Nga Marko Caka/New York/
Të larguar pas shumë dekadash nga trojet shqiptare në Mal të Zi dhe me dy gjenerata të reja, banorët e Anës së malit janë shembulli më i mirë i ekzistencës dhe i ruajtjes së gjuhës dhe i traditave të tyre kombetare. Franklin Rousvelt Park ishte vendi që I mblodhi të gjithë sëbashku. I madh e I vogël nga kjo trevë u mblodhën jo vetëm për të festuar , por edhe duke na treguar se lidhjet ne mes tyre janë akoma më të forta kur janë larg vendit të tyre.. Myslimanë dhe krishterë nuk I dalloje dot, sepse thellë në shpirtin e tyre është gdhendur vetëm shqiptarizmi e cila me simbolin e saj te shqiponjës dykrenare demonstrohej fort në bluzat e tyre. Një ndjenjë e etur kjo për tokën mëmë që është trashëguar fort tek brezi i ri i kësaj treve. Fraklin Rusvelylt Park është rreth 100 km,nga Nju Jorku por për organizatorët është vendi më i përshtatshëm për të hequr mallin e vendit të tyre, të cilin e kanë braktisur pa dëshirën e tyre për shkaqe ekonomike dhe politike. Sipas organizatorëve në këtë lëndinë të rrethuar nga kodrat festohet njëqind përqind shqip dhe që është zgjedhur enkas për të sjellë mallin për bukuritë e malësisë së tyre. Isha një nga mysafirët e paktë që nuk I përkisja kësaj treve, por të gjithë mu gjendën pranë për të më uruar mirëseardhjen në festën e tyre të përvitshme. Një festë që I ngjante festës së një fshati ku çdo familje kishte sjellë diçka nga shtëpia e tyre për të pjekur dhe gatuar së bashku recetat e shijshme tradicionale të trevës së tyre “Është në traditën tonë që mysyafirit ti hapim jo vetëm derën por edhe zemrën për ti treguar se është pjesë e gëzimit tonë dhe për të vlerësuar respektin e pjesmarrjes së tij në festën tonë. Prandaj edhe sot në këtë vend të largët ne e ruajmë dhe e çmojmë këtë vlerë të bujarisë, shprehet një nga drejtuesit e Shoqates së Anës së Malit, Ismet Kurti. Ndërsa Xheladin Zeneli me tendën që shpërndan fanelat e shoqatës, është nga ata mikëpritësit organizatorë, I cili ka dhënë gjithçka për ta bërë piknikun e përvitshëm sa më madhështor. Ai me bizneset e tij të parukerisë përcjell shembullin se shqiptarët ulqinakë, kudo që ndodhen nuk e harrojnë zanatin e tyre, përkundrazi edhe kontribojnë për komunitetin e tyre në diasporë. “Po bëhet gjithçka që gjeneratës së re ti krijojmë të gjitha kushtet për të mos harruar gjuhën amtare dhe traditat tona. Prandaj kemi zgjedhur një vend të veçantë dhe të bukur për të kujtuar bjeshkët tona të cilat janë braktisur me dekada të tëra dhe për të afruar sa më pranë brezin e ri me brezin e vjetër në mënyrë që të mbahet gjallë fryma e dashurisë për tokën mëmë, për kombin tonë shqiptar, shprehet nënkryetari I shoqatës, Xheladin Zrneli. Të njëjtin shqetësim ndanin të gjithë banorët e kësaj treve, por më i veçanti ishte xha Gjylaveri, një shkrimtar i kësaj ane dhe autor I disa librave letraro-historik. Gjylaver Avdiu, pasi ka jetuar 15 vjet në USA, ka më shumë se 10 vjet që ishte kthyer në vendlindje nga ku shkroi edhe librat e tij. “Vendosa të kthehem ne trojet e mia sepse vuaja një brengë për të mbajtur gjallë vendin tim.U ktheva për të shpëtuar vendin tim nga asimilimi serbo-malazez. Trojet tona po braktisen çdo ditë nga të rinjtë tanë, dhe mbushen me të huaj. Askush nuk mendon për të ndërtuar të ardhmen tonë në trojet tona, përkundrazi terrorizohemi dhe persekutohemi nga regjimi qeveritar dita-ditës. Jam arrestuar me dhjetra herë nga malazezët duke vuajtur burgun politik, dhe përsëri I kam mbijetuar dhunës e torturave të malazezëve sepse gjithmonë më mban gjallë fryma e atdhetarizmit, dhe e dashurisë për të jetuar I lirë në trojet etnike të baballarëve të mi.” -shprehet I revoltuar, Gjylaveri. Ai e gjen forcën më shumë kur viziton shpesh herë miqtë dhe bashkëfshatarët e tij duke ju përcjellë mallin e vendlindjes së tyre. “Gjendem këtu në USA sepse përveçse kam djalin që jeton e studion këtu dhe drejton forumin rinor të trevës sonë që jetojnë në Amerikë, por edhe çmallem me bashkëmoshatarët e mi që ndajmë të njëjtat probleme.
Bek Bruçaj është një 50 vjeçar I cili numëron 4 dekada ne ShBA, dhe sado që toka e premtuar i ka siguruar gjithçka këtu, përsëri mallin për vendlindjen nuk e largon kurrë. Fëmijët e tij sot janë të rritur dhe me arsim të lartë dhe kjo falë një vendi demokratik jo qe I lindi me shtetësinë amerikane, por edhe i krijoi kushtet dhe I edukoi për të ruajtur vlerat e kombit të tyre me një krenari të madhe. Lëndina e parkut të Frenklin Rusvelt ishte e ndarë në shumë pjesë dhe çdo të reja e të rinj kishin zgjedhur lojrat e tyre. Por sportet më të frekuentuara ishin futbolli dhe volejbolli dhe për të moshuarit shahu dhe domino. Ndërsa gratë si amvise të mira përgatisnin ushqimin me bollëk të madh.. Gjatë aktiviteteve të tyre sportive nuk kishte asnjë humbës por vetëm një fitues. Dhe kjo ishte harmonia e tyre. Një harmoni që dallohej edhe në bisedat e tyre përmalluese duke ndarë eksperiencat e tyre në mërgim, por edhe shqetësuese për rrezikun që I kanoset trojeve të tyre, të lënë amanet nga te parët e tyre. Pikërisht për të ndarë gëzimin dhe shqetësimin sëbashku kishte ardhur edhe I vetmi përfaqësues shqiptar I asamblesë së shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj..Marku I përket gjeneratës së parë që lindën në vendin e huaj por që ditën falë aftësive të tyre edukuese jo vetëm të ruajnë gjuhën por edhe të mbrojnë fuqishëm të drejtat e shqiptarëve të Malit të Zi. Me një mendje të urtë që di vetëm të dëgjojë problemet e bashkëfashatarëve të tij, Mark Gjonaj u përgjigjej me një maturi duke i argumentuar sesi duhet të gjejnë rrugën e zgjidhjeve të problemeve të tyre. “Dhe vetëm të bashkuar në kauzën tonë të përbashkët mund të zgjidhim gjithçka”-u thoshte përfaqësuesi I tyre ne shtetin e Nju Jorkut. Marku u premtoi se po bëhej gjithçka e mundur për të krijuar një qendër kulturore por edhe ligjore për tu shërbyer falas të gjithë atyre shqiptarëve që kanë ardhur dhe janë të paligjshëm në shtetin amerikan. Dhe sipas ansambleistit Gjonaj, kjo shifër kap 10% të shqiptarëve dhe që u siguroi që me përpjekjet e tij po lobojnë që të marrë fund një herë e mirë legalizimi I tyre dhe avaria e tyre shumëvjeçare që llogarit kosto marramendëse në kurriz të tyre. Prandaj falë thjeshtësisë së tij dhe aftësisë intelektuale Mark Gjonaj gëzon një respekt jo vetëm tek komuniteti I shqiptarëve por edhe tek komunitetet e tjera të huaja të Nju Jorkut. Dhe për këtë shqiptarët e Nju Jorkut ndjehen krenarë për vlerat e tij të rralla si përfaqësuesi më i denjë I përçimit dhe lartësimit të vlerave shqiptare në Shtetet e Bashkuara. I rrethuar nga bashkëatdhetarët e tij, ai I dëgjonte dhe I dëgjonte si ata pleqtë e urtë të gjitha hallet e tyre, dhe kur merrte fjalën ai u shpjegonte sesi duhet të marrin zgjidhje duke punuar të gjithë sëbashku. Një kauzë e cila e tregoi shembullin e saj në festën e përbashkët dhe që premtuan se në të ardhmen do të jenë më të shpeshta bashkë me shoqatat e tjera të shqiptarëve, sepse vetëm kështu do mbahet gjallë dashuria për gjuhën, dashuria për kombin shqiptar..
Një ditë me shqiptarët e Anës së Malit në Franklin Rousvelt Park
RAHOVECI, “KRYEQYTETI” I VRESHTARISË DHE VERËS NË KOSOVË
Nga Saimir SULAJ/
Rajoni i Kosovës, i njohur në lashtësi si Dardania, shquhej për prodhimin e verës më të mirë në Ballkan, traditë kjo që u “vodh” nga vendet perëndimore të Europës, si Italia dhe Franca. Por një vend ku ka ekzistuar tradita, ajo nuk shuhet. Në vitet ’50, pati një përqasje të ekspertëve jugosllave dhe atyre gjermanë, për ta rikthyer traditën. Rahoveci u kthye në qendrën gravitacionale të vreshtarisë dhe verëtarisë në Kosovë dhe jo vetëm. Në Kosovë, sa herë përmenden vreshtat me rrush, mendja të shkon menjëherë në Rahovec dhe e anasjellta. Rajoni i shtrirë në jug-perëndim të shtetit të ri, i është rikthyer traditës së vjetër të vreshtarisë dhe përgatitjes së verës. Në këtë zonë, rreth tre mijë hektarë tokë janë mbjellë me varietete të ndryshme të rrushit, duke bërë që vreshtaria dhe prodhimi i verës në Kosovë, të jenë sektorët me rritjen më të madhe. Në Rahovec gjendet një prej kantinave më të mëdha të përgatitjes së verës në Ballkan, e themeluar që në vitin 1953. Për shumë vite, industria e verës ka pasur një kapacitet prodhimi prej 50 milionë litra në vit. Gjatë luftës u dogj një pjesë e mirë e vreshtave dhe infrastrukturës, por tani situata ka ndryshuar ndjeshëm. Një prej ndërmarrjeve më të suksesshme në këtë fushë, është ajo e biznesmenit të shquar shqiptaro-amerikan, Rrustem Gecaj. Pas suksesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa vite më parë ai vendos të investojë edhe në vendlindje. Tashmë, kantina e verës “Stone Castle”, në pronësi të tij, është një histori suksesi. Përmes saj, jo vetëm që ka ndihmuar në punësimin e qindra njerëzve, por edhe ka promovuar Kosovën. Kjo pasi vera e kantinës “Stone Castle”, eksportohet në vendet më të rëndësishme në botë. “Themelimi i kësaj kantine nga ekspertë të periudhës së ish-Jugosllavisë dhe gjermanë është bërë duke studiuar tokën, duke studiuar kushtet klimatike të favorshme për ngritjen e vreshtave në këtë rajon. Kështu që lindi kjo kantinë dhe me kualitetin e dëshmuar të cilësisë së verave tona, ne kemi arritur që në vitet ’80-të të eksportojmë në bashkësinë evropiane deri në 50 milionë litra”, -tregon menaxheri i kantinës, zoti Artur Camaj. “Ne si biznes posedojmë rreth 700 hektarë vreshtë aktive. Kemi dy mijë e 200 hektarë tokë, të cilat shpresojmë se do të kthehen në vreshta të gjitha. Prodhimi mesatar vjetor është mbi 12 milionë litra verë. Si kantinë kemi një kapacitet stazhionimi deri në 30 milionë litra verë”, -shton Camaj. Kantina “Stone Castle” prodhon 18 lloje të ndryshme vere dhe rakie. “Ne kemi mbi 18 produkte të verës dhe të rakisë. Eksportojmë pothuajse në të gjitha shtetet evropiane, përjashtuar shtete nordike, pasi aty nuk jemi. Eksportojmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Eksportojmë në Turqi, në Nigeri dhe së shpejti shpresojmë që të fillojmë eksportimet edhe në Malajzi dhe Japoni”, -tregon menaxheri Camaj. Vera e Rahovecit vlerësohet kryesisht për cilësinë dhe pastërtinë e saj. “Vera jonë, sidomos ajo ‘Chardonnay’, vlerësohet shumë në tregun rajonal dhe në atë europian për cilësinë shumë të pastër të këtij varieteti. Kantina jonë ka veçorinë se të gjitha verërat që ne i prodhojmë, i kemi të pakombinuara. Ato janë të pastra 100 për qind, që nga aroma dhe e gjithë struktura”, -shpjegon Camaj. Ministri i Bujqësisë së Kosovës, Blerand Stavileci thotë se qeveria ka mbështetur vazhdimisht këtë sektor të ekonomisë, përmes ndihmave dhe subvensioneve. “Ne e mbështesim jashtëzakonisht shumë këtë sektor, edhe atë të prodhimit dhe atë të përpunimit të verës. Tek sektori i prodhuimit ne i mbështesim fermerët në pagesa direkte apo subvencioneve dhe me skemën e granteve për ngritjen e vreshtave të reja. Vetëm gjatë kësaj periudhe ne kemi mbështetur ngritjen e 567 projekteve të tilla zhvillimore. Edhe bodrumet e verërave i përkrahim edhe sa i takon subvencionimit të stokëve dhe sa i përket promovimit brenda dhe jashtë vendit”, -thotë zoti ministër. Sipas Stavilecit, Rahoveci cilësohet pa frikë si kryeqyteti i bujqësisë në Kosovë. Veç vreshtarisë, vitet e fundit ka pasur një ecuri mjaft pozitive edhe të sektorëve të tjerë të bujqësisë. Kjo ka bërë që në Kosovë të ndryshojë bilanci tregtar, pasi ka pësuar rënie importi, teksa është rritur eksporti. Vitet në vijim, qeveria ka në plan të investojë 500 milionë Euro në këtë fushë, me synimin e ruajtjes e zhvillimit të traditës dhe sigurimit të 50 mijë vendeve të reja të punës.
SHQIPTARËT MANIFESTUAN KULTURËN KOMBËTARE NË DITËN E TRADITAVE- ALBANIAN HERITAGE DAY
*Rreth 6 mijë pjesmarrës iu bashkuan Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” të Kishës Katolikë Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Ditën e Traditave Shqiptare/
* Më shumë se 100 valltarë të moshave nga 5 deri në 21 vjeç, nën drejtimin e koreografes Angjelina Nikaj, kërcyen valle tradicionale nga të gjitha krahinat e Shqipërisë/
NGA DALIP GRECA/
…E diela e 1 Qershorit 2014 do të mbetet në kujtesën e shqiptaro-amerikanëve të Nju Jorkut dhe shteteve përreth për shumë kohë; -një ditë e bukur me diell, që u shkoi aq shumë për shtat organizatorëve të Ditës së Traditave Shqiptare (Albanian Heritage Day), ditë që dhuroi aq shumë emocione e hare.Ishte një ditë e mbushur plot mbresa, ku u shpalos kultura dhe tradita shqiptare.
Kur ua propozova familjarëve të mi, që t’i bashkoheshim kësaj dite e pranuan menjëherë,edhe pse nuk u dhashë shumë detaje. Veçanërisht nipërit e pritën me kureshtje. Ideja se do të vraponin e do të luanin nëpër lëndina e pyje përbënte më shumë se kureshtje për ata. Dhe nuk u zhgënjyen. U nisëm me dy makina. Rruga kalon mes pyjesh dhe pamja që shfaqej, të shlodhte. Parku ndodhet rreth 24 km në veri të Nju Jorkut, 5 km larg qytetit Ëhite Plains.
Edhe pse kishim shkuar më shpejt se orari i njoftuar, kur mbërritëm atje, gjetëm shumë të tjerë që kishin ardhë para nesh. Disa ishin ulur nëpër hijet e pemëve, disa të tjerë në tavolinat statike që qëndrojnë përherë aty, një pjesë shëtisnin apo bisedonin, ndërsa fëmijët kishin nisë lojërat, ndërkohë që ekipet e futbollit dhe volejbollit, kishin nisë parapërgatitjet stërvitore. Fran Çotaj, lëvizte sa tek një grupim tek tjetri duke u ndanë detyrat përgjegjësve sipas llojit të sporteve. Lek Përlleshi po merrej me këndin e fushave të ping-pongut dhe të shahut, Fran Shala me skuadrat e volejbollit. Në tendat provizore ishin të prezantuara zyra e ansambelmenit Mark Gjonaj, zyra e County Executive dhe kandidati Republikan për Governator të New York State, z. Rob Astorino, si dhe biznese të ndryshme. Piktori i njohur Ramiz Llapatinca ka ekspozuar pikturat e tij me fryëmzim e motive Kombëtare, shitësit ambulantë kanë sjellë veshje me simbole kombëtare, ndërkohë që nuk mungojnë as flamujtë kombëtar. Në një varg tendash serviren ushqime të freskëta që gatuhen aty për aty. E gjithë lugina është e veshur me flamujë amerikanë dhe shqiptarë, të cilët i ka sponsorizuar ansambleisti i shtetit të Nju Jork-ut, bashkadhetari Mark Gjonaj.
Tek e vështron nga lartësia e bazenit të ujëmbledhësit gjigand pamjen, lugina ku është vendosur kampingu i shqiptarëve, të shfaq një panoramë magjepse- të jep pamjen e një qyteze plot ngjyra, jo vetëm nga flamujt shqiptarë dhe amerikan, por edhe nga veshjet kombëtare, veçanërisht e hijeshojnë atë, veshjet e fëmijëve dhe të rinjëve, ku mbizotëron flamuri kombëtar, por edhe veshjet me kostume kombëtare të krahinave të vendit, të fëmijëve dhe të rinjëve të Ansamblit Rozofati të Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, që kanë nisë kërcimet tradicionale, parafillimit të ceremonisë. Tek sheh vajza e vogla të veshura me xhubleta, apo djem të veshur me kostume kombëtare nga veriu apo jugu i Shqipërisë, provon në shpirt një ndjesi të ngrohtë dhe të rrok nostalgjia e veçantë për vendlindjen. Duke përcjellë traditat, kulturën, gjuhën, tek këta fëmijë të vegjël apo tek të rejat dhe të rinjët e lindur në mërgim, i bëhet një shërbim i çmuar Kombit.
Janë pikërisht këta organizatorë të këtij manifestimi dhe të veprimtarive të tjera tradicionale, kulturore dhe artistike këtu në mërgim që meritojnë përgëzime e përhirime Kombëtare. Natyrisht që nuk mund ta mbajë traditën gjallë vetëm një ditë e piknikut tradicional, por për këtë ditë punohet në vazhdimësi gjatë të gjithë vitit.Po t’i shtojmë kësaj dite të mbingarkuar me veprimtari kulturore, artistike e sportive, edhe Festivalin Shqiptar të përvitshëm, ku qindra fëmijë të lindur në Amerikë, këndojnë e kërcejnë shqip nën krenarinë e veshjeve kombëtare, atëherë e kupton se nuk është vetëm një ditë që i mbanë gjallë këto tradita.
TRADITA 11 VJEÇARE E” ALBANIAN HERITAGE DAY”
Dita e Traditës Shqiptare ka 11 vjet që ka nisë nën kujdesin e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” dhe shqiptarët ia kanë ndjerë kënaqësinë. Nga vit në vit organizatorët po e bëjnë më interesant dhe më të larmishëm programin e veprimtarive. Pyetjes që i drejtuam z. Mark Shkreli, drejtor i Qendrës Kulturore “Nëna Terezë” pranë Kishës “Zoja e Shkodrës”: Se çfarë qëllimi ka organizimi i një dite të tillë, ai iu përgjigj: “Shqiptarët kanë qendrat e veta fetare që i bashkojnë. Përveç riteve fetare organizojnë edhe aktivitete shoqërore, por nuk egziston asnjë qender apo vend bashkimi për të gjithë shqiptarët pa dallim besimi.Pra mungon një qendër kulturore e përbashkët. Prandaj, Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”, përmes Qendres “Nëna Tereze” organizon, kohë pas kohe, aktivitete apo manifestime të ndryshme kulturo-artistike dhe shoqërore me qëllim afrimin e të gjithë shqiptarëve.Përmes manifestimit Dita e Traditës Shqiptare (Albanian Heritage Day) synojmë t’ia arrijmë këtij qëllimi dhe, mendoj se kemi pasur sukses gjithëherë, veçanërisht gjatë këtij të fundit të organizuar me 1 qershor, ku pjesmarrja iu afrua shifrës 6 mijë”.
Duke kujtuar organizimin e parë të këtij aktiviteti, njëmbëdhjetë vite të shkuara, z. Shkreli tregon se kjo traditë nisi më 27 qershor 2004, në Tibbets Park, në Yonkers, New York. Tani jemi të dashuruar në këtë park madhështor, në Kensico Dam Plaza, një park i madh natyror në Valhalla të Westchester County , New York, nga që ka shumë avantazhe; ka kushte të shkëlqyera për argëtim, për sporte, për kërcime, natyrisht edhe për ceremoninë zyrtare që organizohet me këtë rast, ku vijnë personalitete të politikës amerikane, por dhe udhëheqës të organizatave të komunitetit e përfaqësues të diplomacisë .Në manifestimin e sivjetshëm të 1 qershorit, nderuan me pjesmarrjen e tyre: Konsulli i Republikës së Kosovës në Neë York, z. Korab Mushkolaj, z. Rob Astorino, Westchester County Executive dhe kandidati Republikan për Governator të New York State. Westchester Countyu Department of Parks Commissioner zonja Kathy O’Conner, Assemblyman Mark Gjonaj, Dom Dritan Ndoci nga Shkodra dhe në krye, si gjithëmonë, Famulliatri i Kishës “Zoja e Shkodrës”, i përndershmi Dom Pjetër Popaj.
Në këtë ditë ksuhtuar traditave Kombëtare, veçanërisht të kulturës tonë tradicionale, pjesmarrja është masive. Veçanërisht ky vit shënoi rekord duke e rritur numrin e pjesmarrësve në rreth gjashtë mijë veta.Pjesmarrësit ishin nga të gjitha trevat etnike, pa dallime fetare.Të gjithë bashkë manifestuan traditat dhe kulturën shqiptare.
CEREMONIA TRADICIONALE
Rreth orës 2 pm në tribunën e ngritur nën shpatullat e digës së ujëmbledhësit ngjiten personalitetet që kanë ardhë që të përshëndesin shqiptarët në ditën e traditave Kombëtare dhe nisi kështu ceremonia tradicionale. Fran Çotaj ka hapë takimin. Ai i ka falenderuar pjesmarrësit e shumtë në këtë ditë të traditave kombëtare. Çotaj, u duartrokit, kur e cilësoi famullitarin e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja Shkodrës”, dom Pjetër Popajn, si arkitektin e veprimtarive të tilla, ku grumbullohen mijëra shqiptarë dhe manifestojnë kulturën Kombëtare.
Dom Pjetër Popaj tha se duartrokitjet u takonin organizatorëve, Fran Çotës me komisionin organizues. Duke folur për manifestimin në Ditën e Traditave Shqiptare, Dom Pjetër Popaj tha se ne jemi krenarë për Kulturën tonë Kombëtare, kulturë e një populli të lashtë në trojet e veta, kulturë që na lanë trashëgim të parët tanë. Këtë kulturë ne duhet ta ruajmë dhe ta kultivojmë edhe këtu në vendin e bekuar në Amerikë.Ai i përgëzoi të gjithë për këtë pjesmarrje kaq të madhe.
Zoti Rob Astorino,Westchester County Executive dhe kandidati Republikan për Governator të New York State, fitoi duartrokitjet e shqiptarëve tek i përgëzoi për këtë manifestim të shkëlqyer dhe për kontributin që japin shqiptarët në Westchester County.
Konsulli i Kosovës, Korab Mushkolaj, tha se ndjehej tepër i gëzuar që ishte pjesë e këtij manifestimi madhështor të shqiptarëve të bashkuar. Ju jepni një shembull të shkëlqyer, tha ai tek shpalosni kulturën tonë kombëtare në këtë vend të bekuar, që është miku më i madh i shqiptarëve. Ai i përshëndeti pjesmarrësit dhe falenderoi Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës për kontributin e jashtzakonshëm që jep në ruajtjen e kulturës, gjuhës shqipe dhe traditave kombëtare.
Ansmbleisti Mark Gjonaj, duke i përshëndetur të pjesmarërsit e shumtë që kishin mbushë sheshin, u duartrokit tek shtroi pyetjen: A jemi krenarë se jemi shqiptar?
Një” pooo” e zgjatur dhe duartrokitjet e vlerësuan fjalën e shkurtër të shqiptarit më të sukseshëm në New York, që ka arritë të zgjidhet në Ansamblenë e Shtetit të nju Jorkut, edhe nga përkrahja e shqiptarëve, dhe ne ndjehemi krenarë që kemi një zë tonin në parlamentin e shtetit të New Yorkut.
Fran Çotaj i ka përgëzuar të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në mbarëvajtjen e këtij manifestimi kulturor e tradicional. Ai veçoi disa nga emrat e shumtë, që me kontributin e tyre siguruan mbarëvajtjen e manifestimit, që nisi në orët e para të mëngjesit dhe vazhdoi deri në mesnatë me argëtimin e të rinjëve në sallën e Qendrës Nënë Tereza të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës.”
Cilët ishin ata ? Dom Pjetër Popaj, Mark Berisha, Mark Shkreli, Alex zadrima, Gjelosh Narkaj, Gjergj Vushaj, Nue Hysaj, Lazer Bujaj, Vjeko Çotaj, Ulli Tinaj, Sokol Smajlaj, Gjon Gojçaj, Pjetër Çotaj, Gjina Çotaj, Marijana Gjushi, Prena Berisha, Groshe Rukaj, Mark Gjonaj, Lek Përlleshi, Fran Shala, Fran Pllumaj e të tjerë.
NËN RITMET E VALLEVE DHE TINGUJT E MUZIKËS SHQIPTARE
Shqipëria, nga jugu në veri ishte e pranishme në koncertin e ditës së traditave. Gjatë të gjithë kohës që zgjati manifestimi kulturor i së dielës së 1 qershorit, që nga ora 12 e mesditës e deri në përfundim, Grupi Muzikor Toska me këngëtaret Alberije Hadërgjonaj dhe Valentina Ajdari nuk u ndalën. Ata shpalosën një program të pasur muzikor dhe ia shtuan emocionet manifestimit. Nga veriu në Jug, nga Kosova, Malesia e deri në Çamëri, këngët shqiptare ushtonin përgjatë luginës dhe përcilleshin tutje kodrave.
Emocionet u shtuan ku sheshi u mbush nga valltarët e Grupit Rozafa, të veshur me kostume kombëtare, nga të gjitha trevat,ata dhanë një program, të pasur me valle të traditës, të përgatitur nën drejtimin e koreografes Angjelina Nika. Edhe fëmijë pesë vjeçarë kërcenin plot siguri, si të ishin valltarë profesionistë. Valltaret treguan profesionalizëm dhe pavarësisht diellit përvëlues, ia arritën që t’ia dilnin mbarë.Ata kërcyen nën ritmin e duartrokitjeve.
Në fillim valltarët e Rozafatit,plot finesë, kërcyen vallen e luleve. Më pas një valle me motive përmetare dhe e pastaj i erdhi radha valles festive të përpunuar,”Festë të madhe ka Shqipëria”. Koreografja Angjelina Nikaj, tha se janë 160 valltare e valltarë, nga mosha 5 vjeç e deri në 21 vjeç, që janë pjesë e këtij ansambi.Pasionin për vallet e traditës shqiptare ata e kultivojnë që në moshë të vogël. Angjelina me pasionin e saj ka arritur që të sigurojë vazhdimësinë e brazave në këtë ansambël që tashmë është bërë i njohur jo vetëm në SHBA, por edhe në Atdhe. Ishte ky ansambël që me ratsin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ishte i ftuar në veprimatritë kushtuar festës Kombëtare.
VEPRIMTARITË SPORTIVE
Për të rinjët dhe të rriturit,sporti në këtë ditë të manifestimit, merr përparësi. Lëndinat ku luhej futboll kishin më shumë shikues. Njëkohësisht zhvilloheshin disa ndeshje futbolli. Drejtuesit kishin zgjedhur sistemin e eliminimit zinxhir derisa të dilnin dy skuadrat finaliste që do të përcaktonin edhe fitusen e titullit të kampionit 2014. Në këtë garë sportive, që ishte më masivja, u përfshinë rreth 200 sportistë të veshur me uniforma të rregullta. Morën pjesë në garat eleminatore 22 ekipe.
Në finale dolën dy skuadrat më të mira, rivale për njera-tjetrën; skuadrat “Vukel” me “F.C. Brooklyn”. Takimi ishte i fortë dhe me rivalitet, por skuadrat i kushtuam më shumë vëmendje mbrojtjes se sa sulmit. Asnjëra skuadër nuk shënoi në kohën e rregullt kështu që takimi u mbyll i bardhë, zero me zero. U desh që fituesja të përcaktohej nga gjuajtja e penalltive. Skuadra e Vuklit u tregua më e saktë dhe fitorja u buzqeshi pikërisht djmëve të Vuklit, që u shpallën kampion të vitit 2014.
Edhe ndeshjet e volejbollit apo takimet e pingpongut dhe të shahut, patën bukurinë dhe shpirtin e garës dhe ia shtuan emocionet kësaj dite.
PËR KURESHTARËT
Fshati Kensico u emërtua në vitin 1849. Dita e Traditave Shqiptare organizohet nën digën madhështore të ujëmbledhsit të madh që furnizon një pjesë të Nju Yorkut me ujë, rreth 2 për qind. Është një ujëmbledhës gjigand që kur e sheh nga lart hapësira ujore të duket e pafund. Diga ka një gjatësi prej 556 metra.Është në gjendje që të mbajë rreth 306 00000000 gallons ujë, ose 116.000.000 metër kub ujë. Tipi i ndërtimit të murit të digës është ai i ndërtimit të disa prej piramidave të Egjiptit.Inxhinieri Frank E. Ëisnor ishte i ngarkuar për ndërtimin e digës. Për ndërtimin e digës u gërmua deri në 110 metra thellsi për të arritur shtresat e ngurta. Gjatë ndërtimit pat edhe aksidente fatale. Ujësjelli përfundoi më 1913. Fluksi i madh i punëtorëve për ndërtimin e digës dhe ujësjellsit, diktoi edhe ndërtimet përreth zonës si shtëpi, dyqane, hotele, restorante dhe lokale të tjera për plotësimin e nevojave të punëtorëve, ç’ka e gjallëroi shumë zonën.
Në vitin 2005 Departamenti i mbrojtjes së Mjedisit i New York City realizoi një projekt për rehabilitimin e Kensico Dam. Projekti kishte kosto prej $ 31.400.000 dhe përmbante riparime në skajet e digës, pastrim dhe riparimin e të gjithë sipërfaqes së muraturës së gurtë të digës, rindërtimin e pavioneve më të ulta, rindërtimin e taracës në drejtim të rrymës, riparimin e tyneleve të shkarkimit, pastramin e tubave të shkarkimit, pastrimit të galerive të brendshme, instalimin e ndriçimit dhe dyerve, rikonstruksionin e portës së sipërme etj. Ujëmbledhësi i Kensico-s ofron mundësi peshkimi dhe shëtitje me varkë. Çdo vit ujëmbledhësit i futet një llojë trofte kafe 8,5- 9,5 inch. Sipas Departamentit të Ruajtjes së mjedisit në prillin e vitit të shkuar rezervuari u pasurua me 8440 trofta kafe.
MONUMENTI I TË RËNËVE TË 11 SHTATORIT 2001
Për vizitorët që vinë për të parën herë , në Kensico Dam Plaza , u bie në sy Memoriali madhështor i të rënëve nën rrënojat e Kullave binjake me 11 shtator 2001 nga aktet terroriste. Ishin të shumtë vizitorët që merrni fotografi gjatë kësaj dite pran këtij monumenti, që u ndërtua me 11 shtator 2005. Janë përjetësuar aty emrat e 109 të rënëve, që i përkasin Westchester Caunty. Është aty edhe emri i një shqiptari, Simon Dedvukaj, nga Malësia e Ded Gjo Lulit, që u shua nën rrënoja me 11 shtator 2001, në një moshë fare të re. Bashkë me të ranë edhe bashkadhetarët Rrok Camaj dhe Mon Gjonbalaj.Komuniteti shqiptar i nderon bijtë e vet dhe i ka përjetësuar në kujtesë.
Në këtë shesh në dhjetëditëshin e fundit të muajit prill shqiptarët përkujtojnë dhe atë që ka mbetur në kujtesën kombëtare si heroi i demonstratave antikomuniste të shqiptarëve të Amerikës, Nick Mernaçaj, i biri i Marash dhe Mri Mernaçaj, që humbi jetën në moshën e rinisë, me 22 Prill 1990. Ishte vetëm 31 vjeç. Pikërisht këtu ngrihet në mënyrë cermoniale Flamuri Kuq e zi i kombit Shqiptar, për të nderuar aktin trimëror të të riut Mernaçaj.
Bukurite Shqiptare- Velipoja, një destinacion turistik i preferuar
Nga Nikolla Lena–Një destinacion turistik veror shumë atraktiv për periudhën e nxehtë, mbetet dhe Velipoja. E ndodhur shumë afër qytetit të Shkodrës dhe zonave për rreth saj, afër me Malin e Zi dhe fshatrat e tij në brezin kufitar, duke shfrytëzuar çmimet e leverdisëshme në fjetje e në ushqim, po terheq përditë e më shumë pushues nga këto treva.
Velipoja është një qytezë e vogël bregdetare në veriperëndim të Shqipërisë. Ndodhet në grykëderdhjen e lumit Buna (të vetmit lumë të lundrueshëm në Shqipëri), aty ku ai derdhet në Detin Adriatik në afërsi të kufirit me Malin e Zi.
Velipoja ka një vijë bregdetare të konsiderueshme që përfshin edhe Ishullin “Franc Josef”, i cili vazhdimisht ndryshon formë dhe bëhet tërheqës për vizitorët.
Banorët dhe vet Komuna e Velipojës,e kanë kuptuar rëndësinë e vlerës ekonomike të turizmit. Ata përveç produkteve bujqësore BIO që i kultivojnë në kopshtet e tyre, ofrojnë për pushuesit edhe shumë punime të zejeve tradicionale. Nuk mund të largohesh dotë prej andej pa mar diçka me vete si pjes e një mbrese positive që ke kaluar në këtë vend. Drejtuesit e pushtetit lokal,kanë mar masa për një higjenë normale,shërbim korekt dhe furnizim me ujë të pijshëm. Me një popullsi prej rreth 10.000 banorësh, e shpërndarë në disa vendbanime të vogla, me qendrën më të madhe Velipojën, mirëpresin çdo sezon veror mijëra pushues anembanë trevave shqipëtare edhe për të bërë biznesin e tyre. Sigurisht rëra e jodizuar e ka bërë të famshëm plazhin e Velipojës për cilësitë e saj kuruese, por Velipoja ka më tepër arsye për ta zgjedhur si destinacion për pushimet verore.
Adhuruesit e natyrës do të mrekullohen me gërshëtimin harmonik që do të gjejnë në këtë vend. Deti, lumi, plazhi, laguna, pylli e mali janë gjithçka që perëndia mund ti ofronte kësaj pjese të bekuar toke, padyshim mund të cilësohet një perlë e vërtetë e natyrës.
Në ujrat e rrjedhshëm të Bunës të apasionuarit pas peshkimit mund të ushtrojnë sportin e tyre në lloje të ndryshme peshkimi të ujrave të ëmbla si : troftë, krap, etj.
Çmimet e hoteleve, kabinave apo dhomave të akomodimit, janë të ndryshme dhe variojnë sipas kushteve që afrojnë.
Vitet e fundit Velipoja ka rritur potencialin e saj turistik, duke tërhequr jo vetëm pushues nga veriu i Shqipërisë që e zgjedhin këtë plazh për shkak të distancës së afërt por edhe pushues nga Kosova dhe Maqedonia.Velipoja dhe infrastruktura e saj mikëpritëse,mbetet një tërheqëje e veçantë për turizmin Shqipëtar.
Bukurite e natyres shqiptare- Leskoviku, një perlë turistike e paeksploruar
Nga Nikolla Lena/- Po të nisesh nga Përmeti e të ngjitesh lart në jug të tij, më falni po kur themi “të ngjitesh”, kemi parasysh veriun sepse drejt tij është ngjitja, por në këtë rast bën përjashtim, sepse rruga drejtë ‘Tri Urave”, ngjitet.
Është një rrugë e ngushtë, e asfaltuar dhe e pranueshme për një udhëtim normal. Në hyrje të Çarshovës bëhet ndarja, drejt shkon për në doganën e vjetër të ‘Tri Urave’, dikur më e rrahura që lidhte Greqinë me Shqipërinë, por në kohë të herëshmë edhe me Turqinë. Do ta lë Carshovën dhe ‘Tri Urat” dhe do mar kthesën majtas për në Leskovik. Besoj se keni dëgjuar për Leskovikun, për natyrën e bukur të tij, për këngët, mikëpritjen, vajzat e bukura por mbase nuk dini që ky qytet ka një histori të lashtë dhe interesante.
Leskoviku njihet si qendër e madhe banimi në fillimet e viteve 1800. U krijua si qendër pushimi e verimi nga pushtetarët otomanë të asaj kohe,sepse vera në Leskovik është vërtet e freskët. Gradualisht kaloi në qendër Kazaje dhe deri qendër Sanxhaku (“Enciklopedia” Sami Frashëri). Si njësi administrative ka patur në varësi krahinën e Leskovikut, Përmetit e Pogonit. Popullsia maksimale e tij ka arritur në vitet 1910 me rreth 10 000 banorë.
Njihet si pika më e fuqishme doganore me Greqinë deri në këtë periudhë. Në të kalonte një nga segmentet rrugore më të përdorura, me Greqinë e më tej Turqinë. Pika e Tre Urave ishte nyja lidhëse. Gjatë viteve 1800-1940 ka zhvilluar një aktivitet të fuqishëm tregetar. Deri në vitin 1956, Leskoviku ka qenë njësi administrative.
Qyteti i Leskovikut ka qenë një qendër e lashtë. Këtë e vërtetojnë gjetjet arkeologjike, kultet, dhe një dokumentacion i pasur nga periudha më të hershme, sidomos në Mesjetë Edhe defteret osmane e përmendin Leskovikun me fshatrat përreth shumë të populluar.
Më vonë, një pjesë e madhe e tyre janë boshatisur, mbeti një popullatë e pakët e krahasuar me mesjetën e hershme. Leskoviku veçohet për relievin malor e kodrinor, me pyje, flore dhe faunë të pasur, me burime ujrash minerale-kurative e vreshtari të begata; për marrëdhënie shkëmbimesh tregëtare ndërkrahinore dhe me jashtë, sidomos atëhere me Janinën dhe Prevezën; leskoviqarët kanë qenë muratorë dhe punues të drurit, zejtarë dhe blegtorë. Një kthesë e fortë djathtas të çon në qëndër të qytetit. Aty “Mirëseardhjen”, t’a jep një Rrap i moçëm sa vetë koha dhe të drejton për nga lokalet e shumtë që e rrethojnë.
Ka një gojdhënë interesante për këtë rrap, për bëmat që ka parë e dëgjuar…Ka qenë si një “Mriz” për burrat e shquar dhe për ushtritë e shumta që hynin e dilnin në këtë vend.
Unë sot nuk do të merrem me histoirnë e rrapit, pasi dëshiroj të tregoj diçka tjetër. Edhe Linda, kolegia ime nxiton për një angazhim tjetër. Mbasi pimë kafen në lokalin përballë, e shoqëruam atë me ujin e ftohtë të burimeve vendase dhe u nisëm përsëri lart.
Një peisazh pishash e gjithfarëdrurësh na shoqëroi deri në Sotirë, aty ku lugina e një përroi malor që zbret nga malet e Barmashit, futet në një ngushticë dhe drejtohet drejt Leskovikut për të përfunduar në Vjosë. Një Resort turistik i befasishëm na u shfaq mes maleve të ngritura e të mbuluara me një gjelbërim Edenian. Nuk na lejoi të vazhdojmë më tej. Dora e njeriu ishte futur edhe në këtë natyrë të pa prekur. Një lokal modest i ngritur midis disa vaskave me ujë të rrjedhshëm që rrisnin troftë, ishte një pikë e domosdoshme pushimi për udhëtarin e lodhur nga rruga e vështirë. Zumë një tavolinë dhe shikonim troftat e ushqyera mirë që hidheshin përpjetë në kërkim të ushqimit. Kamarieri na tha se mund të zgjidhnim kë të donim.Unë zgjodha një me ngjyrë korali të kuqërremtë, ndërsa Linda një të kaltërt.
Duke qënë kurioz për këtë kryevepër natyrore dhe harmoninë që kishte krijuar dora e njeriut me të, pyeta një vendali që u shërbente troftave. Sa të piqeshin peshqit, ai u ul bri nesh,dhe filloj të më tregonte një roman:- Një djal i këtyre anëve, në vitet 90-të, emigroi si shumë djemë të tjerë. Përfundoi në një vend të largët që quhet Rusi…në Moskë. Tregonte dhe herë pas here shikonte majat e maleve të mbuluara nga pishat. Punoj shumë kohë atje dhe një ditë të bukur, mbasi kishte bërë ca para, na u kthye në Leskovik. Me vete kishte sjellur dhe një vajzë kaq të bukur sa nuk ishte parë në këto anë. Kjo zonë shquhet për vajza të bukura, por Moskovitja ishte më e bukur. Kishte një fytyrë të bardhë si bora e këtyre maleve, sytë të kaltër si burimet e Vjosës tonë, ishte topolake dhe jo shtat-hedhur dhe e gjatë si vajzat tona, por ishte shumë e bukur. Djali ishte punëtor dhe me fantazi. Ngriti këtë lokalin këtu ku rrit trofta dhe pret e përcjell udhëtarët që vijnë nga Saranda e Gjirokastra drejt Korçës dhe anasjelltas, ata që nisen nga Korça drejt Gjirokastrës. Vendi është i bukur, ushqimi i mirë dhe udhëtarët çlodhen. Vijnë edhe turistë të huaj. Shumë vijnë,por…rruga nuk është e mirë.Djali jonë punon shumë dhe e mban mirë lokalin dhe ambjentin rreth tij.
-Po Moskovitja, e pyeta. Kurioziteti nuk po me linte pa e parë këtë qënie të zbritur nga stepat e largëta drejt djellit përvëlues të Leskovikut. Rrëfimtarit tim i ndroj çerja. U ngrit nga vendi ku ishte i ulur, vajti tek një si thes në cep të një si magazinë, mbushi duart me një si tallash i grirë dhe ua hodhi troftave. Ato u lëshuan si egërsira të uritura. I shkundi duart mirë e mirë, i zhyti në rrjedhën e ujit dhe pasi i fshiu te pantallonat e veta, erdhi e u ul përsëri pranë nesh.-Mos e pyet më tha Linda.Nuk e di çi kishte thënë instikti i saj femëror.-Ku është Moskovitja, vazhdova pyetjen unë?
-Nuk është më, mu përgjigj. Iku.Si duket nuk i doroi dot diellin e këtyre anëve.Pyjet e bukura, gurgullimën e Vjosës, kaltërsinë e saj, njerëzit e dashur e mikpritës…iku bashkë me djalin e tyre 4 vjeç.
-Kishin fëmijë?, pyeti Linda dhe uu mbushën sytë. -Eh, kishin një djalë të vogël e të bukur..një shartim mesdhetaronordik, vazhdoi Kosta dhe qeshi si për të mbuluar sikletin. -E mori malli për njerëzit e saj.Ata kënaqeshin kur vinin këtu.Pak rrinin.-Djali jonë vazhdon të punoj, ka këtë këtu një vendpushimi për udhëtarët, ka ngrit dhe një fermë me gjë të gjallë. Po i shkon shumë mirë dhe ajo. Dreka ishte e shijshme dhe vera e mirë. Natyra e freskët dhe plot oksigjen.-Vend për të sëmurët-tha Linda. Të kishin ngritur një sanotorium ose një objekt kurimi për depresivët-vazhdoi ajo.
U përshëndetëm me pritësit dhe vazhduam rrugën drejt Korçës.
Pa u futur në Barmash, na u shfaq përballë një dushkajë me shtat mesatar, që rrethonte disa kodra të buta. Na shoqëroi deri në Borovë.
Një kishë e vogël e ngritur buzë rrugës na ftoi të hynim e të bënim një përshpirtje për bëmat dhe tragjedinë e këtij fshati.
Borova, një histori më vete. Më tej rruga drejt Ersekës e Korçës ishte më e thjeshtë.-Vërtet kemi vende të bukura që pak dimë t’i shfrytëzojmë, më tha bashkëudhëtarja ime. Duhet bërë më shumë për infrastrukturën rrugore dhe reklamimin e këtyre perlave të natyrës tonë.
“Edhe të historisë”,-e mbylla unë udhëtimin
Mrekullite e natyres shqiptare- Liqenet e Belshit, bukuria që flet
Nga Miranda Sadiku/
ELBASAN/ Krahina e Dumresë numëron 84 liqene, të mëdhenj e të vegjël, njëri më i bukur se tjetri. Një pasuri që rrallë kush në botë e ka, por një pasuri që fle në heshtjen e saj shekullore. Kur Sami Frashëri endërronte Belshin kryeqytet të Shqipërisë, kishte parasysh përveç faktorit gjeografik edhe liqenet e pafund të Dumresë. Por, Belshi nuk u bë dot kryeqytet, ndërkohë që Tirana, megjithëse nuk kishte asnjë liqen e ndërtoi një të tillë artificial dhe një park rreth tij, ku relaksohen banorët e metropolit.
Liqenet e Belshit, me një bukuri të rrallë si, ai i Seferanit, Merhojes, Cestijes, Degës, me një florë të pasur si, zambaku i bardhë, zambaku i verdhë etj, kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.
Fauna e liqeneve është e pasur me peshq të llojeve të ndryshme, siç janë krapi, karasi, ballgjëri, amuri, etj. Në disa liqene ka dhe ngjala, të cilat janë specie endogjene.
Liqenet e Dumresë janë formuar si rezultat i fenomeneve karstike, që kanë ndodhur dhe që vazhdojnë dhe sot në përmasa më të vogla. Sipërfaqja e tyre e përgjithshme është rreth 640 ha, ndërsa aftësia ujëmbajtëse 26 milion m3 ujë. Ata kanë madhësi dhe thellësi të ndryshme.
Janë liqene kryesisht me regjim shiu, që mbushen nga reshjet që bien. Disa nga liqenet më piktoreskë janë ai i Belshit, Merhojes, Seferanit, Cestijes, Deges, Liqeni i Kuq, i Paraskës, i Marinzës, etj.
Kryetari i organizatës së menaxhimit të peshkimit, Mehmet Hoxha, thotë se 26 nga liqenet e zonës së Dumresë shfrytëzohen për peshkim. Rreth 80 peshkatarë të zonës kanë marrë në administrim dhe shfrytëzim këto liqene, duke arritur të sigurojnë një prodhim 600-700 kv peshk në vit, i cili konsumohet tërësisht nga banorët e zonës.
Vetë Muhameti administron liqenin e Merhojes prej më shumë se 30 vjetësh. Peshkimi është një profesion i lodhshëm, që kërkon dhe pasion. Ai tregon se në liqenin e Merhojes vjet u kap një krap rreth 22 kg. Por, peshkimi kërkon edhe investime që nga blerja e rasateve, ushqimi i tyre, mbrojtja e liqeneve nga papastërtitë dhe nga gjuetia pa kriter.
Ndër liqenet më të bukur është edhe ai i Degës, ndërmjet fshatit Hardhi dhe Fierzë. Është një liqen i gjatë dhe i bukur, me një sipërfaqe prej 37,4 ha dhe një thellësi 17,9 m.
Zona e Dumresë ka patur më shumë liqene, por me ngritjen e ish- kooperativave bujqësore disa prej tyre u përdorën për vaditje dhe erdhën duke u tharë, ndërkohë që edhe kurora e tyre u shpyllëzua për toka buke.
- Sikur Belshi të ishte kryeqytet i Shqipërisë -
Në Belsh, të mëdhenj e të vegjël, e njohin dëshirën e Sami Frashërit që qyteza e tyre të ishte kryeqytet i Shqipërisë dhe kjo i bën të ndihen krenarë, sepse edhe pse kjo dëshirë nuk u bë realitet, ata dëshirojnë ta endërrojnë kështu vendlindjen e tyre.
Por, Belshi me liqenet e tij të panumërta, me kodrat e valëzuara, me resurset e mëdha natyrore dhe me njerëzit e tij punëtorë, mund dhe duhet të bëhet nesër një oaz i madh turistik në qendër të Shqipërisë.
Kryetari i organizatës së menaxhimit të peshkimit, Muhamet Hoxha, thotë se zhvillimin e turizmit do ta favorizonte shumë shpallja Park Kombëtar e të paktën 7 prej liqeneve më të mëdha të Dumresë, mbjellja me pemë si shelgje lotuese e pisha e brigjeve dhe kurorave të këtyre liqeneve, ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme, që do të lehtësonte edhe ardhjen e turistëve dhe për pasojë zhvillimin e zonës.
Por, shpresa e banorëve të zonës është ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme, realizimi i projekteve të mëdha të qeverisë për ndëtimin e Boshtit të Qëndrës, Berat-Kuçovë Elbasan, Tiranë, rikonstruksioni i rrugës Belsh-Lushnjë, që realisht do të bënin që të gjitha rrugët e Shqipërisë të kryqëzoheshin në Belsh për shkak të pozicionit të tij gjeografik. Banorët e zonës thonë se të gjitha rrugët të çojnë në Belsh, ashtu si dhe italianët përsëritin se të gjitha rrugët të çojnë në Romë.
Liqenet e pafund të Dumresë, njëri më i madh se tjetri e më i bukur se tjetri, mund të jenë një shpresë reale për zhvillimin e zonës. Shtoji kësaj dhe kodrat e buta e të valëzuara, që favorizojnë zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.
Shumë nga kodrat e Belshit kanë filluar të mbillen me plantacione me ullinj dhe me vreshta. Janë kryesisht emigrantët nga Belshi, të cilët pas një pune disavjeçare në shtetet fqinjë, janë kthyer dhe po investojnë paratë e fituara.
Krahas turizmit, e ardhmja e zonës është bujqësia dhe blegtoria, pasi Dumrea ka kushte të përshtatshme klimatiko-tokësore për kultivimin e shumë kulturave bujqësore, veçanërisht të drithrave të bukës, duhanit, perimeve, rushit dhe pemëve frutore.
Një nga banorët e vjetër të Belshit, Sadik Uruçi, thotë se keto vitet e fundit janë rigjeneruar mjaft pyje dushku, si dhe po gjelbërohet e gjithë zona për ta kthyer atë siç ka qenë, ndërkohë që shumë fermerë kanë mbjellë masive me vreshta, ullishta e pemë të ndryshme frutore dhe dita ditës Dumreja po gjelbërohet.
Dumreja ka dhe pasuri të tjera që presin të shfrytëzohen, siç janë rezervat e mermerit të kuq në fshatin Kosovë, që dikur janë shfrytëzuar për veshjen e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, por tani presin investitorët.
Dumrea po rizgjohet. Liqenet e saj të kristaltë nesër nuk do të flenë në qetësinë e tyre shekullore. Ato janë një dhuratë e mrekullueshme e natyrës, që presin tashmë dorën e njeriut për t’u kthyer në një park gjigand turistik të preferuar e të lakmuar, jo vetëm nga vendasit, por dhe të huajt. Por ka nevojë dhe për promovim. Sepse Belshi pak vend ka zënë deri tani në guidat turistike. Nesër Belshi do të jetë ndryshe, ndoshta dhe kryeqyteti i turizmit shqiptar.Kortezi; ATSH)
Parku natyror i Qafë-Shtamës, sa afër dhe larg Tiranës
Nga Nikolla Lena/
Kur flasim për natyrën Shqipëtare, të gjithë flasim me pasion,por shumë pak bëjmë për ta ruajtur e mirëmbajtur atë.
Edhe shumë pranë Kryeqytetit, në lindje të tij është një masiv i tërë pyjor që pjesërisht është i dëmtuar në vite por që kohët e fundit ka fillur të mirëmbahet.
Po kështu ka ndodhur edhe në mësivin pyjor të Krujës ku shtrihet masivi pyjor mbase më interesanti dhe më pak i eksploruari dhe i publikuari për turizmin Shqiptarë.Sot dua të flas për Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, një vend piktoresk, ku teksa ndjen erën e pishave, ahut e dëllinjave, të thuash se është një mrekulli, duket pak.
Me një sipërfaqe prej 2000 hektarësh dhe vendndodhje rreth 25 kilometra në verilindje të qytetit të Krujës, ai mbetet një perlë malore, kaq pranë kryeqytetit. Duke konsideruar se turizmi malor është prioritet i qeverisë dhe një burim i mire fitimi ekonomik,mund të them se kjo bukuri natyrore pak shfrytezohet edhe për shkak të infrastrukturës rrugore.
Ndonëse prej një viti kanë nisur punimet në rikonstruktimin në rrugën që të dërgon në pikën turistike të Qafë-Shtamës,ajo nuk ka përfunduar dhe mbetet problematike për turistët. Ndër vite, një zonë e harruar, tashmë banorët e saj jetojnë me shpresën e realizimit të rikonstruksionit të kësaj rruge dhe hapjes së perspektivës për tu lidhur me pjesën tjetër të vendit siç është Kruja dhe Burreli.Kjo është një zonë që meret kryesishtë me blegtori dhe me bujqësi,por që prodhimet e tyre mbeten pa treg per shkak se nuk kanë mundësi komunikimi me zonat e gjera të konsumit. Ky është i vetmi burim ekonomik i kësaj zone,por një tjetër burim i rëndësishëm është edhe turizmi natyror. Pyjet,ajri i paster,ushqimi i freskët dhe tradicional dhe mbi të gjitha uji i pijshëm i kësaj treve,është i veçantë.
Parku ka filluar të ruhet e të mirëmbahet nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor, i cili nuk është prekur nga keqbërësit e pemët nuk janë dëmtuar dhe këtu, një ndihmë të madhe mësohet se kanë dhënë edhe banorët e zonës, të cilët e ruajnë me fanatizëm parkun.
Qafë-Shtama gjendet rreth 25 kilometra në verilindje të qytetit të Krujës, duke kaluar nëpërmjet komunës së Cudhit. Qafa shërben si urë lidhëse midis zonës së Krujës dhe luginës së Matit në veri. Zona kufizohet me pellgun e Bovillës nga jugu i saj, dhe është ekologjikisht e lidhur ngushtë me të. Gjithë zona dallohet për vlerat natyrore dhe pyjet e virgjër. Gjithashtu, burimet e saj janë të njohura për vlerat kuruese, ku dallohet Kroi i ‘Nënës Mbretëreshë’, pranë Qafë-Shtamës, rreth 1.100 metra mbi nivelin e detit, midis pyllit të pishës së Parkut Kombëtar. Emrin e ka marrë në vitet 1930-të, sepse këtu merrte ujin e pijshëm familja mbretërore, teksa një kamion bënte çdo ditë rrugën Tiranë-Qafë-Shtamë. Uji i burimeve të Qafë-Shtamës vlerësohet si i lehtë, i varfër në kripëra, por edhe i pasur me magnez. Ndërsa Kroi bën pjesë në listën e monumenteve të natyrës shqiptare. Aty sot është ngritur një qendër kuruese për sëmundjet e mushkërive dhe një impiant për ambalazhimin e ujit të pijshëm. Edhe pse rruga për të shkuar është e vështirë dhe kërkon mjet të fortë, kjo zonë tërheq shumë vizitorë. Qeveria shqiptare synon që të zgjerojë këtë zonë të mbrojtur në të ardhmen e afërt, duke përfshirë në të edhe malin e Skënderbeut. Kjo për banorët do të thotë të mos hedhin më sytë nga qyteti për të ndërtuar jetesën, por t’u përkushtohen pronave të tyre dhe t’i zhvillojnë ato.Hoteleria turistike është e tipit Alpin dhe për bujtësit përdoren kryesishtë bujtinat e banorëve vendas.
Parku Kombëtar i Qafë Shtamës, ndodhet jo larg Tiranës dhe Aeroportit “Nënë Tereza” nga ku vizitorët e huaj që mbërrijnë në vendin tonë dhe janë kurioz të sodisin natyrën e bukur të vendit tonë, Qafë Shtama është destinacioni më i afër.Aty do të gjejnë të ndërthurur natyrën me historinë.
Përmeti, qyteti i gjithçkaje përveç detit
Sot do t’ju tregoj për qytetin e trëndafilave. Ju keni kuptuar që po flas për Përmetin.
Po ta vizitoni në këtë kohë,do të vërtetoni se vërtetë është qyteti i trëndafilave.
Aroma e tyre e parezistueshme, ndjehet sapo kaloni urën e Vjosës dhe hyn në qytet, mbretëron në çdo rrugë e rrugicë, derdhet nga dritaret e shtëpive dhe nga ballkonet e mbushura plot prej amvisave përmetare, nëpër lulishtet që shpërthejnë nga ngjyrat.
Duket se nuk kishte ku të lindte tjetër një poet si Naim Frashëri, veçse në një zonë si Përmeti, dhe për këtë ka parasysh natyrën e rrallë të vendit, ku kurora e gjelbër zbukuron kryet e qytetit të vogël, ndërsa “Guri i Qytetit” është kthyer në simbol identifikues. Ndoshta jo vetëm prej bukurisë së natyrës por edhe për bukurinë e këtyre njerëzve, numri i turistëve të huaj që vizitojnë Përmetin, sidomos nga pranvera deri në vjeshtë, është shumë i lartë.Të jesh bujtës në Përmet dhe të largohesh pa provuar glikot e famëshme, rakinë apo verën përmetare, pa vizituar kishat dhe manastiret që e qarkojnë, pa u hedhur deri në Hotovë, mes erës së pishave e bredhave të parkut, pa bërë një banjë kuruese në Bënjë, apo pa bërë një vizitë në Frashër, ku ndonëse shtëpia e vëllezërve rilindas është në gjendje jo të mirë, fshati është prapë i bukur dhe ka vlerë të vizitohet.
Të jepet mundësia jo thjesht të shikosh rrugicat e kalldrëmta të zonës së vjetër të qytetit por edhe fshatrat e vjetër, kishat sidomos ajo e Leusës dhe e Kosinës, në stilin e mrekullueshëm bizantin, përgatitjet e amvisave për zairenë e dimrit, me vazot e qelqta me gliko, turshitë e shumta dhe gatimet e famshme përmetare, të denja për një tavolinë feste me mbretëreshë rakinë dhe verën e zonës. Përmeti mund të quhet pa ngurim edhe qytet “Qefli”. Që në lashtësi e më vonë, udhëtarët e huaj si Evlia Çelebiu, F. Pukëvili, Edit Durham, etj., kanë folur me konsiderata për mikëpritjen, bujarinë, pastërtinë e popullsisë përmetare.
Qyteti ka marë formën e tij moderne pas rregullimeve urbanistike të cilat janë kryer në vitin 1964. Ai ka një arkitekturë tipike me një shesh qëndror dhe me rrugë që zbresin nga kodrat e Bolëngës në qendër të qytetit, gjer buzë Vjosës ku ka rrugë paralele me lumin me shumë sipërfaqe të gjelbëruara e lulishte. Përmetarët i ruajnë me fanatizëm fjalët e miqve, që përligjin mikpritjen, si të kenë frikë se mos, këtë herë miqtë nuk u kënaqën sa duhet e ata patjetër duhet të dinë se si janë pritur miqtë në vite.
Qyteti i Përmetit është sinonim i një qyteti me një mikpritje të rrallë, qytet i luleve, i këngëve popullore, lirike me saze, qytet i verës e rakisë dhe glikove tipike e unikale si ajo e arrës, kumbullës, kajsisë, etj.
Në qytet e rreth tij, ka shumë objekte monumente kulture si kisha postbizantine e Shënepremtes e Leusës, Kosinës, Bualit, Bënjës etj.
Sektori i turizmit është një nga sektorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të rrethit.
Në fushën turistike, rrethi i Përmetit ka shumë mundësi sidomos në zhvillimin e turizmit të gjelbër dhe atij kulturor. Në zhvillimin e turizmit ndikojnë: Situata gjeografike dhe klimaterike e favorshme. Zona malore e rrethit ka hapësira të mëdha e të virgjëra që mund të shërbejnë si zona për shëtitje dhe alpinizëm. Klima mesdhetare, dielli dhe temperaturat e larta mesdhetare janë shumë të favorshme për zhvillimin e këtyre aktiviteteve. Mjedisi natyror i mbrojtur, pasuria historike dhe ndërtimore, kanë ruajtur një arkitekturë tradicionale (shtëpi të ultëa prej guri me çati prej pllakash guri) shumë të vlerësuara prej turistëve të huaj. Popullsia mikpritëse është e gatshme për të pritur miq dhe për t’i ofruar atyre një pjesë të madhe të produkteve që ata i prodhojnë vetë.
Pikat turistike më karakteristike të Përmetit janë Bredhit i Hotovës,që gjendet në zonën e Frashërit në verilindje të Përmetit. Ky park konsiderohet si kurora e gjelbër, që tërheq menjëherë syrin e vizitorëve. Kushtet klimatike janë të favorshme në zhvillimin e florës dhe faunës.
Turizmi malor, eskursionet dhe kampingjet nuk i mungojnë kurrë këtij parku, jo vetëm nga banorët e Përmetit por nga i gjithë Ballkani e Europa. Në vitin 1996 ky bredh u themelua si park kombëtar.
Bredhi i Petranit gjendet ne luginën e sipërme të Vjosës, Petran-Carçovë dhe ka një sipërfaqe prej një hektarë. E veçanta është se bredhat janë rritur dhe zhvilluar në një zonë jashtë aorealit të përhapjes së bredhave.
Ujrat Termale të Bënjës, njihen me emrin banjat termal të Bënjës dhe ndodhen 14 km larg qytetit të Përmetit. Në komunën Petran, gjenden 6 burime në rrëzë të shkëmbinjte masivë, në të dy anët e lumit Lengaricë. Rruga për të shkuar në këto monumente natyrore është nëpërmjet itinerarit automobilisitik Përmet-Petran-Bënjë. Ujrat me bazë sulfurore kanë efekte shumë të larta kuruese nga të cilat 4 burime përdoren për sëmundje kronike të reumatizmës, një tjetër për sëmundjet e stomakut , dhe i fundit për sëmundjen e lëkurës.Gjithë rrjedha e vjosës dhe luginat që ajo krijon,jan një admirim turistik.
Ai është një lum i rrjedhshëm dhe herë-herë i rrëmbyeshëm nga ku veç plazheve të vogla që vendasit i shfrytëzojnë me efikasitet dhe i ruajnë e i mirëmbajnë, lumi shërben edhe si terren sportive për shumë sporte ujore.
Përmeti vërtet nuk ka det, por ka lumin më të bukur dhe më natyror të vendit. Disa ditë turistike në Përmet, do të ishin ditë njohjeje me natyrën,me traditën,me kulturën dhe me historinë.
Infrastruktura rrugore ka bërë që Përmeti të afrohet me Tiranën dhe qytete të tjerë te Shqipërisë(Kortezi:Nikolla Lena)
Artistët shqiptaro-amerikanë, në edicionin e tretë të artit në Battery Garden
Nga Beqir SINA/
NEW YORK – Një grup i madh i komunitetit të artistëve shqiptarë, në Amerikë, u mblodhën të enjten në mbrëmje në lokalin panoramatik Battery Garden në edicionin e tretë të artit në New York, në një mbrëmje verore artistike e titulluar : “APEN Art 2014: Summer Soiree”, shoqëruar me një ekspozitë.
Kjo mbrëmje e bukur artistike shqiptare – për të tretin vit në radhë organizohet nën kujdesin e Rrjetit të Pro-fesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptaro-Amerikanë – APEN, duke prezantuar talentet artistike dhe ekspozimin e një game të gjerë veprash të artistëve, që jetojnë dhe punojnë në diasporën shqiptare nëpër botë dhe kryesishtë atyre në zonën e Tri-Shtetshit , New York, New Jersey dhe Connecticut.
Me këtë rast disa prej tyre edhe pse jetojnë në shumë qytete metropole të botës, zgjedhin kryeqendrën e artit dhe e kulturës botërore – New Yorkun – qytet, ky i cili mbetet streha e tyre – ku artistët shqiptarë, frymëzohen dhe studion. Ata mblidhen së bashku disa herë në vitë – në aktivitete të ndryshme artistike dhe kulturore për të u takuar dhe biseduar me njeri tjetrin dhe për të shfaqur veprat e tyre, apo promovuar ndonjë vepër – dhe duke dhënë vlerat e udhëtimeve dhe jetës – që bëjnë ata larg vendorigjinës së tyre.
Kjo mbrëmje verore artistike e organizuar nga Rrjeti i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptaro Amerikanë – Albanian Professionals and Entrepreneurs Network – APEN, tregonë se komuniteti shqiptaro amerikane, ka shumë artistë, shkrimtarë, aktor dhe producentë, që me veprat e tyre mund të promovojnë artin dhe kulturën tonë : Shqipërinë, Kosovën dhe viset e tjera shqiptare , me dije, artin, muzikën dhe me kulturën e tyre profesionale.
Dhe, ana tjetër, është që me këtë rast vetë artistët tanë talentet e reja dhe ato me provojë, në mënyrë të ndërsjellët dhe të përsëritshme, arrijnë të njoftohen dhe të lidhen me njëri tjetrin – që të kenë edhe mundësi të bashkëpunojnë më shumë me njëri tjetrin në të ardhmen e tyre.
Në këtë mbrëmje verore artistike, ishin të pranishëm edhe ish pjesmarrësja në festivalin ‘Eurovizion’ këngëtaria nga Kosova Rona Nishliu, fotografi shqipëtar më famë botërore, Fadil Berisha, Miss Kosova Mirjeta Shala, Miss Albania Fioralba Dizdari – si dhe dhjetëra të rinj shqiptarë, të cilët janë diplomuar në universitete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe tani janë, artistë, aktorë, shkrimtar, poet, piktorë, muzikanë, pedagogë, përfaqësues të biznesit dhe profesionistë, që punojnë pranë kompanive të mëdha amerikane, të sukseshëm shqiptaro amerikan.
Kësaj rradhe ata u mblodhën së bashku më 10 prill – në lokalin e pronarit shqiptar Bateri Garden me një pamje piktoreske fantanstike nga Ishulli Elis Island dhe Statuja e Lirisë – ku shqiptarët festuan bukurinë shqiptare të artit të tyre, me piktura, muzikë klasike të autoreve shqiptarë dhe të huaj, nën interpretimin plot talent nga artistët e talentuar shqiptar.
Në fillim të fjalës së tij Presidenti i Rrjetit të Profesionisteve dhe Sipërmarrësve Shqiptaro Amerikanë – APEN zoti Edmond Çoku- ftojë të gjithë talentet shqiptare në Amerikë, të jenë pjesë e Apenit. “Shoqata, jonë, tha ai ju mirëpret të gjithëve në këtë eveniment, i cili ka për qëllim ; “njohjen e talenteve të mrekullueshme të komunitetit tonë dhe të krijimtarisë së tyre, pasionin dhe bukurin në jetën e artistëve tanë të talentuar në SHBA, që të shfaqin punën e tyre në formën e një pikture, këngë, dizajni, veshje, skulpturë apo fotoreportazhe.”…
Drejtuesja, e kësaj ngjarje kulturore Etrita Ibroci, tha se “është krenari, nder dhe eksitim se APEN për çdo vjet në Nju Jork, është duke paraqitur disa nga artistët më të njohur shqiptarë që kanë dhën kaq shumë në fushën e artit, mdaje edhe nga ata që janë dalluar edhe në skenat botërore, me talentin e tyre, hir dhe bukuri” tha ajo.
Më pas zonjusha Etrita Ibroci, e cila drejtoi mbrëmjen, ndërsa prezantoi artistët që preformuan si Albert Stanaj – një këngëtar dhe kompozitor, 20 vjeçar, i lindur dhe rritur në Yonkers, New York. , Kreshnik Zhabjaku Bariton i talentuar, Lekë Salihu – pianist i njohur, Arian Kerliu këngëtar, Laert Pasko – aktor / Drejtor, dhe Tenori Riad Ymeri – nga Kosova, foli edhe për jetën e tyre artistike arritjet dhe sukseset e çdo njerit prej tyre.
Ibroci, prezantoi znj. Mirianda Kurtishi – modeliste, Designer Fashion + 2 me dy modelet Bashkime Borova dhe Abulena Zhaku, që kishin ardhë me fustanet me një linjë dizajni që quhet Kuq e Zi , duke shtuar se ajo gjithashtu donte të njiheshin edhe me tri designers të tjera të modës, të cilët nuk mund të ishin me artistët në këtë ngjarje, për shkak të angazhimeve të tyre: Emma Saval ( në Miami); dhe Loreta Ismajli e Besa Neziri
Aktori Ari Myrtaj – foli lidhur me një ngjarje të ardhshme – atë të organizimit të Festivalit të Filmit Shqiptar që do të mbahet në tetor, në Nju Jork, ndërsa për ekspozitën e artistike, foli kuratori i saj, Alkan Nallbani, që ishte edhe vetë një nga artistët pjesëmarrës.
Kuratori Nallbani në fjalën e tij :”NEW YORK dhe jo vetëm …! theksoi se në emër të APEN (Rrjetiti të Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptarë-Amerikan), unë jam i kënaqur për shpallë, të hapur ekspozitën e tretë vjetore të artistëve shqiptarë New York City.
“Kjo mini-panorama ofron një paraqitje të shkurtër në diasporën globale të artistëve shqiptarë, të cilët punojnë në qytetet e ndryshme metropolitane, Nju Jork dhe në botë. Më shumë se një deklaratë kuratoriale, ekspozita, tha ai flet vet si një refect mbi diversitetin dhe zhvillimin e këtij brezi të artistëve dhe ëndërrimtarë të ndryshme”.
Ata kanë përqafuar dhe zgjedhur New York Cityn, duke e bërë atë në qendër të ekzistencës së tyre, para se ata të kalojn nëpër botë, New Yorku, mbetet në thelbin e tyre krijuese, karburantit dhe frymëzimit
duke gjeneruar dialogun pjellor dhe të paparashikueshm, theksoi Nallbani.
Kuratori Nallbani tha veç të tjerash se arti i artistëve pjesëmarrës dhe i kolegëve të tyre të tjerë në komunitet për ta; “është i lidhur emocionalisht me atdheun” dhe se “ky brez i ri i artistëve shqiptarë e sheh veten si pjesë të skenës së artit të madh global, me të gjithë kompleksitetin e tij. Edhe, nëse i lidhur emocionalisht me atdheun, ky brez i ri i artistëve shqiptarë e shohin veten si pjesë e madhe skenën e artit botëror, me gjithë kompleksitetin e saj dhe mundësinë mikpritëse e tyre individuale zëra që jo vetëm jan duke u ofruar atyre mundësi por edhe të drejtën për të zënë vendin e tyre në skenën botërore”.
Kuratori Nallbani foli rreth pikturave të artistëve që kan ekspozuar punën e tyre të artit në këtë mbrëmje verore artistike e titulluar : “APEN Art 2014: Summer Soiree” : Alkan Nalbani (kurator i ngjarjes) , Emil Bakalli, Tony Curanaj, Luka Hajdini, Blerti Murataj , Gjergj Pali, Lulzim Shtini, Bekim Zeqiri, Alida Jolie, Eriola Pira , Ilo Oxa dhe Giorgio Kolaj.
Ndërsa, tha ai kan paraqitur punimet e tyre nga Kanadja: Henrjeta Meçe, Itali: Alfred Mirashi , Klodian Deda , Alban Met-hasani , Stefany Savino nga Shqipëria: Ardian Isufi , Olson Lamaj
Sa e bukur na ka dalë nusja…
Disa orë të këndshme mes këngëve dhe valleve të bukura shqiptare në dasmën e Zef & Mrika Kçira në New York/
Nga Klajd Kapinova/
BRONX, New York. Dasmat, janë një gëzim i papërshkruar në komunitetin e madh shqiptaro-amerikanë në New York.
Shqiptarët, që jetojnë dhe punojnë në Amerikë, përmes lidhjeve të reja martesore, brenda komunitetit të tyre apo nga vendlindja, ruajnë më shumë vijimsinë e traditës së Atdheut të përbashkët, ku u përcjellin më tej brezave të rinj: gjuhën e bukur shqipe, kulturën e larmishme të zonave dhe trevave të ndryshme, zakonet e vjetra arbërore, traditat e lashta, nga të gjithë trojet etnike shqiptare nga kanë ardhur prindërit e tyre. Kjo vijimësi, është e pandreprerë për shumë dekada, qysh se kur emigranti i parë shqiptar zbriti (në Boston), për një jetë më të mirë dhe lirë në tokën e bekuar të Amerikës…
Një ditë e paharruar plot emocione gëzimi, do të mbetet për çiftin e ri Zef dhe Mrika Kçira, dita e diele, në orët e mbasditës, kur të dashuruarit zbritën nga limozina e bardhë, të shoqëruar nga ndrikulla dhe kumbara e qindra miq dhe të afërm të familjeve Berisha dhe Kçira, që kishin ardhur për të marrë pjesë në meshën e shenjtë, mbas së cilës vendosën kurorën e martesës, në prani të Zotit.
Gjatë vijimit të ceremonisë në kishë, babai i vajzës aktivisti i komunitetit tonë Zef Berisha nën tingujt e bukur të muzikës klasike kishtare, ecte ngadalë, duke pasur në krah vajzën e vet të veshur me fustanin e bardhë të nusërisë, e shoqëroi atë deri pranë altarit, ku qëndronte në pritje dhëndërri elegant Zef Kçira. Babai e përqafon vajzën e vet dhe ia dorëzon dhënderrit, duke i uruar trashigime dhe jetë të lumtur sëbashku me vajzën e tij.
Ata të veshur hijshëm, hyjnë dhe zenë vendet e tyre në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” dhe ndoqën me kujdes meshën e shenjtë, që dha për të gjithë besimtarët dhe çiftin e ri meshtari Dom Viktor Deda.
Bariu shpirtëror me një buzëqeshje fisnike afrohet pranë çiftit Kçira dhe bën lutjet e rastit, për kurorën e martesës, duke bekuar të rinjtë dhe më pas Zef Kçira & Mrika Berisha, ndërrojnë unazat e martesës, si shenj e dashurisë dhe besinikërisë ndaj njeri-tjetrit për gjithë jetën…
Sërisht, vargu i gjatë i makinave dhe limozinave luksoze, të zbukuara me lule dhe fiongo shumëngjyrëshe, marrin drejtimin drejt parkut të bukur, ku, çifti dhe dasmorët shkojnë për të bërë fotografitë e përbashkëta, pranë bukurive mahnitëse të brigjeve të Oqeanit Atlantik.
Në orën 6 p.m. të ditës së diele, restoranti luksoz “Maestro’s”, që ndodhet në Bronx New York, ishte i mbushur plot më miq të shumtë dhe të afërm të dy familjeve Kçira dhe Berisha. Në hyrje të restorantit shumë të bukur italian, qëndronin të zotët e shtëpisë së dy familjeve, të cilët, u uronin mirëseardhjen miqve, shokëve dhe të afërmve të çiftit të ri.
Në sfond ishte vendosur grupi muzikor me këngetarin e mirënjohur të komunitetit tonë Gëzim Nika, i cili, gjatë gjithë kohës argëtoj me muzikë popullore tradicionale shqiptare nga treva të ndryshme të krahinave dhe qyteteve të vendlindjes, i cili, gjithnjë u shoqëruar me ovacione dhe duartrokitje të zjarrta. Ai gjatë gjithë natës mjeshterisht preku në zemër ndejnjat shqiptare me muzikë dasmash dhe popullore.
Një traditë e re, ka hyrë në dasmat shqiptare. Kështu familjet shqiptare këtu në Amerikë dhe në gjithë trojet e Shqipërisë etnike, po bëjnë dasma të përbashkëta, mbasi edhe gëzimi e hareja për martesën e çiftit është i përbashkët.
E veçanta e dasmës, ishte se çifti i ri vinte nga dy krahina të ndryshme të trojeve arbërore. Zef Kçira, një i ri i shkolluar vjen nga një familje fisnike nga Zhubi i Gjakovës, buzë kufirit artificial Shqipëri-Kosovë, kurse bashkëshortja e tij njujorkeze zonjusha Mrika Berisha, me të cilën ai sot po martohet, është një vajzë e bukur, elegante dhe shumë e kulturuar, e cila me sukses ka mbaruar studimet e larta në New York. Kjo familje është shumë e mirënjohur në komunitetin e madh shqiptaro-amerikanë në New York.
Gjatë kohës së rregjimit komunist në Shqipëri, gjyshi i Mrikës antikomunisti Gjokë Dedë Berisha dhe shumë nacionalistë të tjerë, për arsye të bindjeve politike antikomuniste është arratisur nga Shqipëria, dhe mbas shumë peripecive është vendosur përfundimisht në SHBA. Ai me familjen e tij kalon perden e hekurt në vitin 1952, në drejtim të ish Jugosllavisë. Babai i Mrikës Zef Berisha ka lindur në Galicë të Drenicës Kosovë, i cili, sëbashku me prindërit e tij dhe shumë vëllezër dhe motra emigrojnë në SHBA.
Zefi, më vonë martohet me Marte Deda nga Kosova, ku, sot kanë tre djem dhe tre vajza, të lindur të gjithë në New York.
Sot njëra prej vajzave Mrika, po martohet, mes këngëve dhe valleve të bukura popullore shqiptare në zemër të New York-ut.
Këngëtari i famshëm Gëzim Nika, në orën 9:00 të mbrëmjes, ftoi të hyjnë në sallën e dasmës së madhe, njëri mbas tjetrit përcjellësit e nuses dhe dhëndrrit. Në fillim më flamujt e mëdhenj shqiptarë dhe amerikanë, fton dy flamurtarët: Kastriot Sylën dhe Nikollë Mrijajn, të cilët i vendosin simbolet kombëtare në sofrën kryesore të çiftit të ri.
Nën tingujt e melodive të bukura të muzikës shqiptare, hyjnë në sallë: babai i dhëndrrit Ndrecë Kçira, i shoqëruar nga vajza e tij Arieta, dhe mbas tyre vijnë prindërit e nuses: Zef e Marte Berisha, dasmoresha Lumja me bashkëshortin e saj Lon Sylën; vëllai i dhëndrrit Besnik dhe Antoneta Kçira.
Sërisht një varg i vajzave të bukura dhe djemëve elegantë, vijnë njëri mbas tjetrit, të cilat quhen edhe shoqëruesit e çiftit të ri: Valentina & Viktori, Zoja & Gjoka, Donika & Gjoni, Tereza & Arbeni, Monica & Danny, Isabella & Mikey, Abigail & Robert, Teresa & Vincent, Kathy & George, Francina & Tino, Lora & John Paul, Margarita & Gjin, Bernadetta & Besnik, Rita & Paul, Sofia & Kris; kumbara dhe ndrikulla: Paul & Rita Juliano; fëmijë e luleve Adrian & Melissa dhe sëfundi hyjnë ëmbëlsira e dasmës çifti i ri Zef & Mrika Kçira.
Mbas vallëzimit të porsamartuarve me përcjellësit e tyre, fjalën në emër të dy familjeve e merr kumbara i familjes Berisha dhe njëherazi i afërm i familjes Kçira, aktivisti i mirënjohur i komunitetit tonë në New York, publicist dhe stuiduesi Tomë Mrijaj, i cili, ndër të tjera tha: “Sot e ndjej vetën i privilegjuar, sepse dy familjet, në atmosferën shumë festive, po martojnë fëmijët e tyre. Unë, i afërmi i familjeve: Kçira dhe Berisha, ndaj të njëjtin gëzim sëbashku me familjet e çiftit të ri Zefit & Mrikës, ku nga zemra të gjithë ju zonja dhe zotërinj, miq e dashamirë të dy familjeve, ju dëshirojmë mirëseardhjen në gazmendin tonë, ku, prania e juaj e shton dhe gëzimin e familjeve tona. Lusim Zotin, që të gjithë juve t’ua kthejmë në raste të tilla gëzimi në familjet tuaja. Uroj nga zemra miqsinë e përtërime mes dy familjeve, që sipas traditave shqiptare të kenë miqsi dhe dashuri të përjetshme. Nga zemra formuloj urimin më të ngrohtë për çiftin e ri Zefin & Mrikën, duke u uruar jetë të gjatë dhe të lumtur në çdo hap të jetës…”
Shpesh u ndërpre përshëndetja nga duatrokitjet, për fjalët e zgjedhura të z. Mrijaj, në adresë të familjes dhe çiftit të ri. Më pas ai shtoi, se: “Martesat e tilla mes dy të rinjve shqiptare sikurse janë sot Zefi & Mrika, kanë rëndësi të madhe në ruajtjen e gjuhës dhe traditave të të parëve tanë ndër shekuj…”
Me fjalë emocionuese studiuesi Mrijaj, përcolli në vijim porosinë (amanetin) e kryetarit të familjes Berisha, Ndue Gjokë Berishës, i cili, para disa ditëve u nda nga jeta.
“Ndue Gjokë Berisha, duke e parë shendetin e tij, i la porosinë vëllait të tij Zefit, që gëzimi të përcillet me gëzim. Për këtë burrë të madh, flet edhe aktivisti i shquar i komunitetit shqiptaro-amerikanë pinjolli i familjes së mirënjohur korçare, i biri i intelektuali të shquar Xhevat Korça, personalitet i mirënjohur në nivelet më të larta intelektuale dhe të bisnesit në SHBA Genc Korça (Gene X. Kortsha), në librin e tij: “One Man’s Journey to Freedom” (Escape From Behind the Iron Curtain”, Joseph Karl Publishing, Rochester, Michigan, 2010), ku, ndër të tjera, me shumë respekt përshkruan në kujtime e tij, në bjeshkët e thepisura të Veriut të Shqipërisë, në dhjetor të vitit 1952, bujarinë dhe mikpritjen tipike shqiptare të familjes Gjokë Dedë Berishës dhe djalit të madh të tij Ndue Gjokës, i cili, nuk ishte më shumë se 12 vjeç, kur z. Genc Korça më shumë nacionalsitë të tjerë ishte strehuar në shtëpinë e tyre. Sikurse kujton autori, Ndoi i Ri, ishte shumë i burrëruar, i dashur e i gatshëm për t’i ndihmuar çetat nacionaliste liridashës, që vepronin asokohe në malet e Shqipërisë, duke vënë edhe familjen e vet në rrezik nga Forcat e Ndjekjes së Sigurmit Komunist të diktatorit Enver Hoxha. I tillë ishte dhe mbeti deri sa mbylli sytë në SHBA aktivisti Ndue Gjokë Berisha, i cili, ka lënë emër shumë të mirë në komunitetin tonë.”
Më pas fjalën përshëndetëse e mori dhëndrri i familjes Berisha italo-amerikani Paul Juliano, që njëkohsisht është edhe kumbara i çiftit të ri Zefit & Mrikës. Zoti Paul Juliano, është figurë e njohur në administratën amerikane dhe posaçërisht në Shtetin e New Jersey-it, ku, kryen detyra të larta.
Në një mesazh shumë të bukur, që ai nga zemra kishte hartuar për familjen Berisha dhe çiftin e ri Zef & Mrika Kçira, tha: “Unë, pata një fat shumë të mirë, mbasi u martova me një vajzë shqiptare nga familja Berisha dhe mu dha mundësia të njihem nga afër me Shqipërinë, Kosovën, me traditat, zakonet, kulturën e popullit tuaj të lashtë. Ndjehem shumë krenar, që familja e re Zef & Mrika Kçira, shprehën dëshirën, që unë dhe bashkëshortja ime Rita të jemi kumbarë të tyre.”
Një skulpturë e bukur dhe e madhe prej akulli, ishte vendosur pranë tavolinës së çiftit, ku, binin në sy një çift pëllumbash mbi një zemër të madhe.
Këngë, valle, muzikë, ushqime të larmishme shqiptare dhe amerikane, vijuan deri në orët e vona të natës, ku, më pas erdhi momenti më i bukur i ndarjes së tortës, në maje të së cilës ishte çifti i ri.
Zefi & Mrika, tashmë kanë prerë biletat e udhëtimit drejt ishullit të bukur të Karaibeve, për të kaluar muajin e mjaltit…
SKENDERBEU MIDIS SHQIPTAREVE NE TORONTO
Reportazh nga Avdulla Kënaçi/
Të njëqindepesëdhjetë shqiptarët që kishin mbushur sallen “Kaboto”në një nga blloqet e banimit në Toronto, sa nisi melodia e Hymnit te Flamurit, u ngritën vrik më këmbë duke kënduar me mallëngjim të patreguar. Larg Atdheut, një oqean kapërcyer, Hymni Kombëtar mbart një emocion tjetër, një përqasje ndryshe. Në kumbimin dhe bashkimin e aq shumë zërave, pas tenorit të ri, Dion Këllezi, ka mall, ka dhimbje, ka shumë kujtime dhe lot:
Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë dhe një qëllim,
……………………………..
Eshtë një rast unikal në gjithë botën që Hymni Kombëtar njësohet me “Hymnin e Flamurit” sepse me atë flamur lidhen shume sakrifica, shumë gjak i derdhur për liri e pavarësi, për atdhe. Ky flamur vjen sot tek ne nga epoka e Skënderbeut, vjen ahere kur europianët nuk e dinin se ekzistonte kontinenti amerikan. Por ne kishim në krye një prijës, një hero që Perëndimi e adhuronte sepse kishte krijuar një mur të pathyeshëm ndaj pushtimit osman. Përpara, në krye të çdo beteje ishte flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrenore. Pikërisht Flamurin e Skënderbeut që ne e trashëgojmë sot e na bën krenarë kudo që ndodhemi. Hymni I Flamurit dhe Hymni Kombëtar, janë një.
Libri më i ri i gazetari dhe skenaristit Virgjil Kule na bëri edhe një herë së bashku, ne emigrantëve shqiptarë në sallën “Kaboto” në Toronto. Midis nesh është edhe autori. Kanadaja është treguar e vëmendëshme ndaj përzgjedhjes dhe pranimit të emigrantëve të huaj, sidomos atyre shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve janë intelektualë të mirëfilltë. Ja ku bie në sy , ulur në podium, më i moshuari, profesor Kristian Bukuroshi, ai që hodhi bazat e informatikës në Universitetin e Tiranës, por nuk mungojnë artistë, top modele, muzikantë, piktorë, shkrimtarë dhe gazetarë, disa ish kolegë të autorit. Një dorë nikoqire është kujdesur për dekorin, podiumin, këndin e publikimit të librave, projeksionin, muzikën, posterat, fjalimet e deri fotografitë e autorit. E hymni vazhdon:
Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhé,
Po Shqipëria do të rrojë,
Për të, për të luftojmë ne.
Kur i erdhi radha kësaj strofe për ta kënduar, ndjeva se adrenalina ime u rrit, ktheva kryet anash për të parë se çfarë bëhej me të tjerët, por disa ndjeheshin edhe më likësht, lotonin. Me cep të syrit pashë një grua të moshuar që mbahej pas karriges, tek kjo strofë ajo mori drejtqëndrim, por lotët nuk i ndali dot.
Jeta ka treguar se shumë kombe kanë hyrë e dalë në histori, pastaj kanë heshtur, janë shuar, por Shqipëria e vogël, me kurbën e saj, gjuhën dhe kulturën e veçantë, ka mbijetuar. Eshtë kjo arësyeja që autori Virgjil Kule nderohet në Toronto me kaq shumë respekt për veprën e tij “Gjergj Kastrioti Skenderbeu, kryqtari i fundit”.
Presidentja e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro- Kanadeze, Dr. Ruki Kondaj, nisur nga libri historik i zotit Virgjil, vuri në dukje se Skënderbeu zotëronte qetësinë për t’i pranuar gjërat që nuk i ndryshonte dot, kurajon për t’i ndyshuar gjërat që mund t’i ndyshonte dhe mbi të gjitha për të bërë dallimin midis tyre. Autori rieksploron në gjerësi e në thellësi në fondin e madh të Skënderbeut. Autori sjell ngjarjen në një radhitje kronologjike tepër strikte duke filluar nga 1444 e deri në trokitjen e vitit të ri 1468, tha midis të tjerave ajo.
Rrëfimi i autorit mbështet materjalin në kapituj për çdo vit të drejtimit 25 vjeçar të Skënderbeut duke formësuar një konstruksion rezistent. Ky konstruksion nuk lejon asnjë defekt, apo gjymtime, apo shmangie, as radhitje arbitrare jashtë kontekstit të rrethanave ku është prodhuar. Nuk lejon kompromise me faktet historike, por të krijon hapësirën e nevojshme për të llogjikuar ftohët mbi arësyet e veprimeve të heroit në rrethana të caktuara dhe përfundimisht për të dalluar qartë strategjitë e tij afatgjata dhe taktikat afatshkurtëra, etj. – vuri në dukje ajo.
Vlerësimet për librin nuk munguan as nga Prof. Kristian Bukuroshi, shkrimtari Kristaq Turtulli, piktori Bujar Aslani, prof. Jani Papadhimitri, gazetari dhe skenaristi Avdulla Kenaçi, etj. , ndërsa regjisori me origjinë nga Kosova, Xhemi Agaj, lexoi një përshëndetje të dërguar me mesazh nga nga prof. Nustret Pllana prej Kosove. Mesazhe kishin dërguar edhe miq kanadezë të autorit.
Ajo që ra më shumë në sy në këtë event, ishte organizimi dhe pjesëmarrja e të rinjve në mënyrë aktive. (Meritë e stafit organizues me në krye dr. Ruki Kondaj). E theksoj këtë sepse shpesh të rinjtë, sidomos ata të lindur këtu, shmangen nga takimet e bashkëatdhetarëve të tyre. Kështu, kandidate për Miss Univers – Canada 2014, Zerina Derveni, edhe pse atë mbrëmje duhet të udhëtonte për New York, jo vetëm mori pjesë në takim, por edhe përshëndeti me një diskutim të ngrohët në anglisht. Miss teanage GTA 2014, Odeta Kasa, ishte krejt origjinale në fjalën e saj të cilën e ka postuar edhe në FB. Ndërsa studentja Uarda Këllezi në fjalën e saj plot emocion vuri në dukje se rrëfimi për jetën e Skënderbeut është krenari për gjithë të rinjtë shqiptarë kudo në botë të cilët kanë me çfarë të lëvdohen nga historia e kombit shqiptar. Arbërorët, siç del në librin historik të zotit Virgjil, ishin një perde e hekurt ndaj pushtimit osman duke i kthyer malet në kështjella të rezistencës nën udhëheqjen e të lavdishmit Skënderbe që trashëgonte virtytet e Aleksandrit të Maqedonisë, tha midis të tjerave ajo.
Ish folësja e Televizionit të parë shqiptar, Antigoni Papastathi, jo vetëm lexoi pasazhe nga vepra historike, por edhe solli kujtimet e saj kur punonte në RTSH duke vlerësuar tolerancën e zotit Virgjil Kule, si drejtues, në ato kushte të vështira të krijimtarisë.
Gjatë këtij eventi, nuk munguan të marrin pjesë edhe autoritetet e kishave shqiptare si episkop Ilia Katre dhe Don Xhiovani Kokona, por nuk u pa ndonjë nga përfaqësuesit e fesë islame.
Vetë autori në fjalën e tij, pasi falenderoi Shoqatën dhe në veçanti drejuesen, dr. Ruki Kondaj, vuri në dukje se fillimisht u nis nga dëshira për të realizuar një film dokumentar për Skënderbeun, por duke studjuar dokumentet dhe arkivat, vuri re se kishte mjaft fakte dhe analiza të pathëna të cilat vetëm nëpërmjet një libri mund të shtjelloheshin gjerësisht.
Qëllimi im, tha ai, ka qenë që lexuesi jo vetëm “të dijë që” ndodhi kështu e ashtu, por edhe “të dijë pse dhe si” ka ndodhur kështu e ashtu. Duke u futur thellë në “pse-të” dhe “si-të” (fakte + arsyetim), lexuesi sigurisht që nuk mund të ndjehet i ngopur vetëm me analizat e mia. Tek ai është vënë në veprim mekanizmi i vet analitik dhe është absurde që autori i një libri të mendojë të mbajë nën kontroll mekanizmat analitikë të lexuesve të vet. Ai duhet të kënaqet vetëm me faktin që ka mundur t’i ngacmojë ato.
Unë jam nisur nga vetë burimi kryesor historik, Barleti. Megjithëse nuk para jep data, ai i ka dhënë biografisë një karakter kronologjik, madje të ndarë në disa libra. Edhe “Kryqtari i fundit” ka brenda rreth 25 libra të tillë, ku, secili vit është një kapitull më vete. Kuptohet qartë vështirësia e kësaj pune. I kam qëmtuar dokumentet një më një duke i radhitur sipas kohës kur janë prodhuar. Por jo vetëm kaq. Kjo rradhitje dhe analiza e kufizuar vit pas viti vetëm mbi segmente vjetore dokumentesh, kanë mundur të më japin një dinamikë të re të veprimtarisë së Skënderbeut, e cila shpesh ngacmon për trajtime tematike të reja, shpesh të ndryshme nga ato tradicionalet. Ja disa prej tyre: Si e kaloi Skënderbeu krizën e gjithpërfaqësimit kombëtar e ndërkombëtar? Si e ndërkombëtarizoi problemin e mbrojtjes së Krujës? Çfarë raportesh kishte me Krujën? Si i vendosi lidhjet me kryqëzatën? Si mundi të dalë si palë arbërore në aspektin juridik? Pse ndërtoi raporte vasaliteti me mbretërinë aragoneze? Për çfarë arsyesh ndërmori fushatë luftarake në Italinë e Jugut? Çfarë fitoi prej saj? Pse mund të quhet mjeshtër i diplomacisë së shfrytëzimit të konflikteve? Mbi ç’baza juridike bëri paqe me Portën e Lartë? Cilat ishin tiparet e marrëdhënieve me Papët, etj. Në libër trajtohen kryesisht zonat e mbetura gri midis ngjarjeve kryesore, mënyra se si mbruhen ngjarjet, roli i Skënderbeut në to, roli i faktorëve dhe aktorëve të tjerë dhe bashkëveprimi i tyre në shkallë lokale rajonale e globale. Jam përpjekur të jap logjikën e procesit historik duke ngritur ndërkohë disa teza të paartikuluara me parë që dalin nga vetë studimi i dokumenteve sipas një metodologjie të caktuar.
Stili dhe metoda janë ndryshe. Të shkruash histori mbi bazën e radhitjes lineare të ngjarjeve dhe dëshmive të kohës është një gjë, kurse të shkruash historinë duke shpjeguar pse-të e këtyre ngjarjeve është një gjë tjetër. Të marrim aspektin e luftës kundër osmanëve: Skënderbeu nuk i luftoi ata për hir të të bërit luftë se për shkak të ndonjë urrejtjeje patologjike. Ai u radhit kundër tyre me dëshirën dhe objektivin që Arbëria të bënte një kërcim spektakolar në histori e të mos humbiste në anonimitetin e rajave të Rumelisë. Sa ishte gjallë, ai ia arriti qëllimit me sukses të plotë duke përballuar goditje të fuqishme të makinës ushtarake osmane. Por ai krijoi kushtet që edhe pas vdekjes së tij Arbëria të vazhdonte ekzistencën e saj derisa erdhi shkulmi i pandalshëm osman, të cilit nuk i rezistoi dot as Venediku. Duke u nisur nga ky aspekt, jo rrallë heroizimi i Skënderbeut është bërë në mënyrë të mangët, duke u bazuar kryesisht vetëm në konfrontimin e tij me osmanët. Kjo s’është e drejtë. Lufta kundër Perandorisë Osmane, ndonëse zë një vend të rëndësishëm, nuk është e mjaftueshme për të ezauruar rolin historik të Skënderbeut. Nuk duhet ta shohim atë të ngurtësuar në një front të vetëm. Madje kjo nuk qëndron as nga pikëpamja thjesht ushtarake. Skënderbeu luftoi me sukses edhe kundër Venedikut më 1448, edhe kundër koalicionit të forcave anzhuine në Itali më 1462, ashtu sikundër ndonjëherë e shohim edhe në luftë kundër Dukagjinëve. Aq më shumë mund të theksohet kjo në aspektin diplomatik ku ai pati më shumë telashe me “të vetët” se sa me Perandorinë Osmane. Në këtë libër Skënderbeu nuk shikohet asnjëherë i vetmuar, i izoluar dhe i margjinalizuar. Ai është kurdoherë në qendër të ngjarjeve, i angazhuar në plane lokale e rajonale. Ai bëhet faktor shumë i rëndësishëm, të cilin gjithsecili përpiqet ta tërheqë në anën e tij. Nga një ish ofiqar ikanak i Perandorisë Osmane ai shndërrohet në palë juridike arbërore, së cilës kjo Perandori i bën oferta për paqe mbi baza nga më të të privilegjuarat e kohës. Libri përshkruan një epope marramendëse të arritjeve të Skënderbeut në fushën juridike dhe në përfaqësimin e tij ndërkombëtar diplomatik. Është një thriller i vërtetë, por ama një thriller i dokumentuar plotësisht, tha ai midis të tjeravave duke iu përgjigjur pyetjeve të pranishmëve në sallë.
Figura e Skënderbeut ka tërhequr shumë albanologë, historianë, shkrimtarë romantikë, studius shqiptarë e të huaj, etj. Deri tani janë shkruar rreth 600 vepra, disa edhe dashakeqëse duke e minimizuar rolin e tij. Skënderbeu, si një nga figurat më të mëdha të kombit shqiptar, është bërë një subjekt i gjithfarë gjinive letrare, i monografive serioze, i historive lokale dhe kombëtare dhe i miteve e legjendave popullore.
Pikërisht për këto arësye, shkrimi i një biografie apo studimi të ri për të në formën e një monografie , është një guxim i madh që kërkon dituri, pasion dhe vullnet për të hyrë në skutat e arkivave, historisë, diplomacisë, konjukturave të kohës, etj. Nuk janë pak gjashtë shekuj të shkuar, por mbi të gjitha kjo ndërmarrje kërkon seriozitet dhe skrupuluzitet shkencor për të ditur të gjesh të rejat që do të sjellësh. Edhe pse Virgjil Kule provon për herë të parë në këtë fushë, ai ia ka dalë me sukses duke na dhuruar një vepër origjinale historike të shkruar me një stil narrativ, e përtypëshme për çdo shtresë e lexues.
Koncerti që pasoi ishte me të vërtetë befasues nga ngjyrat e kostumeve popullorë dhe vallet që kërcyen artistët e grupit të udhëhequr nga koreografi i njohur Ramazan Këllezi, i cili nuk ishte vetëm moderator i kësaj mbrëmjeje, por në vite ka bërë një punë shumë të mirë duke e ngritur dhe ushtruar këtë grup që nuk mungon në çdo event të shqiptarëve te Kanadasw. Dhe motua:
For the Lord Himself has said,
That nations vanish from the earth,
But Albania shall live on,
Because for her, it is for her that we fight.
Toronto, 20 qershor 2014
MYSAFIR TEK FENIKSIT E RILINDUR
Nga Dalip Greca/
Udhëtimi im këtë herë në Atdhe, ishte fare”blic”. Vetëm pak ditë. Një ndër ditët ma kishte kërkuar miku im Esat Çoku, i cili ka kohë që e ka lënë Amerikën dhe jeton në vendlindje, në fshatin Muçias të komunës Remas, pranë bukurive të Karavastasë.
Ish deputeti demokrat erdhi vetë në qytet dhe pas një kafeje pranë Qendrës Kulturore”Vaçe Zela”, morëm rrugën drejt Remasit. Rrugët janë të asfaltura, çka i jep mundësi Esatit që krahas timonit,e mbanë të ndezur bisedën, duke më dhënë spjegime për ndryshimet, për rrugët, për ndërtimet përgjatë fushës;flet për hallet e pazgjidhura të fshatarëve, flet për pushimet, për shëndetin, për udhëtimet në jug të Shqipërisë.
Kisha pesë vjet pa shkelur këtyre anëve. Ndryshimet janë të dukshme; ndërtime të reja, rrugë të gjëra dhe të asfaltura, restorante, klube-cafe, dikur nëj fabrikë për përpunimin e qumështit. Kur arrijmë në Gradishtë, Esati e ndali makinën:
- A e di se sa histori mbart ky sektor internimi? Ja, këtu e thirrën bashkëshorten e Lek Mirakës dhe i bënë shantazh për ta bërë bashkëpunëtore të Sigurimit.Ajo ulëriu e lebetitur:-Të vdekur me gjithë fëmijë, tek shinat e trenit, më gjeni! Dhe thirri fort, që ta dëgjonte e kunata që e shoqëronte: Këta duan t’më bëjnë spiune! Dhe i sfidojë operativët…!
…Komuna e Remasit është shpallë park Kombëtar. Rreth orës 10 të mëngjesit jemi në hyrje të fshatit Muçias. Ndërtimet edhe këtu janë të shumta dhe të bukura. Një fshat i tjetërsuar.
Kur i afrohemi varrezave të fshatit, Esati, e ndal makinën.
-Sa herë kaloj këtu i bie bories në shenjë nderime për njerëzit e mi të dashur që prehen përjetësisht këtu. Ai ndal makinën në anë të rrugës dhe çapitet me hap të ngadaltë drejt varreve. Qëndron pranë nënë Esmasë dhe i përkëdhel butë fotografinë mbi mermer, e lëmon lehtazi më pëllëmbë sikur i friket zgjimit të saj.
Ashtu pa vëmendjen e tij, pa u diktuar, unë e shkrep kamerën.
- Nuk e di se si i qëndroi vuajtjeve tona nëna jonë e mirë, flet Esati me sy përdhe, ia nis bisedës me nënën: Fillimisht, kur u burgos babai ynë, Azemi i shpallur “kulak”, ajo na mblodhi si klloçka zogjtë, dhe na e kumtoi dhimbshëm, se që nga ai çast jeta jonë do të ishte e vështirë, do të ishim nën vëzhgim, në përndjekje.Duhej të mateshim para se të flisnim. Duhej të ishim të kujdesshëm, duhej të mësonim shumë në shkollë, duhej të punonim fort…Jetë e vështirë…Esati psherëtinë dhimbshëm.(Lexoje të plotë në Diellin e printuar)
UDHËTIMI I HEROIT KOMBËTAR ADEM JASHARI NGA TORONTO NË PREKAZ
Nga Bashkim KADIU/
Busti i heroit legjendar Adem Jashari po udhëton që nga Toronto në
Kanadanë e largët, për t`u vendosur në Prekaz, në Kosovë. Është një skulpturë rreth një metër e lartë, punuar nga Hytbi Tarelli, piktor e skulptor, që banon familjarisht prej disa vitesh në Kanada. Një dhuratë kushtuar pasardhësve të familjes Jashari, në nderim të veprës madhore të Adem Jasharit, këtij heroi me përmasa të jashtëzakonëshme për Kosovën e kombin shqiptar. Është për t`u përgëzuar nisma e Hytbiut, këtij mërgimtari atdhetar, që ndërmerr një udhëtim të tillë, duke pasur parasysh vështirësitë e rrugës së gjatë; me avion deri në Rinas, më pas me mjete të rastit drejt Kosovës. Pyetja e parë që i bëj vetes, tani që po njihem me një ndodhi të tillë, është: Ç`e shtyn këtë bir të Devollit, rritur në Lushnjë dhe më pas transferuar familjarisht në Shkodër, tani banor i Kanadasë, që si fillim krijoi këtë vepër arti, e më pas të niset që nga larg e të sjellë në Kosovë Adem Jasharin, bustin e të cilit e ka punuar me aq frymëzim e dashuri? A nuk duket si një aventurë çmendurie, që nuk pyet as për mundim e as për shpenzim, kur dihet sa të rënda e të mëdha janë, vetëm e vetëm të përmbushë një thirrje të shpirtit e tij atdhetar, duke i shërbyer sado pak kombit!? Sado pyetje të bëjmë dhe çfardo përgjigje të marrim apo t`i japim vetes, një gjë duhet pranuar: bota shqiptare bëhet e bukur e madhërishme, kur ka njerëz të tillë idealist, që s`kursehen kur është fjala për të lartësuar simbole të heroizmit , të cilëve u përulemi me shumë nderim.
Duke biseduar me z. Hydbi, lidhur me krijimtarinë artistike, mësojmë:
Kam një jetë që merrem me pikturë e skulpturë, duke filluar që nga vizatimet me thëngjij zjarri e figurina balte, deri tek vepra arti nëpër ekspozita e konkurse kombtare e ndërkombtare. Më tërheq më shumë skulptura. Ka një ndjesi magjike të vendosësh një pjesë të shpirtit tënd në portretin apo shtatoren e dikujt, akoma më shumë të heronjëve e personaliteteve që kanë bërë histori, ku mund të përmend Skënderbeun, Nënë Terezën, Ismail Qemalin, Ded Gjon Lulin, Isa boltinin dhe Adem Jasharin, për të cilin do të jem këto dit në Kosovë. Në fakt janë tema të mëdha, ku secili shperh atë që ndjen. Në krijimtarinë time të gjithë këtyre viteve, janë me dhjetra punë të ndryshme të shpërndara nëpër institucione dhe galeri arti, një pjesë edhe nëpër mjedise familjare, si në Shkodër, Lezhë, Tuz (Mali i Zi), Tiranë, Durrës, Lushnjë, Korçë e Bilisht, pjesa më e madhe në Kanada. Para dy vjetësh, erdha në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe mora pjesë në konkursin ndërkombëtar për Monumentin e Pavarësisë. Ishte një bashkëpunim artistik me artitektin Hungarez Laszio Kerekes, i cili jeton e punon po në Kanada. Të gjitha punimet i kam paraqitur në Websaid-in tim.
E di që do më pyesni, ndaj po ju kursej duke u përgjigjur: S`besoj se jam unë i vetmi që, duke qënë në dhe të huaj, më rëmben frymëzimi për t`i`u kushtuar figurave kombëtare. Është një ndjenjë e çuditëshme që mban ndezur zjarrin e atdhedashurisë. Mbase është shtysa për të treguar identitetin tonë kombëtar: kush jemi e nga vijmë. Si puna ime, besoj se mendojnë edhe të tjerët. Udha dhe forma më e mirë që është gjetur, është të mbështetemi tek simbolet dhe heronjtë tanë që i kemi me bollëk. Në fund të fundit, edhe kombet e tjerë po me heronjtë mburren. Disa edhe i krijojnë kur nuk i kanë, madje u ngrenë edhe përmendore. S`jam as i pari e as i fundit që përjetsoj figurën dhe veprën e Adem Jasharit. Sa më tepër kohë të kalojë, aq më e madhe do të jetë shtysa për vepra kushtuar këtij heroi që krijoi legjendë e do mbetet në legjendë.
Unë e krijova këtë shtatore në Kanada, por një zë i brendshëm më thërret; vendi i tij është pranë familjes në Prekaz në Kosovë, ndaj po e çoj si dhuratë familjarëve që mbijetuan. Kjo që po bëj, mendoj se është shumë pak ndaj asaj, që ai dhe famija e tij dhanë e bënë për Kosovën shqiptare, që të jetë e lirë. Shprehja, “Liria i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve”, besoj se u përket të gjithë popujve që luftojnë për liri. Ca më shumë për ne shqiptarët që s`kemi reshtur së luftuari s`dihet qysh kur dhe që s`po ka të sosur edhe në kohët tona. Në çdo rast, secili bën aq sa ndjen dhe aq sa ka mundësi e fuqi. Mendoj se kur bëhet fjalë për tema të tilla lidhur me mallin dhe detyrën ndaj vendit dhe kombit, më pëlqen të përsëris një thënie të bukur: “Sa më larg vendlindjes shkojmë, aq më të fortë bëhen litarët që na lidhin me të”.
Duke i uruar Hytbiut rrugë të mbarë drejt Kosovës, e përgëzoj për veprën dhe veprimin atdhetar. Dashuria për kombin nuk ka kufi e nuk mbaron kurrë. Trashëgohet e përcillet ndër breza.
Përgatiti :Bashkim Kadiu
Durrës më 25. 07. 2014
ST.MARTIN ISHULL MAGJEPS NE KARAIBE
Nga Adnan Mehmeti/
St. Martin, Karaibe/
St. Martin ishull që laget nga Oqeani Atlantik dhe Deti Karaibe, ka një bukuri përrallore me 37 plazhe të bukura dhe me klimë tropikale.
Në këtë ishull kultura karaibe bashkëjeton me shekuj, në harmoni me kulturën evropiane dhe kreole.Ky ishull tërheq çdo vit miliona vizititorë nga mbarë bota.
Duke festuar një përvjetor gjysmëshekullor të ditëlindjes sime, bashkë me gruan dhe fëmijët, organizuam një udhëtim të paharruar dhe mbresëlënës, në St.Martin, në njërin ndër më tëbukurit, në mesin e 700 ishujve të Karaibeve.
Pas disa orëudhëtimi nga New Yorku mbi re dhe mbi valët e Oqeanit Atlantik,na paraqitet Saint Martin/Sint Maarten.Aeroplani ulet në aeroportin ndërkombëtar, i cili është i ndërtuarnëbregun e plazhit të njohur Maho, aty ku mund të shkosh në plazh para se të shkosh në hotelintënd. Çdo ditë në aeroprtin ndërkombëtar Princes Juliana ulen avionët të mbushur me turistë anembanëbotës.Kryesisht, dominojnë turistë nga Amerika dhe Evropa.Kjo ndodh për 12 muajt e vitit, në këtë ishull kuçdo stinëështë verë.
Sapo dolëm nga aeroporti u drejtuam drejt agjencive Rent A Car.Aty morëm një makinë me qera me targë francese, dhe me një hartë në duar filluam eksplorimin e këtij ishulli.
Pak histori për Karaibe
Karaibe (anglisht: Caribbean) është i përbërë nga qindra ishuj, kryesisht të vegjël. Në Karaibe jetojnë rreth 36 milion njerëz me prejardhje të ndryshme.Banorët e sotëm janë kryesisht afrikanë, evropianë, kreole, indianë dhe kinezë.
Gjuhët kryesore janë spanjisht dhe anglisht, pjesa tjetër flasin kreole, frengjisht dhe holandisht. Rajoni ndodhet në juglindje të Amerikës Veriore, në lindje të Amerikës Qendrore, dhe në veri të Amerikës Jugore.
Dy shtete një ishull
Ishulli Saint Martin (në frengjisht) dhe Sint Maarten (në holandisht) është i ndarë nga viti 1648 nga dy shtete evropiane: veriu i takon Francës ndërsa jugu Holandës. Në këtë ishull jetonin shumë familje holandeze dhe franceze, por ishin të rrezikuar nga spanjollët. Këta kërkuan nga qeveritë e tyre për ta ndarë ishullin nëmes. Në vitin 1648 u nënshkrua Traktakti i ndarjes për bashkëjetesë.
Rrëfimi merr karakter legjende, kurdy qeveritë bien dakord për të ndarë ishullin në dy pjesë të barabartë. Dhe secili vend kishte të drejtën për të zgjedhur udhëtarin. Të pozicionuar shpinë me shpinë, të dytë u betuan se do të ecnin, por jo të vraponin, nga një cep drejt cepit tjetër. Takimi u bë në anën tjetër të vendit. Aty u hodh kufiri.Ana franceze mori 54km/2 ndrësa ana holandeze 32 km/2. Por më vonë udhëtari frances u kritikua se kishte bërë hile, sepse disa herë kishte vrapuar për të zënë më shumë sipërfaqe të tokës.
Për turistëtështë një kuriozitet për të parë kufirin, i cili simbolikisht, ka një monument dhe flamujt e vendeve përkatëse.Secila anë ka ligjet e veta.Thirrjet telefonike nga një anë në anën tjetër konsiderohen thirrje ndërkombëtare.Tarifat janësi t’i bësh thirrje anës tjetër të Oqeanit.Por, përndryshe,jetojnë në paqe dhe lëvizjet janë të lira.
Për një ishull të vogël St.Martin ka një koloritet të kulturave dhe popujve. Në këtë ishull të bukur, si në asnjë vend tjetër, takon njerëz anembanë rruzullit tokësor, me tradita, me kulturë dhe gjuhë të ndryshme, ku jetojnë më shumë se 100 popuj të ndryshëm, në harmoni me njëri tjetrin. Ky është ilustrimi më i mirë pse ky vend quhet ndryshe edhe “Friendley Island”.
Gjuhë zyrtare janë holandishtja dhe frengjishtja. Anglishtja është gjuhë amtare e banorëve tëdy anëve. Gjithashtu flitet kreole, papiamento dhe spanishtja.
Sint Martin ana holandeze
Ana holandeze ka një popullsi 40.0000 banorë.Kryeqytetështë Philipsburg.Gjuhë zyrtare janë anglishtja dhe holandishtja. Në këtë anë gjendet aeroporti ndërkombëtar ndërsa në anën francese aeroporti shërben vetëm për fluturime brenda për brenda ishujve karaibe. Banorët e kësaj anekanështetësi holandeze, ndërsa banorët e anës tjetër kanështetësi francese.
Philipsburg është porti më kryesor në ishujt Karaibe.Këtu ndalojnë anijet e mëdha nga vende të ndryshme, në Great Bay, një ndër plazhet më të bukura të vendit.
Shekuj më parë, Salt Pond, ishte kriporja e njohur e cila solli familje holandeze për të filluar biznesin e kripës, dhe për të furnizuar vendin e tyre. Pushuesit në plazhin e bukur Great Bay, me rërë të bardhë dhe me ujin blu, përpara syve sodisin fortifikimin bregdetar Fort Amsterdam, ku gjatë shekullit 17 u zhvilluan luftime mes spanjollëve, anglezëve dhe holandezëve.
Në ditët e sotme, Philipsburg është një qyteti bukur bregdetar, ku shiten diamantët më të shtrenjtë dhe me plot dyqane me emra të njohur. Në këtë plazh vijnë anijet me turistë nga mbarë bota.Nganjëherëbrenda ditës ankorohen nga tri anije tëmëdha. Turistët brenda ditës e shumëfishojnë numrin e banorëve nëqytet. Sigurisht, sjell fitim për banorët.Atëhere mbushen dyqanet dhe restorantet e shtrenjta të të gjitha kuzhinave.Edhe banorët që merren me artizanat i shesin punimet e tyre.Mua më pëlqente moment kur vinin anijet dhe turistët kureshtarë, për të ngrënë, për tëblerë gjëra, për të shetitur dhe për të mësuar nga historia e këtij vendi.
Saint Martin ana francese
Ana francese ka një popullsi 36.000 banorë.Kryeqytetështë Marigot. Gjuhë zyrtare është frengjishtja, por banorët flasin edhe anglisht.
Rrugës nga Philipsburg drejt kryeqytetit Marigot ështënjëtabelë që tregon se futesh në zonën francese.Aty është një monument i ngritur, për të treguar se është pikë kufitare. Si kureshtar, u ndala dhe bëra fotografi, sepse ne shqiptarët kemi njëhistori të hidhur sa i përket kufijve, sidomos unë që vij nga Lugina e Preshevës. Këta kufijtëe mallkuar na kushtuan shtrenjtë. Në monumentin kufitar ishte skalitur viti 1648, dhe gjithë kohës mendoja se për shekujky vend kishte gjeturmodelin e duhur për një zhvillim ekonomik.
Në kryeqytetin Marigot
Marigot ziente nga turistë.Një qytet bregdetar, ku gjen frymëzim dhe dëshirë për të jetuar për shumë kohë. Nga ky qytet nisen tragetet për në ishullin Anguila,koloni angleze, një ishull shumë i shtrenjtë.Banorët e qytetit me shekuj ishin të rrezikuar nga sulmet angleze.Por sot fortifikimi Saint Louisështë një atraksion për çdo vizitor.
Në qendrën e Marigot
Për të shkuar nëishullin Anguila, duhet pasaporta, siç kërkohet për të gjithë ishujt Karaibe.Porto Rico ka një distancë prej 300 km, por atje shkohet me avion. Në anën francese përdoret euro, por për të bërë për vete turistët, një euro këmbehet me një dollar.Zona francese është më tepër rurale dhe ështëe njohur për sheqer dhe produkte bujqësore.
Shetitje ne anen francese
Plazhi Maho dhe spektakli i avionëve
Plazhi Maho është një ndër plazhet më unike në Karaibe.Për pushuesit është një kuriozitet që rrallë përsëritet në jetë. Aty duke pushuar, ulen avionët aq ulët, sa krijojnë një spektakël. Pushuesit e zgjedhin këtë plazh të bukur, ku me aparate në duar, bëjnë fotografi të avionëve boing, për t’i jetësuar në memorje.
Avionet mbi plazhin Maho
Vetëm rruga e ndanë plazhin nga aeroporti.Dhe pushuesit, para çdo nisje të avionëve, kapen për gjemba të telave të aeroportit, për të rezistuar fuqisë së erës që lëshojnë avionët para nisjes.
Aeroporti i ndertuar ne bregun e plazhit
Me që jemi tek plazhi Maho, është me interes për të përmendur se aeroporti i këtij ishulli ështënë listën e 10 aeroporteve më tëçuditshëm në botë, duke e mbajtur vendin e parë.Vërtet, është një aeroport që ka diçka unike dhe krejtësisht ndryshe nga aeroportet tjerë.
Ishulli Pinel një parajsë e vërtet
Ishulli Pinel është 5 kilometra larg St.Martin.Eshtë nëanën francese dhe për të shkuar atje duhet të marrështragetin.Ishulli Pinel hapet për publik nga mëngjesi deri në mbrëmje.Aty nuk lejohet për ta kaluar natën. Ka vetëm dy restorante dhe një dyqan për suvenire. Ky ishull ka plazh të mrekullueshëm me rërë të bardhë dhe me ujë kristal.
Ishulli Pinel
Kur arrijnë në ishull, pushuesit nën hijen e palmave tropikale e kalojnë një ditë të paharruar. Dhe pa diskutim, prej 37 plazheve, kyështë më i veçanti dhe më i bukuri. Në plazh janë dizajnuar tavolinat e restorantit aty nëujë, ku serviren pijet dhe ushqimi.Aty ku ke mundësi për të zgjedhur të gjallë llojet e peshqëve, për t’i servuar në pjatën tënde. Eshtë një restorant unik, ku kamarierja zhytet në ujë për të sjell ushqimin e detit të porositur.
Dhe për disa çaste, mendoje veten, kur ikin tëgjithëpushuesit, të mbetesh vetëm në këtë ishull të vogël, kur mbi kokë ke vetëm ndriçimin e hënës ndërsa rreth e për qark ujin e kristalt dhe botën detare.
Një ishull me 37 plazhe
St.Martin është një ishull qëështë i njohur për numrin e plazheve.Gjithsej janë 37.Dhe secili prej tyre ka karektiristikat e veta.Secili prej tyre të tërheq për bukuritë e veta.
Gjatë qëndrimit dy javor shumë herë i ramë rreth e për qark ishullit. Dhe ishte e mira, se kur muarëm makinën me qera, fjala e parë që na thanë ishte se, ngado që të shkoni do të vini nëtënjëjtin vend. Dhe vërtet, filluam të mësonim histori interesante.Banorët e këtij ishulli janë mikpritës, të buzëqeshur dhe të lumtur.Orari i dyqaneve fillonte ora 8.30 dhe i mbyllnin në ora 6.00.Shumica prej tyre i mbyllnin gjatë kohës së drekës.Të dielave gati të gjithë bizneset janë të mbyllura.Një kontrast shumë i madh nga jeta amerikane.
Në këtë ishull festova një gjysmëshekull të jetës sime. Këtë ishull do ta mbaj si vazhdimësi në ekuilibrin e gjysmëshekullit tjetër që e fillova.
6 -19 korrik 2014
St.Marin
Roberti & Valedetja Përlleshi martohen nën tingujt e valësve të dashurisë dhe shampanjës New York-eze
Nga Klajd Kapinova/
Chappaqua, Westchester, New York. Sipas traditës shqiptare, dasmat fillojnë të shtunën dhe bëhen veç e veç në familjet e dhëndërrit dhe nuses.
Ishin orët më të gëzuar në familjen Përlleshi, në mbrëmjen e së shtunës, e cila në oborrin e madh plot gjelbërim, pranë shtëpisë së re dhe të bukur Chappaqua, Westchester, New York, ku, ishin mbledhur mbi 200 miq dhe të afërm të familjes së madhe Përlleshi, ku, këngët dhe vallet popullore shqiptare vazhduan pa ndërprerje deri në orët e vona të mesnatës.
Gëzimi dhe hareja kishte mbërritur kulmin e saj, ku të rinjtë dhe të rejat engjikë dhe të palodhur, donin që kjo natë të vazhdonte pa ndërprerje nën tingujt e ëmbël të muzikës dhe pijeve dhe ushqimeve të bollshme shqiptare dhe amerikane.
Humori, kënga dhe bisedat e ngrohta, ishte menyja e preferuar mes njërëzve të afërm, që kishin bërë me dhjetra kilometra nga Detroiti, për të marrë pjesë në New York, në një dasëm të bukur shqiptaro-amerikane.
Këto dy familje të njohura në historinë e Kosovës, shumë dekada më parë, kanë qenë pjesëmarrëse aktive në levizjet nacionaliste liridashëse antisllave serbo-komuniste në trojet e Kosovës.
Daja i dhëndrrit, studiuesi dhe publicisti Tomë Mrijaj, me fisnikëri afrohet pranë grupit muzikor dhe me mikrofon, duke buzëqeshur dhe gëzuar sëbashku me të rinjtë, u thotë miqve, që të shkojmë të pushojmë pak, sepse nesër kemi një ditë të gjatë festive, që fillon me kurorëzimin e çiftit të ri pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” Hartsdale New York në orën 2:00 pm dhe më pas do të udhëtojmë buzë brigjeve të Oqeanit Atlantik, në restorantin e famshëm: “VIP COUNTRY CLUB. 600 Davenport Avenue New Rochelle, New York”, ku, do të qëndrojmë deri në orët e vona të mesnatës, mes këngëve dhe valleve.
Paradite në orën 12:00, limozinat luksoze të mbushura me përcjellësit e dhëndërrit dhe nusës, u ndalën para dyerve të Royal Regency Hotel Yonkers, New York, ku, qëndronte familja epedagogut të Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Marjan Demës, sëbashku me shokët dhe miqtë e tij, që kishin ardhur nga Detroiti (MI), për të marrë pjesë në gëizmin e martesës së vajzës së tij Valdetës.
Rreshti i gjatë i limozinave, mori rrugën drejt Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” Hartsdale New York.
Në orën 2:00, babai i vajzës Prof. Marjan Dema, nën tingujt e muzikës së ëmbël kishtare (në raste të tilla gëzimi), e shoqëroj vajzën e tij ngadalë deri tek mesi i Kishës, ku e priste buzëgaz dhëndrri i ri Rober Përlleshi.
Ishin momente prekëse gëzimi, kur babai i nusës i ngre vellon asaj ngadalë dhe e puth në dy faqe, duke i uruar jetë të lumtur, sëbashku me Robertin.
Fort i Përndershmi Dom Pjetër Popaj, si gjithnjë buzëgaz në gëzime të tilla të antarëve të famullisë dhe komunitetit shqiptaro-amerikanë, bëri kurorëzimin e shenjtë të martesës së çiftit të ri Robert & Valdete Përlleshit.
Ishte një gëzim, që do të ruhet gjatë në kujtesën e të pranishmëve. Të rinjtë intelektualë Robert & Valdete, mes një atmosfere gëzimi, shkëmbyen unazat e martesës.
Në dalje të dyerve të Kishës, një grup fëmijësh dhe dasmorësh hedhin lule, sheqer, oriz në kokën e çiftit të ri si shenj e dashurisë së tyre.
Sërisht limozinat me çiftin e ri, vijuan rrugën e tyre pranë parqeve të bukura të New York-ut dhe brigjeve panoramike, për të bërë fotografi artistike si kujtime të dasmës së paharruar për të gjithë ne.
Restoranti VIP
Në orën 6:00 pm, pranë “VIP COUNTRY CLUB. 600 Davenport Avenue New Rochelle, New York”, babai i dhëndrrit Hilë Përlleshi me bashkëshortën e tij Marinë dhe pjesëtarë të tjerë të familjes Përlleshi, sëbashku me babain e nusës Prof. Marjan Demën dhe dajën e dhëndrrit publicistin Tomë Mrijaj, dhe dajën e vëllezërve Përlleshi Tomë Jakaj, sipas traditës shqiptare prisin në hyrje të restorantit miqtë e shumë, që kishin ardhur për të ndarë gëzimin e përbashkët në këtë mbrëmje shumë festive.
Në orën 8:00 pm, nën tingujt e muzikës popullore në sfond, të thirrur sipas radhës nga këngëtari dhe grupi i tij, që kishte ardhur enkas nga Detroiti, ftohen një nga një të hyjnë në sallë përcjellësit e nusës, duke filluar me dajën e dhëndërrit Tomë Mrijaj dhe më pas hyjnë flamurtarët dy nipa të familjes Përlleshi: Lekë Nikolla & Armen Gega me flamurin shqiptarë dhe amerikanë. E kështu me radhë, vijojnë të hyjnë, duke qeshur grupi i dasmorëve dhe më pas babai dhe nëna e dhëndrrit Hilë & Marie Përlleshi, babai & nëna e nusës Marjan & Mire Dema etj…
Në sallë për shumë minuta, vijon të hyjnë rreshti i gjatë i shoqëruesve të nusës dhe dhëndrrit dhe më pas vjen kumbara dhe ndrikulla Nikollë & Valbona Mrijaj, fëmijët e luleve.
Sërisht me muzikë popullore dhe në një atmosferë të gëzueshme, këngëtari i mbrëmjes lajmëron të pranshmit, që të ngrihen në këmbë, mbasi nusja dhe dhëndrri po hyjnë në sallë…
Atmosfera ndezet edhe më shumë, me duatrokitje, muzikë dhe buzeqeshje plot gëzim, ku, këngëtari menjëherë fillon të këndoj: “Dhëndrri e nusja dorë për dore, fillojnë jetën bashkëshortore” dhe “Sa e bukur na ka dalë nusja”…
Rreth orën 9:00 pm, në sallë hyn meshtari i palodhur I Përndeshmi Dom Pjetër Popaj, i shoqëruar nga axha i dhëndrrit Lekë Përlleshi, i cili, në emër të familjes Përlleshi & Dema falënderoj përzemërsisht meshtarin, i cili, si gjithnjë është gjendur i gatshëm pranë gëzimeve të komunitetit tonë.
Mbasi pjesëmarrësit në sallë u ngitën në këmbë, I Përndershmi Dom Pjetër Popaj, bekoj darkën dhe uroj çiftin e ri Rober & Valedete Përlleshi. Me fjalë të zgjedhura plot respekt, foli edhe për familjet e mirënjohura Përlleshi & Dema, duke cekur edhe historikun e lavdishëm të derës së tyre.
Prof. Marjan Dema, uroj çiftin e ri dhe më pas shtoi se: “Ju, po shndrisni ne këtë mbrëmje të bukur plot gëzim dhe hare, si një princ dhe priceshë. “
Përlleshi & Dema familje me emër në Kosovë
Më pas në emër të familjes Përlleshi, dasmën dhe miqsinë e hershme e përshendeti me fjale të përzgjedhura Ndue Përlleshi i Ri, i cili, foli gjatë me fakte dhe argumente historike mbi historinë e parardhësve: luanin e Kosovës komadantin Ndue Përlleshi dhe bashkëluftëarin e çetës së tij nacionaliste, deshmorin e Shqipërisë Etnike Shaban Demën
Historia e Kosovës, është e mbushur me ngjarje, data dhe figura të rëndësishme, që bënë emër ndër shekuj, duke shënuar kësisoj faqet e lavdishme të historisë martire të popullit dardan.
Dita e hëne ishte e veçantë për çiftin e ri Robert & Valedetën, të cilët kishin prerë biletat, për të udhëtuar drejt ishujve të bukur piktoresk Tahiti, jo shumë larg Australisë, për të kaluar sëbashku muajin e bukur të mjaltit…
DITË GUSHTI NË NJË FERMË SHQIPTARE NË ALBANY- NEW YORK
NGA ILLO FOTO/NEW YORK/
Te udhetosh ne autostaden e seicilit shtet sheh te ekspozuar administrimin e territorit, gjendjen sociale te banoreve, diferencat e jeteses fshat – qytet, rregullat e qarkullimit etj. Keto dukuri mu shfaqen me daten 9 Gusht 2014 , ne autostraden # 87 qe lidh NY City,me kryeqytetin e NY, Allbany. Autostradat jane pasqyre e jetes se rajoneve, qe pershkojne.
Me familjen Haderi (Adriano dhe Alvaro, femijte adoleshente si dhe prinderit Vullnet dhe Evgjeni) udhetuam vajtje ardhje ne linjen NY City –Allbani, kryeqyteti i Shtetit te Nju Jorkut. E kisha udhetimin e pare ne kete linje dhe gjithcka e veshtroja me kureshtje. Dita ishte e bukur, me diell dhe te pesteve na bashkonte ndjesia idilike. E vecanta se kete ndjenje te fuqishme e ushqejne dhe djemte adoleshente te ciftit Haderi. Keta femije me mendime te pjekura,nuk presin tua servirin te gatshme lumturine.
Te dy bashkeshortet Haderi jane me origjine nga fshati Tatzat i Sarandes; jane rreth te pesedhjetave dhe afersisht keto dy dekada i kane kaluar ne emigracion, kryesisht ne Greqi. Aktualisht banojne ne lagjen Astoria-Queens, perballe Manhattanit. Femijte vijojne shkollen e mesme dhe sic e pohojne te katert, perzihen me shtresen e nxenesve mbi mesataren. U kenaqa me pergjigjet e tyre realiste, kur degjoj shumicen e shqiptareve dhe te gazetave, qe nxenesit e emigranteve i cilesojne te pikuar me shkelqim.
Ne Atdhe , cifti Haderi eshte marre me bujqesi. Vullneti pat mbaruar fakultetin e Zooteknise. Ka sherbyer specialist dhe pak kohe,drejtues i ekonomise bujqesore te fshatit te lindjes. Ka pasion profesionin e bujqesise. Nuk e kam njohur ne marredhenie pune, por e vleresoj nga mendimet qe shfaq, per punet dhe per njerezit. Punet e zakonshme te emigrantit ia kane rritur pasionin per bujqesine dhe per fshatin, qe kultivojne tek njeriu deshiren per punen prodhuse dhe mbeshtetin jeten e shendeteshme dhe te gjate sepse njeriu behet pjese e pandare e natyres dinamike. Ne keto rrethana cifti Haderi hodhi hapin e rendesishem ne jete : Blene nje ferme bujqesore , ne rrethinat e Albanyt, ne shtetin e NY. Ferma Haderi ndodhet 310 milje larg Astorias, ku banon familja pronare e fermes se re.
Ne udhetojme, neper autostraden e madhe # 87 , per te mbrritur tek ferma shqiptare, qe eshte pjese e vargut te pafund te fermave te bukura te Allbany-së.
Do te pershkruaj shume perciptas situaten bujqesore te Shtetit te NY , buze autostrades # 87 . Autostrada , ne te dy anet e rruges, pyjet alterrnohen me ferma te bukura dhe pas kufirit me NJ , deri ne Kanada, buze autostrades, ne thellesi mbulohen me fermat e famshme te Albany-së .
Nga ana pamore mjedisi buze autostrades te jep pershtypjen e nje qilimi te gjelber, qindisur me lule shumengjyrshe. Te gjesh nje terren te tille, ne gusht , eshte e pabesushme, vecanerisht per ne qe vime nga nje klime tjeter, ku ne gusht thahet shumica e bimesise se tokes. Ngastrat fushore nuk ishin krejt te sheshta dhe as me konfiguracion te rregullt. Ishin kodra te embla, qe nderpriten me lugina te vogla dhe ato te cregullta gjeometrikisht, por te dy relievet bashkohen embel, sa ta kenaqin syrin.
Lulet e bejne kete peisazh shume me romantik, se sa mund ta përfytyroi cdo idilik përmes fantazisë. Flasim, per nje parajse tokesore, qe e ka emrin Albany në Amerikë, dhe qe rrok nje siperfaqe fermere, ndoshta 500 mije ha, a më shumë. Siperfaqe, qe nuk mund ta parafytyrosh, po nuk e pe me sy : qilim i gjelber me lule! Parcela pa mbarim me miser, ne fazen e e qumushtit. Nuk dukej as nje parcele pa , ose me pak bime. Ngjyra te ndezura te gjelber te kercellit dhe fleteve dhe po kaq e ndezur luleria. Misri krijonte nje mur te gjelber, qe nuk e cante as derri.
Ngastrat e mbjella me soje nuk kam aftesi t’i pershkruaj, më mahnitën. E mbulonin siperfaqen e ngastrës cep me cep. Pamja-imazh, të jepte pershtypjen e nje liqeni te gjelber. Bimet dukeshin sikur te ftonin te beheshe njësh me to, i gjelbert . Soja ishte fantastike. Duhej peneli i Pikasos ta pikturonte. Kam pare shume parcela të mbjella me soje , madje te rendimenteve shume te larta, por ketu behej fjale, per dhjetëra mijëra hektarë. Mbreslenese ishin parcelat e mbjella me perime, nuk mbeteshin shume pas parcelave bujqesore dhe blloqeve te pemtarisë.
Ajo qe me befasoi mua, besoj edhe ju lexues po të ishit përballë kësaj tabloje magjepëse, ishte fakti qe shumica derrmuse e fushave te mbjella ishin pa ujitje, ose me ujitje te kufizuar. Si mund te ndodhi nje shperthim te klorofiles dhe te lulelerise pa ujitje? Kjo eshte vecori e klimes dhe e tokes. Toke poroze, qe thith te tere lageshtiren e nates dhe e emeton ne nxehtesine e dites. Fenomen fizik i kondesimit te ujit. Kete fenomen bujqesor, po nuk e pe me sy, nuk mund ta besosh me logjike. Bimet mbillen shume te dendura. Pak pas mbirjes krijojne hije. Toka “shterzon” dhe prodhon djerse, me te cilen ujit bimet. Ato ruajne vlagen e nates, deri ne shiun pasardhes, qe nuk vonon. Kjo eshte toka e bekuar e Allbanyt ! Begatia e jetes , fillon nga thellesia e tokes, pushton zemrat dhe mendjet e njerzve , duke e kthyer Ameriken ne vendin e begatise , te lirise dhe te shpresave njerezore.
Natyrisht pjesa pamore ne bujqesi nuk eshte gjithcka. Doja te dija si jane organizuar dhe si funksionojne keto organizma ekonomike te fshat –qytetit amerikan. Vullneti dhe Evgjenia i njinin, po thuaj te tera fermat e asaj zone. Dinin sa te medha ishin , sa blegtori kishin , cili ishte parku i maqinerive mekanike , madje dhe origjinen e pronarve. Me flisnin , per hollesi , me shume siguri. Zbritem dhe vizituam disa objekte.
Ne oborrin e fermes ndodhej parku mekanik ne anen tjeter ndodhej stalla e lopeve , qe vijonte me livadhen , ku zhvillohej manjezhi kullosor. Me thelle, parcellat e misrit dhe te sojes . Korria e livadhit kryet me nje mekanizem , qe e sillazhon direkt dhe e mbeshtjell , masen e grire , me nje qese plastike hermetike. Ky eshte nje zbulim i koheve te fundit, qe ka zevendesuar sillizhamin me vargun e kombajnes te artikuluar . Nga ana tjeter ndodhen kullat e sillazhit dhe te drithit , qe jane dhe magzinat e fermes .Pronari ishte me orgjine polake .
Diku afer shtrihet parcella e kopshtit te familjes, qe rrit perimet dhe pemet frutore si dhe nje punishte, qe perpunon frutat , perimet e teperta si dhe bulmetin ,ne menyren tradicionale.Keto produkte te perpunuara, shperndahet per konsum te familjes , per vicat dhe per tregun spontan te udhtarve te autostrades .
(Te plote lexoje ne Diellin e printuar)
Coney Island plazhi më i frekuentuari për pushuesit në Nju Jork
Pjesa rezidenciale dhe frekuentuese e këtij plazhi është edhe e komunitit shqiptarë, të cilët jetojnë më së shumti në pjesën e saj pak më në thellësi të qytetit, por që zgjedhin që pushimet në plazh t’i bëjnë në plazhin e Coney Island, zonat Brighton Beach dhe Manhattan Beach në lindje të saj, dhe Gravesend në veri.
Nga BEQIR SINA Brooklyn NYC/
BROOKLYN NYC : Coney Island është një lagje banimi, me plazhin me tërheqjen më të madhe të pushuesve në Nju Jork. Simbas statistikave ky plazh është destinacioni gadishullor në Oqeanin Atlantik, në jugperëndim të Brooklyn, New York City me numërin më të madh të pushuesve, i cili në ditë e nxehta të verës i kalon të 1 milion pushuesit gati çdo ditë.
Plazhi, është një nga më të frekuentuarit, sidomos për emigrantët, të cilët zgjedhin këtë plazh mbasi ai ka shumë ngjashmëri me plazhet e vendeve prej nga ata kan ardhur. Pjesa rezidenciale dhe frekuentuese e këtij plazhi është edhe komuniti shqiptarë, të cilët jetojnë më së shumti në pjesën e saj më në thellësi të qytetit, por që zgjedhin që pushimet në plazh t’i bëjnë në Coney Island, Brighton Beach dhe Manhattan Beach në lindje të saj, dhe Gravesend në veri.
Ata zgjedhin Coney Island – mbasi ky plazh ka shumë ngjashmëri me plazhin e bregdetiti të Adriatikut, Durrësit, Vlorës apo Shëngjinit, Velipojës në Shqipëri. Ky është i njohur edhe si vendi i parqeve për dëfrim dhe një pikë mjaft e frekuentuar turistike – në këtë bregdet.
Gjatë sesionit të verës të shtunën dhe të dielën më shumë se 1 milion njerëz zgjedhin këtë plazh në Nju Jork të kalojnë fund javën . Tërheqjet e sa më shumë njerëzve kan arritur kulmin historik gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20-të, pas Luftës së Dytë Botërore dhe viteve të neglizhencës.
Në vitet e fundit, zona ka parë ndryshime infrasturkturore të mahnitëshme – hapjen e stadiumit MCU Park dhe është bërë në shtëpi me ekipin e bejsbollit Brooklyn Ciklonet, në ligën cosmopolitane si dhe hapjen e një parku të ri dëfrim me përmasa gjigande.
Fotograf e gazetar, banorë të qytetit dhe turistët, do të përcjellin çdo ditë sidomos në mbrëmje në Brooklyn – palzhin e famëshëm Coney Islnad Kullën metalike e ndriçuar nga një sistem tepër modern me një vlerë 1.500.000 dollarë.
Me përmirësim të sistemit të saj të ndriçimit dhe vënjen në punë të 12 vendhedhjeve me Parashutë në Coney Island ky është çdo natë në horizont, me një ndriçim ë rrallë në Brooklyn New York dhe që tërheq vëmendjen nga çdo cep i gadishullit.
QYTETI I MAJAVE
Rrënoja që flasin për një kulurë të lashtë dhe interesante/
Reportazh nga: Avdulla Kënaçi/
As më kishte shkuar ndërmend se një ditë do të ndodhesha ne qytetin e Majave. Populli Maja është pjesë e një kulture të mahnitëshme që lulëzoi në rajonet më të ulëta të Meksikës dhe shtetet pranë saj. Ata ndërtuan piramida dhe tempuj, zhvilluan një formë të shkruari përmes hieroglifeve dhe ishin shumë të aftë në matematikë dhe astrologji. Kisha lexuar për kulturën e tyre të lashtë, për saktësinë me të cilën matnin kohën, kalendarin pesëmijëvjeçar dhe parashkimet e tyre për fundin e botës. Kisha parë foto të zbulimeve arkeologjike dhe gjithashtu kisha ndjekur disa dokumentarë shkencorë. Por është tjetër gjë të gjëndesh, të shohësh me sytë e tu e të prekesh me dorë rrënojat e qytetit të Majave. Dhe ja ku jam, i vetmi shqiptar nga gjithë ajo turmë turistësh që sulej drejt një porte të ngushtë, tetë metra të gjatë ku mund të ecte vetëm një njeri më këmbë, jo më e lartë se 1.70 metra. Porta nuk ishte ndërtuar me qemer, as me prag guri drejtëkëndësh sikundër tek ne, por me rrasa guri të ngjeshura njera mbi tjetrën në formën e shkronjës së madhe A. Nga çasti në çast ata gurë të hollë e të gjatë dukej sikur do të nguleshin në skalpin e kokës. Midis disa guidave, nga që u ndodha për pushime në Meksikë, zgjodha qytetin Tulum, sepse ai është i vetmi vendbanim maja i ndërtuar buzë detit.
Na thanë se mund të hipnim në “tren”, për të arritur më shpejt, por preferova të eci më këmbë përgjatë xhadesë që çante përmes xhunglës. Vapës përvëluese të Tropikut nuk i shpëton dot edhe nën kurorën e pemëve me të cilat mbulohet rruga gjer në rrënoja. Tabani është gëqeror, balta tek-tuk është hedhur midis gurëve me shumë kursim. Nga të dy anët e rrugës harlisen rrënjë të përqafuara e të mpeksura me njera-tjetrën për jetë a vdekje, bimë të panjohura për mua, të cilat bëjnë një garë të çmendur për të nxjerrë kokën mbi njera-tjetrën duke kërkuar rrezet e diellit përvëlues të Tropikut. Gati çdo ditë aty bie shi i rrëmbyer, shi në të kthjellët, siç thonë, i cili vjen befasisht e me rrebesh. Por ajo tokë e paktë me origjinë humusore, nuk u jep pemëve mundësinë të rriten më të larta se katër pesë metra. Xhungla është një habitat i shkëlqyer për llo-lloj zogjësh me ngjyra-ngjyra dhe kafshë të egëra që nuk i njeh Europa. Më i rrezikshmi është tigri, formën e të cilit e ndesh edhe në përkrenaret e luftëtarëve Maja.
Nga të tria anët, qyteti Tulum ka qenë i rrethuar me mur guri të thatë, rreth 7 metra të gjerë dhe 5 metra të lartë. Ja ku duken pesë kullat e rojës dhe rrënojat e murit, ndërsa nga jug-lindja ka qenë i rrethuar nga deti me breg shkëmbor pas të cilit gjendet një liman i fshehtë. Gjatësia e gjithë vendbanimit është 400 metra dhe brinjët anësore janë nga 170 metra secila. Godinat më të rëndësishme gjenden nga ana e detit, por me front nga ana veri-lindore. Vetëm njera, ajo e patriarkut ose e mbretit ka qenë e mbuluar me material të ngurtë, ndërsa të tjerat me çati të mbuluara me gjethe kokoje të prera rripa-rripa. Sipas hamendësimeve, këtu nuk kanë banuar më shumë se 1500 vetë. Duhet të kenë qenë banorë të rëndësishëm, apo të përzgjedhur. E gjitha është një ultësirë në formë govate, jo më e lartë se 12 metra nga niveli i detit. Si e siguronin ujët? Në anën veriore gjëndet një shpellë në fundin e së cilës vezullon një pellg uji. Eshtë një cenote, apo sterrë. Vendi i gjithë është i mbushur me të tilla të cilat lidhen me njera-tjetrën me sistem kanalizimesh e diku-diku ngjajnë me pishina natyrale që mbajnë ujë të ëmbël, të kthjellët e të pastër, safir blu. Janë si oazet në shkretëtirë, më saktë, oaze në xhungël. Në një prej tyre që lidhet nën tokë me detin nga ana e gadishullit Jukatan, besohej se aty përfundonte shpirti i Majave pas vdekjes i cili sa largohej nga trupi, hynte në botën e krimit.
Po varret ku janë? Ja ku përpara shtëpisë më të madhe gjendet një pllakë në formën e një kudhëre ku brenda saj vendoseshin vazo me hirin e trupave të të vdekurve. Disa shtëpi e kanë të pozicionuar varrin direkt në qendër të dyshemesë. Me sa duket ata besonin dhe i nderonin të vdekurit si shpirtëra të gjallë dhe i mbanin gjithënjë afër, pa i zbuar kurrë nga shtëpitë.
Përpara na zbulohet një pamje mahnitëse që nuk ka të bëjë fare me kështjellat tona. Objektivët e gjithë aparatëve fotografikë të turistëve janë përqëndruar mbi Piramidën të cilën e admirojnë për madhështinë dhe arkitekturën origjinale. Ka mijëra vjet aty dhe qëndron e pamposhtur ndaj rrebesheve dhe stuhive që vijnë nga deti i Karaibeve. Koha i ka dhënë një ngjyrë gri të errët duke e bërë njësh me shkëmbijtë që mbajnë pa lëvizur peshën e saj. Që larg nga hapësirat blu, ajo duket si një kështjellë dhe kolonizatorët e parë spanjollë e thirrën El Kastello, ndërsa emrin Tulum ia vunë duke u nisur nga muret rrethues. Këtë vend majat e thërrisnin ndryshe, Zama e që do të thotë Agim. Për herë të parë spanjollët shkelën këtu më 1518. Vendasit më shumë trembeshin nga kujat që nuk kishin parë kurrë se sa nga kalorësit kuiskadorë.
Në frontin e Piramidës dallohet qartë Tempulli i Afreskeve, i ndarë në tre seksione. Niveli i parë përfaqëson botën e të vdekurve të majave. Seksioni i mesëm përfaqëson Botën e të Gjallëve, pra vetë majatë. Seksioni i tretë, që është edhe niveli më i lartë, është vendi i Krijuesit dhe Perëndisë së Erërave. Në qendër është një shtyllë me motive të gjarpërit të gdhendur. Po ajo që të bën më shumë përshtypje, në anën lindore është observatori për ndjekjen e lëvizjeve të diellit. Dallohet një kamare e cila ulërin si një sirenë kur nga deti afrohen stuhitë. Është mënyrë alarmi për t’u mbrojtur nga uragani që vjen i papritur.
Bazorelievi i Krijuesit apo Venusit, është kokëposhtë prandaj edhe e quajnë Zoti i Zhytjes sepse ai zbret nga qielli, por mund të zhytet edhe në det. Këtë figurë e gjen kudo në vendbanimet Maja. Është figura më e adhuruar, e ruajtur dhe e mbrojtur më së miri. Deri para 30 vjetësh, popullsia rrotull këtë vendbanim e ruante si vend të shenjtë dhe nuk ua zbulonin të huajve. Ishin arkeologët amerikanë ata që këmbëngulën për ta kthyer në një muze gjigand ku mund ta vizitonte e gjithë bota. Por përsëri, brenda Piramidës nuk lejohet të hyjë asnjë vizitor. (Me sa kuptohet arkeologët shpresojnë të zbulojnë të tjera sekrete të Majave). Më tej është altari ku janë bërë rituale dhe sakrifica për të fituar favore nga zotat. Në sakrificat e gjakut jo gjithmonë humbisnin jetë njerëzish, me përjashtim të atyre që me dëshirë kërkonin të falin gjakun. Kjo quhej një sakrificë personale. Shumica afronin lule, ushqime dhe objekte të ndryshme arti.
Një nga ciceronët, duke na spjeguar afresket, simetrinë dhe gdhëndjet në një shtëpi arhondi, nga ana ballore, na tregon aty pranë një pemë tropikale me lule ngjyrë gjaku. Duke përzier këto lule me pluhur qymyri në një havan përgatiteshin bojërat për afreske dhe tatuazhe, thotë ai.
Interesant ishte Sheshi i kuvendit të burrave; si nja dy metra i ngritur nga toka, në formë rrethore, ku uleshin në ledhe pjesëmarrësit, ndërsa në qendër mbi një pirg dheu qëndronte prijësi i cili drejtonte kuvendin. Gjithëçka këtu të ndez imagjinatën dhe të detyron të bësh qindra pyetje. Tulumi nuk është kot një nga destinacionet më të kërkuara në Amerikë. Korrik, bënte shumë vapë, dielli po ngrihej në zenith dhe gjithë vizitorët u tunduan nga era e freskët që vinte nga deti, poshtë këmbëve të Piramidës. Si nga një hinkë shkëmbore, një nga një zbritëm në plazh ku dallgët kishin hedhur me bujari rërë të bardhë si niseshte. I vetmi vizitor që mbante këpucë, isha unë. Tek kundroja një pemë arre koko që kishte mbirë në një të çarë shkëmbi, tek këmbët m’u përplas një dallgë. Ujët e kripur hyri brenda këpucëve. U detyrova të zhvishem dhe të zhytem në ujë, si gjithë të tjerët. Tutje shtrihej pa kufi deti i Karaibeve, dimër verë i ngohët si ujë dushi. I ktheva përsëri sytë nga gjiri i mbrojtur nga erërat dhe dallgët. Me siguri, mendova, pas atyre shkëmbinjve si qilivurë ankoronin majatë kanoet e tyre të famëshme. Dhe mallin me siguri e ngjitnin dhe e zbrisnin nga sipër me litarë. Kristo Kolombi, zbuluesi me famë botërore, 700 kilometra larg që këtej, në Honduras, hasi një kanoe që kishte ardhur prej këtej. Ky ishte një port i rëndësishëm ku këmbehej bakër, ushqime, pupla e pendë zogjsh, artefakte stërralli, objekte ari, kripë, prodhime tekstili, etj.
Tulumi ka lulëzuar nga 300 para Krishtit e deri në 900 pas erës së re. Ka pasur një rënie të lehtë në periudhën post klasike, ndërsa me pushtimin spanjoll u braktis plotësisht. Disa duan të thonë se thatësira e zgjatur i detyroi të largohen. Ka mundësi që edhe kuiskadorët i shkatërruan duke i grabitur e duke u kërkuar me dhunë arin e fshehur. Banorët vendas flasin me dhimbje e veneracion për një pllakë të shenjtë të gdhendur me një yll në mes dhe datën 564. Kur të kthehet ajo pllakë në Kankun, do kthehet edhe begatia, shpresojnë Majat e sotëm që jetojnë në gjithë Kankunin e gjer në El Salvador. Pllaka gjendet sot në Muzeun Britanik, por arkeologët thonë se ajo ka qenë e sjellë në Tulum prej diku gjetkë… Tulumi është një rrënojë arkeologjike që flet shumë.
PARKU 105 VJECAR” RYE TOWN” NË NEW YORK, NJË MREKULLI MAGJEPSE
Nju Jorku ka shumë vende të bukura ma pamje magjepse, ku mund të kënaqesh me shoqërinë ose me familjen. Një ndër ta është edhe Rye Town Park, që ndodhet në 95 Dearborn Avenue në qytetin e bukur RYE të Nju Jork-ut. Aty i gjenë të gjitha: Ujin e kthjellët, rërën e imët, hapsirat e gjelbërta të parkut aq të kërkuara nga të gjitha moshat, kënde për lojrat e fëmijëve, restorante dhe klube, hapësira me karrige dhe tavolina( qe mund t’i perdoresh, kur ushqimin e merr me vete), parkingje etj. Plazhi dhe Parku, janë të mrekullueshëm. Rye Town Park është themeluar që në vitin 1907 dhe ka plotë 105 vite histori pushuesish, jo vetëm nga Nju Jorku. Parku ka një strukturë të mrekullshme për argëtim publik dhe relaksim. Ngjyra e gjelbërt e Parkut dhe bluja e Oqeanit, harmonizohen bukur si në një tablo të mjeshtrave të penelit.
Plazhi zë një sipërfaqë gjatësore të konsiderushme. Në hyrje të bie në sy një kompleks ndërtesash, ku përfshihen ndërtesat e administratës, pavione, restorante. Një ndërtesë madhështore ndodhet në qendër, e cila shquhet për arkitekturën e stilin spanjoll të ndërtimit. ndersa qyteti nga arkitektura e vecante e banesave.
Kisha qenë disa herë së bashku me familjen në Plazhin e qytetit REY, por asnjë herë në mbrëmje. As nuk më kishte shkuar në mendje se plazhi vazhdon aty deri në 10 të mbrëmjes,nën dritat që shpërndajnë errësirën-deri kur pas orës 10 të mbrëmjes, nga qendrat e zërit, shpërndahet urdhëri: Plazhi do të mbyllet! Ju lutemi pushuesve të largohen!”.
Këtë e mësova mbrëmjen e së Mërkurës me 20 Gusht, kur miku im dr. Skënder Murtezani më ftoi për të kaluar një darkë në Seaside Johnnies Restaurant , që ka privilegjin ta ketë tavernën si ballkon të plazhit. Zgjat dorën dhe prek rërën! Dr. Skënderi shoqërohej nga miku i tij, Inxhinier Bujar Golemi nga shkodra.
Kur arritëm në restorant kishte rënë muzgu, por në plazh kishte ende shumë pushues, madje disa edhe notonin, të tjerë luanin në rërë, më të rriturit bisedonin, ciftet përqafoheshin. Restoranti ishte plot. Numri i madh i atyre që darkonin këtë mbrëmje, e kishte një sekret. Një nga kamerieret, tek ndezi pishtarët në parmakët e tavernës, na e spjegoi se: Të mërkurave shpërthejnë fishekzjarret, kështu që mbrëmjet bëhen shumë të bukura dhe restorantet buzë plazhit mbushen më shumë se cdo natë tjetër.
Ushqimi i freskët, i shumëllojtë dhe i shijshëm, një gotë pije, si dhe bisedat e ngrohta, na e bënë shumë të bukur këtë mbrëmje. Koha e shpërthimit të fishekzjarreve krijoi pamje të mrekullushme. Një udhëtim 30 minutësh që ia vlejti!- Fotot shihi ne Facebook-dalip Greca
Takimi i shoqatës së ish të burgosurve politik me artistin, poetin dhe veprimtarin Sylë Muja!
Reportazh nga Rugova e Pejës,gusht 2014/
Ne Foto: Takim i tre ish të burgosurve në burgun e Nishit Muhamet Rugova,Sylë Muja dhe Asllan Dibrani në Atelienë e Sylë Mujes në Pejë./
Nga Asllan Dibrani/
Lëvizjet e kësaj vere dhe pushimet e gushtit nuk i la të zvetënuar edhe “Shoqatën e ish të burgosurve politik të Kosovës. Ata zgjodhën pikërisht Pejën t’ja mësyjnë të shoku ynë dhe krijuesi Sylë Muja. Fillimisht pikëtakimi ishte në Atelienë e Sylë në qytetin e bukur të Pejës.
Bukurinë e tij e zbukurojnë vargmalet e bjeshkëve të Grykës së Rugovës. Gurgullima e ujit të kthjellet dhe të ftohtë , është një inspirim për piktorët , krijuesit dhe artistët që të përfitojnë një pasion në krijimtarinë e tyre! Ky takim ishte me ish të burgosurin politik, pjesëmarrësit i demonstratave studentore ne vitin 1981 dhe çmallja , rikujtimet e asaj kohe dhe sfidave që kishim për ardhmërinë e Kosovës për tu çliruar nga çizmja e sllavo-Serbisë!. Me rastin e takimit me Syle Mujaj, ish të burgosurin politik, veprimtarin e kauzës kombëtare, njeriun me vlera të larta atdhetarie,kulturore dhe artistike. Një takim i tillë ishte një plotësim i një boshllëku të viteve pa u parë në mes veti, njerëzit që i paraprimë rrënimit të ish Jugosllavisë cariste.
Ateleu i Syle Mujes në Peje në lagjen që u bë rezidenca e rinisë studenteve dhe profesorëve të këtij qyteti kundër barbarisë serbe . Atelieu, arti ishte që mahniti pjesëmarrësit në ketë takim ane kënd e mbushur me punim artistike . U kënaqen që në atë atelie janë publikuar veprat e Syle Mujes nga të gjitha motivet të realizuara në dru . Të skalitura dhe të përpunuara me fshehtësitë e artit në stilin e realizmit. Po në muret e kësaj atelieje shihe edhe veprat e realizuara në vaj.
Në këtë promovim pikërisht në muajin e pushimeve nën organizimin e Shoqatës së të burgosurve politik janë të ftuar të gjithë miqtë e artistit Sylë Mujaj, ku edhe ju nda një mirënjohje në shenjë respekti për punën dhe aktivitetin e tij si krijues dhe veprimtar nga Shoqata e ish të burgosurve politik.
Pikëtakimi nuk la pa i kushtuar edhe një debat mbi të kaluarën e sfidimit nga pushtuesit serbo-sllav. Këta burra dhe patriotë qe i dolën zot atdheut me veprimtari revolucionare antijugosllave, ishin të paret në Evropë që thyen akullin dhe pushtimin barbar të hekurt të ish Jugosllavisë mbi shqiptaret e Kosovës. Takimi i dha një prioritet ti përkushtohet edhe një debati edhe periudhës së lavdishme në kohën e luftës së Kosovës që prapë ish të burgosurit politik ishin protagonistet kryesor që sakrifikuan të kalavaren e vet për të tashmen dhe për të ardhmen e kombit shqiptar, që të jetë i barabartë në familjet e Evropës.
Në këtë takim nuk mbeten pa u prek edhe ngjarjet e fundit qe e kanë kapluar Kosovën tonë të shumë vuajtur, nga terrorizmi si pjellë e huaj në mesin e të rinjve shqiptar, duke i arrestuar si terrorist te ekstremit islamik me ç’rast u gjykuan si akte antikombëtare dhe të dëmshme për Kosovën.
Ata bënë një zëri thirrje që të bashkohemi të gjithë ish të burgosurit politik duke e shprehur revoltën e vet që të ruhet integriteti dhe sovraniteti i Kosovës, nga kush do që të jetë në krye të vendit . Për ta nxjerr Kosovën nga Këneta, duhet që këto forca të prira me ekstremizëmi ,si vegla të huaja si vehabiste të paraqitur si intelektual fallco, të eliminohen nga veprimet e mëtutjeshme të dirigjuar nga Beogradi Moska dhe Athina u tha nder të tjera.
Në këtë ngjarje të rastit ishin të gjithë miqtë e fatit të njëjtë të artistit, të cilët gjetën mundësinë dhe kohën për ta nderuar mikun dhe shokun e idealit të përbashkët. U pasqyruan edhe të metat e shoqërisë kosovare qoftë institucionale apo qeveritare qe i anashkaluan vlerat tona për çka mbajtëm burgjet dhe u sakrifikuam. Luftuam për një liri të mirëfilltë të popullit e jo për anarki , korrupsion , hajnin dhe kriminalitet qe mbizotëron në vendin tonë, me një fjalë një politikë jo produktive në trendin kombëtar. Pas përfundimit në Peje rruga gjarpërore na shpie për Gryken e Rugovës, bukurive natyrore të Rugovës me një aromë nga peizazhet e bukura të natyrës se thepisur me shkëmbinjtë qe flasin vet. Vargmalet posa kishin filluar të marrin shumë ngjireshin e vjeshtës me nuancat e tyre shkëlqyese. -Udhëtimi me pamje piktoreske të Rugovës na shpinte në thellësinë dhe brendësinë e kësaj krahine , aq shumë na shoqëronte freskia , ajri i pastër , aroma e mire e luleve sa qe vështirë është të përshkruhen me anën e penës. Kudo qe shkelem cicërima e zogjve na shoqëronte,dëfilimi i shtazëve të egra e tërhiqte syrin dhe kureshtjen që ti kemi sa ma afër veti etj. Zemrat tona i pushtonte mrekullia e kësaj ane që shumë kush e ka lakmi ta shijoj atë bukuri , atë vlerë që perëndia diti tu falë shqiptarëve ,por as një periudhë qeveritare nuk diti ta shfrytëzoj këtë kapital për turizëm kosovar si të tillë ne interesin edhe të vet Kosovës.
Festë artistike u përjetuar në fshatin Dukaivë të Rugovës!
Pjesëmarrës ishte pos ansamblit Rugova edhe një ansambël nga Shqipëria nga të cilat jehoj kënga dhe vallja .U recituan vargje, nga poetet e mëdhenj po edh nga vet krijuesit dhe bijtë e kësaj ane Sylë Mujaj dhe Ali Lajqi. Kënduan atë qe buronte nga zemra e shpirti i tyre artistik sikur burrat e kënaçeve dhe të besës shqiptare.
U përshëndetëm si miq të vjetër, shkundëm kujtimet e të se kaluarës me ngjasonte tubimi në kuvendimet qe i kishim edhe në burgun e Nishit. Një mollë është ndarë edhe ne 3 e 4 veta ,apo një pako cigare është ndarë edhe ne 22 shokë, për ata që e kanë pirë duhanin. Ka kohë që se kishim parë njeri tjetrin pas sa vitesh.
U mblodhën të gjithë ata që kishin sakrifikuar jetën e rininë për shijimin e lirisë se këtyre trojeve shqiptare nga pushtuesve dhe zaptuesve, pikërisht për vlerat qe i kanë kto troje të shtrenjta për ne shqiptarët! Zëri i këtyre krijuesve si Syle Mujaj , Hydaje Hyseni, Muhemet Rogova , Ali Lajqi , Selatin Novosella , Meriman Braha dhe Agim Sahiti dhe Asllan Dibranit në takimin paraprak etj .-Këta sikur i kurorëzuan zërat me zanën e malit siç u shpreh edhe Syle Muja “Gëzimi ishte i madh, kur në Dukaivë ishte Zana e Malit, e cila më dha kurajën që ta mundi pushtuesin serbo-sllav, ta mundi burgun, ta mundi edhe (sëmurjen e keqe), e te ndihem mire, tha i mallëngjyer Sylë Muja.
Biografia e artistit dhe veprimtarit Sylë Mujaj :
-Sylë Mujaj, u lind në vitin 1958, në fshatin Dukaivë te Rugovës. Shkollën fillore e të mesmen i kreu në vendlindjen e tij. Studimet e larta i ndoqi në Prishtinë si inxhinier i agronomisë.
Para se të mbaronte studimet, arrestohet nga policia, serbe si pjesëmarrës i demonstratave studentore në vitin 1981 me ç’rast dënohet me 10 vjet burg. Në fillim qëndroj në burgun e Prishtinës dhe në nëntorin e 1981, transferohet në burgun famëkeq “Hekur e beton” të Nishit – në Serbi. Në këtë kamp qëndron deri në vitin 1990. Shtatë vite e dy muaj i kalon në të ashtuquajturin “grupa pojaqanih nadzora”, (izolim të rënd).
Me ndihmën e Amnesty internacional dhe Komitetit te Helsinkit lirohet nga burgu.
Pas daljes nga burgu ,Sylë Mujes si rrugë e veprimtarisë i mbeti emigrimi drejt Zvicrës,ku jeton edhe aktualisht së bashku me familjen e tij, gruan dhe tre fëmijët. Aty pos pikturës ai ju rek edhe poezisë me vargjet e mallit për atdheun. Krijoj vargje tronditin paraqiti si në poezi ashtu edhe në pikturë, nxirrte peshën e prangave, vuajtjeve dhe padrejtësive për shqiptarët nën regjimin jugosllav!. Po edhe portretet e ndryshme për shokët e burgut, familje , peizazheve flasin vet me një gërshetim artistik.
I mbyllur në mes betonit dhe hekurit, bashkoj dhimbjen dhe shpresën, herë me poezi e herë më pikturë, nëpërmjet artit të tij realist, të nxjerrura nga burgu i Nishit .
-Sylë Mujaj ka ekspozuar punimet e tij në katër ekspozita personale të hapura dy në Zvicër, një në Itali dhe Kosovë. Është pjesëmarrës i themelimit të shume shoqatave , i dekoruar disa here .Po ashtu i ka dal me përmbledhje veprash të veta duke u vlerësuar shumë deri me ndarjen e çmimeve etj.
Familja Mujaj në Dugaivë Rugovë
- U ndamë së bashku duke uruar që të takohemi sërish në ndonjë takim . Marrim udhën për në Prishtinë me mbresat më të mira për takimin .Lëmes këtyre mbetet që të vlerësohet mërgata shqiptare dhe krijuesit e saj të shpërndarë nëpër botë. Le të mbetet ky takim si mesazh i ruajtjes së vlerave ndaj ish të burgosurve politik edhe si krijues që kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në jetën dhe ngjarjet moderne shqiptare në art po edhe në Politikë si brenda në Kosovë edhe jashtë saj , që përmes artit dhe kulturës ti arrijmë objektivat tonë . Faleminderit poeti Syle Muaja , faleminderit të pranishëm dhe bashkëveprimtarët e mi qe ditët dhe guxuat t’i dilni zot atdheut atëherë kur ishim burgosur ,tash dhe në të ardhmen e atdheut tonë të shtrenjtë. Nuk është keq të bëhen takime tradicionale në të ardhmen në poezi, pikturë dhe krijimtari tjetër në të ardhmen .
Reportazh nga Rugova e Pejës,gusht 2014