Silver Sabre 2018 brings together security forces for emergency response/
-Ushtrimi ‘Shpata e Argjendtë 2018’, një nga aktivitetet më të rëndësishme të trajnimit e zhvilluar dhe udhëhequr nga KFOR-i, bashkon forcat e sigurisë për reagim ndaj emergjencave/
PRISHTINË, 16 Prill 2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ushtrimi ‘Shpata e Argjendtë 2018’, si një nga aktivitetet më të rëndësishme të trajnimit e zhvilluar dhe udhëhequr nga KFOR-i, mbahet nga 16 deri në 27 prill në kampin Film City në Prishtinë, kampin Pomozatin dhe Aeroportin Ushtarak të Sllatinës.
Ky ushtrim bashkon, në një mënyrë të koordinuar dhe sinergjike, akterë të ndryshëm, Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Këshillin e Sigurisë së Kosovës (KSK), Policinë e Kosovës (PK), Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Agjencinë e Menaxhimit Emergjent të Kosovës (AME).Nën drejtimin e zëvendës komandantit të KFOR-it, gjeneral brigade János Csombók, të gjithë akterët e përfshirë kanë për qëllim të përmirësojnë mirëkuptimin reciprok lidhur me rolet, aftësitë dhe kapacitetet e tyre në reagim ndaj emergjencave.
‘Shpata e Argjendtë 2018’ do të zhvillohet në dy faza. Nga 16 deri në 19 prill do të zhvillohet stërvitja e Postit të Komandës në Kampin Film City, ndërsa trajnimi në terren do të mbahet nga 23 deri më 27 prill në kampin Pomozatin dhe Aeroportin Ushtarak në Sllatinë.Qëllimi i përgjithshëm i ushtrimit ‘Shpata e Argjendtë 2018’ është të trajnojë komandantët dhe stafin e KFOR-it, EULEX-it dhe Organizatat e Sigurisë së Kosovës në trajtimin e operacioneve në rastet e lehtësimit emergjent ndaj fatkeqësive dhe skenaret e trazirave civile. Do të jetë një mundësi për të testuar konceptin e reaguesit të parë, të dytë dhe të tretë dhe për të krijuar një kuptim të përbashkët mbi taktikat, teknikat dhe procedurat në nivel njësie, me vëmendje të veçantë në trajnimin e kontrollimit të turmave dhe trazirave dhe zjarrfikësve.
Silver Sabre 2018 brings together security forces for emergency response
Pristina, 16th April 2018- Exercise Silver Sabre 2018, as one of the most important training activities conducted and led by KFOR, will be held throughout 16th to 27th of April in Camp Film City, Camp Pomozatin and Slatina Military Airport.
This exercise brings together, in a coordinated and synergetic way, different players, European Union Rule of Law Mission in Kosovo (EULEX), Kosovo Security Council (KSC), Kosovo Police (KP), Kosovo Security Forces (KSF) and Kosovo Emergency Management Agency (EMA).
Under the guidance of KFOR Deputy Commander, Brigadier General János CSOMBÓK, all the actors involved aim to improve mutual understanding regarding their roles, capabilities and capacities to emergency response.
Silver Saber 2018 will be conducted in two phases. From 16 to 19 April will take place the Command Post Exercise in Camp Film City, whereas the Field Exercise Track will be held from 23 to 27 April at Camp Pomozatin and Slatina Military Airport.
The overall aim of the exercise Silver Sabre 2018 is to train the Commanders and staff of KFOR, EULEX and Kosovo Security Organizations in handling operations in emergency disaster relief and civil disturbance scenario. It will be the opportunity to test the 1st, 2nd and 3rd responder concept and to establish a common understanding on tactics, techniques and procedures at the unit level, with particular attention to Crowd and Riot control (CRC) training and firefighting.