe si metropoli botëror, qytetin e New Yorkut – SHBA.
Në fund me përfundimin me sukses të punimeve të takimit të parë vjetor të Unionit Global të Biznesmenëve të Diasporës Shqiptare në botë, u shtrua një darkë në lokalin “Apollonia”, darkë ku mori pjesë edhe ish Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork, z Bekim Sejdiu, dhe miq të tjerë të këtij Unioni nga Prishtina dhe vendet e tjera nga Europa.
Unioni Global i Biznesmenëve të Diasporës Shqiptare në botë, sot udhëton për në Istog për të promovuar suksesin e një anëtari të këtij Unioni, investitorit nga diaspora (Belgjika) z Ismajl Bytyqi, pronar i kompanisë për kultivimin e peshkut.
Takimi në Istog – do të nisi sot me vizitën dhe takimin me kryetarin e Komunës së Istogut dhe afaristëve nga Diaspora, që kanë investuar në Istog, në lokacionin e thirrur “Trofta”
Ky takim do të hapet nga Ylli Blakaj dhe do të moderohet nga Bekim Neziri. Kurse pritet të flasin në këtë takim edhe prodhuesi i Peshkut, z. Ismail Bytyqi, – Hotel “Trofta”, nga Hotel Onix, Banja Termale, z Xhevdet Shoshi, kompania Agro Produkt, prodhuesi i Çajrave, z.Halit Avdiu, kompania Sinalco – Fabrika e Lëngjeve, zoti Gani Dreshaj, dhe firma Makon – firmë ndërtimore zoti Ismet Rugova.
Ky forum që nisi në Kosovë, ditën e enjte, përfundon me takimet dhe forumin që do të mbahet ditën e shtunë në Tiranë – Shqipëri.

Eliza Dushku: Zbulova vlerat e rralla të Shqipërisë

$
0
0

Eliza Dushku promovon ne Shqiperi – turizimin shqiptar me dokumentarin “Dear Albania”/
Shkruan:Beqir SINA-TIRANE/
TIRANE :Dokumentari “Dear Albania”, i aktores me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, u prezantua mbrëmë në sallën “UNESCO” të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Një rrugëtim në 15 qytete të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Tetovën dhe Prishtinën, në një guidë turistike promovuese për traditat,kulinarinë, besimin dhe turizmin shqiptar u shfaq falas për qytetarët e shumtë që kishin mbushur sallën në Muzeun Historik Kombëtar.
Artistja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, ka prezantuar në Tiranë dokumentarin e xhiruar në qytete si Berati, Gjirokastra, Vlora, Saranda etj.
Në të janë pasqyruar vizitat në manastire, plazhe, por edhe takimet me njerëzit e thjeshtë.
“E dashur Shqipëri. Kam qenë gjithnjë kureshtare dhe e hipnotizuar nga misteret e tua”. Me këto fjalë e nis dokumentarin e saj aktorja hollivudiane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, nën titullin “Dear Albania”.
Dokumentari është ideuar si një guidë turistike promovuese për traditat, besimin dhe turizmin shqiptar.Në dokumentarin “Dear Albania”, përshkruhet një rrugëtim në 15 qytete të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Tetovën e Prishtinën.Ndërsa prezanton dokumentarin, aktorja pranon se dëshira për të njohur Shqipërinë e ka shoqëruar nga vegjëlia.
Dushku: “Kur ishim te vegjel dhe shkonim ne shkolle, kur i thoshiim ne mësueses se ishim shqiptarë, ajo na thoshte jeni armenë. Por ne këmbëngulnim dhe thoshim se Shqipëria është një shtet që ekziston me të vertetë dhe një dite ne do ta njohim më mire”.
Dokumentari “Dear Albania”, është shfaqur mbrëmë në Muzeun Historik Kombëtar, dokumentari është përcjell edhe nga artistët, në mesin e tyre edhe Inva Mula/
Gjatë ceremonisë së shfaq jes së dokumentarit, e shoqëruar edhe nga vëllai i saj Natte Dushku,aktorja e njohur Eliza Dushku theksoi se “filmi nisi si një shprehje e dashurisë ndaj vendit të origjinës. Babai im Filipi edhe pse nëna ime ishte daneze, më thoshte shpesh ‘Ti je shqiptare, ke mbiemrin Dushku’ .Ai kishte dëshirë që fëmijët e tij ta njihnin Shqipër i në”.“Unë e njoha Shqipërinë hap pas hapi dhe jam surprizuar me njohjen e popullit nga kam origjinën. Jam e lumtur që e bëmë këtë projekt”, tha Dushku. Ajo falënderoi edhe bashkëpunëtorët e saj fotografin e njohur shqiptar, Fadil Berisha,aktorin Blerim Destanin dhe gjithë stafin që ka ndihmuar në realizimin e këtij filmi.
Aktorja e njohur hollivudiane Dushku tha se “e kam nisur këtë projekt me dashurinë që kisha nëzemër për Shqipërinë dhe në fund zbulova vlerat e ralla të këtij vendi, kulturën, njerëzit, këngët, vallet, kuzhinën”.Dokumentari është një bashkëprodhim mes Dushkut dhe fotografit me famë
botërore Fadil Berisha, ndërsa rol të rëndësishëm ka luajtur edhe aktori Blerim Destani.
Në qendër të dokumentarit janë pamjet e mrekullueshme ku ka udhëtuar aktorja Eliza Dushku dhe pikërisht 15 qytete kryesore të Shqipërisë në kërkim të rrënjëve të saj ku dalin në pah bukuritë natyrore dhe kulturore të Shqipërisë turistike. Aktorja e nis udhëtimin e saj nga Kalaja e Krujës, por një vend të rëndësishëm zë kryeqyeteti shqiptar, Tirana duke udhëtuar më pas për në Berat, Korçë, Berat, Shkodër dhe pa harruar bukuritë e bregdetit, të cilat i quan të mrekullueshme.“E dashur Shqipëri. Kam qenë gjithnjë kureshtare dhe e hipnotizuar nga misteret e tua. Unë jam një shqiptare e Amerikës nga Bostoni. Gjyshërit e mi emigruan në Amerikë në vitet 1940 dhe u larguan nga kjo jetë përpara se unë të lindja. Babai im më ka mësuar të jem krenare për gjakun tim shqiptar dhe tani është koha për mua që të zbulojë përse-ne”, me këto fjalë e nis dokumentarin e saj nën titullin “E dashur Shqipëri” aktorja hollivudiane me origjinë shqiptare Eliza Dushku.
Eliza Dushku lindi më 30 dhjetor 1980 në Boston, Massachusetts, prindërit e sajn janë profesorë universiteti, babai është nga korça , ndërsa nëna daneze.Ajo u bë e njohur me rolin Faith në TV serinë “Buffy” dhe nga seriali televiziv “Angel”. Dushku ka luajtur në dy seriale të rrjetit Fox, Tru Calling dhe Dollhouse. Ajo është gjithashtu e njohur dhe për rolet në filma si “True Lies”, “The New Guy”, “Bring it On”, “wrong Turn”, dhe “Jay and Silent Bob Strike Back”, gjithashtu në aktivitetin e saj nuk mungon dhe si dublante me zërin e saj për lojëra elektronik

SPECIALE : Nga Trojet Shqiptare Lagjia e Trimave – Kumanovë 2015

$
0
0

*Banorët e Lagjes së Trimave, pyesin sot se çfarë ndodhi dhe pse ndodhi ? Kush i vrau dhe i terrorizoi atë ditë shqiptarët, dhe, përse ? Përse gjithë ky tmerr u krye në mes të civilve, grave, fëmijëve dhe të moshuarve?
Banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë – mes dhimbjes, tmerrit dhe krenarise shqiptare/
Nga qyteti i Kumanovës- Lagje e Trimave Beqir Sina/
KUMANOVE : Prej 9 majit 2015- shumë gazetare, politikane, qytetare nga Shqipëria, Kosova e viset shqiptare, dhe nga diaspora e kane vizituar këtë lagje, që për “kapriçio” të të gjithëve, quhet edhe Lagje e Trimave. Po, të mos kishin qenë ngjarjet e 9 majit shumë pak njerëz do ta dinin se ku është dhe kjo lagje shqipatrësh në viset shqiptare, e cila, ka shumë shqiptar patriot dhe liridashës. Aty ku gati çdo shtëpi në Kumanovë dhe vendbanimet shqiptare në Maqedoni, Kosovë dhe Luginën e Preshevës mban një flamur shqiptar – flamurin kuq e zi, për krenari.
Shoqëruesit e mi, në vizitën në Lagjen e Trimave, kolegu i nderuar televizionit TV- Hana në Kumanovë, gazetari Iljasa Abazi, dhe kameromani Dani Baftjari, më thanë se: “Kurr ndonjëher në këtë lagje, nuk ka pasur kaq shumë gazetar, politikan, diplomat, qeveritar, vizitorë shqiptar dhe të huaj, sa që e kan vizituar Lagjën e Trimave – Kumanovë, këto tre javë” tha ai.
Çdo ditë këtu, do të gjesh bashkëatdhetar, tanë, që vijnë nga Lugina e Preshevës, Kosova, Shqipëria, shqiptarët e Malit të Zi, nga Maqedonia, nga diaspora e të tjerë, dhe dotë jetojnë sado pak me hallet dhe brengat e këtyrë njerëzve. Jetojnë edhe ata me ato traumat e banorëve të Lagjes së Trimave, me të cilat këto ditë po jeton edhe gjithë populli shqiptar.
Kushdo, që vjen në këtë vend, e cila tani ëshë bërë si “Sarajeva” e shqiptarëve, filmojnë, fotografojnë dhe intervistojnë, gjejnë rastin e bisdeojnë me këta banor, të dashur, miqësor, të thjesht, krenar për familjet dhe vendin e tyre. Çdo njeri prej tyre, ende e ruan me krenari vendin e shtëpinë – duke na thënë se:“Sesa do e egër të jetë qeveria, me ne, dhe çfardo lloj inskenimi të sajojë, ajo, duke përdorur edhe armatimet më të rënda, autoblinda dhe helikopter, plumba dhe predha të kalibreve të ndryshme, të djeg dhe rrënojë shtëpit, arrestojë dhe keqtrajtojë banorët, ne përsëri nuk luajm nga këto shtëpi. Mbasi, ne kemi një amanet, që na i kan lënë të parët tanë, për të mos lëvizur kurr nga këto troje, dhe t’i mbrojmë këto troje, edhe me gjak”
Kjo vjen në pyetje, ngaqë këtu në këtë lagje, janë 55 shtëpi tërësisht të shkatërruara nga predhat e plumbat, e policisë maqedonase, të shkrumbuara nga zjarri i luftës. Aty ende vjen era e tymit të barotit, që të kujtojnë ato skena filmike, të luftës në ish- Jugosllavi, të kujtojnë, Sarajevën, Vukovarin ose ato qytet shqiptare si Gjakovën dhe Pejën – mbas atyre sulmeve brutale, ushtarake, duke përdorur edhe arsenalin më të rëndë, të djegëjes dhe shkatërrimit të shtëpive të shqiptarve, që makina ushtarake e Millosheviqit, i përdori në Kosovë më 1999.
Banorët e Lagjes së Trimave, pyesin sot se çfarë ndodhi dhe pse ndodhi ? Kush i vrau dhe i terrorizoi atë ditë shqiptarët, dhe, përse ? Përse gjithë ky tmerr u krye në mes të civilve, grave, fëmijëve dhe të moshuarve? A e dinin politikanët shqiptar – se çfarë po ndodhte, dhe a kishin mundësi për ta ndaluar gjakderdhjen dhe këtë tmerr. Kush i spijunoi dhe i tradhëtoi, ata që luftuan me të drejtë. Kush i pagojë dhe kush i mori – 2 miljon euro, që po flitet se është paguar ky inskenim ? Pse u zgjodh Kumanova ? e tjera e tjera pyetje, që dalin këtu në mesin e këtyre njerëzve
Derisa, po kalojë shtëpi më shtëpi, disa të boshatisuara dhe pa asnjënjeri, disa të tjera kan nga një zot shtëpie që tregon si “ciceron” , dëgjon rrëfimet e përlotëshme të asaj “lufte”, në rrugën, ku kishte ndodhur tmerri dhe terrori i ngjajshëm me “Vukovarin”, dhe banorët që reagonin me ndjenja traumatike, dhe të revoltuar me qëndrimin e qeverisë, që jep premtime qesharake, duke e krahasur me atë çfarë ka ndodhur realisht, dhe ankuar me politikanët shqiptar se i kan braktisur. I afrohem një shtëpie, të cilës i kan mbetur vetëm katër muret, dhe binarët e djegur. Aty çdo gjë aty është shkrumbuar nga zjarri i predhave dhe plumave. Shifen gjurmët e terrorit, orendi shtëpijake të shkrumbuara, frigorifer, lavatriçe, sobë me korent, televizorë, veshëmbathje, rroba fjetje, dyshek, batanije, dhe krevat, libra shkolle të fëmijëve, djegura dhe të bëra hi, piata dhe fillxhan , gota uji,, komplete guzhine, tenxhere, lug, pirunjë e thika, të gjitha të djegura.
Aty është edhe një nga kryefamiljarët në moshë, që ka përjetuar tmerrin dhe që shtëpia e tij gati se është e rrafshuar me tokë. “ Jemi më shumë se 55 shtëpi po na thonë dhe gati 128 familje në këtë rrugë, ku ndodhën “luftimet” dhe terrori i paparë policorë, që po vuajmë çdo ditë e më shumë nga traumat dhe vështërsitë e jetës. Por, që askush nuk po kthen vëmendjen tek ne nga qeveria, sikur ne të jemi qytetar të një vendi tjetër jo ne ata që edhe kemi votuar për këta politikan,” tha ky kryefamiljar ndërsa i faleminderohet, të gjithë shqiptarëve kudo që janë që po dërgojnë ndihma dhe janë solidarizuar me Kumanovën këto ditë . Gratë dhe fëmijët janë në gjendje më të rëndë dhe se ata çdo ditë e çdo natë nuk mund të shkëputen nga përjetimi i atij tmerri që ndodhi atë ditë, kur specialet dhe policia na fuste nëpër autoblinda, sikur të ishim terrorista, tregojnë pesë anëatrë të një famije invalidësh, të pesë janë të verbër. Por , policia kërkonte me dhunë edhe nga të verbërit, “se ai kan parë “terroristat”? siç i quanin ata. Një rrëfim trishtues ky, i të pestë vëllezërve të vërbër për gazetën tonë. Një kryefamiljar tjetër- me shkop në dorë i moshuar dhe i martuar me një grua nga Durrësi, mbasi i kishte vdekur gruaja e parë, rrëfen: se :”Ai bashkë me familjen e tij 11 anëtarëshe ishin strukur në një nga dhomat më të thella të shtëpisë, në besmen dhe për 12 orë kishin qenë të ngujuar në tmerrin që e ka parë me syt e tij. “Ne me fëmijët dhe gratë kemi ndenjur aty të strukur. U frikësova shumë, as që e kisha parë ndonjëher, megjithse kisha përjetuar edhe luftën e Kosovës. Atë ditë jam frikësuar si kurr në jetën time, dhe ja tregofsha atë frikë “natës së vorrit” tha ai. “Aty para kësaj rrugice vetëm tre katër metra larg , besmenit tonë, dikush shtiu me snajper dhe i ra në kokë njërit nga pesë specialeve, që shtinin me automatë në drejtim të një shtëpi aty afër .
“Polici, maqedonas u rrëzua për tokë i vdekur, dhë njëri nga shokët e tij, e kapi menjëher nga dora për ti parë pulësin, ndërsa bërtiti me të madhe – “e vranë e vranë” në gjuhën maqedonase. Dhe, ashtu duke bërtitur, nxorri një granatë që mbante në brez, dhe u turr nga dritarja, ku ishim strukur unë dhe 11 anatarët e familjes. Kam parë që njëri prej shokëve të tij – me uniformën e specialeve, që i ka bërtitur, se “nëse ti e hedh granatën brenda në shtëpi, unë do tu vrasë të gjithëve, ju dhe veten time” ,tregon plaku i shtëpisë, dhe shtonë se 100 përqind- ai djalë, ka qenë shqiptar, se e kam kuptuar edhe nga të folurit maqedonisht, që ai ishte vetëm shqiptar” thotë ai i bindur.

Lagja e Trimave kërkon ndihmë

Shaban Demiri, kryetar i Bashkësisë Lokale të Lagjes dhe këshillit emergjent, i pyetur për këtë situatë kërkon ndihmë urgjente dhe mbështetjen nga të gjithë shqiptarët kudpo që janë, sidomos nga diaspora të intervenojnë në institucionet ndërkombëtare. “Ju lutemi të na ndihmojnë, sepse spo kemi nga të drejtohemi. Apelojmë, për ndihmë nga institucione përgjegjëse, dhe ato ndërkombëtare, partitë politike shqiptare, në Maqedoni, atyre që ua kemi dhënë vota, avokatët, organizatat vendore, rajonale dhe të huajve, që janë të specializuara në fushën e të drejtave të njeriut, por, edhe ekspertë ndërkombëtarë të na ndihmojnë. Kemi nevojë për të na ndihmuar për lirimin e të burgosurve, dhe kthimin e tyre pranë familjeve , sepse shëndeti i tyre është rrezikuar, dhe vej duke u përkeqësuar”, thekson Shaban Demiri. Ndërkaq, ai shtonë se edhe shumë banorë të lagjes, çdo ditë po paraqiten dhe kërkojnë ndihmë, por ata nuk kanë ku të drejtohen dhe janë të hutuar, duke mos ditur se ku duhet të trokasin. Megjithëse, është ngritur edhe një grup pune “Shtabi i emergjencave” ne kemi nevojë për çdo ndihmë – solidarizohuni edhe ju me ne dhe jeni me ne të gjithë në këto ditë të vështira” bënë thirrje kryetari i “Shtabit të emergjencave”

Banorët dëshmojnë gjendjen e rëndë

Përjetimet e ngjajshme i shprehin edhe shumë familjarë të tjerë, duke theksuar se Qeveria dhe Ali Ahmeti po përmend se do të rregullohen shtëpitë, por kush na rikthen qetësinë dhe gjendjen tonë shpirtërore të rrënuar.
“Ne i po shikojmë politikanët tanë si Ali Ahmeti që po mendon se me beton e qeramikë do të na rikthejë e do na kompensojë dëmin. Ata po mendojnë se këtu ka qenë një lojë fëmijësh dhe se hajt se do të rregullohen shtëpitë. Nuk e dijnë se 12 orët e tmerrit të përjetuar nuk i harrojmë kurrë. Na është thyer shpresa dhe vështirë po themi se do të na rikthehet. Unë po ju them të vërtetën se tani po e kemi problem me qëndru vetëm në shtëpi, sepse në një moment në qetësi po na rikthehen fotografitë e plumbave, zjarrit dhe krismave. Kërkojmë ndihmë dhe solidarizim shpirtëror”, thekson një banorë i lagjes së rrënuar, e cila vështirë dhe me ngadalësi po i rikthehet normalitetit.
Këto janë rrëfimet e banorëve të Lagjes së Trimave – Kumanovë.


Sa bukur tingellon gjuha jone… ne Mergim!

$
0
0

Shenime nga Festivali i trete, per femije “Zerat e Rinj 2015”,Youth Voices 2015./
Shkruan:Violeta Mirakaj-New York/
U hodhen hapat e para te festivalit per femije, ne gjuhen shqipe tre vite me pare, ketu ne New York, dhe perseri ne sallen e koncerteve “Lila Wallace Auditorium Japan Society” Manhattan , NY u dha me 31 Maj 2015 Festivali i Trete per Femije “Zerat e Rinj 2015”
Ketu u bashkuan zerat feminor te femijeve shqiptar ardhur nga shtete te ndryshme te Amerikes, si perfaqesues me te mire te te gjithe trevave te Shqiperise, nga Laberia dhe Dibra, nga Kosova e Cameria, Veriu dhe Jugu. U tregua me se miri ekzistenca e nje kombi, ekzistenca e nje gjuhe sa e lashte dhe e bukur si dhe ekzistenca e nje endrre : “ Deshira dhe dashuria per paqen dhe lumturine” . Ne kete salle u tregua dhe njehere se “Muzika eshte gjuha e vertete e te gjithe kombeve”
Komunikimi ne gjuhen tone, gjuhen shqipe dha emocione ne salle, dhe na kujtoi se sa bukur tingellon ajo, gjuha jone, ne nje vend te huaj. Komunikimi muzikor u shpalos per dy ore . Melodia , kenga dhe vallja u interpretuan me shume talent nga femijet prej disa shteteve te Amerikes dhe Kanada, ne te cilen u perfshine jeta, endrrat dhe gezimet feminore. Pra, me nje buqete te bukur artistike u pershendeten te gjithe femijet , dhe ne vecanti te gjithe femijet shqiptare kudo ne bote.
Prezantimi i Festivalit te trete per femije “Zerat e Rinj 2015” u prezntua nga Lorivert Cobo, NY. Joana Avrami dhe Sergei Bylyshi ,Boston. MA
Festivali i trete per femijet u organizua nga stafi i perbere : Pranvera Cobo, Drejtuese artistike, ideatore e ketij festivali “Zerat e Rinj”; muzikologe, drejtuese e artistike e Ansamblit Artistik te Kengeve dhe Valleve Shqiptare, nje artiste e palodhur ne komunitetin shqiptar ne Amerike.
Regjisor: Sabir Kanaqi. Regjisori i tre filmave te shkurter dhe dokumentar. Eshte fitues i Cmimit “Filmi me i Mire kombetar” ne Dokufest, Asistent- Pedagog ne Akademin “Marubi” Tirane
Koordinator organizativ : Lorend Cobo, Ideator i Festivalit “Zerat e Rinj”
Skenografi : Altin Rizi, Dallohet per nje aktivitet shume te gjere ne kete fushe.
Libreti: Violeta Mirakaj; Studjuese dhe kritike letrare; Drejtuese per vite me rradhe te Qeverive Studentore te mbeshtetur nga fondacioni “SOROS”. Eshte publiciste dhe fituese e cmimit te pare se bashku me muzikanten P.Cobo ne Festivalin “Zerat e Rinj” 2013.
Nuk mund te mos kishte nje shtrirje kaq te gjere ky aktivitet pa pjesemarrjen dhe punen e mrekullueshme, plot pasion dhe profesionalizem te mesuesve te muzikes si: Justina Martini nga shkolla shqipe “Besa” e MA ; si dhe Z. Hamdi Gjana nga shkolla shqipe “Bijte e Shqipes” Philadelphia.
Z. Hamdi Gjana u nderua dhe u vleresua ne vecanti per punen e mire individuale me femijet e vegjel te shkolles shqipe “Bijte e Shqipes” Philadelphia.
Melodia dhe levizjet e bukura te valltareve te vegjel krijuan nje atmosfere te gezueshme dhe emocionale. Ketu spikaten “Vallja e Tropojes”me koreografi Klevis Tafaj, dhe “Valle Came” nga shkolla shqipe “Besa” MA me koreograf Bashkim Braho
Ky aktivitet u realizua duke patur dhe mbeshtetesit si dhe sponsoret e tij, ku dhe u falenderuan ; si : 1-Assemblyman Hon. Of District 80 in NY Z. Mark Gjonaj
2- Organizata e gruas Shqiptaro – Americane “Motrat Qiriazi” me presidente
Dc . Anna Kohen
3- Mbeshtetja mediatike TV “Albania Culture” me president Adem Belliu
4 – Radio Televioni Shqiptar me gazetaren Elona Paja si dhe operatori Nebi Duro
5- Znj. Suzana Vangjeli, pjesetare e bordit Shqiptaro -American “Bijte e Shqipes”, e cila ka dhene nje ndihmese ne marrjen pjese te femijeve nga Philadelphia
6- Drejtoresha e shkolles shqipe “Besa” MA . Znj. Enkeleda Mano
7- Si dhe te gjithe prinderit e femijeve pjesemarres ne kete festival, te cilet i falenderojme ne vecanti.
Programi ishte i ndertuar nga 22 kenge, 12 kenge konkuruese, krijime te reja ; si dhe 10 te tjera kenge ne vite nga repertori i festivaleve per femije organizuar ne NY, Shkup ,Prishtine, Ulqin dhe Shkoder.
Seriozitetin e ketij evinimenti artistik , per vleresimin e kengeve, e dha juria e perbere me kryetar 1- Valentin Veizi ,si nje nga kompozitoret me te suksesshem ne Shqiperi. Disa here eshte fitues cmimesh kombetare. Me kengen “Mall” hyn ne finalet e konkurimit te “FIDOF” ne Los Angelos, Kaliforni. Ne vite merr pjese ne konkurse te ndryshme dhe prezanton Shqiperine suksesshem ne disa veprimtari nderkombetare.
2- Pajazit Murtishi – Artist, aktor. Ka interpretuar shume si monodramen “Une jam Adem Jashari”; “Pashko Vason” “Bageti e Bujqesi”etj. Ne festivalin e teatrit shqiptar ne Maqedoni i ndahet cmimi “Special”.
Artisti Pajazit Murtishi e nderoi kete aktivitet duke recituar vargje nga poema “Bageti e Bujqesi” si dhe beri prezantimin e kenges se re “Brezi me kapuc te bardhe”. Theksoi se kjo kenge i kushtohej gjyshit te zhdukur nga masakrat serbe ne Kosove , gjyshit te Enesa dhe Joana Dedinca. Kjo kenge u interpretua po nga keto dy motrat me ndjenjen e dashurise dhe te respektit per gjyshin si dhe gjithe martiret e kombit tone.
3- Adem Belliu – President i “Albania Culture” TV
4- Merita Halili – Si nje kengetare e njohur per te gjithe ne , pasi kendon kengen e tabanit popullor. Ka realizuar albume dhe kenge te shumta. Ne vitin 2000 u quajt “Ambasadore e Kombit”
5- Raif Hyseni – Muzikolog, se bashku me Merita Halilin dhe orkestren e tyre, prezantuan muziken tone te bukur jo vetem ne Amerike dhe Europe, por deri ne Japoni. Merr pjese ne festivale te ndryshmene Kosove dhe jashte saj.
Nata e festivalit u hap me kengen “Manekine jam”. Kengetarja Sijeta Hoti erdhi nga Toronto, Canada. Muzika dhe teksti Bajram Zeqiraj, orkestrimi Mentor Latifi.
Kenget erdhen njera pas tjetres sollen freskine dhe humorin feminor, jeten e perditshme te tyre; si “Zilja e Zgjimit” Teksti: Suela Tukiqi, Muzika dhe orkestrimi Jetmir Mehmeti, Kenduan Greta Strako dhe Cindy Subashi i shoqeruar nga kompleksi NY. Kjo kenge u vleresua me cmimin e Trete
Mariza Sheldia eshte kengetarja nga NY ,ka marre pjese dhe ne festivalet e meparshme “Zerat e Rinj”solli shume bukur kengen “Vetem nje lule” Teksti , muzika dhe orkestrimi Petrit Terkuci. “Luli I Vocerr” me tekst , muzike dhe orkestrim nga Bardhyl Hysa, u kendua nga Clea Perolli ,shoqeruar nga kori i NY.
Kenga “Nena ime” ,teksti , muzika dhe orkestrimi Jeton Murtishi u kendua nga Teddy Cobo, i cili u vleresua nga juria me Cmimin Special per Talentin e Ri “Motrat Qiriazi”
Cmimi i pare ,i cili i shkon krijimtarise artistike,e mori kenga “Kukull e Vjeter” Muzika, Teksti dhe orkestrimi Roland Guli, e kendon dueti Rebeka Martini dhe Xhenisa Zajmi; shoqeron kompleksi I shkolles shqipe “Besa”, Boston ,MA.
Cmimi i dyte, i cili shkon krijimtarise artistike, e mori kenga “ Brezi me Kapuc te bardhe” Teksti :Aulon Kalaja, Muzika dhe orkestrimi Ylli Kalaja, e kenduan Enesa & Jona Dedinca
Dashuria dhe malli per vendin tone Shqiperine erdhi me kengen “Ne bregun Tend” Teksti : Matish Gjeluci; muzika dhe orkestrimi Ylli Ramzoti, kendoi Maggy Pasho, shoqeruar nga kompleksi i vajzave nga NY. Kenga “Ora” tekst dhe muzika Ardita Bufaj; orkestrimi Klodian Qafoku e kendoi Ejlia Daku e shoqeruar nga kompleksi i femijeve Philadelphia u vleresua me Cmimin e Interpretuesit me te mire “Nexhmije Pagarusha”
Ana dhe Matei Mihalja vijne nga Philadelphia, kendojne kengen “Shume i bukur vendi im” .Teksti,muzika dhe orkestrimi Klodian Qafoku.
Cmimi Inkurajues i bazuar ne duartrokitjet e publikut ju dha kenges “Alba dhe Kukulla” ,muzika dhe teksti : Hamdi Gjana; Orkestrimi : Tom Lleshaj; kendoi Alba Sinani e shoqeruar nga kompleksi i femijeve te vegjel nga PA.
“Nje zog i vogel”, teksti : Entela Kaba, muzika : Demokrat Shahini; orkestrimi: Jetmir Mehmeti u kendua nga Julia Sheldia ,Jona Dedinca dhe femijet e vegjel nga NY
Pjesa e dyte ne vazhdim ishte nje spektakel i vertete. Z. Dashamir Bushi per disa minuta solliper spektatorin realizime magjike duke i futur ne boten e re te cudirave. Stilistja Edlira Sulaj vjen me panairin e veshjeve kombetare
Kenget ne vite krijuan nje atmosfere te bukur artistike, si kenga “Mergimtari” kenduar nga Anna Halilaj dhe Eva Boothe, shkolla shqipe “Besa” , Boston,MA
Zerat e femijeve Julia Sheldia dhe Enea Pasho, NY,sollen kengen “I them endrres” kurse “Na llogarisni dhe ne” e kendon Maggy Pasho. “Si i rrit Maji Gonxhet” u kendua nga dueti Enesa Dedinca dhe Clea Perolli
Kenga, “Jemi ne e ardhmja” fituese e cmimit te pare te Festivalit te pare “Zerat e Rinj” u kendua nga Mariza Sheldia dhe kori, NY. “Parlamenti jone” u kendua nga femijet e vegjel ,NY.
Ndryshe nga dy festivalet e meparshem, kjo nate magjike e kengeve te femijeve shqiptare u mbyll me “Hymnin e Flamurit’. Per here te pare te gjithe femijet e shteteve pjesemarres, jane mbledhur sebashku ,nepermjet kenges shpalosin me se miri ndjenjat patriotike, dashurine per vendin dhe shpirtin e sakrifices.
“Porsi fleta e engjellit te Zotit
Po rreh Flamuri i shqiperise
Therret binjt’ e Kastriotit
Mu u mbledh tok cetet e ushtrise.”
Jehona e dy kengeve “Zani i Atdheut”, “Porsi Fleta” te interpretuar shume bukur nga kori i festivalit , te shoqeruar me valevitjet e flamujve qe i mbanin nje grup djemsh te vegjel, krijuan emocione te medha.
Festivali mbyllet duke kenduar kengen fiuese te Cmimit te Pare ,” Kukull e Vjeter” kenduar nga Rebeka Martini & Xhenisa Zajmi, te shoqeruar nga kori i femijeve Boston, MA.
Dhe nje here nepermjet ketij aktiviteti artistik u tregua se sa bukur tingellon Gjuha jone ne kete vend te huaj.

PEIZAZH KANADEZ

$
0
0

NGA EGLANTINA MANDIA*/
SHTËPIA E MEGIT/
Unë desha ta filloja këtë shkrim me Megin.Kaçurelsen e vogël trevjeçare, që e ndryshoi jetën e prindërve të saj dhe shumë të tjerëve, nga komuniteti shqiptar i Windsorit.
Asnjeri nuk e merr dot me mend para se ta provojë, se sa e gjatë dhe e vështirë është rruga përtej largësive, qoftë edhe në një vend jashtëzakonisht miqësor dhe me një respekt të veçantë për çdo gjë njerëzore, siç është Kanadaja.
Ne na përzuri viti i çmendur 1997!
Pjesa më e madhe e të ikurve në këtë qytet, janë pas atij viti, që askush nuk ka dëshirë të flasë për të, as për ta kujtuar. E kështu del që s’je gjë tjetër, veçse “një rrënjëshkulur’.
”Apo s’ ka furtuna e dimra të gjatë, të lodhshëm, ku secili pyet veten: “përse ndodhem në këto anë, larg detit dhe diellit tim?”
Sado të përpiqesh, zor se i gjen fjalët e përgjigjet për pyetjet që të mundojnë. Ndërsa alarmi shtohet nga lajmet e hidhura që vijnë çdo ditë. Bota me të vërtetë është bërë e vogël, deri sa ç’ndodh në Tiranë, apo në Vlorë, i sheh në ekranet e televizorëve në çdo cep të dheut.
E ja papritur, në këto ditë, merr një lajm të jashtëzakonshëm, nga mami i Megit; pas një pritje tepër të gjatë, po vjen një bebe, si një engjëll i zbritur nga qielli për të na gëzuar të gjithëve, të mëdhenj e të vegjël.
Megi ish plotësimi i jetës sonë dhe një nga përgjigjet e pyetjeve që i bënim vetes, se jemi këtu kaq larg, për të ndërtuar një jetë të re, krejtësisht të re nga ajo që lamë pas. Një çmenduri e vërtetë, me hapje deposh plot armë të mallkuara e kallashnikovë rusë, që kërcasin qoshe me qoshe, vrasin njerëz të pafajshëm, ndërsa Presidenti i Republikës rizgjidhet përsëri në Parlament, në mes të luftes civile.
“Ndaluni njerëz, ç’po bëni? Nuk e shihni që jeni buzë greminës?”, – bërtasim ne, përtej detrave dhe oqeaneve, larg e larg, mërguar!
Po kush të dëgjon?
Dhe ja ku na vjen, një çupëz e vogël, një engjëll nga qielli si për të na kujtuar sa e bukur është kjo e shkretë jetë, kudo që të jesh, kudo që të ndodhesh. Ligjet e saj janë njësoj, me lindje, dasma, dashuri, ëndrra dhe shpresa, qoftë edhe për një shtëpi si kjo, që prindërit me njëqind sakrifica, turne nate e dite dhe një ore në mes, sa për të këmbyer Megin midis turneve, sepse ata e rritën dhe selitën vetë, dhuratën e tyre të zotit, me sytë larushe plot lëng, të shëndetshme dhe plot gëzim, këngëtare dhe valltare, çamarroke që s’lë dy gurë bashkë.
Megi është përfaqësuesja e gjithë atij brezi kanadezo-shqiptar që lindi në këto vise të Doruntinave. Megin e shpunë prindërit në krahë, në shtëpinë e bukur, fare pak ditë pas ditëlindjes së saj.
Shumë bashkatdhetarë, janë vendosur me kohë nëpër shtëpitë e tyre, e shumë fëmijë të tjerë tashmë adoleshentë, ndjekin gjimnaze e shkolla shtatëvjeçare, si Ashly e Enxhi D , Joni K,( vëllai i vogël i Klintit, studend në universitet për mjekësi,dhe Xhinit,në degën e neuroshkences) Tre djemtë e familjes Kercani,nuk janë gjë tjetër veç pasqyrë e shkëlqyer e prindërve të tyre.Sikurse Joni M, e shume femije te tjere kanadezë, që ditën e parë që lindën.
Gjithashtu, vajza e djem, që lanë shtëpitë kutishkrepse, në mëmëdhe, e blenë pas ca vitesh shtëpi të verteta,ne Windsorin e largët, sipas mundësive e takatit .
Ndaj është e kuptueshme dëshira e tyre për një jetë më të mirë e shkollim.
Po përgjigjen e vërtetë të këtij brezi, e mësova nga poezia e gjimnazistes 16 vjeçare, shqiptaro kanadeze, Albana.P. (mbesa e vogël e Flutres) botuar në Antologjinë vargjeve të shkrimtarëve të rinj kanadezë.

SHTËPIA.
Era më pëshpërit ngadalë
Unë pyes veten: çfarë po thotë?
Atdheun që dua,
Atdheun që lashë.

Shtëpi e mbushur me trishtim
Ne qajmë për shumë arsye…
Unë jam e frikësuar se jam e mitur
Dhe krejt e papërgatitur.

Një puhizë ere më drithëron,
Një dorë e ngrohtë mbërthen dorën time
Lotët më treten në faqe.
Vështirë t’i bëj ballë atij vështrimi

Një gjethe panje priste ardhjen time,
Me një harmoni të përsosur ngjyrash të zjarrta
Flokët e borës së bardhë mu derdhën mbi supe
Kjo qe mirëseardhja në Atdheun e Ri,
Pra, në shtëpinë time.

Gjuhë të re do të mësoj,
Tradita krejt të reja do të ndjek
Megjithëse zemra ime është këtu ku jetoj,
Një pjesë e saj, ka mbetur në Atdhe.

FLUTRA 

Mikja jonë, mësuesja e gjuhës shqipe dhe psikologjisë në një akademi të njohur, Flutra X. na mblodhi për herë të parë me rastin e ditës së mësuesit, afro 7 vjet më parë.
Flutura, është një grua e qeshur, optimiste, që e gëzon çdo gjë, anekdotat, muzika, sporti, filmat, dhe veçanërisht librat.
Atë ditë ishim mbledhur për të krijuar sektorin e gjuhës shqipe, në bibliotekën e qytetit me libra të dhuruar nga ne të gjithë.
U përpoqëm të pasuronim sidomos seksionin i librit për fëmijë. Shpresonim që të kish sukses edhe shkolla e fillores në gjuhën shqipe, por për fat të keq, nuk u realizua.
Kështu lexuesit e rregullt të librave shqip, mbeten miqtë e kësaj biblioteke origjinale, që na mbledh rreth tryezave, zakonisht një herë apo dy herë në javë, ku këmbejmë librat e lexuar dhe bëjmë komente për ta.
Sigurisht, kur erdhëm në fillim, të tronditur nga një luftë e padëshëruar me rrëmbim armësh, me shkërmoqje qeverish si të qenë prej kartoni, me klithmën atdhetarëve “Ku po shkon o e mjera Shqipëri? Dhe entuziazmit të pakuptuar të ca tipave, që deshën ta sheshojnë mëmëdheun, ta shihnin si Kartagjena, shkrumb e hi, vetëm sa të ngrohnin mjekrat e tyre anarko-revolucionare. Po zaten, ujku mjegull do!
Atë ditë, Flutra kish përgatitur edhe fjalën kryesore:
“Arsyeja që na kanë mbledhur së bashku dashamirës të librit, është dita përkujtimore e hapjes së Mësonjëtores në Korçë. Mësonjëtorja, qe një ëndërr dhe një program për t’u realizuar nga Rilindasit tanë, Naimi, Samiu, Jani Vreto, Vaso Pasha, Pandeli Sotiri. Mësuesen e parë të kësaj shkolle, Sevasti Qiriazin, e bekoi vetë ndërgjegjia e Rilindjes kombëtare, Naim Frashëri.
Për të qenë më të saktë me të vërtetën historike, Shkolla e Parë Shqipe është hapur në Kurbin, në vitin1632, e pasuar nga shkolla e Përdhallës, më 1638, e shkolla e Blinishtit më 1639, më pas shkolla private e Shkodrës, duke arritur deri tek Akademia e Voskopojës në 1750.
Veç, Mësonjëtorja është një hap gjigand në masivitetin dhe arsimimin e gjuhës shqipe, përpjekje e shoqërive të mërgimit dhe fitore e Lëvizjes Kombëtare. Historia e alfabetit u bë devizë masive në fund të shekullit të 19 “Të rrojë a,b,c,”, që qe ngulur në shpirtin e shqiptarit si një dritë e së ardhmes, për të cilën mësuesit e parë: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Papakristo Negovani dhanë edhe jetën, duke u bërë dëshmorë të dritës e diturisë, duke u lënë bashkatdhetarëve dashurinë për arsimin, si në asnjë vend tjetër.
Është një cilësi e lartë, me të cilën mund të krenohemi. Na u fut në gjak dëshira për shkollim dhe po e tregojmë edhe këtu ku jemi, se jemi në gjendje të sakrifikojmë gjithçka për arsimimin e fëmijëve tanë.
Hapja e Mësonjëtores më 7 Mars 1887, u bë një simbol e vite më vonë festë e mësuesit, jo se qe shkolla e parë, por sepse qe flamurtarja e një ëndrre të madhe.”
Flutra, na ka sjellë gjithmonëë gëzime. Ajo tregon aq bukur, sa të mahnit.
Kur iu fejua mbesa e madhe, me djalin që dashuronte, erdhën menjëherë fotot me grupin e rinisë universitare të Windsorit, të cilët kishin organizuar surprizën e propozimit. Shpërndarë në anët e rrugës fshehur pas xhamave të padukshëm të veturave, fotografonin, uljen në gjunjë të djaloshit, një princ i bukur, që i propozon princeshës së tij të zemrës!
E ajo pak e hutuar nga lumturia përgjigjet: “Sigurisht” dhe e vendos unazën në gisht.
Hapen njëherësh dyert e makinave, dalin miqtë dhe brohorasin.
Shokë që në gjimnaz, tani studentë të mjekësisë, jurisprudencës, financës, jo vetëm aq: një pjesë edhe me master, siç qe edhe çupa e sapofejuar.Apo te sapo dipllomuarit e ketij viti,arkitektja e talentuar Alba Zagorcani dhe vellai i saj Andin duararte ,ne fakultetin e inxhinerise mekanike.Rini e bukur shqiptaro-kanadeze, që mban lart me krenari, emrin shqiptar! Ne na mbushen sytë me lot gëzimi!
Pas kësaj erdhi dasma!
Një fantazi e jashtëzakonshme, e ndritshme, dasmë thuajse e paharruar, që lumturoi gjithë komunitetin, fiksuar në një album artistik fotografish që të lënë krejt pa gojë.
E GËZUAR QOFSH PËRJETË, SHPIRTI YNË I BUKUR, FLUTRA

E DASHUR MOTËR

Tiranë, shkurt
Unë dje isha me temperaturë dhe sot në mëngjes e kisha kokën daulle, po pasdite, u bëra më mirë dhe nga ora 1100 e natës, u kuturisa të flija.
Siç e di, këto janë “orët personale” të njeriut, që priste t’i mbijnë sa më shumë krahë!
Me padurim lexova letrën tënde, jo kartolinat ceremoniale, po këtë letër të vërtetë, shkruar ashtu rrëmujë me shkrimin tënd “prej doktori”, plot enigma e rebuse e mu desh të qaja njëherë e mirë.
Qava për të gjithë lotët, që janë ndrydhur në shpirt, që prej ikjes tënde. Qava rininë tonë të varfër dhe të humbur, qava për mallin tonë të përjetshëm.
Rreshtat e letrës tënde rëndojnë nga pesha e dhimbjes për këtë copë të vockël toke, ku kanë mbetur kujtimet, njerëzit, lindjet dhe vdekjet, që u jep jetë sa herë i përshkruan.
Këto kohë, njerëzia bëjnë protesta apo fushata kundër mullinjve të erës.
Skeptikët i dëgjojnë, tundin kokën e turfullojnë.
Ciklet tona të jetës maten me madhështinë e marrëzisë, ku narcizistët zënë vendin e parë në garë.
“Tek pi duhan mes tymit, flas menduar
 Sikur me shekuj rron një fis i marrë
 Përjetësisht në urrejtje i bashkuar,
 Çuditërisht në dashuri i ndarë.”
I madh është Dritëroi, një filozof ironik. Mua më pëlqyen jashtëzakonisht këto vargje.
Dhe mimozat, si ata zogjtë e sapodalë nga veza, nuk duan t’ia dinë.Kanë shpërthyer, si budallaçka të vogla që janë.
Të kam kujtuar, kur shkova nga Liqeni, ku dikur pinim një kafe.

Windsor, Mars
Letrat tashmë na mungojnë të gjithëve! Na merr malli edhe për postierin, me biçikletën karakatinë, kapelën e zbardhëllyer dhe atë gëzimin njerëzor, të paharruar, kur të sillte nga larg, një kumt të shumëpritur. Letrat, që me kalimin e kohës, bëheshin dëshmi të patjersueshme shpirti, e dorëshkrimi, qysh nga pergamenat, si një amanet i kohës! Këto mendime më turbullojnë, sa herë rishikoj postën elektronike dhe këmbimet e mesazheve lakonike të epokës moderne me ty, e shtrenjta ime
Dhe ja paskan çelur mimozat si paralajmërueset e para të pranverës ndërsa këtu tek unë, pishave po u këputen degët nga bora dhe akulli i të ftohtit polar, që ka përfshirë viset tona veriore. Unë e di që ti e do shumë pranverën dhe më thoshe gjithmonë, se vetëm në këtë stinë, dua të jetoj përjetësisht.GËZUAR DITËLINDJEN! SHËNDET E SHUMË GËZIME!Sa herë na vijnë përvjetorët e ditëlindjeve, na duket sikur jemi para një pasqyre, në të cilën e shohim veten me shpejtësinë e një filmi pa zë, si në kohët e Çaplinit të madh.Në qoftë se vërtet në këtë pasqyrim shohim vitet që rrëshqasin dhe ne sado të vrapojmë, nuk i kapim dot, s’kemi pse ta vrasim aq shumë shpirtin, as ta ngarkojmë me trishtim, sepse jeta sidoqoftë, në çdo rrethanë, mbetet e bukur.Në këto anët tona na kthehet dimri aq shpesh, sa nuk po e besojmë më as ngrohjen e planetit.Më ka marrë malli dhe më mungon, jashtë mase.Ditëlindjet na janë varfëruar, ngase i kemi largësitë të pamatura.Edhe unë i kujtoj vrapimet tona në rrugët e Tiranës në pranverë dhe në vjeshtën e praruar, kur gjithçka, për të mirë a për të keq, kalonim së bashku. Më merr malli për erën e athët të detit, për muzgjet dhe perëndimet e jashtëzakonshme të plazhit, kur dielli, si disk i zjarrtë humbiste në kaltërsinë e detit.Ose siç thoshin fëmijët tanë kur ishin të vegjël: “dielli humbi në det!”Si ëndërr më duken këto ditët tona këtej oqeanit.Kjo është e vërtetë për të gjithë mërgimtaret, qofshin edhe ata me të suksesshmit e më cinikët. Njerëzia kanë lënë jetën në ato brigje.

Tiranë, Qershor
Vapë e padurueshme. Sot ka rënë shi, që na e shtoi më keq valimin e ajrit. Nuk thonë kot, se nuk duhet t’i hedhësh ujë zjarrit.
Dua të shkruaj ndonjë gjë të bukur e të gëzueshme, po sot kjo është e pamundur. Sepse ky lajm është më tepër për të qarë se për të qeshur.
Partia Komuniste e ringjallur, si plaku Mere, që u ngrihej nga qivuri kur e shpinin për ta varrosur, na ka dalë me ca programe fantastike moderne:
1-Të vendoset në vendin bosh, bash në shesh ku ka qenë monumenti i komandatit, sepse na i paskësh djegur me të vërtetë malli, për Enver Hoxhën!!
2-Për të lënë të lirë mariuanën në Lazaratin e rrethuar, shtet brenda shetit, shteti i drogës!!
Pra, siç e sheh, vazhdojnë “Rëniet dhe shkëlqimet e shokut Zylo, ose e kundërta, merre si të duash!
A e vlen që ky lajm të kapërcejë oqeanet? Nuk e di. Di që çdo ditë, njerëzia hapin sytë e përpiqen të marrin një çikë me tepër vesh ç’po bëhet përreth tyre. Është si duket një troshitje dhe lëkundje e re, sa disa humoristë parashikojnë shkrirje të mëdha partish me pendul që nuk dihet nga do të anojë: majtas, djathtas, në qendër, apo në grykën e një krateri…
Nuk e gjejnë dot se çfarë pike mund të gjendet ajo farë lëndine ku të prehesh.
Për këtë me sa duket me tepër se të gjithë të tjerët, ne shqiptarët kemi lëndinën e vdekjes. Por fatkeqësia është, se edhe atë nuk e kemi lëndinë.
Nuk e di përse gjendem kaq bosh, sikur po notoj dhe kam humbur orientimin.Më duket se në ankthin e përgjithshëm, më shtohet edhe ankthi i mungesës tënde… Kështu bëhen disa ankthe bashkë, në një kohë kur më duhet ta bind veten se duhet të jemi të fortë, të qetë dhe pse jo edhe të gëzuar.Edhe kjo është një lloj lufte e brendshme, ku nuk dihet se kush do të fitojë!

Windsor,shtator.
Ajo dihet që do të fitosh ti zemra ime, ti gjithnjë fiton mbi çdo furtunë e stuhi. Ti qe vendose të mos ia prishje karrierën bashkëshortit tënd, që pas 55 viteve nuk do të adoptohej kurrë këtu, as do të mundej të ushtronte qoftë edhe një profesion tjetër, veç mjekësisë. Nuk qe trimëri e madhe, të marrësh rrugët… më e madhja trimëri është të qëndrosh aty, ku ti i lutesh zotit të të japë edhe ca krahë të tjerë për të shterguar fort e fort, familjen, farmacinë tënde të vogël, për të mbajtur gjallë jetën me nipa e mbesa!Ti, që asnjëherë nuk shikon anët e errëta të jetës, po kërkon kudo dritën dhe gjeneralin e mirë, DIELL!A e di se këtej, “len diell, e nuk të nxeh”, si në vargjet e Mujit e Halilit?

Tiranë, shtator 2013
Mu shfaq vetja dikur kur isha personazh një çikë qesharak nga “xhelozia” për ty. Ishte koha kur e pyesja mëmën:
– Si e kam emrin e dytë?
– Edima.
– Jo, nuk e dua, nuk e dua, po motra si e ka?
– Dallëndyshe.
– Edhe unë e dua dallëndyshe! Pse më kini vënë këtë emër të shëmtuar?
Në atë çast me vërtik hapet dera e në prag shfaqet dallëndyshja me ca sy të çakërdisur, e lagur deri palcë nga shiu, me flokë të ngjitur pas kokës dhe ujin që i kullonte nëpër faqe dhe në qafë e cila, ngjante më shumë me një mi të lagur, sesa me një dallëndyshe bishtgërshëre.
Megjithatë, Edimaja doli me vrap në oborr, hapi krahët e ngriti kokën nga qielli, që lëshonte ujë me shtamba dhe priti të lagej sa më shumë, që kështu t’i ngjante dallëndyshes.
Nuk e di ç`u bë ajo xhelozi fëminore!
Tani sapo hapa postën dhe lexova mesazhin tënd. Çdo fjalë e jotja më depërton në çdo qelize dhe ky është ai dyzim që lidh shpirtrat tanë binjakë.
Vërtet paska dalë diell e nuk po të nxeh, e shtrenjta ime?
Mos i merr asnjëherë seriozisht qarjet e mia!
Kam një porosi, mos e lësho penën nga dora! Ajo është dashuria jote e vërtetë. Ke qëndruar gjithmonë mbi realen dhe jetës tënde i ke dhënë qëllim, bukurinë, që të ka qëndruar përjetë besnike!
Të puth me mall. Je gjëja më e shtrenjtë që kam.

P.S. Sa mora vesh për autoren kanadeze, Alice Munro, fituese e çmimit Nobel, të kujtova ty.Kam përshtypjen se më ke folur për të, kur po e lexoje.

Windsor, tetor
E dashur motër,
Edhe unë u gëzova për A. Munro dhe çmimin e saj Nobel, se është vërtet një shkrimtare shumë e mirë, që ka shkruar edhe një novelë, “Virgjëreshat Shqiptare”, me ngjarje e viteve `20, në Malësinë e Madhe.
Sigurisht, do të isha më e lumtur të kish fituar Shqipëria ime e vogël, se ç’është e vërteta ajo shkrimtarin e ka më të madh se Kanadaja e madhe.
Pas këtyre mesazheve, Flutra me bibliotekën tonë shëtitëse, vendosi të bëjë një lloj aktiviteti, apo një diskutim të hapur letrar, sepse në rrethin tonë janë edhe disa zonja me vullnet të madh si Mimi B., që e kanë mësuar anglishten, sepse kanë vajtur në shkollë për katër vjet rresht, në shi, në borë e në akull . Kanë lexuar shumë autorë, midis tyre edhe A.Munronë.Po ka shumë të tjera që nuk kanë asnjë mundësi të krahasojnë “Virgjereshat shqiptare”, me “Prillin e thyer” të Kadaresë, krenarisë sonë kombëtare.
Lexuam edhe një interviste të A. Munrosë, për të kuptuar në thellësi një personalitet të fuqishëm si ajo.
Intervista është pak a shumë kjo:
““Unë kam qenë e interesuar për leximin shumë herët, pasi, më ishte lexuar tregimi “SIRENA E VOGËL”, shkruar nga Hans Christian Andersen, dhe nuk e di nëse ju e mbani mend “SIRENËN E VOGËL”, por ky është një rrëfim tmerrësisht i trishtuar. Sirena e vogël bie në dashuri me princin, mirëpo ajo nuk mund te martohet me të, sepse ajo është një sirenë. Dhe kjo është aq e trishtuar. Sidoqoftë, sapo e kisha mbaruar së dëgjuari këtë rrëfim, dola jashtë dhe i erdha rrotull e rrotull shtëpisë ku jetonim, shtëpisë sonë me tulla, dhe kam bërë një rrëfim me një fund të lumtur, sepse mendoja se kjo ishte duke ndodhur për shkak të Sirenës së vogël, dhe kjo prej mendjes sime u klasifikua në mënyrë të gabuar se rrëfenja ishte sajuar për të qënë një rrëfim ndryshe, vetëm për mua, kjo nuk ishte duke shkuar rreth e rrotull botës, por e ndjeja se kisha bërë gjënë më të mirë, dhe nga tani e tutje, Sirena e vogël do ta martohej me princin dhe ata do të jetonin të lumtur. Ajo e meritonte, pasi kishte bërë gjëra të jashtëzakonshme. Asaj i duhej t’i ndërronte gjymtyrët e saj. Duhej të kishte gjymtyrë si njerëzit e zakonshëm dhe të ecte, por çdo hap që bënte, i shkaktonte dhimbje pikëlluese! Pra, e shihni. Ky ishte një fillim i hershëm, në formë të shkruar..Unë bëra tregime gjithë kohën, sepse kisha për ta kaluar një udhë të gjatë deri në shkollë, dhe gjatë atij udhëtimi në përgjithës,i do t’i mendoja tregimet. Sa më e vjetër që bëhesha, tregimet do të ishin gjithnjë e më shumë për veten time, si heroinë në njërën apo në një situatë tjetër, dhe fakti se tregimet nuk po publikoheshin menjëherë për botën, nuk më brengoste. Nuk e di nëse ndonjëherë mendova që njerëzit e tjerë t’i njihnin, apo lexonin ato. Kjo kishte të bëjë me vetë tregimin, një tregim shumë i kënaqshëm nga pikëvështrimi im, me idenë e përgjithshme të trimërisë së Sirenës së vogël, se ajo ishte e zgjuar, se ajo në përgjithësi ishte në gjendje për ta bërë botën më të mirë, pasi ajo do të mbërrinte atje dhe do të tregonte fuqitë e saj magjike dhe gjëra kësisoj. Kur unë isha vajzë e re, nuk pata asnjë ndjenjë të inferioritetit rreth të qenit një grua. Dhe kjo mund të ketë ndodhur pasi jetoja në një pjesë të Ontarios, ku gratë e bënin pjesën më të madhe të lexuesve, duke i thënë shumicën e tregimeve, burrat ishin jashtë dhe bënin punë të rëndësishme. Ata nuk merreshin me tregimet. Kështu që unë, u ndjeva tamam si e shtëpisë.
E pra, natyrisht, në ato vitet e para gjë e rëndësishme ishte fundi i lumtur, unë nuk duroja dot përfundime të palumtura, për heroinat e mia. Dhe më vonë unë fillova të lexoj gjëra si “LARTËSI TË STUHISHME”, ku zënë vend mbaresa shumë e shumë të palumtura, kështu që idetë e mia i ndryshova plotësisht dhe shkova në përfundime tragjike, të cilat me kohë, zura t’i pëlqeja.
Kur u rrita dhe takova disa njerëz të tjerë, të cilët ishin duke shkruar, kuptova se puna ishte cazë më e vështirë nga sa kisha pritur. Por unë asnjëherë nuk hoqa dorë…
Unë gjithmonë përgatisja ushqimin për fëmijët e mi. Kam qenë shtëpiake, kështu që jam mësuar për të shkruar në kohë pushimi, dhe nuk mendoj se kam hequr dorë ndonjëherë nga kjo edhe pse ka pasur raste kur isha shumë e dekurajuar, pasi filloja të shoh se tregimet të cilat isha duke i shkruar, nuk ishin shumë të mira, se unë kisha për të mësuar shumë, dhe se kjo ishte një punë shumë, shumë më e vështirë nga sa kisha pritur. Por unë nuk u ndala, unë nuk mendoj se e kam bërë ndonjëherë këtë.”

AFERDITA N.
Se do ta gjeja pikërisht këtu në Windsor, shoqen time të fëminisë së hershme, Afërditën, nuk do e besoja kurrë.
Ama fjala e urtë thotë se “Vetëm mali me malin nuk piqen, ndërsa njeriu me njeriun po”.
Edhe unë, s’po u besoja syve të mi.
– Nga u gjende edhe ti këtu?, – pyeta e habitur.
– Është histori e gjatë, që kërkon një nate dimri për ta rrëfyer, – u përgjigj.
– Ma trego sidoqoftë, – i thashë.
– E kam të shkruar në ditarin tim, po për të rrëfyer, nuk mundem më. Dua të harroj me çdo kusht, por është e pa mundur, sepse nuk ka qënë një ditë, por vite të tërë, të gjatë pambarim.
– Më fal, – i thashë, – E kam vetëm nga malli i atyre ditëve të pafajshme, kur luanim kukamçefthi në brigjet e Lanës.
– Mua më duket se ka kaluar një shekull, – Mu përgjigj ajo, duke parë një tufë me rosa të egra që po niseshin për shtegtim, nga dritarja e restorantit “Lili Kazili”, ku ishim ulur.
U takuam përsëri e përsëri. S’ bëra më asnjë pyetje. E dija se i duhej kohë për të nxjerrë ditarin e saj, me plagë të gjakosura shpirti, plot vraga të pambyllura njerëzish, që rikthehen në jetë, nga Perandoria e Hadit…
FAQE NGA DITARI I SAJ …
“Më 28 shtator 1982, arrestuan bashkëshortin tim. E thirrën në Këshillin e Lagjes dhe e mbërthyen me pranga. Pas kësaj, jeta jone u shkatërrua. Atin e fëmijëve e rrëmbeu kuçedra. Pesë burra erdhën dhe kontrolluan shtëpinë. Ne mbetëm vetëm, pa asnjë mbrojtje. Malli shfaqet në sytë e pafajshëm, të përlotur të çupave tona të parritura
Një greminë, një humbje shprese ndihet kudo “Komplotet” vijnë njeri pas tjetrit…Gremina thellohet.Terrori, është jashtë çdo përfytyrimi njerëzor. Gënjeshtra thuren duke mos lënë asnjë të çarë.
Sundimtari, i velur me dashurinë e besnikëve, filloi t’i urrente për vdekje.I fishkëllente kur i përgjëroheshin për mëshirë e me fort i godiste, me mllef dhe pa kurrfarë pendese.Me qindra njerëz të pafajshëm e pësuan…
Kohë e llahtarshme, mjerë kë zuri! Po fëmijët e te dënuarve ç’faj kishin bërë që i shpërngulnin nëpër fshatra të largët, të humbur në Internim?
Edhe ne, na erdhi makina e Degës së Brendshme.Na nisën drejt Elbasanit, Ndërsa po zbrisnim nga makina çupës sime të vogël, i ra të fikët.Kur e pashë vajzën pa ndjenja, thirra për ndihmë.Asnjeri nuk afrohej. Atëherë klitha:
“Ndihmë! Më iku vajza!”
Më në fund, na doli një grua veshur me bluzë të bardhë, mjeke a infermiere, një zot e di. Bëri një kontroll formal dhe tha se ajo nuk na paskësh asgjë për t`u alarmuar.Pas tri orëve të tjera pritjeje, denjuan të na fusin në një zyrë, ku shefi i Degës së Internimit na komunikoi vendimin:
“Internoheni të tria me nga pesë vjet, në fshatin Kosovë. Shkoni bëni gati plaçkat dhe për dy orë, duhet të niseni”.
Unë e pyeta: “ Me çfarë motivacioni internohemi?”
“E dini vetë ju”, – ishte përgjigja e tij.
“Unë s`di asgjë”, – i thashë.
Drejt fshatit Kosovë, udhëtojmë në heshtje të tria bashkë. Vajzat përqafuan heshtjen, vetminë dhe punën e rëndë. Natën vonë, me dhimbje, lotojmë pa fjalë.

Fshat Kosovë, mesnatë, 30 shtator 1982
Mbërritëm para shtëpisë me gurë, pa derë, shumë e shkatërruar dhe shumë larg fshatit…
Na urdhëruan të zbrisnim. Dolëm të tria. Ç‘të shihnim!
U trishtova, më dolën lot nga sytë dhe i thashë shoqëruesit: “Si mund të jetojë këtu një grua e vetme me dy vajza, në këtë shtëpi të shkatërruar, pa derë, larg fshatit dhe pa njerëz pranë?
Ai më tha se çdo gjë do të rregullohej. Urdhëroi kryetarin e Këshillit të Fshatit, të vinin një derë të re e të rregullonin çdo gjë tjetër që ishte e nevojshme për të jetuar.
Në mesnatë, u futëm të tria në shtëpi, vetëm, të trishtuara.
Pasi pastruam e sistemuam, u shtrimë të lodhura.
Në këtë shtëpi do të ngrysim vitet… Këtu do të jetojmë…
S‘do të humbasim. Më shpëtuan lotë nga sytë dhe në heshtje, përqafova fëmijët. Shëndet të kemi, pa çdo gjë do të rregullohet. Kam dy fëmijë, më zuri… Do të duroj…

Fshat Kosovë, më 5 tetor 1982

O fshat i mjerë! Ç‘hije të rëndë paske!
Tek ty ne erdhëm të jetojmë. Me trishtimin që mbajmë në shpirt, se shumë e rëndë është vetmia, pa njerëzit tanë pranë. Në një shtëpi përdhese, e shkatërruar, me gurë, vetë mundohem të krijoj gjithçka të domosdoshme, për kushtet elementare që na duhen për të jetuar…
Thurëm oborrin me gardh për ta izoluar.Vendosëm pllaka betoni në oborr, për të mos ecur në baltën e dimrit. Mbollëm lule për kënaqësinë tonë…
T‘i soditim ato kur të çlodhemi në oborr, në ditët me diell… Në guzhinë ngritëm një lavaman me llaç e tulla, për larjen e enëve. Hapëm një vrimë në mur, që të kalonte uji… Vendosëm një tub nga jashtë e një qyp të thyer, për të mos hyrë minjtë brenda në shtëpi… Kushte shumë të
vështira për të jetuar, në këtë fshat të mjerë, ku na sollën të tria bashkë, në vetminë tonë…

Fshat Kosovë, më 25 tetor 1982

Gjithçka më trishton në këtë vetmi ku jemi, në këtë shtëpi të errët, ku dyert kërcasin e hapat tona rënkojnë nga dëshpërimi.
Nga dritaret e vogla në mur, s‘hyn dritë…
Jashtë qetësi anë e mbanë… Asnjeri nuk lëviz. Shoh shiun e rrëmbyer, që bie e s‘pushon
Era ulërin herë e fortë e herë e ndrojtur, sikur i vjen keq për ne…
Të tria bashkë jetojmë në vetminë tonë…
Në këtë hapësirë të errët, duke i buzëqeshur vdekjes, mendoj me vete në do të arrij të mbijetoj këtu me dy fëmijët e mi… Në këtë vetmi të harruar, të braktisur nga çdo gjë, pyes në do të vijnë ditë me diell, që të na ngrohin. Oh… Duhet të ngrihem, të bëhem e fortë me çdo kusht.
Duhet të duroj, të përpiqem të mbaj fëmijët me shpresë. Dy vajzat e parritura, janë jeta ime. Duhet t‘i mbaj pranë, t‘i ushqej me ngrohtësi, të përpiqem tua largoj trishtimin, që i mundon. Të përpiqem tu ngjall dëshirën për të jetuar. Me pak dritë e me shpresë, të mbrojmë jetën. Me punë e me përpjekje, të largojmë plogështinë e trishtimin. Të arrijmë të përballojmë vështirësitë e të keqen, që na mundon, duke qenë gjithmonë bashkë. Të lehtësojmë dhimbjet e të vlerësojmë jetën… Do të punojmë në bujqësi së bashku me punonjësit e tjerë…
Kjo do të na mbajë gjallë. Kështu do të ndjehemi më të lehtësuara dhe do ta ndjejmë që akoma jetojmë… Unë dhe vajza ime e madhe filluam punë në bujqësi, ndërsa vajza e vogël filloi shkollën e mesme bujqësore.

Fshat Kosovë, më 30 tetor 1982

Në fshatin Kosovë fillova punë në fermë. Punoja së bashku me gratë në bujqësi. Së bashku me to, punoja gjithë ditën. Përpiqesha të punoja si ato dhe nuk ankohesha. Në diell e në erë, në shi e në borë, puna vijonte njësoj. Çdo ditë bashkë, ngroheshim me njëra-tjetrën. Kështu kalonin ditët e një jete të plagosur. Lodhja e trishtimi që ndiejmë, na mundon. Të gjitha gra të pafajshme, vuanim në mjerim, të harruara, duke punuar gjithë ditën. Kur vinte ora, të gjitha vraponin të
shkonim në shtëpi, në foletë e tyre, ku i prisnin fëmijët. Gra të lodhura që punonin edhe në shtëpi, me shumë lodhje e mundim për të rritur fëmijët…
Fshat Kosovë, dhjetor 1982
Rreth nesh, çdo gjë është e errët e pajetë. Bëjmë kujdes, qëndrojmë pranë njëra tjetrës, në këtë hapësirë të heshtur e në këtë shtëpi të vetmuar. Mendoj ditë e natë… se dhe muret kanë veshë… Kur vijmë nga puna, mblidhemi vetëm ne të tria. Bisedojmë me njëra-tjetrën, në ngrohtësinë tonë, çlodhim trupin e zgjojmë dhimbjet që na mundojnë. Kur shoh vajzat të trishtuara, zemra më pikon…
Na kanë prerë rrënjët… A është kjo një ëndër… apo… Kjo është një vdekje e përditshme, liria na mungon. Liria është një e drejtë e çdo njeriu të thjeshtë… Ne nuk e kemi.
Jetojmë larg njerëzve të izoluar. Asnjeri nuk vjen tek ne. Një jetë e mjerë, që rrjedh me vuajtje dhe me vetmi dhe asgjë tjetër.
Të cfilitura çdo ditë, nga puna e rëndë… Vetëm me sy, komunikojnë me njëra-tjetrën dhe lotojmë. Të ngrira, të ngrysura të vetme në terr e gjëmime. E tillë është kjo jetë këtu ku jemi… e pashpresë, duke ushqyer çdo ditë qëndresën, që na mban gjallë.

Fshat Kosovë, nëntor 1983
Gjithë ditën punoj e mundohem në diell, në erë, në shi e në borë.
Kur bie të fle, s‘kam kohë as të ëndërroj, nga lodhja e dhimbja që ndjej çdo ditë.
Nga dëshpërimi, vuaj fjetur e zgjuar. Brenda vetes, mbaj një brengë që s‘njeh qetësi, e hidhur, e vështirë, dramë e rëndë pa kufi. Zanafilla e gjithçkaje, ishte Ledi Makbeth
Ajo me pabesinë e me ligësinë e saj, shkeli çdo të drejtë njerëzore. Më shkatërroi me urdhërin
e pabesë. Vuaj hidhërim mbaj brenda vetes. Urrejtja më ngacmon,në këtë shkatërrim shpirtëror që më mundon. Shqetësohem për vajzat. Me kujdes, i ndihmoj në këtë vetmi ekstreme, pa patur asnjë mbështetje. Gjithçka mund të ndodhë në këtë humbëtirë… Pa asnjë ndihmë, pa njerëz pranë, bëj shumë kujdes. Bashkë të tria, vuajmë në heshtje padrejtësinë. Duroj, duke mposhtur dhimbjet që më mundojnë. Për jetën efëmijëve të mi, kujdesem në këtë mjerim.

Fshat Kosovë, 15 gusht 1985
… Në atë shtëpi ne jetuam plot tre vjet, që nga shtatori i vitit 1982, deri më 15 gusht 1985. Shtëpia u mësua me ne dhe ne me atë. Jeta jonë shtëpi-punë-shtëpi. Çlodheshim në ngrohtësinë dhe freskinë e saj. E pranuam, u mësuam edhe me vetminë dhe izolimin e pashoq, ku na e vranë fjalën…
S‘guxojmë të flasim,
Të qeshim, të qajmë,
Apo të këndojmë…
Brenda shtëpisë s‘flasim me zë,
Në heshtje jetojmë….
Të mbrojmë jetën,
Se e dimë, ditë e natë na përgjojnë.
I vramë fjalët… s‘flasim,
Në heshtje rrimë
Vetëm mendojmë…
Një jetë të zymtë,
Pa gaz e pa shije
Durojmë…
Por nuk mjaftoi kjo,Na helmuan edhe qenin, Dirkun. Në fshatin Kosovë kishim një qen, të cilin na e dhuroi një fshatar i lagjes ku jetonim.E quajtëm Dirku. E morëm fare të vogël. Vajza e vogël e donte shumë. Ajo e rriti… E mbante pranë kur kthehej nga shkolla. Ai i ulej pranë, e shihte. Ajo e ledhatonte e lante. Kishte një shikim të veçantë, sikur donte të fliste me ata dy sytë e tij të mëdhej e të butë.Sa vinim në shtëpi, na hidhej, na lëpinte. E lëshonim, ai menjëherë ikte me vrap, zhdukej në pyll dhe kthehej përsëri…
* E falenderojme shkrimtaren Englantina Mandia qe e dergoi shkrimin per Gazeten”Dielli”

Speciale nga udhëtim nëpër trojet shqiptare Struga një kurorë e bukur plotë me fshatra shqiptare

$
0
0

Reportazh special nga Komuna e Strugës – Beqir SINA/
STRUGE : Struga si qytet është një nga destinacionet më i popullarizuar turistik, në Maqedoni, ai ndodhet në jug-perëndim të zonave të Republikës së Maqedonisë , të shtrirë prej bregut të liqenit të Ohrit. Banorët e tij rrefejnë se turistët nga Hollanda e kan pasur Strugën, si Amsetrdamin ose si qytetin turistik më të preferuarin në botë.
Qyteti i Strugës, ka tre pjesët kryesore të qytetit, ndërtuar këto në një stil karakteristik të qyteteve shqiptare , në këtë shtrirje në pjesën veri lindore të Illiridës . Ajo ka , bregun e liqenit dhe dy anët e bukura të lumit Drin si dhe “Tregun e madh”. Por, ka edhe korsin e famshme, e cila çdo mbrëmje, sidomos, ato verore – janë përplot me njerëz, sepse vijnë edhe kurbetqarët, dhe, qyteti gumëzhinë si ” bletët në koshere “.
Struga, ka edhe qendrën e saj administrative , e cila ndodhet në qendër të saj me selinë e Komunës së Strugës, ku kryetar është një figurë politike, mjaft e njohur, Zijadin Sela. I cili, na tregoi se Struga, ka pasur edhe një “dekovil” tren të vogël të asaj kohe, që punonte me avull, me dy tre vagona që lidhte Strugën me Kërçovën.
Në ndërtesat e rëndësishme administrative të qytetit është e përfshirë edhe posta qendrore, komisariati i policisë, dhe elketrana . Struga ka shumë buste dhe shtatore kushtuar figurave të ndritura të këtij qyteti dhe në qendër , të saj ka edhe shtatoren e Nana Terezes, dhurat kjo e vëllezërve shqiptarë nga Amerika, vëllezërve Gojçaj.
Pika më e preferuar sidomos për turistët e huaj dhe shqiptar është natyrisht bregu i liqenit dhe dy anët e Drinit, ku ky lumë i gjatë “gjarpërosh” i cili nga Struga, nisë “ turra- vrapin” e gjatë , duke përshkruar 149 kilometra, duke kaluar me dy të treta e tij nëpër Shqipëri, Dibër, Kukës, Tropojë, dhe deri në grykëderdhjen e tij në Shkodër.
Urat e shumta që lidhin dy brigjet e Drinit të Zi i japin Strugës epitetin “Qyteti i Urave”. Lumi rrjedh në veri në drejtim të qytetit të Dibrës në një zonë malore, ku pastaj e shënon një pjesë të kufirit Maqedoni – Shqipëri, për të kaluar pastaj në territorin e Shqipërisë. Në pjesën e Maqedonisë rrjedha e lumit është e ndërprerë nga dy liqene artificiale, të cilat shërbejnë për përfitimin e rrymës elektrike. Në ujërat e Drinit të Zi rriten një numër i madh peshqish si krapi, trofta, ngjala etj.
Liqeni i Ohrit është pika më pikëtoreske e këtij qyteti liqenor me një bukuri përrallore, sidomos natën këtu mund të mahnitesh me pamjet e tij, dhe nga ku shikohet edhe Lini i Shqipërisë.
Nga etimologjia origjina e emrit të Strugës, thuhet se vjen në gjuhën e vjetër maqedonase. Për të cilën qyteti k a tre teoritë e saj në lidhje me emrin Strugë, ku secila perj tyre thuhet se ka “përqafuar” nga banorët lokalë emrin që e thërrasin sot e kësaj dite : Strugë -Struga .
Ndërkaq, për mua ky qytet të cilin e kam vizituar më shumë se çdo vendbanim shqiptar, mbas Prishtinës, gjatë vizit ës së këtyre ditëve ” ditëve strugane ” (maj 2015) , të qëndrimit tim pesë ditor në Strugë , do t ‘a veçoja për shoqërinë dhe bujarinë e treguar strugane njohjen dhe takimet mbresalënëse, me çdo njerin prej atyre, që u takova dhe u përshendeta në çdo lokal, apo edhe ambient familjar e rrugë të saj.
Ku me një dashuri dhe respekt më shoqërojë si një ciceronë – miku im nga Waterbury – që kishte ardhur e famljen e tij, të kalojë pushimet verore, Hamdi Sadiku – Volina.
Për shumë arsye të cilat do t’i shpjegojë gjat këtij reportazhi të gjatë, nga ky udhtim dhe qëndrim në Strugë kësaj rradhe ka qenë paksa i vecantë . Mbasi ,ky jo vetëm se ishte qëndrimi më i gjatë (5 ditë) , por edhe përjetova – një bujari, dashuri dhe respekt të veçantë, të këtyre njerëzve të mrekullueshem.
E nisa vizitën time me miqt e mi , të parë, djemtë e Kaim Murtishit, dhe Nadiren sekretaren sharmante , me shume edukat dhe e zgjuar, të biznesit të tyre të suksesshëm në qendrër të Strugës. Etnomuzikologu i shquar strugan, Kaim Murtishi, studiues, hulumtues, dhe shkrimtar i tre librave.
Kaim Murtishi, është një këngëtar i njohur. Pensionist, dinamik, gjithmonë i angazhuar në aktivitetet që asnjëherë nuk i ndahet jo vetëm aktiviteve dhe veprimtarive në Strugë e Tetovë, por dhe në të gjitha viset shqiptare, që gjithë kohën ja ka përkushtuar kombit shqiptar, traditave, kulturës, muzikës dhe botimeve në shqip.

Kai, si i thërrasin struganët, atij, është, një shqiptar nga Ladorishti i Strugës, një muzikolog, folklorist, shkrimtar dhe botues i disa librave të ndryshme. Ai shtëpinë e tij a ka kthyer në një muze etnografik, ku gjen gjithçka që as edhe një muze nuk e ka.

Kaim Murtishi shpjegon se si ka mbledhur instrumentet muzikore që tek çiftelia, mandolina, ku këtë të fundit ja ka mësuar profesori nga Elbasani, Gani Jahja, i cili e ndihmoi dhe krijoi grupin e parë të mandolinave, ku më pas Kaimi e ngriti grupin e mandolinave në fshatin e Ladorishtit si fillim në vitet 1957, i cili i ka dhënë mësimet e para në Shkup, kur ishte normalist. Ka incizuar këngë të zonës së Prespës, Ohrit, Tetovës, Kërçovës, Dibrës dhe gjithë trevave shqiptare. Të gjitha i ka regjistruar më një magnetofon, në shtëpinë e tij, të cilen e ruan si një reike së bashku me makinat e shkrimit.
Rajoni i Strugës perfshin një siperfaqe prej 50703 ha. Në këtë siperfaqe janë të vedosur 50 fshatra dhe qyteti i Strugës, ku sipas regjistrimit të fundit të popullsis(2013) jetojnë 63367 banorë. Në bregun e Liqenit të Ohrit janë ngritur fshatrat Radozhdë dhe Kalishtë . Në cepin perëndimor të fushës së Strugës ngjitur me masivin malor ndodhen fshatrat Ladorishtë , Shum , Zagraçan , Belicë e Poshtme , Veleshtë , Oktis , Vevçan , Podgorc dhe Llabunishtë .
Në masivin malor të Jabllanicës shtrihen fshatrat Mali Vllaj , Frëngovë , Vishnja dhe Belica e Sipërme .Rajonit të Strugës i përkasin edhe fshatrat Jabllanicë , Borovec, Piskupshtin , Lukovë , Bezevë, Nerezi, Lakajce, Modriç dhe Drenok . Në malësi shtrihen fshatrat Prisovjan , Zbazhdë , Rzhan dhe Llokov si dhe dy fshatrat Burinec dhe Sellce .Në pjsën jugore të masivit të malit Karaorman shtrihen fshatrat Misllodezhdë , Bërçeve , Tashmurunisht , Toskë dhe Poum , ndërsa pak më poshtë tyre fshatrat Dobovjan , Tatesh i poshtem dhe Tateshi i sipërm , Koroshishtë dhe Dollogozhdë . Ndërsa nga ana tjetë për rreth rrugës për në Dibër shtrihet fshati Glloboçicë . Në thellësi të fushës së Strugës ndërkaq , ndoshen fshatrat Vranishtë , Moroishtë , Mislleshovë , Drasllajcë , Llozhan , Novo Sellë , Bixhovë dhe Livadhi .

Frëngova, fshati parë sapo kalon pikën kufitare të Qafë Thanës

Sapo kalon pikën kufitare të del përpara rrëzë një mali Frëngova e cila gjendet në pjesën jugperëndimore të Strugës. Territori i këtij vendbanimi ngrihet deri në malin Jabllanicë në kufi me Shqipërinë. Fshati është kodrinor, me një lartësi mbidetare prej 810 metra. Fshati ka shkollë fillore, një xhami, disa puntori të vogla dhe shitore. Nga qyteti i Strugës është larg 6 kilometra. Territori është pyjor me pak fushë bujqësore, për këtë arsye një pjesë e banorëve të këtij lokaliteti merren me pylltari, bujqësi dhe blegtori, një pjesë e banorëve punojnë në punë të ndryshme në qytetin e Strugës.
Nuk është i vogël numri i banorëve që punojnë dhe jetojnë përkohësisht jasht vendit nga ky fshatë, të cilët kan bërë emër në këto anë dhe në emigrm (kurbetë) janë histori suksesi me shpjegon një fshatarë i kësaj ane, ulur në një lokal të bukur rrëzë kodrës .
“Një nga ata më tha ai është në Amerikë, i shpërngulur prej këtej në qytet me gjithë familje. I njohur për këngët e tija aq të buka për “Strugën time” siç e quan ai me shumë mall e dashuri. Ai është njëri prej aty qindra struganëve të suksesshëm – që e njofin dhe e kan mik pothuajse të gjithë shqiptarët, e Amerikës, është Rrok Stari Strugan, Haxhi Dauti, i cili me notat e muzikës dhe këngës së tij për këtë qytet magjik, sikur e ka hymnizuar Strugën , duke i dhën këtij qyteti historik dhe piktoresk më shumë dashuri – muzikëalitet dhe ngjyra të bukura Strugës.
Ladorishta: Bazilika Ilire, Masakra e Ladorishtit dhe Beteja e Petrinjës
Ladorishti, është një ndër fshatrat më të mëdhenj të rajonit të Strugës me rreth 700 shtëpi dhe rreth 4000 banorë. Në fshat është e organizuar jeta kulturore dhe sportive nëpërmjet aktiviteteve te klubit futbollistik “Flamurtari” dhe SHKA “Valët e Liqenit” të cilët janë përfaqësuar nëpër shumë festivale si brenda vendit ashtu edhe jashtë duke u nderuar me shumë çmime dhe lëvdata.
Ladorishtin gjatë kësaj vizite do t’a quaja “Zvicrën” shqiptare,një fshatë ky me shtëpitë -vila, që të mahënitin me bukurinë dhe stilin e tyre alpinë, shtëpitë e stilit zvicerane,ndërtuar me djerësën e kurbetqarve ladorishtas në Zvicër
Ladorishti, është një vendbanim i vjetër, dhe këtë e dëshmon Bazilika, ka qënë një popull trim, trimëri të cilën e dëshmon me pjesmarrjen e banorëve në disa luftra, ka qënë gjithmon mikpritës dhe mbajtës i fjalës, ka ngritur flamurin atëherë, kur ka qënë i kërcënuar, dhe ka hapur shkolla atëherë kur ka qënë e ndaluar, e sot Ladorishti është krenar për të gjitha këto.
Në qendër të fshatit ngrihet lavdishëm një monument i madh që kujton 71 vjetorin nga masakra e forcave nazifashiste mbi fshatin Ladorisht, ku u vranë thuhet më shumë se 84 fshatarë të pafajshëm, u plagosën qindra të tjerë dhe u dogj e u shkrumua i tërë fshati… Ishte kjo hera e tretë e djegies së fshatit, pas forcave bullgare dhe forcave serbe gjate lufterave ballkanike… Herën e katërt thonë ladorishtarët e provoi Gligorovi me 1992, por nuk ia doli mban ë, të nënshtrojë dhe të gjunjëzojë këtë fshat i cili historiksht është i dalluar për trimëri, patriotizëm, mënçuri dhe pena të forta kombëtare.
Në periudhën komuniste janë bërë disa hulumtime në Bazilikë nga disa arkeolog të ndryshëm. Nga ajo periudhë e deri tash studiues të ndryshëm dhe Albanolog të njohur kanë theksuar për vjetërsinë, dhe vlerat që ka Bazilika, qe daton nga shekulli IV-VI e.s. Albanologu kroat, Aleksandër Stipçeviq i cili ka deklaruar se ka preardhje ilire, gjithashtu para ca kohësh ka bërë një vizitë në Bazilikën e Ladorishtit, në librin e tij “ Ilirët: historia, jeta, kultura- simbolet e kultit” i botuar në vitin 1990, në hartën e vendbanimeve më të rëndësime arkeologjike nga periudha parahistorike, bën pjese edhe Ladorishti.
Nga ana tjetër e Dibrës së Madhe vjen Veleshta
Veleshtë, është fshat në Komunën e Strugës, Maqedoni shtrihet në një rrafshnalt për gjatë rrugës kur vjen nga Dibra e Madhe. Mbi prejardhjen e emrit të Veleshtës ka shumë hipoteza, por sipas konsultimeve të shumta me historianë, albanologë, shkencëtarë dhe etimologë, ajo është e lidhur para së gjithash me kultivimin e rrushit.
Veleshta sipas regjistrimit të vitit 2002 ka 8156 banorë, mirëpo në fshat jetojnë jo më pak se 6200 banorë. Një përqindje e madhe nga popullata jetojnë dhe veprojnë në Perëndim. Shqiptarët e Amerikës sidomos ata të zonës së Tri Shtetshit – NY-NJ-CT,njofin policin e e uniformës së Nju Xhersit, në qytetin e Patersonit, Lirim Kaba , atdhetar e patriot i flakët, i cili ka dhënë së bashku me fmljen e tij një kontribut të madh për luftën e UÇK-ës, atë të 2001 dhe çdo veprimtar kombëtare në SHBA
Mirepo ne vitet e sotme Veleshta eshte zgjeruar edhe me teper prandaj ka arritur ne 11.000 banore ku 30% jetojne ne vendet e huaja.

Një nga vendbanimet më të vjetra në fushëgropën e Strugës është edhe fshati Dollogozhdë
Një nga vendbanimet më të vjetra në fushëgropën e Strugës është edhe fshati Dollogozhdë i cili ndodhet në pjesën veriore rrezë malit Karaorman në një lartësi mbidetare prej 720 metra. Burimi i emrit Dollogozhdë edhe sot e kësaj dita ka teza të cilat sipas gojëdhënave shpjegohen në këtë mënyrë. Pasiqë në veri ka malin Karaorman, në lindje Krasten dhe në jug fushën ndodhet në lugë, thuhet se dikur është quajtur Luguoshtë, varianti i dytë është Guri i Bardhë sepse shkëmbinjtë janë gëlqeror dhe kanë ngjyrë të bardhë, dhe varianti i tretë është kur fshatarët e Poumit kanë zbritur poshtë kanë thënë “dola poshtë” që kur i bashkojmë këto fjalë fitohet emri Dolloposhtë.
Popullata në Dollogozhdë është shqiptare dhe i përket besimit Islam. Që në kohët e lashta popullata e Dollogozhdës vërehej si arsimdashëse, bujare dhe punëtor.
Në këtë fshat është shumë i theksuar edhe migracioni dhe sidomos i rinisë, e cila për shkaqe fillimisht politike dhe më pas ekonomike kanë migruar në SHBA, Zvicër, Austri Gjermani por edhe në Australi.
Por edhe sot e kësaj dite edhe pse mërgimtarët Dollogozhdarë janë në mërgim zemrën dhe shpirtin i kanë në vendlindje, ku vazhdimisht kontribuojnë në çdo aspekt për rindërtimin e fshatit.
Sot në Dollogozhdë veprojnë edhe Klubi Futbollistik dhe Shoqëria kulturoro-artistike, të cilët permes punës së tyre të pandërprerë dhe aktiviteteve edhe jashtë vendit mbajnë gjallë dhe shfaqin kudo traditat dhe kulturën e Dollogozhdës.
Dollogozhda kujtohet dhe mbahet mend edhe për kontributin e saj madhor në luftërat e fundit për liri të shqiptarëve ku djemtë e këtij fshati ishin aktivë po edhe në radhët udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e cila luftoi në vitin 2001 për të drejta të barabarta të shqiptarëve në Maqedoni. Shumë djem të rinj në mënyra të ndryshme ndihmuan të dy këto lëvizje me rëndësi të madhe kombëtare ku mjaft mirë mbahet mend dhe përmendet Nuri Mazari i cili mbante nofkën “Komandant Struga”.
Radozhda është një fshat në komunën e Strugës në rajon jugperëndimore të Republikës së Maqedonisë.
Radozhda është vendosur në bregun perëndimor të liqenit të Ohrit. Është 10 km në jug të qytetit të Strugës. Ky vendbanim është 2 km nga kufirin shqiptaro-maqedonas. Fshati më i afërt është fshatit Lin i cili ndodhet në Shqipëri. Lartësia mbidetare e këtij vendbanimi është 725 metra. Fshati është themeluar në skajin perëndimor të liqenit të Ohrit mbi dhjetë shekuj më parë. Ësht ë themeluar në një tokë pjellore me kushte për zhvillimin e bujqësisë. Zonat përreth kanë qenë të përshtatshme për bujqësi në shkallë të vogël. Fshati u themelua rreth 1 km në perëndim të pozitës së sotme.
Kur vizitojë Strugën tonë, në mendje më vjenë gjithmonë një fjalë e kryetarit të komunës së saj , Dr. Ziadin Sela në fjalimin e tij – përmbyllës elektoral para qytetarëve të shumtë, më 23 Mars 2013, teksa, ai theksoi se:” Strugën, e fali perëndia të bukur, e fali që këtu të jetojnë shqiptar, të lindin të rriten, të plaken dhe të vdesin këtu si shqiptarë|”.
Në kurorën e fshatrave për rreth Strugës,dhe në qytetin e Strugës gati çdo shtëpi dhe rrugë mban flamrin kuq e zi me shkabën dy krenare. “Shumë bukur ngjan Struga kuq e zi. Këtu ka vetëm flamuj me Shqiponjë, këtu ka vetëm shqiponja edhe të Skënderbeut, por edhe të Ismail Qemalit , një nipi tij është varrosur në këtë qytet . Kjo është dëshmia më e mirë që ne jemi këtu, kemi qenë këtu dhe do të të jemi këtu. E thotë edhe himni ynë, se Zoti vetë e la me gojë, që kombet shuhen përmbi dhe, por shqiptarët do të rrojnë, për to dhe vetëm për to punojmë të gjithë ne.Këtë vend ne do ta trashëgojmë në emër të gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë, ashtu siç do ta trashëgojnë nipërit dhe stërnipërit tanë, besat dhe stërmbesat tanë ” ka thënë kryetari Sela , i cili tani është duke udhëhequr një lëvizje poliitike në Maqedoni me ndjenja dhe frymëzim të thellë kombëtar .
Mirëp o , sa her të vizitosh Strugën mënjëher e ndjen atë “erën” shqiptare ngado që shikon e vizitonë çdo pëllëmbë, të kësaj toke Arbërore . Aty ku si në Tetovë, Gostivarë, Kumanovë, Dibër, Kërçovë, e të gjitha viset shqiptare më shumë se kurrë çdo gjë frymon shqip. Vetë qyteti i Strugës ka më shumë shqiptarë se sa maqedonas , dhe ngaqë rrethinat e saj përbëjnë edhe pjesën më të madhë të popullsisë shqiptarët, aty të duket vetja shumë shqiptarë.
Kryetari i Komunës së Strugës është zoti Ziadin Sela, i cili ka fituar admirimn dhe mbështetjen e të gjithë komunës,duke bërë një nga kryetarët e komunav më të suksesshëm – duke ja ndrruara faqen qytetit të Strugës, i cili duke punuar për qytetin e ka bërë atë si një kantier ndërtimi – qysh nga infrastruktura dhe objeketet e tjera të ndërtimit

Struga qyteti i “Ditëve të Poezisë”

Sipas burimeve të databasit observues të quajtur Wikipedia, thuhet se Struga, është qytet dhe qendër e komunës me të njëjtin emër që shtrihet në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë. Qyteti shtrihet në brigjet veriore të Liqenit të Ohrit. Përmes qytetit kalon lumi Drini i Zi, i cili buron nga liqeni. Struga përmendet që nga antika, aty pranë kalonte rruga romake Via Egnatia, emri i vjetër ilir i Strugës ishte Enhallon.
Qyteti i Strugës gjatë shekujve ka formuar fizionominë e tij në aspektin historik, kulturor dhe arkitektonik. Qyteti i Liqenit, ka histori të pasur. Gjatë zhvillimit qyteti kalon nëpër periudha zhvillimi të traditave, ekonomisë dhe kulturës. Historia e Strugës fillon nga neoliti. Buzë Drini i zi dhe në afërsi të tij janë zbuluar figura arti që padyshim tregon se prej neolitit e këtej Struga ka qenë vend i banuar. Sipas asaj që është e njohur prej epokës greko-romake mund të thuhet se Struga ka qenë vendbanim i rëndësishëm peshkimi në afërsi të vendbanimeve Lyhnida (Ohri i sotëm) dhe Patra (vendbanim antik mbeturinat e të cilit janë gjetur ne fshatin Ladorishti 2 kilometra larg Strugës). Në epokën greko-romake, para ardhjes së sllavëve në Ballkan, Struga ka qenë territor ku intensivisht është zhvilluar jeta kulturore. Prej asaj koha është e rëndësishme nekropola në fshatin Trebenisht e cila ka dhënë material të shkëlqyer për shkencën greke dhe ballkanike si dhe për bazilikat e mëvonshme romake dhe bizantine “në Ladorishti, Oktisi dhe Dollogozhda.
Për historinë kulturore të Strugës dhe rrethinës me një rendësi të veçantë janë bazilikat në Oktisi dhe në Ladorishti. Për bazilikën në Ladorishti dihet se ka pasur atrium, bazilika të tilla ka në të gjithë Ballkanin mirëpo rrallë gjenden bazilika me mozaik në podium. Në një terren kaq të pasur në shekullin e VII erdhën sllavët, në atë periudhë Ohri ishte shkatërruar nga një tërmet, gjithashtu edhe bazilikat në Oktisi dhe Ladorishti.

Kultura
Struga është një nga qytetet më të rëndësishëme kulturore në Republikën e Maqedonisë , ajo është vendlindja e poetëve Konstantin аnd Dimitar Milladinov . Ngjarja kryesore nga jeta kulturore në Strugë është taikimi më i madh i poezisë në botë i njohur përndryshe si :” Struga Mbrëmjet Poetike”.Ngjarje poetike, kjo në të cilën kan marrë pjesë edhe laureatë nga bota, përfshirë edhe disa fitues të Çmimit Nobel për Letërsi, si fituesit të këtill si Joseph Brodsky , Eugenio Montale , Pablo Neruda , Seamus Heaney , Fazil Hüsnü Dağlarca dhe shumë të tjerë që nga viti 1966 .
Qyteti ka edhe disa monumente kulturore në afërsi të saj të tilla si Manastiri оf Kalista , pak kilometra larg me qendrën e qytetit , të shtrirë në bregun e liqenit të Ohrit. Struga ka disa objekte artitoteknike që besohet se datonjnë nga shekulli i 16të, afreske prej Shekullit të 14 dhe 15 .
Pjesa më e madhe e qytetit është e ardhur sidoms përmes turizmit të brendshëm dhe të huajve . Vendndodhja e Liqenit të Ohrit e bën ajo jetën turistike më qetë dhe më paqësore që vizitorët të përjetojnë një pushim më aktiv . Kur vizitonë Strugën qyteti i Republikës së Maqedonisë , ka jo pak vende që tregojnë kulturën e bukurisë , shtëpi karakteristike balte, shtëpia e vëllezërve Milladinovci , pazari i vjetër i Strugës , kishat e vjetëra dhe xhamit madhështore .
Çdo verë іnkultura e ka qendrën e saj në Strugë – Struga, edhe më shumë se Miami ndoshta është qyteti që ka më shumë edhe sot e kësaj dite, skenën e hapur verore , ku ajo organizon festivalin Cinemania dhe Music Festival “Ejani” përfshirë , rock metalike , elektro , hip hop , r’n bаnd dhe shumë më tepër nga grupe në të gjithë vendin . Struga shquhet edhe për “korsat” e mbrëmjes ose shetitjet e mbrëmjes, në dy anët e lumit Dirni i Zi, ose natë shëtitje nga liqeni , nga lumi , оr gо аtmоst popullor disko Oaza , Glamour , Alibia , Empire dhe të tjerët.

RRUGËTIM MES PSHERTIMASH DHE MALL MËRGIMTARI

$
0
0

Nga Abdurrahim ASHIKU/
Përshkrim/

Me autobusët e linjës Top-line, udhëtohet rehatshëm, në qetësi, në respekt për pasagjerin e në një komunikim me kulturë. Nuk është pak por rreth katërmbëdhjetë orë ngrirë në ngushtësinë e karriges komoditeti i së cilës ta lehtëson ose jo rrugëtimin.
Kakavinë, pikëdhembjen mërgimtare ku akrepat e orëve ndalen e durimi ngjitet në rezonancë, e kaluam si të ishim në Evropë. Përpara nuk kishim asnjë autobus çka na e ngjiti buzëqeshjen si me zamkë, e një nga një, pa u ngutur zbritëm për tu vënë në radhë për vulën e kalimit mbi pasaportë. Radha u prish. Tre policë, në tre kabina, na e bënin me duart zgjatur si shatë duke na tërheqë secili në drejtim të tij. Në pak sekonda mbaruam e për disa minuta u nisëm drejt pikës kufitare shqiptare.
Një kalim kufiri që do ta donim të ishte çdo ditë, çdo natë, në dimër dhe në verë…
E urova…
Megjithëse dita ditës nuk i ngjan…

ATDHEU IM…/

Kam nëntëmbëdhjetë vjet që udhëtoj, hyj dhe dal në Atdheun tim. Si i ikur nga zori, nga paralajmërimi i majit të egër 1996, ultimatumit për të mbyllur gojën, ultimatumit për të më dhunuar shpirtin e jetës së njeriut, familjen. Dhe në këto nëntëmbëdhjetë vjet mund të ve në llogari edhe gjeografinë edhe numrin e gropave të rrugës mbi zhavorr e kalldrëme dhe në asfalte të moçme të shqyera, edhe rrugën e re me ende “nja dy pëllëmbë” mbetur në të kaluarën. Ajo copë rrugë, vetëm 11 kilometra, nga Tepelena në Memaliaj që përshkohej me shpejtësi traktori me zinxhirë, në kalim të kohës, shtruar me zhavorr nga “ata” dhe asfaltuar nga “këta” tash nuk më trishton, m’i mbledh e m’i hedh në anë kujtimet…
Në udhëtim mbi rrota që lëvizin, meditimi është shok e mik, ciceron që flet dhe hesht, frymëmarrje e thellë dhe ngushtim gjoksi…
Luginën e Dropullit e kam kap në shpirt një ditë të ngrohtë qershori 1962, student, pjesëtar i një ekspedite pedologjike për studimin e tokave acide. Qesh ndalë e pata marrë disa kampione në fshatin Bularat, fshat që e kërkoj në çdo udhëtim. E kërkoj me sytë e asaj kohe, e mbledh dhe e mbaj edhe në vështrimin që e kap në ndryshimet e radhës…
Fusha e Dropullit ka qenë ndër fushat ku kultivohej jonxha për farë dhe duhani gjethe vogël “samsun”. Tabani i saj është shumë i përshtatshëm për plantacione të tëra vreshtash prej nga rrjedha e lëngut të rrushit, vera dhe rakia ta “plasin ballin”…
Toka djerrë dhe “plantacione” ndërtimesh në atë truall që dropulliti nuk e preku asnjëherë me themele ndërtesash….
Hyrja në Gjirokastër, edhe në gjumin më të thellë, të zgjon në hedhjet përpjetë nga gropat e rrugës. Ajo copë rrugë me gropa (cili qytet i Shqipërisë nuk e ka këtë pamje) nuk të lë ta shohësh bukurinë dhe madhështinë e “kryqëzorit” të historisë shqiptare që ka lundruar ndër shekuj pa iu fut uji dhe pa iu prish direkët.
Viroin e kam jetuar një ditë maji të viteve tetëdhjetë në një takim gazetarësh ashtu si kam jetuar uzinat dhe fabrikat e Gjirokastrës që u jepnin jetë njerëzve e tash pamja e mureve në kolona të braktisura betoni më trishton. Dikur një skelet metalik ombrelle nuk prishej pa ndërruar dy-tre veshje pëlhure e pajisjet e kuzhinës kryenin “revolucion” në mënyrën e të ushqyerit deri në skajet më të largëta të vendit…
Udhëtoj në zjarrin e ndezur të një fushate zgjedhjesh për pushtetin vendor e refreni i çdo partie e çdo kandidati më shurdhon veshët…
“Do të hapim…vende pune…”
Ku? Si? Me se?…
Askush nuk e thotë…
Memaliaj, qyteti i punëtorëve të nxjerrjes së qymyrit të gurit, më vjen në sy i mërdhirë kallkan. Minierën e vranë e me të vranë të gjithë banorët…
Nga Qafa e Koshovicës rruga është po ajo, e ngushtë si dikur në kontrast me rrugën e gjerë në hyrje e në dalje të rrethit të skajshëm të qytetit. Pritet të bëhet një baj-pass që makinat të ecin lirshëm. Kjo do të ndodhë dhe trishtimi që të vjen nga “rruga e vjetër” do të shuhet. Por trishtimi kur sheh kompleksin industrial ku në fund të viteve gjashtëdhjetë u ngrit kombinati kimik i prodhimit të plehut të nitratit të amonit që i dha gjelbërim dhe prodhim bujqësisë shqiptare, të mblidhet në shpirt e nuk del. Pa nitratin e amonit të Fierit dhe pa superfosfatin e Laçit nuk bën rrugë bujqësia. Me plehra të dyshimtë që vijnë nga jashtë edhe bujqësia, edhe shëndeti i njerëzve është në dyshim…
Udhëtoj zemrës së Myzeqesë, fushës së ndarë në rripa, pak me bimë e pemë frutore e shumë djerr…djerr…djerr…
Sapo kisha përfunduar së lexuari një libër të mikut tim Dr. Jorgji Muzaka “Njerëz të mirë”.
Libri është një enciklopedi e gjerë e vlerave intelektuale të specialistëve shqiptarë të bujqësisë.
Në faqet e librit të tij Jorgji Muzaka na sjell personalitete të larta të shkencës shqiptare. Na sjell Mentor Përmetin, shkencëtarin, akademikun e madh të bujqësisë shqiptare. Na sjell Andrea Shundin shpirtin shkencor të të cilit pata fatin e njohur kur ai udhëtoi nga Amerika e largët në Greqi ku e përcolla me dashuri e respekt në disa fshatra arvanite ku ai kërkonte fjalën e lashtë shqipe për verëtarinë dhe vreshtarinë për t’i futur në fjalorin enciklopedik shkencor për to… Sjell zooteknikun e njohur Dr. Viktor Pukën, Naun Priftin, Aleksandër Çelikun. Prof.. Adem Salillarin, Enver Isufin, Veli Hoxhën, Fuat Memellin e të tjerë, e të tjerë…
Jorgji Muzaka ka qenë punonjës shkencor i Institutit të Kërkimeve Bujqësore të Lushnjës. Deri në vitin 1996 ai punoi në seleksionimin e pambukut, bashkautor dhe autor i krijimit të disa linjave pambuku. Nuk iu nda pambukut edhe kur atë e anatemuan. Me ndihmën e një miku vazhdoi eksperimentet edhe pse ndodhej larg në mërgim ku edhe atje, në Greqi, ngriti një ngastër eksperimentale. Jorgji Muzaka që nga janari i vitit 1985 mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave Bujqësore”…
Tash Jorgji Muzaka, në moshë pensioni, u jep gjelbërim kopshteve përtej oqeanit Atlantik, në Nju Jorkun e largët…
Myzeqeja tash nuk prodhon më pambuk. Mundi, dijet, djersa e një brezi të tërë specialistësh ka humbur. Trembëdhjetë mijë punëtorë të kombinatit të tekstileve të pambukta në Berat kanë humbur punën e tyre…
Dhjetëra mijë punëtorë të Myzeqesë e kanë lënë djerr fushën më pjellore të vendit dhe një ndër fushat më pjellore në Ballkan…
Rripave të tokës së ndarë të Myzeqesë herë – herë më vijnë në ekranin e vogël satelitorë fytyra të gëzuara pushtetarësh të lartë, të krye kuvendarit, kryeministrit, ministrit të bujqësisë.. që reklamojnë “përvojën” e ndonjë fermeri që ka mbjellë “një rrip” nga rripat pambarim të tokës të mbjellë me luleshtrydhe, domate, sallatë, kastravecë që po “mbushin” rrugët e eksportit. Pamjet më kujtojnë një bashkëfshatarin tim nga Brezhdani i Dibrës, Tahsim Karasanin, një bujk i përkryer që në vitet pesëdhjetë në një ngastër me tre dynymë tokë mori njëqind kuintal misër “Farëmadh Dibre” për hektar…
Më ngjan se propaganda e sotme në bujqësi është kthyer më se një gjysmë shekulli prapa…
Një bujqësi ndarë në rripa toke nuk mund të bëjë përpara…
Ligji 7501, i miratuar me konsensus e dy partive të mëdha duke shpërbërë fushat më pjellore të vendit e ka vënë bujqësinë shqiptare në një kolaps që mbase nuk do ta riparojnë disa dhjetëvjeçarë, në mos shekuj…

PALMAT-KJO MANI BASHKIAKËSH…

Me palmën si bimë jam njohur në vitin 1961 kur vazhdoja studimet e larta. Në oborrin para konviktit, ish ndërtesës të Shkollës së Dakos në kodrat e Kamzës, para hyrjes kryesore ngrihej e degëzuar diku tek dhjetë metra lart një palmë trungun e së cilës nuk e mbërthenin hapa krahësh dot dy studentë. Palma duhet të jetë mbjellë nga Dakoja, pronari i vendit dhe i shkollës në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar.
Kryebashkiaku i Durrësit Dako (nuk e di në se ka të bëjë me Dakon e “Shkollës së Dakos”) , tek mbillte “Palmën e Njëmijtë” deklaroi se Durrësi është qyteti i palmave dhe se palma e parë daton e mbjellë në vitin…1970!
Tek udhëtoja më bëri përshtypje se palmat janë bërë dru zbukuruesit më të lakmuar dhe më të pranishëm në bizneset e reja shqiptare, në lulishtet që rrethojnë lokalet.
Por palmat janë bërë dhe “vrapojnë” në rreshta të gjatë tashmë në bulevardet kryesorë dhe në autostradat shqiptare.
Hyrja e Durrësit, në tërë gjatësinë e plazhit ta këput kokën në vështrimin lart për të kapur degët e pakta në majë të palmave, gjethet e të cilave më vijnë të zverdhura…
Hyrja e Tiranës, në ndarjen midis dy kursive të autostradës është binjake me atë të plazhit të Durrësit me ndryshimin se për mbajtjen drejt të gjithë asaj “binaje” të lartë trungu është i mbështetur në katër kërraba që luftojnë për t’i mbajtur në rrënjë palmat, në ndryshim me ato të plazhit që nuk e kanë këtë kujdes…
Dakoja në deklaratën e tij për shtyp përgënjeshtroi opozitën që një palmë e vlerësonte me pesëmijë euro duke thënë se kushtonte vetëm 220 euro (!)
Pyjet shqiptare janë të mbushur me dru pyjorë që me një kosto modeste dhe me traditë shqiptare mund t’ia shtojnë bukurinë rrugëve, lulishteve dhe mjediseve të gjelbra të vendit. Peshkopia me Bulevardin e Blirëve mbase jep një shembull të bukur që duhet vlerësuar…
Mania për të kopjuar të tjerët po bëhet sëmundje që kushton…
Të qenit vetja, kombëtarja, shqiptarja më ngroh…
Vijon…

MALI I ROBIT

E bukur është autostrada në dalje të Kavajës e në hyrje të Durrësit. E blinduar me mbajtëse hekuri, dyfish në qendër e tek e tek anash, e projektuar që të mos kalojnë as mizat. Por mizat kanë fletë dhe e kalojnë kur të duan dhe ku të duan pa. Edhe njerëzit e kalojnë por me kokë që lëviz si lavjerrës herë majtas e herë djathtas për të kap çastin e kalim – vrapimit jashtë rrezikut për kokën…
Banorëve të Malit të Robit, siç quhet kodra me një antenë sipër e diku 20-30 shtëpi në pjerrësi, për të kaluar autostradën për në plazh u është dhënë mundësia të shkojnë rrugë pa rrugë deri tek rrethrrotullimi i Kavajës ose deri tek rrethrrotullimi i Shkozetit. Një nënkalim poshtë rrugës së trenit ose një urë kalim mbi autostradë do t’i lehtësonte banorët që ta shijonin bregun e detit që ka emrin e vendit ku banojnë, Plazhin e Malit të Robit…
Autostrada në drejtim jugun e ka një dalje, një vendqëndrim të shkurtër të automjeteve në marrje e lënie pasagjerësh. Në krahun tjetër po të duash të ndalesh tek Mali i Robit nuk ke asnjë shans përveçse rrezikut në kalimin e strukturave metalike dhe…
Unë kam një shtëpi të vogël në plazhin e Malit të Robit, shtëpinë e pleqërisë. Kur shkoj mendohem gjatë ku të ndalem. Preferoj rrethrrotullimin e Kavajës, “Kavajotin” kur dikush më pret dhe autobusin që kalon në rrugën dytësore…
Kësaj radhe më pritën çka mi lehtësoi krahët nga valixhet…

KOMPLEKSI “AGZA-DIBRA” DHE KANALI FOLE MUSHKONJASH…

Agimi dhe Zabiti janë dy dibranë që pak kohë më parë bashkia e Durrësit ku jetojnë dhe punojnë u dha titullin “Qytetar nderi”. Nuk njoh rast tjetër por që t’u jepet titulli më i lartë i qytetit dy ndërtuesve është një vlerë e shumëfishtë. Dhe titulli u është dhënë për korrektësi dhe cilësi në ndërtime…
Agimi dhe Zabiti në plazhin e Malit të Robit i kanë qëndruar paksa larg detit, nuk janë përzierë në mishmashin e ndërtimeve dhe të pushtimit të detit me linja të gjata me gurë e panele çimentoje në mbrojtje të pronave të tyre. Ata kanë ndërtuar një kompleks modest me tre godina tre plus papafingo, rrethuar me mure dekorativë, shtruar me kalldrëm tullash, gjelbëruar me shije urbanisti…
Ke dëshirë të pushosh, madje të jetosh tërë vitin në këtë mjedis. Të përjetosh qetësinë, të dëgjosh zërat e fëmijëve tek luajnë me njeri tjetrin në oborr pa shqetësimin e prindit kur fëmija del nga dera e apartamentit…
Mallin dhe dëshirën ma prish kanali i zhytur në ujëra të zeza e kallamishtesh që gjejnë ushqim të bollshëm për tu rritur e harbuar, fole mushkonjash që nuk ndalen përpara asnjë helmi…
Thonë se kanalin dhe rrugën nga autostrada ende në zhavorr e gropa do ti sistemojnë. Kanalin do ta fusin në tuba e rrugën do ta shtrojnë me asfalt, vetëm pesëqind metro rrugë dhe diku tek dy kilometra deri në derdhje në det…
Thonë…
E kanë thënë tash dhjetë vjet…
Me të thënë e me të bërë kanali vazhdon t’i derdhë ujërat e pista në një det të tërë…

HEKURUDHË NË GRAHMAT E FUNDIT…

Një fishkëllim vjen e më kthen në kohë, dikur pas mesit të viteve pesëdhjetë të shekullit të kaluar. Mua, se të tjerët i kthen pas mesit të viteve dyzetë. Më kthen tek lokomotiva me avull që ndalej kurdoherë sapo kalonte tunelin e Rrogozhinës për tu mbushur me ujë, lënda e dytë pas qymyrit që i jepte forcë…
Një histori e veçantë ndërtimi i hekurudhave në Shqipëri, histori që nis me hekurudhën Durrës Peqin e Durrës Tiranë për të vazhduar udhëtimin drejt Fierit, Ballshit e Vlorës në Jug, drejt Gurit të Kuq në Pogradec në Jug-Lindje e drejt Laçit, Shkodrës, Hanit të Hotit dhe Evropës në Veri. Histori ku u derdh shatërvan djersa e të rinjve dhe të rejave nga i gjithë vendi…
Zëra politikanësh në prag zgjedhjesh diku flasin për hekurudhën. Berisha rreth një dekadë më parë u premtoi Kavajasve së do tu sillte trenin elektrik. Sikur ta kishte bërë atëherë tiranasit do të udhëtonin bregdetit me tren siç udhëtojnë athinasit nga Kifissia në Pire. Qetë – qetë, në stacione afër e afër, vetëm me njëqind lekë…
Po flitet për lidhjen e Kosovës me tren nëpërmjet luginës së Drinit…
Berisha bërtiti fort përsëri të enjten në parlament…
Po flitet për lidhjen e Maqedonisë me hekurudhë nëpërmjet Linit e Strugës…
Fjalë zotërinj, fjalë… si në komeditë dhe tragjeditë e Shekspirit…
Treni kalon duke lënë pas psherëtimën në agoni…
Në dritaret e vagonëve të pasagjerëve pas xhamave të thyera shoh ndonjë fytyrë të ngrysur…
Treni shqiptar nuk arrin në Tiranë. Ia kanë ngrënë stacionin…

NJË NËPUNËS BANKE ANAKRONIK…

Më duhej që të merrja një informacion për gjendjen time të llogarisë, shtesën për paratë nga pensioni im dhe i gruas futur në një llogari ndërtimi.
Nëpunësja e arkës më drejtoi tek një punonjës i shërbimit mbasi vetëm ai kishte të drejtën e informimit.
U ula përballë dhe pasi i paraqita librezën prita sa vallëzimi i gishtave të tij mbi tastierën e kompjuterit të përfundonte…
“Shtesa është një milionë e njëqind mijë e…”
“Sa, sa?”- ia kthej unë i habitur
“Një milionë e njëqind mijë e…”
“Ma shkruaj, sepse nuk e marr vesh.”
Mori një letër dhe mbi të shkroi shifrën njëqind e një mijë e…
“Ua thashë me lekë të vjetra”- foli duke më vënë letrën përpara.
“ Ju jeni i ri, i thashë, nuk besoj se jeni i datëlindjes 1964 kur ndryshoi në masën një me dhjetë monedha shqiptare. Jeni edhe nëpunës në një institucion ku detyrimisht duhet të flisni me të tashmen e lekut dhe jo me të shkuarën”
Më pa si të kisha zbritur nga Marsi…
Në mbrëmje në ekranin e vogël të televizionit shtëpiak veshi më kapi Romen, Bashën e Berishën. Secili, sipas interesit propagandistik fliste herë me “lekë të vjetra” e herë me “lekë të reja”…
“Mirë këta, pyeta veten se bëjnë politikë po ai nëpunësi i bankës çfarë bën?”.
Mbase ky allishverish do të shuhet kur të hyjë euro-ja e leku do të mbetet në skaj të kujtesës…

“NJËZET E KATËR ORË UJË NË DITË…”

Një refren që përsëritet pas çdo fjalimi kandidati për kryetar bashkie veçanërisht në Tiranë e Durrës ku “grushtet” e “boksit elektoral” janë pa doreza…
E thonë të djathtët dhe të majtët me sigurinë që e kanë ujin njeri në xhepin e djathtë të këmishës elektorale e tjetri në xhepin e majtë.
Po si do t’i japin ujë Tiranës dhe Durrësit ku është ngulur gjysma e banorëve aktualë të Shqipërisë askush nuk ta thotë.
Po se ku do ta marrin gjithë atë rrjedhë të madhe uji gjithashtu askush nuk e thotë.
Më se gjashtëdhjetë vite më parë këndohej një këngë: ”Tiranës ujë e dritë i japim për dhjetëvjetor…”. Asokohe Tiranës i mjaftonte uji i Selitës për të pirë, për tu larë dhe për të ujitur kopshtet…
Tirana u rrit. U gjetën ujërat e fushës së Milotit që futur në tuba e shuan etjen jo vetëm të Tiranës por edhe të Durrësit…
Përsëri Tirana vazhdoi të rritet në nevojën e përditshme jo vetëm për të pirë e për tu larë por edhe për industrinë, veçanërisht atë ushqimore, që nuk ngopej me ujë…
U ndërtua ujëmbledhësi i Bovillës deri në përurim…
Tirana, mes përmes e në periferi të saj mblodhi çerekun e Shqipërisë. Bovilla u fut në tuba…
Uji firoi rrugës nëpër të çara të panumërta…
Qytetarët i dhanë rrugë një biznesi të paparë ndonjëherë në vend, pa dyshim edhe në Evropë. Vunë pompa dhe e ngjiten ujin në rezervuarë alumini, inoksi apo plastikë mbi tarraca…
Ujë përsëri me orar, me zgjime për “syfyr” për të mbushë rezervuarët…
Tirana nuk ka ujë, ka rezervuarë…
Kandidatët për kryetar bashkie në çdo takim flasin për “Njëzet e katër orë ujë…”
Jetoj në një qytet evropian që uji ngjitet me vetërrjedhje edhe në katet më të larta të pallateve, edhe në majë të maleve të ulëta që e rrethojnë Athinën. Asnjëherë nuk më mungon uji. Është i pastër dhe i pijshëm më i mirë se ai i shisheve.
Po nga e merr ujin Athina?
Diku, 180 kilometra larg, në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar në lumin e vogël Morno, u ngrit një digë. Uji u fut në një kanal betoni, kaloi një rrjet të gjatë tunelesh në një volum njëzet metër kub në sekondë dhe u depozitua në liqenin e Maratonës njërit prej burimeve të ujit jo vetëm për Athinën por edhe për rrethinën, madje edhe për ishujt e afërt.
Një zgjidhje evropiane që me pak mend e me shumë pak shpenzime, pa ndërtime dige e tunelesh të gjatë, mund e duhet të bëhet edhe në Shqipërinë time e tënde. Uji që del nga hidrocentrali i Shkopetit, i futur në tuba apo në një kanal betoni, përcjellë nëpërmjet një impianti modern trajtimi…do ta mbyste me ujë tërë linjën vetë rrjedhëse…Milot, Laç, Fushë Krujë, Vorë, Durrës, Kavajë… jo vetëm në qytete por edhe në fshatra…
Kanali që lidh ujëmbledhësin e Mornosë me Athinën është 188.5 kilometra i gjatë. Ai përshkon 67.5 kilometra tunele, 113,5 kilometra kanale të sistemit të hapur e të mbyllur, 7.5 kilometra sifone…
Kanali që do të lidhte Shkopetin me Durrësin do të ishte diku tek 50 kilometra i gjatë…
Vetëm kaq…
Populli thotë një fjalë…”Më mirë të dish apo të kesh?”
Shqipërisë nuk i mungon uji, i mungojnë mendtë…

Vijon…

MIQ QË MË ÇUAN NË VENDLIDJE

Tiranën në dy tre ditë nuk e sheh dhe as të sheh. Koha në maj edhe të djeg edhe të lag. Ke dëshirë t’i takosh të gjithë, gjini e gjak, miq e shokë por nuk mundesh…
Nuk e njihja Azis Ketën përveçse në komunikimet në internet. Më kishte kërkuar shumë herë që sapo të vija në Shqipëri ta takoja. Kur u nisa i përcolla numrin e celularit në Shqipëri.
Ishte telefonata e parë që mora dhe këmbëngulja e fortë që të takoheshim. Më tha se do të merrte me vete Lutfi Harkun, bashkëmësuesi im në shkollën e mesme bujqësore “Nazmi Rushiti”, autorin e librit për heroin e njohur partizan që hyri në këngë me krismën e pistoletës në Zerqan mbi kapitenin e xhandarmërisë italiane…
“Se ky popull ka djem me huqe,
Këmishën e zezë ta bën të kuqe”…
U ulëm në një lokal ku dikur ka qenë hoteli “Vjosa” dhe gjerbëm kujtimet e viteve të largëta.
Ketët e Bulqizës i kam njohur herët. I pari ka qenë Esat Keta portretin e punës si tornitor në Ndërmarrjen Gjeologjike të Bulqizës e kisha skicuar dhe botuar në “Zërin e Rinisë” në vitin 1964…
Më vonë në jetën time fisi i Kete do të ishte i pranishëm e respekti për ta do të rritej vazhdimisht…
Lutfi Hankun kisha kohë që nuk e kisha takuar, afro njëzet vjet…Ishte po ai Lutfi që njoha nga afër në shkollën e mesme bujqësore, i qetë në nxjerrjen e fjalës, Lutfiu që edhe në emigracion më ka ardhur sa e sa herë në kujtimet e dy ish nxënësve tanë të dhënë pas letërsisë, Gjon Neçaj tash në Tropojë, poet e hulumtues në vlerat e mëdha të trevës verilindore të vendit tonë mbushur me këngë e legjenda që ta ndalin frymën, dhe Gjovalin Lumaj nga skaji më verior i Shqipërisë, Vermoshi, poezitë dhe proza e të cilit më vjen në faqet sociale si margaritar i një malli që nuk shuhet nga Miçigani i Shteteve të Bashkuara të Amerikës…
Kthehemi së bashku në Peshkopinë tonë që me mall e dhimbje e lamë apo na la. Nën kurorën e blirëve, tash kur pemët janë kapur duarsh për të formuar një tunel me gonxhet gati të varin gonxhet në lulëzim për të shpërndarë erën e mrekullueshme, kujtimet na ulen në gjunjë e malli na bërtet “Kthehuni, ju jeni për këtu” …
Lutfiu ka qenë mësues letërsie, ka lëvruar tregimin, reportazhin e përshkrimin në publicistikë. Ka lëvruar edhe romanin. Por mbi të gjitha parmenda e punës së tij letrare ka bërë hulli të thellë në arën e madhe të monografive për njerëzit e mëdhenj të luftës. Pas Nazmi Rushitit ai do të rrëmonte në jetën dhe veprën e Baba Faja Martaneshit. Libri për të do të rrëmbehej pa ra në tokë. Më tej do të vazhdonte me Gjokë Doçin, trimin lurjan që ra në Symizë të Mallakastrës, lapidarin e të cilit banorët e kanë ruajte si në ditën e parë të vendosjes…
Azizi merrej me pikturën, kishte një koleksion të madh me piktura dhe një studio për ruajtjen dhe propagandimin e tyre…
Ishte një mbrëmje e bukur mes dy njerëzish që të “lodhin” në udhëtimin në vendlindje duke të çlodhë me mallin e dashurinë që përcjellin…

PESËMBËDHJETË VJET NË KËRKIM TË TAPISË…

E kam një shtëpi në Tiranë, shtëpia ime, shtëpia e bashkëshortes sime, shtëpia e Altinit, Erblinës dhe Indritit, fëmijëve tanë që punuan dhe dhrahmi pas dhrahmie i mblodhën lekët dhe e paguan.
E porosita në janar të vitit dymijë…
Pagova një për një këstet…
Më thanë se shtëpia është gati dhe pasi mblodha një “krah” plaçka shkova…
Nuk më pëlqeu ndërtimi. Suvaja gërvishtej me gisht. Uji më vinte nëpërmjet një tubi kolektiv që niste në katin e parë për të përfunduar në katin e dhjetë. Vetëm një saraçineskë kishte, kryesorja. Në pikat nyje hidraulike nuk kishte asnjë saraçineskë. Në kontratë thuhej se ndërtimin do të bëhet sipas normave të Bashkimit Evropian. Nuk ishte bërë as me normat e diktaturës. Nuk kishte dhe nuk ka vend për sahat uji. Instalimi elektrik nga sahati në fund të shkallëve e nga kuadri kryesor tek nyjat me ngarkesë të madhe elektrike ishte me tel 1.5 milimetra katror…
E hodha në gjyq. E fitoi ai. Kishte para. Kishte krah të fort në shtet. Kjo është Shqipëria.
Në tetor të vitit 1913, trembëdhjetë vjet më pas, më në fund mu dhanë në dorë dokumentet për hipotekim. Ndoqa rregullat. Pagova jo vetëm ata që më takonin mua por edhe ata që i takonin ndërtuesit…
Më thanë se pas një muaji tapia të vjen në shtëpi…
Më pëlqeu korrektesa…
Por ishin vetëm fjalë…
Tapinë ende nuk e kam marrë dhe nuk e di se kur do ta marr…
Pengesë na qenka se katet e pallatit i paskan llogaritur mbrapsht. Në të gjithë botën kati i parë vjen pas katit përdhes. Ata katin përdhes e kanë llogaritur kat të parë dhe çorba është bërë me kaq produkte sa zyrat e hipotekës së Tiranës nuk po i gjejnë fundin…
Po pres që në shtëpinë e familjes sime ku banon djali i madh një ditë dikush nga zyrat e hipotekës të trokasë dhe t’i thotë djalit…”Urdhëro, firmos këtu se more tapinë e shtëpisë. Ta gëzoni…”
Në Shqipëri Kryeministri po shpërndahen me ruspë hipoteka shtëpish e objektesh ekonomike. T’i gëzojnë…
Pres mos vjen edhe tek unë…
Ta gëzoj me shoqen e jetës, me fëmijë, me nipër e mbesa…
E çfarë e lumturon më shumë një njeri që udhëton drejt të tetëdhjetave?

NË STUDION E BUJAR KAROSHIT…

Nuk mund të shkoj në Tiranë e të mos vizitoj studion e Bujar Karoshit dhe bashkëshortes së tij Miranda Golecit, njeri me rrënjë të vjetra në Fushë të Çidhnës, “një pash” larg Drinit, e tjetra me rrënjë në Rabdisht, “një pash” nga kufiri shqiptaro-shqiptar, një fshat i vogël me bjeshkët në krye e vargmalet që nga njëri krah, majë pas maje kapen dorë për dore me Korabin, e nga ana tjetër me Kërçinin në prehrin e të cilit mban Dibrën e Madhe m’atë anë e fushën pjellore të Maqellarës në këtë anë. Një çift që rrallë e gjen…
Bujari është botues i librave të mi dhe i librave të shumicës së krijuesve dibranë.
Atë ditë, bashkë me mikun tim të viteve të shkuara të punës në një gazetë të madhe të vendit, Naim Zoton, përgatiteshin për festën e librit, festë në të cilën kishin stendën e tyre…
Si gjithnjë, kësaj radhe do të merrja me vete një libër enciklopedi për arsimin në trevën e Dibrës, vëllimin II të mësuesit dhe studiuesit kaladodas Xhemal Domi “Dibra në hulli të historisë” si dhe librin e mikut tim të vjetër Mevlud Buci “Alegoria e Dibrës filozofi e shekujve” (Gjurmime alegorike, anekdota, shprehje popullore) për tua shtuar librave të shumtë botuar nga Bujar Karoshi që zënë një rast të tërë të bibliotekës së mërgimtarit…
Në do ta marrësh Dibrën me vete larg e larg “nëntë male kaptuar” për të shuar mallin e vendlindjes shko në studion e Bujar Karoshit…
MALLI I ERALIT DHE BRENGA IME PËR EBIN

Erali, djali i djalit, nuk mu nda gjatë gjithë ditëve që isha në Tiranë. Me mua do të flinte, me mua do të shkonte mëngjeseve në shkollë, me kënaqësinë që të më prezantonte me mësuesen…
E kishte marrë malli nipin tim si asnjëherë…
E kishte një arsye…
Në mars, në ditëlindjen e tij të shtatë, do të bënte një udhëtim shprese për motrën e tij Ebin.
E donë shumë motrën e tij që ecën për dhjetë vjeç. E donë aq sa nuk lejon askënd t’i bërtasë kur ajo e ngre zërin e saj, të vetmen formë komunikimi me babanë, mamanë, hallën, gjyshin, gjyshen…
Ka lindur me një problem të pashërueshëm, me vatra të gjera të fjetura në tru, mbase përgjithmonë në gjumë, pa zgjim, pa mëngjes jete…
Udhëtuan drejt Stokholmit, vendit të Nobelit ku u kishin thënë se kujdeset si askund për fëmijët; i merr, i strehon, flet me gjuhën e shkencës për shëndetin dhe të ardhmen…
E ëma është mjeke, i ati është specialist ndërtimi. Kanë shtëpinë e tyre. Nuk janë të pasur, por as të varfër që të marrin arratinë për një copë bukë. Mjekja pas përgjigjeve “Shumë, shumë, shumë…keq” në Athinë dhe Tiranë për të ardhmen e vajzës kërkoi të marrë një përgjigje shkencore në Suedi…
I pritën me “këmbët e para”…
Shqiptarët ishin të padëshirueshëm. Kryeministri ynë në vizitën e tij në shtator kishte deklaruar se Shqipëria “është vend i sigurt”…
Edhe ministri i jashtëm disa ditë më parë në atë vrimë i ra fyellit…
Djalin e tij, kryeministri, vite më parë e kishte shëruar në…Amerikë…
I përplasën në një kamp me banjë kolektive e ushqim “kishe”. Askush nuk erdhi ta marrë fëmijën e ta kontrollojë…
Tre javë pa u larë fëmija…
U kthyen në shtëpinë e tyre, në punën e tyre me brengën se humanizmi nuk arrin tek dhimbja njerëzore, i kalon anash…
Erali i shmangej bisedës për udhëtimin në vendin e brezit polar. Edhe për dëborën që përjetoi për herë të parë nuk fliste…
E ka një brengë nipi im shtatë vjeç, brengë fëmije. Brengën për motrën e tij. Brengën se ajo nuk i ka folë asnjëherë, nuk ika buzëqeshë, nuk e ka ledhatuar siç ledhaton motra e madhe vëllain e vogël. Brengë fëmije të rritur para kohe…
Nipi im shtatë vjeç e ka kapërcyer fëmijërinë, është rritur. E ka rritur brenga për motrën që e do…

ZGJEDHJET “EDHE HAHEN, EDHE PIHEN”…

Një reklamë që ku nuk të del e nga kush nuk lëçitet: “Kosi edhe hahet, edhe pihet”. Që kosi hahet të gjithë e dinim, por që pihet tani e mësuam. Kosi që të pihet duhet të hollohet të paktën tre ujë e një kos duke e rrahur me telin e kuzhinës në tasin e porcelanit apo të plastikës apo në mikser. Futet edhe në tundës a dybek, rrihet deri në nxjerrjen e gjalpit dhe bëhet dhallë për tu përzierë përsëri sipas formulës “Dhallë more dhallë unë shti ujë e ti i bardhë”…
Por, si puna e kosit, në Shqipëri janë bërë zgjedhjet e pushtetit vendor. Zgjedhjet në fjalorin e kandidatëve për kryetarë bashkie “Edhe hahen, edhe pihen”.
Si puna e “kosit që hahet edhe pihet”, zgjedhjet e kanë përzierësin apo tundësin e vet. I zakonshëm, i thënë një çerek shekulli pa ndërprerë, në zgjedhje kuvendare e vendare, me të njëjtën formulë, me zëra të ndryshëm herë të qartë si të dalin nga “gryka e pushkës”, e herë të ngjirur si të dalin nga “gryka e çiftes”.
Në çezmat e qyteteve dhe fshatrave shqiptare nuk ka ujë. Në gojën si gjiriz të kandidatëve uji vërshon si i dalë nga turbina e hidrocentralit.
“Ujë njëzet e katër orë”…
Në Tiranë…
Në Durrës…
Në Vlorë…
Në Gjirokastër…
Kudo…
Më tej vijnë të tjerë shatërvanë…
Ulje tridhjetë për qind e taksave..
Ulje njëzet për qind e dritave…
Rrugë të asfaltuara…
Shkolla të bukura…
Çerdhe, kopshte…
Punë një njeri për çdo familje…
O Zot, sa shumë “hahen dhe pihen zgjedhjet”, me një uri dhe etje të partiake për pushtet…
Sa shumë! Sa lartë e ngrenë zërin. Deri pas notës më të lartë të pentagramit ku fillon ngjirja..

“POLICIA EDHE HA, EDHE PI”…

Kakavinë e lashë pas në kalim të dy ditëve…
Si në hyrje, ditë më parë, nuk kishte radhë autobusësh. Vetëm një para nesh…
Nuk kishte, por nuk mund të rrinim pa u vënë në radhë, pa dy orë andej e këndej…
Disa të rinj do t’i kalonin në sitë…
Ku shkoni, pse shkoni, sa para kini…
Pyetje andej. Pyetje këndej…
Një i ri, diku tek të tridhjetat që nëpërmjet Greqisë donte të shkonte në Turqi, na tha me mburrje se e kishte thyer policin me një pesëmijëshe…
“Policia edhe ha, edhe pi”…

*   *  *

…Tash jam në Athinë. Më 22 korrik mbush 19 vjet ikjeje. Ikje natën…
Me trup jam këtu, me mendje jam atje…
Është vendi im…
E dua…
Do të desha që edhe Ai të më dojë, të na dojë…
Jemi gjaku i tij, nuk duam të hollohet…

Abdurahim Ashiku

Athinë-Tiranë-Athinë, maj 2015

 

 

 

 

 

 

Dibra e Madhe :’ Qendra për Diagnostifikimin e Kancerit “FLORINA RUSI – MARKE”

$
0
0
 E vetmja e këtij lloji në Maqedoni dhe në Ballkan që ofron të gjitha shërbimet falas dhe me një aparaturë të sofistikuar që familja Rusi e ka sjellë nga SHBA-të /
 Reportazh nga Beqir SINA /
 DIBER E MADHE : Më 15 nëntor të vitit 2003 z.Turhan Rusi, dhe tre djemtë e tij, Selimi, Ilirjani dhe Beniamin dhe z.Faton Marke, ishin ata që e përuruan në Dibër të Madhe, Qendrën për Diagnostifikimin e Kancerit “FLORINA RUSI – MARKE”, me financim të drejtpërdrejtë të familjes Rusi – nga Nju Jorku në SHBA.
Qëllimi dhe misjoni i kësaj qendre shëndetësore, ngritur në qytetin Dibër e Madhe, nga Amerika, ishte t’ju ndihmote grave në zbulimin e diagnostifikimin e hershëm të kancerit në gji, gjë, që është e vetmja mundësi për mjekim të suksesshëm, në këtë qendër e cila është më e madhja dhe e vetmja në Ballkan.
“Kjo Qendër për Diagnostifikimin e Kancerit, e para dhe vetmja klinikë në Ballkan, është e pajisur me personel të kualifikuar dhe me aparatet më të sofistikuara për zbulimin e kancerit në gji, sjellur këto nga familja jonë në SHBA”, thotë babai i katër fëmijëve, Turan Rusi, i cili këtë klinikë në mynyrë profetike, thotë se e bëri si dhurat “për shpirtin” e vajzës, së tij, që vdiq 10 vjetë më parë, nga kanceri në gji. Për , t’ua dhuruar dibranëve në qytetin e tij të lindjes, ngritur me kontributin e fëmijëve, për t’i shërbyer të gjitha grave si në Dibër e për rreth saj, Peshkopi, Bulqiz, Gostivar, Tetovë, Kërçovë, Strugë , Ohër, dhe të tjera viset shqiptare në Ballkan.
Familja Rusi, veç kësaj tregojnë dibranët ka një kontribut të madh edhe në strehimin dhe dhënjen e ndihmave  në luftën e Kosovës, me të larguarit, kohë kur qyteti i Dibrës, u bë streha dhe ndihma e tyre, aqsa për këtë është vendosur edhe një pllak mermeri në mes të qytetit, nga qytetarët e Kosovës, ku shkruhet” Qershor 1999 – Dibra, ishte Kosovë, dhe Kosova plagë e saj -” .
  Gjatë udhëtimit tim në trojet shqiptare, në një ndales në Dibër të Madhe, në këtë fillim qershori, takova në vilën e tij, e njohur në qytet si “Vila e Turhan Rusit”, pata rastin të bisedojë me zotin Rusi, i cili më spjegojë se :” Vizitat, kontrollet mjekësore dhe ndihma që ofron personeli i specializuar mjekësor në këtë klinikë, janë të gjitha falas, madje, shtoi ai kemi financuar edhe ndonjë operacion në gji – në spitalin e Shkupit, po me shpenzimet tona”.
 Ai e quan këtë qendër si një bërthamë e vogël e shërbimit onkologjik, model shembullor në botë. Nga ku ky lloj i bashkuar i asociacioneve të vogla kancerologjike edhe në SHBA-të, dhe ka gjetur aplikim të madh, ku femrat edukohen për vetëkontroll dhe kontroll të rregullt mjekësor, thotë Rusi.
Kurse, shtypi lokal ka shkruar se roli i kësaj klinike mbështetet në zbulimin dhe diagnostifikimin e hershëm të kancerit në gji tek femrat, si mundësi për ta parandaluar dhe mjekuar atë. Qendëra për diagnostifikimin në Dibër, është e pajisur me Eho dhe Manograf nga më të sofistikuarit, të sjellura aparaturat nga Shtetet e Bashkuara, dhe me personel mjekësor, të specializuar për këtë sëmundje, në Shkup e Dibër të Madhe .
Kures, një nga mjekët e kësaj klinike, i cili shërben në spitalin e Shkupi, nëpërmjet telefonit, sqaroi se kontrollet në ordinancën e tyre nuk kufizohen në paciente nga kurbeti dhe Dibra, por ka edhe të atilla që vijnë nga Tetova e Gostivari, ndërsa interesimi më i madh është te gratë nga Shqipëria, gjegjësisht nga viset kufitare.
“Gratë e viseve kufitare janë pacientet më të rregullta në ordinancën tonë. Çdo ditë numri i tyre rritet, përmend doktori i kësaj klinike duke vazhduar më tej  me sqarimet se përmes kontrolleve të tilla të grave, kanë zbuluar infeksione, tumore, kancer, ndërsa pacientet janë përcjellë në mjekim përkatës, ose sipas nevojës ka pasur edhe intervenime kirurgjike”.
Turan Rusi, i cili ka edhe rolin e Presidentit të Qendrës për Diagnostifikimin e Kancerit “FLORINA RUSI – MARKE” , na tha se në këtë klinikë, aktualisht punojnë 5 vetë – 2 doktora, sekretarët dhe tekniku, i cili bën incizimet dhe lan filmat e mamografive, të cilët punojnë në këtë klinikë që kur ajo është ndërtuar:  “Janë të njëjtët njerëz, që nuk kanë ndryshuar, dhe, ata janë Doktor Nikolla- i cili është drejtori  i sëmundjeve kanceroze të asesionit të Shkupit, për Maqedoninën, Dr. Bashkim Cami , sekretarja si edhe tekniku i mamografisë”, tregonë Rusi.
 Ndërkaqë, e pyesim atë se;”Ju thatë pak më përpara që keni përafërsisht 30 pacient në muaj – që i bie tek më shumë se 360 pacientë në vit, dhe se vit për vit është e njëjta situatë?”
Rusi, përgjigjet pa hezitim po, se “çdo vit është e njëjta gjë, këtu vijnë edhe emigrantet nga Italia, Zvicera, Gjermania, Franca, dhe SHBA, dhe bëjnë kontrolle pa para, mbasi në vendet ku jetojnë u kushton paksa më shumë, ose kan probleme burokratike dhe komunikimi”.
“Në muajt qershor dhe korrik, në Dibër dukshëm vijnë rritur kontrollet falas gjinekologjike, thotë ai dhe,, ajo që karakterizon këtë dukuri është fakti se thuajse gjitha gratë e kontrolluara janë ato që vijnë në këtë sesion nga mërgimi në shtetet e huaja.”
Më pas ai duke treguar mbi klinikën, na paraqiti edhe një raport botuar në një gazetë shqiptare, para disa vjetëve, ku thuhej se :”Deri tani në këtë ordinacë janë kryer me qindra vizita dhe kontrolle, që kanë rezultuar me zbulimin e hershëm të fibroadinomeve tumorbening tek me shumë se 100 femra, prej tyre afro gjysma janë diagnostifikuar me kancer në gji. Disa nga këto paciente, ka rezoltuar të jenë operuar me sukses dhe disa gjenden në terapi të rregullt me mundësi maksimale për tu shpëtuar jetën”.
Këtu vijnë të vizitohen pacientë nga Dibra, qytete e ndryshme nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe të gjitha zonat përreth, pa marë parasysh përkatësinë e tyre kombëtare e konfesionale, ku te gjithe sherbimet dhe vizita mjeksore janë falas për të gjithë pacientet. Kurse, ajo që është më e rëndësishme per këtë qendër që të arrihet, është që te femrat të flaket mentaliteti i gabuar dhe të zë vënd kultura për tu vizituar rregullisht sa herë që lind dyshimi për kancerin në gji” pohon doktori i saj Dr. Nikolla, nga Shkupi.
Në një korrnizë në murin e klinikës, mes shumë fotografive duket edhe një fotografi e Znj. Teuta Arfi-t, ish Ministre e Integrimit, nga BDI-ja, dhe aktulisht Kryetare e Komunës së Tetovës, e cila ka qenë vetë një paciente e kësaj klinike, e egazimuar dhe e trajtuar me shumë sukses.
Më kujtohen fjalët e përurimit, thotë Rusi, i cili tha “që akoma pa u mbyllur plagët e vdekjes së vajzës sonë, u hap një ambulancë, që të ndihmojmë një nënë që të rriste fëmijët. Pasi më vdiq vajza kujton ai në muajin Maj – u hap ambulanca në qytetin e Dibrës së Madhe.  Një herë u hap në Dibër e pastaj në Amerikë.  Orari i punës , shërbimet dhe stafii i Qendra për Diagnostifikimin e kancerit në gji “Florina Rusi – Marke, nuk ka ndryshuar dhe do të vazhdojë të punojë njëlloj siç ka punuar deri më tash dhe nuk do të ketë asnjë pengesë për të kryer misjonin dhe qëllimin tonë që i kemi vënë vetes” – theksojë  z.Rusi
Ndërsa, nuk nguron të shprehet hapur i pakënaqur, që Komuna e Dibrës, të “parët” e saj si i quan ai, nuk e kan vlerësuar asnjë her këtë kontribut të familjes Rusi nga Shtetet e Bashkuara, dhuratë e madhe kjo për mjekësinë në qytetin e Dibrës së Madhe.
Dhe shtonë, i “zëmëruar” “Jo ,asnjëhere, nuk na kan ardhur të na vizitojnë. Megjithëse, ata dinë vetëm të vijnë e të bëjnë ndonjë fotografi, kur vjen Ambasadori i SHBA, për çdo vit këtu, apo kur vjen ndonjë personalitet i lart nga Shkupi, të cilët kanë qenë personalitetet shqiptare të Maqedonisë, kur kanë ardhur të vizitojnë këtë qendër, sa her vijnë në Dibër të Madhe”.
Këtu, ai permend edhe faktin se kur u hap ambulanca, ka qenë Ali Ahmeti, deputeti i Peshkopisë z.Sali Shehu , kryetari i Peshkopisë Ilir Krosi, Ambasadori amerikan në Shkup, ish këshilltari i Presidentit Klintonit, edhe djali im Iliri, që ka qenë dhe kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan dhe kryetar i Shoqatës Atdhetare Dibra në Nju Jork, spjegon Presidenti i klinikës, zoti Turan Rusi.
  Dhe kujton një thënje të ish- Ambasadorit amerikan, në Shkup, ambasdorit Volers, i cili ka thënë që më bën përshtypje që një qendër e tillë të ofrojë të gjitha shërbimet falas, duke pasur parasyshë koston e madhe të këtyre shërbimeve cilësore, të cilat kushtojnë shumë, dhe mos të ketë atë vlersimin e duhur nga komuniteti shqiptar “.
  A janë deri tani, kryesisht këtu grat e diagnistikuara, nga Dibra e Madhe, dhe zonat për rreth nga Shqipëria
    Po thotë Rusi,:”Shumicën e kemi nga Dibra, por edhe zonat kufitare nga Shqipëria. Dhe, ajo që më shqetëson,  këtu në Maqedoni, nuk mund t’i kuptoj disa hipokrit , mbasi si mundet të mos bëjnë diçka në lidhje me këtë klinikë, për të sjellur pacintetet, jo për neve se nuk kemi ndonjë interes, pasi për mua “sa me pak të vijn aq më mirë” i thonë një fjale, pasi unë paguaj , vetëm për një të ardhur të doktorit, nga Shkupi, për një vizitë më kushton 300 dollar, kurse tekniku merr 150 dollar në ditë”.
 Dhe, të gjitha shërbimet këtu janë falas?
“Po, po! çdo shërbim këtu është falas, si psh incizimet, madje kontribojmë edhe në operacione. Kemi pasur një rast të tillë, kur komunikova me një zonjë nga Buqliza, e cila më tha që e kishte probleme financiare në operacionin dhe sekretarja më informoi, dhe unë e telefonova duke paguar shpenzimet, e mija që të nisej për në Tiranë”, tregonë presidenti i Klinikës z. Turhan Rusi.
 Katër vjet më parë familja Rusi në Nju Jork ka themeluar edhe Fondacionin ” Florina Rusi-Marke Foundation”
  Fondacioni i Kancerit “Florina Rusi” është krijuar nga familja Rusi për të nderuar kujtimin e Florinës si një nje person me energji dhe optimizëm. Familja e saj, pas vdekjes së saj  në Nju Jork, themeloi Fondacionin e Kancerit që ka për qëllim grumbullimin e fondeve për mjekimin e kancerit nga klinikat e institute.
  Që nga viti 2003, çdo muaj gusht, në ditëlindjen e Florinës, ky fondacion çdo vit organizon në Nju Jork lojën e golfit, në të cilën marrin  pjesë personalitete të njohura që japin donacione për klinikat që luftojnë kancerin, në SHBA, dhe Dibër të Madhe dhe zonat për rreth saj në Maqedoni.

The work and the execution of the law make you an honored citizen in the USA

$
0
0

 by Shefqet & Herion Kercelli/

– Every visit in the USA makes special impressions and emotions to everybody who visits the promised land. For us Albanians there are a lot of reasons so that we marvel at the contact with the land and the beauties of this super country, because for years in a row we dreamt of seeing it and of living here. In addition, it’s the fact what America has done for us as a people. It has been a long-standing desire of the Albanians to unite with the other emigrants from Europe, mainly from Greece and from Italy, with whom the neighborhood unites us. In this context, it’s worthy to stress that with these two people, we have also other histories with conflicts and wars among each other, because the common troubles and problems made that Albanians set out together with Greeks and Italians, staying in the basement of a ship, a steamship or a ferry-boat, having so the same luck. Like their neighbors, the conditions of life, the occasional invasions, the desire to build a new life, made that Albanians emigrate time and again in centuries and in different countries, most of the cases without knowing what was waiting for them. Surely there are a lot of stories how what Greeks, Albanians and Italians, tasted together numerous tribulations until they arrived at the star of hope, the Statue of Liberty. The tendencies of the studious and the historians of the three countries in order to see things black and white lessened the treatment of this topic. We should see beyond “The meadow of tears”, because the Albanian emigrants just when they passed this meadow met their fellow travellers, Greeks or Italians. As their neighbors the geography of the emigration of the Albanians also includes almost the whole globe in the period of the second millennium.

The emigration of the beginning of XX century.

In this history transmitted by hundreds of publishing and documents is outstanding the emigration of the beginning of the last century to the youngest country and powerful in the world, the USA. This emigration has the characteristics, specific features and its special values, which deserve to be studied carefully by our historians and analysts. At this emigration all the Albanian regions, where the southern part for different reasons takes the majority. In connection with this enough residents of the zone of Devoll also, who from Dardha until the lower course of the Devoll river, became pioneers of this movement at the direction of the American continent, but to Australia too. The nearness with the roads which sent you at the direction of the port of Thessaloniki eased the movement at those new directions of emigration. So since the last century until now, generations of people from Devoll emigrated to the USA, with the graphic sometimes in rising and sometimes in reduction, where outstanding are those around the years 1910, 1920, the period of the king Zog, 1040-1946, and after 1990. The re-woken up dream of America after the years 1990s, included many residents of this region, which, with different ways and tools, re-found the old connections, but they also created new connections. The opportunity given by the American state by means of Green Card, created the facility for the movement of the fourth generation of the emigrants in the XX century. So hundreds of people from Devoll became a part of this process, which resulted in creating new communities in the all states of the USA, where the community of New York City is the biggest.

The magical city.

Surely, to visit the USA, without seeing the metropolis New York City (NYC) and its main symbol, the Statue of Liberty, creates emptiness in yourself, a grief which accompanies everybody who turns to the setting out place. Surely, not because this is the Messiah, but the coordinates of the Statue of Liberty are referring points for this big word, with the name Liberty, which we Albanians try to understand too. These thoughts accompanied me during my trip by bus from Pittsburgh to NYC, together with those of my person from Devoll. The endless fields and the forests on the two sides of the highway, the industrial centers, the parking lots, the systemized and the prosperous farms, surely increased you desire to work, which people from Devoll have it in their blood, but which would inspire every poet who just started the way of creativeness in order to paint his pen in that greenness without an end. The great Dritero, maybe, would give away to us one of his most beautiful poetries for but he didn’t have the opportunity to visit the USA, as thousands of people from Devoll, and now his age and his illness do their part. After I had enjoyed these beauties of the nature, combined so harmonically with the hand of the human being, just as I entered the periphery of NYC, I felt the smell of this magical city, which attracts millions of visitors around the globe. From the window of the bus I saw the giant port, its piers filled with ships with different tonnages. I saw ports in other countries too. But here the time, the transport, the movement, are compacts “3D”, I said to myself, incomparable with no other country. The big typical American trucks, which didn’t stop on the highways, showing clearly that the whole America is moving, an expression of their economical flowering.

As if I were in Durres or Tirana.

But the movements in the American metropolis, NYC, were the most impressive because at the entrance door of the city, the life goes faster than the mind of the human being, it was luck that the last station of the bus was nearby Time Square. My old friend and colleague Bashkim Gjiza was waiting for me, together with his daughter Elona. He worked a lot as a family in order to build life here. “In the beginning I worked even 16 hours per day, – he says. – My daughter was at school, so I and my wife did difficult jobs”. Elona, his younger daughter, is known in Durres, because in junior high school she published two volumes with poetries, with a special style and composition, welcome by her peers. But in NYC, she studied at City University of NY for school of law and management, so unwillingly he separated from literature. After a several years experience, Elona now works as an assistant at CEO, at American International Group (AIG). While my old friend Bashkim, after years of difficulty, works as the administrator of a shopping center. I waited for him until after midnight he left his job. I was glad that he had an easier job fro his age. Meanwhile while I was strolling in front of the building of this shopping center several meters away from Time Square, everywhere I was seeing known faces. It seemed to me that I was in Durres or Tirana.

More than 25 families only from one village, Miras.

So my friend explained to me, there are a lot of Albanians in NYC, surely a lot of people from Devoll, who came to the USA, after the 90s. Many of them brought each other. While he was explaining to me about this phenomenon while we were travelling by the bus of 24:30 to Brooklyn, I saw enough Albanians who were turning back from work at this late hour. Only at our carriage there might have been some 13 people, whom Bashkim knew all of them. After a sound sleep, in the morning, we went to the café of people from Devoll in Brooklin. Although it is owned by Enver, whose origin is from Shkodra, it was frequented by people from Devoll and it bore the same name. People from Devoll gathered here not just in weekend, but other holidays too, or when they didn’t have jobs. It was a surprise for me the meeting with mister Dervish Xhaho, a friend of our family from Miras. Dervish, together with his wife Tatjana, are the model of a family with tradition of people from Devoll. They waited and saw off hundreds of employees and intellectuals from the whole country, who worked and served in Miras, that’s why they are honored and respected everywhere. But his family is honored and respected here in America too. He enjoys authority and respect not just from the residents of Miras, but from the whole Albanian-American community there. There are more than 25 families from Miras, most of them cousins and relatives of Dervish.  At their club you saw a true Albanian environment. Gathered tables, coffee and raki, sincere conversations, sometimes loudly. They satisfied their yearning for each other, they had a heart-to-heart talk with each other, they helped each other, recommending any job based on knowing.

The other communities help their countries of origin.

The emigration is not easy, Neshet says, or Kristo, as they say kidding to their friends. The first two years are difficult for everybody. Without passing by the shovel and hammer, you are not able to live here. Many of us like Fatmir, Vladimir, Agim, Ilir, Arian, Shpetim, tried emigration to Italy and Greece too. So, in some way they are fore-prepared for the challenges, but, anyway although the environment here is friendly, the integration has its own difficulties. Craft is needed, language is needed, a kind of self-qualification, because America has other standards. The Albanians need to face the difficulties of the beginning themselves, with friends and friendship, without any kind of help from the state. Differently happens with other communities, Hebrews, Greeks, Chinese, Russians, where the state helps them in their accommodation as soon as they step on the American land, for example, before they come they have already prepared their jobs and their shelters. This facilitates the socio-economical problems of every emigrant, which are inevitable in the beginning. So, there are states which have organized emigration, independent from what the American state offers. Someone overpassed these difficulties and social problems, somebody else continues to face them. Everybody knows that America is the country of big chances and opportunities, but these Albanians accomplish with individual efforts and sacrifices. Most of the friends whom I met work on construction. With this craft they fulfilled their necessities for livelihood, education, shelter, etc. They lived at houses which they rented, but some of them managed to buy them and thanks the craft to reconstruct them miraculously, with courts and gardens.

Education.

Meanwhile their care about the education of their children was at maximum. They did everything. You joyed without measure when they told the level of the education of their children. Robert Metolli, a former military came to finish his college and to be part of the educational system in the community. He talks respectfully about the dedication of the Albanian students in the realization of the program. At the same time as much as they can they take care of their children, grandsons and granddaughters so that they learn the Albanian language, but their traditions too, especially the dance from Devoll. I long for any wedding of someone from Devoll, Neshet says. Really I waved the Albanian flag higher than the others in the overpassing of Albanians, but the dance of Devoll gives me a special pleasure, it pleases the wedding. At their café, somewhere in the center of Brooklyn, age is respected, it is listened by the younger ones, but it is served with full good behavior. It is discussed about the connections with Albania, with people there, the fortune of their properties, the opportunities of investment, the lot, how things can be improved, the execution of the law, the level of democracy, etc. Here all of them have the opportunities, especially those who fail and they are not respected in their country, come and understand this, Luan says. How can we be listened in Albania, when we don’t have the opportunity to vote, Ilir says.

“God willing the local elections will pass without incidents in Albania”.

Although they tried to avoid politics, the discussions couldn’t avoid this topic. God willing these local elections will pass without incidents, they are free, as here in America, so that we also are proud that we are changing something, Gezimi says. I was impressed by a piece of news, Mediu makes campaign in Lekas! Ben turned to him. Come, and understand this! There are only ten persons left, the ten of them are republicans!? As it seems the citizenship from Korca doesn’t offer it and it comes side and beyond side. And PD chose some good guys, but, as they reduced low the opposition Sali and Mediu, it will be difficult for you, says someone from the other table. At least they mustn’t come out at campaign with new candidates former corrupted ministers, because they will blast their work. Any money, from the ones they have made with bag, they must give to them, because they are spending money these who are waiting to sit on the chair. They did well that they listened to the ambassador Donald Lu, that they removed from the list the incriminated ones…. The discussion was becoming bridle. That’s why for a moment Neshet with his witty humor ended this topic by saying: “Why do we get tired in vain, it is not known where our politicians cut their nails”!? You can’t find more hit expression. Our people’s philosophy is sharp and clear.

The second homeland.

For these simple people suits the word, coffee and raki. They feel at ease, respected in the environment where they work and they live. Everybody tries to solve their own troubles and work, without noise and great-to-do, but they help each other in any case. It a community that rises everyday, who integrates with the society and life in America, thanks to work, sweat and execution of the law, far from the eye and the ear of the media, noise and great-to-do. They enjoy deeply in their beings the livelihood and chances that America gives them. At least from those tens of people from Devoll that I met, I didn’t hear that any of them had problems with the law. This fact made me joy more than anything else. They considered America their second homeland, and they were ready to do everything that the American law required. Some guys from this community joined the rows of the American army, somebody served in police too. They were discussing about job and health. It is a big luck for me Dervish tells me, that my wife has been cured for a year and a half here in America. I don’t know how to reward the personnel of “Rehabilitation and Nursing Center”, in Queens, Nassau, which all this time with humanitarianism, dedication and professionalism serve my spouse who is passing a severe disease. A unknown person, comes here in America and finds shelter, hospitality, friendly feelings without any self-interest. I can’t explain it, Dervish says. A humanitarianism, a culture, a friendliness that surprised me. The nurses hug me as my own daughters. Don’t be upset, they say to me, we will pass it together. It has been a year and a half that I spend most of the time at this hospital, but that humanitarianism, that behavior how can I express? These good manners the personnel of the center took since they were children, there is no how. Part of this much human service is also the nurse Fitore Xhelili who is from Pogradec. So is our matter, we poured health contributions in Albania, but when the trouble comes we find friendliness and financial support in the USA, Dervish Xhaho stresses.

If Durres had half of the park.

This is America for the Albanians, homeland and more than homeland! At their gatherings you didn’t see signs of localism, because part of their friendship had also people from Dibra, from Skrapar, from Mallakastra, from Berat, etc. Together with them were also Agim Blloshmi from Librazhd, Gezim Manelli from Pogradec, the topographer Miradash Myrtezaj from Dibra, Perparim Likollari, former military from Berat, Ymer and Arber Bermuca from Romanat, Dania from Durres, etc. who were part of every common joy and feast. There are a lot of Albanians in Brooklyn, we say that we will make the Albanian the second language here, Myrteza says me kidding. I saw this at the park of the city too, where hundreds of citizens of different ages were entertained with various games. “Eh, if Durres had half of this park, it would be a miracle”, – Bashkim says. The park was our second place of meeting, after the club of Enver and Salvatore (an Italian-American this, friend of the Albanians). That’s why, surely there were a lot of Albanians here too. Bashkim went out together with his granddaughters, Fatmir with his grandson, Arber Hoxha, who used to be an officer in the navy, and many others. Children found each other easily because of the language. All of them spoke it at their houses, although at their kindergarten and school they study in English. At the southern end of the park, I heard a expression: “ let down the double six!”. I didn’t want to spoil their game, because I knew half of them from their faces. The Albanian pensioners in Brooklyn were playing dominoes here, they occupied two tables and in front of them some old Chinese were entertained with their traditional games. As I saw the park was ruled by the Albanians and the Chinese. So people from Devoll every day, week and month, integrated into the way and life here in America.

A people with special values.

There is nothing perfect, but they struggled in order to live and work with seat and execution of the law, in the example of the first emigrants who stepped on the promised land one century ago. In this way they also earned the respect of the American citizens at work or neighbors. You are a people with special values, the American neighbor of Bashkim says to me, mister Hater Fisher, even the only American at the palace, because the others are different emigrants. We, maybe, don’t know our values, but when the American citizens say these to us, we are glad. Thank you! – I said. A neighbor of my relatives in Connecticut also said this to me, Michael Manka, he also told to me even his early Albanian-Devoll origin. Since four generations ago I am Albanian, he says to me with a kind of boast. Meanwhile the community from Devoll were trying to create a solid society, who represented with dignity the tradition, the values and the accomplishments of this community over centeries here in America. In the leadership of this society young guys are elected, with personality and managing skills, in order to do the best in the actual conditions, Neim Zenelaku from Poncare explains to me. Surely, that this work will be realized, we need to abandon any vise of the past, or of the life in Devoll, we mustn’t carry in America the envy, the jealousy, the gossip, which don’t let us advance. The goal of the society is the integration with other all-Albanian societies in the USA too. On these few days I took tens of messages from people from Devoll in Brooklyn, but the main one is ‘live by working and executing the law’! These are my best friends! So you integrate and become an American citizen! It was a delayed reportage this for these people who with their example in life and at work, they honor themselves, but the Albanian-American community too. I left them with the promise that I will continue to write for our people from Devoll Albanian-Americans whenever I come here in the USA.

New York City, June 2015.

Shupenza prane Drinit

$
0
0

Nga Ahmet ZANI/

Fundjava e kaluar ishte një udhëtim në fshatin Shupenzë të Peshkopisë. Ndonëse  prej afro një viti i kishim munguar të vizitonim qytetin e bukur të dibranëve, por dhe kjo vizitë ishte e rastësishme tek disa miq të fshatit Shupenzë. Teksa kemi lënë pas rrugën e gjatë që nga Miloti ku i mundëm të shpëtonim fluksit të madh nga tregu që mbledh thuajse nga tërë krahinat, dhe rruga për në Shupenzë paska e vështirë nga mungesa e investimeve në rikonstruksionin e saj, rrugë e cila hera- herës bëhet dhe e rrezikshme nga kthesat e forta dhe mungesa e trafikndarësve. Ndërsa udhëtimi harrohej nga pamja magjepse e liqenit të Ulzës aty ku dhe pjesa e rrugës duket më e vështirë, por të tilla pamje sikur e humbasin stresin e gjendjes infrasktrukturore të këtij aksi. Drejtuesi i mjetit ku udhëtonim Besmiri lëvizte me ngadalë pasi kërkonte të shijonte mëngjesin e bukur të këtsaj dite zgjedhore, larg politikës, ndërsa dhe natyra bëhej akoma dhe më e bukur nga cicërimat e zogjve aty pranë pemëve që ndodhen ngjitur me rrugën. Teksa kemi lënë panoramën e bukur ku ndërthuren liqeni i Ulzës, me malet përreth ku çdo pamje tregon hijeshinë e gjelbërimit, ndërsa pak poshtë befas shohim një varkë ndonëse akrepat e orës shënojnë gjashtë dhe dielli tutje nga majat duket që ka hedhur shkëlqimin e saj. Një banor tutje përtej nga pjesa tjetër e liqenit po lundron me varkën e tij nga një ngarkesë pasi janë disa shtëpi që jeta e tyre është e lidhur me të tilla varka pasi mungon ura lidhëse me pjesën tjetër. Udhëtimi vijon dhe në sfondin verior shfaqet pjesa tjetër e liqenit të Ulzës nga ku marrin energjinë një pjesë e popullatës nga hec-i ngritur nga kohët e dikurshme, por mbi sipërfaqen e liqenit mjergulla kishte mbuluar një pjesë të saj, por sërish dhe kjo pamje rezervonte bukurinë e saj.

Të përshkruash këtë panoramë mjaft magjepse nga bukuritë e natyrës s’ngopesh, por ja që dhe ky udhëtim prej disa orësh në mbërritje të fshatit Shupenzë kapërcehet shumë shpejt.

Shupenza.

E diel ndonëse ditë zgjedhjesh lokjale , por nuk është ditë e qetë për këtë fshat që është pjesë e njësisë vendore të Bulqizës, ndërsa nuk mund të shkëputësh atë të dibranëve siç dhe është në nderin e zonës. Për të hyrë në fshatin e vogël të Shupenzës është pak  vështirë të dielave nga popullata e tregtarëve, por ja që prodhimet e dibranëve janë të preferuara qind për qind bio. Por dhe një fakt tjetër i shijes së tërë prodhimeve bujqësore apo blegtorale janë nga mjedisi i pastër. Ne do të ndalonim pak më tutje të fshatit, vetëm pak minuta në dalje pasi një mik mjaft i nderuar do të rezervonte takimin tonë. Ladi Jakimi që ka një biznes ndërtimi na pret ngjitur me rrugën, aty ku dhe ndodhet biznesi i tij. Ejani të pijmë kafen – na fton menjëherë biznesmeni 44 vjeçar, pak më tutje një bar- kafe mjaft tradicionale aty do të shërbente një djalosh i cili menjëherë pret të na shërbejë. Ngjitur me tavolinën tonë qëndronin katër njerëz mjaft të gëzuar dhe kjo i ka tërhequr vemendjen Ladit që kërkon të njihet me rastin. Njëri nga katrëshja kishte ditlindjen ndaj dhe urimi do të përcillej dhe nga ne miqtë e rinj të këtij fshati. Teksa djaloshi kamarier solli kafetë dhe nga një gotë raki e prodhuar nga banorët e zonës. Gëzuar – uron Ladi, dhe neve shijojmë kafen e mëngjesit por dhe rakinë e kumbullës.Uroj të fitojë më i miri zgjedhjet dhe lusim Zotin të shoqërohen pa incidete, ndërsa nuk diskutohet më politika në lokalin ë fhsatit. Ende pa mbaruar njërën gotë kamarieri kishte marrë porosinë nga tavolina tjetër të kthenim dhe nga një tjetër nga kjo raki mjaft e këndshme e zonës. Katë miq janë nga Kurbini tregon Ladi, por njëri është gazetar dhe unë menjëherë nuk u ndjeva mirë, nga aspekti që doja të isha një mik, pasi ku i dihej se çmund të reagonin këta banorë vendas nga Shupenza. Sakaq Ladi ka ndier këtë reagim ndaj më kthehet ” ju jeni miku im dhe gazetar që ne nga anët tona i repesktojme”. Njëri nga tavolina tjetër preferoj të qëndronte me neve, ndërsa trokasim gotat me të. Mësova që ky ishte një punonjës ndër vite në strukturat e policisë së shtetit, dhe menjëherë kërkova të mësoja për rendin dhe menjëherë tregon se jemi banorë me “taban” dhe kulturë. Taban quhet tradita e krahinës, kjo më krijoj kënaqësi duke ju referuar dibranëve si një soj shumë u njohur por e traditës dhe kulturës.

Më pas Ladi na shoqëron të njihemi dhe me tregun e së dielës ndonëse parreth ambjenti i rënduar nga mbipopullimi i kësaj ditë “pazari” dhe pazari krijon të tillë ndotje. Pak minuta shëtitje përreth këtij tregu dhe Ladi do të na prezantonte me një mik të tij mjek. Ky i fundit sapo është informuar nga prania jonë me Ladin na fton për drekë, por Ladi kishte dërguar porosinë tek një lokal buzë lumit Drin.

U larguam nga tregu duke lëvizur në këmbë për t’u njohur dhe pak me fshatin Shupenzë por duhet pranuar se klima e pushteteve nuk ka kursyer një fshat që ndodhet pranë kufirit me shtetin fqinj Maqedoninë. Mungesa e infrastrukturës apo dhe investime për kushtet e jetës së këtyre banorëve fisnikë. Por më së shumti është Ladi i cili u ka ardhur në ndihmë shumë prej tyre në ndërtimin e shtëpive dhe bizneseve. Për këtë banor nga Shupenza nuk i mungonte respekti nga pjesa tjetër si kontribues, ndonëse ende shumë nga i qëndrojnë borxh, por nuk merzitem thotë ai pasi paraja nuk mund të më kthejë ndryshe në atë kontribut të dhënë nga Ladi. Jam i kënaqur – shton ai pasi punoj pranë familjes dhe jetoj në vendim tim dhe pranë fshatit ku kam lindur.

Ndërsa minutat kaluan shumë shpejt pranë urës së Topojanit kishte rezervuar drekën, dhe së bashku me Ladin dy nga punonjësit e firmës së tij. Pasi kemi lënë urën e Topojanit një rrugë përgjatë lumit Drin do të na shoqëronte tek një lolal mjaft i këndshëm nga mrekullitë e natyrës nga ky turizëm lumor dhe pejzazhet që nuk mbaronin kurrë në këto anë. Në kemi preferuar të qëndronim pranë lumit Drin  aty ku disa turistë kishin preferuar këtë mabjent vështirë të zbullohet gjëkundi. Menu nga më të ndryshmet, dhe të gjitha asortimentet tradicionale gatim po i tillë që nuk mund të largohej nga të tilla mrekulli që do të mbeten historike për vlerat e këtyre  njerëzve dibranë të shquar në mikpritje, traditë, histori.

 


Trashëgimia Kulturore e Vlorës në pritje të turistëve

$
0
0

Nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë ka çelur së fundmi zyrtarisht edhe sezonin turistik 2015.Këtë lajm e konfirmon edhe vetë Ministria e Kulturës e cila në adresën e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook” me anën e një status të veçantë ka njoftuar se Parqet Arkeologjike Amantia, Finiq, Orik dhe objektet e tjera të vizitueshme si Kalaja e Kaninës, Kalaja e Porto Palermos, Manastiri i 40 Shenjtorëve, Sinagoga, Kalaja e Himarës, Manastiri i Mesopotamit janë të hapura për turistët gjatë gjithë sezonit turistik në oraret  e martë-e diel, ora 09:00 – 14:00 dhe 17:00 – 20:00.

Pas ndërhyrjeve restauruese, apo mirëmbajtëse dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme nga ana e specialistëve të DRKK-së, monumentet e trashegimisë kulturore vlonjate janë tashmë krenarë dhe gati të mirëpresim turistët nga vendi dhe jo vetëm, të cilët këtë vit do të kenë mundësinë të vizitojnë nga afër ambientet dhe historinë që ofrohen.

Një ndër destinacionet që sugjerojnë specialistët e DRKK-së Vlorë është Manastiri “Burim Jetëdhënës” ose “Stavridhit”, që sipas legjendës uji dhe ikona, shërbyen si fillesat e këtij manastiri, i cili mendohet se i ka fillesat rreth 700 vjet më parë.

Edhe Foinike, kryeqëndra  e Kaonëve dhe kryeqyteti i koinonit Epirot (midis 230-168 p.Kr.) është një tjetër destinacion i cili nuk duhet lënë pa u vizituar.

Një ndër veprat më të realizuara me karakter ndërtimor publik e social në periudhën romake përmendim teatrin, ndërtimi i një strukture publike në pjesën qëndrore të qytetit si dhe cisternat e ujit. Një ndër monumentet më të rëndësishme të kësaj periudhe është dhe bazilika paleokristiane me tre nefe dhe nje atrium në pjesën e përparme (shek. V-VI m.Kr).

Një tjetër drejtim është edhe Manastiri i 40 Shenjtorëve i cili ndodhet në lindje të qytetit të Sarandës, i cili i përket periudhës së Antikiteti të Vonë shek.VI. Manastiri është ndërtuar dhe rindërtuar gjatë qindra vjetëve. Në katin mbitokësor përbëhet nga salla e madhe, kisha me shtatë apsida dhe dy nartekse, tre dyer të mëdha dhe dy rreshta dritaresh ishin ndërtuar në fasadë. Në katin e nëndheshëm ose kriptoriku ruhen galeritë (qelat), galeritë me qemer, qemerët e dyfishtë, afreske të periudhës Bizantine, çisterna uji dhe varre.ndërtuar në shek.XII dhe mbart vlera të kulturës bizantine. Kisha është e tipit kryq të brëndashkruar dhe përbëhet nga naosi, narteksi dhe dhoma e pagëzimit. Në veri kisha ka hajatin e hapur, të formuar nga sistem arkadash të mbështetur mbi kolona guri cilindrik. Midis naosit dhe altarit ndodhet ikonambajtësi i punuar në dru. Teknika e thellë e daltimit, zbukurimet zoomorfe e floreale e datojnë ikonambajtësin në shek.XVII. Brenda në kishë ruhen ende fragmente të pikturave murale që i përkasin shek.XVII-XVIII. Çdo 15 gusht, “Ditën e Fjetjes së Shën Mërisë”, këtu organizohet pelegrinazh.

Kalaja Ilire e Kaninës i ka fillimet në shek. VI p.e.s, është rindërtuar nga Justiniani në shek.V si dhe është meremetuar në vitin 1531 nga Sulltan Sulejmani. Kalaja ka një sipërfaqe rreth 3.6 ha dhe një lartësi rreth 380 m mbi nivelin e detit. Në sistemin e mureve fortifikues vërehen disa faza ndërtimi. Brenda kështjellës ka gjurmë të banesave, si dhe elementë të tjerë ndërtimor si puse, sterra, rrugë të shtruara me gur, etj. Ruhen në gjendje të mirë Porta Mbretërore, ajo e beut e kulla mesjetare e sahatit.

Vranishti i Vlorës, fshati me histori ku dallon Kalaja e Horës, fshati i monumenteve të kulturës dhe atyre të natyrës, i urave mesjetare dhe ujësjellësit të famshëm të ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, fshati i Kapedan Sali Vranishtit, fshati i valles burrërore të trimave, i poetit popullor Muhamet Tartari “Mjeshtër i Madh” dhe i këngëtarit virtuoz Arap Çeloleskaj.

Ura mbi lumin Theollogo, Cerkovë  Sarandë. Ndodhet në fshatin Cerkovicë. Shërben për kalimin e përroit të Leshnicës në fshatin Cerkovicë. Ura ka një gjatësi prej 37 m, me një hark në formë segmenti rrethor me hapësirë 13 m e lartësi 5.6 m mbi nivelin e ujit. Qemeri përshkohet sipër nga kornizë guri. Kalldrëmi me gjerësi 2.60 m vjen i shkallëzuar në të dy anët. Harku i madh në formë gjysëmrrethi ka rreze 4 m dhe harku i vogël ka një rreze prej 3.50 m. Është ndërtuar në shek. XVIII.
Statusin e Trashëgimisë Kulturore, Monument Kulture Kategoria e I. e ka marrë në 16.02.1979.

Fshati i Armenit në Vlorë është i dëgjuar e i shkruar që në lashtësi. Pamja e tij me këndvështrim të gjerë drejt perëndimit, jugut e veriut me disa kodra nga lindja, i jep atij një pamje me përceptim estetik natyror, të gërshetuar me lagjet e sistemuara me banesa të ndërtuara në sup të njëra- tjetrës, të cilat krijojnë pamjen e një qyteti. Mbi këto lagje me vlera arkitekturore qëndron qyteza e lashtë e Armenit. Në majën e kodrës që quhet “Maja e Qytezës” ka me shumicë fragmente qeramike, shpesh janë gjetur dhe monedha me mbishkrimin AMANTION, APOLLONIAT, BYLION.

Ato pak fragmente muri janë të punuara me gurë kuadratik të lidhur në të thatë. Qeramika e gjetur në këtë zonë i takon shek. IV p.e.s dhe të periudhave të më vonëshme. Kisha e Shën Kollit datohet në Shek.IX, është nje kishë e tipit sallë me kupolë. Në plan është drejtkëndësh me një absidë të vogël në anën lindore. Hyhet në një portë perëndimore që duhet të ketë qenë me arkitra guri të rrafshët. Bën pjesë në grupin e kishave njënefëshe.

Muret Rrethuese të Aulonës Antike, Kalaja e Himarës, Kalaja e Borshit, Parku Arkeologjik i Orikut,  “Rrënojat e Tragjasit të Vjetër”, Kisha e Shën Spiridhonit, Vuno”, Kalaja e Kaninës etj etj, janë vetëm disa nga destinacionet e shumta që ofron Vlora.

Midis kësaj larmishmërisë që ofron Vlora, Kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo, vazhdon të mbetet një atraksion i veçantë turistik për turistët e huaj dhe shqiptarë.

 

Thethi, “parajsa” natyrore që kërkon vemëndje

$
0
0

Nga Nikolla Lena/

“Dita e Bjeshkës” tashmë është futur në kalendarin e festimeve alpine dhe zhvillohet në krah të Bjeshkëve të “Namuna”, pikërisht në Luginën e Thethit.  Aty çdo vit më 25 qershor mblidhen burra e gra nga zonat e Shalës, Pultit, Shoshës, Bogës  dhe festojnë së bashku.Pata një ftesë nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura që të merrja pjesë në “Ditën e Bjeshkës”. Ata nën organizimin e ministrisë së Mjedisit si  dhe  disa shoqata të tjera që merren me mbrojtjen e mjedisit dhe të parqeve natyrore si, INCA, përfaqësues të GIZ-it, kishin menduar ta shfrytëzonin këtë ditë feste për prezantimin e një projekti  promovues  të  vlerave natyrore, klimaterike, turistike dhe kulturore të zonës. “Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) synon zgjerimin e kësaj zone, duke nisur nga Vermoshi deri në Valbonë, që do të quhet Parku Kombëtar i Alpeve, duke përfshirë ndër të tjera edhe dy parqet kombëtare ekzistuese, Parkun Kombëtar të Thethit dhe atë të Luginës së Valbonës. Kështu, Parku Kombëtar i Alpeve do të ketë një sipërfaqe prej 85 mijë ha dhe do të jetë më i madhi në vend”, më shpjegonte gjate udhëtimit për në Theth Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej.

Pasi lame Shkodrën dhe fshatrat fushore të saj, u futëm në luginën që të çon drejt Bogës. Nuk di si ka mbetur ky emër. Zoti në këtë luginë të bukur, nga sllavishtja do të thotë “Zot”. Mbase Zoti im ose vend i Zotave, ose nga latinishtja “Grykë e Bukur”…por vërtet është një vend tepër tërheqës dhe i bukur. Fshati ishte rregulluar në të dyja anët e luginës me shtëpi të reja e bujtina për vizitorët e huaj.Pasi lamë Bogën u drejtuam për lart, drejt Bjeshkëve. Qafë Sora (ose Sorra) bën ndarjen midis Bogës dhe Thethit. Pikërisht aty, në pikën më të largët i sheh të dyja Luginat, në lindje atë të Thethit dhe perëndim atë të Bogës. Aty ngrihej madhështor një kryq betoni, por aty ishte edhe e para bujtine buzrruge. Rruga ishte e gjatë dhe u ulëm ta pinim një kafe. Ishte një lokal alpin i ndërtuar me dru, me një shesh pushimi ku mund të kundroje dy botë, lindjen dhe perëndimin. Nuk ia mësova emrin e vërtete pronarit të lokalit se aty shërbenin ca “Culla” (djem) dhe ca gra, por i thoshin Lokali i Bajraktarit të Bogës….Rruga drejt Thethit ishte e vjetër dhe e vështirë. Ndeshëm disa turiste ceke dhe angleze, që me çantat e tyre mbi shpinë marshonin drejt Thethit. Ndeshem edhe karvane qe shtegetonin bagetite drejt alpeve…Festa ishte organizuar në sheshin e Kishës së fshatit. Një shesh i madh dhe i gjelbëruar. Gra e burra me veshje karakteristike të zonës e kishin mbushur atë.

Në ceremoni foli Zamir Dedej, që bëri një parashtrim për Zonat e Mbrojtura dhe rëndësinë që marrin ato për natyrën shqipëtare dhe atë turistike. Ai theksoi se këto parqe shtrihen tashmë në tri shtete, atë të Malit të Zi,Shqipërisë dhe Kosovës. Ruajtja dhe mirëmbajtja e tyre tashmë nuk është detyrë vetëm e ministrisë përkatëse, por edhe e vet komunitetit dhe e pushtetit lokal ku shtrihen. Foli gjithashtu edhe specialisti i vjetër të mjedisit, Nihat Dragoti, i cili theksoi se ky studim do të diskutohet me komunitetin e zonës dhe debati do të mbetet i hapur për t’u diskutuar dhe në nivele të tjera nga specialist të ndryshëm, nga grupet e interesit, si dhe do të vilet mendimi nga gjithë komunitetet e zonave, që përfshijnë Alpet.  Prezantimi i historikut të zonës u bë nga Prof. Luigj Shyti, prezantimi i vlerave kulturore dhe tradicionale nga Zef Bari, prezantim i procesit të zonimit të parkut të alpeve nga Nihat Dragoti, ekspert i INCA. Më pas pati diskutime nga pjesëmarrësit.

Përfaqësuesi i bujtinave të zonës promovoi vlerat dhe traditat e trevës. “Shtëpia asht e zotit dhe e mikut“, është shprehja tradicionale që përdorin banorët e bjeshkëve dhe dyert e kullave të tyre janë të hapura për miqtë, vizitorët, turistët vendas dhe të huaj. Banorët e kësaj zone kanë perfeksionuar shërbimet dhe kulinarinë etj. Këta malësorë janë jo vetëm mikpritës, por edhe shembull i bashkëjetesës së natyrës me njeriun, përfundoi ai. Ceremonia mbaroi mes stendave të shumta të varura rreth e qark, valleve tradicionale dhe këngëve me çifteli. Pati edhe një panair të vogël me produkte të zonës.

Fare prane kishës, rreth 100 m në perëndim të saj, ndodhet kulla e famshme e nguimit. Një kullë e gurtë që ka bjeshka5hyrë dhe ka mbetur në histori si një instrument i çuditshëm gjykimi dhe dënimi. Një kullë e gdhendur në gure katrore, me vrima të vogla që përfaqesonin dritare dhe themelet e veta i kishte të ngulura në shkëmb. Pronari i saj i saj, Sokol Koçeku, një mesoburre, na rrëfen historinë e kullës dhe bëmat e saj. Ngjarjet e para nga kjo kullë janë një roman më vete dhe duan shumë kohë t’i tregosh, por unë mësova se aty është ngujuar edhe njëri prej 7 shalianëve, Mark Sadiku, që lane nam në Shkodër me bëmën e tyre. E pyeta Sokolin edhe për mbiemrin e ndryshuar të disa Shalianëve si,  Mark,Fran, Marash…të kthyer në mbiemra myslimane si, Sadiku psh. Ai më shpjegoi se në kohën e “Turkies” nuk i lejonin katolikët apo të krishterët të bënin pazar në Shkodër dhe kështu detyroheshin të ndrronin mbiemrin, por të ruanin fenë. Kulla e ndërtuar në tri kate, kishte hapësira të kufizuara dhe frëngi fare të vogla. Orenditë ishin të pakta dhe ato më të nevojshmet si sofra, ena e ujit dhe disa shtroje prej lëkurë delje. Sigurisht dhe arma vrastare. Çdo kat përfaqësonte nivelin e krimit. Kur krimi gjykohej tepër i padrejtë, vrastari vendosej në katin e parë ku ishte një shkëmb i madh guri dhe pak orendi. Kur krimi gjykohej mesatarisht, vrasësi theeeeethiiiivendosej në katin e mesëm dhe më i drejti në katin e sipërm. Tamam si në Ferrin e Dantes, sipas gjykimit.  Vizitorë të shumtë hynin e dilnin nga kulla me përshtypje të çuditëshme në kokat e tyre. Shihje gjermane, zvicerane, angleze e ceke, të çuditur nga ato që kishin dëgjuar për këtë kullë. Ishte kohë dreke kur u  larguam prej saj dhe u drejtuam për nga kulla e Mollajve ose e Ujkajve, për te Fran Molla ose Ujka. Një kullë krej ndryshe, e re dhe me dritë. Me dritare të mëdha, me mure të rregullt e me plot hapësira. Brenda ishte e areduar në mënyrë moderne. I zoti i kullës priste miq dhe drekën e kishte shtruar në oborr të saj. Gratë dhe djemte e rinj shërbenin me mirësjellje. Zakoni e donte një berr në hell, verë e raki kumbulle. Gjelbërimi dhe ajri i pastër të shtonin oreksin. I zoti i shtëpisë kishte thirrur edhe dy rapsod prej Shale. Çiftelia shoqëronte këngët e traditës dhe ato të kohës së sotëme. Bjeshkët e Namuna ngriheshn thik mbi kokat tona. Tashmë ato nuk na dukeshin më të “namuna” por të bukura e të bekuara. Gjelbërim i pa anë,ajër i pastër,uji me shumicë dhe legjenda e histori të çuditëshme e mbresëlënëse.

Lugina e Thethit është vërtetë një parajsë tokësore që kërkon më shumë vëmëndje për resurset ekonomike që mbart,për historinë, për turizmin, për vizitorët e shumtë që ka dhe për vet banorët e kësaj zone që jetojnë gati në kufijt e legjendës.(Kortezi:ATSH)

Gazetarja rumune: Pse vodhi Shqipëria zemrën time

$
0
0

Olivia-Petra Coman, një gazetare udhëtimesh rumune, përshkruan në blogun e saj mbresat e mrekullueshme nga udhëtimi më i fundit në Shqipëri.
Në blogun e saj, ku ka postuar dhe foto nga udhëtimi në vendin tonë, ajo shkruan se Shqipëria ka ujëra të kaltra, lumenj ftues dhe kanionët më të bukur që ajo ka parë ndonjëherë. Komentet e saj janë befasuese ndërsa shkruan se ndërsa vizitoni Shqipërinë do të ketë momente kur do t’ju duhet të pickoni veten dhe të pyesni – Jam ende në Europë? – e kjo do të jetë një veprim i vazhdueshëm.
Ndër pikat kryesore ajo veçon malet e larta ku ovacionet habitore (e thirrjet woow) do të jenë pjesë e çdo bisede, madje edhe në momentet kur shpirtin t’a kaplon trishtimi; pasi pas detit nuk ka më mirë se një udhëtim për t’u ngjitur sa më lart drejt maleve.
“Mund të flesh në det dhe të zgjohesh herët për të bërë një xhiro me kayak ose të bësh sërf në dallgët e detit, e më pas të shijosh një mëgjes të lehtë në bregdet. Do të pyesni sërisht: Vërtet isha në ato ujëra ngjyrë safiri? e do të ndiheni udhëtari më me fat kur do t’i shihni sërisht poshtë jush ndërsa qëndroni mbi shkëmbinjtë aty pranë”, shkruan Olivia-Petra Coman .
Sipas gazetarës që eksploron vende të ndryshme të rajonit, Shqipëria është toka e aventurës për të gjithë ata që dëshirojnë të provojnë rafting, të shëtisin me kayak, me canoe, të ngjiten në mal apo të udhëtojnë me makina.
Ndër rekomandimet e saj ajo përmend dhe Grupin e Albanian Rafting si më të mirët, ndërsa shton se argëtimi në vendin tonë bëhet në formën e vjetër origjinale e unike, me lojra e të qeshura deri në lot, me piknike e ndalesa spontane kudo ku dëshiron.
Butrinti, Kalaja e Beratit dhe ajo e Gjirokastrës janë ndër pikat e trashëgimisë kulturore që gazetarja Petra përshkruan në blogun e saj si elementë antikë që sipas saj është ende e çuditshme sesi qëndrojnë të fshehta nga turizmi masiv, e që për të përcjellin ndjenjën e të kaluarës dhe kohës që qëndron në vend.
“Specialitetet tradicionale ushqimore dhe ëmbëlsirat mbeten në mendje javë të tëra pasi i ke provuar. Njerëzit janë të jashttzakonshëm: të mirë, të ngrohtë, të respektueshëm, ndihmues dhe mbështetës! Shqipëria është padyshim një nga vendet më mikpritëse në Glob”, shkruan më tej turistja e impresionuar nga vendi ynë.
“Do të ndiheni të trishtuar dhe nostalgjikë kur t’ju duhet të largoheni dhe zgjidhja e vetme do të jetë planifikimi i rikthimit sa më parë!”
Ashtu si në të gjitha historitë e mëdha dhe të papritura të dashurisë, ka momente kur duhet të largohesh por bukuri si Shqipëria mbeten gjithnjë në mendje, përfundon gazetarja e udhëtimeve rumune përshkrimin e udhëtimit të saj në Shqipëri.
Blogu i gazetares Rumune të udhëtimeve:
http://mychessboardmygame.blogspot.ro/2015/07/why-did-albania-steal-my-heart-again.html?m=1 /s.b/ /a.g/

VALBONA, MREKULLI ALPINE SHQIPTARE

$
0
0

Të udhëtosh drejt Valbonës nëpërmjet liqenit të Komanit tani në verë, është një udhëtim përrallor. Është një park natyror më I veçantë në vendin tonë. Natyra e këtij parku është e pasur me varietete të përshtatshme për turizëm, peshkim e alpinizëm. Në pjesën e brendshme të Parkut ka mjaft shpella interesante, nga të cilat dallohet Shpella e Dragobisë. Ka një klimë malore me dimër të ashpër e reshje të pasura shiu e bore dhe me temperatura të ulëta e periudhë të gjatë me ngrica dhe erëra. Nga Mbaskollat dhe deri në Shoshan është e mbrojtur në mënyrë natyrore. Burimet e saj gjenden në rrëzë të shpatit lindor e qafës me të njëjtin emër.
Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare. Kjo luginë ndodhet në pjesën më veriore të vendit në lindje të masivit malor të Alpeve që përfshihet nga rrethi i Tropojës. Lugina e Valbonës nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë pranë digës së hidrocentralit të Fierzës.
Lugina e Valbonës është zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës, madje nga më të vizituarat në Alpet valb1shqiptare pas luginës së Thethit. Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas, por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të vendit.
Për të shkuar në Valbonë nga Tirana ka dy rrugë: një nga Kukësi, Gjakovë-Bajram Curri dhe tjetra me traget nga Komani. Nga Lugina ka një peisazh shumë të bukur. Pamjet fantastike të shpateve malorë që bien thikë mbi ujin e liqenit të Komanit janë të paharrueshme. Fshatrat e vegjël në të dyja anët e liqenit dhe kullat e vetmuara prej guri, banorët e të cilave lidhen me njëri-tjetrin vetëm nëpërmjet varkave të vogla, janë një tjetër dekor interesant i udhëtimit. Përrenjtë dhe luginat e vogla që lidhin liqenin me pellgun e Drinit krijojnë fjorde të vegjël që futen në brendësi të masiveve malorë. Gjatë udhëtimit me traget shikon dhe dy digat gjigande të hidrocentraleve në kaskadën e Drinit. Udhëtimi me traget zgjat për dy orë e gjysëm.
Nga Bajram Curri në drejtim të Valbonës shkohet me makina private ose me furgonë. Valbona ndodhet 25 kilometra larg Bajram Currit dhe për të shkuar drejt saj duhet të kalosh më parë nëpërmjet Kanionit të Shoshanit, valb3Grykës së Klisyrës, Grykës së Dragobisë e Qukut të Dunishës. Nga hyrja në kanionin e Shoshanit e deri në Valbonë udhëtimi kalon nëpërmjet një luginë të ngushtë, ku në të dyja anët e saj ka shpate shkëmbore dhe pyje me ahe e bredh, ndërsa rruga është e shtruar me çakëll. Pamjet e mahnitshme që nisin me Kanionin e Shoshanit i lënë vendin njëra-tjetrës për t’u zëvendësuar nga gryka e ngushtë me shpate të thepisura e Klisyrës. Më sipër shfaqet fshati Dragobi, më i madhi i zonës, me kulla guri 100 e 200-vjeçare, madje dhe më të vjetra se kaq. Gati në mes të fshatit, në krahun e majtë të rrjedhës së Valbonës, ndodhet një ujëvarë disa dhjetra metra e lartë që bie pingul nga shpati i malit. Sapo kalon Dragobinë në krahun e djathtë të rrjedhës së Valbonës, në rrëzë të një shkëmbi që mezi shquhet mes pyllit të dendur, ndodhet shpella e Bajram Currit. Gjatë gjithë udhëtimit të shoqërojnë gjithnjë ujërat e kthjellëta të Valbonës që burojnë nga shkrirja e borës në masivin malorë të Alpeve. Një tjetër vend për t’u ndalur është dhe Quku i Dunishës. Këtu ka disa hotele alpine me komoditete bashkëkohore. Klima e luginës është mjaft e freskët dhe i nxehti i verës nuk ekziston fare. Fshati Valbonë është gati 1000 metra mbi nivelin e detit dhe shtrihet në një zallishte të krijuar prej lumit Valbona. Aktualisht fshati Valbonë ka afro 30 shtëpi, kryesisht kulla të vjetra dy valb2dhe trekatëshe me mure të trashë guri e çati karakteristike alpine me dërrasa druri. Në kullat karakteristike të tërheqin vëmendjen dritaret shumë të vogla dhe frëngjitë e ndërtuara në çdo drejtim për t’u mbrojtur. Në qëndër të fshatit ndodhet një lokal që shërben në natyrë kryesisht, mish të pjekur në hell dhe meze e bylmet të zonës. Në Valbonë nuk ka hotel të mirfilltë, por disa shtëpi-kulla karakteristike janë përshtatur sipas traditës në hotele për turistët. Çmimet e fjetjes dhe ushqimit janë të arsyeshme. Nëpërmjet bllokut të lartë malor të Jezercës në veri, Zhaborreve dhe Grykave të Hapta në jug, formohet një govatë tipike akullnajore. Në shpatet e thepisura të maleve të Kollatës e Rrethit të Bardhë shikon borë të përhershme dhe ngjitja në to, do të ishte një sfidë për çdo alpinist profesionist. Ujëvara e Rragamit që ndodhet pranë fshatit me të njëjtin emër, sipër Valbonës, është një tjetër mrekulli e natyrës alpine që nuk duhet lënë pa vizituar. Valbona gjatë 4-5 muajve të dimrit është krejtësisht e izoluar nga bora kështu që në këtë kohë është e pamundur të vizitohet tërësisht. Stina e verës atje është një mrekulli natyrore. Është vendi më I përshtatshëm për të larguar të nxetin e verës.(Nikolla Lena)

DJEMTE E DETIT DHE TE TOKES

$
0
0

Djemtë e detit dhe të tokës, guxim, profesionalizëm dhe shkathtësi në ujërat e Pashalimanit/
Mbyllet me sukses stërvitja komplekse ujore “Pashalimani-2015”/
Nga Shefqet Kërcelli/
Për bazën e Pashalimanit ndër vite janë shkruar më qindra artikuj, reportazhe, tregime, poezi dhe drama, janë xhiruar plot filma dhe dokumentarë, të cilët kanë mbushur faqet e gazetave dhe ekranet e televizorëve tanë. Me gjithë këtë shumore veprash artistike, historike dhe ushtarake është njohur jo vetëm opinioni shqiptar brenda dhe jashtë vendit, por dhe opinioni i huaj dhe shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve tanë. Gjithkush sa herë shkruan për të, përpiqet të zbulojë dicka të re, ndërsa interesi dhe kërshëria e shqiptarëve, mjaft prej të cilëve kanë shërbyer në këtë bazë, me ose pa uniformë është e përhershme,-cfarë ndodh në bazën e Pashalimanit, sa anije kemi ne, cfarë bëjnë marinarët atje? Të paktën këto pyetje i bën cdo qytetar i thjeshtë cilido që e sheh me uniformë marinari. Mbi të gjitha është fakt që cdo familje shqiptari ka pasur një pjesëtar të familjes, fisit, mëhallës, fshatit, lagjes, qytetit që ka shërbyer në këtë bazë në detyra të ndryshme. Shqiptarët sa janë të ndjeshëm ndaj detit, aq janë të ndjeshëm ndaj uniformës së marinarit. Ndërsa ata më të diturit, gjithfarë analistësh, politologësh, historianësh, e shtrijnë diskursin e tyre më larg,- hedhin mendime dhe shtrojnë teza për rëndësinë gjeopolitike të kësaj baze në shekuj apo për të ardhmen e afërt ose të largët.
Baza gjallërohet sa herë ka miq dhe vizitorë
Këtë më tha nja nga shoferët e bazës, Ilir Nelaj, teksa bënim rrugën nga Orikumi në Pashaliman. Iliri është një qytetar i vjetër vlonjat dhe e ka lidhur jetën me këtë bazë. Ai me shpjegon lidhjen e tij të hershme me ushtrinë, ku si babai dhe miqtë e tij kanë punuar për shumë vite si shoferë në ushtrinë shqiptare, ndërsa Iliri është më me fat, se po i përfaqson ata duke ushtruar këtë zanat në një repart me emër sic është baza e Pashalimanit. Ndërkohë Iliri vec profesionit të shoferit stërvit një ekip mundje në qytetin e Vlorës, ku është dhe djali i tij i madh, të cilët do jenë kontigjent dhe për ushtrinë dhe marinën shqiptare. Ka disa vite që e kam lidhur jetën me këtë bazë, ashtu si qindra vlonjatë të tjerë, më thotë Iliri. Një njeri i thjeshtë, gojëëmbël, Iliri përcjell cdo ngjarje apo zhvillim të bazës, me ndjeshmërinë e një njeriu të thjeshtë, por që ka brumin, dhimshurinë dhe sinqeritetin brenda. Respektoj rrëfimin dhe opinionin e këtyre njerzve, që djersijnë shumë dhe flasin pak. Kështu mbas kontrollit rutinë në postbllok, duke përshkuar rrugën që të con në bazë, kaluam shpejt objektet arkeologjike të Orikumit. Disa metra më tutje, Iliri më tregoi disa cadra dhe dy godina në të majtë,- janë paqeruajtësit tanë më tha, po stërviten së bashku me detarët e bazës. Në më pak se gjysëm milje, na shfaqen godinat e kantierit, ku të gjitha shkallët, ambientet dhe molet ishin mbushur me anije ushtarake dhe civile, që riparonin difektet e ndryshme. Pamja të tregonte një gjallëri të pazakontë. Kanë ardhur dhe specialistë amerikanë këtu më shpjegon Iliri, janë duke riparuar anijet bashkë më mjeshtrat tanë të kantierit dhe ekuipazhet e anijeve. Kam disa dekada që ndjek aktivitetin e bazës më të madhe detare të vendit, të them të vërtetën më pëlqeu pamja që më afroi kjo ditë e nxehtë korriku bashkë me rrëfimin e thjeshtë të Ilirit, që vërtet e donte këtë bazë me gjithë qënien e vet. Në fakt sa herë shkoj në Pashaliman dua të shkruaj dicka të re për të, dhe në këtë rast më ndihmoi mencuria e qytetarit vlonjat, -sa herë ka miq gjallërohet baza, më thotë Iliri, pasi këtë muaj kemi paqeruajtësit tanë dhe inxhinjerët amerikanë të anijeve.
Baza e Pashalimanit në funksion të stërvitjes
Ndalesa jonë e radhës është sheshi kryesor para Komandës së Flotiles, ku marinarë dhe specialë ishin rreshtuar për të zhvilluar një stërvitje tepër specifike, luftën në det, bazuar në situate reale dhe koncepte bashkohore. Zv/Komandanti i Flotiljes, Kapiten i Rangut të II-të, Engjëll Sinanaj, është në krye të detyrës bashkë me efektivin. Kemi bërë gjithëshka për zhvillimin normal të kësaj stërvitje thotë Kapiteni. Në këtë mes kemi gërshetuar detyrën me mikpritjen. Kemi vendosur ambiente stërvitore, akomodim fjetje dhe ushqim, masa sigurie, mbeshtëtje shëndetsore, anije, grupin e bordingut dhe zhytësave, thuajse gjithë personeli i flotiljes është angazhuar për realizimin me sukses të kësaj stërvitje, shpjegon zoti Sinanaj. Më datën 14 korrik u zhvillua faza finale e stërvitjes nënujore. Djemtë e detit, tokës dhe ajrit, kishin 20 ditë që ushtronin veprime stërvitore në ujërat e Pashalimanit, veprime të ndryshme taktike, notime të gjata deri në 4 milje, zhytje në thellësitë e ujërave të këtij gjiri. Mbas angazhimeve të shumta në Irak dhe Afganistan, Forcat tona Speciale kishin disa vite që nuk kishin zhvilluar stërvitje në det. Ndërkohë që misioni dhe detyra e tyre përmbledh cdo lloj relievi, moti e natyre. Ndaj serioziteti, përkushtimi dhe mobilizimi ishte në nivelin maksimal. Një stërvitje e këtyre përmasave në këtë bazë të rëndësishme u ndoq direkt nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral-major Jeronim Bazo, me stafin e tij. Gjeneral Bazo u prit nga Zv/Komandanti i Bazës Kapiten i Rangut të II-të Engjëll Sinanaj, Komandanti i Batalionit të Forcave Speciale, N/kolonel Qazim Hoxha, Shefi i Degës operacionale të FD, Kapiten i Rangut të II-të Eduard Jeminaj dhe trupat pjesmarrëse. Ndërkohë që personeli dhe mjetet lundruese mdodheshin në rajonin e stërvitjes, Major Agron Kuta shpjegoi detajet dhe skenarët e kësaj stërvitje taktiko-komplekse ujore. Qëllimi i stërvitjes ishte ruajtja e kapacitetve operacionale, integrimin i këtyre kapaciteteve në tokë, det dhe ajër, për përmbushjen e misionit dhe detyrave të këtij reparti special, nënvizoi major Kuta. Ndaj në stërvitje morrën pjesë dhe efektivë nga tre forcat, tokësore, ajrore dhe detare. Para se të arrihej në fazën finale këto efektiva zhvillluan ushtrime të ndryshme në det, që nga zhytjet në thellësi, not në distance të mëdha, me pajime, ditën dhe natën, operacione speciale në anije, bordim dhe kontroll anijes, zbarkimi dhe imbarkim me mjete të thjeshta, operacione zbulimi, braktisja e mjetit në rast dekonspirimi të detyrës, maskimi në det, kapja dhe neutralizmi i objekteve dhe personave terroristë nga deti, shpëtimi i efektivit të marrë peng,, etj. Kjo stërvitje kishte objektiv kompaktësimin e batalionit në gjithë nivelet e tij,, etj. Ajo kishte objektiv kryesor kompaktësimin e batalionit në gjithë nivelet e tij, mundësi reale për aftësimin e drejtim-kontrollit, harmonizimi i elementëve operacionale dhe logjistikë, vënia në eficensë e teknikës dhe pajimeve në përdorim, bashkërendim i veprimeve midis tre forcave, ajore, detare dhe tokësore. Ndërkohë gjatë praktimit të këtyre elementëve u synua shfrytëzimi i kohës në interes të stërvitjes, ulja e kostos finaciare, mundësi të tjera të FA për realizmin e stërvitjeve të ndryshme, etj. Më parë djemtë tanë kishin bërë rikonicionin dhe kishin peshuar cdo milje, kabel, pash, pulqer e djujm të detit me not. Pra, stërvitja u zhvillua në kushte reale për cdo temë e element përbërës të saj. Pastaj këta djem vinin në këtë strëvitje nga shkretëtirat e Kandaharit dhe kishin disa vite që nuk kishin “shijuar” ujërat Joniano-Adriatikase. Sigurisht që këta djem të fortë, elitë e ushtrisë shqiptare ndër vite janë trajnuar vazhdimisht nga instruktorë amerikanë dhe aleatë të tjerë.
Një betejë detare kundër elementëve terroristë…
Stërvitja, kjo betejë e vogël detare, filloi me një demostrim të forcave speciale për kapjen dhe neutralizimin e një grupi terrorsit që kishte kapur një objekt të bazës detare. Në sajë të veprimeve të shpejta nga deti, djemtë tanë me shkathtësi, ekselencë e forcë arritën të hyjnë në objekt dhe të kapin terroristët. Si ishushtarak ndjej kënaqësi kur shoh stërvitje të tilla. Gjithëshka prefekte, reale, me sa duket këta djem, në këtë performancë të pazakontë i ka ndihmuar dhe përvoja në operacionet paqeruajtëse në Irak dhe Afganistan. Por ndërkohë që këta luftëtarë po conin terroristët e lidhur, anija me të cilën ata zbarkuan ishte marrë peng nga një grup tjetër terrorist dhe po ushtronin dhunë mbi ekuipazhin e saj. Situata u bë më komplekse. Por në nje kohë rekord, zhytësat, grupi i përbashkët i bordingut, mbështetur nga një helikopter i Forcave Ajrore u futën në anije dhe bënë të mundur clirimin e ekuipazhit dhe lirimin e anijes. Pamvarësisht veprimeve të kundërshtarit për përmbysjen e mjeteve lundruese dhe mbytjen e forcave tona në det, specialët dhe marinarët tanë me veprimet e tyre të guximshme ju shmangën këtyre kurtheve. Për mëse një orë baseni i Pashalimanit u shndrrua në një ujëmbledhës beteje. Hapësira midis anijeve të bregëzuar në molet e bazës u kthye në një teatër lufte. Nëpërmjet demonstrimeve të varianteve taktikë dhe skenarëve të ndryshëm u konktretizuan elementë të luftës antiterror, clirimi i pengjeve në tokë dhe det, sigurimi i anijes, operacione SAR, një stërvitje me kushte dhe situate reale, pasi dhe moti qëlloi me det dhe erë. Një spektakël ku u gërshetua spektri i gjithë operacioneve në det, këtë na dhuruan djemtë tanë të Forcave Speciale dhe marinarët e Flotiljes, ditën e 14 korrikut. Ndërkohë dhe grupi i bordingut i Forcës Detare, me komandant KapitenLejtnant Spartak Shytin, për gjatë gjithë kohës ishte pjesë e stërvitjes me forcat speciale. Ai siguroi rajonin e stërvitjes, anijen “Butrinti” pjesmarrëse në këtë stërvitje dhe shkëmbeu përvojën me djemtë e tokës. Sigurisht stërvitje të tilla me një dinamikë reale të dhurojnë emocione të vecanta dhe meritojnë vlerësime pozitive. Këtë theksoi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Bazo, mbas përfundimit të stërvitjes. Gjenerali përgëzoi efektivat pjesmarrës për rezultatet e arritura në këtë stërvitje dhe theksoi përmirësimin e teknikave të saj në të ardhmen. Gjithashtu Gjenerali falenderoi efektivin e Flotiljes për masat e mara dhe kushtet e siguruara në mbarëvajtjen e kësaj stërvitje .Në vijim Gjeneral Bazo shprehu vlerësim dhe konsideratë të veçantë për punën dhe profesionalizmin e trupave të angazhuara në këtë stërvitje dyjavore. “Nuk është thjesht cështje noti…ju jeni asa në tokë, por jeni edhe në det shumë të mirë. Këtë e treguat në stërvitjen e sotme. Situata reale është e vështirë për këto detyra, askush nuk i kupton kushtet reale menjëherë dhe kjo ishte një stërvitje në kushte reale. Ju përgëzoj për këtë stërvitje në kushte të detit. Është një sakrificë e shtuar, një vlerë e shtuar për efektivat tanë…”, theksoi gjenerali. Sa veta e bënë katër milshin not?-pyeti gjenerali. Të gjithë u shprehën njëzëri specialët tanë. Gjenerali shprehu besim se elementët e kësaj stërvitje specifike do përmirësohen në të ardhmen. Gjatë vizitës në bazën e Pashalimanit, Shefi i Shtabit u ndal dhe tek kantieri detar, ku u njoh me punën konkrete që po bëjnë specialistët shqiptarë dhe amerikanë për riparimin e anijeve. Në fund të vizitës gjenerali vizitoi kampingun e Forcave speciale, ku u diskutua mundësia e ngritjes së një kampingu të përhershëm në këtë bazë,{ duke riparuar objektet ekzistuese}, i cili mundëson zhvillimin optimal të stërvitjes nënujore në vitet e ardhëshme. Kështu Baza e Pashalimanit ka mjaft kohë që po përjeton një dinamikë dhe gjallëri të pazakontë, ku kryesore janë operacionet në det. Më gjerësisht për këtë do njiheni me reportazhet e ardhëshme për këtë bazë.
Pashaliman, 14 korrik 2015


Viewing all 364 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>